2017/06/04

Kryeministri i Turqisë dhe njëherësh kryetari i Partisë se Drejtësisë dhe Zhvillimit (AKP): Populli ia dha përgjigjen më të mirë organizatave terroriste


Kryeministri i Turqisë dhe njëherësh kryetari i Partisë se Drejtësisë dhe Zhvillimit (AKP), Binali Yıldırım, tha në fjalën e tij pas shpalljes së rezultateve të referendumit në favor të ndryshimeve kushtetuese se “Me këtë zgjedhje populli ynë ia dha përgjigjen më të mirë organizatës terroriste që ndërmori tentativën për grusht shteti më 15 korrik, organizatës terroriste separatiste dhe shënjestruesve të jashtëm që tregojnë armiqësi ndaj Turqisë”, raporton Anadolu Agency (AA).

Yıldırım, ka uruar në fjalimin e tij pas shpalljes së rezultateve të referendumit për ndryshime kushtetuese mbi një milionë të rinjtë që kanë votuar për herë të parë.

“I uroj veçanërisht një milionë e 269 mijë të rinj të cilët sot votuan për herë të parë në referendum”, tha kryeministri Yıldırım.

Kryeministrja e Britanisë, Theresa May: Koha është t’i themi “mjaft” terrorizmit


Kryeministrja e Britanisë, Theresa May

Kryeministrja e Britanisë, Theresa May, tha se ka ardhur koha të themi “mjaft më” kur kemi të bëjmë me terrorizmin.



“Ne nuk mund të pretendojmë se gjërat mund të vazhdojnë ashtu siç janë”, tha sot zonja May, pasi nga sulmi terrorist mbrëmë vonë në Londër, janë vrarë 7 vetë dhe plagosur dhjetëra të tjerë.

Tre persona të dyshuar me një furgon kanë depërtuar në shtegun e këmbësorëve në London Bridge, mbrëmë vonë, dhe pastaj i kanë therrur me thikë disa njerëz në afërsi, para se të qëlloheshin për vdekje nga policia.

Në deklaratën televizive, kryeministrja, Theresa May, tha se sulmuesit bartnin jelekë të rrejshëm eksplodues për të përhapur frikë dhe panik.

Pjesa më e madhe e partive politike e kanë pezulluar fushatën për zgjedhjet e përgjithshme pas këtij sulmi, por zonja May tha se votimet do të mbahen ashtu siç është e paraparë, më 8 qershor.

“Dhuna kurrë nuk do të lejohet ta shkatërroj procesin demokratik”, tha ajo.

Ky ishte sulmi i tretë terrorist në Britani, prej 22 marsit, kur ndodhi një sulm i ngjashëm në Westminster Bridge, dhe më 22 maj, kur një sulmues vetëvrasës i vrau 22 vetë në Mançester.

Shahirat më të njohur të Kosovës


Shahirat më të njohur të Kosovës, të viteve 1920-1950 janë Muhamet Kajtazi e Xhelir Islami nga Turjaka e Zatriqit, rrethi i Rahavecit.

Turjaka,Mahalla e Kajtazëve- Bytyqët;Rame Bllaca (shkonte) te Muhamet Kajtazi; Xhelir Islami, djali i Islam Qelës; Xhelir Islami e Imer Riza i Gjakovës; ”Polemikat” në këngët e shahirave të Drenofcit, Bejtet e Bejtegjinjëve; Salihi e Ferizi, i këndojnë dhe “e përqeshin” Xhelirin; Shahirat dhe këgëtarët e tjerë të njohur të kohës së Xhelirit e të Muhametit

Pjesë nga libri i autorit Sinan Kastrati në dorëshkrim (që flet për mua, prindërit e mi, familjën, farën e fisin, AliAgët, Kastratin për katundin Turjakë … dhe … krahinën e Llapushës)

Për Turjakën kam shkruajt disa herë më përpara por asnjëherë nuk kam arritur ti them të gjithat dhe nuk kam qenë i kënaqur me punën time.Në ato shkrime të shkurtëra kam përmendur familjet më të njohura të Turjakës. Shkurt kam folur edhe për Familjen e Ali Agëve të Zatriqit, në Turjakë, Fisin Kastrat duke i përmend edhe figurat më të njohura të Kastratëve, si Gjergj Kastriotin- Skënderbeun, Kaqakët e parë shqiptarë, Halilin, Musën dhe motrën, Humën (Hajrijen), Dan Zatriqin, udhëheqësin e Luftës së Nishit, më 1978, Shaban Polluzhën- Kastratin, udheheqësin e Luftës së Drenicës, 1945, Hasan Zatriqin, Hamid Tushën, Imer Seferin, Metë Xhemajlinë, Avdi Hamidin, Asman Cufën, Reshit e Ukë Imerin e deri te Adem Uka e Mstafë Balia, Hasan Dani, Selami Dula e Sami Heli por edhe ato të të tjerat si Familjen e Dergut Halili, Imer Mullamuqës, Smajl Zenelit, ramadan Nazirit e deri te Mahalla e Goqëve .

Mahalla e Kajtazëve

Në këtë shkrim do të flas për njërën nga mahallat e Turjakës, për Familjen e Kajtazëve dhe shahirat ndër më të mëdhenjtë për 50 vjet, Muhamet Kajtazin e Xhelir Islamin. Pasi kisha shkruajt për Familjën e Ali Agëve, për katundin Turjakë, për fisin Kastrat mora disa letra falenderimi me dëshirën që të shkruaj edhe për mahallat tjera të Turjakës dhe mu duke shumë me vend që të vazhdoj të shkuaj pas Ali Agëve, për Bytyqët ose më mirë, për Mahallën e Kajtazëve, mahallën më të afert me Mahallën e Madhe (Katundin Turjakë).

Kajtazët, ose Mahalla e Kajtazëve, siq i njohin vendasit, deri vonë, kanë qenë veç dy familje: Ajo e Muhamet Kajtazit, dhe e Xhelir Islamit. Muhameti kishte edhe një vëlla, Avdylin ndërsa Xheliri, ishte i vetëm dhe ndoshta nga ky shkak pse Muhameti e Avdyli ishin dy vëllezër e Xheliri nuk kishte vëlla tjetër, ajo anë dhe vetë Katundi i Turjakës i quajti dhe i njohin si Mahalla e Kajtazëve.

Kjo Familje (Kajtazi dhe Islami) ishte nga Kravasaria, katund i komunës së Suharekës por që kishte ardhur në Turjakë në fund të viteve 1880, për shkakun se Turjaka ishte vend më i miri i asaj ane, i rrethit të Llapushës. Turjaka kishte tokë të plleshme, male me drunj të llolollojshem, dushkajat, në perëndim të Turjakës, deri në Bubël e në Panorc e bjeshkët me kullosa të shumta, deri në Zatriq e Rahovec, livadhe që veç Tujaka i ka me të gjitha llojet e luleve dhe lumin Mirusha, me disa Mullinjë që nga Mullini i Bajraktarit, Mullini i Brahim Agës dhe Mullini në Bubël që gjithashtu ishte i Zatriqit.
Një fshat që ska mulli (Lum), tokë të pune e male pë gja (bagti), nuk duhët me nejt n`atë katund”, kishte thënë Baca Xhemajli, Xhemajlia i Brahim Agës kur ishte shpërngul në Pejë, në fund të viteve 1950-ta, me djemte, Metën e Salihin.

Familja e Muhameti Kajtazit dhe vetë Muhameti me djemtë Durakin, Agushin, Ahmetin e Brahimin ishte shumë e njohur si bukëdhënës, për mikëpritje e ndershmëri. Sa sa familje e autoritetshme ishte familja e Muhamet Kajtazit tregon edhe kjo, njerëzit më të njohur të kohës e të rrethit shkonin te ai me buajt dy e tri e deri një javë javë e musafirë që i ka zâ nata e “I ka qu Zoti” *1)
Ramë Bllaca, posllanik skupštine në Beogradi shkonte shpesh te Muhamet Kajtazi sepse Muhameti ishte shpijanik. Bile njëherë kish pas shkua ma përpara te Muhamet Kajtazi e masandej, bashkë me Muhametin vjen te Brahim Aga në Mahallë të Ali Agëve, familja më e njohur e asaj ane. Kur ish pas ardhur Ramë Bllaca në Familjen e Ali Agëve, te Baba Himë me Muhamet Kajtazin, më tregoi Nezir Cufa vitin e kaluar një muaj para se të vdiste, Brahim Aga i bani muhabet shumë sepse edhe kishte mall hallall, 70 copa lopë tuj mjel. Kish pas qillue nji laknur dhe aq shishëm kish pas hangër Ramë Bllaca, sa kish pas thanë: Kurr qisi pite (2*) s`kam hanger kerkun e Muhamet Kajtazi si në mahi, qysh folte me zë të lartë e duke qeshur i thotë Ramës: – Qysh pa thua kshtu Ramë? Unë i kam shti robt e shpisë me thallue veç për ty e ti pa thu pitja e Brahim Agës âsht ma e shishme!

