SOTIR ATHANASI
🔝"ROMANCË PARISJENE"
( PARAMNEZI* )
- Ai s'qe thjesht një vështrim, por vetëtimë e nisur nga matanë kaltërsisë përqëndruar në atë qelqe e cila, si pickimin e bletës, tejet ëmbëlsisht, në fillim e ndjeva. Por, kur ula kryet në dritarezën çark, kuptova se ishin në të vërtetë dy shigjeta të ngulura thellë në kraharorin tim. Prandaj ndjeva dhimbjen e një lëkurëkuqi raca e të cilit, jo vetëm me të bardhët, por edhe brënda llojit lufton.
- Po. Dhe kur ndodhi kjo “katastrofĂ« femrore”?" - e ngacmova, mikun tim si garanci pĂ«rqĂ«ndrimi.
- Pesë vjet më parë.
- Pesë vjet dhe e mban mënd me detaje atë?
- Po.
- Atëhere duhet të kesh qënë rreth të dyzetave,mendoj?
- Në kokë më ke rënë.
- Po ajo?
- Besoj te të tridhjetat. Por mos më ndërprit se nuk është si ngatërrim i çantës, për të cilën të kam folur dhe bëra pesë vite burg
- Pa m'a kujto pak, se ty, çdo pesëvjeçar, do të ndodhi diçka për t'u rrëfyer, - e ironizova për t'i dhënë shtytje të mëtejshme gjasës.
- Mos u tall se nuk është roman.
- Atëhere duhet të jetë Romancë.
- Po. Ngjason edhe si RomancĂ«. . . . veçse, nga mĂ« tĂ« dhimbshmet qĂ« mund t'i ndodhi njĂ« tĂ« dashuruari me shikim tĂ« parĂ«. Zaten, pse isha I hutuar, m’u ngatĂ«rrua çanta ime me atĂ« tĂ« njeriut-mafioz kur ndĂ«rruam avionin pĂ«r shkak tĂ« atij difekti serioz. Aty rezikohej jeta e gjithĂ« pasagjerĂ«ve. Kurse ajo çantĂ« e zezĂ« prej meshini, do tĂ« mĂ« fuste nĂ« burg dhe do tĂ« m'a nxinte jetĂ«n. Qe njĂ« ndĂ«shkim dyfish I rĂ«ndĂ« edhe sepse mĂ« shkĂ«puti pesĂ« vjet nga dashuria ime e vĂ«rtetĂ«. NjĂ« shok tĂ« burgut, pendimi pĂ«r fajin e bĂ«rĂ« i kishte goditur pak trurin dhe pĂ«r tĂ« mĂ« rikthyer humorin, mĂ« fliste si tĂ« qe pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ«. - DĂ«gjo se si i ndriti fati njĂ« mbarshtruesi papagajsh kur Bonoparti u shpall Perandor. Ky, dĂ«gjoi se njĂ« rritĂ«s i ngjajshĂ«m, kishte fituar njĂ« shumĂ« tĂ« majme kur Papagalli i tij I tha NAPOLONIT:
“TĂ« uroj, Perandor i PerandorĂ«ve”!
Kaq duhej qĂ« ai tĂ« niste punĂ«n raskapitĂ«se me Papagallin e vet tĂ« ‘pa’aftĂ«’ pĂ«r t 'a mĂ«suar lehtĂ«sisht kĂ«tĂ« shprehje. Prandaj ai, herĂ«’pas'here me dĂ«shpĂ«rim, thoshte:
- A I mjeri unĂ« I mjeri, ç’po mĂ« venĂ« mundimet dĂ«m!
Gjithsesi, mbërrijti t 'a mësojë dhe ia doli t'u mbushë mëndjen edhe kujdestarëve të NAPOLONIT që t'a prisnin.
Ky i fundit, kur dëgjoi thënien standart dhe të stërpërsëritur edhe nga të tjerë papagaj:
- “TĂ« uroj Perandor I PerandorĂ«ve!- vari menjĂ«herĂ« buzĂ«t.
PikĂ«risht pas kĂ«saj, PAPAGALLI, aspak I ‘pa'aftĂ«’, por tepĂ«r I zgjuar, pĂ«rsĂ«riti plot dramacitet shprehjen e dĂ«shpĂ«ruar tĂ« pronarit tĂ« tij:
- A I mjeri unĂ« I mjeri, ç’po mĂ« venĂ« mundimet dĂ«m!.
