2019-04-14

Mehmet Shehun e vranë, si i ruan Nexhmija letrat e dashurisë me Fiqiretin dhe djemtë

 Në vijim të rrëfimit të saj për gazetën “Panorama”, nusja e Enver Hoxhës, Liliana Hoxha, tregon prapaskenat që bëheshin në majën e kupolës së shtetit komunist pa dijeninë e Enver Hoxhës, por nën regjinë e Nexhmije Hoxhës dhe Ramiz Alisë.

5499543396_449a22e921_b


Tashmë, publiciste e njohur, zonja Hoxha ka botuar dhe dy libra, “Tanët” dhe “Pushtimi i brendshëm”, ku ajo tregon marrëdhëniet e komplikuara në familjen Hoxha dhe në Bllokun e drejtuesve të PPSH-së dhe aktivitetin agjenturor në Shqipëri. 

Duke insistuar se Ramiz Alia dhe Nexhmije Hoxha punon për interes të UDB-së jugosllave, zonja Hoxha tregon se si u sabotua nga Ramiz Alia hapja e Shqipërisë me Landin e Bavarisë, kur Kryeministër ishte Shtraussi, kur Enver Hoxha ishte ende gjallë. Në lidhje me vdekjen e Kryeministrit Mehmet Shehu, zonja Hoxha shprehet se atë e vranë interesat e UDB-së, pasi ishte planifikuar ndërhyrje ushtarake e Shqipërisë në mbrojtje të Kosovës.


 Për Enver Hoxhën, vdekja e Mehmet Shehut, e treguar nga goja e nuses së djalit të tij, ishte një gjëmë e madhe, ndërsa për pjesëtarët e tjerë të familjes, Nexhmijen, por dhe djalin tjetër, Ilirin, ajo ishte një ditë gëzimi dhe çlirimi. Liliana Hoxha flet dhe për disa dosje tepër sekrete që Nexhmije Hoxha mbante të fshehura për Ismail Kadarenë, por dhe për Fiqirete dhe Mehmet Shehun, familjen e të cilit partia e internoi dhe e dënoi si armiq të popullit.

Në atë kohë është folur se kanë qenë reforma të ndërmarra nga qeveria dhe kryeministri i asaj kohe, Mehmet Shehu?!

Nuk e di cilën reformë ka ndërmarrë Mehmeti, por asnjëherë pa aprovimin drejtpërsëdrejti të Enverit, që në planifikimin e reformës. Më duken më shumë thashetheme abuzive ndaj kryeministrit, kur vullneti, gjoja i Enverit, shprehej nëpërmjet Nexhmije Hoxhës e Ramiz Alisë, ndërsa pushtetin nuk mund ta arrinin kurrë pa vrasjen e Mehmet Shehut edhe për interes të UDB-së. 

E vranë në momentin kritik, kur me urdhër të Enver Hoxhës ishte përgatitur mësymja ushtarake në mbrojtje të Kosovës me strateg Mehmet Shehun. 

Kështu i hapën rrugën drejt pushtetit Ramizit e Nexhmijes, me pengesë vetëm Enver Hoxhën, edhe ky në trajtim mjekësor vdekjeprurës. 

Me siguri them që, tufëzimi është ideuar nga Instituti Marksist-Leninist i Nexhmije Hoxhës, nga studiuesi Harrilla Papajorgji sipas modelit sovjetik, ndërkaq punonjës i Institutit dhe anëtar i Komitetit Qendror. 


Kush mund ta ketë bindur Enverin për këtë reformë, kjo është pyetja e duhur, kur ai, i shqetë- suar, më ka thënë: “Si moj Lilianë, a mund të jetojë fshatari pa një pulë?!” Di shumë shembuj që ajo e mashtronte hapur Enverin edhe në sy tonë, e sigurt prej presionit që na bënte, që nuk mund t’i tregonim Enverit.

 Por rasti më i rëndësishëm i sabotimit dhe ndrydhjes së Shqipërisë përfundimisht në izolim, ishte çështja Shtraus. I ndodhur krejtësisht i vetëm në ’82, Enver Hoxha vendos të mbështetet te Perëndimi, konkretisht me Landin e Bavarisë me kryeministër Shtrausin. 

Pala gjermane ishte e gatshme dhe përshëndeti iniciativën e Enverit për hapjen e Shqipërisë me çdo kusht, pra me lëshime edhe politike. Ramiz Alia ndiqte negociatat.

 Personalisht, unë nxisja bisedën me Enverin duke u mbështetur në lajmet që vinin për këtë temë të bujshme në Agjencinë Telegrafike ku unë punoja. Enveri, në prani të Nexhmijes, që nuk i ndahej kurrë, fliste me entuziazëm, por shprehte çudinë që, megjithatë, çështja po vonohej, dhe pse vonohej?! 

Kur Shtrausi ishte krejtësisht i gatshëm. Kjo çështje u sabotua nga Ramizi e Nexhmija, teksa Enveri iku nga jeta me këtë plagë në zemër. 

Qëndrimi zyrtar shqiptar, shumë i vonuar pas vdekjes së E.Hoxhës, ishte: Gjermania jep çikërrima dhe na kërkon të lejojmë fenë. Shtrausi dhe djemtë e tij reaguan duke akuzuar palën shqiptare, drejtuar nga Alia, që ishin bërë pengesë me lloj-lloj sanksionesh ndaj Gjermanisë deri edhe për reparacionet e luftës kur sa ishte E.Hoxha gjallë, qëndrimi zyrtar ishte hapje me çdo kusht.

Është shprehur me ju apo me familjarët për rastin e Mehmet Shehut? Çfarë mendonte Enver Hoxha për vrasjen apo vetëvrasjen e Mehmet Shehut?

Ai na tha mua dhe Sokolit se kjo ishte një gjëmë për Shqipërinë. Unë dhe Sokoli e kemi përjetuar si gjëmë edhe për Enverin. Familjarët e tjerë të Enverit qeshnin, gëzonin. 

Nexhmija, atë ditë, shkoi në zyrë si pa gjë të keq, ndonëse duhet t’i rinte Enverit afër se ishte shumë i mërzitur nga akti i Mehmetit.

Po raporti sinoptik për Mehmet Shehun, që iu lexua popullit dhe lidhjet e tij me agjenturat e huaja?

Mendoj se Enverit i ofruan shumë argumente, si për të gjitha grupet armiqësore antiparti, të cilat s’mund t’i ndiqte personalisht dhe i besonte “partisë”.

 Siç ndodhi që M.Shehu dogji Beqir Ballukun apo Ramiz Alia e Nexhmije Hoxha dogjën Kadri Hazbiun. “Partia” i dha informacionin Enverit që CIA donte ta helmonte nëpërmjet M.Shehut. 

Personalisht mendoj që Mehmeti këtë gjë nuk do ta bënte kurrë. Me dashje apo pa dashje, Mehmeti e respektonte Enverin dhe pushtetin pas tij e kishte të sigurt, për më tepër edhe legjitim. Më thellë nuk mund të bëj hipoteza. Gjithsesi, Enveri duhet të thoshte diçka para popullit.

Nuk mendoni se mund të ketë qenë vetëvrasje, siç e kanë argumentuar disa bashkëpunëtorë të tij, për shkak të karakterit të fortë, nga sedra apo dinjiteti i lënduar?

Edhe kjo ka të bëjë me detyrimin që ta çonin deri aty. Por fakti që Enveri i tha Ramizit natën e mbledhjes së Byrosë: “Mehmeti e mori kritikën dhe duhet ta falim”, ndërkaq që u “vetëvra” me ngut pa ardhur e nesërmja. 

Gjithashtu, ende pa u gdhirë, agjencia jugosllave e lajmeve, “Tanjug” dërgon lajmin pararendës në favor të autorëve të krimit: “Mehmet Shehu vritet në mbledhjen e Byrosë me armë, në dyluftim me Enver Hoxhën. Syzet e këtij të fundit u mbuluan me gjak”!! 

Pra, del qartë se Mehmet Shehut e keqja i ka ardhur, pikërisht nga Ramizi dhe të interesuarit e tjerë. Retrospektivisht del: Nexhmija paska pasur zakon të ruajë nga koha e komunizmit dokumente nga personalitetet më të spikatura, që ajo i shihte si rrezik permanent kundërshtues të saj. 

