2017-07-04

Nga Flori Bruqi : “Heshtjet vrasin” nga Agim Desku



Agim Desku hyn në radhën e atyre krijusëve që veprimtarinë e vet poetike e kultivon me sukses për të rritur dhe për fëmijë. Ai, duke shkruar vjersha të bukura, në mënyrë simbolike këndon për njërëzit e shquar të kombit dhe për ata të penës, këndon për shpesët, por edhe për jetën plot të papritura me tema e motive të llojllojshme, të cilat kanë karakter edukativ. Përmes një perceptimi të qartë poetik, ai na orfon një pikturë të gjallë për jetën në përgjithësi. Me imagjinatën e tij Desku, në mënyr specifike i përjeton dhe i vulos motivet reale, të cilat trajtojnë aspekte të ndryshme dhe ofrojnë njohuri për shumë anë të jetës. Pra, ai derdh frymëzimet duke folur me zërin e tij dhe duke thirrur me plagën si përkatësi shpirtërore .Fokusi poetik i përqendrohet në një objekt poetik: qenia,qenia si objekt thelbësor i idesë dhe mësazhit.Kështu, nëpërmjet vargut autori Desku arrin të paraqet kompleksivitetin e qenies ,relacionet të saj me gjithësinë ,me vetveten;shfaqjet e ndryshme të saj dhe vendndodhjen në kohë e hapësirë .Në vargun e tij arrihet të shkrihet biografia e autorit me biografinë e qenies.Qenia që paraqitet nuk është e përcaktuar dhe kjo është një e arritur tjetër e tij ,sepse ka lënë mundësinë e identifikimit të secilit lexues me atë poezi.Brenda këtij subjekti ngërthehen edhe shpresa,edhe zhgenjimi,edhe qëndresa,edhe përkujtimi,edhe reagimi i një shpirti,i cili gjen prehje vetëm në synimet e poetit,i cili shquhet për kah vargu dhe poezia e shkutër,të cilat sot janë edhe shumë të preferuara.Mirëpo ,duke pasur parasysh se vargu dhe poezia e tillë do përgjegjësi të veçantë,ai kësaj çeshtje ia del dhe krijimtaria e tij na servohet si shumë e qëlluar dhe me fuqinë e mesazhit shumëdimensional.
Agim Desku u lind në fshatin Siqevë të Klinës në vitin 1957. Shkollën fillore e kreu në Ujmirë, gjimnazin në Klinë, kurse SH.L-në (gjuhën dhe letërsinë shqipe) në Gjakovë.
Deri më tash ka botuar tri vëllime me poezi . "Pëshpëritje drite" 1995 (Për të rritur), "Kënga e pranverës" 1996 (vjersha për fëmijë) dhe "Në cilin varg mbes" 2007
Është antarë i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës dhe i klubit letrar "Karagaçi" të Pejës.
Agim Desku jeton dhe punon (mësimdhënës në SH.F "XH.Kada") në Pejë.



Image result for agim desku
Agim Desku


Përmbajtja e poezive të autorit Agim Desku ndjek një traditë tejet të konsoliduar në gjuhën shqipe. Dashuria për atdheun e diellin janë dy motive të cilat e nxisin autorin me këmbëngulje që sa më parë t'ua sjellë edhe lexuesve të tij këtë vëllim poetik.

Ekzistimi i kësaj parathënieje lidhet me vetë jetën e njeriut me të cilën ai është munduar që pavarësisht nga kulturat e ndryshme në vendin tonë, ky libër poetik të jetë i lidhur ngushtë me interpretimin mbretëror të mesazhit nga ai deri tek lexuesit .

Agimi jo vetëm që ka arritur t’i paraqesë në mënyrë të kuptueshme poezitë e tij, por ai ka vënë në dukje se qëndrimin e tij ndaj më të bukurës mund ta paraqesë vetëm me anë të ndjenjës shpirtërore duke shkruar Rrëfej të Bukurën?

Asnjë fjalë mos ma kërko sot

As dhimbjet mos m?i merr

Vetëm plagë të jetës shëro.

Mos eja pa yjet poet

Janë fjala, jeta, kënga dhe vargu yt.

Këtu kemi të bëjmë jo vetëm me vlera aktuale por edhe me vlera të ndryshme kohore, ku gjatë të njëjtës periudhë poeti barazon dy kohët. Pavarësisht kësaj dhe modifikimeve në poezinë e tij, ai kurrsesi nuk arrin të mbështetet aty ku nuk mund të qëndrojë, por thellë tij është krijuar nja bazë narrative me të cilën ai paraqitet sigurt, dhe një vlerë tjetër që do ta theksoja është përdorimi i gjuhës dhe qartësia e mendimit dhe të shprehurit të cilat fakte ua mundëson lexuesve ta kuptojnë më lehtë.

Kjo përmbledhje me poezi është një vlerë publike që tregon një punë serioze të autorit dhe të përkushtueshme jo vetëm në shkrimin e poezive por edhe duke reflektuar në atë që të ketë sa më shumë qartësi në të shprehurit e tij gjatë gjithë rrëfimit brenda saj.

Botëkuptimi i tij për mendimin e të shkruarit poezi ka rol të rëndësishëm në kohën e realizimit të tyre, në veprimtarinë e tij si shkrimtar ai lidhet ngushtë me çlirimin e tij shpirtëror gjatë gjithë kohës ku nuk lë pa e përmendur edhe Ferrin e Dantes edhe Plagët e Dhembjes, edhe Lumin e Lëndimin e Fytyrë Hënën, deri te Pengu i Fjalës e duke mos lënë pa përmendur edhe Vargun që kurrë s’e takoi.

Duke njohur realitetin dhe duke marrë parasysh që veprimtaria letrare e kulturore është e lidhur ngushtë me servimet tona duhet mbështetur çdo herë në gjuhën e popullit që të jemi më të qartë, dhe këtë di ta bëjë mirë Agimi.

Duke e përmbyllur atë me vargjet NUK DUA VARG PIKËLLIMI ai na paraqet?

Sonte dua ta shkruaj vargun pa asnjë mallkim

Të rri pranë shpirtit tënd plot kujtime dhembjesh

Të rrrugës Via Egnatia që kurrë s'paska fund

Mëkatohej ora që ruante dashurinë e poetit.

Kujtime ruajmë për vashat e burimit të ëndrrave

Shami që fshinin lotët për princërit e zemrës

Eh, ç?më kujtohet vargu i bukur i Serembes

Sa vargje hyjnish thurim për shpirtin e tij.

***

Askush sonte nuk e do pikëllimin...

Askush sonte nuk e do pikëllimin në varg poeti

As shamizën të qëndisur me gjilpër loti

Vetëm një ëndërr do e ruaj për miken time

Që me shpëton nga Titaniku me vargje deti.

Shkëpusim një cikë poetik nga poeti i mirënjohur shqiptar Agim Deku.


