2021-12-30

Federata e Mjekëve Shqiptarë në Evropë orgnizon festë për aktivitetin e saj në këtë vit





                                   

                    Shkruan: Hajriz Mamaj, Malmö, Suedi

*****

Viti 2021 ka qenë vit me plotë të papritura për mbarë njerëzimin.Në këtë kuadër edhe Federata e Mjekëve shqiptar në Evropë aktivitetin e saj humanitar e ka shtrirë jo vetëm në qytetet ku mjekët shqiptarë jetojnë dhe punojnë por ata këtë aktivitet në luftë kundër Covid 19 e kanë shtrirë edhe nëpër viset shqipfolëse duke dhënë kontributin e tyre humanitar nepërmjet organizimit të konferencave shkencore nëpër vende të ndryshme evropjane po edhe nepërmjet organizimeve Onlie në rrjetet sociale dhe në Zoom. Tani në fundvit federata ka vendosë që Konferencën e X të me radhë me të cilën edhe e mbyll aktivitetin e saj për vitin 2021 ta organizoj në Malmo të Suedisë. me të cilën e përmbyl aktivitetin e saj për vitin 2021 në luftë kundër pandemisë Covid 19.

Nga biseda që bëmë me kryetarën e Federatës së Mjekëve Shqiptarë në Evropë zonjën Dr.Aurora Dollenberg mësojmë se me 27 Nëntor në Malmö do mbahet konferenca e dhjetë me radhë ku pjesëmarrës do jenë mjekë të shumtë nga shumë vende evropjane si dhe mjekë nga viset shqiptare nga Shqipëria,Kosova dhe Maqedonia e veriut.

Sipas kryetarës së kësaj federate Dr. Aurora Meta Dollenberg kjo konferencë do jetë përmbyllje e aktiviteteve tona gjatë vitit 2021 dhe analiza e rezultateve të arritura nga ana e ekspertëve mjekësor shqiptar ne klinika të shumta evropjane dhe në vendet e origjinës.
Qëllimi i kësaj konference shton zoja Dollenberg është ballafaqimi i arritjeve dhe këmbimi i eksperiencave gjatë gjithë vitit kalendarik 2021 dhe hartimi i planit të punës për vitin 2022 në të gjitha hapsirat shqiptare dhe në vendet ku ekspertët mjekësor shqiptarë janë duke ushtruar profesionin e mjekut qoftë në Institucione shtetrore mjekësore qoftë në ordinanca private.Numri i pjesëmarrësve është bukur i madh po në saje të bashkëpunimit të mirë me Qendrën Kulturore Shqiptare në Suedi,institucion ky i Ministrisë së Kulturës së Republikës së Kosovës problemin e lokalit ku do mbahet konferenca e kemi të siguruar dhe na ofron një ndihmë të madhe në zhvillimin e këtij aktiviteti.
Me këtë rast deshiroj të falenderoj edhe konfirmimin e pjesëmarrjes së ambasadorit të Republikës së Shqipërisë z.Virgjil Kule në Suedi,si dhe përfaqësuesit e shoqatave dhe asociacioneve tjera shqiptare që veprojnë dhe zhvillojnë aktivitet në Suedi. Shfrytëzoj rastin që mirë se ardhje në konferencën t”ju uroj të gjithë atyre që kanë konfirmuar pjesëmarrjen si:

Dr. Skender Brataj, drejtor i Urgjencës Kombëtare Mjekësore në QKUM, Tiranë
Prof. Dr. Fadil Çitaku, drejtor i Akademisë së Lidership,Zvicër
Dr. Rubena Maci, specialiste e Mjekësisë së përgjithshme, Itali
Dr. Gazmend Berisha, specialist në Mjekësinë Intenzive në Norvegji
Dr. Ornela Ademi,experte shkencore pranë EMA
Dr. Vjola Fera,exsperte e Mjekësisë Ligjore në Shqipëri
Dr. Albulena Gërguri, Mjekësi e Pergjithshme, Kosovë
Dr. Geriolda Topi,specialiste e Mjekësisë Interne/ Endrokrinologe, Malmö
Dr. Shkodran Demaliaj,Mjekësi e Përgjithshme,Suedi
Dr. Imri Demisai,specialist i Psikiatrisë dhe Psikoterapisë, Stockholm
Dr. Jana Xhakoari, Specialiste e Nefrologjisë, Malmö
Dr. Altin Joka,specialist i Mjekësisë Hollistike ,Malmö