Muhamet Kajtazi dhe Xhelir Islami, janë shahirat më të njohur ntëë rretin e Llapushës, të anës së Drinit e të nahisë së Gjakovës. Rrethi i Llapushës, me qendër komunale Malishevën është i njohur për shumë çka të mirë dhe dallohet nga krahinat e tjera të Kosovës për tokë të plleshme të punës, male, livadhe dhe me Lumin Mirisha, mu në mes të kësaj krahine. Dikur kishte edhe shumë vreshta me rrushë e pemë të tjera, si arra, ftoj, pjeshka, vojsa etj ndërsa tash ka vetëm në pjesën Jug-lindore të Llapushës, në Dragobil, Maxharrë, Marali, Mllanaviq, Astrazub etj. Por ajo që më së shumti është e njohur kjo krahinë, përveç burrave trima, pleqëve të menqur, dallohët më së shumti dhe dhe që nuk ka asnjë krahinë tjetër në Kosovë dhe në Malësinë e Gjakovë e në Shqipëri, deri në Shkodër, janë Shahirat. Këngëtarë e instrumentalistë të sharkisë e të qiftelisë sikur që ka pas Llapusha nuk i kanë pasur krahinat tjera të Kosovës.

Xheliri dhe Muhameti, Këngëtarët më të njohur të asaj ane për afro 4o vjet

Padyshim dhe me plotë gojën, bindje e siguri e them se KURRË nuk do të ketë intrumentistë më të mirë të sharkisë sikur Xhelir Islami nga Turjaka. Xheliri është djali i Islam Qelësnga Kravasaria.
Është i papërsëristshëm për kohën që këndoi dhe i mshoi sharkisë Xheliri.
Para Xhelir Islamit, sharkisë thuhët së i ka ra më së miri Mixha Sylyman, Sylyman Kastrati, nga Damaneku, fshat fqinj me Turjakën. Vetë Xhelir Islami thonte, kur dikush e lavdëronte pasi kishte kendua, nëpër dasma apo ndeja Xhelirit: – Xhelir, ti pi mshon ma mirë sharkisë se Mixha Sylyman! E Xheliri, ia kthente me këto fjalë: -Thuaj, bile si Mixha Sylyman e mos thuaj më mirë se ai se Mixha Himë i ka ra më mirë se unë sharkisë. Xheliri ishte mësuar me i ra sharkisë, nga babai i vetë, Islam Qela. Islami, edhe pse nuk ishte i njohur si insrumentalist, i mshonte Sharkisë. Islam Qela dallohej nga të të tjerët me i ra Lahutës.

Xhelir Islami e Imer Riza i Gjakovës

Kur kishte shkua njëherë Xheliri në Gjakovë, dikush që e njeh i thotë Xhelirit: -Xhelir, hajde shkojmë në një dasëm se është Ymer Riza me shoqninë e vetë, po ti mos trego se din me i ra sharkisë e me knu!
Xheliri shkon me te dhe kur hynë në atë konak, Ymer Riza me shoqninë e vetë po bajshin gjymysh e po knojshin. Xhelirin e ulin afër Shahirave të Gjakovës. Pasi i këndojnë disa këngë, Ymer Riza po e sheh Xhelirin se po e kqyrë sikur po don me i thënë diqka, e heton interesimin e tij dhe Ymeri i thotë Xhelirit: – Hajde mara v`lla! -A din mi ra sharkisë a me knua! -Po, përgjigjet Xheliri dhe Ymer Riza ia jep sharkinë e vetë e Xhelir Islami i mshon mekamin e Zatriqit por edhe disa mekame të luftës kur turqit kanë luftua kundra Mickovit. Kur i mshon Xheliri atyne valleve që veq ai dinte, Ymer Riza i thotë: -Mara vlla, unë hala s`kam ni kun qi i mshon kaq mirë sharkoisë, a mas je pej Stamollit? 3*)
Atë natë, thonë dëshmitarët që kanë qenë aty, Ymeri, nuk e ka prek sharkinë kurse Xheliri i ka ra sharkisë dhe bashkë me shahirat e tjerë të Gjakovës kanë knue deri në ferk të sabahit 4*)

Katundin e Zatriqit e radhita të parin, pasi që është i pari për këngë arshikie, që nga Beq Jaha, Muhamet Mahmuti, Muhamet Kajtazi e Xhelir Islami … e deri te Ali Paci, Salihi, Ferizi e Ali Krasniqi, nga Vll. Drenofci, katundi më ai afërt me Turjakën, vetëm nje vrap kali larg Turjakës.

Xheliri ka lindur dhe ka vdekur në Turjakë (1900-1987). Kohë më të madhe ka këndua me Muhamet Kajtazin por edhe me të tjerë, më pakë, si me Bajram Sadikin, Ali Pacin, Salihin e Ferizin etj.
Deri, në fund të viteve 1950-ta asnjë këngëtarë nuk ka mundur me këndua me Xhelirin e si Xheliri e Muhameti, edhe pse Xheliri nuk e ka pas zërin si të Muhametit apo më vonë, si të Sali Bajramit ndërsa intrumenteve as atherë e as më vonë, nuk ka pas dorë e as gishta të dorës që kanë mundur me iu ra televe të sharkisë si Xhelir Islami i Turjakës.

Polemikat në mes të Salihit e të Xhelirit, me anë të ”bejteve”

Diku rreth viteve të 1960-ta kur Xhleiri moqmohet e nuk këndonte më as artaki, Muhameti, Xheliri mërzitej. Salihi dhe Ferizi ia këndojnë një këngë Xhelirit:
”E pat rrok`e zezë pleqnia,
i kan`dek shokt e tija,
Pe merr malli për dajregji
vjen n`Drenofc me hjek merzi”!
Këto janë vargjet, ”Bejtet” që Xhelirin e prekin shumë pasi që Salihi e Ferizi, tash ishin në zë e jo edhe Xheliri.
Ama edhe ita, Salihi e Ferizi ia japin hakin Xhelirit në bejtet:
”Kjo sharkia koka me shtat` tela, kush s`i bjen ma sukur Xhela
O Xhelir, Xhelir Islami
Gishtat tu, m`doken si t`ARIT”
Vargjet e para ose bejtet ”… Pe merr malli për dajregji
vjen n`Drenofc me hjek merzi”! ta kujtojnë Ibrahim Nezimin dhe Bejtegjinjët e tjerë të cilët shtyhën se kush është më i miri dhe kush ka këndua i pari ”Shahirat e k`saj ane, yrrnekin e muarën prej meje”! (Nezim Frakulla).

Është e vërtetë e madhe se në ato vite, Salihi e Ferizi, ishin në pupa, nuk hecshin por vraponin. Kishin edhe kuaj të shalës, atllarë ama Xhelirit ende askush nuk ia shkonte me i ra Sharkisë.
Xheliri nuk mund të pajtohej se koha e tij po perëndonte dhe nuk mund të këndonte sikur Salihi e Ferizi.
Dëshirë e vetme e Xhelirit ishte që të ketë ndonjë këngë e valle në Radio Prishtinë, dëshirë që nuk ia realizua asnjëherë.
Rexhep Zoga, një fqinj, nga Turjaka ish drejtori gjeneral i Rilindjes për disa vjet, disa herë i kishte premtua se do ta merrte në Prishtinåë, por as ai nuk e mori Xhelirin dhe nuk e mbajti fjalën …
Rexha e kishte ”marr” Xhelir Islamin si një ndër personazhet e dalluar për me kosit barin në livadhe që askush nuk mund të ia kalonte, në librin ”Kurrgjâ e jashtzakonshme” por jo edhe aty ku duhët të ishte i pari Xheliri e më i miri, me luajt me sharki.
Sot thuaja nuk ka mbetur asgjë e ruajtur nëpër shiritat e mangenotofonave, ndonjë këngë apo valle me sharki nga Xhelir Islami çka do të ishte shumë e rëndësishme për Historinë e Folklorit Shqiptar pasi që Xheliri e Muhameti janë ndoshta të vetmit që i kanë këndua këngët historike që nga Beteja e Kosovës, këngë për Babën Davlet, Brahim Pasa, Dan Zatriqit, ”Prej Prokuples deri n`Nish, na u mush rruga plot dervish” etj.
Folkoristika shqiptare, përgjithësisht dhe ajo e Kosovës veçanërisht është shumë më e varfër pa Muhamet Kajtazin dhe Xhelir islamin.

Xheliri dhe Salihi e Ferizi ….

