Agjencioni floripress.blogspot.com

2016/12/03

Eurodeputetja qipriote, Eleni Theocharous: Të drejtat e minoritetit grek në Shqipëri burojnë nga Protokolli i Korfuzit


Një takim i thirrur nga Partia Për Bashkimi për të Drejtat e Njeriut për çështjen e pronave në Himarë solli në Tiranë, 2 deputetë grekë dhe eurodeputeten Qipriote, Eleni Theocharous, të cilët dënuan vendimin e qeverisë shqiptare për të prishur 19 objekte në qendër të Himarës në kuadër të rikualifikimit urban.

Në këtë takim ishte e pranishme edhe ambasadorja e Greqisë në Tiranë, Eleni Sourani. Përtej lobimit që po bën Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut dhe kreu i saj Vangjel Dule për të mbajtur në krye të axhendës politike çështjen e prishjes së objekteve në Himarë, të cilat u përkasin banorëve me shtetësi greke, takimi rrëshqiti disi nga objekti duke marrë një karakter edhe më nacionalist, kryesisht nga fjala e dy deputetëve grekë dhe në veçanti e eurodeputetes qipriote, Eleni Theocharous.

Kjo e fundit, foli për një tokë të shenjtë siç e quajti ajo Vorio Epirin duke theksuar se të drejtat e minoritetit grek në Shqipërinë burojnë nga Protokolli i Korfuzit i vitit 1914. Theocharous tha se ajo ishte pjesë e Komisionit të Jashtëm në Parlamentin Europian dhe së fundmi e ngarkuar për çështjet e Shqipërisë, çka sipas saj do të përbëjë një filtër të fortë për proceset integruese të Tiranë drejt Bashkimit Evropian. Nuk është e qartë sesi përdoret Protokolli i Korfuzit si referencë dhe mbi çbazë juridike kërkohet respektimi i të drejtave të minoritetit nisur nga ky protokoll.

Protokolli i Korfuzit (1914) ishte akt që Komisioni Ndërkombëtar i Kontrollit nënshkroi me qeverinë greke, në emër të qeverisë së V.Vidit ku vendosej një pozitë e veçantë e krahinave të Jugut duke u njohur atyre një lloj autonomie që përfshinte si pika kryesore: një administratë më vete si dhe një xhandarmëri lokale që do të vepronte vetëm në krahinat jugore. Njihej greqishtja si gjuhë e vetme fetare e komuniteteve ortodokse, ndërsa në shkolla, në organet shtetërore e gjyqësore greqishtja do të ishte e barabartë me gjuhën shqipe.

No comments:

Post a Comment

Profesor Dr.sci. Shkodran Cenë Imeraj Familja e Isa Boletinit me origjinë nga Isniqi i Deçanit

                                Historiaani Prof.dr.Shkodran  Cenë Imeraj  Zbritja nga vendbanimi i pjesës kodrinore-malore dhe vendosj...