Përveç mjekëve që do paraqesin të arriturat e tyre në fushat e tyre e që janë të lidhura në luftë kundër Covid 19 në këtë konferencë pjesëmarrjen e tyre e kanë paralajmëruar edhe shumë punëtor shkencor,përfaqësues të shoqatave dhe asociacioneve të ndryshme që aktivitetin e tyre e zhvillojnë në vende të ndryshme evropjane. Me këtë rast dua ti falenderoj të gjithë ata përfaqësues të shoqatave që kanë shprehë interesim të jenë edhe referues në këtë konferencë dhe ti paraqesin të arriturat e tyre në fusha të ndryshme ku ata zhvillojnë veprimtari si: Prof.Muhamet Shatri, Përfaqësues i Qendrës Kulturore Malmo,Z. Murat Koci,z.Lirim Krasniqi,Kosovë, zonjën Anila Hyka,Z. Arbnor Mjeku,Gjermani,z. Anila Borger,përfaqësuese e MIMI projekt ,Gjermani, Z.Avni Dervishi,Politolog,përfaqësues i FED,Suedi,Z.Bekim Jashari ,Suedi.Zonjën Salie Osmankaq ,AMFE Afrikë.Në mbyllje të kësaj konference anëtarët pjesëmarrës të federatës do zgjedhin edhe kryesuesin dhe anëtarët e nëndegës së federatës për Suedi.

Pianistja Lule Elezi

Në fund zonja Dollenberg e bëri të ditur se në këtë konferencë pjesëmarrjen e ka konfirmuar edhe pianjstja me renome ndërkombëtare nga Kosova, zonja Lule Elezi e cila do të luaj pjesë nga albumi i saj më i ri i cili u promovua ditë më parë në Vjenë të Austrisë në shenj rrespekti për të gjithë mantilbardhët në botë për punën e palodhur në shpëtimin e jetërave të njerëzve kudo në botë.





Rama nxjerr nga “kasaforta aletet” politike të Bashës

 



                            Akademik Prof.dr. Eshref Ymeri


 

       Njëri nga mjetet e informimit masiv, përcolli sot  (29 dhjetor 2021) informacionin  në vijim:

       “Strukturat e Partisë Demokratike në Dibër kanë braktisur deputetin Lulzim Basha, i cili, këtë të mërkurë, ka zhvilluar një takim në qytetin e Peshkopisë. Demokratët e Peshkopisë i kërkuan Lulzim Bashës që të respektojë vullnetin e anëtarësisë, e cila më 18 dhjetor e shkarkoi me 43 835 vota, ndërsa theksuan se nuk do të lejojnë që Partinë Demokratike ta marrin peng ata që janë pakicë brenda Partisë Demokratike”.

Njëri nga të intervistuarit, anëtar i Partisë Demokratike, deklaroi:

“Brenda në sallën ku bëri takimin Bashë  Brava, janë futur më shumë të majtë, sesa anëtarë të Partisë Demokratike. Ndër këta, janë futur shumë eksponentë të majtë, si babai i kryetarit Agron Cerri të Partisë  Socialiste për Dibrën, Haxhi Cerri, që ndodhet në sallë, në takim me Bashën. Kështu që Basha, automatikisht, nuk është më i PD-së” (Citohet sipas: “Basha braktiset nga demokratët e Dibrës, strukturat e PD: Në takim persona që nuk janë pjesë e PD-së”. Kanali tv “Syri”. 29 dhjetor 2021).

Dihet që, natën duke u gdhirë 18 maji i vitit 2017, Rama arriti objektivin kryesor në luftën e tij kundër opozitës - synimin për përjetësimin e pushtetit nëpërmjet tredhjes politike të kryetarit të saj.

Basha, si i zhveshur krejtësisht nga tiparet e burrërisë, pra, nga besa e fisnikëria, si cilësi të larta morale, braktiksi përkrahësit e tij në çadër dhe pranoi të shkonte në atë takim të fshehtë me Ramën. Takimet e fshehta domosdo që bëhen për punë të pista, prandaj edhe quhen të tilla. Ai takim sigurisht që do të mbetej i fshehtë, por pasojat e tij do të viheshin re shumë shpejt në qëndrimet e Bashës ndaj qeverisjes antikombëtare të Ramës. Gjatë më shumë se tetë vjetëve, Rama shpalosi me tërë energjinë e vet fushatën  e varfërimit të pandalshëm të njerëzve të thjeshtë, një pjesë e të cilëve, prej më shumë se gjysmë milioni, të lemerisur nga kushtet e rënda të jetesës, u larguan për në emigracion. Por Basha s’u bë i gjallë për të demaskuar Ramën për politikën e tij të varfërimit, në parputhje me strategjinë e serbosllavizmit për shpopullimin e trojeve shqiptare dhe shpërbërjen tërësore të kombit shqiptar. Sigurisht që Basha nuk mund të bëhej i gjallë, se në atë takim të fshehtë të majit 2017, Rama ia pati “blerë aletet” politike dhe e pati shndërruar në “eunuk” politik. Duke pasur parasysh qëndrimet soditëse të  Bashës ndaj politikës antikombëtare të Ramës gjatë gjithë këtyre viteve, lind dyshimi se Rama duhet t’i ketë “blerë” me çmim shumë të lartë “aletet” politike të Bashës, të cilat i ka pasë mbajtur “të mbyllura në kasafortë” dhe me siguri që ia ka shkelur syrin kohë pas kohe:

“Ej, ki kujdes, se këtu i kam, në “kasaforë”, se po e shkele në qëndrimin ndaj meje, t’i nxora në mejdan”.

Në gjendjen ku e katandisi Basha Partinë Demokratike, Prof.dr. Sali Berisha, muajt e fundit, për arsyet që dihen, duke e ndier thellë pulsin e bazës demokratike, e quajti për detyrë rikthimin në politikën aktive, të mishëruar në zhvillimin e 30 foltoreve në mbarë vendin, të konkretizuara me Kuvendin e 11 dhjetorit dhe me Referendumin e 18 dhjetorit, në të cilët u votua me shumicë dërrmuese për shkarkimin e Bashës nga posti i kryetarit të partisë.

Në këto kushte, duke e ndier që Basha po rrezikohej të shndërrohej në një dordolec politik, Rama, në përpthje me marrëveshjen e fshehtë të natës së 17 duke u gshirë 18 maji 2017, vendosi t’i nxjerrë nga “kasaforta aletet” politike të Bashës, tashmë jo për ta damaskuar, por për t’i dalë në mbrojtje, për ta shpërblyer për shërbimet e çmuara që ky i  pati bërë me heshtjen e tij më shumë se 8-vjeçare në krye të opozitës. Dhe shpërblimi u duk sheshit në Kvendin që Basha organizoi më 18 dhjetor në sallën e pallatit të kongreseve, e cila mund të marrë, e shumta, duke qendruar edhe më këmbë, deri në 2000 apo 2200 veta, ndërkohë që vegla e verbër e Bashës që hapi Kuvendin, Jemin Gjana, deklaroi se në Kuvend na qenkeshin të pranishëm “5004” delegatë! A duhet dyshuar se në përbërjen  e “5004”delegatëve ka pasur edhe majtistë të Ramës? Takimi i Bashës në Peshkopi dëshmoi se nuk duhet dyshuar, pasi në sallë paskan qenë të pranishëm edhe majtistë, siç ishte rasti i babait të  kryetarit të partisë socialiste të Dibrës.

Gjasat janë që Rama i ka ofruar Bashës “varkën e shpëtimit”, prandaj edhe ka folur publikisht për një bashkëqeverisje, pa përmendur konkretisht se me kë, por që nënkuptohet vetvetiu se e ka fjalën pikërisht për “eunukun” e tij. Pranda s’ka asgjë për t’u habitur nëse në vitin  2022 “eunukun” në fjalë do ta emërojë zëvendëskryeministër, kurse disa ministreshave të veta t’u thotë ta lënë kolltukun, për t’u zëvendësuar me argatë ose argatesha të Bashës.

Kaliforni, 29 dhjetor 2021

 

 

 

2021-12-29

Ku është atdheu i pas luftes së Ali Podrimjes?

Ali Podrimja, poeti që sfidoi genocidin mbi shqiptarët, një vështrim mbi librin e luftës së fundit në Kosovë, si dëshmi për atë që ndodhi në Gadishullin Ilirik, në mbyllje të mijëvjeçarit të dytë, në përballjen me të keqen që i është kërcënuar ekzistencës së shqiptarëve. Është përmbledhje poetike e viteve ’87-’92, e shkruar diku në Evropë gjatë derdhjes së ish-bashkësisë sllave. Ndërsa librin e pati sjellë në Tiranë në një nga panairet e përvitshme, në vendin ku ndodh dhe të humbin njerëzit