Kaq i fortë ka qenë pushteti i saj nëpërmjet fuqisë kulte (agjenturat), sa shpjegon heshtjen absolute të gjithkujt për t’u bërë jo vetëm pjesë e kësaj çështjeje, por që Nexhmije Hoxha të mos përmendet kurrë. Kemi vetëm librin “Zonja e zezë” të Fahri Balliut dhe Kadarenë, që e quan Lady Makbeth. 

Po të vini re, ajo manipulon gjithfarësh për ruajtje e emrit të saj, që, tek e fundit, në histori të jetojë çka i mbetet si gruaja e Enver Hoxhës. Siç i kam vënë në dukje te libri “Tanët”, kam pasur në dorë dosjen e Kadaresë, më vonë dosjen e Mehmet Shehut, që çuditërisht na përfshinte dhe mua, Sokolin e fëmijët tanë. Dosje krejtë- sisht sekrete të saj, që shprehin profilet e fshehta psikike, por sidomos frikën për t’u mbrojtur nga akuzat që e kriminalizojnë posaçërisht.


 Dosja e Kadaresë përmbante letra apo shkrime të tij, me të cilat mund ta luftonte, po qe se ai ngrihej kundër, siç edhe ka ndodhur. Dosja e Mehmetit, në të kundërt, përmbante letërkëmbime shumë miqësore e intime midis Enverit e Mehmetit, Nexhmijes e Fiqiretit e të djemve të tij drejtuar Enverit e familjes së tij. 


T’i ruash këto letërkëmbime dashurie kur i ke syrgjynosur familjarisht, është perversiteti më i madh që na jep historia e letërsia botërore. Pse?! Në rast se dyshohet personalisht për të, siç edhe ka ardhur puna, ajo t’i përdorte, sipas saj, me alibinë qesharake që unë i kam dashur ata.

 Një fakt ky kaq ogurzi, sa zbeh edhe praninë e letërkëmbimit tonë në dosjen e krimit Mehmet Shehu.

 Aty gjenden letërkëmbimi i fëmijëve me ne dhe me Enverin, vlerësime të Enverit për fëmijët dhe mua, foto të mrekullueshme me Enverin që nuk i kisha parë, shkurtimisht gjithç- ka që tregonte lidhjen tonë të fortë me Enverin.

 Kjo na bindi më shumë që pse mua dhe Sokolin na larguan jashtë Tirane në vigjilje të vdekjes së tij të papritur.

Ju flisni dhe për një kardiolog që është zhdukur, si është e vërteta?

Nikolla Shurbani, kardiologu që vizitonte Enver Hoxhën, ishte njeriu më kompetent dhe i pastër pranë shërbimit të tij. Ai ka thënë në ’76, se Enveri vuan pak nga miokardia apo qarkullimi i gjakut, ndërkohë që Enverin e kishin izoluar që në 1974. 

Por kujtohem që me të ardhur Isuf Kalo, janë kufizuar të gjitha vizitat nga mjekët e ekipit, përveç Fejzi Hoxhës dhe Ylli Popës. Nikolla Shurbani nuk u duk më.

Nuk kishte fuqi Enver Hoxha që t’i ndërronte mjekët e tij?

Isuf Kalo u dëbua nga Enver Hoxha kur rrezikoi jetën e Sokolit në ‘76 për arsye krejt banale, siç është apandesiti. Rreth vitit ‘77 risillet me skemë shumë të çuditshme nga vetë Nexhmije Hoxha për të më ndjekur mua për një lodhje të vazhdueshme, pasojë e një sëmundjeje endokrine, që ata e dinin mirë, pa qenë në dijeni unë, Sokoli e Enveri.

 Çka u fsheh në depresion kronik për të vajtur vazhdimisht në Paris për kurim të posaçëm. Kështu më nxirrnin jashtë loje praktikisht nëse qe e mundur, por sidomos ishte pistë për të injoruar zërin tim. 


Gradualisht, Kalo rikthehet tek Enver Hoxha si diabetologu më i specializuar në Paris. Për preferencë të Nexhmijes dhe vullnet të tij, vetëquhet mjeku personal, pa dijeni të Enverit, i cili shprehej se nuk donte një të tillë dhe me vetë Kalon tallej për vanitet intelektualizmi. Enver Hoxha nuk e ka ditur skemën e mjekimit të tij të organizuar në sekret nga Ramiz Alia, Nexhmije Hoxha, Isuf Kalo, e Sulo Gradeci, gjoja në mbrojtje nga rreziku i Perëndimit, e jo t’i besonte shëndetin e tij Kalos.

Dëgjohen shumë shekspiriane këto që thoni…

Më keq se një Lady Makbeth në krye të Shqipërisë. Vetëm për vdekjen e Enver Hoxhës mjafton të shtrosh disa pyetje thelbësore, të cilat mbeten pa përgjigje: -Pse mbulohet sot skema e marrjes së ilaçeve jashtë shtetit vetëm nga Isuf Kalo? 

Pas akuzave tona, Sulo Gradeci kundërshton marrjen e ilaçeve vetëm nga Isuf Kalo! -Pse gënjen Nexhmije Hoxha, kur i kujtojmë që Kalo është zgjedhur prej saj të shkojë i vetëm të blejë medikamentet e Enver Hoxhës?! 

-Pse u betonua varri i Enver Hoxhës me urdhër të Nexhmijes, Sulo Gradecit e Ramiz Alisë?! Nexhmije Hoxha nuk përfaqëson vetëm veten, por fuqinë më të errët çubriloviçiane, përmbi 70 vjet, nga ‘41 deri sot. Sa të jetë gjallë, mbetet kryeeksponenti, së paku nyjë, në mos fuqi ekzekutive e agjenturës. 

Mbetet prova e gjallë e aktivitetit agjenturor që ka uzurpuar Shqipërinë, qoftë e fundit për nga politikat europiane, që automatikisht minimalizojnë rolin e tyre. Ndaj, e kam projektuar në art jo si person, por si fenomenin më të rrezikshëm që ka punuar nëndheshëm për vetasimilimin e shqiptarizmit. Por, në fund, Enveri e ka kuptuar për mënyrën si e ka trajtuar kur ishte i paralizuar.

Ju është shprehur Enver Hoxha për këto dyshime?

Po, në mënyrën e tij. Hollësirat i kam shprehur në libër. E kam peng që nuk iu hapa Enverit për çka dinim dhe ndienim unë e Sokoli. Ne, që ishim të interesuar për të vetëm prej dashurisë. Iliri ka qenë i përgatitur për të trashëguar pushtetin bashkë më të ëmën, Ramizin dhe djalin e tij, Arben Alia. Mua kjo tendencë më dukej qesharake, se nuk ishim dinasti. Por nuk ishte qesharake. Ishte një plan shumë më i hershëm se Katovica. Kjo e fundit vetëm sa iu shpërndau pushtetin në disa duar, që do përfaqësonin pozitë-opozitë krejtësisht të kapura prej tyre. Pasi likuiduan të gjitha pengesat, iludoheshin që u erdhi radha atyre. Kush tradhtoi njeri-tjetrin, Ramizi Nexhmijen apo e kundërta, le ta zbulojë kush të dojë. E sigurt është që likuiditetin ekonomik të Shqipërisë e përvetësoi Arben Alia, që punon bankier në Paris.

Ju keni vite që i jeni përkushtuar kësaj çështjeje, madje keni shkruar dhe dy libra. A ia vlejti për jetën tuaj përkushtimi ndaj saj?

Lufta për të vërtetën të martirizon. Siç kam theksuar shumë herë, vrasjen e Enver Hoxhës e shoh vetëm si çështje kombëtare. Nuk do ta bëja dot vetëm për një person. Për këtë nuk ndiej as mburrje, as vanitet, as protagonizëm. Qëllova thjesht një shqiptare e ndërgjegjshme pranë kupolës qendrore të krimit, që duhej zbardhur për interesin e përgjithshëm. Pas librit “Tanët”, ndodhi një tentativë tjetër vrasjeje ndaj meje, por për çudi divine, pa rezultat. Siç thashë, në dosjen e krimit Mehmet Shehu, qëndrojnë bashkë kryeministri me gruan e tij të vdekur e familjen të persekutuar, si dhe Sokoli bashkë me familjen e tij, djali i dytë i Nexhmijes, vetëm për dashurinë që kanë ndaj të atit. Rezulton që ajo, edhe pse me fuqi okulte, është ndierë potencialisht e cenuar vetëm nga Ismail Kadare, Mehmet Shehu e Sokoli me familje. Ndaj, si të mos ia ketë vlejtur lufta ime për të vërtetën kombëtare?! Unë as trembem e as bëhem më e guximshme, se çështja është tashmë më e madhe se unë. Ajo më dikton mua aq shumë sa në mungesën time, (përjashto familjen dhe miqtë e afërt) do ta vazhdojnë shqiptarë si unë, me informacione të mëtejshme përtej domosdoshmërisë për etikë, që deri diku më ka bërë të rezervuar.

