2021-12-02

Në indin e jetës amerikane

 

Akademik Prof.dr. Eshref Ymeri




 

       Para do kohësh, shkrimtari, gazetari dhe publicisti i njohur Shefqet Meko, botoi në Tiranë romanin me titull “Saga përtej Atlantikut”. Është një vepër që lexohet me mjaft kërshëri për stilin fort karakteristik të rrëfimtarisë. Me Shefqetin jam njohur që në vitet ’80, kur punoja në Redaksinë e botimeve në gjuhë të huaja në Shtëpinë botuese “8 nëntori”. Asokohe, në njërën nga redaksitë e asaj shtëpie botuese, punonte si korrektore një vajzë e re, Alma Balla. Ishte një vajzë e zgjuar, e hijshme, mjaft e edukuar, e heshtur, fort korrekte dhe buzagaze. Pikërisht me atë vajzë qe njohur dikur Shefqeti, së cilës i pati propozuar për ta ndërtuar jetën së bashku. Kishte qenë me fat. Alma, me karakter engjëllor, i dhuroi një dashuri të pastër, dy djem bukuroshë dhe iu bë mbështetje shumë e fuqishme në jetën bashkëshortore.

       Shefqeti njihet për karakterin burrëror, për natyrën e hapur dhe të shtruar, për gjakftohtësinë karakteristike dhe optimizmin frymëzyes në përballimin e sfidave të jetës. Megjithëse ka më shumë se njëzet vjet që jeton në Shtetet e Bashkuara, ai, gjatë jetës së tij në atdheun amë, ka lënë gjurmë si gazetar dhe publicist i talentuar, me kontributet e tij në shtypin e shkruar dhe në Radiotelevizionin shqiptar. Jetëshkrimin e tij të pasur që në atdheun amë ai e ka pasuruar edhe më shumë gjatë jetës së tij si qytetar amerikan. Ai u nis për në “Tokën e Premtuar” më 31 tetor të vitit 1999, falë llotos që Alma fitoi. Shefqeti kishte lexuar shumë për Amerikën dhe kishte krijuar bindjen e plotë se në këtë vend duhet të vish me mendje të mbledhur, duhet t’i shtrohesh çdolloj pune, me pikësynimin e përhershëm për ta gjetur veten një ditë atje ku ëndërron. Pikërisht vendosmëria e Shefqetit, autorit të këtij romani origjinal në llojin e vet, për të ardhur dhe për t’u ngulur mirë në tokën amerikane, më kujton këmbënguljen e ardhacakëve të parë nga Anglia që patën arritur në brigjet e Amerikës në vitin 1620, me anijen e famshme “Maifllauer” (Mayflower). Pas një lundrimi të vështirë nëpër dallgët e trazuara të Oqeanit Atlantik, ata patën zbritur në shtetin Masaçusets (Massachusetts) në një ditë të acartë nëntori dhe patën themeluar Koloninë e Plimuthit.

       Sapo u ngul në tokën amerikane, Shefqeti  krijoi bindjen e plotë se në Amerikë duhet të kuptosh se rëndësi ka fillimisht jo mënyra e të jetuarit, por aftësia për të organizuar jetën, aftësia për të marrë mbi vete përgjegjësi dhe aftësia për të respektuar ligjet e shtetit. Vetëm në këtë mënyrë mund të hysh në thelbin e asaj që quhet ekskluzivitet (tipar karakteristik dallues) amerikan (american exceptionalism), sipas të cilit Shtetet e Bashkuara zënë një vend të veçantë mes popujve të tjerë nga pikëpamja e frymës kombëtare dhe e institucioneve politike dhe fetare.

       Ekskluziviteti amerikan është i lidhur ngushtë me idenë e “parapërcaktimit të qartë” (clear predestination), që e ka shprehur Endrju Xheksoni (Andrew Jackson - 1767-1845), ish-president në vitet 1829-1937.