nga Violeta Murati

Kufijtë shpirtërorë të një poeti caktojnë dhe fatin e tij, si me vendin ku shkruan, ashtu dhe me lexuesin e botës. Nëse Ali Podrimja do kishte shkruar mbi hartën e Kosovës, poezitë e tij nuk do ishin veçse një teatër provincial, ku do të rrëfehej si në një pikturë burrat që vriten, fëmijët që ulërasin e theren, pameshirshem, gra shtatzëna që ngjeshen mullarëve, rrëzë shtëpisë, për t’u pushkatuar, dhe plot imazhe të tjera të mjeshtërisë së krimit nga çmenduria kolektive serbë, që do të rrëqethnin nga fjalët. Por, këto i takojnë “fotografisë së verdhë”. Pikërisht, fjala e lidhur ngushtësisht me shpirtin, ka qenë arsyeja e vetme pse poeti nga Kosova, Ali Podrimja, sot nuk lexohet si atdhe, si kufi, por si atDheu, si liria.

Kjo e fundit e përgatitur qysh në ’87-ën, kur “Dëshmia” e poetit hap vëllimin “Libri mbi të qenit”, duke na ndërgjegjësuar qysh në krye me një të drejtë biblike – kohën e të drejtës për të jetuar.

Podrimja krijon poezi me lirikë të ashpër, gati të egër, sikur çdo varg që shkruan është i fundit në jetën e tij, ashtu siç ka ndodhur në pritje për lirinë e Kosovës.

Një nxitim për të na treguar si dëshmi e gjallë për atë që ndodhi në Gadishullin Ilirik, në mbyllje të mijëvjeçarit të dytë. Këtë e pohon edhe vetë poeti, duke na folur pse u nxit të përmblidhte në këtë vëllim poezitë e shkruara në një hark kohor prej një dekade, para se Kosova të fitojë pavarësinë, ku një pjesë e poezive janë shkruar diku në Evropë gjatë derdhjes së ish-bashkësisë sllave. Ndërsa librin e pati sjelle në Tiranë në një nga panairet e pervitshme, në vendin ku ndodh dhe të humbin njerëzit. Ky është libri i luftës së fundit të shqiptarëve të Kosovës. Ka një identifikim organik të poetit me vendin e tij, që e ndjek si poezi në përballjen me të keqen që i është kërcënuar ekzistencës së shqiptarëve.



oeti e di lavdinë e poezisë, fuqinë luftarake që kanë vargjet, e shikon me dhembshuri poezinë fjalamane, duke pohuar se “kjo shqisë dallon nga të gjitha artet, që është një filigran, ku krijuesi nuk pran derisa bindet se më në fund atë mundet ta marrë dheun”.

Martin Camaj është drita që ndjek poetin, një rrëgjim prej nga mund të ndjejë ngushëllim për fjalën, për atdheun si një arkë. Është një përfytyrim biblik që na përplas qysh në hyrje poeti, për tokën. Nuk mund të imagjinosh se sa e dhimbshme ndihet tek poeti, nga fillimi deri në fund, për të kuptuar forcën që të jep atDheu.

Ali Podrimja na përgatit në hyrjen e procesit të zhvendosjes në një të qenies me tokën. Ne kuptojmë se jemi në Evropë, se “damarët” që bashkon dhe bën të njëjtët atDheun me veten janë lumenjtë, si gjaku. Ka një psikozë, lidhjeje të çuditshme, për nga mënyra se si Podrimja ka ndërtuar këtë përmbledhje poetike.

Atdheu i mbërthyer në arkë, nuk është veçse një përfytyrim i shkruar në vitin ’91, ku nevoja drastike për të vdekur, i ngjan një dëshire të pavullnetshme të përmbysjes, ndryshimit, të ringjalljes. Podrimja na e përcjell këtë gjendje pa trajtë atdhetare, ndryshe nga ç’përsërit vazhdimisht në poezitë e tij, qëllimshëm, fjalën e shkruar ndryshe, atdheu.Ky rilexim i ri i poezive të dekadës së kaluar, të shkruar nga poeti, t’i heq kufijtë e kohës. Aq më tepër kur kemi të mbartur një informacion të tmerrshëm të ngjarjeve në Kosovë. Prirjet patriotike të Podrimjes, detyrimisht, pa këtë kontekst historik nuk mund t’i shikojmë. Ajo që na çon në këtë drejtim është ngjyra e poezive, estetika gjuhësore. Ndërsa simbioza e brendshme, kuptimi letrar që i jep shqisës së gjashtë poeti, është një botë krejtësisht pa kufij, pa gjak, pa urrejtje, pa shquar as tokë, as horizont, ku lind dhe mbyllet dita. Është atDheu shpirtëror që na jep Podrimja të lexojmë, për të depërtuar në qenien, në ekzistencën tonë. Këtë e nis nga grupimi i poezive “Plagët e gjalla”, aty ku nis ngacmimi dhe dhimbja, kjo e fundit gjithnjë si shkak për të shkruar. Janë këngë-bisede të poetit me Zotin, atë që është shpirt dhe e keqe brenda dhe jashtë nesh. Në vitin ’92 poezitë e Podrimjes janë qëndrim i hapur, një mënyrë angazhimi për të kuptuar gjendjen se sa për të treguar “lodhjen”, “rraskapitjen”, “rrënimin” nga pritja për të qenë të lirë. “Në zgripc” është një shpërthim, prej liriku të egër, për të shfaqur kufirin e absurdit ku ka mbërritur ekzistenca e një vendi, e një njeriu, e një vepre. Sa tregon fatin e Kosovës në hartën e Evropës, poeti e përcjell gjendjen në gjakun, në atë që duhet të sakrifikohet, në lirinë, në dëshminë e gjallë, dhe në të paimagjinueshmen, në paralelizmin e Dantes se “…varr se varr/ më i sigurt i imi/ se ai i Dantes…”.