Pas kësaj, NAPOLONI entusiazt, urdhëroi shpërblimin e tij.
- Ta lëmë shokun tim të burgut dhe të kthehemi miku im, te vështrimi I asaj tridhjetëvjeçareje.
Ai kridhej ndër yje drite e hije bashkë ku: brenga, vuajtja e ndrydhja, pa vështirësi lexohej. Dhe, shkaku, arsyeja, motivi, padyshim mbulohej. Se ngjante i përhershëm dhe kurrsesi spontan. Aq më tepër, teksa mundohej t'a fshihte me një buzëqeshje të sforcuar, të turbullt e krejtësisht të natyrshme. Ai portret megjithatë e tregonte tejet më të hutuar; por edhe më joshëse. dhe...., dalldinë e zalisjen, shfaqja e saj provonte. Sepse: si shitëse, bashkë me grishjen për tregtimin e mallit, ishte e detyruar të buzëqeshte; por ç'e kishte, që e marrtë djalli e marrtë, atë strukje? Tabloja e asaj konizme, i ngjante busullës. Dhe unë pyesja veten: pse qarkonin në drejtim të kundërt ato akrepa? Cili qe meraku i saj? Kë priste dhe çfarë kërkonte? Se unë i kisha propozuar tashmë dhe ajo: as nuk i flakte tej si marrëzi të çastit fjalët e përbetimit e përgjërimit tim tronditës, nga që: (më duhet të pranoj se të tilla ato ishin ); por, nuk është se i miratonte, sidoqë u shfaqën ato. (Ndonëse, të siguroj që: nga shpirti më kishin dalë.) Kurse ajo, vetëm buzëqeshte hidhur, si të qe e sigurtë për jonjëmëndësinë e tyre, që . . . , dëshpërimisht, por më duhet të pranoj se për 'të, rezultonin tërësisht të parealizueshme. Pra, të pavlerë. Dhe pyesja veten: po pse, o Zot i Madh? Cili qe shkaku? Në mos në Rubikon, ku fshihej ngërçi e rrugëdalja e Çezarit? Që për çastin, do të mbetej plotësisht monopol i saj? Gjithsesi, sa më përkiste mua, nuk besoja për ndonjë kauz që ndalonte të dashuronte një shqiptar. Ndonëse frëngjishten e flisja rrjedhshëm dhe ajo, as që e vuri fare në diskutim kombësinë time. Përveç faktit që, ishim në Paris dhe këto koncepte kanë shekuj që janë gremisur.
Të nesërmen, avioni më ktheu në Tiranë të gjallë, ndonëse katastrofa ishte nisur. E mbase, jo për të gjithë pasagjerët me difektin e avionit. Por , vetëm për mua. Sa zbrita në Rinas. Më prangosën duke më larguar çdo tentativë për t'a riparë atë..., kometë. Se e tillë m'u shfaq në qiellin parisjen dhe. . . , (me shumë trishtim ) por, po me atë ngut, edhe m'u zhduk
Megjithatë, të vërtetën, do t'a mësoja vetëm pesë vjet më vonë.
Saktësisht javën e shkuar kur u ndodha sërish I LIRË përsëri, në Paris. Veçse, të mos shkëputemi edhe për një grimë herë nga çasti i parë:
“Pagova kollaren bordo qĂ« ma paketoi ndihmĂ«si I saj, vĂ«rsniku, pĂ«r tĂ« cilin (siç do tĂ« mĂ«soja pesĂ« vjet mĂ« vonĂ«,) ishte adashit im , por algjerian.
Unë, tejet i hutuar, si i goditur jo nga rrufeja, por nga ai fat i mbrapshtë, u bëra gati të largohesha pa marrë kusurin. Ajo më ndaloi vetëm me një fjalë: - Monsieur! - dhe bëri shenjë për reston.
