2017/10/30

Presidenti i Kosovës, Hashim tregon se cilat ishin kërkesat e tij në takim me zëvendëspresidentin amerikan, Mike Pence




Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pati udhëtuar ditë më parë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku ishte takuar me zëvendëspresidentin amerikan, Mike Pence, në Shtëpinë e Bardhë. Thaçi tregoi se cilat ishin kërkesat konkrete të tij për administratën amerikane dhe çfarë përgjigje mori nga Pence

“Raportet e Kosovës me SHBA-në do të mbesin përgjithmonë speciale. Raporte të respektit reciprok, por edhe falënderuese të shqiptarëve për SHBA”, tha presidenti Thaçi, në Zona e Debatit në Klan Kosova.

“Jam takuar edhe me ish-zëvendëspresidentin Joe Biden, por natyrisht se vizita ime ka qenë zyrtare tek zëvendëspresidenti Mike Pence”.

“Administrata e SHBA-ve është e fokusuar për Kosovën dhe paqen e stabilitetin në rajonin tonë, por edhe fuqizimin e pavarësisë dhe sovranitetin e Kosovës”, tha ai.

“Fokusimi i administratës së re Trump është i tillë dhe këtë ma konfirmoi edhe Pence në takimin tonë në Shtëpinë e Bardhë. SHBA do të ketë një përfshirje më dinamike dhe të drejtpërdrejtë në dialogun në Bruksel. Pence konfirmoi angazhim më aktiv, më konkret dhe pjesëmarrje të administratës së re dhe angazhimin e tij personal dhe natyrisht edhe mekanizmave të tjerë”.

“Tani kemi siguri më të madhe për dialog, sepse kur SHBA-të janë prezente atëherë ne kemi sukses, prandaj nuk kanë qenë të rastësishme kërkesat e mia për pjesëmarrje konkrete në dialog”. “Kjo pjesëmarrje e fuqizon dialogun dhe implementimin e marrëveshjeve. Tema e dytë ka qenë themelimi i Forcave të Armatosura të Kosovës, diçka që e theksoi edhe Pence”, tha presidenti, raporton Klan Kosova.



Facebook



Shqiptarët, populli ku askush nuk pyet dhe të gjithë përgjigjen




Klementin Mile

Problemi më i madh i një shoqërie është paaftësia për të ngritur pyetje. Problemet e tjera – ekonomike, juridike, politike, edukative, fetare, morale – janë dytësore në raport me të. Në fakt, këto probleme të tjera përshkallëzohen pikërisht prej kësaj paaftësie. Me këtë nuk kam parasysh ato fjalitë që mbarojnë me shenjën e pikëpyetjes, pasi ato nuk janë domosdoshmërisht pyetje.

Shkrimtari italian, Italo Calvino, ka shkruar për një lloj kodi që, sipas tij, do të orientonte mijëvjeçarin e ri. Ky kod është dallimi ndërmjet legerezza dhe pesantezza, pra ndërmjet lehtësisë dhe rëndësisë. Në kuptimin kohor, e lehta është diçka e paqëndrueshme, e ikshme, variable; ndërkohë që e rënda është e qëndrueshme, rezistuese, konstante. Në kuptimin faktik e lehta shfaqet si e papërcaktuar, si ekuivoke; ndërkohë që e rënda si e përcaktuar dhe univoke.

Referuar pyetjeve dhe përgjigjeve, mund të thuhet se pyetjet karakterizohen nga rëndësia, ndërsa përgjigjet nga lehtësia. Pyetja, që të jetë vërtet e tillë, duhet të jetë singulare, e qëndrueshme në kohë dhe e përcaktuar qartë. Nga ana tjetër, përgjigjja nuk mund të jetë veçse partikulare, e prandaj e ikshme dhe ekuivoke.

Por, a nuk është paradoksale të thuash se në Shqipëri të gjithë japin përgjigje dhe askush nuk shtron pyetje? Si mund të emërtohet ‘përgjigje’ një gjë që nuk i përgjigjet pyetjes? E, nëse nuk i përgjigjet pyetjes, për cilën gjë është përgjigje?

Megjithatë, fakti që jemi përballë një paradoksi nuk duhet të na shqetësojë, madje tregon se kemi kapur intuitën e duhur. Siç shkruan filozofi danez Kierkegaard: “Mendimtari pa paradoks është si dashnori pa ndjenjë”.

Në Shqipëri nuk ka pyetje, sepse nuk ka një shqetësim të mirëfilltë dhe të qëndrueshëm për gjërat që diskutohen. Sot diskutohet për këtë çështje, nesër për një tjetër dhe pasnesër janë harruar të dyja, pasi vëmendja është zhvendosur te një çështje e tretë. Mbase nuk është e rastësishme që batutën e famshme ‘çudia më e madhe tri ditë zgjat’ e gjejmë në një film shqiptar.

Aristoteli, në librin e tij për retorikën, fokusohet te konceptet ethos, logos dhe pathos. Ethos i referohet karakterit të njeriut, qëllimeve të tij të mira, qenies etike. Logos ka të bëjë me argumentin, arsyen, me aftësinë për të menduar si duhet. Pathos i referohet emocionit, pasionit për diçka. Pyetja duhet t’i ketë të tria këto, edhe ethos, edhe logos, edhe pathos. Të jesh i aftë të pyesësh do të thotë të shqetësohesh realisht për gjënë që po pyet, do të thotë që e gjithë qenia jote po angazhohet etikisht për të kuptuar vlerën e ngjarjes apo fenomenit në fjalë. Të jesh i aftë të pyesësh do të thotë të mendosh, të konceptosh dhe çelësh premisën e një argumenti të mundshëm. Të jesh i aftë të pyesësh do të thotë të konsumohesh emocionalisht prej pyetjes, e jo të mbetesh indiferent sikundër ndodh kur “pyesim” ‘sa bëjnë 2 + 2?’.

Prandaj, nuk arrijmë të pyesim, sepse kemi ngritur një shoqëri pa etikë, pa mendim dhe pa pasion. Këto janë elementet që e bëjnë pyetjen të rëndësishme, e bëjnë të rëndojë; janë elementet që na mbërthenin pas pyetjes, duke u përpjekur për t’i dhënë përgjigje sikur nga kjo të varej fati i jetës sonë. Dhe, në fakt, fati i jetës sonë varet nga aftësia ose paaftësia për të ngritur pyetje.