Herën e parë që ka këndua Xheliri me Salih Bajramin, ka qenë viti 1937, në dasmë te Brahim Aga i Turjakës, kur e maton nipin, Salih Xhemajlinë. Krushqit kanë qenë në odën tonë, në odën e Imer Seferit, gjyshit tim. Në dasëm kanë qenë Shaban Polluzha, Ramë Bllaca, Mstafë Rahaveci, Mstafë Kruja, Muharrem Bajrakari i Shqipnisë, Bajraktarët e Astarazubit e të tjerë burra të njohur të kohës, beglerë e agallarë. Salihi ishte i ri dhe thuhët se nuk ka mundur me këndua
Ndërsa, hera e fundit, kur Xheliri ka këndua me Salihin dhe Ferizin, ka qenë viti 1975, kur martohet Halil Azemi, djali i Azem Januz Kastratit e nipi i Januz Dervishit në Damenk. Në at dasëm kam qenë edhe unë dhe kam pasur disa këngë të inqizuara. Xeliri nuk i ka ra sharkisë, por ka këndua me Ferizin, kurse Salihi ka këndua vetë.
Xheliri, viteve të fundit të jetës ka shkua nëpër dasma dhe festa të tjera me djalin e vetë, Bajramin. Edhe Bajrami i ka ra shumë mirë sharkisë, por jo si Xheliri.
Bajrami ka vdekur por djemt e Bajramit e kanë vazhdua rrugën e babës dhe të gjyshit. Ata po këndonin mirë.
Ndërsa ata të Muhametit, asnjë djalë e as nip nuk po këndonte.
Djemtë e Muhametit dhe vëllai, Avdyli, vëllai i vogël i Muhametit dhe Duraku, djali i madh i Muhametit sa më kujtohët, nuk kanë këndua, përvec në familje kur kanë pasur ndonjë festë familjare ose për qef por këngët i kanë ditë përmendësh shumë mirë. Mjerisht, të gjitha këngët që i kam pasur mu kanë konfiskua, më 1981 dhe ato që i kam pasur te ndonjë i afërm, janë djegur bashkë me dokumentacionin tjetër.
Këngët që i kam pasur kanë qenë këngë trimerie, si ajo e Hazir Gariqit, Lufta e Rahavecit, e Shaqir Currit e ndonjë tjetër.

Një intervisë të gjatë që e kam pasur, më 1976, si student me Muhametin e Durakun, në odën e tyre, ata mi kanë dhënë disa këngë, por i kanë recitua pasi që nuk mund të këndonin ndërsa Xheliri, nuk deshi të këndoi e Avdyli ishte i sëmurë. Ato i kam pasur të ruajtuar në kaseta 30, 45, e 60 minutëshe. Kur vdiq Xheliri sa kisha fillua punën si mësues i letërsisë në Lubizhdë dhe nxënëse e kisha vajzën e vogë të Xhelirit, Xufën dhe disa mesa të Muhametit , pasi e kreva mësimin vrapova së pakut ti them disa fjalë para varrit por Xhelirin tashmë e kishim mbullua me dhe të zi në Zabele, Vakafet e Turjakës afë Qukës dhe Bjeshkëve që ai i deshti shumë.

(Shahirat e tjerë të njohur të kohës së Xhelir Islamit e të Muhamet Kajtazit më të rinjë e më të vjetër, janë: Muhamet Mahmuti, Beqë Jaha, Hamzë Roda, Sylyman Kastrati, Azem Nura, Riza Bllaca, Ali Paci, Bajram Sadiki, Sefë Mleqani, Lam Tapalli, Salih e Feriz e Ali Krasniqi, Dan Javiqi, Dul Zenuni, Asman Mulaviqi, Halit Qallaki, Beqir Prelezi, Sejdi Javiqi, Muhamet Bashota, Isë llapqeva, Djemtë e Sefës, Halil Bytyqi, (nipi i Salih Bajramit), Naimi, (djali i Salih Bajramit), Bajrami, djali i Xhelir Islamit etj. Viteve të fundit, pas vdekjes së Xhelirit e të Salihit na dalin edhe këngtarë të tinjë e të reja dhe shumë vajza që këndojnë në dasma e në festivale cka nuk kishte pasur më parë në rrethin tonë. Më e dalluara është Bege Gashi nga Qabiqi e tri a katra të tjera që kanë kendua edhe me Ferizin, Aline dhe Gani Maralinë ….

1*) (këtu duhët shpjegua për lexuesit e rinj se deri në fund të viteve 1990-ta të shekullit të kaluar, udhtarët shpesh kur i ka zënë nata kanë buajt te familjet e mëdha e në ze, te ato familje që kanë pasur oda të mëdha. E në në Turjakë shpia të mëdha kanë qënë ajo e Ramdan Nezirit, Smajl Zenelit e Ali Agëve, disa (Hamid e Shaqeë Tusha, Imer Seferi, Xhemajli e Cufë Brahimi) pastaj ajo e Dergut Halilit por edhe oda e Muhamet Kajtazit.

Oda ka qenë si një Bijtinë, Han, Hotel i sodit por që musafirët nuk paguanin për ushqim e fjetje e nëse ishin me kuaj ose Kale shale, AT, gjithashtu i qitnin taxhi (kallamoq), sanë e atavë dhe ia krehnin kalin).
2*) Laknurit eshtë një lloj pite që e kanë qit me dy petë e në mes e kanë mbush me lakna, kepë e mazë. Nuk është pite për musafirë të qiftit të Ramë Bllacës, Xhemajl Abrisë apo Shaban Polluzhës pranda edhe nuk qesin për darke, nëse ka musafirë të tillë. Qesin Kallpite, siq e quajnë në Turjakë dhe Pasul me mish.
3*) Sharkia si instrument me tela, ka ardhur nga Turqia po është instrument pers, i Persisë.
4*) Shahirat atherë kur kanë shkua në dasma nuk kanë marrë pare. Nëse i Zoti i shpisë i ka ka përmend paret, shahirat i kanë thën: -Ne nuk jemi defatore) kan arshikie të Zatriqit, Gjakovës e të Shkodrës.

P. S. Muhameti, nipi i Muhamet Kajtazit mi dërgoj dy fotografi të xhelir Islamit dhe dy shënime të shkurtëra, të një dy faqeve të një libri për jetën e Xhelir islamit dhe të Islam Qelës por nuk kishte asnjë fotografi të Muhamet kajtazit, gjyshit. Tha se janë djegur të gjithat, bashkë me shtëpinë në vitin 1999.

Sinan Kastrati, katundi Turjakë
Malmö, 22 Maj 2017

Diana Çuli : Dikur kisha frikë të bëja personazhe femra


Diana Çuli, ka lindur në Tiranë, më 13 prill 1951, Shqipëri. Ajo është një shkrimtare e njohur, gazetare dhe politikane. Është diplomuar për Filozofi, Universiteti i Tiranës, më 1973.

Pas diplomimit ajo ka punuar si redaktore në gazetën Drita, dhe ne gazetën franko-shqiptare Les letteres albanaises.

Në 1990 dhe ju bashkua partisë Social Demokrate të Shqipërisë.

Që më 2006, ajo është përfaqësuese e Shqipërisë në Asamblenë e Këshillit të Evropës.

Ajo është aktiviste e Shoqërisë Civile për të drejtat e grave, barazinë gjinore, dhe luftës kundër trafikimit të grave dhe vajzave.

Diana Çuli, u emërua presidente e Federatës Shqiptare të Grave.

Publikime

1980: Jehonat e jetës
1983: Zeri i larget
1986: Dreri i trotuareve
1992: Rekuiem
1993: ... dhe nata u nda në mes
2000: Diell në mesnatë
2006: Engjëj të armatosur
2009: Gruaja na kafe

Floripress






Shkruan : Alda BARDHYLI




Një guan nuk është asnjëherë vetëm natën. Jean-Paul Sartre filozofi dhe shkrimtar i njohur francez e shprehte shpesh këtë, teksa përpiqej të gjente lidhjet e padukshme mes femrës dhe natës. Por një grua që shkruan është diccka tjetër. Ajo di ti marrë natës dhe atëherë kur jo i ngjason një boshllëku pafund diccka të bukur. Diana Çuli e njeh mirë Sartrin jo vetëm përmes librave që ai shkroi, një pjesë të së cilave i ka sjellë në gjuhën shqipe, por dhe përmes mëndjes të bashkëjetueses së tij Simone De Bovuar, të cilën e ka sjellë me disa libra në shqip. Filozofia dhe nata janë shpesh e njëjta gjë, pasi të dyja na bëjnë të ngrejmë pyetje. Më poshtë, shkrimtarja vjen në një rrëfim të bërë kur dritat ishin fikur në Tiranë.