Më kot kurseu fjalorin. Ndofta nga që e dinte se zëri i saj qe një tjetër tregues magjepseje dhe donte të mënjanonte humbjen a rëndesën tek unë. Dhe kishte plotësisht të drejtë. Toni i atij zëri, qe radiofonik dhe plot muzikalitet. Ajo e njihte vetveten. Kurse unë, si përpara një ndriçimi, isha jo vetëm larg dallimit të çdo tipari të saj, që fekste me pamje breroreje, e trupi qiellor e mbase si një njollë e ndritëshme deri në verbim, por kisha harruar tanimë edhe emrin tim.
Veç kësaj, një ngazëllim I beftë më largonte edhe nga çdo arsyetim
Algjeriani, që mesa-dukej, e kishte zakon t'i numurojë mbetjen në kohën që pronarja e tij, i nxjerr të hollat nga arka, vuri re që ato ishin me tepri. Kur ia tha, zonjusha bëri rinumërimin dhe, bashkë me purpurin në fytyrë, më hodhi mua një buzëqeshje të plotë që të zbrisja nga qielli i shtatë. Dhëmbët e saj si inxhi, në atë gojë të bukur, për mua qenë një tjetër befasim e një tjetër ngasje që s'kishte të bënte me përcjelljen e klientit. Por mbase me të kundërtën: mbajtjen, gozhdimin, a robtimin e tij. Portreti i saj, o Zot, pas kësaj, qe kthyer në një aorerore të mëvetëshme. Në atë kioskë, Hëna shfaqej e Plotë edhe pse ishte mesditë!
Mua mĂ« mjaftonte edhe vetĂ«m ky hutim i natyrshĂ«m, qĂ« tĂ« bindesha se edhe ajo e kishte gĂ«lltitur, pa e kuptuar, atĂ« qĂ« e quajmĂ« jo thjesht dĂ«shirĂ«, por dashuri me vĂ«shtrim tĂ« parĂ«. Se miklimin tim ajo pati pĂ«rthithur. TĂ« them se ndjehesha gati tĂ« fluturoja pas kĂ«saj, qe e pamjaftueshme. Nuk e di se ç'ishte. Por, vetĂ«m trupĂ«risht gjĂ«ndesha aty, se mĂ«ndĂ«risht, kisha kapur majĂ«n e KullĂ«s Eifel. Dhe kjo, ngjante kaq e vĂ«rtetĂ«, sa: nĂ« çastin qĂ« mĂ« lindi njĂ« pĂ«rshtypje e tillĂ«, pranĂ« meje, o ZonjĂ« e Bekuar, bĂ«ri ballĂ« ajo: “E shtrenjta pa emĂ«r”.
Tani të dy të gatshëm drejt kozmosit. Dhe e kuptoja se: në mos ishte hipnotizim, një pushtet qiellor nga një galaktikë e panjohur, tek unë vepronte. O Zot! Të ketë kaq forcë, potencë, a virilitet dashuria? Apo ajo është diku brënda nesh dhe braktis strukjen, të përditëshmen, të rëndomtën e tokësoren, për diçka më të shtrenjtë, e pse jo: më të shenjtë? Për atë që shfaqet një herë të vetme në jetën e njeriut ku gjaku merr cilësinë e një vullkani dhe shpërthimi është në prag? Por çuditërisht, asgjë nuk ndodhi pas kësaj. Algjeriani I bëjshëm, në fillim me ëmbëlsi dhe tejet I mirësjellë, më tregoi paketën e kollaros mbështjellur me kujdes dhe të lidhur me një fjongo tejet të hijshme, si paping. Por, kur pa hutimin tim, me një qesëndi ngacmuese deri në cingrisje, më çiku paksa në gjoks, që të më përmendte. Atëhere ndjeva gravitetin e humbur vetëm nga një buzëqeshje përzier me një skuqje e hutim të atij portreti kthyer tashmë, në kometë të vërtetë në ikje dhe....: zbritjen time, të detyruar, me këmbë në tokë, nga vetëm cikja e një dore arabe.
2,
- PesĂ« vjet mĂ« vonĂ«. Sa von’, o Zot I madh e I plotĂ«pushtetshĂ«m!
