Komandanti, i cili ndërroi jetë në moshën 90-vjeçare para pak ditësh, u martua dy herë dhe zyrtarisht pati 6 fëmijë, por tradhtitë e tij kanë qenë të panumërta
I ashtuquajturi “Lider Maximo”, ose ndryshe Komandant Fideli! Për Kubën ishte Presidenti, por për të tjerët thjesht një bashkëshort, një baba dhe ndoshta edhe një dashnor. Castro u matua për herë të parë në vitin 1948 me Mirta Diaz Balartm: të dy u divorcuan në 1955, pas lindjes së djalit Fidel Ángel ‘Fidelito’ Castro Díaz-Balart.
Pastaj Kastro martohet me gruan e dytë, një femër misterioze, marrëdhënie me të cilën u mbajt e fshehur deri në 75-vjetorin e lindjes së Komandantit, por që i ka qëndruar në krah, pavarësisht nga tradhtitë gjatë gjithë jetës.
Martesa e dytë – Dalia Soto del Valle u bë gruaja e Fidel Kastros në vitin 1980: për të, përveç emrit, dihej shumë pak. Duke qëndruar nën hije për dekada, për të qarkullonin shumë zëra: është brune, është e shëmtuar, është e gjatë. Asnjë nuk e dinte se cila ishte dhe çfarë tiparesh kishte në fytyrë deri në vitin 2003, kur u publikuan për herë të parë foto të saj me rastin e 75-vjetorit të lindjes së “Lider Maximo”. Së bashku me Dalaian, Fidel pati pesë fëmijë, të gjithë djem: Alexis, Alex, Alejandro, Antonio e Angel, germa e parë e të cilëve të gjithëve u fillonte me “A”, që të kujtonte shpesh emrin e dytë të Komandantit, “Alejandro dhe emrin e të atit, Angel.
Mungesë besnikërie – Kastro ka qenë gjithnjë dhe në çdo kohë një bashkëshort aspak besnik. Zërat thonë se bënte shumë dhurata për të dashurat dhe që përfitonte nga udhëtimet jashtë për aventura edhe për një natë të vetme. Gjatë martesës së tij të dytë, pati një marrëdhënie me Natalia Revuelta, aristokratja kubane me pasion për “revolucionin”. Por kjo nuk ishte tradhtia e vetme e Fidelit, pasi ai numëron të paktën edhe dy fëmijë të tjerë nga marrëdhënie jashtë martesore.
No comments:
Post a Comment