       Me kalimin e kohës, në  përshtatjen me realitetin amerikan, Shefqeti e kuptoi se si moment kyç i ekskluzivitetit amerikan duhet pranuar pohimi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës,  populli amerikan dallojnë nga popujt e tjerë, si një bashkësi njerëzish që kanë ardhur nga të gjitha anët e botës, por që (dhe kjo është shumë e rëndësishme, është shumë thelbësore) mbajnë të njëjtin qëndrim të përbashkët ndaj mbrojtes së ca të vërtetave të caktuara që duken açik, siç janë liria, të drejtat e patjetërsueshme të individit, demokracia, republikanizmi, ligji mbi të gjitha, liritë qytetare, virtytet qytetare, e mira e përbashkët, drejtësia, prona private dhe një qeveri mbi baza konsitucionale.

       Personaliteti politik francez Aleksis de Tokvil (Alexis de Tocqueville - 1805-1859), në traktatin e vet politikohistorik, me titull “Demokracia në Amerikë” (De la démocratie en Amérique), të botuar në vitin 1831, ka shkruar:

       “Pozicionimi i amerikanëve është krejtësisht ekskluziv dhe mund të thuhet se asnjë shoqëri demokratike nuk është ndodhur asnjëherë më parë në kushte të tilla”.

       Sa më shumë e njihte realitetin amerikan, heroi kryesor i romanit të Shefqetit, Xhelo Lakrori, aq më shumë bindej se në këtë vend koha është flori, një shprehje që i shёrbente si kujtesё nё njё situatё, kur vonesa ёshtё e dёmshme nga ana financiare.

Personaliteti politik amerikan Benjamin Franklin (1706-1790), nё librin e vet me titull “Kёshillё njё tregtari tё ri” (Advice to a Young Tradesan), të botuar në vitin 1748, shkruante: “Mos harro se koha ёshtё para”.

Pra, realiteti amerikan, Xhelo Lakrorin e bënte të besonte vendosmërisht se në këtë vend, ku të gjithë janë të barabartë dhe njerëzit e çajnë vetë rrugën në jetë, nuk ka rëndësi se nga je dhe ç’origjinë ke, mjafton të mos i bësh naze asnjë lloji pune dhe kohën ta shfrytëzosh në maksimum.

Baballarët themelues të këtij shteti i patën vënë vetes qëllimin: të krijojmë një shoqëri pa dallime trashëgimie. Presidenti i parë i vendit, Xhorxh Vashington (George Ëashington  - 1732-1799) nuk e pranoi postin që ju propozua për mbret, por parapëlqeu postin e presidentit. Barazia e përgjithshme nuk la vend për fodulli, sepse nuk krijonte mundësi ta ndieje veten më të mirë se të tjerët për prejardhjen tënde.

Xhelo Lakrori e kuptoi se shprehja “natyrë e hapur” në realitetin amerikan do të thoshte mungesë kufizimesh kur parimet e demokracisë respektohen me korrektësi. Dhe me të vërtetë: Amerika është një vend i hapur. Dhe fjala i hapur duhet marrë edhe në kuptimin e saj të drejtpërdrejtë: këtu, praktikisht, nuk ka gjerdhe, por edhe nëse hasen ndokund, ato janë thjesht dekorative. Shumë shpesh bien në sy dritaret e mëdha të shtëpive, pa rrjeta hekuri.

Shefqeti ka një mënyrë origjinale në stilin e rrëfimtarisë për zbulimin  e thelbit të jetës amerikane. Ai e çon heroin kryesor të romanit drejt një dialogu me vetveten:

“Mos harro, Xhelo, eksperimenti amerikan u ka mbijetuar sfidave, - sikur i vinte një zë historik nga brenda dhe Xhelo dëgjonte. - Të paktën, për dy shekuj dhe më shumë ka treguar epërsi, vitalitet dhe përshtatshmëri perfekte me realitetin dinamik të jetës dhe natyrës së njeriut. Ky është kyçi i suksesit në këtë kontinent… Pse e le Shqipërinë dhe erdhe këtu? Pse luten njerëzit të vijnë te “Toka e Premtuar”? Sepse këtu gjen një univers mundësie…, - i pëshpëriste një zë i brendshëm që i zgjonte një pasion të veçantë filozofues”.