Liliana Hoxha zbardh prapaskenat: Kush do e merrte pushtetin pas Enverit, përfitues edhe djali i Ramizit

Nusja e Enver Hoxhës, Liliana Hoxha, flet me detaje për prapaskenat që bëheshin në majën e kupolës së shtetit komunist pa dijeninë e Enver Hoxhës, por sipas saj nën regjinë e Nexhmije Hoxhës dhe Ramiz Alisë.


ramizi

Ajo tregon gjate intervistes se djali i madh i Enverit, Iliri ishte i pergatitur bashke me Nexhmijen per te marre pushtetin dhe ne kete pakt perfitues do te ishte edhe djali i Ramiz Alise.

“Iliri ka qenë i përgatitur për të trashëguar pushtetin bashkë më të ëmën, Ramizin dhe djalin e tij, Arben Alia. Mua kjo tendencë më dukej qesharake, se nuk ishim dinasti. Por nuk ishte qesharake. Ishte një plan shumë më i hershëm se Katovica. Kjo e fundit vetëm sa iu shpërndau pushtetin në disa duar, që do përfaqësonin pozitë-opozitë krejtësisht të kapura prej tyre. Pasi likuiduan të gjitha pengesat, iludoheshin që u erdhi radha atyre. Kush tradhtoi njeri-tjetrin, Ramizi Nexhmijen apo e kundërta, le ta zbulojë kush të dojë. E sigurt është që likuiditetin ekonomik të Shqipërisë e përvetësoi Arben Alia, që punon bankier në Paris”.

Liliana Hoxha: Nexhmija kishte dosje tepër sekrete për Kadarenë, ja çfarë përmbante ajo



Liliana Hoxha, nusja e Enver Hoxhës, flet dhe për disa dosje tepër sekrete, që Nexhmije Hoxha mbante të fshehura për Ismail Kadarenë.




Ajo thekson gjate intervistes se “Nexhmija paska pasur zakon të ruajë nga koha e komunizmit dokumente nga personalitetet më të spikatura, që ajo i shihte si rrezik permanent kundërshtues të saj”.

Sipas saj, kaq i fortë ka qenë pushteti i saj nëpërmjet fuqisë kulte (agjenturat), sa shpjegon heshtjen absolute të gjithkujt për t’u bërë jo vetëm pjesë e kësaj çështjeje, por që Nexhmije Hoxha të mos përmendet kurrë.

hoxha_kadare
Ajo nenvizon me tej se “Kemi vetëm librin “Zonja e zezë” të Fahri Balliut dhe Kadarenë, që e quan Lady Makbeth. Po të vini re, ajo manipulon gjithfarësh për ruajtje e emrit të saj, që, tek e fundit, në histori të jetojë çka i mbetet si gruaja e Enver Hoxhës”.

Liliana Hoxha, ndalet ne dosjen sipas saj teper sekrete qe Nexhmije Hoxha kishte per Kadarene.
Ismail Kadare dhe Enver Hoxha

“Siç i kam vënë në dukje te libri “Tanët”, kam pasur në dorë dosjen e Kadaresë, më vonë dosjen e Mehmet Shehut, që çuditërisht na përfshinte dhe mua, Sokolin e fëmijët tanë. Dosje krejtësisht sekrete të saj, që shprehin profilet e fshehta psikike, por sidomos frikën për t’u mbrojtur nga akuzat që e kriminalizojnë posaçërisht. Dosja e Kadaresë përmbante letra apo shkrime të tij, me të cilat mund ta luftonte, po qe se ai ngrihej kundër, siç edhe ka ndodhur|- thotë Liliana Hoxha.

Jemi përbetuar që me shqiptarët e Kosovës përbëjmë një e vetme, se Kosova është Shqipëri e Shqipëria është Kosovë.


Imazh i ngjashëm


Liliana Hoxha

Jemi përbetuar që me shqiptarët e Kosovës përbëjmë një e vetme, se Kosova është Shqipëri e Shqipëria është Kosovë. 

Nga ana shpirtërore e besoj që kështu është. Po sa konkretisht jemi të tillë?

Nuk mund të jemi, se na ndan politika duke na mbajtur në obskuritet.

Rezultate imazhesh për Liljana hoxha


 Për këtë qëllim, inteligjenca detyrohet të mbetet e munguar. Për fat të keq, por edhe të mirë, vetëm  Sali Berisha qëndron i fuqishëm dhe krejtësisht transparent. 


Aktualisht, duam apo s’duam, ai përfaqëson së paku inteligjencën shqiptare kryesisht për Kosovën, jo vetëm për sot, por që nga viti 1977 kur e kam njohur, aq më tepër si lider krahasuar me truket e të tjerëve maskuar me retorika apo me heshtje për çështje të nxehta si kjo, heshtje që bërtet më shumë se cicërimat e tyre prej trishtili në ‘Twitter’.
Rezultate imazhesh për Liljana hoxha
Për problemin e korrigjimit të kufijve, që realisht është një pretendim apo politikë ekspansive, në krah të Vetëvendosjes, apo të Albin Kurtit, qëndron krenarisht vetëm Sali Berisha prej idealit të përbashkët për çështjen kombëtare, ndonëse njëri përgjithësisht shkon majtas e tjetri shkon djathtas.

Çfarë e pengon qeverinë e majtë shqiptare të mbrojë interesat e Kosovës?

Në koklavitjen e qëndrimeve e politikat aktuale me përmbajtje jo neutrale të Serbisë, Evropës e Rusisë, shqiptarët mbeten në injorancë të diktuar siç e do interesi i politikës. Por, gjithkush mund të ndërgjegjësohet mjaft që ta shqetësojë kjo çështje mbarë shqiptare.
Imazh i ngjashëm
Një referencë cilësore e çastit që po kalojmë është pozicioni informativ, kulturor e tradicional i Berishës në emisionin ‘Opinion’ të Fevziut në 13 shtator 2018.

. Mua nuk më mbetet asgjë për të shtuar veç t’iu rikujtoj shqiptarëve së çështja e korrigjimit të kufijve që mbrohet kaq fort me mënyrat që përmenda, fsheh të vërteta shumë të hidhura që askush nga politika shqiptare nuk i përmend. 

Mitrovica synohet prej serbëve gjoja prej mbipopullatës serbe ndaj asaj shqiptare në atë truall. 
Imazh i ngjashëm
Ndërkaq, serbizimi i Mitrovicës është bërë me qëllim që sot të synohet si pretendim i pafajshëm gjeografik dhe kështu po trajtohet nga politika “inteligjente” e Shqipërisë e Kosovës.


Në fakt, duhet bërtitur fort se Mitrovica ka Trepçën, minierën më në zë në Ballkan, që ishte pasuria kryesore e gjithë ish-Federatës së bashkuar të Jugosllavisë e jo më sot e Serbisë.

 Minierë kjo që nuk shteron dhe e pasosur ndonjëherë prej xeherorëve me përmbajtje e përqindje të lartë të metaleve të rralla apo të çmuara. 

Ndaj serbët nuk do ta njohin kurrë Kosovën pa marrë Mitrovicën. Në vitin 1989 minatorët e Trepçës ngritën krye për të drejtat e tyre. Kjo e tundi në themel ish-Federatën Jugosllave.

Imazh i ngjashëm


 Në atë kohë punoja si zv/drejtore e ATSH-së. Jetonim ditë e natë me minatorët e Trepçës, me prurje lajmesh të nxehta, ndërsa politika shqiptare e Ramiz Alisë, doemos pas vdekjes së Enver Hoxhës, ishte gjoja me kryengritësit njëlloj siç është sot politika shqiptare gjoja me interesin e Kosovës përfaqësuar nga presidenti kosovar Hashim  Thaçi.