Ç’ndjesi sjell nata tek ty? Do doje të ecje vetëm nëpër natë?

Margarite Durasit i pëlqente të pinte verë natën, e më pas të shkruante…Tek ty si ndodh?

Nata…Përmban misterin, vetminë, meditimin…ndoshta hënën…apo dhe shiun dhe gjëmimet e stuhisë…Më kujtohet kur isha gazetare e re në gazetën Drita dhe kthehesha natën vonë në shtëpi nga shtypshkronja. Asokohe gazetat shtypeshin në “plumb” tek një shtypshkronjë në katin e parë të godinës ku ishte Zëri i Popullit. Ishte një proces shumë i lodhshëm, i zgjatur deri në 12-14 orë. Por, megjithatë, më pëlqente kur mbaronte puna, përshembull në dy të natës, dhe unë ecja vetëm, mespërmes Bulevardit që sot quhet Zogu I, mespërmes Sheshit Skenderbej, deri te Shallvaret….Më pëlqente jehona e hapave të mija nëpër asfalt, truri më zbrazej nga gërmat, nga koregjimet dhe shijonte ajrin e pastër , yjet, minaren që hepohej, Kullën e Sahatit…Isha vetëm unë nëpër Tiranën në gjumë dhe ndonjë polic që më përshëndeste, ngulur në mes të Sheshit. E mbaj mend kështu atë periudhë, sepse e shijoja. Por, kjo është pjesa artistike. Nuk shkruaj natën, e shumta rilexoj atë që kam shkruar në mëngjes, ose lexoj gjëra të tjera. Po të pi verë – që më pëlqen pa masë – nuk jam e kthjellët të shkruaj mirë, ose ndihem pak e lodhur, pra i ruhem asaj dhe e lë për në fund javë. Ose, po pata ndonjë rast dhe pi në mbrëmje, me shoqëri ose në familje, atë natë nuk merrem me gjëra që kërkojnë përqëndrim.

Le ta nisim bisedën nga lidhja jote me shkrimin. I kujton shkrimet e para, si ndodhi?

Unë shkoja në rrethet artistike në Pallatin e Pionierit, kur isha e vogël – piano, balet, vizatim…aty ku na çonin prindërit, që vinin re ndonjë prirje ose që donin me mendjen e tyre të mësonim të tilla gjëra. Një ditë të bukur, unë i lashë të gjitha këto, pa lejen e tyre dhe u regjistrova në rrethin letrar. Më kujtohet se profesori ynë i atëhershëm ishte Javer Karalliu. Ai vërejti shkrimet e mia të para dhe më botoi një skicë që quhej Ndërgjegja dhe një poezi që titullohej Atdheu tek gazeta Pionieri. Isha 12 vjeç. E kujtoj gjithnjë profesorin tim të parë të letërsisë, se më duket se ai shënoi këtë rrugë timen. Më vonë, shumë më vonë, në vitet e para të gazetarisë botova dhe librin tim të parë me tregime Jehonat e jetës.

Si ishte ndjesia e librit të parë “Jehonat e jetës”?

Nuk më kujtohet më. Padyshim prekja me dorë librin tim të parë. Por, askush nuk e pa, askush nuk shkroi, vetëm unë isha e bindur se të dytin duhet ta bëja më mirë, që dikush ta vinte re. Dhe shkrova romanin Zëri i largët, që nuk është ndonjë gjë, por prej tij u ndërtua skenari i filmit Hije që mbeten pas dhe kështu ai pati një jetë tjetër, përmes filmit. Që e ka dhe sot. Të njëjtin fat pati dhe romani Rrethi i kujtesës – që u ekranizua në një film me të njëjtin titull. Këta dy libra ma dhanë kënaqësinë përmes filmave, ku punova me regjisorin Esat Mysliu.

Përpara se të pyes për “Drerin e trotuareve” dua të flasim për një libër të rëndësishëm për mua. E kam fjalën për romanin “Rekuiem”, i cili në një farë mënyre duket sikur bëhet promotor i romanit të parë psikologjik shqiptar…e mendon dhe vetë kështu? Aty janë dy femra, dy shoqe për të hyrë brënda labirintheve të mëndjes njerëzore…

Ndoshta. Shpesh e mendoj se ai është sprova ime më e dukshme e romanit psikologjik. Shpesh më kanë pyetur: për kë e ke fjalën? E njihni dhe ju këtë pyetje të bezdisur dhe pa lidhje me letërsinë, që e bëjnë shpesh lexuesit. Unë mendoj se, tek Rekuiem kapërceva fazën e parë të letërsisë, rrezikun për të shkruar për ato që mendoja vetë, që përjetoja vetë dhe dola në një temë që nuk kishte lidhje me mua apo me shoqet e mija. E kisha nisur këtë gjë dhe me romanet e mëparshëm, por ata nuk ishin të shkruar mirë si Dreri…apo si Rekuiem. Ata ishin sprova.

Si e shkruat Drerin e trotuareve…Sa e ndryshoi ky libër jetën tuaj?

E nisim nga fundi: nuk më ndryshoi asgjë në jetë, sepse unë nuk e kuptova që libri, i cili u botua në vitin 1988-89 do të kishte jetën e gjatë që pati më pas. Erdhën ndryshimet në Shqipëri dhe unë e harrova Drerin, për të cilin, kur u botua nuk u shkrua as edhe një rjesht. E kisha dorëzuar për botim në vitin 1984, por mbeti redaksive, sepse redaktorët, edhe pse e pëlqenin, nuk e botonin. Druheshin, ndoshta nga tema, ku nuk kishte heronj. Madje, dikush përmendi dikur termin anti-hero. Por, në fund të viteve ’80 kishte më tepër frymë të lirë dhe libri u botua. Në atë libër, përveç subjektit, që tërheq lexuesin, ideja ime ishte mos-deformimi i thelbit të njeriut, në çfarëdo kushti (Fredi dhe dy tre personazhe të tjerë). Ishte brezi im i rinisë së viteve ’70 në Tiranë, ëndërrat, mënyra si thithnim kulturën e botës në fshehtësi, si mësonim gjuhët, si jetonim dhe si na përplaste realiteti. Tani i them më mirë këto ide, atëhere duhet t’i kem menduar më tepër me instinkt. Sot, kur shoh jetën e tij të gjatë, gati tridhjetëvjeçare, habitem që nuk “ia kisha varur” , që e kisha harruar dhe ishit ju, brezat e tjerë që e risollët në vëmendje.

Si kanë ndikuar librat në jetën tënde, a e kanë ngatërruar pak jetën përreth?

Librat janë jeta ime e vërtetë, ndërkohë që bëj këtë jetën paralele, ku duhet të punoj dhe të jetoj si gjithë të tjerët. Pastaj, meqë tema e bisedës sonë është nata, më mbulon nata e dëshpërimit që nuk e jetoj dot jetën e librave të mi. Ose që nuk e krijoj dot si dua jetën e librave. Megjithatë, kjo është metaforë, sepse jeta reale, ajo që jetojmë çdo ditë, është shumë më tërheqëse, shumë herë. Ky është një truk dinak, që të shtyn të shijosh jetën e vërtetë, kur, e vërteta tjetër, ajo paralelja të pret ta krijosh.

Ndikon në shkrimin e librave të jesh grua dhe shkrimtare dhe në ç’përmasë?

Është një kontraditë konkrete. Nuk më kujtohet të kem shkruar libra ndonjëherë në një kohë të qetë. Gjithnjë më është dashur “të vjedh kohë” për të shkruar. Por, ama, mendimi fiks të rri si peshë gjithë kohën – kaloi java dhe nuk shkrova. Pastaj del libri, fillon komunikimi me lexuesin, ti e kupton që nuk ka shkuar mirë nga vetë fjalët që të thonë, nga heshtjet, e kjo të trishton, të çon në fund të greminës, por edhe të ndihmon që të punosh më mirë për librin tjetër.

Fakti që jam grua? Sigurisht, ndikon negativisht në kritikën e dominuar nga burrat që nuk të përmendin, në “pushtetin” shoqëror që e kanë ata, por, nuk do të thotë nga ana tjetër që të jetë një faktor tërheqjeje. Aq më tepër tani, që bota e letërsisë është fortësisht dhe me sukses të madh edhe e grave,

Ke marrë letra për librat?

Në atë kohë kur shkruheshin letra po, tani ndonjë e mail, mesazh…Më pëlqen më shumë kur eci në rrugë dhe dikush e/i panjohur më uron për një libër që kam shkruar. Atë ditë jam shumë mendjelehtë dhe më duket sikur kushedi ç’kam shkruar.

Nëse unë do veçoja personazhe femra të librave që ke shkruar, cila të afrohet më tepër…?