Por, ne jemi të aftë vetëm të japim përgjigje. Sigurisht, me lehtësinë tipike dhe shkathtësinë instrumentale që nuk ka asnjë lidhje me ethos, logos dhe pathos. Lehtësia e përgjigjeve tona dëshmon çorientimin shoqëror dhe individual të shqiptarëve; dëshmon ekzistencën e një shoqërie që kujton se mund të zhvillohet pa moral, pa mendim dhe pa pasion.

Në fillim të viteve ‘90 shqiptarët i shprehën aspiratat e tyre me parullën ‘e duam Shqipërinë si gjithë Evropa!’. Por, siç u dëshmua, kjo ishte vetëm dëshirë, jo pasion. Më shumë se çerek shekulli më pas, Shqipëria, e paaftë të pyesë dhe instrumentalisht e aftë të përgjigjet, është filozofikisht po aq larg Evropës sa atëherë.

Bjeshkët e Nemuna të Malit të Zi





Të njohur si “Të Namuna” në shqip dhe (Prokletije) serbo-kroatisht, është e lehtë të kuptohet përse këto vargmale të padepërtueshme të Bjeshkëve të Nemuna kanë marrë këtë emër. Majat ogurzeza, të bardha me akullnaja masive ende mbajnë mbetjet e lumenjve të mëdhenj akullnajorë

Por këtu, pas zig-zagut në Shqipërinë e veriut, Kosovë dhe verilindje të Malit të Zi, ku mund të gjendet një nga panoramat më të egra dhe më mbresëlënëse të rajonit.
Unike në Ballkan, luginat e saj të sheshta janë të rrethuara nga majat e larta dhe që i ngjajnë Dolomitëve italianë, gjë që i ka dhënë një tjetër pseudonimin: Alpet shqiptare ose malazeze.

Por ndryshe nga Alpet italiane, malet Prokletije nuk janë të tejmbushura me alpinistë. Pavarësisht një nxitje turistike së fundmi, veçanërisht nga operatorët shqiptarë, alpinistët preferojnë ta bëjnë rrugën vetë. Dhe tani që pjesa jugore e vargmalit është në Via Dinarica, një udhëtim prej 1,931 kilometrash që ndërthurur së bashku shtatë vende, Alpet malazeze janë bërë edhe më tërheqës për entuziastët e natyrës.

Qyteti Gusinjë është një bazë e mirë për të eksploruar zonën. Megjithëse merr shtatë orë me makinë nga Beogradi, ia vlen pasi gjarpëron krah lumit Ibar me fortesën mesjetare Maglic, Novi Pazarit të periudhës osmane dhe Kishës së Shën Pjetrit që është në UNESCO. Nëse fluturoni në Podgoricë, është vetëm dy orë larg me makinë.

Me të mbërritur në Gusinje, një qytet me më pak se 5000 banorë, dy lugina fantastike shtrihen në anën malazeze të alpeve: Grebaja dhe Ropojane. Lugina Grebaja shtrihet plotësisht brenda Parkut Kombëtar Prokletije dhe është e rrethuar nga Karanfili, një seri majash skeletore më shumë se 2000 metra mbi nivelin e detit, me disa nga shkëmbinjtë më impresionues të Ballkanit. Disa fshatra të vegjël tradicional përgjatë shtigjeve ofrojnë strehim dhe mundësi për të shijuar versionin lokal të gatimit të famshëm të malit, kaçamakut – polentës, e mbytur në djathë vendas, qumësht dhe kajmak ballkanik.

Rruga nis nga lugina dhe gjarpëron duke kaluar tre maja përballë Karanfili: Volusnica, Talijanka dhe Popadija. Edhe një alpinist në formë dhe i moderuar duhet të përgatitet për sfidën.Duhen rreth shtatë orë për të përfunduar shtegun, përfshirë ndalesat e pushimit. Duke kaluar së pari nga një pyll i dendur, rruga pastaj kalon nëpër male të pjerrëta të mbuluara me shkurre. Në çdo pikë, ka panorama mahnitëse të Malit të Zi dhe Shqipërisë së Veriut ku pika më e lartë, 2056 metra mbi nivelin e detit shtrihet në kufirin malazez-shqiptar.

Vizita në mes-shtatori, bën që vetëm një ari të na shoqërojë nëpër pyll për këtë ditë. Rreth 40 minutat me makinë nga Grebaja duken më pak dramatike, megjithatë mbi ne gjenden maja të thikta që varen mbi luginën Ropojane. Pikat kryesore janë lumi i freskët Skakavica që kalon nëpër një pyll të dendur. Hyrja e luginës shënohet me një shkëmb të magjishëm, që ka formë të gdhendur nga lumi.

Një shteg i mirë ndjek ujin deri në majën magjike të njohur si Syri i Skakavicës. Këtu ndodhet dhe pellgu i lumit me ujë të kaltër, në mes të pyllit. Megjithëse romantik dhe paqësor në vjeshtë, në pranverë Syri i Skakvicës kthehet në dramatik prej ujërave që rrjedhin nga shkëmbinjtë përrreth. Kjo ecje është e thjeshtë dhe merr një orë.

Megjithëse këto dy ngjitje do t’ju japin një shije të mirë të anës malazezë të Bjeshkëve të Nëmuna, ka shumë adrenalina të tjera që mund të përfitoni nëse keni më tepër kohë. Për dy orë në lindje të Gusinjës është Liqeni Hrid, një mundësi e mirë për ata që kacavirren në shkëmbinj. Me pak ditë në avantazhin tuaj, mund të hidheni në anën shqiptare për alpeve për t’i shijuar më mirë.