Dhe Xhelo Lakrori, dikur veteriner i talentuar në Shqiperi, në Amerikë iu shtrua punës vendçe, pa kurrfarë qibre dhe fodullie. E filloi punën si punëtor për pastrimin e tubacioneve dhe të kanaleve të ujërave të zeza dhe vazhdoi me këmbënguljen dhe vendosmërinë që e karakterizonte, derisa arriti të krijonte biznesin  e vet: hapi një klinikë për kurimin  e kafshëve të sëmura shtëpiake, duke u bërë i njohur si specialist me autoritet shkencor.

Duke përdorur antitezën, si mjet stilistikor, autori ka skalitur mjeshtërisht figurën e mësuesit Kristo Kovaçi,  cili kishte udhëtuar drejt “Tokës së Premtuar” në të njëjtin avion me Xhelo Lakrorin. Edhe Kristo Kovaçi donte ta gjente veten në Amerikë, por i udhëhequr nga një mendësi krejt tjetër, e përkundërt fund e krye me mendësinë e Xhelo Lakrorit. Gjatë muajve të parë që po mundoheshin t’i përshtateshin realitetit amerikan, qanin hallet së bashku në telefon, ndërkohë që Xhelo Lakrori kishte përveshur mëngët në punë për pastrimin e tubacioneve dhe të kanaleve të ujrave të zeza. Kur ia përshkroi punën që bënte, Kristo Kovaçi la mendjen i lemerisur. Dhe paskëtaj vjen reagimi i tij i menjëhershëm:

“Na paskan mashtruar me Amerikën, Xhelo! Qenka shumë e vështirë, sidomos për ne intelektualët. Unë jam mërzitur shumë. Gati të kthehem në Shqipëri…”.

Xhelo Lakrori mundohet t’i kthejë mendjen:

“Bëj pak durim, miku im! Unë punoj në rrugët ku qarkullojnë ujërat e pista dhe prapë më pëlqen… Por unë nuk do të rri aty. Unë po duroj, duke kërkuar të gjej veten…”.

Dhe Xhelo Lakrori e gjeti veten, Siç u theksua më lart, ai, si veteriner i talentuar, hapi klinikën për kurimin e kafshëve të sëmura shtëpiake, duke fituar nderimin  dhe respektin e merituar të sa e sa familjeve amerikane. Ndërsa Kristo Kovaçi, me hundën në lis, habitej me Xhelo Lakrorin:

“Qofsh ti që je, Xhelo! Unë nuk do ta bëja kurrë atë që bën ti. Jo, ore, isha zotni në Tiranë. Mësues i nderuar… Shkurt, isha dikuish, o Xhelo! Këtu nuk pyet kush për mua. Hiç fare, bre. Nuk është Amerika për Kriston… Unë dhe Lili po mendojmë të bëjmë valixhet gati”.

Në dallim të theksuar nga heroi kryesor i romanit, Kristo Kovaçi, i paaftë për ta njohur realitetin amerikan, sapo vuri këmbën në “Tokën e Premtuar”, shpresonte të fillonte të merrej menjëherë me punë intelektuale. Nuk ia kishte haberin fare se këtu duhet të fillosh ta mësosh “notin amerikan” në një “pellgaçe” të vogël, aty të fitosh shprehitë e para, të stërvitesh mirë, që pastaj të jesh në gjendje “të notosh në thellësi oqeanike”. Me sa duket, Kristo Kovaçi nuk ishte edukuar që në moshë të re për t’u pajisur me aftësi vetëvepruese. Prandaj ai nuk ishte në gjendje të kuptonte se në familjen amerikane, prindërit, fëmijës,  që herët, në moshën e pararinisë, i rrënjosin në kokë mendimin se ai është një individualitet që është në gjendje të përgjigjet për veprimet e veta dhe për ndërtimin e jetës personale. Sapo vjen koha e duhur, fëmijën, vajzë ose djalë qoftë, prindërit e nisin të kryejë “lundrimin” e vet. Dhe pikërisht që nga ky moment, fëmijës i duhet të mbështetet vetëm te vetvetja, sepse prindërit, edhe nëse mund ta ndihmojnë, ndihma e tyre është më shumë morale dhe fare pak (në mos aspak) materiale.

