2017-06-06

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi: Aeroplanët rusë në Serbi, kërcënim për Ballkanin


Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në një intervistë për të përditshmen kroate “Jutarnji” ka thënë se transformimi i FSK-së në ushtri të Kosovës nuk përbën kërcënim për asnjë shtet në rajon, por do t’i kontribuojë paqes.

Fotografia e Hashim Thaçi

Thaçi ka thënë se Kosova është shtet sovran dhe si çdo shtet i pavarur ka të drejtë ta ketë ushtrinë e vet. Sipas tij, kjo do të ndodh gjatë këtij viti dhe këto forca do të jenë të trajnuara sipas standardëve të NATO-së.
Image

“Ato janë forca multietnike, dhe i gjithë ky proces do të jetë i koordinuar me NATO-në dhe partnerët e tjerë. Askush nuk ka të drejtë ta ndalojë këtë”, ka shtuar ai.
Fotografia e Hashim Thaçi
Presidenti ka theksuar se janë duke folur me përfaqësuesit e të gjitha komuniteteve në Kosovë, të cilët janë pjesë e Forcës së Sigurisë, të cilët janë në mision të paqes dhe stabilitetit, dhe nuk janë faktor i cili kërcënon dikë.
Fotografia e Hashim Thaçi
“Kërcënimi i vetëm janë forcat ushtarake ruse dhe aeroplanët rusë në Serbi”, ka shtuar ai. Thaçi në këtë intervistë për të përditshmen kroate ka folur edhe për procesin e forcimit të subjektivitet ndërkombëtar të Kosovës.
Fotografia e Hashim Thaçi
Ai ka thënë se Kosova është anëtare e organizatave të ndryshme ndërkombëtare, politike, ekonomike, sportive, dhe çdo dite kemi ndikim dhe respekt më të madh në bashkësinë ndërkombëtare.

Thaçi ka folur edhe për marrëdhëniet me Rusinë, duke thënë se pret që Rusia do t’i bëj hapat drejt njohjes se Kosovës. Kjo sipas tij, do të ishte në interesin e vet Serbisë.
Fotografia e Hashim Thaçi
Ai ka folur edhe për marrëdhëniet e Kosovës me Kroacinë, të cilat sipas tij duhet të thellohen sidomos në fushën e ekonomisë, përmes shkëmbimit tregtar dhe investimeve.

Fotografia e Hashim Thaçi
Presidenti Thaçi ditë më parë qëndroi në një vizitë zyrtare në Kroaci, Slloveni, Austri dhe Jordani.

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...