I gjithë grupi I vizitorëve, u nisën për në Luvër. Kuptohet: pavijonet e tij janë objekt i gjithkujt. Për mua, Monaliza ishte zonjusha në atë kioskë,
emrin e sĂ« cilĂ«s nuk e mĂ«sova qĂ« nuk ia mĂ«sova dot. NdonĂ«se nĂ« pĂ«rfytyrimin tim e kisha quajtur: "E shenjta pa emĂ«r, ose anonime”. Kuptohet: kĂ«tĂ« s'guxoja t'ia thosha kurkujt.... Nuk e di pse m’u kujtua Madam Baterflaj. Jo pĂ«r t’a zĂ«vĂ«ndĂ«suar rolin e amerikanit e as pĂ«r tĂ« krahasuar heroinĂ«n japane me francezen. Qe thjesht njĂ« lloj vetĂ«time. E mbase njĂ« largim si ato tĂ« dallandysheve qe kalojnĂ« kontinente pĂ«r t’u kthyer nĂ« folenĂ« e tyre. Por edhe kĂ«tu krahasimi çalon. Se nuk isha i gjuajturi. Mbase gjuajtĂ«si. E ndofta nĂ« tĂ« dy rolet njĂ«kohĂ«sisht. . . .?
Po tĂ« merresha me muzikĂ«, mbase do t’a gjeja çelsin e kĂ«tij akordi qĂ« paralajmĂ«ronte njĂ« fund tragjik. Dhe ngutesha tĂ« mbĂ«rrija pĂ«rpara se tĂ« bĂ«hej pushimi i drekĂ«s, siç u tha. Apo, se do tĂ« kishte grevĂ« dhe lokalet nxitonin mbylljen pĂ«r tĂ« shmangur pĂ«rplasjen me demostruesit, siç pĂ«shpĂ«ritej. Dhe ashtu ndodhi. UnĂ« vrapoja dhe dallova qĂ« nga larg se: qepeni i sapo ulur, u ngrijt. NjĂ« pĂ«rndritshmĂ«ri, si atij qĂ« po mbytej nĂ« detin e errĂ«t, pĂ«r shpirt tĂ« nĂ«nĂ«s, po tĂ« them. Fari iu shfaq dhe unĂ« qartĂ«sisht dallova. KĂ« do tĂ« thuash ti, miku im? VajzĂ«n, emĂ«rin e sĂ« cilĂ«s nuk e dija, po e dalloja dhe isha I sigurtĂ« qĂ« mĂ« kishte njohur. Ishte “E shenjta anonime”. Portat e Qiellit pĂ«r mua befas, u hapĂ«n. UnĂ«, me po atĂ« veshje, (si ngjyra tĂ« para pesĂ« viteve )
dhe pĂ«rveç kĂ«saj, nĂ« kĂ«mishĂ« shquhej qĂ« tutje edhe kollarua bordo, blerĂ« nĂ« dyqanin e saj, qĂ« e kisha ruajtur si tĂ« m’a kishte dhĂ«nĂ« njĂ« ditĂ« mĂ« parĂ« vetĂ« ajo me dorĂ«n e saj. Eh!
Dëgjo tani dialogun më të dhimbshëm midis dy njerëzve që. . . ,
janë pëlqyer në shikimin e parë:
- Mirëse erdhët, zotni!
- Mirëse u gjej, zonjushë enigmatike! - iu përgjigja.
- Gaboheni zotni. Nuk jam më zonjushë dhe as enigmatike, por jam zonjë.
Portat e Qiellit, në një grimcë të sekondës, u mbyllën
Unë shtanga nga befasia, ndonëse kalimi I saj në një tjetër shkallë respekti qytetarie, në atë të ZONJËS, ishte plotësisht I natyrshëm.
- Zotni i mistershëm e disi i padepërtueshëm që shfaqeni pas një gjysëm dekade, mos dëshironi një tjetër kallare bordo?
Pas goditjes së parë, erdhi edhe e dyta. Vetja më ngjau me një penglënës. Ajo më kujtonte kollaron. Më barazonte me blerësit e rëndomtë të saj.
Unë pohova duke ulur kryet dhe jo me tundjen, siç edhe ndodh rëndom. Në këtë mënyrë, instiktivisht pranoja në një farë mënyre kërkesën dhe, klasifikimin e saj, por edhe kotësinë e rishfaqjes sime, kaq vonë, pas pesë vjetësh.
Ishte po ai zë radiofonik, po ato tinguj me muzikalitet veçse...,
një vështrim krejt I ndryshëm. Jo si përpara kësaj gjysëm dekade.