Autori ka skalitur mjaft bukur figurën e  bashkëshortes së Xhelo Lakrorit, Shano Gërshetën, e cila dikur, në moshë të re, kishte përjetuar një dramë të rëndë, me pasojë pamundësinë për të qenë nënë. Ajo dallohet për karakterin e saj burrëror, për vendosmërinë e palëkundur, për natyrën e prerë dhe shirtmadhësinë proverbiale. Ajo është një këshilltare e çmuar e bashkëshortit të vet. Dhe lexuesi, tek ndjek ecurinë e jetës së saj në familje gjatë bashkëbisedimeve me të shoqin, vjen e krijon përshtypjen se në këshillat që i jep atij, këshilla këto gjithmonë me vend, duket sikur ajo ka një ngasje hyjnore.

Në njërin nga ato bashkëbisedime familjare, lexuesit i nguliten në kujtesë ca fjalë të arta, me domethënie të thellë për formimin psikologjik të shqiptarëve, që Xhelo Lakrori i thotë së shoqes:

“Si mendon, e dashur, a nuk jemi ne shqiptarët pakëz hiperbolikë me miqtë? Vetëm ne e vëmë mikun të parin, ne ia dorëzojmë mikut krejt shtëpinë, ne themi “rroftë miku”, edhe pse nuk e njohim ende mirë, vetëm në shqip thuhet se dita më e zezë ishte kur “erdhi miku e nuk kisha gjë me i dhënë”, edhe pse fëmijët vuajnë nga uria prej ditësh apo hanë bukë me sheqer, përshesh me dhallë e uthull… A nuk jemi pakëz idiotë, e dashur, në këtë plan si njerëz?”.

Këto fjalë me të vërtetë të arta, më sollën menjëherë në kujtesë shqiptarin e nderuar nga Kosova Sokol Braha, me banim në Zvicër, i cili, këtu e dhjetë vjet të shkuara, pati botuar një libër fort interesant. Aty ai shkruan:

“Shqiptarët përshëndetin, nderojnë, urojnë, përgëzojnë, presin e përcjellin me krenari, sepse i kanë në traditën e tyre këto dhe i ruajnë me krenari. Edhe pse këta komshinj nuk i ftuam ne, por na erdhën si miq të paftuar! Por unë pyes veten: a na solli neve ndonjë të mirë bujaria dhe zemërgjerësia me të huajt? Asnjëherë, kurrë! (Sokol Braha. “Vjen i kodrës, nxjerr të votrës”. Shtypshkronja “Grafobeni”. Prishtinë 2011, f. 56).