Është një denoncim poetik që bëhet për çfarë po ndodh, për një realitet që s’njeh të ngjashëm. Angazhimi i Podrimjes është krejtësisht i qartë, i dhënë me gjithë forcën e tij intelektuale si e vetmja mënyrë për t’u kuptuar, për t’u njohur e vërteta, si histori.

Nëse kemi njohur dhe së fundi po flitet për poetët kombëtarë, që sakrifikuan shqisën e tyre të talentit për poezinë, në një luftë vargjesh për atdheun, rasti i Podrimjes e ndan këtë kufi dukshëm. Nuk ka talent të shkuar “dëm” për hir të atdheut, kombit, si sakrificë patetike, apo emocionale.

Ka një shteg si gjithë poetët universalë për të identifikuar vetveten në një proces organik, ashtu si gjaku në trupin e njeriut, me jetën e atDheut.

Ali Podrimja na bën të shohim qartë se çfarë i përket termit komb, jetës së njeriut si qenie në një ngjashmëri me jetën atDheun. Të gjitha ndjeshmëritë e poetit sillen në këtë njëjtësi semiotike, të pandashme.

Podrimja nuk është rebel, është heretik, denoncues. E gjen mënyrën për ta shprehur këto në të gjitha simbolet e mundshme, që gjithaq janë moderne në gjuhën e poezisë. Elegjia është reprizë e pangjashme, ku poeti shpërthen në dhimbje thjesht për një humbje miku, në një kontekst historik, gjithnjë duke e kërkuar në rrënjë, atë që i është mohuar.

Koncetrimi i vargjeve, ngjeshja e mendimit në një filozofi poetike është karakteristika e poezisë së Podrimjes. Me grupimin e poezive “Rrënimi i përmendores së turpit” hyjmë në oborrin e të zezave që i kanë ndodhur poetit, atDheut të tij. Metafizika kthehet në një hije, në paranojën kolektive të një populli, të një vendi që prodhon dhunën. Podrimjen në këtë kapitull e kemi gati të pashpresë, por me një forcë të madhe për të denoncuar më fort të keqen, asaj që ndodh pas emrit të madh, të shpërbërë. Qoftëlargu, kuti e zezë, udha e dhelprës, satani, gjuha e qeni, diku në poezitë e mëmbrapme kemi Hadin, Troja, kasapi i sorranisë, mjeshtri i krimi… një gjuhë simbolike që padyshim ne kemi parasysh makinerinë e krimit serb.

Por poeti nuk bëhet aq “cinik”, ruan inatin e tij, duke e shndërruar e përdorur gjithë këtë histori, në një luftë fjalësh që ndodhin brenda së njëjtës fare, atë të qenies, asaj pjesë të keqe që ndodh brenda njeriut. Rruga e poezisë së Podrimjes është si rruga e qumështit, drita që tregon ekzistencën, forca për të mposhtur rrënim, njohuri për të zbuluar. Ndërsa atdheu është kallëzim biblik.