LOTËT QË FLASIN

...Për ditë
u grinda me perenditë
kafshoja veten
thitha gjak gjarpri
Atdheun e mora më vete
herë në tokë
e herë në qiell
zbrita Purgatorit të Dantës
u ngita legjendave të Mujës e Halilit
aty ku zanat i dhanë gji të pijë
bacë Ademit.
Në Rozafat u grinda edhe me Zeusin
kur e gjeta shpatën e Skënderbeut
e shkruar me shkronja shqipe
dymijë vjet para Krishtit.
Kalova andej Durrahut
të takoja Homerin ditën me fenerë,
edhe pak verë të pi në Çamëri,
t`i puthi mbesat e nipat e mi
më lotë më flasin,
buzëqeshjet vrasin
zemrën time
për ditë ngapak
pse s’kam liri për ta
pse s’kam dashuri
as në vargun tim,
as një fjalë të vetme
nuk e di ku ta marr për ata
që nuk dinë të thërrasin liri shqip
as të vrasin shqip,
as të dashurojnë shqip
Çamëria
Për çfarë të shkruaj
mbrëmjeve me zjarrr lirie
Çka i duhet pranverës ky zjarr
që vërbon sytë e nënave
më thuaj Ti, Atdhe
ç`të shkruaj sonte
për lirinë time
pa Çamërinë.
Nuk e nënshkruaj kurrë pasaportën
pa miken çame
nuk e dua lirinë i vetmuar
pa flamurin kuq e zi
të valvitur me shqiponjë
në Çamëri
as kokën pa tokën denbabaden iliro-dardane
që ma vodhën zotat e huaj
kur fjala kishte heshtur diku në dhe e diku mbi të
Sonte
jam zgjuar të shkruaj vargje që ngacmojnë heshtjen
e njeriun tonë ta zgjojnë nga ëndrrat për pak liri
që na shtrohet pallateve ngjyrë blu
gjysmëgotash herë të zbrazura metropoleve evropiane
të dehur ngrenë dolli për fjalën tonë të heshtur
sikur edhe unë i dehur me shekuj
edhe pse i robëruar me fjalë e me shpirt
Sonte
kam të drejtë të jetoj e të kërkoj liri për Iliri
ku denbabaden isha zot vetë, isha iliro-dardan
isha Çamëri, isha Kosovë e Tetovë
isha Preshevë e Malësi
isha vetë Iliri
isha Shqipëri.
Sonte
jam vetë zot e Kastriot
jam Mic Sokol e Adem Jashar
jam Kosovë e Rugovë
Sonte
jam Preshevë e Tetovë
jam Malësi e Çamëri
Sonte
jam shqiptar e jam Shqipëri




LIRI E KRYQËZUAR SHQIP
(Më rastin e vdekjës tragjike të poetit Tahir Desku, te Kroni i Mbretit)

Të paktën
të erdha
liri,
bashkë me agimet e mia.
Ëndërrimet më rikthyen sërish
ta mundja vdekjen,
se pak para teje
erdha.
Ti
na gjete këtu,
liri
si çlirimtar
apo kryeneç.
Për Ty
të vetmit ishim
Atdhe
Për Ty
jam më i kryqëzuari
shqip,
më i buzëqeshuri
për emrin tënd
e tim eti
dhe tokës besë
e shpresë.
Erdha të prehëm
për pak
edhe me ty
gjeneral.
E dija
së në shpirtin tënd
ka vend
edhe për vargun
e poetit gjeneral.

Dhjetor,2005



DIELLI
Me diellin
lartësohet liria.
Lulet
prap marrin aromë.
Këngët
këthejnë tek unë,
bashkë me mikën
pimë ujë Prekazi.



TIVARI
Në Tivar
nata mbeti
pa ditë e dritë.
si të kërkonim
liri,
kur humbëm
edhe fjalën.
Në ditarin
Arnold Von Harfi
numërojmë
deri në 4700
Detit
ia vodhen ëndërrat
për të Bukurën e Dheut.
Kur të vie
si nuse
në Prishtinë,
Ilir
më shkruan
në flamur,
falë Zotit
liria
është fjala ime
e fundit
për të Bukurën e Dheut.



PORTRET NË FUND TË BURGUT

Ditën
e matja më natë.
Në zemër
shikoja emrin tim,
kur më mungonin sytë
e kafshoja tokën
herë kokën,
të dyja
ia falja ëndërrës
vetëm për pak liri,
së si e vizatoja
atdheun
në çelinë
e zemrës sime.
Nuk e dija
cili ishim njeri,
unë
zoti
apo djalli,
nuk e dija
as çka kafshoja
dhëmbët e mi
apo atdheun.

(Dubravë, 1999)



PSE FJALË

Nuk e dua
fjalën
as dashurinë
pa atdhe,
as njërën
pa tjetrën/
Më jetën
bëj ç’të dua
herë e fali,
herë e vras.
Nëse nuk e do Kosovën
me Shqipërinë,
kurrë nuk i dua fjalët
pa vargjet çame,
që m’i çmendin kujtimet
për mikën
e këngës labe.



PASAPORTA E FLAMURIT

Emri
Ismajli, Isa, Iliri
edhe unë
Agim Desku,
shteti
-Jetoj,
që nëntëdhjetë e nëntë vite
në shtetin e coptuar
shqiptar,
me prindërit e farefisin tim,
të njëjtën bukë
e ndajmë më Shqiponjat e Butrintit.
-Jetoj dhe vdes
me të njëjtin flamur
kudo në Iliri,
nëse jetohet
jeto me të njëjtin flamur,
nëse vdiset
vdis me të njëjtin flamur
edhe në Çamëri
me të njëjtin flamur
Kuq e Zi.



ARZANA
Arzanës ,arkeologës së parë IlireMe kalorësit Dardanë
Me kalorësit Dardanë
kaleroje Ilirinë
Butrint
Rozafat
Dardani
Ç`vazo më solle
Arzan
për fisin tim
Ilir
ma mësove arkeologjinë
dhe me emrin shqip
vajzën ta pagëzoj.



ORË HISTORIE

Alfabetin
kohërat ma mësun
im zot
kur mes rreshtash
lexoja historinë
Ilirisht.



NË LAPIDAR
( Sh. Gjeçovit)

Kohë për mendje
kohë
në gur
kohë
në dhembje
kohë
për burrë.