Pavarësisht distancës së largët të Alpeve Shqiptare ose Malazeze, ato përbëjnë një vizitë të domosdoshme për të pasionuarit e natyrës në Ballkan. Edhe nëse nuk jeni një alpinist i kalitur, bukuria e tyre do t’ju bëjë të ndjeni një qetësi të jashtëzakonshme nga jeta e përditshme. Ju mund ta vizitoni anën malazeze të Alpeve deri në fund të tetorit, sa është ngrohtë, pasi prej andej dëbora bllokon çdo gjë deri në ma

Tempullin më të lashtë europian, Dodonën pellazgjike e shkatërruan grekët-egjiptas




Dodana ka qenë qendra fetare dhe kulturore e Epirit të lashtë e ndërtuar në trojet e një orakulli natyror të adhuruar thellë në prehistori, mbase që nga fillimi i mijëvjeçarit të II p.e.s, por sidoqoftë para shekullit të XII p.e.s, deri sa përmendet në Iliadën si Zeusi i Dodonës Pellazgjike (Homeri, Iliada, 1.233)dhe Zeusi në Dodonë- (Demosthenes, Letter 1 dhe Speeehes 18.253) nuk ka qenë e shkruar a përmendur diku

Anisa Demiraj

Ajo që vihet re është cilësimi i Dodonës si “pellazgjike” dhe jo greke si dhe i Zeusit si një perëndi specifike për Dodonën. Që Epiri ishte një territor jo grek dhe që epiriotët ishin barbarë, domethënë jo grek, këtë e kanë pohuar shumë autorë të lashtë grek ose romak që si kanë konsideruar grekët, epiriotë dhe Epirin sigurisht që se bërë pjesë të Greqisë.

Por ajo që na intereson më së shumti, pra sqarimi i çështjes e ka një argument që e mbyll këtë fakt dhe e ç’ vlerëson çdo kundërargument të proponentëve të karakterit grek të Epirit dhe epirotëve në lashtësi: autorët e lashtë grekë na thonë troç se grekët kanë pasur koloni në Epir dhe kjo, pra përkufizimi, tregon se kolonistët grekë u vendosën në qytetet bregdetare, dhe vetëm bregdetare, të Epirit si të huaj.
Nuk duhen shumë mend të kuptohet se grekët nuk i ngrinin kolonitë në Greqi.
Autorët e lashtë grekë na thonë, thuajse njëzëri, se epirotët ishin barbarë dhe ngritën koloni në Epir vetëm nga shekulli VI p.e.s.

Përsa i përket Dodonës, ajo ishte një Mekë e lashtësisë për një rajon të madh të Evropës juglindore, një vend pelegrinazhi fillimisht për ilirët dhe maqedonasit, por para tyre ishte sigurisht për epirotët.
Besohet se ilirët vinin që prej së largu, ngaDardania e lashtë, e vizitonin tempullin e shenjtë duke kërkuar prej tij që t’iu sillte sa më shumë fat dhe ajo që konsiderohej si më e magjishmja, të merrnin këshilla nga Orakulli.

Duhet thënë se shumë vonë Dodona u bë vend pelegrinazhi edhe për grekët. Kështu, N.G.L. Hamond, një studiues, i cili nuk mund të akuzohet as si albanofil as si helenofob, shkruan:
“Si një qendër e jetës baritore, nga tradita dhe pozicioni, Dodona ishte tërheqëse për grupet baritore që shtriheshin deri në malin Skardus (rrafshnalta e Sharrit në Kosovë). …Në të vërtetë Dodona ishte një qendër fetare dhe orakullare kryesisht për fiset e veriut dhe vetëm nga gjysma e dytë e shekullit VII p.e.s. ajo filloi të tërhiqte fiset jugore… (Hamond, 2002)”. Por Dodona, siç dihet, ekzistonte të paktën qysh nga fillimi i mijëvjeçarit II p.e.s. Le të theksojmë se me “fise jugore Hamondi, pa dyshim, nënkupton grekët (epirotët e periudhës historike ai i konsideron fise veriore)”.
Duke iu referuar si Homerit (Iliada Libri XVI, 233) dhe Hesiodit, që aed i hershëm grek, që mund këtë qenë bashkëkohës i Homerit midis 750 dhe 650 p.e.s, na del se Dodona ka qenë një vend shumë i vlerësuar dhe duke qenë në këtë pikë mund të përmendim fare mirë edhe disa fjalë të Strabonit, në Gjeografia, ku shkruan:

“Për sa i përket Dodonës, Homeri lë të kuptohet qartë se njerëzit që jetonin rreth tempullit ishin barbarë nga mënyra e jetesës, duke i përshkruar ata si njerëz që nuk lanin këmbët e që flinin në dhé” dhe po aty kumton Hesiodi shkoi vetë “në Dodonë, ku banonin pellazgët”(Straboni, Geography,7.7.10).
Megjithatë, është bërë zakon të flitet për më shumë si vend pelegrinazhi i grekëve dhe vetëm pak ose aspak për ilirët e sidomos për epirotët, të cilët edhe kujdeseshin për këtë qendër të rëndësishme të jetës së tyre fetare dhe, me Pirron e Epirit, e bënë atë edhe qendër kulturore të tyre.
Mbishkrime kushtimi të gjetura në Dodonë, flasin për lutje dhe dhurata që ilirët, duke përfshirë mbretërit e tyre, i bënin tempullit dhe orakullit.

Kështu, p.sh. në një objekt të shekullit IV p.e.s., përmendet mbreti ilir i taulantëve, Glaukias, por ajo që të tërheq më shumë vëmendjen është fragmenti i një mbrojtëseje të këmbës e shekullit V p.e.s. me një mbishkrim kushtimi (ia kushton zotit ) nga M. Gangrius Ardiai, një emër që flet qartë për përkatësinë etnike ilire (ardiane) të dhuruesit dhe madje një numër studiuesish mendojnë se dhuruesi duhet të jetë një nga paraardhësit e Agronit, mbretit ilir të fisit të ardianëve.

Siç tregojnë të dhënat e gërmimeve të derisotme në Dodonë, kjo dhuratë, që vjen nga rajonet më veriore të Ilirisë së jugut, i takon epokës më të hershme të fillimit të dhuratave të kushtimit për tempullin e Dodonës. Një dhuratë kushtimi tjetër duket se është nga mbreti epirot Aleksandri I, vëllai i Olimpias, nënës së Aleksandrit të Madh. Para se të nisej për një fushatë në İtali ai u këshillua me orakullin e Dodonës që parashikoi edhe vdekjen e tij, që ndodhi në vitin 327 p.e.s. (Livius, The History of Rome, 8, 24). Disa dhurata dhe mbishkrime kushtimi orakullit i janë bërë edhe nga mbreti Pirro i Epirit.

