2017-05-16

Flet regjisorja dhe aktorja Eliona Thomaraj: Kritika e pa korruptuar do sjelli dhe art të kualifikuar


NGA: ALBERT Z. ZHOLI



Eliona është një nga aktoret dhe regjisoret shqiptare të brezit të ri që punon dhe interpreton jashtë klisheve dhe me një vizion krejt perëndimor. Ajo ka vënë në skenë mbi 20 role 10 vepra si regjisore. Këmbëngulja, serioziteti, studimi sistematik, janë disa nga karakteristikat e saj. Njëkohësisht ajo është dhe një poete rebele ku fenomenet dhe problemet negative të shoqërisë ajo i kritikon përmes vargjeve tepër filozofike, Në ka poezi sa filozofike po aq dhe artistike.

-Mund të na flisni pak për jetën tuaj skenike të kohëve të fundit?

Jeta ime artistike për këtë vit nis në bashkëpunim me Tirana Expres me pjesën "Undergraund" të Hristo Bojçev dramaturg Bullgar, i cili ironizon mbi padrejtësinë ekonomike të individit dhe grupeve të ndryshme.

-Pse drama zë vend më shumë se komedia në shfaqet nga trupat teatrore?

Unë mendoj se është e kundërta. Tendenca e regjisorëve është të zgjedhin komedi për të tërhequr publikun pasi audienca kohëve të fundit është keq'orientuar pasi dekadat e fundit spektatorit i është servirur komedi vetëm e vetëm për të mos dashur të edukojmë nëpërmjet artit por të mbushim sallat si qëllim në vetvete. Duke qenë se drama është zhanri më humanitar i artit dhe jo ekstremi i saj kërkon elitë interpretimi, përtej "groteskut", talljes së problemit me përqeshjen e tij. Të paktat raste që marrin përsipër të vënë drama në skenë,rriskojnë dhe duhen admiruar.

-Kush janë arsyet që dramat Shqiptare nuk gjejnë terren për tu vënë në skenë?

Drama Shqipe po përpiqet të promovohet edhe përtej cilësisë së saj. Politikat e teatrove e mbrojnë dramën Shqipe dhe kanë krijuar si konkurs për veprat që financon Ministria e Kulturës për vënien në Teatrin Kombëtar si festival të dramës Shqipe si "Flaka e kanarit" në Gjilan. Ne ngecim në jo dramaturg pasi nuk kemi një shkollë të profilizuar për dramaturgji.

-Sot thuhet se ka mbiprodhim aktorësh dhe regjisorësh, a ka hapësira punësimi në Shqipëri për të gjithë?

Në Akademinë e Arteve nuk duhet të hynë studentë për të plotësuar numrin e duhur për kurset akademike. Nëse diplomohen vetëm të talentuarit mendoj se nuk ka mbiprodhim. Teatrot vendore janë në skamje për prurje artistësh, pra nuk janë politikat e duhura.

- Kush janë problemet e teatrit sot?

Në veçanti, problemi i teatrit është vetëm 1. PUSHTIMI NGA POLITIKA.

-Po në përgjithësi?

Problemi më i madh i teatrit sot është që ka dal nga moda. Zgjidhja është që teatri të rikthehet në Trend të kohëve moderne dhe mbi të gjitha problem akut është rivaliteti. Mungesa e teatrit privat.

- Pse femrat në Shqipëri janë më të shpenguara se meshkujt në rolet me skena rozë?

Ne jetojmë dhe vuajmë nga shoqëria patriarkale dhe kjo sjell pikërisht të kundërtën,mashkulli Shqiptar ka performuar nudo në skenë p.sh shfaqja e fundit e teatrit Eksperimental "Çfarë pa kryeshërbëtorja" me regji të Kiço Londos . Femra në dekadën e fundit është menduar të përdoret nga skenat rozë pikërisht për të tërhequr spektatorët meshkuj,numri i të cilëve po zvogëlohet gjithnjë e më shumë. Meshkujt shqiptar janë shumë larg spektatorit të rregullt, fatkeqësisht.

-A duhet të ketë më shumë salla teatri Tirana dhe pse?

Tirana duhet patjetër të ketë salla në çdo lagje të saj dhe jo koncentratin në qendër të saj. Mungesa e gjithë përfshirjes së teatrit e kanë çuar në "njëqelizorë" artin skenik. Nëse teatri gjendet pranë teje atëherë ti si qytetar do bëhesh pjesë e tij. Shikojmë aktivitete të pafundme që funksionojnë në çdo zonë të Tiranës por arti mbetet vakum. Çdo zonë në Tiranë duhet të ketë një "pallat kulture" të vetën.

- A po abuzohet sot në cilësinë e shfaqjeve pasi nuk ekziston një kritikë aktive?

Kritika është promotori i artit, pa kritik të mirëfillt arti është një event në vetvete. Kritika e pa korruptuar do sjelli dhe art të kualifikuar.

-Femrat janë më të preferuarat se meshkujt në teatër. Pse?

Kjo varet nga pjesët që përzgjidhen. Nuk mendoj se ka ndarje të tilla por pa femra mendoj nuk ka "aromë gruaje".

Zgjedhje për interesat e njohura shtetërore dhe nacionale dhe jo për interesat e liderit ose partisë!

Agron Shabani


Pas rënies ose prishjes së koalicionit të madh qeveritar ose politikë në mes PDK-së dhe LDK-së, Presidenti i Republikës së Kosovës z. Hashim Thaçi, me anë të një dekreti të jashtëzakonshëm ose special, në muajin qërshor të këtij viti (2017) i ka shpallur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare ose nacionale në Kosovë.

Ndaj, mëqe, sipas një maksime ose formule të shquar shkencore ose filozofike, lloji i lëndës ose materies së njohur nukleare ose atomike përcaktohet nga numri ose sasia e molekulave ose elektronëve tëndodhura në atom: Atëherë që në fillim të këtij shkrimi ose vështrimi tim personal ose autorial, kësaj radhe më duhet të theksojë faktin se niveli dhe kualiteti i masave ose shtresave të gjëra njerëzore ose qytetare, në menyrë ekskluzive ose eksplicite varën dhe ndikohën nga edukata, kultura, arsimimi, emancipimi, morali, karakteri, disiplina, vetëdia dhe ndërgjegja (ndërgjegjia) e përgjithshme shtetërore, nacionale, kulturore, politike dhe historike e individit dhe kolektivitetit. Sidomos nga vlerat, resursët, potencialet ose kualitetët e njohura morale, shkencore, intelektuale, profesionale, politike, institucionale, funksionale, kadrovike, patriotike të tjera të një lideri ose politikani të njohur shtetëror, nacional, politik ose partiak.

Aristoteli në këtë frymë, duke i konsideruar më të ditur, më të shkathtë si dhe më trima ose më patriot ata që i kanë mposhtur ose tejkaluar epshet dhe pasionet e tyre, se sa ata që i kanë mundur ose mposhtur armiqtë ose kundërshtarët e tyre politikë, ushtarak dhe të tjerë: Asokohe ishte i mendimit se njeriu, respekltivish, lideri ose politikani i zgjedhur, i njohur ose i pranuar për të gjithë, në radhë të parë është qenia, materia, bërthama ose krijesa e duhur esenciale ose substanciale e masës së gjërë njerëzore ose qytetare në atë menyrë që virtytët, idealet, qëllimet, interesat ose aspiratat e tij, asnjëherë nuk bën të synojnëdrejt absolutës ose maksimalës së egos, libidos ose personit (personalitetit) të tij, por vetëm drejt relatives dhe optimales. Kjo për shkak të asaj se maksimalja dhe absolutja së bashku me ekstremën, iracionalen ose negativen e personit ose individit, janë të paarritshme, të paqëndrueshme ose jorezistente në raport me racionalen, pozitiven, relativen, optimalen, maksimalen, sublimën, relevanten, globalen ose universalen e kolektivitetit ose masës së gjërë njerëzore (qytetare) ose politike.