Unë nuk krijoj personazhe me tipare autobiografike, jam shumë kundër kësaj. Le të themi se i shpërndaj mendimet e mija, apo credo-n time në personazhe apo ngjarje që ndërtoj. Por, ata janë të tjerë, krejtësisht, nuk janë unë. Besoj se te tek romani “ Dhe nata u nda në mes” dy personazhe, që janë dy gra të cilat vijnë vërdallë në Tiranën e viteve ’90-’91, plot mitingje e antimitingje, me zhurma, që kërkojnë të marrin pjesë në këtë proces ndryshues që po ndodh, që duan edhe të mbijetojnë në këtë situatë me fëmijët e familjet e tyre, besoj se brënda jetës së tyre është pak dhe jeta ime në kuptim të përgjithshëm, pasi janë gjëra që më kanë ndodhur edhe mua dhe gjithë brezit tim në atë kohë… Por, nuk e gjej dot veten tek personazhet që shkruaj, është një nga parimet e mia estetike në letërsi.

Po një grua në librat që ke lexuar, cilën jetë të sajën do të doje?

Nuk e kam menduar këtë asnjëherë.

Ka pasur personazhe që të kanë tronditur?

Patjetër që ka personazhe që më kanë tronditur. Kam qënë dikur tepër e pasionuar pas letërsisë angleze dhe personazhe të motrave Brontë, që më kanë tronditur. Por, më shumë se personazhet, mua më trondisin autoret dhe autorët që i krijojnë ato personazhe, si Simonë De Bovuar – që më pëlqen shumë, pasi unë dhe e kam përkthyer ; më pëlqen shumë për forcën e saj të mendimit, ashtu siç më pëlqen dhe Virginia Woolf.

Në fakt është e trishtë të shohësh që këto femra të forta në letërsi, kanë qënë aq të dobëta në jetët e tyre private…?

Virginia Woolf po. Ajo ka pasur një kontraditë shumë të fortë përbrenda përderisa dhe vrau veten. Por, gjithsesi ishte një grua e fortë brenda krijimtarisë së saj. Ndërsa Simonë De Bovuar ka një jetë shumë të pavarur. Me gjithë bashkëjetesën me Sartrin, që ishte një bashkëjetesë e ndërlikuar dhe e vështirë e që e ka përshkruar dhe në libra si “Mikesha”, ajo e kapërceu atë. Ajo ishte një grua interesante që pati jetën e saj.

Një nga librat e bukur të Virginia Woolf është “Zonja Dalloway. A nuk të duket sikur librat kanë rrugën e tyre kur vijnë tek ne? E beson atë gjuhën e fshehtë të energjisë, të tërheqjes, siç ndodh me këtë libër?

Po, e besoj. Ne e kërkojmë atë, nuk vjen rastësisht. Mua më ka ndodhur dhe me autorë të tjerë. Rastësisht për shkak të një kërkese të shtëpisë botuese PEGI përktheva John Irvingun, romanin e tij Bota sipas Garpit. Papritur unë kuptova që ky libër kishte ardhur tek unë, që unë të kuptoja, në këtë moshë, si mund të bëja letërsi më të mirë. Ndryshoi tek unë dhe disa koncepte letrare.

Si është raporti yt me të shkuarën?

Patjetër që ka peshën e saj, por përpiqem të mos më mbajë peng. Unë mendoj gjithnjë se ka shumë gjëra për të bërë për të ardhmen, i shoh me perspektivë gjërat që bëj jo vetëm librat, por gjithçka në jetë.

Më duket si kurth të kapem vetëm tek e shkuara, më duket gabim. Ndonjëherë gjërat në Shqipëri janë të përkohshme dhe kjo nuk të krijon qëndrueshmëri, megjithatë të gjithë ne kemi caste kur kthehemi tek e shkuara. Dhe duhet. Përpiqem të kthehem tek e shkuara e bukur, por edhe tek të shkuara të hidhura. E këtë e bëj si një katarsis, me veten time, në një shkrim, në ndonjë libër.

Çfarë të trondit sot?

Pak gjëra. Padrejtësitë të trondisin dhe kur je buzë varrit. Por, ka diçka të mirë që e ndihmon njeriun të përballojë edhe pjesë jete të vështirë : jeta është e mbushur me gjëra të vogla. Një miqësi e bukur të bën të lumtur. Ka gjithmonë kohë, në çfarëdolloj kohe e në çfarëdolloj sistemi që të jetosh, në çfarëdo kafazi të të futin, ti ke gjithnjë mundësi të krijosh një miqësi të bukur. Një muzikë e bukur të bën të lumtur.

Të pëlqen xhazi?

Më pëlqen shumë xhazi. Kur punoj vë xhaz në kompjuter. Nuk punoj dot pa një sfond muzikor, por të mirë.

A mund të flasim sot për art të madh. Me art të madh e kam fjalën për një trashëgimi të tërë letrare të shkruar gjatë komunizmit. Ka shumë debate mbi fatin që duhet të ketë kjo letërsi. Si mendoni?

Po parafrazoj një nga kolegët e mi shkrimtarë, Bashkim Shehun, që përgjigjej për këtë pyetje, se është tjetër dogma e metodës së realizmit socialist dhe tjetër vepra të asaj kohe. Ka vepra që koha do t’i nxjerrë jashtë – ose i ka nxjerrë tashmë dhe janë harruar – ka vepra që do të mbeten përgjithmonë, si vepra të shumë shkrimtarëve si Kadare, Agolli e të tjerë. Edhe kombe të tjerë në Europë kanë kaluar periudha diktatoriale, por ata nuk i mohojnë veprat e mira. Vepra e mirë është e tillë, se i reziston kohës, se njerëzit e pëlqejnë, se është shkruar mirë. Një vepër e mirë si përshembull Prilli i thyer, do të lexohet e do të pëlqehet gjithmonë.

Ke nisur të shkruash në kohën e censurës..Si ke arritur ta shmangësh censurën, sa ka ndryshuar shkrimi yt pas rënies së saj?

Në vitet 80-të, kur unë kam shkruar dy libra të mi të rëndësishëm apo skenarin e filmit “Hije që mbeten pas” që është një film që e kapi censura dhe prenë copa filmi, pasi tregonte korrupsionin e administratës së asaj kohe, kishte një lloj fryme relativisht më të lehtë se vitet 70-të. Kishte vdekur Enver Hoxha dhe kishte rënë vigjilenca dhe bota po ndryshonte. Unë bëja pjesë tek ai grup shkrimtarësh që nuk na përmëndte njeri, pasi ne “nuk shkruanim tema të mëdha”, por jetën e përditshme e cila dukej jo e rëndësishme për kritikën e asaj kohe, por që lexuesi e donte. Nuk na lavdëronin nëpër presidiume, por librat lexoheshin. Mendoj se pas Rekuiemit dhe Drerit, që u botuan në kapërcyell të ndryshimeve, numri më i madh i librave të mi është pas viteve ’90: kur u botuan romanet Dhe nata u nda në mes, Diell në mesnatë, Engjëj të armatosur, Gruaja në kafe, Hoteli i drunjtë, (disa prej tyre janë botuar dhe në gjuhë të tjera) drama Nemesis, që u vu në skenë në teatrin e Durrësit dhe në Teatrin Kombëtar, vëllimi me tregime Sheshi i Spanjës, shumë studime për feminizmin dhe letërsinë e kulturën…Pra, karriera ime letrare është ndërtuar ngadalë, me këmbëngulje, pak fare nën censurë dhe shumë në periudhën e lirisë. Por, mund të them se liria është një përgjegjësi shumë e madhe për autorin. Censura nganjëherë është si një strehë justifikuese. Liria të vë në bankën e vërtetë të provës.

Si ishte një ditë jotja në Lidhje. Pinit kafe?

Patjetër pihej kafe, kishte dhe një kafene. Në atë kohë shqiptarët e kalonin shumë kohën nëpër kafenera, sidomos administrata.

Por, po të punoje në media kishte afate, e ne nuk rrinim shumë në kafe. Unë kam punuar shumë kohë në Lidhje në revistën Les Lettres Albanaises, e cila ka qënë një revistë e bukur, me kryeredaktor Ismail Kadarenë. Ne botonim pjesë të zgjedhura të letërsisë shqipe në frëngjisht dhe ajo ishte e vetmja dritare që kishte Europa për letërsinë shqipe. Unë isha redaktorja përgjegjëse, edhe pse nuk e kam emrin në revistë, për 12 vjet. Atë revistë e përkthenin emra si Jusuf Vrioni, Vedat Kokona, Aziz Vrioni, që nuk i vihej emri nga regjimi, Edmond Tupja, Arben Leskaj. Po edhe Aleksandër Zoto nga Franca. Aty kishim kapituj për poezi, pikturë dhe kronikë. Ishte një kontribut shumë i madh, një pasuri e çmuar. Duke qënë se ishte Ismaili kryeredaktor ai kishte autoritetin të përkthente e botonte dhe autorë që nuk i donte shumë regjimi, siç është rasti i Mitrush Kutelit, Anton Pashkut, etj.