Një fakt tjetër që do mbajtur parasysh kur shqyrtohet Dodona nga pikëpamja etnologjike është se grekët e lashtë kanë pasur ndjenja të përziera si të adhurimit dhe të urrejtjes për Dodonën ‘pellazge’.
Grekët e lashtë kanë adhuruar, nderuar dhe ruajtur me kujdes, gjatë tërë historisë së tyre, tempujt Origjinalë grekë si orakulli i Apollonit në Delfı dhe orakulli i in Lebadea të Beotisë. Ndryshe ka ndodhur në Dodonën e Epirit “barbar”: në vitin 219 p.e.s. grekët nën komandën e Dorinyakusit, shkatërruan tempullin e shenjtë të Zeusit pellazgjik dhe të gjitha dhuratat që u ishin bërë aty perëndive dhe dogjën e rrafshuan qytetin e Dodonës (Keightley, 1839).

Madje dhe një historian grek si Polibi (rreth 200- 118 p.e.s.) tregon se Dorimakusi hyri në Epir ‘me një pasion më të madh se zakonisht për shkatërrim’ dhe “Kur erdhi në Dodonë ai dogji kolonadat, shkatërroi dhuratat e kushtimit e madje rrafshoi deri në themel ndërtesën e shenjtë” (Polybius, Histories, 4,67)
Siç dihet, maqedonët ishin emocionalisht të lidhur me Dodonën sepse mbreti i tyre, Filipi II, ishte martuar me molosen Olimpia.

Mbreti maqedon Filip V, i mbështetur edhe nga forcat ilire, u hakmor ndaj grekëve si për shkatërrimin e Dodonës dhe për pushtimin e Diumit (një qytet dhe qendër e rëndësishme fetare) në Maqedoni, duke plaçkitur dhe shkatërruar Thermium-in, qytetin më të rëndësishëm të etolëve dhe, duke u larguar nga qyteti, shkroi në muret e tij: “E shikon se ku goditi rrufeja hyjnore?” (Polybius, Histories. 5, 7; Keightley, 1839), duke aluduar se ishte hakmarrja e lisit orakullar të Dodonës që u solli grekëve etolëve atë gjëmë.

Le të kujtojmë edhe një herë: etolët grekë, që ruanin orakullin grek të Delfit, e kanë shkatërruar dhe plaçkitur Dodonën, kurse epirotët, maqedonët dhe ilirët e kanë mbrojtur, ndërtuar dhe rindërtuar atë.
Mospërmendja e tempullit të Dodonës nga Straboni lë të kuptohet se të paktën në shekullin I të erës sonë, ai tempull nuk ekzistonte më. Por vetë qyteti i Dodonës ka vazhduar të ekzistojë, të paktën deri në shekullin V të erës sonë kur ai përmendet në Këshillin e Efesit, por dhe në shekullin VI nga Hierokli (Dietionary of Greek and Roman Geography, I (1854), f. 782).
Po në ë vërtetë çfarë ishte Orakulli dhe Tempulli i Dodonës për njerëzit që jetoni dhe për ata që besonin në të?!

Ky ishte një orakull natyror me një lis/ah, një ‘dru orakull’, si organ qendror të vendit të shenjtë të epirotëve. Ky orakull, sipas Sokratit, ka dhënë thëniet e para profetike (Plato, Phaedrus 275b).
Aty tre plaka (treis graias) që në autorët grekë dalin si pelaias – ‘pëllumba’, që duket të jetë një greqizim i fjalës iliro-epirote të konstruktuar *pelaka* për ‘plaka’. Ato plaka dekodonin në një gjuhë të huaj për grekët, fëshfëritjen fletëve të lisit në thënie orakullare.

Herodoti (484-425 p.e.s.) e bën të qartë se fallxhoret e Dodonës nuk flisnin greqisht, por në një gjuhë të huaj kur shkruante: “Unë mendoj se këto gra quheshin “pëllumba” nga njerëzit e Dodonës sepse ato flisnin një gjuhë te huaj, dhe njerëzve u dukej sikur ai zë ishte si gugatje zogjsh; pastaj njëra nga gratë fliste në gjuhën që ata mund ta kuptonin dhe kjo është arsyeja perse ata thoshin se pëllumbi fliste gjuhë njerëzore; sa kohë që ajo fliste në gjuhë te huaj, ata mendonin se zëri i saj ishte zëri i një zogu.” (Herodoti, Libri II, 57).

Por, cila ishte kjo “gjuhë e huaj”, që flisnin plakat (pelaias) barbare në Dodonë? Kjo nuk është vështirë të kuptohet po të mbahet parasysh fakti që në Ballkanin e lashtë, sipas burimeve greke dhe latine, por dhe sipas giuhësisë moderne, fliteshin vetëm pesë gjuhë:
greqisht, ilirisht, maqedonisht, trakisht dhe dakisht, nëqoftëse kjo e fundit nuk do të shihej si dialekt i trakishtes.

Greqishtja në këtë mes përjashtohet me që gjuha e plakave ishte një gjuhë barbare, trakishtja dhe dakishtja përjashtohen për arsye gjeografike kurse maqedonishtja përjashtohet për arsye historike, etnografike dhe gjuhësore.
Kështu, me anë të përjashtimit (per exelusionem), mund të arrihet në përfundimin se gjuha barbare që përdornin plakat epirote ishte ilirishtja.

Mendohet se fillimisht profecitë orakullare ishin funksion i priftërinjve me këmbë të zbathura e të palara që flinin në tokë (Homer Iliad, XVI, 232-238), Për të marrë urtinë orakullare nga Toka Nënë. Zëvendësimi i këtyre priftërinjve nga ‘plakat’ duhet të ketë ndodhur para ernërimit të poeteshës Fernonoe në orakullin e Delfit në shekullin Vlll.
p.e.s. Ata zgjidheshin nga fisi i sellojve, të cilët, sipas Aristotelit ishin pellazgë. Këta priftërinj ishin vëndas epirotë, dhe quheshin Tomaruri ose shkurt Tomuri (Strabo Geography 7.7, I l), që do të thotë ruajtësit e malit të Tomorit.

Besohet përgjithësisht se “uzurpimi i fëshfëritjeve të lisit të Dodonës nga Zeusi “pellazg” dhe shndërrimi i tij në një perëndi-lis ka ndodhur para Homerit, që ka jetuar midis shekujve VII-IX p.e.s. Zeusi grek ka marrë edhe herë të tjera funksionet e një perëndie më të lashtë të tipit të “Nënës Toki” ose “Nënës së Madhe”, që ndër grekët e lashtë u njoh si Demetra, por në rastin e Dodonës ai i ndau ato funksione me Dionën, Nënën Toke origjinale të Dodonës.