Se këndejmi, u mor vesh se sipas maksimave ose formulave të njohura politike, shkencore ose filozofike të Aristotelit, Platonit si dhe të filozofëve ose dijetarëve të tjerë, të të gjitha zgjedhjet, lutjet ose kërkesat e njohura individuale ose kolektive i kanë tre-katër zgjidhje ose alternativa të ndryshme: Zgjidhjen dhe kërkesën time (zgjidhjen dhe kërkesën tonë), zgjidhjen dhe kërkesën tënde (zgjidhjen dhe kërkesën tuaj), zgjidhjen dhe kërkesën e duhur ose të goditur si dhe zgjidhjen dhe kërkesën e drejtë dhe të pranueshme për të gjitha palët si opsion optimal ose maksimal. Gjithnjë fjala mbi formulat ose sintezat e njohura shtetërore dhe nacionale - përballë tezave ose antitezave të ndryshme politike ose partiake të liderëve-shtet ose shtetit-parti.

Dhe, kjo gjithnjë sipas asaj se të të gjithë liderët e ndryshëm institucional, funksional, politikë ose partiak së bashku me partitë e tyre përkatëse ose respektive, që nga përfundimi i luftës së fundit në Kosovë dhe gjer më sot, vazhdojnë të akuzojnë, sulmojnë, atakojnë , fajsojnë, paragjykojnë , kriminalizojnë ose shantazhojnë njëri tjetrin ose njëra tjetrën për ngecjet ose dështimet e ndryshme shtetërore, nacionale, qeveritare, institucionale, politike, diplomatike, administrative, juridike, teritoriale (gjeografike), sociale, ekonomike dhe të tjera ne atë menyrë që të gjithë sikur kanë të drejtë! (...).

Ndërkohë që sipas konceptëve, definicioneve ose formulimëve të njohura qytetare, pasrlamentare dhe demokratike, të të gjithë njerëzit ose qytetarët e mundshëm të një shteti të konsoliduar ligjor, parlamentar dhe demokratik, duke filluar që nga presidenti ose kryeministri, lideri i parlamentit ose partisë dhe deri tek qytetari i rendomtë, në instancë të fundit janë miq, aleat, aspirant, anticipant, participant, pretendent ose partner të njejtë ose të barabartë për të mirën e gjithëmbarëshme të shtetit, popullit (kombit) dhe shoqërisë së tyre përkatëse ose respektive. Dhe, jo rival, kundërshtar ose armiq të përbetuar politik, partiak, tribal, rajonal, krahinor, konceptual ose ideologjikë në dëm të interesave ose kauzalitetit të lartë shtetëror, nacional ose politik të kombit dhe atdheut siç ka ndodhur shpesh në Kosovën e para, gjatë dhe pasluftës!

Në këtë sfond, çdo proces ose fillim i ri pozitivë , e ka formën, kuptimin, mesazhin dhe karakterin e njohur revolucionar, evolutivë, rekonstruktivë ose historik të rilindjes (ringjalljes), idealit, vizionit dha kauzalitetit të njohur shtetëror, nacional, politik, ushtarak (luftarak) dhe patriotik në të mirën e gjithëmbarshme të shtetit dhe shoqërisë së përgjithshme njerëzore ose qytetare në Republikën e Kosovës. Përderisa, çdo ndarje ose shkëputje e mundshme nga procesi, e ka shijën e hidhur, negative, iracionale dhe tepër groteske të mortit (vdekjës), shpërbërjes ose vetshkatërrimit të përgjithshëm në themel ose embrion.

Pa fillim nuk ka mbarim dhe pa mbarim nuk ka fillim të ri.

Rusia, nëpërmes Serbisë, po do i futë hundet në Ballkan e Kosovë?!

Ragip Guraziu


Rusi po mundohet nëpërmes Serbisë, t'i fus ''hundët'', në Ballkan, shënjestra, Kosova?! Por, tani shqiptarët edhe si komb, kanë zgjedhur rrugën e duhur kah do orientohen, tani edhe botërisht dihet! Kosova si shtet i shpallur 17 shkurt 2008, ka tani kushtetutën e saj e njohur mbi 110 shtete dhe ka aleatin e sigurt, Amerikën, aleatet e saj, KFOR-in, NATO-n, etj...

Tensionet e Serbisë dhe Rusisë ndaj kombit shqiptar...

Më parë këtë javë, kryeministri shqiptar Edi Rama tha një intervistë për Politico se ai nuk mund të përjashtojë një bashkim midis Shqipërisë dhe Kosovës – dikur pjesë e Jugosllavisë – nëse oferta e anëtarësimit të vendit në BE është jashtë rendit të ditës.Më parë këtë javë, kryeministri shqiptar Edi Rama tha një intervistë për Politico se ai nuk mund të përjashtojë një bashkim midis Shqipërisë dhe Kosovës – dikur pjesë e Jugosllavisë – nëse oferta e anëtarësimit të vendit në BE është jashtë rendit të ditës.

Një aleancë e tillë me Kosovën nuk ishte dëshira e tij “por një alternativë e mundshme për derën e mbyllur të Bashkimit Evropian”, citohet të ketë thënë Rama.

“Ka mungesë të të kuptuarit, ose mungesë të vizionit për të mos e kuptuar se ky rajon ka nevojë për Evropën, por Evropa ka nevojë për këtë rajon gjithashtu”, tha kryeministri.E duke iu përgjigjur vërejtjeve të Ramës, Aleksandar Vulin, një ministër i qeverisë serbe, tha se pret që BE dhe NATO duhet të reagojnë ndaj deklaratave të tilla, përndryshe një luftë tjetër në Ballkan mund të shpërthejë.

Serbia paralajmëron luftë të re në Ballkan, nëse Shqipëria bashkohet me Kosovën

Një zyrtar i lartë i qeverisë serbe ka paralajmëruar se një luftë tjetër mund të shpërthejë në Ballkan nëse Shqipëria përpiqet të krijojë një bashkim me Kosovën, duke i kërkuar Perëndimit që të denoncojë planin, shkruan RT.com.

Ky medium ka përmendur edhe deklaratën e kryeministrit serb, Aleksandar Vuçiq i cili ka thënë se bashkimi midis Shqipërisë dhe Kosovës “do të mbetet vetëm mendim i dëshiruar”, dhe i bëri thirrje BE-së të reagojë.

Aleksandar Vulin, një ministër i qeverisë serbe, tha se pret që BE dhe NATO duhet të reagojnë ndaj deklaratave të tilla, përndryshe një luftë tjetër në Ballkan mund të shpërthejë.

Vulin tha se një luftë e re në Ballkanin e trazuar do të përfshinte gjithashtu Maqedoninë dhe Malin e Zi – vendet me diaspora të konsiderueshme shqiptare etnike.