DRITIM VARGUN QË E RUAJ ME VITE

Sonte e kam pёr zemёr tё shkruaj vargjёt e rrugёve tё krisura
qё i ruaj me vite pёr ty Evropё
tё luftёrave tua pёr tokё e nam e mё netёt pa gjumё,
tё luftёtarёve tё lirisё qё ёndёrra e kujtime i lanё nё shoqёri mё hёnёn
si dikur unё nё Siqevёn time tё fёmijёrisё
kur as lutjet nuk mё pranoheshin nёpёr udhёtime tё pafund
atёherё mё duhej tё notoja detit mes valёve e mes furtunash
ku vinin edhe pulёbardhat mё ne qё tё na pёrcjellin fluturimin tonё
sё bashku ndeznim qirinj e mbanim zi pёr Titanikun
nё Tivar ngritnim dy gishtёrinj dhe i shkruajmё lutje mikut
tek shetisja rrugёve tё Evropёs çdo ditё bёhem mё i ri pёr atdheun tim
flas mё tё e çmallёm nga ajo tokё e huaj dhe çdo natё ёndёrrat sikur mё flasin
tё kthehёm aty ku isha fёmijё ,ku lozja me gurёt e murёt
ku ndёrtoja Kalanё time prej Kosove, nёpёr secilin cep atdheu
pёr sa herё e mё ç`mall e lexoja Bagёti...tё Naimit
ato male nёn hijen e mrizeve kullotja edhe unё bagёtitё e mia ,sa bukuri,ç`farё idile
por ,sa mё mungonte diçka mё e bukur, diçka qё e ёndёrronim brez pas brezi
denbabaden ,gjysh e stёrgjysh ,e vetmja fjalё e dashur qё mё bёn dritё,
tё cilёn fshehurazi ma thoshte nёna edhe babai e thoshte mё dashuri
sa ёmbёl ma mёsonte edhe mёsuesi atё fjalё tё bukur e tё dashur
ajo, ishte vetё Liria , qё me shekuj e prtnim ,e donim si tim bir
e pritnim pёr ta puthur sёcili pёr vete,kush mё shumё sё sa unё nё dheun e huaj,
e puthja me lotёt e mi, mё sytё e mi ,mё zemrёn time ,me trupin tim
tё lёnё kujtim, tek sa i thyenim gurёt e Kosharёs,
aty ku e thyem edhe kufirin e emrit tim Agim,
ku shqipet tani fluturojnё tё lira ,nёpёr sёcilin cep te atdheut tim.
Falma njё lule prilli
Eh...
Sonte….
sikur e vodha lotin e asaj nate
kujtim i lёnё buzёve tё puthitura
tё kalorsit tё burgosur
nё dyluftimin me sёcilin bajloz
qё i afrohet hёnёs dhe diellit
apo ёndёrrёs sё priellit.
Sonte
nё Takimin me ty
mblodha ca lule
qё dikur kishin aromё dashurie
ti solla sikur pёrherё pranverave
kur dilnim me duar tё bashkuara
sikur qё nuk dinim q`tё bёnim me puthjet
atyre e takimeve tё asaj nate plot me hёnё
pёr ato puthje tё pambarim
buzёt janё dёshmitarё.
Sonte
e kam vetem lotin
kujtim.
Sonte
s`di si ta ruej zemrёn nga vdekja e hershme
e kalorsit te burgosur
nё dylyftimin me sёcilin bajloz
qё i afrohet hёnёs dhe diellit
dhe ёndrrёs sё prillit.
Sonte e luta kalorёsin tё ma falё njё ёndёrr
apo njё lule prilli pёr pёr buzёt e mikёs
si aromё tё puthjeve si zjarr lirie.
Sonte edhe unё u bёra lule e sёcilёs aromё
u bёra kalorёs i atdheut tim.
Sonte
mё sёcilin bajloz jam nё dyluftim
edhe pёr dashurinё edhe pёr puthjet e mikёs,
pёr atdheun bёhёm ushtarё i tij.
Cilёn buzёqeshje ma fali pranvera
Cilёn buzёqeshje ma fale atdhe
pёr cilin lapidar t`ia shkruej epitafin
mikut tim diku i zhdukur nga lufta nё numrin 1820
edhe nё njёmbёdhjetё vite pritje
nё dorёn time tё lёnё kujtim ca gurё tё thyer tё Kosharёs
mbeshtjellur me aroma lulesh.
mё shumё dashuri e fjalё.
Pёr cilёn buzёqeshje u bёra baladё
herё u bёra kalorёs i saj
buzёdrinasja ime si u tretё nё vajё
si zog kanarine fluturoj
dritare e botёs u bё
bashkё nё pёrqafimin tim
pёr lirinё erdhi e na pёrgёzoj
dhe iku e u bё zjarr
tokё e nёnё
u bё edhe dashuri
buzёdrinasja ime
u bё l i r i.



DRITIM

I gjason gurit
vaji im
dhe këngëa
shqipe
që nëna ma mësoi
të flë emir
në mua
e fjala n`besflijim.



UDHA E SHQIPEVE

Në mbretërinë e Teutëa
qyteti Butrint
njëmijë e njëqind drejtime
numri 001
apartamenti Evropa
është udha e Shqipeve.



EMRIN E KAM POEZI

Emri im
mё ngjan nё varg
e vargu
nё emёr.
Nё liri erdhёm
si ushtarё e gjeneralë
pёr tokё e kokё
e plis tё bardhё
denbabaden
se shqipet na rritёn
nёpёr secilёn kala
duke valëvitur flamurin
kuq e zi
me emrin Shqipёri
e Çamёri.




FLAS ME VARGUN

Me vargun flas
shqip
e nuk zihemi asnjёherё.
Flasim mё shumё
pёr atdheun
dje e sot
me gjuhё zemre
flasim deri nё agim.
Fjalёt i marrim
aty ku ka liri
ka edhe pak vend
nё secilin varg
pёr miken time, Valerinë.
Me vargun flasim
pse jo edhe pёr dashuri.
Pёr luftёn shkruajmё epitafe
martirёt i ndritim nё gjeneralë
me vargun kemi çka flasim
çdo ditё nga pak
fjalёt kurrё nuk pёrfundojnё.




SË SHPEJTI DO TË LIROHET EDHE GJENERALI SYLEJMAN SELIMI

Avokati mbrojtës i Sylejman Selimit, Tomë Gashi ka shfaqur besimin se pas lirimit të Sami Lushtakut do të ndodhë edhe lirimi i klientit të tij.

Ai ka konfirmuar se është vetëm çështje organizative e gjykatës dërgimi i vendimit lidhur me lirimin e Selimit.
Image result

“Vendimi nuk mund të jetë ndryshe, sikurse lirimi i Sami Lushtakut, meqënëse edhe Sylejman Selimi akuzohet në njërën nga pikat njësojë sikurse Lushtaku, i cili është liriuar”, tha Gashi, duke shtuar m ëgjithatë se rasti iklientit të tij, Sylejamn Selimi është më i komplikuar pasi rasti është në Gjykatën Supreme dhe me mjete të jashtëzakonshme.

Sipas tij, vendimi është dashur të dërgohet në të njëjtën kohë sikurse me atë të Lushtakut.

Sylejman Selimi është shpallur fajtor për një vepër penale të krimeve të luftës kundër popullatës civile. Sipas aktakuzës, Selimi në cilësinë e pjesëtarit të UÇK-së, në bashkëkryerje me një pjesëtar tjetër të UÇK-së të panjohur, “ka cenuar integritetin trupor dhe shëndetin e një personi të paidentifikuar nga fshati Gllanasellë, i ndaluar në qendrën e ndalimit në Likoc, duke e rrahur teksa ai po e pastronte dyshemenë e burgut”.

Sylejman Selimi u lind më 25 shtator 1970, në fshatin Açarevë të Drenicës. Arsimin fillor e mbaroi në vendlindje, të mesmen në Klinë ndërsa studimet i vazhdoi në Fakultetin Metalurgjik në Mitrovicë.