Për të mos e tjerr artikullin siç e ka zakon politika e masmedia e saj për të mos thënë realisht atë që duhet, mjafton të përmend:
Rezultate imazhesh për Liljana hoxha
Aleksandar Vuçiç nuk u lejua të hyjë në Drenicë. Shqiptarët e Drenicës kishin zënë sa gjatë e gjerë rrugën me pretendimin sa legjitim aq minimal që t’iu kërkohet ndjesë për masakrat e Drenicës, për gjakun ende të pa tharë të brezave të familjeve të zhdukur nga serbët. 

Ramush Haradinaj, më sensitiv në këtë çështje, e pengon zyrtarisht vizitën e Vuçiqit. 

I tërhequr mbrapsht, presidenti serb Aleksandar Vuçiqi reagon me fjalimin që do të mbetet historik sikur shqiptarët e Kosovës e Shqipërisë të mos harrojnë. 

Deklaratat e tij ishin ekstreme:
– Kosovën nuk do ta njohim kurrë

– Ngriti kultin e Milosheviqit edhe pse Drenica si e gjithë Kosova ishte vepër e tij. Edhe pse Gjyqi i Hagës e ka quajtur “Kasapi i Ballkanit”

– Kundrejt pengesës paqësore në Drenicë, ai nuk mendoi dy herë për të kërcënuar që po të jetë nevoja do të ndërhyjë ushtarakisht.


Sa europianiste janë këto deklarata kundrejt heshtjes së politikës shqiptare?

2019-04-10

Ilir Kastrati : Evropa ka dështuar me Kosovën


Flori Bruqi


Kosova jo vetëm se është vonuar në ndërtimin e një shteti me prosperitet, por edhe është kthyer prapa. Fatkeqësisht angazhimi i udhëheqësve të shtetit të saj, është i ndikuar nga qëllimet e ambicieve personale të vetëpasurimit. Korrupsioni dhe aktivitetet kriminale kanë lulëzuar. 

Kështu thotë për “Floripress ”, drejtori i Departamentit për mardhenie me medie i Akademisë së Shkencave dhe Arteve Shqiptaro -Amerikane, zt.Flori Bruqi.


Flori Bruqi, autori i 43 librave  dhe bashkëpunëtori i ngushtë i  Kryetarit të Akademisë së Shkencave dhe Arteve Shqiptaro-Amerikane në New York,Akademik Prof.Dr.Skendër Kodra ,Ph.D. i cili kritikon Evropën për politikat e gabuara të saj ndaj Kosovës. 

Floriu  thotë se ndarja etno-territoriale e Kosovës është projekt i Sllobodan Millosheviqit, dhe para këtij presioni nuk guxon të bjerë Kosova. Sipas tij, e vetmja përfituese e bisedimeve Prishtinë – Beograd, është Serbia.

 Si një parakusht për dialog, BE-ja duhet t'i japë Kosovës liberalizimin e vizave dhe jo ta shpërblejë krejt në fund të procesit.

”Liberalizimi i vizave duhet të jetë një parakusht për angazhimin në negociata politike me Serbinë”, deklaron Flori Bruqi.

Kosova duhet çliruar nga udhëheqësit e përlyer .

Floripress : Si e komentoni situatën e fundit në Kosovë, mes pozitës dhe opozitës, "bllokimin" e herëpashershëm të   Parlamentit  Kosovar ?

Flori Bruqi: Në demokraci, politikanët zgjedhin marrëveshjet e tyre nëpërmjet bisedimeve, jo përmes dhunës. Kosova është demokraci e re. Kultura e demokracisë merr kohë për t'u krijuar, sidomos me shoqërinë civile. Për fat të keq këto incidente kanë ndodhur në Parlament. Me kalimin e kohës, Kosova do të mësojë të zgjidhë problemet në mënyrë paqësore dhe nëpërmjet bisedimeve.


Kosovarët janë pro Perëndimit dhe pro Amerikës. Unë kam shpresa shumë të larta për Kosovën. Por Kosovës i duhet kohë për të realizuar potencialin e saj.

Floripress: Si e shihni rrugëdaljen nga kjo situatë?

Flori Bruqi: Është e rëndësishme që të dalin gjenerata të reja të liderëve, liderë që nuk janë njollosur nga çdo veprimtari gjatë luftës, liderë të rinj të cilët janë të pastër dhe jo të korruptuar, të cilët janë të përkushtuar për shërbim kombëtar dhe publik. Ky brez i ri do të dalë, por i duhet kohë.

Udhëheqësit e Kosovës, vetëpasurimin para kombit

Floripress: Në fakt, tani ky brez i ri, një pjesë dërmuese e tij, po ikën nga Kosova?

Flori Bruqi: Është për të ardhur keq që kaq shumë të rinj duan të ikin nga Kosova. Nëse do të kishte kushte të tilla, si: një ekonomi të mirë dhe perspektiva për të ardhmen, ata do të qëndronin në shtëpi, në punë dhe do të ndërtonin shtetin e tyre. Për shkak të drejtimit që Kosova ka marrë nën udhëheqjen aktuale, këto kushte nuk ekzistojnë dhe si rezultat shumë të rinj po largohen nga Kosova.

Floripress : Çfarë drejtimi është ky që Kosova ka marrë me udhëheqjen aktuale?

Flori Bruqi: Angazhimi i tyre për shërbim kombëtar po ndikohet nga qëllimet e ambicieve personale të vetëpasurimin. Udhëheqësit e vërtetë vendosin kombin mbi çdo individ, ne këtë ende nuk e kemi parë në Kosovë.

Floripress: A e kemi shkatërruar mundësinë për të ndërtuar Kosovën ? 

Flori Bruqi : Kosova ka humbur shumë kohë që nga pavarësia. Por ata nuk e kanë shkatërruar mundësinë. Ajo është vetëm e vonuar dhe ndoshta e kthyer prapa. Por ka ende kohë për të korrigjuar atë kurs dhe të shkojë në drejtimin e duhur.

Floripress : Si e shihni rolin e BE-së në Kosovë në përgjithësi, dhe veprimet e tyre për të zgjidhur problemet e Kosovës?

Kosovës i duhet bashkëpunim më i lartë me SHBA-të

Flori Bruqi: Anëtarët e BE-së janë të paaftë për të rënë dakord mes tyre. Si rezultat, politikat e kaluara, duke përfshirë punën  UNMIK-ut dhe EULEX-it kanë qenë të paefektshme.

Ajo çfarë i duhet Kosovës është pjesëmarrja më aktive nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës . Gjatë vitit të  fundit  SHBA-të janë përfshirë pak më shumë në "bisedime" . 

Administrata e Obama-s  dhe Trumpt  deri me tash nuk ka qenë aqë shumë e interesuar për Ballkan. 

Kosova është një projekt i administratës së presidentit  Bil Klinton që ndaloi gjenocidin e shqiptarëve në Kosovë. 

Pavarësia e Kosovës ishte një projekt i administratës së Xhorxh W.  Bushit. Administrata  e Barack Obamës  nuk ka  patur një projekt për Kosovën ose rajonin. Kjo është shumë keq, sepse gjërat e mira ndodhin kur SHBA-të udhëheqin botën.

Kosova nuk është shteti që dëshiron të jetë. SHBA ka neglizhuar Kosovën. Korrupsioni dhe aktivitetet kriminale kanë lulëzuar.

Floripress: A do të thotë se Amerika ka lejuar udhëheqësit tanë të korruptuar?

Flori Bruqi : Unë nuk kam shumë për të thënë në lidhje me politikanët individualë. Kosovarët  e duan vendin e tyre. Ata duan Shtetet e Bashkuara. Ata nuk janë të kënaqur me atë që Kosova është sot.

Floripress : Por ne kemi udhëheqës shumë të korruptuar, me të cilët bashkësia ndërkombëtare po bashkëpunon, dhe po kërkon nga udhëheqësit e korruptuar të luftojnë korrupsionin. Si e shihni ju këtë?

Flori Bruqi : Ne kemi nevojë për udhëheqësit e Kosovës të tregojnë përkushtimin e tyre për të ardhmen e vendit. Ata duhet të refuzojnë kriminalitetin dhe korrupsionin dhe të kërkojnë bashkëpunim më të ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës . Për fat të keq politikanët e Kosovës vënë interesin personal para interesit të kombit, e cila është arsyeja pse zhvillimi politik i Kosovës është i mbërthyer.