Jovanoviq: Me thirrjen për luftë me shqiptarët, Nikolliq e ka rrezikuar Serbinë

Lideri i Partisë Demokratike Liberale në Serbi, Çedomir Jovanoviq, ka vlerësuar sot se presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikolliq, me paraqitje nacionaliste dhe me thirrje për konflikt të ri të armatosur me shqiptarët, seriozisht e ka rrezikuar sigurinë kombëtare të Serbisë dhe të gjithë qytetarët dhe serbët në Kosovë.

Në reagimin me shkrim, me rastin e deklaratës së sotme të Nikolliqit, Jovanoviq ka theksuar se zyrtarët e Serbisë e kanë obligim ta ruajnë paqen, “e jo të bëjnë thirrje për vuajtje dhe përfundime katastrofale, të cilat vështirë se do t’i kapërcenim”, ka thënë Jovanoviq, raporton agjencia Beta nga Beogradi.

Serbia e Putini mund të shpallë luftë dhe të pushtojë rajonin “brenda nate”!

Lideri rus, Vladimir Putini mund të jetë në prag të shpalljes së luftës në shkallë të gjerë me NATO-n. Kërcënimi tronditëse vjen pasi NATO dhe forcat ruse po grumbullojnë forcat në shtetet baltike, aktivitete këto që mund të shkëmbin stabilitetin botëror. Aleanca perëndimore ka angazhuar trupa dhe ka dërguar armatime në rajon, derisa Rusia po shton forcat në kufi, përfshirë edhe raketat bërthamore.

Uniteti i shqiptareve, goditje e fortë për Serbinë dhe Rusinë

Një unitet që ndodhi në mes nesh në vitet e 90-98, ku kishim një subjekt politik unik, LDK në krye me presidentin Rugova, dhe deri në fillim e luftës së UÇK-së, ishim; gjithë për një, dhe një për gjithë, punët na ecnin për së mbari.

Po kush do të na dhurojë këtë unitet kur ne nuk po mundemi të bëjmë vetë?! Kur e kishim këtë unitet, punët na ecnin më mirë. Uniteti ynë gjithmonë ka qenë goditje e fortë për Serbinë. Në të gjitha luftërat kemi pasur një unitet, por herë-herë i brisht siç jemi tani në politikë, që plasi sherri në mesë pozitës e opozitës mu në momentet më të papërshtatshme për Republikën e Kosovës.

Pa marrë parasysh divergjencat nga jashtë. Deri në këtë ditë, në iu kënduam; foshnjave, vjershë ninullash, këngë kreshnike me lahutë e çifteli e çka tjetër. Mbi të gjithash, të gjitha këto këngë e vjershash, vargje poetike, të dedikuar gjithnjë kombit tonë, dhe ndalë nga dalë, do t’ia arrij qëllimit bile shumë afër, duke falenderuar nënat tona (edhe pse të paarsimuar) kanë ditur ta ruajnë traditën kombëtare në këto forma të ndryshme dhe po këto nëna shqiptare, veç se na linden e na rriten, na mësuan dhe na brymësen me patriotizëm drejt çështjes kombëtare, dhe mund e sakrificash (që këto merita që na erdhëm deri këtu) iu dedikohen këtyre nënave, heroinave të kombit shqiptar.

Sa më shumë ne po flasim, shkruajmë e debatojmë për këto tema, për bashkimin kombëtar, po më duket se po afrohet dita e të gjitha trojeve etnike shqiptare, e një Shqipëri natyrale. Pa marrë parasysh bartësit dhe mënyrën (zyrtare apo spontane qytetare) të organizimit të tyre, në esencë, të gjitha ato si kujtesë, fuqishëm do ta reflektojnë porosinë e synimit tonë kolektiv të bashkimit të të gjitha trojeve etnike shqiptare në një shtet të përbashkët unik të quajtur Shqipëri. (Shqipëri, Kosovë, Iliridë) Sepse, vetëdijesimi evolutiv i masave tona në këtë drejtim, tashmë me të madhe ka filluar të ngjaj, dhe, se, preteksti i shënimit të festave jubilare.

Në komunizëm, duke menduar me logjikë të gabuar të gjykimit se: “kjo është një kërkesë e pamundur”, “nuk na lejojnë ndërkombëtarët”, “nuk është ende koha e duhur”,’’ ashtu që, në vend se ta shprehim dhe ta kërkojmë haptas këtë synim, ne në vete pavetëdijshëm instalonim një mohim si bindje të gabuar psikologjike kolektive. Pra, që të na jepet, ne nuk kemi guxuar as “me lyp”, as “me kërkua” e lere më me “trokit” diku. Ama, tani e tutje, sigurisht më jo! “Dashurisë platonike” në mes të territoreve tona të ndara shqiptare me shekuj, ndal- ngadalë po i vije fundi.

Sepse, ne ma ja kemi nisur me lyp, me kërkua me ngulm dhe zhurmshëm me trokit në atë derë të fatit tonë të mëkëmbur ndër shekuj nga të tjerët, e cila derë, shumë shpejtë do të na hapet triumfalisht. Liderët kombëtar shqiptar, po e ndien rëndësi e bashkimi kombëtar?!Kjo tani u vërtetua edhe në 1004 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë ku të gjithë pjesëmarrësit në atë festë të madhe, si në Vlorë po ashtu në Tiranë, u thirre për një bashkim kombëtarë, dhe s’kemi më se çka të frikohemi nga askush, dhe ky është vullneti i ynë dhe i askujt tjetër.

Në të gjitha treva nga jetojnë shqiptarët nuk po munden të rehatohen ne politik, si në Shqipëri, Kosovë, Lugina e Preshevës, Maqedoni, Mal të Zi e kështu me radhë. Kjo është arsyeja se me ne diç nuk është në rregull dhe jemi këtu ku jemi me këtë gjendje jo vetëm në Kosovë por në të gjitha trevat ku jetojnë shqiptaret.

Pra, jemi një komb, dhe s’ka si të quhemi ndryshe. Më duket se këto modele që ne po analizojmë, shkruajmë dhe publikojmë, duhet me shkrime tona të kontribuojmë për të mirën e kombit tonë, e jo për ta ndezur gacën dhe të krijojmë konfuzione në popull e pastaj që të mos të na krijohet mundësia për ta fikur flakën.

Qytetarët mbarë shqiptarë, me të përcaktuarit në Ballkan, dhe ndoshta në gjithë botën, në favor të Aleancës Euroatlantike, janë realisht shumë të shqetësuar rreth tensioneve (që më së paku janë të nevojshme te ne), të krijuar midis politikës kombëtare apo mbarë-shqiptare, e që dita-ditës po vlerësohet negativisht nga të tjerët dhe dita-ditës jemi duke humbur imazhin politik mbarë-shqiptar, me rastin e kësaj teme që në këtë shekull ende nuk po mundemi të pajtohemi se nuk po e njihemi identitetin tonë, bile edhe më keq identitetin kombëtar sepse ndryshe sipas do analistëve e besa edhe politikaneve tanë po i shqetësojmë serbet, me e përmend kombin se ndoshta mos po na hidhërohen.