Fjalët e mësipërme të Shefqet Mekos, të cilat ai i ka vënë në gojën e heroit kryesor të këtij romani, duhet t’i bëjnë mbarë shqiptarët të bien  në përsiatje të thella dhe të kenë parasysh atë fjalën e urtë me vlera të jashtëzakonshme aforistike dhe me një përdorim të gjerë edhe në gjuhë të tjera: m’i hiq  qafe miqtë, o Zot, se armiqtë i heq qafe vetë” (në anglisht Lord, protect me from my friends; I can take care of my enemies), në kuptimin “mbrohu nga armiqtë, por kujdes nga zelli i tepruar i miqve”. Ky proverb, që prej shekullit XVIII, i vishet Volterit (François Marie ArouetVoltaire - 1694-1778). Por, në të vërtetë, as në veprat e Volterit, as në letërsinë memorialistike, nuk haset kund. Ai i vishet, gjithashtu, strategut francez, dukës Vilar (Claude Louis Hector de Villars - 1653-1734), sikur ai gjoja ia paska thënë Luigjit XIV (Louis XIV Le Roi Soleil - 1638-1715) kur po nisej për në ushtri. Ekziston edhe një fjalë e urtë italiane po me këtë kuptim, e cila ka pasë qenë në qarkullim në formulime të ndryshme shumë më herët se shek. XVII. Ka një numër të konsiderueshëm burimesh historike, në të cilat ky proverb haset në variante të ndryshme. Në Bibël haset shprehja: “Largohu nga armiqtë e tu dhe ki kujdes me miqtë e tu”. Te Kuintiliani (Marcus Fabius Quintilianus - 35-96), mësues romak i gojëtarisë, haset shprehja: “Më kanë dëmtuar më shumë miqtë sesa armiqtë”. Shprehje të ngjashme hasen te poeti i lashtësisë romake Ovidi (Publius Ovidius Nasō - 43 p.e.r.-18 e.r.) dhe te historiani i lashtësisë greke Tukididi - 460-400 p.e.r.). Në veprën “Fjalë të urta moralizuese të filozofëve” në arabisht, thuhet: “Unë mund ta mbroj veten nga armiqtë e mi, por nuk mund ta mbroj dot veten nga miqtë e mi”. Personaliteti politik i Romës së lashtë Manli (Marcus Manlius Capitolinus; nuk dihet datëlindja, ka vdekur në vitin 384 p.e.r.) rrëfen sesi mbreti Antigon i pati dhënë urdhër priftit të tij pagan të bënte kurban për Zotin që ta ruante nga miqtë. Pyetjes “Po pse jo nga armiqtë?”, mbreti iu përgjigj: “Nga armiqtë mund ta mbroj veten vetë, kurse nga miqtë jo”. Alecandrit të Maqedonisë (Alexander III Magnus - 356-323 p.e.r.) i vishet shprehja: “Mbromë nga miqtë e rremë, se nga armiqtë e mi të hapur unë edhe vetë do të jem në gjendje të mbrohem”. Mbreti i Polonisë Jan Sobjeski (Jan III Sobieski - 1629-1696), strateg i shquar ushtarak, kishte një shpatë me  mbishkrimin: Ruaju nga miqtë e pabesë, se nga armiqtë të mbroj unë”. Poeti dhe filozofi gjerman Frederik Shiler (Johann Christoph Friedrich von Schiller - 1759-1805) ka thënë: “Zelli i miqve më merr në qafë, jo urrejtja e armiqve”.

Çdo shqiptar me vetëdije të lartë kombëtare, qoftë në  trojet etnike apo kudo në diasporë, ka pasur dhe vazhdon të ketë shumë nevojë për pena të tilla, për ta kulturuar dhe emancipuar më tepër mbarë kombin  tonë, në mënyrë që njerëzit të jenë shumë më dinjitozë në marrëdhëniet me miqtë dhe me cilindo të huaj. Sepse nderimi i tepruar i miqve dhe përgjithësisht i të huajve, i bën këta të krijojnë bindjen se shqiptarët vuajnë nga kompleksi i inferioritetit dhe, faktikisht, të humbasin respektin ndaj tyre.

Një problem tjetër që autori shtron në këtë roman, është edhe smira që disa shqiptarë ushqejnë për një njeri të sukseshëm, çka vihet re edhe në radhët e diasporës.

Në morinë e të njohurve të Xhelo Lakrorit, autori përmend edhe një milioner, me emrin Miç Miler, i cili kërkonte ta fuste në një grackë të rrezikshme: të investonte para diku në vendet e Lindjes për ta shtuar kapitalin financiar. Mileri, në të vërtetë, ishte mashtrues, merrej me firma piramidale. Por Xhelo Lakrori ishte i zhveshur nga pasioni i tepruar për para, sepse e quante të mjaftueshëm kapitalin financiar që zotëronte. Aq më tepër që ai e kishte kaluar tashmë “shkollën” e firmave piramidale në Shqipëri. Rrjedha e ngjarjeve vërtetëoi se milioneri Miç Miler, duke e ndier rrezikun që i kanosej se dikur do të dilte në dritë mashtrimi i tij, një ditë të bukur u arratis së bashku me bashkëshorten dhe shkoi e u fsheh në Venezuelë.

Romani i Shefqet Mekos, siç e përmenda në fillim, është me të vërtetë një vepër origjinale. Nuk e kam informacionin  e duhur nëse ndonjë tjetër shkrimtar të ketë krijuar një vepër artistike, me hero kryesor një bashkatdhetar, i cili, me këmbëngulje shembullore dhe me punë të palodhur, ka arritur të hyjë në çdo pore të jetës amerikane dhe të ketë zënë vend mirë në indin e saj, si heroi kryesor i këtij romani Xhelo Lakrori.