Jo vetëtimë! Jo si shigjetë! Jo dhe jo, do të përsëris njëqind herë.
Se "Jo"-ja duhet të ketë brënda dridhjen. Aspak vetëm të buzës e të zëmrës. Por të të gjithë trupit. Shkaku? Tepër I thjeshtë: dikur, të gjitha tiparet në atë portret, më dukeshin në shpërpjestim me botën e saj të brëndshme ku, një lloj trishtimi dilte më në pah. Kurse tani ?
Ai vështrim qe: plot dritë. Për më tepër se pranë trotuarit ndali një "Peugeo". Prej andej zbriti Algjeriani me një fëmijë tri a katër vjeç. E zonja e kioskut iu drejtua arabit:
- Ali! Zotnisë paketoi një kollaro bordo dhe fjongon vure Natalinë tonë t'ia lidhi, se ajo është me fat.
Unë, me duart që s'ishin më të miat, zbërtheva kollaren time e cila çuditërisht nuk më dukej gjithashtu imja. Dhe ia lashë në dorë vogëlushes për t'a paketuar. Kurse të renë e vendosa në qafë dhe u ula që të m'a shtrëngonte miturakja Natali. O Zot çfarë fati!?!
Duart e njomzakes e kryen me dëshirën fëminore tërheqjen e atij rripi bordo. Pagova si përpara pesë viteve me monedhë që kërkonte resto.
Francezes, edhe asaj, po I dridheshin duart tek përgatiste kusurin.
Turbullt, por vërejta në ato duar një tejnderje. E zonja u mundua t'a paraqiste si tejnxitje, aty më parë, kur i tha të shoqit që të vinte të bijën, Natali, këtë dlirësi kristali si më të denjë, a si një kujtim lamtumire të kësaj romance shikimesh e dialog shpirtërash, vetëm në heshtje.
UnĂ« I mora tĂ« hollat dhe… bashkĂ« me faturĂ«n e blerjes, edhe njĂ« copĂ« pusullĂ«, tĂ« cilĂ«n s’guxoja t’a hapja e t’a lexoja.
NĂ« çast, qepeni u ul me ulĂ«rimĂ« si tĂ« donte tĂ« ilustronte britmĂ«n qĂ« ndrynte shĂ«nimi. Se tĂ« tillĂ«, parandjenja m’a sillte. Por brĂ«nda gjoksit tim njĂ« tjetĂ«r klithĂ«m a ulĂ«rimĂ« trishtimi, s’guxonte tĂ« ngrinte krye nga pĂ«rpjekjet e mia pĂ«r tĂ« mbrojtur statusin e njĂ« burri.
Sikur të kishin shpërthyer nga Qielli bubullima e vetëtima me shtrëngatë, mbase, do të bënin ndonjë efekt më të butë e paqësor.
Gjest, që fliste për ndërprerjen përfundimtare të çdo..., dialogu.
Pas një grimë herë zonja e kioskut më hodhi një vështrim që u përplas me timin.
I saj, fliste për keqardhje e mbase pendim e një vetëndëshkim.
I imi, mesiguri kishte të shpërfaqur brerjen e ndërgjegjes se ndjeja dhimbjen e një faji që ende s'po e kuptoja, ndonëse e pranoja braktisjen. Por që e lidhur me atë ngatërresë çantash, do të më dënonte padrejtësisht pesë vjet burg dhe do të më ndryshonte tërësisht fatin e jetës me DASHURINË TIME TË VËRTETË.
Pas disa sekondave, të papërballueshme e tejet të rënda, pesha e së cilave më shtypte në kraharor, më bëri mua një përshëndetje me dorë përpara se të më kthente shpinën dhe shpreu po me atë zë plot muzikalitet, por tanimë, toni tingëllonte mbase orakullitaritar:
- Orvua!
Qytetaria kishte fituar mbi çdo mëdyshje. A më duhej falja e saj, të cilën vetëm për mua tingëllonte e tillë? Apo të qe kjo shenja e një dëshpërimi kur duam të shpallim diçka si një kujtim i hidhur?