Tani folën ata që duhet të flasin. Deri më tani bindja ime ka qenë se në konstipacionet kosovare, sikur të kujtohet përshtypja se gjithë lufta politike zhvillohet në marrje primat, se cila do të marrë flamurin e të parit, të përvetësimit të ideve me karakter të rëndësishëm në pikëpamjet politike e shtetërore, kur këto bëhen për qëllime madhore në përputhshmëri me proceset politike demokratike e zhvillimore të vendit dhe në vendime të rëndësishme historike, këtu nuk do të duhej të kemi dallime dhe të gjithë të zgjedhurit e popullit e kanë këtë obligim kombëtar dhe askush nuk ka të drejtën e vetëvendosjes kur kemi parasysh interesat shtetërore, dhe njëherë e përgjithmonë kur fitohej ajo që quhej historike që shënohet me germa të arta dhe nuk ka mundësi të anashkalohet më, sepse ajo veç është futur në historinë kombëtare dhe si e tillë i gjithë spektri politik i Kosovës deri te ardhja e kësaj marrëveshje, dialogu, apo çfarëdo të quhej ajo, duhet të jetë unik dhe të pandarë deri të një realizim i aspiratave shekullor historike kombëtare të cilit janë zotuar deri në mandatin e tyre të ardhmen, gjithnjë si një komb e jo të ndarë sepse i gjithë kombi shqiptar ka punuar sakrifikuar dhe ma në fund realizuar pavarësinë e Kosovës. Filozofia e tepruar, deri tani na ka nda edhe nga mendja?!

Por, kjo nuk përfundon me kaq. Sepse çështjet, siç janë dëshmuar deri më tani në politikën shqiptare dhe të liderët e tyre, me një filozofi të tepruar, që disave ka filluar edhe të luajnë mënd dhe të dalin me shkrimet e tyre dhe forma debatesh të na tregojnë disa terme se si duhet tani të quhemi, pa e zë në gojën e tyre kombin dhe duke harruar apo edhe shëmtuar historinë kombëtare e ndërtuar me shekuj se ne tani në viset tjera ku jetojnë shqiptarë, e sidomos tani edhe pse të gjithë së bashku punuam, vepruam dhe u sfiduam si komb deri në realizimin e pavarësisë së Kosovë, tani disa analist po na tregojnë emërtime tjera si qytetar i Kosovës, si kosovar pa e zë në gojë kombin.

Lufta e Prekazit zgjoi kureshtje të popullit liridashës për bashkim kombëtar. Por, jo vetëm të popullit liridashës shqiptar por edhe tek shtetet tjera botërore që bëri bujë sepse ngriti lartë mentalitetin kombëtar dhe luftarak të UÇK-së se si po luftonte për çlirimin e vendit dhe lirinë e këtij populli shqiptar i vuajtur dhe i përvuajtur me shekuj nga një shtet që quhej Serbi dhe kjo histori e Jasharëve u vulos me germa të arta në historinë e kombit shqiptar. Pra nuk ishte kollaj kur përball Jasharëve dhe Jasharëve të tjerë në krye me komandantin e tyre dhe e gjithë Kosova, Adem Jashari katër ditë hiq pa u ndal luftuan ballë përballe me ushtrinë shovinistë serbe.

Ju bënë me dije kriminelëve dhe çetnikëve serbo-sllav, që në këtë luftë për çlirimin e vendit dhe për pavarësinë e Kosovës, kemi hyrë të bashkuar si një komb i pendar që kjo të mbetet në historinë tonë kombëtare për brezat që do të vinë në vazhdim.Tani edhe në 1004 vjetorin e e shtetit amë, iu bë me dije Serbisë se ne JEMI NJË dhe kjo është e vërteta e gjithë kësaj që edhe kjo është arsyeja e Serbisë që zgjon pluhur pa u ndal ndaj Kosovës sepse e ka kuptuar shumë mirë se të gjitha forcat serbe kanë rënë në ujë, dhe shqiptarët janë vetëdijesuar aq lart sa për dokat e zakonet e tyre shekullore do të flijohen çdo çast,çdo moment po që se e kërkojnë nevoja.Po kush do të na dhurojë këtë unitet kur ne nuk po mundemi të bëjmë vetë?! Kur e kishim këtë unitet, punët na ecnin më mirë.

Uniteti ynë gjithmonë ka qenë goditje e fortë për Serbinë

Në të gjitha luftërat kemi pasur një unitet, por herë-herë i brisht, siç jemi tani në politikë, që plasi sherri në mesë pozitës e opozitës mu në momentet më të papërshtatshëm për Republikën e Kosovës.

U mbushën 131 vjetë qysh së na ndanë, na coptuan copa-copa; e cunguan Kosovën nga tungu amë - nga Shqipëria Etnike. Kur flas për Kosovën, kam parasysh të gjitha trojet e mbetura nën sundimin serbo-sllavo-maqedono-ortodoks.

Kjo tokë shqiptare nuk ishte një ishull në këto hapësira, por se këto troje ishin dhe janë edhe sot vazhdimësi e Shqipërisë Etnike, është vazhdimësi e kombit shqiptar, i cili asnjëherë nuk i ka rrembyer kujt asnjë pëllëmbë toke. Përkundrazi, është coptuar, së pari në Kongresin e Berlinit, për të vazhduar coptimin edhe në Konferëncën e padrejtë të Ambasadorëve në Londer (1912-13).

Është për të ardhur keq, së me 1913 nuk doli një Lidhje e Prizrenit për t'i treguar botës vullnetin dhe qëndresën e shqiptarëve. Prandaj, qëllim i çdo inelektuali të mirëfilltë, sot duhet të jetë bashkimi i të gjitha trojeve shqiptare në një shtet të vetëm. Pra çdo shqiptar i vërtetë, me ndjenja patriotike nuk guxon t'i shmanget obligimit kombëtar, të cilin e trasuan nëpër luftëra çlirimtare, që nga Skenderbeu e deri te UÇK-ja e lavdishme. Kjo duhet të jetë vija dhe ideali i çdo shqiptari.

Ndryshe, Ministri serb për Punë e çështje të luftës, Aleksandar Vulin, ka reaguar me kërcënime ndaj deklaratës së Ramush Haradinajt i cili dje kishte thënë se bashkësia ndërkombëtare do të duhej të rregullonte punët ndërmjet Kosovës e Serbisë.

“Vetëm se Haradinaj duhet të kuptojë se serbët në Kosovë nuk janë pengje pa mbrojtje, se koha e Walkerit dhe e Reçakut të shpifur ka shkuar dhe se luftërat që po i nxit do t’i duhet t’i udhëheqë vetë, pa gjithë botën pas vetes”, citon tanjug të ketë thënë Vulin lidhur me deklaratën e liderit ë AAK-së .“Në luftën e shkuar Haradinaj ka vrapuar para Ushtrisë serbe, në luftën e ardhshme do të zvarritet”, ka thënë Vulin.
Rusia e Serbia po i frikohen bashkimit kombëtar shqiptar.

Rusia po mundohet nëpërmes Serbisë, t'i fus ''hundët'', në Ballkan, shënjestra,Kosova?! Por, tani shqiptarët edhe si komb, kanë zgjedhur rrugën e duhur kah do orientohen, tani edhe botërisht dihet! Kosova si shtet i shpallur 17 shkurt 2008, ka tani Kushtetutën e saj e njohur mbi 110 shtete dhe ka aleatin e sigurt, Amerikën, aleatet e saj, KFOR-in, NATO-n etj...

Për çfarë tipash deputetësh ka nevojë Kosova?