Hibridizimi ne Epir i perëndisë më të lartë greke, perëndi e rrufesë dhe e shiut me një perëndi më të lashtë paraindoevropiane të tokës, që simbolizohej nga lisi shekullor që ushqehej nga toka me rrënjët e thella, ishte i goditur dhe i përligjur nga nevoja e tokës për shi e për të shtuar prodhimin bujqësor.
Megjithatë, ndër dhuratat e gjetura në Dodonë mbizotëruese janë ato kushtuar Diones dhe jo Zeusit.
Sellojtë profetë këmbëzbathur që flenë në toke, nimfat e burimeve, dhe lisi orakullor, që të gjithë, ishin të lidhur me “Nënën Tokë”, e të varur prej saj.

Që Nëna Toke, në figurën e Dionës, e ruajti ndër epirotët përparësinë ndaj Zeusit, e mbështet edhe fakti që sjell Pausania se është përsëri një grua epirote priftëreshë e lisit, lindur në 281 280 p.e.s. (Boyd, 2004; Pausanias Deseription of Greeee Libri 10, 12, 10; Pausania’s Guide to Greece 1979), e bija e mbretit te Kaonëve (banorë iliro-epirotë të pjesës jugperëndimore te Shqipërisë, ne Labërinë e sotme), që bëri të njohur mençurinë e tre pelaiave (plakave) të zymta të Dodonës.

Siç shprehet T. Boyd:
“Këngët për Tokën Nënë pushuan shpejt pasi Fena dhe ‘gratë e tjera’ kënduan këtë himn. Në vitin 219 p.e.s., në qoftë se ishte ende gjallë, ajo do të ketë parë rrafshimin, ç’shënjtërimin dhe plaçkitjen e tërë Dodonës nga etolet (Boyd, 2004), pikërisht nga etolët grekë, që ruanin me aq kujdes orakullin grek të Delfit, dhe që mbrojtën atë orakull nga invazionet barbare midis viteve 109 dhe 105 p.e.s. ‘Priftëreshat pa dyshim u vranë’ (Boyd, 2004) në këtë ndodhi tragjike, që ka të gjitha shenjat e një konflikti etno-religjioz midis grekëve të lashtë me epirotët barbarë. Megjithatë, vendi i Shenjtë u rindërtua thuajse menjëherë nga epirotët, por në pjesën më të madhe u rrënua prapë ne vitin 167 p.e.s. nga romakët ngaherafıtues” (Boyd, 2004).
Me shkatërrimin e tretë 80 vjet më vonë, në vitin 88 p. e. s. nga Mitridati dhe thrakët, Dodona humbi përfundimisht lavdinë e dikurshme si orakull.

Marrë nga libri “Në gjurmët e perëndive dhe mitolegjemave ilire” i Nelson R. Çabej.

Pesë shkrimtarë që duhet të lexoni, edhe pse s’do ta fitojnë kurrë Nobelin




Ndërkohë që buja e Kazuo Ishiguros nuk është shuar ende, ka autorë që prej kohësh e dinin se emri i tyre nuk do të ishte dhe nuk do të shqiptohet kurrë në Stokholm. Nobeli është çmimi më i rëndësishëm në botë dhe ata kanë gjithçka për ta fituar, e megjithatë…

Borgesi, kandidati i përjetshëm shprehej se mosdhënia e çmimit ishte tashmë një traditë skandinave. Lista e atyre që nuk e kanë fituar kurrë është e gjatë dhe pothuaj të gjithë e dimë.

Mund t’i shtojmë kësaj liste edhe:

Philip Roth. Siç ndodh zakonisht fituesit variojnë nga një vend në tjetrin, nga një kontinent në tjetrin dhe pas Bob Dilanit do të kalojë shumë kohë që çmimi të shkojë në SHBA. Fakti që ia dhanë Dilanit është se ia mohuan Rothit dhe këtë vit nuk ishte as në 20 kandidatët e parë. Roth është 84 vjeç dhe nuk ka publikuar asgjë të re që nga Nemesis 2010. Disa nga librat e tij janë “Pastoral amerikana”, “U martova me një komunist”.

Margaret Atwood. Raportin Roth me Bob Dilan e gjejmë edhe tek Atwood me Alice Munro. Duket se nuk ka shanse që një shkrimtare kanadeze pas Munro-së të jetë fituese që nga 2013. Është çështje gjeografie? Nëse Atwood do të kishte lindur në Argjentinë, Itali, Kinë? Autorja e “Tregimi i pastrueses” është një kandidate dhe ka fituar të gjitha çmimet përfshirë edhe Booker dhe Princi i Asturias, por Nobeli i mohohet.

Haruki Murakami. Nuk ka stilin dhe tematikën e akademikëve suedezë. Po atëherë pse është një nga kandidatët më të fortë? Që nga Kenzaburo Oe në vitin 1984 asnjë japonez se ka fituar këtë çmim. Ishiguro është japonez-anglez, por nuk duheshin lënë mënjanë autorë si Banana Yoshimoto apo Shintaro Ishihara.

Michel Houellebecq. Gjithmonë thuhet se çmimi Nobel u jepej autorëve të majtë në vendet kapitaliste dhe autorëve të djathtë në vendet komuniste. Me rënien e Murit të Berlinit ishin autorët që denonconin dhunën dhe mungesën e të drejtave të njeriut ose që shfaqnin një rebelim ose jo konformizëm, por jo në nivel të Houellebecq-ut, autor i “Platforma dhe nënshtrimi” që përvijon mjaft mirë realitetin aktual në Francë, por që s’do ta marrë kurrë këtë çmim.

Karl Ove Knausgard. Prusti i aktualitetit po shkruan “Romani i madh i shekullit XXI” me pesë volume, me autobiografinë e tij “Lufta ime”, megjithatë është e pamundur t’ia japin këtë çmim me këtë titull. Sidomos pas polemikave që ndodhën me Camilo José Cela, i akuzuar si frankist dhe Günter Grass si një nazist i ri.