“Ferri e humbi kuptimin” – “…na ruan atDheu, dashurinë / mike vjetër vdekja…”. Thonjëzat e para janë titull poezie, dhe fjalët në vazhdim janë vargjet e fundit të saj, që na fusin në një sintetizëm të pazakontë. Është nga titujt më entuziastë, nëse në perceptimin e njeriut ferri mbetet ende një mister, i frikshëm, i ftohtë, gërryes, zjarr, djegie, vetmi, kallkan. Është si diçka e marrë nga nëntoka, vendi ku jetojmë mbi dhe ku trupi do na hidhet. Është dhe e urryeshme, dëshpëruese, dhe tepër lakmuese kur të njëjtën gjë e gjejmë dhe mbi tokë. Por me një ndryshim- mbi tokë rrimë nga dashuria, dhe e keqja na çon në ferr. Në këtë përfytyrim duket se na rri poezia e Podrimjes, sa tronditëse, aq dhe dhimbshme. Por fortësia që të jep, e kalon përmasën e njerëzores. Duhet të kuptosh pikërisht raportin që krijon poeti mes njeriut dhe të keqes, mes tokës si ngjizje dashurie, si përbërje e jotja dhe parëndësisë që merr kufiri ndarës, kur gjithçka zbulohet prej një fryme vërtetësie. Imagjinata nuk hyn më në punë, përpara asaj çfarë poeti na zbulon shpirtërisht. “Himni i gazit” është një poezi cinike, sa tregon se nuk mban më gjithë ky maraz shpirtëror, si e vetmja zgjidhje e çlirimit. Asaj të marrëzisë.

Ka një pesimizëm të dukshëm, saqë nuk shohim as Podrimjen pas vargjeve, por një lukuni burrash të padukshëm, si kokë e zezë. Është një vaj, që poeti e shkruan nga periferia e Kosovës, nga Ulpiana. Është një vendosje e shpeshtë e poetit në këtë vend, që mban pothuaj të gjitha mbishkrimet e tij, vitet kronologjike kur ka shkruar poezitë e kësaj përmbledhjeje. Arsyet mbajnë një lidhje sa historike, aq dhe ndjesore. Prej aty poeti ka shkruar dhe mallkimet, ka parë avionët, tanket, çizmet, ka dëgjuar lehjet, sharjet dhe rrahjet, ka ndjerë popullin e tij të këndojë dhe vajtojë.

“Poesie forte” – ka më shumë elegji, epizëm në këto vargje. Këtu duket sikur është fundi i poetit, si burrë dhe si lirik. Po ashtu lufta është e qartë në vargjet e tij, mbijetesa nuk është më çështje përpjekjesh por çështje të gjendjes, të gjetjes së një vendi, të një cope toke për varr dhe një selvi bri tij.

Është një pikë referimi e çuditshme me vendin, dhe me simbole që fëmijët e lidhin rritjen e tyre – në rast se janë djem, burrërinë – si lugetërit. Është një parapërgatitje që bën poeti në këtë sfidë simbolike, duke shkuar deri në fund të vëllimit poetik me përpjekje të tilla alegorike, ku e keqja ka gjithfarë lloj gjuhësh për t’ju afruar qenies, njeriut, për ta rrënuar, zhNdonëse varret dhe vdekja ngasin, pothuaj, gjithë poezitë- ajo që çliron energjinë e shqisës së gjashtë, është goditja në ndërgjegje. Nganjëherë përdorja metaforike, në vend të së keqes, mbush përfytyrimet e poetit nga më e zakonshmja deri në një frikë të vërtetë hiperbolizimi. Askush, nëse nuk njeh historinë politike të vendit prej nga vjen poeti, po ashtu dhe veten e poetit, nuk mund të kuptojë pse zënë vend aq shumë në poetikën e tij “madhështia” e djallit, satanit, hadit. Harta e poezisë së Podrimjes është një skemë e mekanizmit se si është kryer mjeshtëria e krimit, si kanë flirtuar të gjitha simbolet e mësipërme në duart e poetit, duke u shkërmoqur në një ëndërr të vetme, nga dëshira e nxehtë, e parezitueshme, siç është liria.

Fjala e Podrimjes e bën këtë. Herë në mënyrë të egër, si prej gjuhe burri, dhe herë i dorëzuar, duke treguar se vaji ishte e vetmja shpresë, që ua mbante shpirtin të lirë, për t’u ripërtërirë në pamjen e “armikut”.

Krijimtaria e viteve ’80, është ironi, sarkazëm, ne kujtese poezitë: “Histori e qenit”, “Perënditë dhe minjtë”, “Bir i bushtrës” etj. Podrimja ngre alegori të pamëshirshme mbi jetën ku jeton. Ajo çfarë ka ndodhur në Kosovë, deri në misticizëm, po krijon edhe legjendën e vajtimit. “Dua të jetoj” – të trondit për vargjet e fundit “…se vendi lëvizte si varr”. Përfytyrimi dhe imagjinata mbi të keqen, nuk ka më trajtë poetike, por një të vërtetë, një poezi gati natyrale të dhimbjes. Ndërsa poetin vazhdon ta shqetësojë njeriu, dhe e keqja nga i vjen atij. “…gjakësin mos e ndiq/ e zë gjaku i vet”- është “Pastrim shpirtëror”- instinkti rrënues i vetes nga e keqja.