Floripress : Kohë më parë  , Kosovës iu refuzua edhe anëtarësimi në UNESCO, Interpol etj.. Si e shihni ju këtë vendim?

Flori Bruqi : Dështimi i UNESCO-s , Interpolit  etj. për të përfshirë Kosovën si një anëtare është një i hap i madh prapa. 

Kjo tregon se Serbia ka ende shumë ndikim dhe mund të bllokojë anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare. 

Kultura është gjithëpërfshirëse dhe tolerante ndaj dallimeve. Kosova duhet të jetë anëtare e UNESCO-s dhe  e Interpolit.

Ndarja etno-territoriale e Kosovës, projekt i  Sllobodan  Millosheviqit

Floripress: Le të flasim për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, arsyeja pse kemi këto situata aktuale. Cilat janë përfitimet që ju shihni nga ky lloj i dialogut?

Flori Bruqi : Marrëveshja e  deritanishme ishin   marrëveshje të keqija  për Kosovën dhe  marrëveshje të  mira për Serbinë. Edhe angazhimet "pozitive " të Marrëveshjeve nuk u përmbushën. Pra, Kosova mbetet vend i ndarë, pa njohje nga Beogradi. Pa njohjen nga Beogradi, Kosova kurrë nuk do të fitojë njohje më të madhe nga komuniteti ndërkombëtar.

Floripress : Cili është sugjerimi juaj Zt.Bruqi ? Kosova ka këtë presion të madh nga BE-ja, për të vazhduar dialogun, nga të cilat Kosova po rrezikon çdo ditë më shumë me ndarjet etno-territoriale?

Flori Bruqi  : Projekti i Millosheviqit ishte gjithmonë për ndarjen e Kosovës. Ndarjet etno-territoriale përfaqësojnë plotësimin e politikave raciste të  Sllobodan Millosheviqit. Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk duhet të inkurajojnë negociatat që çojnë te ndarja e Kosovës. Kosova duhet të pranohet në BE dhe të bëhet shtet anëtar i  Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

BE-ja po e shtyn Kosovën në drejtim të gabuar

Floripress : Por kjo nuk po ndodh. BE-ja çdo ditë e më shumë është duke bërë presion për të vazhduar këtë dialog?

Flori Bruqi: BE-ja po e shtyn Kosovën në një drejtim të gabuar. Liderët politikë të Kosovës duhet t'i rezistojnë këtij presioni. SHBA-ja duhet të jetë një aleat i Kosovës. SHBA-ja nuk ka një votë në Bruksel, por ajo mund të ndikojë në shtetet anëtare të BE-së.

Në vend që ajo të udhëheqë nga prapa, SHBA-ja duhet të dalë në front.

Floripress: Themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe të Kosovës e shihni ju këtë si rrezik të ri zt.Bruqi ? Një "Republika Srpska" në Kosovë, siç është në Bosnje?

Flori Bruqi: Marrëveshja e Dejtonit përfaqëson një model që serbët dëshirojnë ta aplikojnë diku tjetër. Serbia kërkon të shtrijë ndikimin e saj. Politikanët Kosovarë  mund ta decentralizojnë pushtetin politik, duke i dhënë komunitetit kontrollin mbi qeverisjen e tyre, burimet dhe kulturën e tyre. Por kjo nuk do të thotë ndarje.

Nga dialogu, përfituese vetëm Serbia

Floripress : Kosova ka ngecur, çdo ditë Bashkimi Evropian i bën presion Kosovës në emër të integrimit evropian, të pranojë çdo marrëveshje me Serbinë?

Flori Bruqi: I vetmi vend që përfiton nga dialogu është Serbia. Në bisedime, negociatorët duhet ta dinë se ku duan të përfundojnë. Pra, udhëheqja politike e Kosovës duhet ta bëjë shumë të qartë fundin e rezultatit të këtyre negociatave. 

Në qoftë se Serbia është e gatshme për t'u angazhuar në një proces që forcon normat ndërkombëtare, atëherë negociatat mund të vazhdojnë. As BE-ja dhe as SHBA-ja nuk duhet të mbështesin përpjekjet e Serbisë për të minuar Kosovën apo ta ndajnë atë.

Floripress: Pse BE-ja është duke lejuar Serbinë  ta minojë ose ta ndajë Kosovën?

Flori Bruqi : Sistemi ndërkombëtar gjithmonë shkon drejt stabilitetit, si një prioritet i lartë. Mbajtja e status quo-së në Kosovë është një strategji e stabilitetit.

Floripress : Kosova mbetet vendi më i izoluar në rajon. Regjimi i vizave vazhdon vetëm për Kosovën. Ju mendoni se Kosova e meriton këtë trajtim?

Flori Bruqi: Aspak. Edhe Turqia për liberalizim të vizave nga BE-ja, është e detyruar t’i përmbushë disa kushte nga BE. Pra, si një parakusht për dialog, BE-ja duhet t'i japë Kosovës liberalizimin e vizave. Ajo nuk duhet të jetë një shpërblim në fund të procesit. Liberalizimi i vizave duhet të jetë një parakusht për angazhimin në negociata politike.

BE-ja ka dështuar me Kosovën

Floripress : Pyetje e drejtpërdrejtë: A ka dështuar BE-ja me Kosovën?

Flori Bruqi: Po, BE-ja ka dështuar në Kosovë. Për më tepër, BE-ja si koncept është i dështuar. Dobësitë e një integrimi në BE kanë qenë të ekspozuara si rezultat i krizës së emigrimit dhe refugjatëve. Evropa nuk ndan vlera të përbashkëta.

Floripress : A është emigrimi çështja që BE-ja thotë se ka frikë për të dhënë liberalizimin e vizave për Kosovën. Por izolimi nuk i ndal kosovarët të largohen nga vendi?

Flori Bruqi: Nëse kosovarët duan të emigrojnë ilegalisht në Evropë, ata nuk kanë nevojë për liberalizimin e vizave. Liberalizimi i vizave është vetëm një mënyrë e ndershme për dhënien e një ftese për kosovarët që të bëhen më evropianë.

Floripress : Pse BE-ja ka këtë qëndrim ndaj kosovarëve?

Flori Bruqi: Për shkak të politikave raciste kundër shqiptarëve. Evropa është në thelb një klikë raciste që i nënçmon popujt e tjerë.

Floripress : Pse duhen të jenë racistë me shqiptarët?

Flori Bruqi: Duhet të pyesni evropianët ...dhe vetë zonjën Federica Mogherini-n .

 Po të ishte gjallë  Richard Holbrooke  ,sot, Shtetet e Bashkuara  të Amerikës do të ishin më proaktive, më parimore.


Floripress : Si shqiptar që jeni zt.Bruqi , a jeni i zhgënjyer me Kosovën?

Flori Bruqi : E dua Kosovën dhe Popullin tim ! 
Mjerisht  e themë të vertëten  unë jam i rezignuar  me udhëheqësit tonë  politikë! ....

Tiranë, 10.04.2019                          Prof.dr.Ilir Kastrati

2019-04-09

Ndërhyrja e NATO-s në Kosovë ishte reflektim i vlerave demokratike të Perëndimit


Rezultate imazhesh për Flori bruqi

Nga Flori Bruqi 


Lufta në Kosovë mori fund pas një operacioni 78-ditor të sulmeve të ashpra ajrore të Aleancës Veriatlantike të NATO-s, gjatë së cilës, nën sulmet e aviacionit të forcave aleate ndodheshin objektet ushtarake dhe infrastruktura civile e Republikës Socialiste të Jugosllavisë.


Por sa ka kushtuar kjo ofensive?


Sipas AP, Operacioni i NATO-s në ish-Jugosllavi kushtoi 43 miliardë dollarë.


Sulmet e NATO-s mbi Ish-Jugosllavi nisën në 24 mars 1999, cka solli edhe largimin përfundimtar të ushtrisë serbe nga Kosova.





Bill Clinton: Pse dhe si e bëra luftën e Kosovës


Nga kujtimet e ish-Presidentit amerikan, të përmbledhura me titullin “Jeta Ime”, ai flet edhe mbi luften në Kosovë. 