- Orvua ZONJĂ‹! Orvua Natali! - pĂ«rsĂ«rita dhe e ndjeva se sytĂ« m’u njomĂ«n. FatmirĂ«sisht, ajo mĂ« kishte kthyer shpinĂ«n dhe nuk m’i pa. GjykatĂ«sja qĂ« mĂ« dĂ«noi, qe njĂ« femĂ«r tejet e pashpirt. Kurse kjo qĂ«nie femĂ«rore, herĂ« mĂ« ngjante si ajo e herĂ« me njĂ« zanĂ« mali qĂ« mezi priste tĂ« fluturonte nĂ« hapsira e saj. Po pse e ktheu pĂ«r njĂ« dekikĂ«, vetĂ«m njĂ« grimĂ« portretin? Ç’do te tĂ« thoshte, o Zot?!?
FjalĂ«t mĂ« pĂ«rziheshin me dhimbjen e natyrshme tĂ« njĂ« ndarjeje pĂ«rgjithmonĂ«. ZĂ«ri mĂ« dridhej. SĂ«rish m’u kujtua Madam Baterflaj dhe ndjeva nĂ« shpirt diçka qĂ« mĂ« dogji thellĂ«. Ajo qĂ« i shkakton farkĂ«tari kuajve nĂ« veshĂ« me hekurin e skuqur pĂ«r t’i matrikulluar, mbase do t’i ngjante, por aspak tĂ« krahasohej me dhimbjen thellĂ« nĂ« shpirt qĂ« mĂ« shkaktoi ajo ndarje.
Francezja uli qepenin me rrapëllimë si të rrëzohej shpati i një mali.
NĂ« rini kishim tallur poetin arbĂ«resh qĂ« kishte shkuar me kĂ«mbĂ« deri nĂ« BRAZIL pĂ«r tĂ« dashurĂ«n e tij. UnĂ« isha gati atĂ« çast tĂ« shkoja deri nĂ« fund tĂ« BOTĂ‹S, apo edhe t'I ngjitesha me duar e thonjĂ« HimalajĂ«s, apo tĂ« rrĂ«moja tokĂ«n si fiset ZULU, pĂ«r tĂ« kryer njĂ« vetĂ«dĂ«nim thjeshtĂ«, tĂ« mos e humbja . . . , AtĂ«: TĂ‹ SHENJTĂ‹N PA EMĂ‹R”. E. . . , mbase do tĂ« pranoja edhe pesĂ« vjet tĂ« tjera burg, vetĂ«m kur tĂ« kthehesha, tĂ« kisha mundĂ«si tĂ« njĂ«mendĂ«soja DASHURINĂ‹ TIME TĂ‹ VĂ‹RTETĂ‹.
Përkitas ndali hapin një afroamerikan. Papagalli I tij tha diçka në anglisht:
- E ka me ju zotni, - m'u kthye I zoti.
- Dhe çfarë thotë?
- Ai është i veçantë zotni. Ju ka studiuar nga larg dhe e kanë zënë ethet e tij që quhen PSITAKOZË. Ai mezi pret të Ju. . ., qesëndisë.
- Flisni më qartë, zotni!
- Ethet e papagallit, zotni! Ato shfaqen me pĂ«rqeshje. Por, pĂ«r t’a dĂ«gjuar zotni i nderuar, duhet njĂ« . . . . stimulim.
Unë I dhashë një bakshish dhe ndjeva përqeshjen e një mendtë të shpendit; i cili i kënaqur që I zoti mori shpërblimin, ashtu si papagalli te Bonoparti, u ndje I përfillur dhe tha diçka si shtesë:
- Paraselenë * ).
Ktheva edhe një herë kryet nga zonja , emërin e së cilës, nuk e mësova që nuk e mësova kurrë.
Hapat e saj largoheshin dhe vetëm atëhere kuptova se ku ishte burimi i atij trishtimi e mosbesimi në propozimin tim të para pesë viteve.
Këtë ma tregoi ajo pusullë. Aty shkruhej:
“U NDODHA NĂ‹ KOHĂ‹N E GABUAR,
NĂ‹ VĂ‹NDIN E GABUAR.
LAMTUMIRĂ‹”!
Afroamerikani, si të qe fallxhor tundi kryet dhe pohoi atë që lexova te pusulla. Të bindesha për vërtetësinë e tyre, më bëri me shenjë që të shihja ZONJËN E DYQANIT.