Romani ka një gjuhë të pasur, por ajo që më bëri më shumë përshtypje, është moria e shprehjeve aforistike. Aforizmat janë stoli e çmuar për çdo gjuhë. Ato dëshmojnë se autori i romanit ka një përvojë jetësore mjaft të pasur. Do të ishte mirë që Shefqeti t’i qëmtojë me kujdes të gjitha ato shprehje të bukura aforistike dhe me kalimin e kohës, duke i pasuruar edhe me të tjera nga librat që ka nxjerrë nga shtypi deri tani, t’i botojë si libër më vete.

Kaliforni, 01 dhjetor 2021                                                        

 

 

 

 

2021-11-29

Në vend të urimit ngushëllime Gllogjan dhe Dardani.

 

Në prag të Festës së Madhe të nëntorit ,u terrorizuan fëmijtë e pafajshëm të Dradanisë martire.U hapën plagët edhe një herë në Gllogjanin legjendar ...


Sulmi me kalalshnikov në Gllogjanin tonë ku mbetën të vrarë nxënës, është një akt shqetësues.

Organet e rendit dhe të drejtësisë Dardane duhet t’i sjellin përgjegjësit para drejtësisë sa më parë dhe të dënohën për terrorizëm.


Policia e Kosovës më Prokurorinë e shtetit ,AKI-në duhet t’i sjellin përgjegjësit para drejtësisë.
“Sulmi me armë në autobusin plotë fëmijë adoleshentë në Deçan, është masakër dhe terrorizëm i pa parë në Dardaninë e Adem Jasharit!
Këto sulme i hapin edhe një herë plagët e shoqërisë sonë të lënduar rëndë gjatë luftës .

Organet e rendit dhe të drejtësisë Dardane duhet t’i sjellin përgjegjësit para drejtësisë sa më parë dhe të dënohën për terrorizëm.


Vij e vjen
e unë kërkoj sy me t’pa
se sytë e mi kanë mall





                      Ti breg Lumëbardhi me ujë shumë
                      që sjell këngë e vaj nga ushtimë e bjeshkës
                      ah, vetëm për ty këndojnë bjeshka dhe vërrini
                      në çdo pranverë (Arif Molliqi)


n’këtë stinë që nuk e njeh moshën
edhe kur bie shiu
edhe kur ka diell
se rruga që je nisur nuk njeh kthim
(Arif Molliqi)






Flori Bruqi

2021-11-27

Dua Lipa kërkon liberalizimin e vizave për kosovarët, Von der Leyen: Ti ke ndikim të madh në botë

 

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe këngëtarja kosovare me famë botërore, Dua Lipa

Është mbajtuar evenimenti i ndarjes së çmimeve të Lidershipit të Shquar 2021 në Këshillin Atlantik.

Në mesin e shumë fytyrave të famshme, ka qenë e pranishme edhe artistja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, e cila është nderuar me çmimin “Artistja e Shquar e Vitit 2021, shkruan Shqip.com.

Dua, gjatë fjalimit të dhënë pas marrjes së çmimit, në prani të presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, kërkoi liberalizimin e vizave për kosovarët.


“Të rinjtë luftojnë për të gjetur punë dhe mundësitë e tyre pengohen nga kufizimet që e bëjnë të vështirë udhëtimin për punë ose kënaqësi. Pasi kemi përmbushur të gjitha kriteret, Komisioni Evropian në fakt ka rekomanduar liberalizimin e vizave për Kosovën për më shumë se tre vjet më parë. Pra, a mendoni se ne mund ta arrijmë atë tani?”, tha ajo.

Më tej, Dua tha se nëse Kosova do t’i bashkëngjitej komunitetit ndërkombëtar, atëherë do të kishte zhvillim më të madh në ekonomi dhe kulturë, kjo pasi, sipas saj është në gjenet e popullit.

“A nuk do të ishte e përshtatshme nëse Kosova mund të zinte vendin e saj brenda atij bashkimi paqësor, të lulëzonte ekonomikisht përkrah fqinjëve tanë dhe të shëronte lëndimin e konfliktit të fundit?”, përfundoi ajo.