Po gazeta Drita?

Në Drita kam punua më pak, vetëm vitet e para të punës sime. Kryeredaktor i Dritës pak kohë ishte Xhevat Lloshi, pastaj ishte Duro Mustafaj. Abdurrahim Myftiu ishte zv/kryeredaktor. Prej tij kam mësuar shumë për gjuhën, si ta bëj shkrimin sintetik. Më kujtohet që thoshin gazetarët e vjetër që duhet të bësh disa vite gazetari, pasi më vonë, çdo punë tjetër do të të duket e lehtë.

Një shkrimtar i mirë është një përkthyes i mirë?

Ne sot jemi një grup i madh shkrimtarësh që përkthejmë, që do të thotë se lexuesi shqiptar ka fat të madh që shkrimtarët përkthejnë, sepse, nuk ka asnjë dyshim se e bëjnë shumë mirë

E pengon përkthimi letërsinë?

Përkundrazi, është një ushtrim gramatikor, mendor. Kur përkthen një autor të mirë, mëson prej tij..

Ke përkthyer shumë vepra të Sartrit. Çfarë ka sjellë Sartri në jetën tënde?

Kam përkthyer trilogjinë e Sartrit Rrugët e lirisë dhe Neverinë, që për mua ishte një sfidë. Ishte një sfidë mendore nga më të vështirat. Sartri më ka ndikuar shumë. Eshtë ashtu sië ka thënë komisioni kur i dha Nobelin që “Sartri me veprën e tij ndikoi në brezat tanë, me konceptin e lirisë brënda njeriut”.

Sartri u besonte grave të mënçura e nuk kishte frikë prej tyre. Sa ke qënë në anën e femrave në atë që ke shkruar?

Deri tek “Dreri i trotuareve” kam pasur një koncept të kundërt, kisha shumë frikë se diskriminoja letërsinë e shkruar nga gratë nëse unë bëja personazhe femra. Mendoja se do thonin se kjo, meqë është grua, do të shkruajë për gratë. E kjo ka qënë arsyeja pse personazhin kryesor e kam një djalë në këtë libër, nga frika se mos diskriminohesha. Tani nuk e kam më këtë drojë. Mendoj se letërsia e mirë nuk ka rëndësi se në çfarë gjinie është personazhi.

Si ka qenë jeta jote në vitet e tranzicionit

Alda, jeta ime e lidhur fort me realitetin është ajo pas ’90-ës. Kam punuar 25 vjet me lëvizjen e gruas ( gati dyfishin e kohës së regjimit) në Shqipërinë që po rindërtohej, në rrethe, në fshatra, kam ngritur rjete në të gjithë Shqipërinë dhe qendra sociale e kundër dhunës, kam njohur shoqërinë shqiptare në ndryshim, kam përjetuar në vetë të parë këto ndryshime, kam prekur çdo gjë që po lëvizte në jetën tonë, edhe në situatat më të vështira, me ngjarje dhe lodhje nga më të shumtat. Kam propozuar ligje në favor të gruas bashkë me koleget e mija, kur isha në parlament, kam kontribuar sapdopak në atë që po rindërtohej këtu tek ne, sidomos në fushën sociale dhe të të drejtave të gruas. Këtë e quaj një pasuri të madhe jetësore, që ndoshta do ta hedh në një libër – jo letrar – së shpejti. Por, kjo pasuri jetësore ishte dhe është burimi i shumë librave të mi të këtyre 25 vjetëve

Sa ruhet trashëgimia kulturore e shqiptarëve të Maqedonisë?

Pesë mysafirë nga institucione të ndryshme diskutuan mbrëmë në ‘Click plus’ të Tv 21 për trashëgiminë kulturore të shqiptarëve në Maqedoni. Cila është dhe sa ruhet trashëgimia kulturore e shqiptarëve të Maqedonisë?

Skender Hasani, drejtor i institutit për trashëgimi kulturore bisedën e filloi me një detaj të rëndësishëm sipas tij, siç është mungesa e një teksti shkollorë, i cili do të edukonte fëmijët që në fillore për trashëgiminë kulturore. Por edhe pranon se trashëgimia e shqiptarëve në këto treva nuk është studiuar sa duhet.

“Kjo trashëgimi e begatshme e shqiptarëve në këto treva nuk është studiuar për shkak se nuk ka pasur institucione të mirëfillta dhe shqiptarët gjithnjë kanë qenë nën okupimin e ndonjë shteti apo ndonjë force tjetër që ka ardhur prej diku”, tha Skender Hasani, drejtor i institutit për trashëgimi kulturore.

Për këtë çështje dhe disa të tjera profesori Mixhail Pollozhani, u kujdes që institucionet në rolin e fajtorit të mos i lërë jashtë bisedës. Duke thënë se mos studimi i trashëgimisë vjen edhe me vet faktin që ka mungesë kuadri.

“Ne kemi akoma djem të rinj, të cilët qëndrojnë të papunë ose presin dhe t’i vendosë në ato institucione, sepse arkeolog nuk mund të krijohet brenda natës, por krijohet me vite”, tha Mixhail Pollozhani, profesor i historisë së artit në USHT.

Ky pohim u pranua edhe nga Sekretari shtetërorë në Ministrinë e Kulturës. Ndërsa për mungesën e një teksti që do të përdorej që në fillore për të mësuar nxënësit për trashëgiminë kulturore, ai nuk dha një përgjigje konkrete.

“ Këto probleme nuk zgjidhen brenda natës. Dhe sot është një situatë krejt tjetër nga ajo që ka qenë para 10 vjetëve”, u shpreh Behixhudin Shehapi, Sekretar Shtetërorë Në Ministrinë E Kulturës.

Për Izaim Myrtezani, nga Instituti i Folklorit Në Shkup nga mosdhënia e kujdesit të duhur, zbulimit, menaxhimit dhe ruajtjes së artefakteve, detaje të rëndësishme mund të humbasin. Por ai ceku edhe një çështje tjetër.

“ Është hapur katedra e antropologjisë kulturore dhe askush nuk është paraqitur. Këtu kemi dështuar të gjithë ne, por kanë dështuar edhe mediet”, tha Izaim Myrtezani, Instituti i Folklorit Në Shkup.

Teologu Afrim Tairi gjatë minutave të emisionit përmendi tolerancën fetare të shqiptarëve si një nga virtytet me të mëdha. Por edhe rrezikimin e disa vlerave nga globalizmi.

“Për këtë unë kam propozuar që duhet të kemi një këshill të përbashkët për të pasur qëndrime të unifikuar dhe programe strategjike për të parandaluar rrezikimin e vlerave tona fetare”, shtoi Afrim Tairi, teolog.

Mysafirët harmonizuan mendimet e tyre se globalizmi është një kërcënim për vlerat kulturore, fetarë dhe historike dhe se duhet të bëhen përpjekje më të mëdha për ruajtjen e këtyre të fundit.

Kur dashuronte Eqrem Çabej:Kur do të shihemi, lus të bjerë shi…


Kur do të shihemi, lus të bjerë shi / Pikë pas pike gjithë kësaj nate / Që kur të dalim bashkë un’ e ti / Mbi pllaja kodra dielli ka ratë …” Eqrem Çabej do t’i shkruante këto vargje në vitin 1951, nën padurimin e bukur që i sillte takimi me vajzën 28-vjeçare Shyhret. Mënyra sesi ajo fliste, dashuria e përbashkët për librat dhe gjithçka tjetër në ato biseda të shkurtra, ia shtonin padurimin për ta parë sërish. Në mbrëmjet që i kalonte i vetëm, ai hidhte në fletore vargje për të, vargje që një ditë do t’i radhiste në një fletore për t’ia dhuruar.

Ishte 1 janari i vitit 1951, kur Eqremi 42-vjeçar i dhuron Shyhretit një fletore me tetëmbëdhjetë sonete shkruar për të. Ishin njohur rreth dy vjet më parë, në pranverë 1949, kur ajo sapo ishte liruar nga burgu politik dhe punonte në Bibliotekë Kombëtare. Kjo fletore do të ruhej me kujdes për vite me radhë nga gruaja, si shenjë e artë e kohëve të dashurisë. Do të ishte e bija e çiftit, Brikena, e cila do t’i zbulonte këto sonete aty nga mesi i viteve ‘70, në fund të dollapit të tyre, duke rrëmuar me kureshti, si bëjnë shumë bij tek rreken të zbulojnë fshehtësira nga e shkuara prindërore, të kohëve kur vetë ende nuk qenë.