Clinton rrëfen për herë të parë për publikun atmosferën, prapaskenat dhe hapat diplomatike, politike dhe ushtarake që çuan në fillimin e bombardimeve mbi ish-Jugosllavinë, më 24 mars 1999.


Problemet e 11 javëve të luftës ajrore, dorëzimi i Millosheviçit dhe përgatitja e hyrjes së trupave paqeruajtëse në Kosovë. 


Kur erdhi koha për t’u kthyer, ne ishim duke hyrë në një luftë tjetër ballkanike. Këtë herë në Kosovë. 


Një vit më parë serbët kishin filluar një sulm kundër rebelëve shqiptarë kosovarë duke vrarë shumë njerëz të pafajshëm; kishte fëmijë dhe gra që i kishin djegur në shtëpitë e tyre.


Raundi i fundit i agresionit serb kishte ndezur shkëndijen e një eksodi të ri refugjatësh dhe kishte shtuar dëshirën e shqiptarëve kosovarë për pavarësi. 


Vrasjet ishin shumë të ngjashme me ditët e para të luftës në Bosnjë, e cila ashtu si edhe Kosova ishte urë lidhese e ndarjes që ekzistonte mes muslimanëve europianë dhe të krishterëve serbë ortodoksë, një vijë ndarese përgjatë së cilës kishte pasur konflikte të herëpashershme prej gjashtëqind vjetësh. 


Në vitin 1974 Tito i kishte dhënë autonomi Kosovës, duke i lejuar vetëqeverisje dhe kontroll mbi shkollat. 


Në 1989-ën Millosheviçi i hoqi Kosovës të drejtën e autonomisë. Që prej kësaj kohe, tensioni kishte ardhur në rritje derisa shpërtheu më pas në 1995-ën kur Bosnja arriti pavarësinë. 


Unë isha i vendosur për të mos lejuar që Kosova të bëhej një Bosnjë e dytë. Po kaq e vendosur ishte edhe Medlin. Në prill 1998 Kombet e Bashkuara kishin detyruar mbi serbët një embargo armësh. 



Shtëpia e Bardhë.jpg


Ndërkohë Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj kishin vendosur mbi ta një embargo ekonomike, pasi kishin dështuar t’i jepnin fund armiqësisë dhe nuk hynin në dialog me shqiptarët kosovarë.


Nga mesi i qershorit, për të bërë të mundur ndalimin e dhunës, NATO-ja kishte filluar të planifikonte një numër mundësish për ndërhyrje ushtarake. 


Teksa afrohej vera, Dik Hollbruk (Dick Holbrooke) ishte kthyer në rajon për t’u përpjekur të gjente një zgjidhje diplomatike për këtë konflikt. 


Nga mesi i korrikut forcat serbe sulmonin sërish kosovare të armatosur dhe të paarmatosur, duke filluar kështu një verë sulmesh që do të detyronte 300,000 të tjerë shqiptare kosovare që të linin shtëpitë e tyre. 


Vonë, në shtator Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara aprovoi një rezolute tjetër, e cila kërkonte fundin e konfliktit dhe në fund të muajit në dërguam edhe një herë Hollbruk-un (Holbrooke) në Beograd që të përpiqej të gjente gjuhën e arsyes me Millosheviç-in.




Në 13 tetor NATO-ja kishte kërcënuar të sulmonte Serbinë brenda katër ditëve në rast se nuk respektoheshin rezolutat e Kombeve të Bashkuara. 


Imazh i ngjashëm

Sulmet ajrore u shtynë kur u pa se 4 mijë oficerë të forcave speciale jugosllave ishin duke u tërhequr nga Kosova. Për pak kohë gjërat u përmirësuan por në janar 1999 serbët filluan të vrisnin sërish kosovarë të pafajshëm dhe kështu sulmet ajrore dukeshin të pashmangshme.


Ne vendosëm të provonim diplomacinë edhe njëherë, por nuk kishim shumë optimizëm. 


Rezultate imazhesh për objektivat e natos ne ish yugosllavi



Objektivat e palëve ishin shumë larg njëra-tjetrës. Shtetet e Bashkuara dhe NATO-ja donin që Kosova të gëzonte autonominë politike që kishte pasur nën Kushtetutën Jugosllave ndërmjet viteve 1974 dhe 1989 derisa ua hoqi Millosheviçi si dhe dëshironim një forcë paqeruajtëse të drejtuar nga NATO-ja që të garantonte paqen dhe sigurinë e civilëve kosovarë duke përfshirë këtu edhe minoritetin serb. 


Millosheviçi dëshironte ta mbante Kosovën nën kontroll dhe ishte kundër vendosjes atje të trupave të huaja ushtarake.


Shqiptarët kosovarë kërkonin pavarësi. Por ata ishin të ndarë edhe mes tyre.


 Ibrahim Rugova, kreu i qeverisë hije ishte një burrë i butë, i dalluar për mbajtjen gjithmonë të një shalli rreth qafes. Unë isha i bindur që me të mund të arrinim një marreveshje paqeje, por nuk isha aq i sigurt për faktorin tjetër kryesor kosovar, Ushtrinë Çlirimtare Kosovare (UÇK) të drejtuar nga një i ri i quajtur Hashim Thaçi.



Rezultate imazhesh për uck

 UÇK-ja kërkonte pavarësi dhe besonte se mund të ndeshej dhëmbë për dhëmbë me ushtrinë serbe. Palët u takuan në Rambuje (Rambouillet) në Francë, më 6 shkurt (1999) për të rënë dakord mbi hollesitë e një marrëveshjeje, e cila do të rikthente autonominë, do të mbronte kosovarët nga shtypja me anë të një operacioni të drejtuar nga NATO-ja, do të ç’armatoste UÇK-në dhe do të lejonte ushtrinë serbe të vazhdonte të ruante kufirin. 




Rezultate imazhesh për medlin olbrajt

Madeleine Albright dhe homologu i saj britanik, Robin Kuk (Robin Cook) ngulën këmbë agresivisht në favor të kësaj politike.

Pas një jave bisedimesh të koordinuara nga ambasadori amerikan Kris Hill, (Chris Hill) dhe homologët e tij nga Bashkimi Europian dhe Rusia, Medlin (Madeleine) dhe unë zbuluam se qëndrimi ynë kundërshtohej nga të dyja palët: serbet nuk donin të binin dakord pëer vendosjen në Kosovë të një force paqeruajtese të drejtuar nga NATO-ja dhe kosovarët nuk donin të binin dakord për të pranuar autonominë në rast se nuk merrnin garanci për mbajtjen e nje referendumi ku do të vendosnin për pavarësinë.


 Dhe UÇK-ja nuk ishte e kënaqur që do t’i duhej të ç’armatosej, pjesërisht për arsye se ata nuk ishin të sigurt se mund të mbështeteshin në forcat e NATO-s për t’u siguruar mbrojtje.


Grupi ynë vendosi ta shkruante marrëveshjen në një formë të tillë që ta vononte mbajtjen e referendumit por të mos e mohonte atë përfundimisht. 


Në 23 shkurt 1999 , shqiptarët kosovarë, përfshi këtu edhe  Hashim Thaçin, e pranuan marrëveshjen në parim, u kthyen në shtëpi për t’ua shitur atë njerëzve të tyre dhe në mes të marsit udhëtuan për në Paris për të firmosur dokumentin e përfunduar. Serbët e bojkotuan ceremonine ndërkohë që 40 mijë trupa serbe ishin grumbulluar përreth Kosoves dhe  Sllobdan Millosheviçi përsëriti se ai nuk do te lejonte kurrë vendosjen e trupave të huaja në tokën jugosllave. Unë e dërgova Dik Hollbruk-un (Dick Holbrooke) për ta takuar atë për herë të fundit, por edhe Dik-u nuk mundi ta lëvizte nga vendi.


Në 23 mars, pasi Hollbruk-u largohet nga Beogradi, Sekretari i Përgjithshem i NATO-s, Javier Solana, me mbështetjen time të plote, i kërkoi Gjeneralit Uesli Klark të fillonte sulmet ajrore. 


Në të njëjtën ditë, me shumicë votash 58- 41 Senati votoi për të mbështetur këtë veprim. 


Në fillim të muajit Dhoma e Përfaqesuesve kishte votuar 219 me 191 për të mbështetur dërgimin e trupave amerikane në Kosovë në rast se nënshkruhej marrëveshja e paqes. 