Në anën tjetër, kryetarja e Komisioni Evropian, Ursula Von der Leyen, i dedikoi Duas një cicërimë në “Twitter”, ku shprehet e lumtur që e ka takuar artisten shqiptare, ndër tjerash ia përmend që ajo ka ndikim të madh në botë.

“Dua, ti ke një ndikim shumë të madh në botë. Me muzikën tuaj dhe energjinë tuaj unike, ne të gjithë jemi ‘levitating’”, u shpreh më tej ajo.

Në përvjetorin e 60-të të këtij eventi madhështor e pranishme ishte edhe Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e cila gjithashtu mbajti një fjalim në Distinguished Leadership Awards derisa shtoi se është krenare që përfaqëson një popull që i përfshin të gjitha.

“Nuk mund të jem më krenar që përfaqësoj një popull që ka kaq shumë dhembshuri, kaq shumë talent, potencial dhe qëndrueshmëri”, tha Osmani.

Vrasja në Gllogjan, Prokurorja: Janë intervistuar shumë persona, ka pasur edhe bastisje

 

Autobusi që u sulmua në Gllogjan

Shumë persona janë intervistuar dhe janë kryer disa bastisje lidhur me vrasjen e rëndë që ka ndodhur të premten mbrëma në Gllogjan të Deçanit, ku kanë mbetur të vdekur shoferi i autobusit dhe dy nxënës, ndërsa një tjetër i plagosur.

Kështu ka bërë të ditur Prokurorja e këtij rasti, Sahide Gashi, në një deklarim për media, por nuk ka treguar numrin e personave të intervistuar.

Ajo ka bërë të ditur se në orët e para të mëngjesit të së shtunës është kryer edhe një bastisje në Gllogjan, por që nuk është gjetur asgjë e dyshimtë ose ndonjë provë në drejtim të identifikimit të të dyshuarit.

Sipas prokurores, gjatë sulmit dyshimet janë që është përdorur një kallashnikov dhe është zbrazur pothuajse një karikator.

“Këto informata janë deri tani, por hetuesit janë në teren edhe forenzika dhe janë duke bërë ekzaminim e çdo pëllëmbe të vendit të ngjarjes”, ka thënë Gashi.

Prokurorja Sahide Gashi

Mbrëmjen e së premtes në fshatin Gllogjan të Deçanit, një person ka shtënë me armë zjarri drejt një autobusi, ku kanë mbetur të vdekur tre persona, kurse një tjetër është plagosur.


Gjendja shëndetësore e  nxënësit i cili mbet i plagosur është stabile. I njëjti është operuar gjatë natës në Spitalin e Pejës, ku i është larguar një plumb nga trupi.

Sipas Policisë së Kosovës, dyshohet që vrasja është kryer me kallashnikov “AK-47”, teksa rasti është duke u hetuar si “vrasje e rëndë”.

Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, u ka bërë thirrje qytetarëve që nëse kanë ndonjë informacion rreth këtij rasti të bashkëpunojnë me institucionet relevante

Gjenerai dhe Heroji i gjallë Ramush Haradinaj për ngushëllime te familjet e viktimave në Gllogjan: E dhimbshme dhe e padrejtë ajo që ka ndodhur

 

Haradinaj në vizitë te familjet e viktimave në Gllogjan.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka qenë për vizitë ngushëllimi te familjarët e viktimave që vdiqën mbrëmjen e së premtes në sulmin me armë zjarri ndaj një autobusi në Gllogjan të Deçanit, përcjell Shqip.com.

Haradinaj ka vizituar familjen Mustafaj dhe Hamzaj në Gllogjan, ku u ka shprehur ngushëllime teksa ka theksuar se është e padrejtë dhe e dhimbshme ajo që ka ndodhur, raporton Klan Kosova.

“Është e padrejtë kjo që ka ndodh dhe shumë e dhimbshme. Biseduam që nuk kemi me u ndalë duke punuar që të vendoset drejtësia në këtë rast. Njëkohësisht do të punojmë që të forcohet rendi dhe ligji që kurrë askush të mos mundet që të rrezikoj dikë”, ka thënë ai.