“Nga skaji më i errët i dollapit dora më nxjerr një fletore të kaltër, me shkrimin e pangatërrueshëm të Eqremit! Fletorja e vjetër, e kaltër, përmbante vjersha dashurie! E pabesueshme! Natyrisht kisha zbuluar shumë më tepër sesa shpresoja të gjeja! E nxjerr në dritë, e shfletoj dhe me paturpësinë e bijve ndaj prindit, me t’u kthyer Shyhreti nga biblioteka ku kishte rifilluar punë pas vitit të gjëmshëm 1970, ia tund përpara: ‘Po kjo, ç’është?’ E alarmuar dhe e çuditur që e kisha gjetur, sepse ishte e bindur që e kishte fshehur fort mirë, Shyhreti më kërkoi prerë ta ktheja sërish fletoren në vend të vet e kurrsesi mos ta merrte vesh Eqremi që e kisha parë.

Pikërisht për këtë arsye, që ‘mos ta shihte fëmija’, për vite me radhë Eqremi e kishte hequr nga shtëpia atë fletore: Ia kishte dhënë ta ruante mikut të tij, Odhise Paskali, i cili e kishte mbajtur nja njëzet vjet dhe ia kishte kthyer vetëm pak kohë më parë. Pa mundur as ta lexoja mirë, fletorja e ndaluar hyri sërish në skutat e errëta nga kish dalë.

Kurrë nuk e zura ngoje ekzistencën e saj me Eqremin”, rrëfen Brikena. Kur Çabej do të ndahej përgjithmonë nga kjo jetë, me trishtimin e një ikjeje që dhemb, ajo do të ndalej gjatë në bibliotekë për të lexuar gjithçka të mbetur prej tij. Ndalesa në gjërat që i kujtonin atë, ishte një ngushëllim i lehtë, si një takim përmes rreshtash. “Me ikjen e tij nga kjo botë, më 13 gusht 1980, nevoja jetike për të forcuar lidhjen e këputur aq herët me të, më shtyu t’i lexoj e rilexoj pa fund këto sonete. Shyhreti nuk më ndaloi më, por më tha, veç, se qysh në krye të herës kishin vendosur të dy që ato sonete të mos dilnin në gjallje të tyre. “Një ditë kur të mos jemi ne mundet edhe botohen”, i pat thënë Eqremi”, kujton Brikena. Duket që këto sonete ishin të shenjta për Shyhretin, e cila gjithnjë kujdesej për t’i ruajtur fort. Ajo do t’i merrte me vete dhe në Paris tek e bija, e cila nga frika e bjerrjes do t’i hidhte në kompjuter.

“Shyhreti i kishte sjellë me vete në Paris, bashkë me dorëshkrimin e dy soneteve aq të rralla e të shtrenjta që Eqremi kishte shkruar për Artanin pas vitit 1970, kur Artani vendosi të ikte prej nesh e të nisej drejt qiejsh të tjerë, shpresoj më të kthjellët. I kisha bërë madje dhe gati për shtyp sonetet, e me kalimin e kohës, sidomos këto vjetët e fundit të ‘pleqërisë së thellë’, si thoshte ajo vetë, kisha edhe lejen e Shyhretit për t’i botuar. Mirëpo një frikë besëtyte më ndalonte ta bëja këtë: kisha një si bindje se po t’i botoja, do të më ikte dhe ajo …”, shkruan Brikena.

Poezia ka qenë gjuha e dashurisë mes Eqrem Çabejit dhe të shoqes. Ato vargje që ai i shkroi me pasionin e një të dashuruari, ishin orët më të bukura ku Shyhreti ndalonte shpesh. “Shyhreti qysh shumë e re e kishte lexuar me pasion poezinë, sidomos poezinë frënge dhe dinte përmendësh perla të saj. Them se dashuria e përbashkët për poezinë ka qenë nxitja që Eqremi t’i shkruante e t’i blatonte Shyhretit këto sonete. Shpesh në bisedat e tyre në shtëpi citoheshin vargje poetike, krejt natyrshëm, sidomos të poezisë frënge, si referenca të sublimes në jetë, të fjalës së naltë, fisnike, që e ngre shpirtin njerëzor në maja që s’kapen dot pa magjinë e saj. Poezia besoj u fali atyre atë lidhje të rrallë, unike, atë dashuri e respekt të pashoq e të pabesueshëm që kishin për njëri-tjetrin.

“30 vjet me Eqremin si 30 ditë”, përsëriste Shyhreti thuajse përditë pas ikjes së tij”, shkruan Brikena. Poezia do të ishte me ta deri në vdekje. “Fjalët e mbrame të Eqremit në këtë jetë, drejtuar Shyhretit në spitalin e Romës – vetëm të dy, ai dergjur në shtrat të vdekjes, pak minuta para se të jepte shpirt, ajo te kryet e tij, krejt vetëm, e paepur: Si ka thënë ai poeti, Shyhret: ‘Tout lasse, tout casse, tout passe’. Mundet vërtet gjithçka ikën e shkon kësaj bote, poezia nuk tretet kurrë”, kujton Brikena. Sonetet e prindërve ajo do t’i sillte në një libër, në përvjetorin e parë të ikjes nga jeta të nënës.

A.Bardhyli


*******



Eqrem Çabej leu  më 6 gusht 1908 në Eskishehir, i biri i Hysenit dhe Lisheshit. Vdiq në Romë më 13 gusht 1980.

I ati ishte gjykatës i diplomuar në "Dar-ul-Hukuk" të Stambollit. Shkollimin fillor e kreu në shkollën qytetëse të vitin 1921 në Gjirokastër, nga ishte edhe prejardhja e familjes. Për të vazhduar studimet u dërgua në Austri.

Para se të hynte në ndonjë shkollë, iu desh të qëndronte një vit pranë familjes Reinmyler, në St. Pölten afër Vjenës, për të mësuar gjermanishten.

Kreu gjimnazin në Klagenfurt (1923-1926), për shkollimin e lartë pati një fërkim me synimin që i ati i kishte vënë që të bëhej mjek.

Por pas këmbënguljes për gjuhësinë, regjistrohet në Grac për vitin akademik 1927-1928 dhe mbasandej kaloi në Vjenë (1930-1933), ku ndoqi mësimet e Paul Kretschmer, Karl Patsch, Nikolai Trubetzkoy dhe Norbert Jokl.

Nën drejtimin e Joklit, Çabeji filloi të kishte interes të madh në zhvillimin historik të Gjuhës Shqipe. Në 1933, ai dorëzoi disertacionin e doktoraturës mbi Italoalbanische Studien (Studime Italo-Shqiptare).

Çabej u kthye në Shqipëri ku edhe punoi si mësues gjimnazi dhe nëndrejtor i konviktit "Malet Tona" në Shkodër (1934) ku dha letërsi shqipe. Në vitin shkollor 1935-'36 Çabej u transferua në shkollën Normale të Elbasanit, ku edhe atje ndenjti një vit.

Që andej u transferua në Ministrinë e Arsimit për t´u marrë me drejtimin e arsimit të mesëm. Me sa kuptohet nga qëndrimi i tij, ai nuk e kishte mirëpritur një emërim të tillë. Me një lutje më datë 17. 12. 1936, drejtuar Ministrisë së Arsimit, ai kërkon që për arsye shëndetësore të transferohet nga ai dikaster e të riemërohet si profesor i letërsisë në liceun e Tiranës.

Kërkesë që nuk i plotësohet, duke e emëruar në Shkollën e Plotësimit Ushtarak. Me "çështjen Çabej“ u mor më në fund edhe Këshilli i Ministrave të asaj kohe, i cili vendosi që Çabej, pas mbarimit të Shkollës së Plotësimit Ushtarak, të transferohej si profesor në Gjirokastër. Më 1938-'39 e gjejmë përsëri arsimtar, kësaj radhe në Gjirokastër, ku vazhdoi të jepte mësimin e letërsisë të bashkërenduar me elemente të gjuhës shqipe.

Në vitin shkollor 1939-'40 Çabej u transferua në gjimnazin e Tiranës ku u ngarkua me drejtimin e shkollës. Më 1940 dërgohet në Romë nga min. i Arsimit Ernest Koliqi për të punuar mbi Atlasin Gjuhësor Shqiptar, i cili nuk u krye për arsye të ndryshimeve politike përgjatë Luftës së Dytë Botërore. Në shtator të 1943 u emëruar min. i Arsimit në qeverinë Mitrovica, post të cilin nuk e pranoi. Më 25 janar 1944 i pushkatohet vëllai, Selaudini, nënprefekt i Malësisë së Gjakovës. Në Shqipëri u kthye vetëm pas korrikut 1944.

