Agjencioni floripress.blogspot.com

2017/06/04

Kryeministri i Turqisë dhe njëherësh kryetari i Partisë se Drejtësisë dhe Zhvillimit (AKP): Populli ia dha përgjigjen më të mirë organizatave terroriste


Kryeministri i Turqisë dhe njëherësh kryetari i Partisë se Drejtësisë dhe Zhvillimit (AKP), Binali Yıldırım, tha në fjalën e tij pas shpalljes së rezultateve të referendumit në favor të ndryshimeve kushtetuese se “Me këtë zgjedhje populli ynë ia dha përgjigjen më të mirë organizatës terroriste që ndërmori tentativën për grusht shteti më 15 korrik, organizatës terroriste separatiste dhe shënjestruesve të jashtëm që tregojnë armiqësi ndaj Turqisë”, raporton Anadolu Agency (AA).

Yıldırım, ka uruar në fjalimin e tij pas shpalljes së rezultateve të referendumit për ndryshime kushtetuese mbi një milionë të rinjtë që kanë votuar për herë të parë.

“I uroj veçanërisht një milionë e 269 mijë të rinj të cilët sot votuan për herë të parë në referendum”, tha kryeministri Yıldırım.

No comments:

Post a Comment

Pika kufitare në Çakorr në “pritje” të vullnetit politik, çfarë thonë nga Komuna e Pejës para protestës së paralajmëruar më 25 prill – heshtje nga ministrit

         Shkruan Akademik Flori Bruqi Qafa e Çakorriit  ose  Çakorri  është një qafë mali që shtrihet në  Alpet Shqiptare , në kufi në mes M...