Është metafora klasike midis së mirës dhe së keqes. Duket se poeti zgjon hapur një lloj vetëdije – se e gjithë kjo luftë mbinjerëzore nuk i takon më kësaj epoke parabiblike. Por është qenia, njeriu, që ndeshet me të keqen. Vitet ’90-’92 tek poezia e Podrimjes kërkojnë vetëdijen. “…derisa të na harrojnë të vdekurit”, një zgjim epitaf i poetit për të kuptuar më qartë se çfarë fshihet brenda një bote siç është vetja, në një kohë kur pesimizmi, dhe gjithçka lidhet me frymën e gjallë, jetën. Asnjëherë nuk e gjejmë poetin në befasinë e një përgjumjeje fjalësh. Ai duket sikur çdo fjalë është rrekje për të mbajtur zgjuar vetëdijen, për të treguar kuptimin e jetës së tij, në shumësin e vendit nga vjen, e për të cilin flet. Nuk është e përcaktuar gjeografia. Kosova aty nuk është konvencion. Kosova nuk është as si vend. Podrimja na jep një botë, siç është e vetja, e vetja si vend, si tokë, si frymë, si një shpirt metafizik. Mbi veten. Në vitin 1992, vit ku zënë të shkruhen të gjitha poezitë e këtij vëllimi të Podrimjes, shkruan poezinë “Liria e tmerrshme”. Është si një letër e shkruar me mundim, mbi një postulat që shquan pritjen e pafund. Detyrimisht dhe tepër lirshëm, fati i kësaj poezi na çon në brengat që ka mbrapa vetes poeti, atë të Kosovës, lirinë.

Është si kohë përgatitje e gjithë vëllimit (për atë që do të ndodhte këtë vit, 2008), ardhjen e lirisë. Për këtë arsye quhen krejtësisht të justifikuara lirikat e ashpra të poetit mbi pritjen e lirisë. “Liria e tmerrshme / në shpinë të breshkës”… ky kontekst në sytë e sotëm të vështrimit letrar largojnë tani nga ajo që është dëshiruar këtu e 15 vjet më parë. Por poeti i shpëton atij rrethi emocional, kurthi që të fut koha kur shkruan.

Ky në fakt është fati i të gjitha poezive që Podrimja ka shkruar, që përmban dhe ky vëllim. Kthimi i tyre në një optikë kur është fituar autonomia është rasti me i diskutueshëm tek të gjithë poetët e Kosovës. Kjo ndoshta do të bëjë dhe rezymenë e asaj letërsie çfarë është shkruar para pavarësisë së Kosovës, duke e ndjekur si poezi e angazhuar, apo emocionale, ndryshe të lokalizuar në “pushtimin kombëtar”.

“Liria e tmerrshme” – nga dy vargjet e fundit duket se do të na lidhë përgjithmonë me këtë poet për natyrën filozofike, për të kuptuar vetveten në një kontekst të procesit të brendshëm drejt një besimi të lirë, të lirë si qenie. Çfarë do të ndodhë pas kësaj lufte?

Loja e gjuhës prej poetit është një tipologji që rrallë e ndeshim në përshkrime psikologjike, që nuk lë rrënjë e filigran shpirtëror pa perceptuar në kohën e “dhuruar”, apo vendin me të cilin janë lidhur fatet tona. Atdheu është repriza që na përgatit në çdo poezi Podrimja. Përcaktimi se poezia e këtij poeti është e angazhuar, tani nuk ka pikë diskutimi. Podrimja është nga ata personalitete që gjakun e ka atdhe, dhe nuk dihet kurrë kufiri i këtyre të dyjave. Arketipi i këtij njeriu – vjen krejtësisht e qartë, pa lëmshe filozofike, apo sensacionale. Edhe elegjitë, edhe epika, burrëria, liria, toka, vendi, malet, vdekja, dashuria – realizojnë një proces që rrallë poetë do ta arrijnë – zbulimin e të vërtetës, çfarë ndodh në një pikë ujë, deri në vërshimin e tij, si një lumë – në mbërritjen përfundimtare, finale, atë të zmbrapsjes në pafundësi, në liri. Ky është deti i poetit, mbinjeri.