Prof.Dr.sc.Fadil Maloku


1.Autoriteti (latinisht auctoritas) në sferën sociale e sidomos atë politike thënë më thjesht adreson shumë kuptime dhe shumë porosi që qojnë domosdoshmërish kah pushtimi i sferave të një lloj pushteti apo fuqie (legjitime!?) që jepet nga të tjerët. Autoriteti në fakt mund të konsistohet edhe si një lloj prestigji apo sistemi vlerorë moral, juridik e dosido edhe politik që u jepet zakonisht personave që pretendojnë të ushtrojnë ndikim në rrjedhat shoqërore politike, ekonomike e sociale.

2.Natyrisht, ky sistem vlerorë kur të këndëvështrohet nga dioptria sociologjike përveç konotimeve morale, atyre, politike merr edhe sosh sociale që nënkuptojnë një rrjetëzim faktorësh socializues për ushtrimin e këtij ndikimi në individ, grupe të ndryshme interesi, subjekte politike, etj. pa ndonjë kundërshti të theksuar.

3.Pra, vetë akti i mos kontestimit apo mos kundërshtimit të këtyre vendimeve që mund të vijnë si nga individët, (kryesisht karizmatik!) ashtu edhe organet shtetërore (që në rastin këtë fuqi e derigojnë nga ligjet dhe Kushtetuta!) po të shprehemi me “gjuhën weberiane”, na bënë të besojmë se njerëzit pra qytetarët e delegojnë votën e tyre për ta fuqizuar individin, shtetin, grupet e interesit, partitë politike, deputetët...etj.

4.Mirëpo, kur jemi tek kategoria e deputetëve fuqia e të cilëve derivon decidivisht nga sovrani, pra qytetaret te cilet i japin fuqinë, pastaj të drejtën dhe legjitimitetin për t’i artikuluar si brengat, shqetësimet, ashtu edhe synimet e tija sociale, politike, ekonomike, etj. ia vlen të portretizojmë disa nga modelet e sjelljes së këtyre njerëzve mandatar nga zgjedhjet e kaluara nacionale.

5.Kosova ka hy në histori me një kastë historike deputetësh, të cilët do të mbahen në mend përveç cilësimit se u ra hise me qenë dëshmitar të aktit solemn të shpalljes së pavarësisë së Kosovës (siç ua kënda ta quajnë disave (“historik”) vetën me këtë epitet!?), por, edhe dëshmitar të zhgënjimit dhe fragmentarizimit të bindjeve dhe perceptimit mbi gjitha proceset e pasluftes. Në fakt sjelljet e këtyre deputeteve mund të kategorizohen apo edhe të portretizohen si deputet: idealist, servil, oportunist, heshtak, demagogjik, konformist, karizmatik, etj,

6.Nëse i adresohemi pra një kronologjie të fushëveprimit dhe kontributit të tyre gjatë mandatimit të tyre si përfaqësues të qytetarëve të Kosovës, padyshim që do të mund të bënim një tipologji (ideal types) shumë interesante të sjelljeve të tyre! Aty do të mund të gjejmë njerëz: karizmatik që kanë hy me backgraund të paqes, luftës, shoqërisë (kinse) civile, të intelektualëve, të medieve, etj. Aty gjithashtu kemi mundur të identifikojmë deputetë që asnjëherë gjatë gjithë mandatit nuk i është ndie zëri asnjëherë! Aty gjithashtu kemi mundur të identifikojmë deputetë që asnjëherë nuk e ka ngrit gishtin e tij pa marr instruksione nga shefat e tyre parlamentar!

7.Aty...,por të shohim kalimthi cilët ishin fytyrat e vërteta të deputeteve në mandatin e kaluar, në mënyrë që mos t’i votojmë sërish të njëjtit që i “kontribuuan” demokracisë sonë parlamentare. Por, që edhe e penguan procesin ligjëdhënës gjatë mandatit të kaluar!

NATO, Ballkani dhe çështja e Kosovës

Dr.Nijazi Halili


Nga pikpamja institucionale, NATO ka qenë e pranishme në Ballkan që nga data 18 Shkurt 1952, kur Turqia dhe Greqia ju bashkuan Traktatit të Atlantikut të Veriut. Gjeopolitika e “Luftës së Ftohtë” e bënte të domosdoshme këtë antarësim, sepse, me pozicionimin e dyfishtë të Jugosllavisë së Titos dhe neutralitetin politik ndaj Blloqeve të Shqipërisë komuniste, krijohej “kordoni i sigurisë”, pra mbyllej mundësia e Bashkimit Sovjetik të atëhershëm për të zbritur poshtë në ujërat e Mesdheut.

Ngjarjet e fundshekullit të kaluar në Ballkan, suksesi i Programit PfP, dhe kërkesa e shumë vëndeve ish-komuniste për tu antarësuar në NATO, zhvillimet e fundit në marrëdhënjet Euro-Atlantike dhe problemet që lidhen me sigurinë globale të periudhës së pas viteve 80 dhe veçanërisht, pas 11 Shtatorit, kanë hapur një epokë të re për Aleancën – për rolin e saj si garantuese e sigurisë dhe demokracisë në shkallë globale dhe perceptimin e saj publik dhe politik..

Roli i Aleancës në ish - Jugosllavi u përcaktua institucionalisht dhe politikisht, në përgjigje të konflikteve për territore, të shoqëruara me spastrim etnik, nga Ministrat e Jashtëm të Keshillit të Atlantikut të Veriut në takimin e Osllos, në qershor të vitit 1992. Ata bënë të ditur gatishmërinë e tyre për të mbështetur, mbi bazën rast-pas-rasti, në përputhje me procedurat e tyre, aktivitetet e paqeruajtjes nën përgjegjësinë e (KSBE) (më pas të riemëruar OSBE). Kjo përfshinte vënien në dispozicion të burimeve e kapaciteteve dhe të ekspertizës prej Aleancës për operacione paqeruajtëse.

Në dhjetor të vitit 1992, Ministrat e Jashtëm të NATO-s deklaruan se Aleanca ishte poashtu e gatshme t’i mbështeste operacionet paqeruajtëse nën autoritetin e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, i cili ka përgjegjësinë parësore për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare. Ata dhanë të kuptohet gjithashtu se Aleanca ishte e gatshme të përgjigjej pozitivisht në nismat e mëtejshme që mund të ndërmirrte Këshilli i Sigurimit në kërkimin e ndihmës së Aleancës në këtë fushë.

Midis viteve 1992 dhe 1995 Aleanca mori vendime kyçe që çuan tek operacionet e forcave detare te NATO-s, në ndërlidhje me Unionin Evropian Perëndimor, për të monitoruar dhe pastaj për të detyruar embargon dhe sanksionet e OKB-së në Adriatik; dhe nga forcat ajrore të NATO-s, së pari për të monitoruar dhe pastaj për të imponuar zonën e ndaluar të fluturimeve të OKB-së mbi Bosnjë e Hercegovinë. Aleanca gjithashtu ofroi mbështetje të ngushtë ajrore për Forcën Mbrojtëse të OKB-së (UNPROFOR) në Bosnjë e Hercegovinë dhe autorizoi goditje ajrore për të hequr bllokimin e Sarajevës dhe të zonave të tjera të rrezikuara të nominuara nga OKB si “Zona të Sigurta”. Aksioni vendimtar i Aleancës në mbështetje të OKB-së, bashkë me një përpjekje të vendosur diplomatike, theu rrethimin e Sarajevës, solli një armpushim të vërtetë dhe hapi rrugën për zgjidhje të negociuar të mundshme në vjeshtë të vitit 1995.