Teoria e shkencëtarit shqiptar që provon lidhjet tona me Ilirët… Akademia serbe e ndaloi botimin e saj




Teza e Nelson Çabejt: Shqiptarët, Ilirë që mbijetuan?! Shtypi shqiptar duket se i ka mëshuar fort një teze të Nelson Çabejt, tezë e cila konkurron përmes faktesh e provash shkencore, punimet e famshme të historianëve serbë mbi këtë temë, sidomos tezës së Garashaninit dhe të historianes, Fanula Papazoglu

Nelson Çabej ka shkruar disa nga vërejtjet e tij me një punim shkencor të mirëfilltë me titull “Ilirët që mbijetuan, një punim i N. Çabejt i vitit 1988, një përgjigje e autorit ndaj simpoziumit serb të organizuar nga Akademia Serbe e Shkencës dhe Arteve mbi prejardhjen e shqiptarëve. Libri në fjalë është përkthyer edhe në serbisht dhe botuar në frëngjisht me titull origjinal “Les Illyriens et les Albanais”, por që u ndalua të botohej nga Komiteti i Kulturës Serbe.

Disa nga pikat ku Nelson Çabej, një profesor i shquar shqiptaro-amerikan që ka shkruar mjaft artikuj shkencorë për botën akademike në revista të huaja, ka teza të tijat shkencore. Pikat kryesore të punimit të Çabejt që kundërshtojnë punimin e Garashaninit dhe Papazoglusë janë: Se pari, njëanshmëria ne zgjedhjen dhe paraqitjen e fakteve, qe sigurisht komprometon objektivitetin e hetimit shkencor. Bie ne sy jo vetëm varfëria e bazës burimore dhe faktuale, por edhe mospërputhja e fakteve qe ata sjellin me interpretimin dhe me konkluzionet ne te cilat përpiqen te arrijnë.

Sa për ta ilustruar, p.sh., vete Garashanini, duke trajtuar problemin e formimit dhe te prejardhjes se ilireve nuk merr ne shqyrtim thuajse fare te dhënat gjuhësore (toponimet, antroponimet, etnonimet dhe onomastiken ne përgjithësi) e Ballkanit Perëndimor ne lashtësi, rreth te cilave janë kryer punime fundamentale nga një sere gjuhëtarësh te shquar si A. Karg, A. Degrassi etj. E madje dhe nga gjuhëtarë te shquar jugosllave si Anton Mayer e Radoslav Katiçiq dhe, mbi te gjithë, nga gjuhëtari gjerman Hans Krahe.

Garashanini nuk merr ne shqyrtim e nuk përfill as studimet dhe konkluzionet e arkeologeve te tjerë jugosllave si Mate Suiç e Stane Gabrovec; ai nuk përfill, sikur te mos ekzistonin fare, dëshmitë e autoreve te lashte rreth vendbanimeve ilire, duke përfshirë këtu te dhenat e Pomponius Mela-s e te Herodotit rreth përkatësisë ilire te Enetëve, te Strabonit rreth Istërve si fisi me verior i Ilirëve, rreth maleve Rodope në Bullgari si kufiri lindor i Ilireve dhe Danubit e Alpeve si kufijtë verior te tyre.

Ne simpozium, edhe Fanula Papazoglu, pasi ka braktisur pikëpamjen e saj te mëparshme se dardanet janë nje fis ilir, nuk merr parasysh e madje nuk ze ngoje pikëpamjet e nje numri studiuesish te huaj e shqiptare, qe perkrahin tezen e perkatesise etnike ilire te Dardanëve (W. Pajakowski, Z. Mirdita, R. Katiçiq etj.) as autoret e lashte (Appiani, Straboni, Stefan Bizantini etj.) as te dhënat e mitologjisë lidhur me këtë çështje.

Kur përjashton Pajonët nga bashkesia e fiseve ilire, ajo nuk shpjegon arsyet per kete largim nga pikepamja e saj e meparshme, qe ka dale qarte kur ajo, duke folur per Sirrasin, mbret i pajoneve, e quante ate “perfaqesues i fundit i dinastise se vjeter te ilireve”, qe u permbys nga Bardyli I.
Ajo nuk merr parasysh e as shqyrton pikepamjen e nje ilirologu te shquar si W. Pajakovski mbi karakterin ilir te mbreterve dardane e pajone dhe nuk perfill fare pikepamjen e autoreve shqiptare lidhur me kete problem. Ketij ceni metodologjik nuk ka mundur t’i shpetoje as Vlladisllav Popoviçi, po ai Popoviç qe flet per shkencen shqiptare te talentuar, por jo te sakte. Se dyti, subjektivizmi i theksuar ne interpretimin e te dhenave e ne nxjerrjen e konkluzioneve.

Keshtu, p.sh. M. Garashanini ne menyre te pakuptueshme, ne kundershtim me pikepamjen e mirenjohur te arkeologut Stane Gabrovec, i bazuar kryesisht ne punimet e ketij te fundit dhe pa sjelle argumente kunder asaj pikepamjeje, pranine e kultures materiale te Glasinacit ne Sllovenine qendrore nuk e lidh me perkatesine etnike ilire te banoreve te lashte te atij rajoni, por me praninë e enklavave ilire në atë territor.

Fanula Papazoglu, nga ana e saj, ve ne dyshim nese ishin vërtet Ilirë banoret e bregut te Dalmacise qe luftuan kunder koloneve greke te ujdheses Faros, te cilet edhe vete historiani i lashte grek Diodori ne shekullin I p.e.s., i quan Ilir. Duhet permendur se te dhenat e autoreve te tjere te lashte perputhen me Diodorin. Me fjale te tjera, ajo ve ne dyshim ne se greket dinin me ke luftonin. Ne menyre te habitshme, e ne kundershtim me pohimin e mesiperm, pastaj ne po kete studim (f. 185), ajo e quan qytet ilir Riziniumin ne bregdetin dalmat, po ashtu si dhe Uscana-n, Buthoe-n dhe Bassania-n.

Po ashtu historianët serbë flasin se ilirët, nga ku shqiptarët janë tashmë pasardhës, kanë qenë të romanizuar. Lidhur me këtë, profesori Çabej që e kryen veprimtarinë e tij shkencore në Nju Xhersi shprehet: Koncepti i romanizimit eshte nje koncept fluid dhe nje koncept i unifikuar rreth “romanizimit” nuk ekziston, andaj dhe perdorimi i koncepteve te tilla per shqyrtimin e proceseve etnogjenetike mund te sjelle konfuzion me shume sesa qartesi. V. Popoviçi nuk tregon shkoqur se ç’kupton ai romanizim te ilireve.