Z. Sylejman Selimi është njëri nga organizatorët e UÇK-së.Gjatë veprimtarisë së tij në radhët e UÇK-së ka bartur detyra me përgjegjësi në strukturat komanduese të UÇK-së. Në pranverë të vitit 1998 me vendim të Shtabit të Përgjithshëm emërohet Komandant i Zonës Operative të Drenicës,ndërsa nga marsi i vitit 1999 deri me 2 Prill 1999, ishte Komandant i Përgjithshmëm i UÇK-së,

Qeveria e Kosovës:Për mjetet e informimit

Njoftim

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj të datës 27 prill 1999,pasi bëri analizën e situatës në lidhje me zbatimin e vendimittë urdhërit të Shtabit të Përgjithshëm për mobilizim të përgjithshëm të popullsisë e vlerësoi se populli i Kosovës iu përgjigj njëzëri. Zbatimi i këtij urdhëri si dhe largimi i një pjese të anëtarëve të Shtabit të Përgjithshëm në funksione të tjera shtetërore, ka krijuar situatë të re,
të cilës duhet që institucionet aktuale legjitime në Kosovë t’i përgjigjen me masa organizative sa më të efektshme. Lidhur me këtë problem u morrën një sërë vendimesh dhe dekrete, midis të cilave po komunikojmë:

Qeveria e Kosovës
Nr. 85 / 99
Datë 28 prill 1999
Prishtinë


Mbështetur në propozimin e Ministrisë së Mbrojtjës së Kosovës, bazuar në nenin 6 pika „f" të Dekretligjit për punën e Qeverisë së Përkohshme, Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e
datës 27 prill 1999

Dekretoi:

1.Z. Sylejman Selimi emërohet Komandant i Gardës Kombëtare
të Kosovës
2. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Kryeministri
Hashim Thaçi



2017-07-03

Nga Flori Bruqi : Në vend të përkujtimit:Yllka Domi

Image result for yllka domi biografia

Yllka Domi u lind në Gjakovë më 18.08.1982. Yllka ishte e bija e Afrim dhe Dashurije Domit. Ajo u lind në një familje qytetare me tradita patriotike. Gjyshi i saj Kasim Domi,një atdhetar dhe veprimtar i madh u dënua nga pushtuesit sërbo-jugosllav dhe vuajti dënimin në burgun më famëkeq në Goli Otok. Babai i Yllkës ,Afrimi poashtu u angazhua në aktivitete dhe në institucionet e Republikës së Kosovës për të dhënë kontributin e tij. ​

Image result for yllka domi biografia


U dënua nga pushtuesit serb dhe vuajti burgun në burgjet serbe. E ëma e Yllkës Dashurija, i edukoi fëmijët e saj Triumfin, Visarin dhe Yllkën dhe i ushqeu me dashuri dhe atdhedashuri edhe pse në rrethana mjaft të vështira,sepse ishin kohë të egra dhe familja e tyre ishte vazhdimisht në shënjestër të pushtimit serb.

Yllka si nxënëse e shkëlqyeshme e shkollës “Mazllom Këpuska “në Gjakovë, herët u dallua për shkathësitë e saja organizative, por edhe për talentin e rrallë që kishte për shkrimet dhe krijimtarinë letrare. Pra shumë herët ajo u mor me shkrime,me aktrim, ishte një valltare e mirë dhe me shtatin e saj dallohej nga bashkëmoshataret e saja. ​

Yllka angazhohej në të gjitha programet dhe manifestimet e shkollës, por ishte prezente edhe në organizimet tjera kulturore që mbaheshin në qytet gjatë kohës së okupimit. Ajo lexonte poezitë e saja, por edhe recitonte bukur poezitë e shkrimtarëve të mëdhenj.Yllka Domi ka botuar shkrimet dhe poezitë e saj në revista të ndryshme. ​Me këto cilësi Yllka vazhdoi edhe mësimet në Gjimnazin”Hajdar Dushi “ku përveç sukseseve në mësime ajo udhëhoqi edhe grupin letrar.​


Yllka rritej në një frymë atdhetare dhe po përballej gjithmonë me padrejtësitë që po i bëheshin kombit shqiptar. Prandaj ajo ishte e interesuar gjithmonë që të informohet saktë se si po lëvizin gjërat. Kudo ishte aktive, në shkollë, në grupe humanitare, në ndihmë banorëve të ç’vendosur dhe aty ku e kërkonte nevoja. Si e tillë ra në kontakt me shumë të rinj e të reja të cilët ishin kyçur në bërthamat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ka kryer kurset për ndihmë të plagosurve në luftë dhe ka ushtruar përdorimin e armëve dhe pastrimin e tyre. Ajo ishte shumë e shkathtë dhe çdo përpjekje të saj e realizonte me sukses.

Ashtu siç edhe kishte dëshirë ashtu edhe u radhitë në Brigadën 137 Gjakova të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Gjatë ofensivës së Betejës së Çabratit, e cila po zhvillohej në mes të forcave të UÇK-së dhe ushtrisë serbe, më 7 Maj 1999, u vra Yllka bashkë me disa bashkëluftëtarë.​Yllka Domi u vra me snajper nga forcat serbe, në Çabrat në ofenzivën e 7.05.1999.​


Kriminelët serbë për të fshehur gjurmët e krimit, trupin e Yllkës bashkë me trupat e tjerë të vrarë, i dërguan në një varrezë masive në Batajnicë (Serbi).​
Pas identifikimit të eshtrave të Yllka Domit nga ekspertët e mjekësisë ligjore, u rivarros me 23.12.2003,në kodrën e Çabratit në Gjakovë. ​ Yllka Domi është shpallur dëshmore e kombit.


****
Gazetari i njohur Chris Stephen i gazetës The New York Times, pas vizitës në
Gjakovë, menjëherë mbas luftës, ka botuar në këtë gazetë, poezinë e Yllkës me titull “Kënga e pranverës”. Poezitë e Yllka Domit, u kallën nga paramilitarët serbë bashkë me shtëpinë e saj, kurse ditari që e mbante me vete gjatë luftës, u zhduk sikurse edhe trupi i saj, prandaj ajo me plot të drejtë mund të quhet një Ana Frank shqiptare.

Nga Blerim Valla më 09 maj 2011 në ora 14:17
Asnjë mësimdhënës nuk e paramendon për të gjallë të tij, e as unë, se do ta përjetojë vdekjen e nxënësit apo nxënëses së vet. Aq më larg, se do të marrë pjesë në përcjelljen e fundit për në amshim të ndonjërit prej tyre .



Por ja që në jetë ndodh gjithçka.



Lajmin për vrasjen e ish-nxënëses Yllka Domi, vetëm 17 vjeçare, ma kishin kumtuar shoqet dhe shokët e saj, po ashtu ish-nxënës të mi, menjëherë pas ofensivës së madhe të forcave paramilitare dhe militare serbe në Kodrën e Çabratit, që zgjati prej 7 deri më 11 maj të vitit 1999. Isha i tronditur edhe më shumë kur u mor vesh se trupi i saj ishte zhvarrosur për së dyti nga kanibalët sllavë dhe se trupi i saj i njomë, pas gati katër viteve, (më 2003) ishte identifikuar, në varrezën masive në Batajnicë të Serbisë.