Gjatë vitit 1998, konflikti i hapur midis forcave të ushtrisë dhe policisë serbe dhe forcave të shqiptarëve të Kosovës rezultoi me vdekjen e 1 500 shqiptarëve kosovarë dhe 400 000 u detyruan t’i lëshonin shtëpitë e veta. Mosreagimi i Presidentit Millosheviq ndaj përpjekjeve diplomatike ndërkombëtare që synonin zgjidhjen paqësore të krizës dhe destabiliteti në Kosovë falë edhe reagimit shqiptar në vetëmbrojtje gjithashtu ishin sinjale alarmues. Diplomacia alternative e mbështetur nga kërcënimet ushtarake shkuan në një fund logjik dhe të pritshëm.

Më 28 Maj 1998, Këshilli i Atlantikut të Veriut, që takohej në nivel Ministrash të Jashtëm, shtroi dy objektiva kryesore ndaj krizës në Kosovë:

të ndihmojë të arrihet një zgjidhje paqësore e krizës

të ndihmojë stabilitetin dhe sigurinë në vendet fqinje me theks të veçantë në Shqipëri dhe në ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë.

Më 20 mars 1999, Misioni Verifikues i Kosovës i OSBE-së u tërhoq nga rajoni, pas përballimit me probleme të krijuara nga forcat serbe detyrën e tij. Ish Ambasadori i SHBA-së Holbruk (Holbrooke) në Beograd bëri një përpjekje të fundit për ta bindur Presidentin Millosheviq t’i ndalte sulmet mbi shqiptarët e Kosovës ose të përballej me goditjet e pashmangshme ajrore të NATO-s. dhe më 23 mars 1999 u dha urdhri për ekzekutimin e goditjeve nga ajri (Operacioni Forcat Aleate). Kontradiktat në gjirin e Aleancës ndikuan vetëm në intensitetin e bombardimeve, ndërsa kanali diplomatik mbetej hapur.

Objektivat e NATO-s në lidhje me konfliktin në Kosovë qenë parashtruar në një Deklaratë të lëshuar në Mbledhjen e Jashtëzakonshme të Këshillit të Atlantikut të Veriut të mbajtur në shtabin e NATO-s më 12 prill 1999 dhe u konfirmuan nga Krerët e Shteteve dhe Qeverive në Uashington më 23 prill 1999:

një ndalim i verifikueshëm i veprimit ushtarak dhe përfundimi i menjëhershëm i dhunës dhe represionit;

tërheqja nga Kosova e forcave ushtarake, policore dhe paraushtarake;

vendosja në Kosovë i një pranie ndërkombëtare ushtarake

kthimi i pakushtëzuar dhe i sigurtë i të gjithë refugjatëve dhe individëve të zhvendosur dhe vendosja e papenguar e organizatave humanitare;

hartimi i një marrëveshjeje kornizë politike për Kosovën në bazë të marrëveshjeve në Rambuje, në përputhje me ligjin ndërkombëtar dhe Kartën e Kombeve të Bashkuara.

Gjatë gjithë konfliktit arritja e këtyre objektivave, bashkë me masat për të siguruar zbatimin e tyre të plotë, është konsideruar nga Aleanca si parakusht për t’u dhënë fund dhunës dhe vuajtjes njerëzore në Kosovë.

Më 10 qershor 1999, pas një fushate ajrore që zgjati 77 ditë, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Havier (Javier) Solana njoftoi se ai e kishte udhëzuar Gjeneralin Uesli Klark (Wesley Clark), Komandant Suprem i Forcave Aleate në Europë, t’i pezullonte goditjet e NATO-s nga ajri. Ky vendim ishte marrë pas konsultimesh me Këshillin e Atlantikut të Veriut dhe me konfirmimin e Gjenralit Klark se tërheqja e plotë e forcave jugosllave nga Kosova kishte filluar. Kosova mbetet vendi me praninë më të fuqishme të NATO-s në pjesën e Ballkanit ende të mbetur institucionalisht jashtë saj.

Aleanca ka gjetur vazhdimisht mbështetjen e vendeve të rajonit, ku vlen të vihet në dukje roli i Republikës së Shqipërisë gjatë konfliktit dhe më pas. Ajo është sjellë si antare e NATO-s, duke vënë në shërbim të saj hapësirën detare, tokësore dhe ajrore sa herë është nevojitur. Ballkani u bë “gurë prove” për domosdoshmërinë dhe vitalitetin e NATO-s, si një institucion për sigurinë që duhej reformuar, forcuar dhe përshtatur me kushtet dhe sfidat e reja në shkallë globale. Aleanca kishte dalë nga zona e saj tradicionale.

Ilir Meta: Për zgjidhjen e krizës e jap dorëheqjen si president


Ilir Meta zgjidhet President mes ngërçit të fortë politik, bojkotit të paralajmëruar të opozitës në zgjedhje dhe situatës së trazuar në Ballkan.

Por duket se, më të shqetësuarit për zgjedhjen e tij në krye të shtetit janë ata që e mbështetën edhe në ditët më të vështira: anëtarët e partisë së tij.

Përtej marketingut politik, dilemat për LSI-në lidhen jo vetëm me vendin e parë, por me mbijetesën e saj pa udhëheqësin historik, shkakun dhe pasojën e ekzistencës së saj në skenën bipolare politike prej vitit 2003.

A e zgjidhi apo e forcoi dilemën e jetës së Metës zgjedhja e tij si President? A mbaroi misioni i tij në politikë dhe kush përfiton më shumë prej kësaj? LSI, Shqipëria apo Edi Rama?

Për këto dhe të tjera pyetje, sonte në “Top Story” është Presidenti i zgjedhur, Ilir Meta.

Sokol Balla: Duhet thënë që disa e kanë krahasuar tuaj zgjedhjen tuaj atë ditë, me atë të zgjedhur në ’97. Edhe ju vetë nuk u dukët i lumtur?

Ilir Meta: Nuk ka asnjë lidhje me rizgjedhjen e Berishës në ’97-n, sepse ajo ndodhi në një Parlament të kontestuar, ndërsa kjo zgjedhje u zhvillua në një Parlament tërësisht legjitim dhe me një mazhorancë tepër solide, pavarësisht se për fat të keq opozita nuk ndodhej aty, për shkak të axhendës së saj të caktuar politike. Situata në vend nuk bën asnjë politikan të përgjegjshëm të lumtur dhe ne shohim përditë përshkallëzimin e një retorike, që nuk na ndihmon për të organizuar zgjedhje model, siç e meritojnë shqiptarët. Kjo është arsyeja që nuk kam qenë dhe nuk mund të jem i lumtur, sepse nuk ka asnjë arsye për të qenë i lumtur, jo vetëm për mua, por për çdo politikan tjetër.

Keni rezistuar deri në minutë të fundit?

Ilir Meta: Nuk kam patur asnjë qëllim që të bëhem president apo të rezistoj të mos bëhem president. Mazhoranca vendosi për të dhënë mesazhe bashkëpunimi dhe demostrimi të një uniteti kombëtar. Kam këmbëngulur që presidenti të propozohej nga PD, që të thyenim ngërçin politik dhe për këtë arsye u dogjën 3 raunde.