Në 1947, ai u caktua anëtar i Institutit të Shkencave, instituti paraardhës i Universitetit të Tiranës. Nga 1952 deri më 1957, ai shërbeu si profesor i historisë së Shqipërisë dhe fonetikës historike. Në 1972, ai u bë anëtar themelues i Akademisë së Shkencave.

Universiteti i Gjirokastrës mban emrin "Eqrem Çabej".
Veprimtaria shkencore

Çabej u specializua në gjuhësinë krahasuese indo-evropiane. Veprimtarinë shkencore e shtjelloi në gjuhësi, por edhe jashtë saj, në folklor, etnografi dhe histori të letërsisë. Vend zenë studimet etimologjike dhe leksikologjike historike, dialektologjia e onomastikës si edhe kodifikimi i gjuhës letrare.
Eqrem Çabej ka dhënë një ndihmë të çmuar me një varg sqarimesh etimologjike gjatë hartimit të Fjalorit të gjuhës shqipe të botuar në Tiranë më 1980.

Tituj të veprave

Diana dhe Zana - 2011

Elemente të gjuhësisë dhe literaturës shqipe
Hyrje në Indoeuropianistikë
Sonete - 2008
Studime gjuhësore I-VIII. Rilindja, Prishtinë 1986
Studime etimologjike në fushë të shqipes. Akademia e schkencave e RPS të Shqipërisë, Tiranë 1976-2006
I - 1976; II: A-B - 1982; III: C-D - 1987; IV: Dh-J - 1996; VI: N-Rr - 2002; VII: S-Zh - 2006; V: K-M - 2014. - ISBN 978-99956-35-20-6
Hyrja në historinë e gjuhës shqipe. Fonetika historike e shqipes. Rilindja, Prishtinë 1970

Meshari i Gjon Buzukut (1555). Botim kritik. Pjesa e parë. Universiteti Shtetëror i Tiranës, Tiranë 1968

Hyrja në historinë e gjuhës shqipe. Pjesa e parë. Tiranë 1958

Shqipja në Kapërcyell

Shqiptarët midis Perëndimit dhe Lindjes

Fjalor i gjuhës shqipe i vitit 1954, (Bashkautorësi)

Odiseu dhe Konstandini

Mirënjohjet

Urdhrin "Nderi i Kombit", Shqipëri 10 maj 2003

Medalja e Artë e Lidhjes së Prizrenit Kosovë

Universiteti i Gjirokastrës mban emrin e tij, pra Universiteti Eqerem Çabej

Burime

^ Elsie R., Historical dictionary of Albania (2nd ed.). Lanham: Scarecrow Press. 2010. fq. 67. ISBN 9780810873803.

^ Imaj A., Dosja e Sigurimit, Mehmet Shehu: Çabej, eksponent kryesor i reaksionit antishqiptar, Panorama, 29 tetor, 2009.


Demiraj Sh., Eqrem Çabej, një jetë kushtuar shkencës, Tiranë: Akademia e Shkencave, 2008.

2017/06/02

Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëvetë Shqipërisë(LSHA)


Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë (LSHA) është organizatë jofitimprurëse e krijuar nga një grup shkrimtarësh e artistësh shqiptarë për të propaganduar krijimtarinë letrare e artistike të autorëve shqiptarë, për të vlerësuar e rivlerësuar veprat më të mira të letërsisë, muzikës, pikturës e skulpturës shqiptare, vlerat tradicionale dhe ato bashkëkohore, dhe për të nxitur krijimtarinë e talenteve të reja.

 LSHA mbron dhe nxit tendencat më të mira të zhvillimeve të letërsisë dhe artit në shërbim të shoqërisë e kombit shqiptar, sipas modeleve më të mira të vlerave letrare e artistike të kombeve të qytetëruara.


Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë është organizatë krijuesish, me qendër në Tiranë, që përmbledh shkrimtarë, kompozitorë, artistë, krijues të arteve figurative dhe kritikë të vlerave letrare e artistike.

 Lidhja e Shkrimtarëve u krijua më 7 tetor të vitit 1945, ndërsa Lidhja e Artistëve në vitin 1949. Kongresi i Parë, i mbajtur më 1957, i bashkoi këto dy organizata në një institucion të vetëm: në Lidhjen e Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë.

Në krijimin dhe drejtimin e organizatës së parë të krijuesve shqiptarë merrnin pjesë disa nga intelektualët më të shquar.

Si kryetar i saj u zgjodh Sejfulla Maleshova, president nderi, Fan Noli. Midis krijuesve më të njohur ishin Poradeci, Bulka, Luarasi, Shuteriqi, Asllani, Pasko, Prenushi, Spasse, Haxhiademi etj.

Këtë bashkim vullnetar të krijuesve të të gjithë vendit në fillim e përbënin 70 anëtarë.

Për më shumë se 50 vjet, Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve kishte organet e saj letrare dhe artistike: revistën “Literatura jonë”, më pas “Letërsia jonë” (1947), më vonë revistën mujore “nëntori” (1954), të përjavshmen “Drita” (1961), revistën në frëngjisht “Les lettres Albanaises” (1978), “Bota Letrare” dhe “Revista letrare” si botime alternative pas viteve 1990, ndërsa aktualisht organizata e shkrimtarëve dhe artistëve shqiptarë, për mungesë fondesh, nuk boton asnjë organ.

 Me gjithë kushtet e vështira të një shoqërie të prapambetur dhe të një regjimi totalitar që e kufizonte së tepërmi lirinë e të shprehurit, që ushtronte një orientim dhe censurim vigjilent të partisë-shtet mbi krijimtarinë, madje edhe duke persekutuar dhe dënuar disa shkrimtarë e artistë, mjaft talente, anëtarë të LSHA-së, të cilët gëzonin të drejta si leje krijuese, orare pune të reduktuara, studio dhe mjete të ndryshme lehtësuese për krijimtarinë e tyre, krijuan vepra që dilnin jashtë kornizave të metodës së ashtuquajtur të realizmit socialist, sidomos në ato fusha të artit e të letërsisë ku tradita kombëtare ishte fare e pakët.

 Pas viteve 1990, krijuesit shqiptarë, shkrimtarë e artistë anëtarë të organizatës sonë, besuan shumë në çlirimin e tyre dhe të krijimtarisë artistike në përgjithësi.

Në nxitimin për të kapur kohën e humbur, disa vepra u shquan dhe sidomos u rivlerësuan figura të persekutuara të së shkuarës si Konica e Fishta, gjë për të cilën organizata jonë dha kontributin e saj me rivlerësime të shumta.

 Gjatë këtyre dy dekadave me një demokraci tepër problematike dhe mjaft të politizuar, Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë ka qenë për shumë vjet lajkatarja e partisë në pushtet, e cila, bashkë me marrjen e pushtetit politik, caktonte edhe kryetarin e krijuesve shqiptarë.

Më në fund, pasi mundi të shkëputej prej politikës, këto vitet e fundit organizata jonë përpëlitet si ai fëmija midis dy shemrave, herë e përbuzur nga një parti dhe herë e persekutuar nga partia tjetër politike. Sidoqoftë, pavarësia e një bashkimi krijuesish dihet që ka çmim të lartë për vetë krijuesit dhe duhen përpjekje të vazhdueshme për ta përballuar.

Në statutin ekzistues, neni 1, përcaktohet qartë natyra thelbësore e shoqatës sonë si një shtëpi e përbashkët e artit dhe letërsisë: “Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë është një institucion i lirë dhe i pavarur, një bashkësi krijuesish profesionistë, i hapur për çdo shoqatë tjetër letrare dhe artistike, i pakushtëzuar nga bindjet politike, rrymat dhe platformat artistike”. 

Sot LSHA ka rreth 1300 anëtarë. Organet e saj drejtuese janë: Kongresi Kombëtar, Kryesia, Kryetari dhe Këshilli Administrativ.

Në strukturën organizative funksionojnë: seksioni i letërsisë, i muzikës, i pikturës e skulpturës dhe ai i talenteve të reja.

Për më shumë se 60 vjet të historisë së saj, Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë është drejtuar nga personalitete të shquara të kulturës sonë.

Kryetarët e saj kanë qenë zotërinjtë: Sejfulla Maleshova (i vdekur), Dhimitër Shuteriqi (i vdekur), Dritëro Agolli, Bardhyl Londo, Xhevahir Spahiu, Limos Dizdari, Zyhdi Morava (i vdekur) dhe Hysen Sinani, kryetari aktual.

Konfirmohet aktakuza ndaj Naim Murselit dhe të akuzuarve tjerë për vrasjen e Liridona Ademajt

NGA FLORI BRUQI   Gjykata Themelore në Prishtinë ka konfirmuar aktakuzën ndaj Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës, të cilët n...