Lajmin për këtë e kishte dhënë, menjëherë pas luftës, gazetari i njohur Chris Stephen në gazetën The New York Times, pasi kishte vizituar personalisht Gjakovën, menjëherë pas luftës . Stephen fill pas kthimit në SHBA, në gazetën prestigjioze amerikane kishte botuar dhe poezinë e Yllkës me titull “Kënga e pranverës”. Dhe sot kur po mbushen 12 vjet nga vrasja barbare e saj, kur lulet e majit kanë mbuluar varrin e saj (nuk e di por për herë të parë ndjehesha disi ndryshe, më i qetë para një varri , mbase duke ditur se më në fund e dija unë dhe të tjerët se ku prehet trupi dhe shpirti i Yllkës), kujtimet më kthejnë para shumë viteve kur Yllka si nxënëse 10-12 vjeçare vinte me fletoren e saj përplot poezi dhe kërkonte mendimin tim për poezitë e saj, duke insistuar të merrte pjesë edhe në orët e shumta letrare që organizoja në atë kohë në shkollën " Mazllum Këpuska".



Dhe Yllka, mbesa e shkrimtarit të njohur gjakovar Kasim Domi (i cili kishte përjetuar edhe Goli Otokun), poezinë e kishte si ajrin, si jetën, si ujin, si bukën dhe nuk ndalej së shkruari.



Talenti dhe puna e saj e vazhdueshme e kishin bërë atë një poeteshë të pranueshme në qarqet letrare të qytetit, duke u shpërblyer me disa çmime letrare nga klubi letrar "GJ . N. Kazazi". Por, të gjitha krijimet letrare të Yllkës, bashkë me ditarin e saj, ishin djegur bashkë me shtëpinë e saj nga barbarët serb në pranverën e vitit 1999. Atë e vranë një vajzë të mitur por nuk mundën ta vrasin kurrë shpirtin dhe poezinë e saj për dashurinë, lirinë, rininë, atdheun, jetën, vdekjen... Po edhe për vdekjen, sepse disi ajo kishte parandjenjë fatin e saj, se do të vdesë, e kjo më së miri del në poezinë e saj të fundit, për të gjallë, "Ti fluturon me dallëndyshet".



Dhe tek pas vdekjes, më 2001, ishte po ky emër në krye të përmbledhjes me poezi të Yllkës, botim i "Lidhjes së Gruas Shqiptare të Kosovës" dhe falë punës së madhe të shkrimtarit Agim Byci, i cili arriti të mblidhte pozitë e saj nga shoqet, pastaj poetes së njohur Flora Brovina, shokët, mësimdhënësit dhe të afërmit e Yllkës. Amanetin e saj të

fundit e kishte lënë mu në këtë libër.



Në vitin 2002, klubi letrar "Gj . N . Kazazi" botoi librin tjetër kushtuar Yllka Domit, me titull "Një yll i pashuar", i cili përmban mbresa e kujtime nga miqtë dhe të njohurit e saj, pastaj krijime kushtuar asaj, si dhe disa poezi të pabotuara deri atëherë të Yllkës, të gjitha këto të mbledhura nga shoqja e saj Zana Bakalli, botuar nga klubi letrar “Gj. N. Kazazi”.

Ajo kishte sens për poezi, për aktrim, për vallëzim, recitim, e mbi të gjitha ishte një princeshë e poezisë dhe e bukurisë.



Për nder të saj, grupi letrar në gjimnazin “Hajdar Dushi” të Gjakovës, ku Yllka, deri para vdekjes, vijonte mësimet në vitin e tretë, mban emrin e saj. Për Yllka Domin, si poete shumë e talentuar dhe e cila premtonte shumë, pastaj si nxënëse dhe aktiviste e shumë fushave të artit dhe të kulturës, për virtytet dhe shëmbëlltyrën e saj, pastaj për familjen e poetes dhe martires Domi, e cila bashkë me prindërit e saj kishin dhënë ndihmesë të madhe për luftëtarët e lirisë në kodrën e Çabratit, në Gjakovë, mund të dëgjosh nga të gjitha anët e qytetit vetëm fjalët më të mira.



Ishte ideja e autorit të këtyre rreshtave, që në shenjë nderimi për këtë poeteshë të re shumë të talentuar, qyteti dhe bota letrare në Gjakovë ta themelojë një çmim letrar me emrin e saj, çmim i cili do t’i jepej për çdo vit krijueseve të reja për krijimtarinë e tyre poetike. Kjo iniciativë u mirëprit dhe hasi në mirëkuptim të plotë nga qarqet letrare të Gjakovës, sidomos nga shkrimtari dhe përkthyesi Agim Byci.



Dhe në mitingjet e organizuara deri më tani pas luftës, sikurse që është aktiviteti më i madh letrar në Kosovë, Mitingu i Poezisë, që mbahet çdo vit në Gjakovë, ky çmim, në bashkëpunim me klubin letrar “GJ. N. Kazazi” dhe shtëpinë botuese “Fan Noli“ nga Gjakova, deri tani iu është ndarë tri poeteshave, Abetare Domit, Gentiana Muhaxherit dhe Xhevahire Izmakut.



Ndonëse qysh në vitin 2002, libri me poezi i Yllka Domit “Fluturimi i fundit me dallëndyshet”, është përkthyer në anglisht dhe në gjermanisht nga Agim Byci, edhe sot e kësaj dite, në mungesë të përkrahjes materiale, ky libër nuk është botuar ende. Mbase deri

vitin e ardhshëm, në 13-vjetorin e vrasjes së saj, do të gjendet ndonjë mundësi apo ndonjë donator, dhe ky libër ta sheh dritën e botimit. Ky do të ishte nderi më i madh që qyteti i

Gjakovës do t’i bënte Yllka Domit.



Yllka iku por, na la vlerat e vërteta prej njeriu dhe prej poeteje. Tek eci maje Çabratit dhe tek shkruaj këtë përkujtim për ish-nxënësen time më kujtohen vargjet e fundit të shkruara nga Yllka Domi, "Nuk dua përmendore". Ti Yllka, me veprën tënde, e ngrite përmendoren e lirisë.

Ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Madeleine Albright: Kosova, lufta dhe fitorja ime!


Albrightmadeleine.jpg
Madeleine Korbel Albright lindur më 15 maj 1937 - femra e parë në postin e sekretarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, politikane dhe diplomate amerikane. Madeleine Albright eshte ish sekretarja e pare femer dhe njeherit e 64, e nominuar nga presidenti i atehershem Bill Clinton dhe e konfirmuar si e tille nga senati me 99 vota per dhe 0 kunder.Ajo ishte ne postin e sekretares se Shteteve te Bashkuara te Amerikes nga 23 Janari i vitit 1997 deri me 20 Janar te vitit 2010. Ajo ka kontribuar per lirin e Kosoves gjate viteve te veshtira te luftes dhe per ta shperblyer shteti i kosoves e ka nderuar me Medaljen e Arte te Lirise.
Përndryshe ndër masat e gjëra shqiptare sidomos në Kosovë është e njour për biseden me Thaçin në Rambuje





Jeta e saj është një thelë e historisë së botës. I kujtohen pjesët diplomatike, rrugët e luftës ose shakatë dhe takimet e vështira me Sadamin… Në librin e saj të kujtimeve “Madam Secretary”, ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Madeleine Albright, tregon detajet të jetës së saj politike. Intervistën e saj më 2003, për gazetarin Philippe Coste në revistën franceze “L’Express” mund ta lexoni më poshtë.