Megjithate, nga konteksti mund te perfytyrohet se me kete ai kupton nje proces qe perfshin humbjen e vetedijes etnike e te prejardhjes, qe lidhet me humbjen e gjuhes, dokeve, ligjeve dokesore, onomastikes (antroponimise, toponimise dhe hidronimise), besimit etj. ilire dhe zevendesimin e tyre me ato romanet.
A u romanizuan ndonjëherë Ilirët e jugut? Sundimi ushtarak dhe administrative romak mbi nje popull, ne vetvete, nuk mund te identifikohet me romanizmin e atij populli se, perndryshe, bota e sotme perendimore e pertej saj, vendet e Azise dhe Afrikes qe rane nen pushtimin romak, do te duhej te konsideroheshin te romanizuara. Se, perndryshe, sundimet shumeshekullore bizantin dhe turk mbi popujt grek, sllave te jugut, perfshire serbet, dhe shqiptaret do te kishin shpene ne humbjen e identitetit etnik te ketyre popujve.

Sundimi romak shpuri ne romanizimin e disa popujve si keltet ne France dhe Spanjen e Portugaline e sotme (por jo te fiseve te tjera gjermane nen sundimin romak), ne romanizimin e dakeve e madje dhe brenda Ilirise – ne romanizimin e fisit ilir te dalmateve ne bregdetin (por jo ne hinterlandin) dalmat. Ne te gjitha keto vende, qe njihen si te romanizuara, gjate sundimit romak ndodhen permbysje te thella e te konfirmuara ne perberjen etnike, ne kulture, ne doket, ne te drejten dokesore dhe, mbi te gjitha, popujt e ketyre vendeve humben gjuhen ne procesin e romanizimit te tyre. Gjuha eshte rrenja ushqyese e vetedijes etnike, andaj sa kohe qe nje popull ruan gjuhen e vet nuk vdes e nuk asimilohet.

Historia tregon se humbja e gjuhes paraprin humbjen e vetedijes etnike dhe te prejardhjes se nje populli. Madje historia, sot e gjithe diten, provon se edhe humbja e gjuhes, ne vetvete, duke qene kusht i nevojshem, nuk eshte kusht i mjaftueshem per humbjen e identitetit etnik te nje populli (kujto si shembuj nga mesjeta popuj te Lindjes se aferme qe flasin sot arabisht, popujt qe flasin sot gjuhe neolatine dhe, nga kohet e reja, popujt qe humben gjuhet e tyre kombetare ne Rusi dhe ne Bashkimin Sovjetik).
Gazeta në fjalë, por jo vetëm, pasi Standard është media që është marrë këtë periudhë, ndërkohë që me këtë studim të profesorit shqiptaro-amerikan janë pasqyruar edhe në media të tjera shqiptare dhe “Çabej i ri” po hap dritare të reja për të vërtetuar prejardhjen e shqiptarëve përmes shkencës.

Leibniz, albanologu që vendosi shqipen në hartën e botës



Më 14 nëntor 1716 ndërroi jetë Gottfried WiIhelm Leibniz. Gjeniu i iluminizmit të hershëm karakterizon mendimin tonë edhe sot

Kur Gottfried Wilhelm Leibniz më 1646 lindi në Lajpcig si biri i një profesori, të kuptuarit shkencor ndaj botës sonë ishte mjaft i thjeshtë. Ishte në një farë mënyre e mundshme, që në kohën kur ai jetonte gjithçka njihej prej librave dhe mund të mësohej teorikisht.

Ishte koha, kur ende ekzistonin dijetarë universalë – njerëzit si Gottfried Wilhelm Leibniz, i cili pasi në moshën 21 vjeçare kishte mbrojtur titullin e doktor i shkencave juridike, vazhdonte hulumtimet edhe si historian, filozof, gjuhëtar, fizikant, matematicien dhe studionte edhe si bibliotekar, inxhnier minierash, diplomat, këshilltar politik dhe ishte aktiv edhe si themelues i akademisë.

Epoka e gjenive të shumanshëm mori fund pikërisht një shekull pas tij.

Një ndër të fundit të këtyre dijetarëve ishte Johann Wolfgang von Goethe, i cili krahas aktivitetit si shkrimtar punonte edhe si jurist e politikan, por hulumtonte edhe në një sërë fushash të tjera: gjeologji, optikë, zoologji, botanikë dhe meteorologji e filozofi.

Rilindja, laicizmi dhe fokusi tek shkencat e natyrës

Dëshira për njohuritë shkencore u zhvillua prej situatës së veçantë historike. Së pari në kohën që jetonte Leibniz nisi gradualisht iluminizmi. Leibniz vet ishte njëri ndër paraprijësit e kësaj epoke.

Mendimi racional, arsyeja dhe njohuritë e shkencave të natyrës filluan të dominojnë kundrejt supersticiozitetit dhe alkimisë. Rilindja e mposhti prapambetjen e Mesjetës. Absolutizmi iluminist me laicizmin mori pushtetin prej klerit dhe princave lokalë.

U krijua një imazh i ri gjithëpërfshirës i njeriut – ky ishte parakushti për heqjen e robërisë në shumë vende të Europës.Kur Leibniz vdiq në moshën 70 vjeçare, ai la pas një trashëgimi të pasur, intelektuale nga jeta e tij intensive: mbi 200.000 faqe manuskripte ruhen edhe sot e kësaj dite ne arkivin e Hanoverit.

Shumë prej ideve të tij janë të vlefshme edhe sot. Disa shembuj:

Drejtësi

Leibniz synonte një unifikim të sistemeve të drejtësisë në botën kristiane. Mjaft e rëndësishme ishte për të kapërcimi i ndarjes së kishës – e po ashtu edhe paqja. Ai ishte në këtë mënyrë ideator i së drejtës së sotme ndërkombëtare, i të drejtave të njeriut dhe i organizatave si OKB-ja dhe BE-ja.

Matematikë

Leibniz nuk është vetëm shpikës i llogaritjes integrale dhe të diferencuar, por ai ka përshkruar edhe sistemin binar të numërimit, që është sot baza e botës digjitale. Megjithatë ai e interpretonte atë ndryshe.

Ai synonte një sintezë mes shkencës dhe fesë. Për të Zoti ishte njëshi dhe asgjëja ishte zeroja. Leibniz ka shpikur e konstruktuar edhe një makinë mekanike llogaritëse.