Ishte Presidenti në ofertën McAllister?

Ilir Meta: Ishte oferta e McAllister, e mbështetur nga raportuesi Fleckenstein dhe unë kam qenë mbështetës i fortë i atyre propozimeve. Më ka lënë një mbresë të jashtëzakonshme përgjegjshmëria dhe neutraliteti i McAllister, si dhe dëshira për të krijuar një klimë mirëbesimi dhe për të zhbllokuar këtë proces, që është shumë i rëndësishëm për stabilitetin e Shqipërisë dhe për vendet e rajonit.

Sa i lartë është rreziku i trazirave?

Ilir Meta: Këtë nuk mund ta them. Ju e mbani mend vitin 1996. Presidenti i atëhershëm, zoti Berisha ndryshoi Kodin, përjashtoi shumë figura të njohura të opozitës, Nano ishte në burg dhe ne pavarësisht kësaj hymë në zgjedhje dhe u tërhoqëm në fund. Dhe ju e dini se çfarë kolapsi ndodhi me procesin zgjedhor. Është një qasje tërësisht e papranueshme e opozitës, sepse në demokraci ke të drejtë që të kërkosh të drejtat e tua, por edhe duhet t’i fitosh ato. Rruga e mosvotimit është një rrezik i madh për vendin dhe qytetarët e këtij vendi, jo vetëm për klasën politike.

Kemi letrën e Johannes Hahn dhe gishti i përgjejgësive u drejtua nga PD. U pa paralajmërimi serioz për përgjegjësi nëse situata përshkallëzohet. Keni koment për këtë letër?

Ilir Meta: PD mban një përgjegjësi serioze, sepse ka patur mundësi të bëhej pjesë e një zgjidhjeje dhe të merrte disa garanci, që deri më sot asnjë opozitë nuk i ka arritur në Shqipëri në mënyrë të vullnetshme nga ana e mazhorancës. Paketa McAllister ishte një mundësi e mirë për opozitën, të merrte postin e Presidentit, të shtyheshin zgjedhjet deri më 16 korrik dhe për t’u dhënë kohë ndryshimeve në qeveri, propozohej kryetari i KQZ për opozitën, t’i jepej edhe Avokati i Popullit dhe shumë elemente të tjera sigurie dhe garancie, që ishin disa masa që nuk kishin ndodhur më parë.

Pse nuk e pranoi PD, sipas jush? Rama thotë që është “Vettingu”, procesi i “Vettingut”.

Ilir Meta: Unë e kam të vështirë t’i jap një përcaktim të qartë, jo vetëm për situatën aktuale, por edhe për zhvillimet para reformës. Më kanë krijuar një ndjesi se ka interesa jo vetëm për reformat, për zgjedhjet apo për t’i dështuar ato, por duket sikur ka interesa për të krijuar përplasje dhe konfrontim të panevojshëm në Shqipëri. A vjen nga paaftësia e politikanëve shqiptarë për të kuptuar interesin e shqiptarëve? A vjen nga interesa të tjera të jashtme? Unë nuk mund ta them dot. Unë e kam si ndjesi, por në fund përgjegjësia është e të gjithëve ne, jo vetëm e udhëheqësisë së PD-së, që duhet t’i kishte dhënë një zgjidhje kësaj situate. Ky është një proces i paparashikueshëm, që do t’i krijojë dëme afatgjata vendit. Kryeministri, në çdo rast, ka përgjejgësi për vendin më shumë sesa kryetari i opozitës. Nuk ka asnjë arsye se përse të japë dorëheqjen, nëse mendon se kjo nuk e zgjidh këtë situatë, por mendoj se çdo përgjigje konfliktuale nuk ndihmon për një atmosferë më të qetë dhe mirëbesuese.

Në negociatat me McAllister, cili ishte pozicioni i kryeministrit?

Ilir Meta: Ishte i pranueshëm. Ishin përfaqësues të tjerë të PS që ishin më agresivë. Megjithatë besoj se ishte pranë pranimit të kësaj oferte me kusht vettingun, por fakti që nuk u pranua nga kreu i PD e la atë proces pezull.

Kreu i PD iu rikthye kësaj pakete pas pak ditësh dhe la të kuptohej se mund të ishte e negociueshme. U zhvilluan dy raunde nga Nishani dhe nuk u arrit gjë.

Ilir Meta: Çdo ditë që kalon e bën situatën më të vështirë, por kjo nuk do të thotë që nuk duhen bërë përpjekje për të gjetur zgjidhje që përfshijnë opozitën nëse ajo e reflekton këtë vullnet.

Kemi një padi nga opozita për afatin, mund të jetë ky një moment që të rihapë një spirale të re?

Ilir Meta: Nuk mund të them asgjë sepse nuk jam marrë asnjëherë me procedurat e Kodit Zgjedhor dhe janë institucionet që vendosin. Çështja e zgjedhjeve nuk është çështje thjesht teknike, as është qeveria teknike, as votimi elektronik. Në radhë të parë është vullneti politike që duhet të jetë i fortë nga të gjitha palët për të garantuar një situatë normale për qytetarët që të votojnë në një mënyrë të pavarur dhe të lirë.

Si e gjykuat tërheqjen e PS nga gara e Kavajës?

Ilir Meta: Ishte një vendim shumë normal dhe i arsyeshëm dhe njëkohësisht, po të ishte bërë më parë më mirë do të ishte. Është për t’u përshëndetur se shfryu një tension të panevosjhëm.

Pasnesër kemi një protestë që opozita e quan “nënën e protestave”, keni ndonjë porosi për këtë?

Ilir Meta: Nuk më takon mua të jap porosi. PD ka të drejtë që të protestojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme, por edhe duhet të punojë dhe të investojë për një zgjidhje.

Ju thatë që mund të ketë interesa të huaja që mund të destabilizojnë vendin...

Ilir Meta: Unë nuk fajësoj të huajt. Unë asnjëherë nuk fajësoj të huajt. Armiqtë më të mëdhenj të shqiptarëve janë vetë shqiptarët.

Në çadër pati një pezmatim kur u bë publik emri juaj për President. U duk sikur u vërtetua ajo thonin të gjithë, që në çadër ishte një lojë tripolare. Basha tha që zgjedhja e Metës President kushtoi 35 milionë dollarë, duke iu referuar këtu fondit për rrugën Tiranë-Elbasan.

Ilir Meta: Çështjen e rrugëve zoti Basha e di më mirë se unë se unë nuk kam qenë ministër i Transportit. Unë kam patur kanale politike me opozitën dhe nuk i fsheh. Unë komunikimet i kam publike. Për dekriminalizimin i kam dhënë të drejtë PD, që kur është bërë ligji, për të gjithë ata që kanë meraj për reformën në drejtësi që nuk zbatohet, por ato ngjarje, ato vonesa zhvendosën gjërat në kohë dhe zgjedhjet dhe reforma në drejtësi u bashkuan duke krijuar një masë kritike. Për drogën, qëndrimi i LSI ka qenë shumë i qartë dhe më herët se opozita. Opozita e ktheu këtë në kauzë pas zgjedhjeve të Dibrës, sepse besonte se ato u blenë nga kanabisi. Për çështjen e Kryeministrit, si mund të ikë Kryeministri? Nëse kryeministri do të largohet, mund ta bëjë. Unë nuk i kam krijuar asnjë iluzion opozitës se mund të ndodhin zgjedhje përtej korrikut, sepse mandati i këtij Parlamenti përfundon më 9 shtator. Nuk jemi në gjendje lufte, as në gjendje të jashtëzakonshme për të bërë zgjedhje në tetor, nëntor apo dhjetor. Unë kam thënë që duhet një qeveri besimi që të japë zgjidhje për Parlamentin.