Në librin tuaj, i cili është shkruar me një sinqeritet habitës, ju vëni në dritë në rrugën tuaj politike dhe diplomatike pa kursyer as detajet për jetën personale. Ju u jepni jashtëzakonisht shumë lexuesve. A keni përshtypjen se kjo është e pakuptueshme?


Image result for kush eshte medlin olbrajt

FËMIJËRIA ME KUJTIMET E BABIT DIPLOMAT

Albright: Besoj se kam paraqitur veten shumë të fortë, të tmerrshme, çfarë në të vërtetë nuk jam. Por, unë nuk u kam shkruar këto memoare për të rritur imazhin tim, por për të shpjeguar se si, për ndonjë punë ose për ndonjë rrezik, unë u bëra gruaja e parë sekretare e Shtetit në historinë amerikane. Unë mendoja gjithashtu se ky ishte mjeti më i gjallë për ta bërë të kuptueshme politikën e jashtme të shtetit tim.

Që nga koha e fëmijërisë, jeta juaj i ngjan një doracaku të historisë ndërkombëtare…

Albright: Është e vërtetë. Jeta ime dhe ajo e familjes sime është një reflektim i së mirës dhe i së keqes së shekullit XX. Politika e jashtme ka qenë gjithmonë në plan të parë në të përditshmen time, ajo përfaqësonte një lidhje të fortë e cila më afronte me babain tim, një diplomat çekosllovak shumë serioz dhe strikt. Si e vogël, unë e shikoja atë, pa e kuptuar, duke bëtë nga njëqind hapa në kopshtin tonë të vogël në Londër me anëtarët e qeverisë çekosllovake në ekzil.

Kjo ka vazhduar edhe më tej, gjatë kohës sa ai ishte në OKB, pastaj gjatë ardhjes sonë në Denver, ku ai ishte profesor pas ndikimit komunist në shtetin tonë, gjatë kohës së Luftës së Ftohtë. Jeta jonë në ekzil, si emigrantë, ka qenë e determinuar nga aktet e fuqisë amerikane. Fakti se Amerika nuk është kalitur në Munih, se ajo ka hyrë në luftë kundër Gjermanisë për të na çliruar neve, ajo ka lënë rusët të pushtojë vendin tim, prandaj gjithçka ka ndryshuar për ekzistencën tonë.

Por, në fund, unë kam përjetuar një ëndërr, për një kthim të pagjasshëm të fatit derisa, duke qenë sekretare e Shtetit, në momentin kur Evropa Lindore çlirohej, unë kam kontribuar në aderimin e këtyre vendeve në NATO, një organizatë e lindur nga rënia e shtetit komunist në Pragë!

Image result for kush eshte medlin olbrajt

Amerika nganjëherë nuk ka qenë mikpritëse për ju…

Albright: Para se të emigroj atje, gjithnjë kam qenë një e huaj. Ky ishte rasti derisa unë isha dy vjeçe, në Britani të Madhe, ku unë kam mësuar çekishten, gjuhën time amtare dhe në të njëjtën kohë edhe anglishten. Pastaj në Jugosllavi, në Zvicër… në Denver, unë isha një e emigruar e vogël, e veçuar. Na mungonin paratë atëherë kur isha në një shkollë të Midwest dhe prindërit e mi pëlcitnin nga stili dhe edukimi që na shpenzonte. Ndjehesha e vdekur nga turpi kur shihja nënën time tek bredhte lart e poshtë me rroba të modës së fundit, në kohën e modës etnike dhe babain tim në kravatë dhe kostum tripjesësh. Për më tepër, kuzhina e tyre më bënte të trashem! Gjithnjë kam një gëzim kur u tregoj studentëve amerikanë që babai im, që nga koha kur unë dilja me një djalë, na përcillte me veturë.

A ju duket se keni ndier një nevojë fondamentale për t’u reintegruar?

Image result for kush eshte medlin olbrajt

“MË SHUMË I DUA SE QË MË DUAN”

Albright: E kam thënë këtë: më shumë i dua se që më duan. Unë jam një tip njeriu e aftë që të krijoj miq sa hap e mbyll sytë. Por, më vonë, në jetën time, unë e kam luftuar këtë instinkt, duke mbetur e mbyllur në pozitat jopopullore derisa u vunë në lojë çështjet parimore. Transformimi ka ndodhur kur unë kam hyrë në OKB. Më parë, tendenca ime natyrale ishte që të kënaqem me babain tim, burrin tim dhe patronët e mi. Prioritet imi ishte të mbetem në lojë.

Çfarë loje! Ju paraqiteni si një bishë politike, një grua e vërtetë e rrjetit…

Albright: Ajo çka është e marrë në këtë histori, është mënyra në të cilën kjo ka filluar… Unë isha një nënë e qetë, grua e një gazetari plot gjallëri, pjellë e një familje të madhe gazetarësh. Duke zgjedhur gabimisht të bëhem gazetare dhe duke pritur të bëhem profesoreshë, sikur babai, unë u desh të preokupohem me mbledhjen e fondeve, kërkimin e fondeve për shkollën private të vajzave të mia. Kjo ndodhte në Uashington, qytetin e kontakteve, dhe kjo ka tërhequr efikasitetin tim, kapacitetin për të mbajtur angazhimet e mia, në kohën kur nga unë është kërkuar angazhimi për fushatën zgjedhore të senatorit Muskie.

Nga ana tjetër, unë me ngulm mësoja në doktoratën për marrëdhëniet ndërkombëtare. Si do të kisha imagjinuar unë se Zbigniew Brzezinski, profesori im në Kolumbi, të hynte në Këshillin Nacional të Sigurisë, të drejtuar nga Jimmy Carter, dhe të më regjistronte atje? Kjo rrugë është pak a shumë përgjigjja ime për të gjithë ata të cilët në rrethin tim më prezentonin atëherë si thikën e dytë në shtëpinë tonë.

Image result for Bill Clinton Medlin olbrajt

Si ju ka zgjedhur Bill Klinton si ambasadore të SHBA-ve në OKB?

Albright: Unë merrja pjesë për një kohë të gjatë në rrethet e reflektimit të demokratëve mbi çështjen e politikës së jashtme dhe jepja mësim në Georgetown, ku për katër vjet rresht isha zgjedhur profesori më i mirë. Clinton më ka thënë se ky detaj kishte qenë vendimtar.