Mes Republikaneve të njohur që votuan në favor të këtij propozimi ishin edhe Dennis Hastert dhe Henri Hajd (Henry Hyde).


Kur kongresmeni Hajd (Hyde) tha se Amerika duhet të ngrihet kundër Millosheviçit dhe spastrimeve etnike unë buzëqesha dhe thashë me vete “ndoshta doktor Xhekell (Jekyll) në fund të fundit ishte diku brenda tij” ( Dr. Jakyll është një personazh letrar dhe këtu nënkupton anën pozitive të një personi.) Ndërsa shumica e Kongresit dhe të gjithe aleatët tanë në NATO mbështesnin sulmet ajrore, Rusia nuk ishte në të njëjtën linjë. Kryeministri Yevgeni Primakov ishte duke udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara për t’u takuar me Al Gore.


Kur Al e njoftoi se një sulm mbi Jugosllavinë ishte i mundshem, Primakov urdhëroi që aeroplani i tij të kthehej mbrapsht drejt Moskës. 


Në datën 24 (mars 1999) une iu drejtova popullit amerikan për t’i treguar se çfarë isha duke bërë dhe arsyet pse po ndërmerrja nje akt të tillë.


 U shpjegova atyre se Millosheviçi u kishte zhvatur kosovarëve autonominë, duke u mohuar të drejtat e tyre të garantuara me Kushtetutë për të folur gjuhën e tyre, për të pasur shkollat e tyre, dhe për t’u vetëqeverisur.


 Une iu pershkrova atyre masakrat serbe: vrasjen e civilëve, djegien e fshatrave, dëbimin e njerëzve nga shtëpitë e tyre, 60 mijë vetëm në pesë javët e fundit dhe gjithsej një çerek milioni.


Më në fund unë kisha mundësi t’i vendosja ngjarjet aktuale në kontekstin e luftrave që Millosheviçi kishte shpallur kundër Bosnjes dhe Kroacisë dhe në ndikimin shkatërrues të vrasjeve të tij mbi të ardhmen e Europës. 


Fushata e bombardimeve kishte tre qellime: t’i tregonte Millosheviçit se ne e kishim seriozisht se do të ndalonim një rradhe tjetër të spastrimit etnik, se do të shmangnim një sulm akoma më të përgjakshëm kundër civilëve të pafajshëm në Kosove dhe se nëse Millosheviçi nuk do të dorëzohej se shpejti ne do të dëmtonim seriozisht kapacitetin ushtarak të Serbisë.


Atë natë filluan sulmet ajrore. Ato do të zgjasnin për 11 javë, ndërkohë që Millosheviçi vazhdonte të vriste shqiptarët e Kosovës dhe të dëbonte rreth nje milion shqiptarë prej shtëpive të tyre. Bombat do të shkaktonin dëme të mëdha mbi infrastrukturën ushtarake dhe ekonomike të Serbisë.


 Fatkeqësisht në disa raste ato do t’u shmangeshin koordinatave të përcaktuara dhe do të merrnin jetën e njerëzve që ne po përpiqeshim të mbronim.


 Disa njerez arsyetonin se qëndrimi ynë do të kishte qenë më i justifikuar nëse do të kishim dërguar edhe trupa ushtarake nga toka.


Por me këtë argument kishte dy probleme. 


Së pari, derisa ushtarët të arrinin në pozicionet e tyre, të mjaftueshëm në numër dhe me mbështetjen e duhur, serbët do të shkaktonin një dem shumë të madh. 


Së dyti, viktimat civile të një fushate ushtarake në tokë do të kishin qenë shumë herë më të mëdha sesa numri i viktimave si rezultat i bombave të pasakta.


 Unë nuk u bashkova dot me argumentin se duhej të ndiqja një kurs i cili do të merrte më shumë jetë amerikanësh, pa siguruar shumë bindshëm mundësinë e një fitoreje. 


Strategjia jone shpesh do të dyshohej, por ajo kurrë nuk u braktis.


Në fund të muajit, kur bursa u mbyll për të parën herë në historinë e saj me mbi 10 000 nga 3 200 kur une mora Presidencën, vendosa të bëja nëe intervistë me gazetarin e televizionit CBS, Dan Rather. Pas një diskutimi të gjerë për Kosoven, Dan-i më pyeti se nëse e prisja që një ditë të bëhesha bashkëshorti i një senatoreje të Shteteve të Bashkuara.


 Në atë kohë shumë zyrtarë të Neë York-ut ishin bashkuar me Carli Renxhell (Charlie Rangel) për t’i kërkuar Hillaryt të merrte në konsideratë që t’i hynte garës.


 I thashe Rather se nuk e kisha idenë se çfarë ajo do të vendoste, por nëse do të kandidonte dhe do të fitonte “ajo do të ishte e mahnitshme”.


Rezultate imazhesh për rambuje


Në prill ndërsa ne kishim shtuar bombardimet në qytetin e Beogradit duke goditur Ministrine e Brendshme, selinë e televizionit shtetëror serb, shtëpinë e Sllobodan  Millosheviçit dhe ndërtesën e partisë së tij, konflikti në Kosovë u intensifikua. 


Ne gjithashtu shtuam jashtëzakonisht mbështetjen financiare dhe praninë me trupa ushtarake në shtetet fqinje si Shqipëria dhe Maqedonia për t’i ndihmuar ata të përballonin vrullin e madh të refugjatëve.


Nga fundi i muajit, kur Millosheviçi nuk ishte përkulur ende, nga dy drejtime njëkohesisht po vinin kundërshtime ndaj politikës sonë. Toni Bler (Tony Blair) dhe disa anëtarë të Kongresit mendonin se ishte koha për të dërguar trupa nga toka, ndërsa Dhoma e Përfaqësuesve votoi kundër dërgimit të trupave pa aprovimin paraprak të Kongresit. 


Rezultate imazhesh për rambuje



Unë besoja ende se fushata ajrore do të jepte rezultat, dhe shpresoja se mund ta shmangnim dërgimin e trupave nga toka për arsye të ndryshme nga ajo e misionit paqeruajtës.




Në 14 prill i telefonova Boris Yeltsin për t’i kërkuar pjesëmarrje me trupa ushtarake në një forcë paqeruajtëse ashtu si edhe në Bosnje. Shpresoja se një prani ruse do të ndihmonte të mbronte minoritetin serb dhe mund t’i jepte Millosheviçit nje mundësi për të shpëtuar fytyrën e tij për kundërshtimet ndaj vendosjes së trupave të huaja.



Për kosovarët,  24 marsi i vitit 1999 ishte Dita   e   reflektimit të vlerave demokratike e humanitare të shteteve të Perëndimit, të udhëhequra fuqishëm nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.


Rezultate imazhesh për ahmet krasniqi dhe tahir zemaj

 Ndërhyrja e NATO-s  në Swerbi dhe Malin e Zi (ish YU) e  ka hapur horizontin e lirisë në Kosovë e e cila ndërhyrje pas 78 ditëve  iu  mundësoi kthimin e mbi 1 milion njerëzve në vendin e tyre.


Rezultate imazhesh për tahir zemaj gjate luftes


Ndërhyrja e NATO-s, krahas rezistencës paqësore të ideuar dhe të drejtuar nga Presidenti Historik, Ibrahim Rugova dhe luftës heroike të UÇK-së, hapi horizontin e lirisë në Kosovë.

Rezultate imazhesh për lufta e koshares


 Në vatrat e tyre të djegura e të shkatërruara u kthyen mbi një milion njerëz që ishin depërtuar nga ushtria dhe forcat paramilitare serbe. NATO dhe vlerat perëndimore janë dhe mbeten besim dhe synim i yni i palëkundur. Gjithherë do u jemi mirënjohës!



2 dekada më parë, presidenti amerikan, Bill Clinton  tha : 

"Ky është sulm për të mbrojtur këta njerëz, liderët e të cilëve janë pajtuar për paqe"

2 dekada më vonë, në Bulevardin e Prishtinës  që mban emrin dhe shtatoren e ti"Bill Clinton",   shoqata “Miqtë e Amerikës”, ka ndërruar flamurin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me thirrjen që kjo pjesë të ketë pamjen meritore.