Ju ndoshta nuk e keni krijuar këtë iluzion, por krijuat iluzionin tjetër kur deklaruat pas darkës së famshme tek Pazari i Ri, që LSI nuk dot ë futej në zgjedhje nëse PD nuk do të futej.

Ilir Meta: Është një nga deklaratat më të përgjegjshme të Kryesisë së LSI dhe u bë në një kohë shumë të favorshme për të parandaluar përshkallëzimin e krizës. Ka qenë shumë e qartë që ne, duke theksuar rëndësinë e përfshirjes së opozitës, ne bënim të qartë që kushtëzonim koalicionin me PS me demostrimin maksimal të saj për të krijuar klimën e nevojshme për zgjedhje. Unë nuk mund të them që zoti Rama nuk bëri përpjekjet e tij sa mund t’i bënte dhe ai nuk e refuzoi paketën McAllister. Edhe sot, nëse duhet posti i Presidentit të ardhshëm, e jap dorëheqjen, s’e kam asnjë problem. Ne na duhen zgjedhjet dhe imazhi i vendit. Dje takova përfaqësuesin e një agjencie turistike që ishte shumë i shqetësuar për situatën pasi turistët po anulonin prenotimet. Kur nuk vjen një turist, po një investitor që do të investojë miliona dollarë?

Çfarë i sugjeroni Kryeministrit dhe kreut të opozitës që të tërhiqen për të arritur në një pikë të përbashkët?

Ilir Meta: Qëndrimet e mia kanë qenë të qarta dhe këto ja kam thënë edhe zotit Rama, edhe kolegëve socialistë dhe ambasadorëve ndërkombëtarë. Gjithmonë kur diçka nuk shkon mirë është në dëm të të gjithëve, pavarësisht se kush ka përgjegjësi më shumë dhe kush më pak. Më e pakta që duhet të bëjmë është që të përmirësojmë komunikimin publik, që është shumë armiqësor dhe tensionues.

Mendoni që mbajtja e zgjedhjeve më 18 qershor në këto kushte është një opsion i pranueshëm?

Ilir Meta: Mbajtja e zgjedhjeve pa opozitën është një hap shumë i madh mbrapa për Shqipërinë dhe të gjithë, pavarësisht nëse e ka përgjegjësinë opozita apo jo. Ky është një problem i madh për Shqipërinë. Nuk ka rëndësi se çfarë do të thonë nesër në Bruksel, apo Uashington. Shqipëria do të jetë një vend që do të rrezikojë ndjeshëm kredencialet demokratike që ka krijuar deri më tani. Rruga e integrimit europian, pavarësisht se mund të jetë 100 përqind përgjegjësia e opozitës për këto që po ndodh, përsëri do të jetë një rrugë e vështirë dhe mbi të gjitha do të jetë problem paqja sociale për një konflikt që më shumë krijohet lartë, sesa ekziston poshtë mes demokratëve dhe socialistëve.

Kryeministri Rama thotë se zgjedhjet do të mbahen dhe me opozitën shihemi pas katër vitesh. Një Parlament i tillë mund të ketë legjitimitet, po sa do t’i rezstonte nevjës për një marrëveshje dhe përsëritjes së zgjedhjeve?

Ilir Meta: Unë dua të besoj se do të ndodhë mrekullia dhe ajo kërkon një rritje të përgjegjshmërisë dhe reflektimit të gjithsecilit prej nesh, por zgjedhjet pa përfshirjen e opozitës, por pa treguar edhe ajo një vullnet për t’u përfshirë, mund të sjellin pasoja që askush nuk mund t’i parashikojë. Nuk ka ndodhur ndonjëherë një situatë e tillë. Nuk nderon asnjë shqiptar.

LSI do të marrë pjesë?

Ilir Meta: Kjo është një pyetje që i takon kryetarit të LSI, zotit Petrit Vasili, që besoj se do të ketë rast edhe ai të vijë në këtë studio ta thotë.

Zoran Zaev: Gjuha shqipe do të flitet, e garanton Kushtetuta e Maqedonisë



Kryetari i LSDM në Maqedoni Zoran Zaev, në intervistën për Radion Evropa e Lirë, premton se nëse fiton partia e tij, do t’u konfiskohet prona të gjithë atyre që përfituan paligjshëm, ndërsa për çështjen e përdorimit zyrtar të gjuhës shqipe, thotë se ligjet ekzistojnë, duhet vetëm zbatimi i tyre.

Radio Evropa e Lirë: Çfarë premtoni për përdorimin e gjuhëve?

Zoran Zaev: Ligji është i qartë në Maqedoni dhe Kushtetuta jonë është evropiane dhe liberale – i garanton të gjitha të drejtat e qytetarëve, vetëm nevojitet zbatimi i tyre. As do të ndërrohet Kushtetuta, as ka nevojë për ndonjë zgjidhje ligjore. Kushtetuta e tanishme dhe ligjet e tanishme japin mundësi për realizim praktik të nevojave të qytetarëve rreth këtij aspekti. Ata vetëm këtë kërkojnë. Unë i dhashë shembujt – fëmija me talent në muzikë, thjesht, nuk mund të regjistrohet në shkollën fillore të muzikës për shkak se nuk ka profesor të teorisë së solfezhit.

Edhe Kushtetuta, edhe ligji këtë ta garanton. Pse nuk zbatohet? Gjyshja nuk mund të marrë kujdes nga person i tretë për shkak se ndokush nuk ka pasur qejf t’i përgjigjet në gjuhën shqipe në komunën ku ekziston dygjuhësia. Sot kemi shembuj eklatantë – Shuto Orizari me ligj ka të drejtë të flasë në gjuhën rome për shkak se ka mbi 20 për qind romë. Përse nuk zbatohet ligji? Krahas maqedonishtes, flasin dhe në gjuhën shqipe.

Radio Evropa e Lirë: Çfarë saktësisht parashihni për përdorimin e gjuhëve?

Zoran Zaev: Asgjë jashtë Kushtetutës dhe ligjit! Vetëm realizim praktik. Këta kuazi-patriotë nga të dy anët, kuazi-nacionalistë, ashtu i quaj unë, thjesht fshehurazi, nën tavolinë, bëjnë pazarllëqe për ligjet, që në fund asgjë të mos realizohet nga ato ligje. Për këtë shkak, qytetarë tanë të caktuar, nga bashkësitë etnike më të vogla, ndihen se ky shtet për disa është njerkë e për disa nënë. Jo! Shteti duhet të jetë nënë për të gjithë, në mënyrë të barabartë, i barabartë për të gjithë, që të mund ta duam, ta ruajmë, të luftojmë; kjo e përforcon karakterin unitar të Maqedonisë.

Enver Hoxha nga vrasjet e kryeministrave te arrestimi i 1400 studenteve ne 1 vit

Në listën e 33 drejtuesve të qeverive shqiptare, prej vitit 1912 deri më sot, Enver Hoxha ishte kryeministri i 22­të. Ai e mbajti këtë dety...