Është i njohur te ju arti për të dhënë një mesazh…

Albright: Në fillim kjo ishte shumë e frikshme. Unë asnjëherë nuk kam qenë diplomate. Për më shumë, unë isha e vetmja grua, i vetmi fustan në mesin e 14 kostumeve të përfaqësuesve në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Por, unë përfaqësoja Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe kjo mjaftonte që unë të them diçka. Më vonë u bë që unë të mund të shkëputem nga tekstet e mia të përgatitura dhe të gjej stilin tim të vërtetë. Më kujtohen britmat e zemërimit rreth propozimeve të mia rreth pilotëve kubanezë të cilët kishin rrahur një avion aktivistësh. Vetëm broshurat e mia ishin mesazhe. Unë kisha bartur, për herë të parë, një gjarpër të vogël si përgjigje ndaj fyerjeve nga Sadam Hyseini. Unë vendosa një top të vogël sa nuk kisha post të rëndësishëm dhe një fushqetë gjatë kohës sa isha sekretare e Shtetit. Negocioja me sovjetikët për traktatin e raketave antibalistike.

A ndiheni e përkushtuar ndaj ndonjë misioni?

Albright: Isha e fascinuar nga OKB-ja gjithnjë duke qenë e vetëdijshme për ndryshimet dhe vështirësitë e saj për të përmbushur qëllimet enorme të cilat ia besonin shtetet anëtare që nga suksesi i koalicionit në Irak në vitin 1991. Unë e dija, për shembull, se është e padrejtë t’ia japësh OKB-së përgjegjësinë e dështimit të operacionit në Somali. Pastaj, unë kam vuajtur rreth çështjes së Ruandës, por ne kishim përjetuar një katastrofë në Mogadishu dhe ne nuk mundnim të implikoheshim lehtë në Afrikë. Duhet përkujtuar kontekstin: një kongres armiqësor i cili refuzonte të paguante kotizimin amerikan në OKB, por tallej me joefikasitetin dhe kërkonte reformë të menjëhershme.

Jeni akuzuar nga sekretari i atëhershëm i përgjithshëm i OKB-së, Butros Gali, si një cjap emisare politike…

Image result for medlin olbrajt i slobodan milosevic
“PËR MUA, MILOSHEVIQI ËSHTË TIP DEMI”!

Albright: Unë kam ndier për të një admirim dhe një afeksion të sinqertë, por ai më ka zhgënjyer në shumë dosje, siç është ajo e Ruandës ose Bosnjës. Sidomos, unë besoj se ai nuk e kuptonte në mënyrë të mirëfilltë se imazhi i tij në publikun amerikan ishte katastrofal. Ai shikohej si një snob hundëpërpjetë dhe i pakuptueshëm. Butros Gali, që nga zgjedhja e tij, ka qenë i angazhuar ta përmbush vetëm një mandat në OKB dhe derisa ai filloi të bëjë fushatë direkte tek anëtarët e Këshillit të Sigurimit për ta ruajtur funksionin e tij, ai ka kontribuar për ta rritur fatin e tij në një kaos të cilin francezët që e mbështesnin nuk kanë qenë të përjashtuar. Unë kam tentuar për t’i ofruar atij një sjellje të ndershme, por ai dëgjonte vetëm mendjen e vet.

Emërimi juaj si sekretare e shtetit ka koinciduar me një kundërthënie: ju keni qenë e akuzuar se keni dashur të fshihni, ndoshta për shkak të ambicieve politike, prejardhjen tuaj çifute dhe vdekjen e gjyshërve në kampet e përqendrimit…

Albright: Që nga hyrja ime në OKB unë kam filluar të pranoj të gjitha llojet e letrave fantastike, duke kërkuar nga unë para dhe viza… Dhe pastaj, një ditë, një nga ato mu duk më konfidenciale se të tjerat dhe përmendte historinë e familjes sime. Do të provoj t’ju shpjegoj më mirë… Unë nuk jam rritur me gjyshërit. Në vitet 1950 epoka kur antisemitizmi ishte real, babai dhe nëna ime nuk ishin shmangur krejtësisht nga Holokausti, por asnjëherë asnjëherë nuk kanë vënë në dispozicion informatat që mund ta lidhin këtë. Në shkollë unë jam regjistruar si katolike… Kam vuajtur shumë për shkakun se e gjithë kjo ka qenë bërë publike. Thashethemet do të fillonin të rrjedhnin atëherë kur unë isha e bllokuar në Uashington me audicionet preliminare në kongres dhe kur nuk mundja të kthehesha në Pragë. Ende mendoj për mbrëmjen e fjalimit të presidentit: në këtë moment, si gruaja e parë sekretare e Shtetit në historinë amerikane, unë drejtoj kabinetin presidencial në gjysmërreth, atëherë kur një artikull në “Uashington Post” më trajtonte të njëjtën ditë si gënjeshtare dhe merrej me të pavërteta rreth prindërve të mi!

Related image

Çifti Clinton ju ka mbështetur në këtë. Çfarë raportesh mbanit me ta?

Albright: Relacione të besueshme dhe sinqeritet admirues. Ata janë njerëz dashamirës dhe jashtëzakonisht të hapur me të tjerët. Unë kisha takuar Bill Clintonin derisa bëja fushatën për Durakis. Hillary dhe unë, të dyja, ishim thellësisht të përkushtuara për studimet në kolegjin e femrave në Wellesley. Ajo vinte shpesh tek unë në Nju-Jork derisa unë isha në OKB dhe ne këmbenim shumë çështje ndërkombëtare të cilat na pëlqenin që t’i bisedonim. Me Billin unë realisht isha në fazë, dhe kur unë kam besim në dikënd, atëherë angazhohem. Kjo është edhe shkaku pse unë isha njëra nga të parat që kam hedhur poshtë akuzat kundër tij në aferën “Levinski”. Unë kam qenë shumë e zhgënjyer kur kam mësuar se ai ka gënjyer, gjithashtu edhe kur kam dëgjuar për kërkimfaljet e zbutura para stafit dhe kabinetit të tij. Por mirë, për çiftin… Kjo zbulon jetën e tyre private. Përveç kësaj, mund t’ju them se edhe unë kam pasur ndonjëherë probleme me ish-burrin tim…

Të flasim pak të postin e sekretares së Shtetit. Colin Powell, atëherë komandant në armatë, tregon që ju keni provokuar tek ai një thyerje anevrizmi?

Albright: (Qeshet) Në atë kohë isha në debat të plotë rreth rolit të armatës dhe përdorimit të forcës. Për mua, Milosheviqi ishte një tip i njëjtë me demin në oborr të rekreacionit. Kjo ma bëri të padurueshme të dëgjoj Powellin duke më pyetur rreth asaj se çka do t’i thoja unë një nëne të ushtarit të vrarë në një betejë në tokë të huaj. Kjo është e vërtetë, unë atë e pyeta se për çka shërben armata e tij e mirë nëse askush nuk mund ta përdorë atë…


Related image
Ofensiva amerikane në Kosovë është quajtur “lufta e Medlinit”….