Mendimin tonë ai e konsideronte si një proces numërimi. Sot ne e dimë nga shkencat moderne të neurologjisë, që në parim ai ka pasur të drejtë.

Fizikë

Duhet të të shkojë në mendje për të shtruar çështjen nëse hapësira është absolute. Leibniz ia shtroi vetes këtë pyetje, gjë që studiuesit e sotëm preferojnë ta konsiderojnë si një parashikim të teorisë së relativitetit të Einsteinit.

Në përfytyrimin e tij, që të gjitha termat bazohen në koncepte të thjeshta atomike, ndihet përpjekja e sotme e fizikantëve të grimcave elementare, të cilët janë vënë në kërkim të grimcave më të vogla elementare dhe duan të zgjidhin enigmën e materies së errët, energjisë së errët, të supersimetrisë së modelit standard fizik.

Psikologji

Leibniz e kishte kuptuar, që në psikologjinë tonë ka koshiencë dhe subkoshiencë.

AI e quante këtë perceptim dhe aperceptim. Përfytyrimi i tij, që proceset shpirtërore zhvillohen prej influencave të natyrshme dhe pasojës së efektit (causa efficiens) e jo nga faktorë hyjnorë apo shpirtëror, shënon fillimin e psikologjisë moderne.

Linguistikë

Në kohën e Leibniz-it u ndez grindja për prejardhjen e gjuhëve gjermane. Leibniz iu kundërvu teorisë, që bënte fjalë për një prejardhje nga një formë e hershme e suedishtes.

Përballja e tij kritike me zhvillimin e gjuhës dallon prej interpretimit të mëvonshëm me nota nacionaliste për prejardhjen e gjuhëve nga filozofët e fundit të shekullit të 19-të dhe fillimit të shekullit të 20-të.

Ai studioi edhe sanskritishten e kinezishten klasike. Përpjekja e tij për një shpjegim të hollësishëm për funksionin e gjuhës i parapriu metodave empirike të linguistikës së sotme krahasuese.

Metoda shkencore

Por më e rëndësishmja për pasuesit e tij është metodika nga empirikja dhe evidenca. Këto janë meritë e dijetarëve të iluminizmit si Leibniz.

Kjo nuk do të kishte qenë e mundur në dy shekujt e fundit pa kontributin e njerëzve si ai, që me pasion dhe syhapur në një kohë të territ të dijes e çuan përpara shkencën./DW

Leibniz, matematika, ilirishtja dhe shqipja

page_1Në 10 vitet e fundit të jetës, një nga përkushtimet e tij u bë edhe gjuha shqipe. Së pari, Leibnizi goditi mitin se shqipja, meqenëse flitej në Ballkan, bënte medoemos pjesë në grupin e gjuhëve sllave, apo rridhte nga greqishtja ose latinishtja.

Ai besonte se shqipja ishte ilirishte (siç do të demonstrohej nga Franz Bopp më shumë se një shekull më vonë); Leibniz mendonte se shqipja kishte lidhje me gjermanishten dhe këto ngjashmëri ai i kërkon në keltishten e lashtë.

Mendimet mbi shqipen, Leibniz i shprehu në letërkëmbimet e tij (1705 – 1715) me shkencëtarë, studiues e intelektualë të kohës – gjithsej 5 letra mbi shqipen (FESH). Ja si shkruante Leibniz – ndër të parët, në mos i pari albanolog që e vendosi shqipen në hartën e botës së studimeve gjuhësore:

“Sa për gjuhën e shqiptarëve, e njohur si Linguam Illiricam…mendoj se është e denjë të studiohet….Të dhënat që kam tregojnë se shqipja përmban shumë latinisht dhe pak gjermanisht.

Dhe ky është mendimi im mbi disa fjalë shqipe: ‘hundë’ nga keltishtja e vjetër ka dhënë gjermanishten ‘wen’ – ‘qen’, kafshë që karakterizohet nga përdorimi i hundës ‘nose’ – ‘nuhatje’. Fjala ‘gjueti’, anglisht “hint” – ‘gjurmë’ – ‘shenjë’; gjermanisht ‘spuhr’, nga ‘kunde’ – ‘dije, njohje’.

Fjala ‘krah’ lidhet me ‘krezzen, crabbe’ – ‘gaforre’ nga rrjedhin kthetër, zvarrë, rrafsh, zero. ‘Gaforrja’ mund të ketë lidhje edhe me ‘furkën, pirunin’. Fjala ‘burrë’ mund të jetë e lidhur me ‘brautigam’ ‘dhëndër’.

Ndërsa fjalët shqipe për numrat nuk kanë asgjë që mund të rrjedhin nga gjuhët fqinje, por, duke ditur shumë gjuhë të tjera, studiuesi mund të jetë në gjendje të kuptojë shumë fjalë të shqipes; fjala ‘det’ nga Delt, dmth Thalassa, Thellësi, Perëndia e Detit në mitologjinë greke.

Është e qartë se reliket e ilirishtes janë ruajtur në gjuhët moderne, veçanërisht në atë të shqiptarëve”, shkruan Leibniz, në “Opera Philologica”, përkthyer nga frëngjishtja në anglisht nga Robert Elsie.

Vlera e ideve të Leibnizit qëndron edhe në faktin se si shkencëtar serioz, ai tërhoqi vëmendjen e shkencëtarëve të tjerë për t’u marrë me studime në fushë të shqipes.

Ky interesim i Leibnizit mund të shpjegojë ndoshta edhe arsyen pse albanologjia ka tërhequr vazhdimisht shkencëtarë, gjuhëtarë e filologë ndër më të shquarit gjermanë e nga bota. Leibniz shkroi kryesisht frëngjisht e latinisht, dhe pak gjermanisht.

Shumica e shkrimeve të tij ndodhen ende të pa botuara, dhe janë marrë në mbrojtje nga UNESKO.

Në vitin 1985, qeveria gjermane krijoi Çmimin Leibniz, duke ofruar një shpërblim vjetor prej 1-milionë e 550-mijë euro për rezultate praktike dhe 770-mijë euro për ato teorike në shkencë. Ky është çmimi më i lartë në botë për arritje shkencore.

Konfirmohet aktakuza ndaj Naim Murselit dhe të akuzuarve tjerë për vrasjen e Liridona Ademajt

NGA FLORI BRUQI   Gjykata Themelore në Prishtinë ka konfirmuar aktakuzën ndaj Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës, të cilët n...