2017-06-05

Gjenerali i luftës-Heroi i paqës zt.Ramush Haradinaj: Nuk ka forcë që më detyron që kufiri me ra nga Qafa e Çakorrit


Ramush Haradinaj, kandidat për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-NISMA ka zhvilluar tubim madhështor në qytetin e Pejës.

Ai i ka entuziazmuar qytetarët pjesmarrës kur ka folur për Demarkacionin, ku ka premtuar se kufini nuk do të bië nga Qafa e Çakorrit.

“Nuk ka post, nuk ka pushtet, nuk ka forcë që më ligë që kufini të bie nga Qafa e Çakorrit”, ka thënë Haradinaj, raporton lajmi.net
Haradinaj: Nuk ka forcë që më detyron që kufiri me ra nga Qafa e Çakorrit (Video)
Lideri i AAK-së i është kundërpërgjigjur edhe akuzave për tradhti nga partitë e tjera politike.

“Unë nuk mundem të dalë kundër vetes. Nuk e kam tradhtuar asnjë bindje timen, nuk e kam tradhtuar asnjë qëllim politik, përkundrazi është krijuar mundësia që bindjet e mia t’i bëj realitet, e jo të mbeten vetëm duke u ankuar e kritikuar”, ka thënë Haradinaj.

“Atdheu është një dhe i kemi borxh për gjithë jetën. E falënderoj PDK-në që ma besoi postin e kryeministrit, po unë do t’i shërbej me nder qytetarëve dhe vendit. Nuk do të lejoj që të nëpërkëmbet nderi i shqiptarit”, përfundoi Ramush Haradinaj.

Ai gjithashtu ka premtuar edhe fuqizim të ekonomisë, hapje të vendeve të reja të punës, fuqizim të të rinjve.


“Më 11 qershor  2017 ju e keni në dorë një Qeveri që nuk e lë Kosovën të fundit. Një Qeveri që të sëmurit do t’i shërojë në Kosovë”, përfundoi kandidati për kryeministër.

Në këtë tubim ishin pjesmarrës edhe kandidatë nga koalicioni PDK-AAK-NISMA.

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...