Mbrëmjen e së premtes në fshatin Gllogjan të Deçanit, një person ka shtënë me armë zjarri drejt një autobusi, ku kanë mbetur tre persona, kurse një tjetër është plagosur.

Gjendja shëndetësore e nxënësit i cili mbet i plagosur është stabile. I njëjti është operuar gjatë natës në Spitalin e Pejës, ku i është larguar një plumb nga trupi.

Sipas Policisë së Kosovës, dyshohet që vrasja është kryer me kallashnikov “AK-47”, teksa rasti është duke u hetuar si “vrasje e rëndë”.

Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, u ka bërë thirrje qytetarëve që nëse kanë ndonjë informacion rreth këtij rasti të bashkëpunojnë me institucionet relevante

Mediat ndërkombëtare raportojnë për vrasjen në Deçan

 

Ndërsa tri viktima, dy meshkuj  dhe një femër (nxënës) janë dërguar në  Spitalin Rajonal Pejë, dy prej tyre kanë ndërruar jetë (një mashkull dhe një femër ) ndërsa viktima tjetër është duke u trajtuar në spital”, thuhet ndër tjerash në njoftim.

Po ashtu, PK ka njoftuar se i dyshuari për vrasjen në Gllogjan të Deçanit gjendet ende në arrati

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, në konferencë për media

 

“Mund të ketë më shumë se një person të përfshirë në vrasjen e trefishtë, jemi duke hetuar 2-3 pista”


Vrasja e trefishtë në Gllogjan të Deçanit dyshohet se është kryer nga një person, i cili nuk është identifikuar ende nga organet e sigurisë dhe i njëjti gjendet në arrati, por ka mundësi që është ndihmuar nga persona të tjerë.

Kështu deklaroi të shtunën drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, në një konferëncë për media të përbashkët me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe kryetarin e Deçanit, Bashkim Ramosaj.

Mehmeti tha se aktualisht njësitet policore janë duke bërë pastrimin e vendit të ngjarjes dhe duke kryer hetime në dy ose tri pista.

Siç bëri të ditur ai, moti i ligë që po mbizotëron në vend, ka penguar njësitet policore për të bërë ekzaminet e nevojshme në vendngjarje.

Ndërsa, i pyetur për motivet e këtij rasti, tha se kanë pranuar informacione të ndryshme të cilat janë duke i hetuar, pasi mund të jenë disa motive dhe jo një.

Me hetimet e deritashme, Mehmeti përjashtoi mundësinë që rasti të ketë qenë akt terrorist.

“Më lejoni të ju njoftoj që policia është duke bërë pastrimin e vendit të ngjarjes. Kemi pasur mot të keq që na ka penguar në shiqimin e vendit të ngjarjes”.

“Jemi duke u përballur me një numër të informacioneve rreth rastit dhe kemi angazhuar ekipe shtesë. Aktualisht mund të flasim për 2-3 pista ku po zhvillohen hetimet dhe të gjitha informacionet qojnë në drejtimin që akti është kryer nga një person, por me mundësi të ndërlidhjes me persona tjerë”.

Mbrëmjen e së premtes në fshatin Gllogjan të Deçanit, një person ka shtënë me armë zjarri drejt një autobusi, ku kanë mbetur tre persona të vdekur – shoferi dhe dy nxënës, kurse një tjetër është plagosur.

Gjendja shëndetësore e nxënësit i cili mbet i plagosur është stabile. I njëjti është operuar gjatë natës në Spitalin e Pejës, ku i është larguar një plumb nga trupi.

Sipas prokurores së rastit, Sahide Gashi, gjatë sulmit dyshimet janë që është përdorur një kallashnikov dhe është zbrazur pothuajse një karikator.

Biznismeni dhe investitori Elon Musk parsheh reduktimin e rrezikut të zhdukjeve të njerëzimit duke bërë jetën multi-planetare" duke i vendosur -koloni njerëzore në planetin Mars.

    Kërko brenda në imazh                                                           Nga Flori Bruqi ,PHD Elon Reeve Musk ( 28 qershor, 1971)...