Rezultate imazhesh për ramush haradinaj ne lufte


Se Amerika është miku më i mirë i Kosovës, e tha edhe kryeministri, Ramush Haradinaj, i cili bëri homazhe te pllaka memoriale e ushtarëve të KFOR-it, të rënë gjatë shërbimit në Kosovë.



Rezultate imazhesh për familja jashari


Por, kryeministri nuk pranoi të fliste edhe për kërkesën e amerikanëve për heqje të taksës ndaj mallrave serbe.

Ditën e bombardimeve të NATO-s e ka kujtuar edhe presidenti, Hashim Thaçi, duke thënë se Kosova është vend i përbashkët i të gjithë qytetarëve të saj.


Rezultate imazhesh për hashim thaci dhe uck



“UÇK-ja në tokë dhe NATO-ja në ajër, në luftën e përbashkët për paqe, e detyruan kapitullimin e regjimit të Millosheviqit. 


Rezultate imazhesh për familja jashari

Intervenimi i NATO-s, i cili ndaloi spastrimin etnik, na obligon edhe më shumë që me përkushtim të shtuar institucional dhe politik t’i ruajmë dhe t’i garantojmë të drejtat e të gjitha komuniteteve që jetojnë në vendin tonë”, ka shkruar Thaçi në statusin e tij në Facebook.


Rezultate imazhesh për familja jashari

Feniksat e Lirisë dhe ardhmërisë!


Bombardimet e NATO-s ndaj Serbisë kanë zgjatur 78 ditë, për të përfunduar në qershor, kur forcat e KFOR-it hynë në Kosovë.

Prishtinë, 9.4.2019.

Ish-komandanti i lartë i NATO-s, Wesley Clark: Kiro Gligorovi më tha më 1999: Shqiptarët nuk janë si boshnjakët, nuk durojnë, do të luftojnë


Rezultate imazhesh për wesley clark


Ish-komandanti i lartë i NATO-s, Wesley Clark, i cili drejtoi fushatën e bombardimeve të NATO-s kundër forcave serbe në vitin 1999, në një deklaratë për Zërin e Amerikës në gjuhën serbe, ka treguar se si gjatë një bisede me presidentin e atëhershëm të Maqedonisë, Kiro Gligorov, ky i fundit i kishte thënë se “shqiptarët nuk janë si boshnjakët” dhe se “ata nuk durojnë, do të luftojnë”.

“Presidenti maqedonas, Kiro Gligorov, më thirri dhe më tha: ‘E dini, do të keni problem të madh në Kosovë. Atje do të bëhet luftë, sepse shqiptarët nuk janë si boshnjakët: ata nuk durojnë. Ata do të luftojnë’. Dhe, kështu ndodhi, luftimet nisën”, thotë Clark në këtë bisedë përmes Skype.


Më tej, ai tregon se si Ambasadori  i ndjerë Richard Hoblrooke kishte shkuar në qershorin e vitit 1999 për takim me Slobodan Milosheviqin.


“Më lidhi me telefon me Millosheviqin, të cilin e njihja nga koha e Daytonit dhe i thashë: ‘Ju lutem, mos ia bëni këtë popullit shqiptar’. Ai më tha: ‘Gjeneral Clark, këta janë njerëzit e mi. Unë nuk do t’i lëndoj’. Natyrisht, kjo ishte gënjeshtër, sepse spastrimi etnik tashmë po ndodhte”, ka deklaruar Wesley Clark.

Wesley Clark ( Vesli Klark) ka lindur më 23 dhjetor 1944.Ishte  gjeneral i forcave të armatosura të SHBA-së.

Wesley Clark është bërë i njohur në qarqet e gjëra shqiptare pas emërimit të tij komandant Suprem i Forcave të Bashkuara të NATO-s për Evropën më 11 korrik 1997. 

Wesley Clark ka thënë për luftën në Kosovë se: "Keto ishin bombardime politike ndaj Serbise, sepse si gjeneral ushtarak, ju garantoj, se ndryshe, lufta në Kosovë do të kishte mbaruar për katër ditë"

Si i ri mbeti pa babë dhe u adoptua nga bashkëshorti i ardhshëm i nënës së tij, Victor Clark.

 Këtë gjë si dhe origjinën e tij, Wesley e mësoi shumë vonë, pas moshës 20 vjeçare. 

Babai i tij biologjik ishte Benjamin Jacob Kanne që kishte origjinë hebreje, i ardhur në Amerikë nga Rusia në fund të shek. XIX. 

Clarc-u është i martuar me Gertrud Kirgiston nga Bruklini me të cilën ka një fëmijë, Wesley i Riu.



Gjenerali Clark ka përfunduar Akademinë ushtarake në West Point të New York-ut, si kadeti dhe përfunduar studimet e larta të ekonomisë dhe politikës në Oksford të Anglisë në vitin 1966-1968.

Kështu gjatë periudhës së studimeve, Clark-u ka diplomuar në Kolegjin Kombëtar të Luftë, Kolegjin e Komandës së Përgjithshme (për Oficer të njësiteve të blinduara në doktrinën e përgjithshme, të Vëzhguesit si dhe të komandantit të njësive ajrore)

Në vitin 1976-1977 Clark-un e gjejmë si asistent special të drejtorit për buxhet në Shtëpinë e Bardhë të SHBA-së dhe si asistent i profesorit të shkencave Sociale në Akademinë ushtarake të SHBA-ve.

Në luftën e Vietnamit , atë e gjemë si toger që komandonte me tri kompani, të cilat ishin me detyrë luftarake në Lai Khe. 

Njësia e tij dallohej nga të tjerat për mënyrën e planifikimit dhe të ndërmarrjes së operacioneve luftarake, çka do të thotë se kishte rezultate të shkëlqyeshme.

 Për suksesin dhe trimërinë e dëshmuar ai u dekorua me shpërblimin Silver Star (ylli i argjendtë).

Deri në vitin 1986 shërben si komandant i batalionit të parë të brigadës 77 të Divizionit të katërt dhe në këtë vit dhe në vazhdim të luftës së ftohtë, 

Clark merr përsipër komandën e brigadës së tretë të Divizionit të katërt të këmbësorisë. Këtë postë e mbanë deri më 1988.



Në periudhën 1994-1996 ai ishte përgjegjës për planifikimet e politikës ushtarake te SHBA-ve në botë pran Institutit për Planifikime Strategjike.

 Gjatë kësaj angazhohet në ngjarjet në Ballkan dhe për këtë qëllim së bashku me Holbrook-un disa herë u takua me liderët e serbëve të Bosnjës për të përgatitur takimin e Dayton-it.
Imazh i ngjashëm
Nga qershori i vitit 1996 deri në korrik 1997, shërben si komandant i forcave të NATO-s për Amerikën Latine dhe Karaibet.

Më 11 korrik 1997 emërohet komandant Suprem i Forcave të Bashkuara të NATO-s për Evropë dhe më 23 mars 1999 nga sekretari i Përgjigjëm i NATO-s Havier Solana merr urdhrin për fillimin e reagimit ushtarak ndaj gjenocidit në Kosovë të ndërmarrë nga ish-Jugosllavia. 

Intervenimi nën komandën e Clark-ut nga qarqet ushtarake merret i suksesshëm pasi që i arriti objektivat e parapara të intervenimit e që ishin:

ndalimi i menjëhershëm i të gjitha aktiviteteve ushtarake dhe paramilitare të njësive serbe

ndalimi i menjëhershëm i shpërnguljes me dhunë të banorëve nga Kosova

kthimi i pakusht i të gjithë të larguarve nga Kosova

përdorimi i një force ndërkombëtare për sigurinë e qytetarëve dhe jetësimin e këtij plani
ardhja e virifikatorëve ndërkombëtarë në Kosove




Gjatë këtij intervenimi ai futi në përdorim edhe Helikopterët Apache (Apaçi) dhe pregaditi hapësirën për sulmim në atë masë sa që më 20 prill edhe Bullgaria e vuri në dispozicion hapësirën e saj me kusht të garantimit të mbrojtjes së territorit të saj.

Flori Bruqi

Biznismeni dhe investitori Elon Musk parsheh reduktimin e rrezikut të zhdukjeve të njerëzimit duke bërë jetën multi-planetare" duke i vendosur -koloni njerëzore në planetin Mars.

    Kërko brenda në imazh                                                           Nga Flori Bruqi ,PHD Elon Reeve Musk ( 28 qershor, 1971)...