Albright: Në fillim kjo nuk ishte kompliment. Shumëçka çrregullohej. Kam jetuar momente personale shumë të rënda, kur kam mësuar se një bombë ka dështuar cakun e vet për të goditur civilë të pafajshëm dhe kur një nga pilotët tanë ishte zhdukur. Por kjo nuk i ka ndryshuar bindjet e mia: unë i kisha parë fytyrat e refugjatëve dhe vuajtjet që i përjetonin ata, këta njerëz të dhunuar… Në fund, ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Joschka Fischer, ka thënë një fjalë gjentile, duke folur për “luftën e Medlinit” dhe “fitoren e Medlinit”. Kjo nuk ishte një fitore, por një përgjegjësi e jashtëzakonshme…

A ka ndonjë lidhje logjike mes politikës së suaj rreth Irakut dhe invasionit amerikan atje nga administrata e presidentit Bush?

Albright: Në njëfarë mënyre, po. Por, Qeveria e Bushit ka mbrapshtuar këtë logjikë. Unë do të kisha mundur, për shembull, ta mbaj të njëjtin fjalim të cilin e ka bërë Xhorxh Bush në OKB në vitin 2002, për të thënë se Sadam Huseini është një diktator i tmerrshëm i cili ka masakruar popullin e tij dhe ka hudhur poshtë rezolutat e OKB-së. Politikë jona ishte që ta fusim atë në shishe, pa dëmtimin e shtetit. Unë do të doja të di se çfarë urgjence ka mundur të lëshojë kjo qeveri për ta rrëzuar atë nga pushteti, çfarë lidhjesh – unë nuk kam mundur të shoh asnjë – ka mundur t’i gjej atij me Al Kaidan dhe 11 shtatorin, dhe çfarë rreziku iminent përbënin armët e shkatërrimit në masë të cilat askush nuk i ka gjetur deri më tash.

Related image

A paraqet karriera juaj një fitore kundër maçoizmit?

Albright: Unë vullnetarisht jam ndalur t’i tregoj dikujt disa shenja të dobësisë. Asnjëherë nuk kam qarë, për shembull, atëherë kur njerëzit sot kanë të drejtë ta bëjnë këtë.

Image result for medlin olbrajt i slobodan milosevic

Kam qëndruar nëpër tribuna në pikë të diellit, me frikën se tashti do të shqetësohem dhe do të konfrontohen paragjykimet e gjinisë së dobët. Por, në themel të kësaj, pak ishte me rëndësi për bashkëbiseduesit e mi të huaj që unë isha një grua. Unë arrija me një avion të madh në të cilin ishte mbishkrimi “Shtetet e Bashkuara të Amerikës” dhe kjo donte të thoshte shumë. Në mënyrë kurioze, unë kam jetuar zhgënjimet e mia më të mëdha me kolegët amerikanë, njerëzit të cilët më njihnin, të cilët kishin drekuar tek unë dhe ata nuk arrinin ta kuptonin se si kisha mundur ta kem këtë punë dhe si mund të bëhet historia.

Nga Flori Bruqi : Gjykata Supreme ka marrë vendim për lirimin e gjenralit ushtarkak z. Sami Lushtakut.

Ish-komandanti i zonës së Drenicës, Sami Lushtaku, në maj të vitit 2015 ishte dënuar me 12 vjet burgim, gjë që u bë në bazë të dëshmisë së dëshmitarit të mbrojtur “D”.


Rasti “Drenica”- Në maj nisin seancat në Gjykatën e Apelit

Mirëpo, në nëntor të vitit 2016 Gjykata e Apelit e shpalli atë të pafajshëm për veprën penale “Vrasja e një personi civil të burgosur shqiptar”, me ç’rast i heqi 12 vjet burg, me të cilat u dënua fillimisht nga Gjykata Themelorë në Mitrovicë.



Gjykata e Apelit ia vërteton dënimin edhe Sami Lushtakut

Por, Gjykata e Apelit, megjithatë, e dënoi Lushtakun me 7 vjet burgim për veprën penale ‘Krime lufte kundër popullatës civile’, që ndërlidhet me Përgjegjësinë Komanduese”, nga e cila akuzë ishte liruar më parë nga Gjykata Themelore e Mitrovicës.



Image
Gjykata Supreme ka marrë vendim për lirimin e Sami Lushtakut. Lajmin e ka konfirmuar avokati i tij, Arianit Koci.
Sami Lushtaku lirohet nga të gjitha akuzat | Tetova News

Avokati Arianit Koci ka thënë se kërkesa e tij është aprovuar në tërësi.


“Është aprovuar ankesa ime dhe Sami Lushtaku është liruar nga të gjitha akuzat dhe masa e paraburgimit hiqet menjëherë”, ka thënë Koci.

Kujtojmë se kryetari i Skenderajt ishte dënuar me 12 vite burgim nga Gjykata Themelore në Veri të Mitrovicës.

Mërgim Lushtaku duket se i është gëzuar tej mase lajmit se babai i tij Sami Lushtaku është liruar nga të gjitha akuzat për krime lufte.


“Urime Drenicë, urime Kosovë! Lufta çlirimtare ka qenë dhe mbetet luftë e drejtë dhe e pastër.”, ka shkruar ai shkurt përmbi fotografisë ku shihet emblem e UÇK-së.
Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka uruar Sami Lushtakun pas lirimit të tij.

Musliu përmes një fotografie të postuar në Facebook në të cilën shihet ajo bashkë me Lushtakun, ka shkruar se edhe njëherë është dëshmuar që lufta e UÇK-së ishte luftë çlirimtare dhe e drejtë.


Për çfarë akuzohej  gjenrali i  UÇK-Së Zt. Sami Lushtaku

Për çfarë akuzohej Sami Lushtaku

Edhe kësaj radhe triumfojë e verteta për luftën e pastër të UÇK-Së

Gjenerali  i luftës- Heroi i paqës zt. Sami Lushtaku nga Prekazi i Skenderait së bashku me  ish  gjneralin e ushtrisë së Kosovës zt.Sylejman Selimin dhe pjesëtarë të Ushtrisë Çlrimtare të Kosovës,  akuzoheshin për krimet lufte.


Lushtaku ishte akuzuar për vrasjen e një civili gjatë luftës së fundit në Kosovë, gjë për të cilën ai ishte dënuar me 12 vite burgim në vitin 2015.

Kurse Gjykata e Apelit më vonë e kishte liruar nga akuza për vrasjen e civilit, duke e dënuar me shtatë vite burgim për përgjegjësi hierarkike.

Vendim të cilin e kishin kundërshtuar ashpër avokatët e Sami Lushtakut.


Seanca e fundit për trajtimin e këtij rasti ishte mbajtur më 20 qershor, ku u tha se vendimi do të jepej kah gjysma e muajit korrik.

Kurse Sylejman Selimi ka qenë i akuzuar për trajtim çnjerëzor të një spiuni serb.

Administrata e Trump-it ofroi një mundësi, por jo një zgjidhje për problemet që ekzistojnë mes Kosovës dhe Serbisë

  Search inside image Akademik  Mehdi Hyseni,PHD Profesor Dr. Mehdi Hyseni  , është Doktor i Marrëdhënieve Politike Ndërkombëtare dhe Bashkë...