Unë bëra atë që më tha dhe nuk u çmënda! Por kapa kryet me të dy duart si të kisha frikë mos më fluturonte mëndja nga kafka që më dukej se po çahej nga dhimbja.
PashĂ« nĂ« profil atĂ« qĂ« po e shtynte arabi ALI mbi njĂ« karrocĂ« invalidi. ISHTE “E SHENJTA PA EMĂ‹R, OSE ANONIME”.
Në prehër qëndronte e bija: vogëlushja NATALI që I gëzohej nënës së saj.
Afroamerikani më shpjegoi:
- Ajo zonjë, përpara katër a pesë viteve u ndodh në SAHATIN E LAJTHIJTJES, në . . ., NJË ZONË TË MINUAR. Një ISLAMIK KAMIKAZ, hodhi vetën në erë dhe ajo u paralizua nga të dy këmbët.
Ai qeshi pak si për të nënvizuar diç mospajtuese në këtë botë:
- ALI, edhe ky ISLAMIK, është bashkëshorti i sajë. . . SHËMBËLLOR.
Afroamerikani, si të qe fallxhor tundi kryet dhe pohoi atë që lexova te pusulla. Të bindesha për vërtetësinë e tyre, më bëri me shenjë që të shihja ZONJËN E DYQANIT.
Unë bëra atë që më tha dhe nuk u çmënda! Por kapa kryet me të dy duart si të kisha frikë mos më fluturonte mëndja nga kafka që më dukej se po çahej nga dhimbja.
PashĂ« nĂ« profil atĂ« qĂ« po e shtynte arabi ALI mbi njĂ« karrocĂ« invalidi. ISHTE “E SHENJTA PA EMĂ‹R, OSE ANONIME”.
Në prehër qëndronte e bija: vogëlushja NATALI që I gëzohej nënës së saj.
Afroamerikani më shpjegoi:
- Ajo zonjë, përpara katër a pesë viteve u ndodh në SAHATIN E LAJTHIJTJES, në . . ., NJË ZONË TË MINUAR. Një ISLAMIK KAMIKAZ, hodhi vetën në erë dhe ajo u paralizua nga të dy këmbët.
Ai qeshi pak si për të nënvizuar diç mospajtuese në këtë botë:
- ALI, edhe ky ISLAMIK, është bashkëshorti i sajë. . . SHËMBËLLOR.
Tutje papagalli përsëriste:
- Paraselenë, Paraselenë, paraselenë**)
Mua lotët po më zinin grykën.
SOTIR ATHANASI
Athinë, 9, Prill, 2016!
Ri/Red./
23, Mars, 2017! -------
*) Paramnezi = Përzierje e realitetit me fantazinë
**) Paraselenë = Njollë në breroren e Hënës.
**********
Miku im Prof.Dr.FLORI, mirëmëngjes!
Shpresoj që java T'u ketë kaluar e mbushur me plotësimin e detyrave në MISIONIN Tuaj të SHQIPTARISË. Natyrisht të keni patur edhe një shëndet, në mos ideal, të paktën të pranueshëm për krijim. Se na ndodh të gjithëve që në botën tonë të brëndshme, të bëhet sebep e jo shkak edhe një ngacmim tejet I parëndësishëm që të devijojë trajektoren e vëmëndjes sonë. Ashtu si petra e një adoleshenti që shkakton pseudodallgëzim në detin e qetë. Gjithsesi, mjafton të vëmë buzën në gaz që shumëzimi me zero të "kujdeset" për kostanten e qetësisë. E pse jo, edhe për një pushim krijues.
Siç, kam programuar në bashkëpunimin tonë, çdo fund javë, do T'u dërgoj nga një tregim.
Do të ndjehesha shumë i lumtur, në qoftëse krijimi im, në fillim nga kurioziteti i titullit dhe më pas nga përmbajtja e lëndës, do T'u sillte kënaqësi estetike për t'a mbyllur javën, jo vetëm mendueshëm, por edhe të gëzuar.
E pra, lexim të këndshëm, Prof.Dr.FLORI!
Shoqërisht,
SOTIR ATHANASI,
Athinë,
14, Maj, 2017!