Qeveri legenash, qeveri banditësh, qeveri kusarësh, qeveri perversësh, prandaj të vjen turp prej tyre, se nuk i hoqëm dot qafe dhe duhet me ua duru dënglat.


Kosova po përballet me një krizë të thellë energjitike gjë që ka sjellë dhe shkëputje të mëdha energjie për qytetarët kosovarë.

Qeveria  e Edvin Ramës  ka vendosur që për këtë krizë energjitike Shqipëria ti dhurojë Kosovës 2 ditë energji elektrike, vetëm për ditët e festave, duke theksuar se aq është mundësia dhe kapaciteti që mund të dhurohet.

Pas këtij vendimi ka reaguar gazetari dhe moderatori i mirënjohur z Enkel Demi i cili shpërthen në ofendime ndaj qeverisë shqiptare duke rënditur një më një ndihmat e marra nga Republika e Kosovës.

Postimi i plotë:

Ra tërmet, ata erdhën të parët dhe nuk u ndjenë.

Ra zjarr, prapë erdhën, prapë nuk e bënë me fjalë.

Janë pa drita, do u japim vetëm për dy ditë, bërtasim në televizor dhe si të pacipë themi që ua kemi dhënë borxh e do na e kthejnë në verë.

Qeveri legenash, qeveri banditësh, qeveri kusarësh, qeveri perversësh, prandaj të vjen turp prej tyre, se nuk i hoqëm dot qafe dhe duhet me ua duru dënglat.

U konfirmuan rastet e para me Omicron, rriten shifrat e të infektuarve në Kosovë

 


Ministria e Shëndetësisë njoftoi më 29 dhjetor 2021  se në Kosovë janë regjistruar 33 raste të reja me koronavirus 19.


Rastet e reja dolën pas testimit të 3,058 mostrave.

Sipas njoftimit, edhe 12 pacientë janë shëruar, ndërkaq raste aktive janë 371.

Në 24 orët paraprake, autoritetet shëndetësore kanë administruar 3,047 doza të vaksinës kundër koronavirusit.

Deri më tani, në Kosovë, të vaksinuar me dy doza të vaksinës janë 781,351 persona.

Në Kosovë të drejtë vaksinimi kanë të gjithë personat mbi 12 vjeç. Ndërkaq, personat mbi 18 vjeç, që kanë marrë dozën e dytë para tre muajsh, mund ta marrin edhe dozën përforcuese.

Në vend jepen dy lloje të vaksinave, ajo e AstraZenecas dhe e Pfizerit.

Filmi kosovar “Zgjoi” pranë nominimit për Oscar, filmi nga Kosova futet në listën e ngushtë për çmimin prestigjoz

Filmi artistik nga Kosova, “Zgjoi” (Hive) me regji të Blerta Bashollit është futur në listën e ngushtë për nominim për Çmimin prestigjioz Oscar.


“Zgjoi” bën pjesë në listën e ngushtë të 15 filmave ndërkombëtare për edicionin e 94-të të Çmimit Oscar.

Filmi “Zgjoi” është i frymëzuar nga historia e vërtetë e Fahrije Hotit nga Krusha e Madhe, e cila në kërkim të burrit të saj të humbur gjatë luftës në Kosovë, fillon një biznes bujqësor për ta siguruar mbijetesën e familjes.

Ajo e fillon këtë angazhim duke u përballur me një ambient tradicionalisht patriarkal ku ambicia për t’u zhvilluar nuk shihet me sy të mirë.

Askush dhe asgjë nuk e ndaloi Fahrijen në misionin e saj. E pikërisht kjo gjë e intrigoi Bashollin që të realizojë një film të bazuar në jetën e saj.

Rolin e Fahrijes e luan aktorja kosovare, Yllka Gashi.

Ky film është shpërblyer me çmime të shumta përfshirë edhe tri çmimet kryesore në Sundance Film Festival.

Nëse fiton nomimin për Oscar, “Zgjoi” do të bëhej filmi i dytë nga Kosova që do ta arrinte një gjë të tillë, pasi më 2016, filmi “Shok” me regji dhe skenar të regjisorit britanik Jamie Donoughue, i luajtur nga aktorë të Kosovës, i xhiruar në Kosovë, ishte filmi i parë që përfaqësoi kinematografinë e Kosovës në Oscar.

Edicioni i 94-të i Çmimit Oscar mbahet më 27 mars, 2022.

Ballkani i Hapur, 10 këshilla strategjike Ramës dhe Kurtit

NGA GJENERAL PIRO AHMETAJ

  Ndërsa bota mbetet e sh tangur me sytë nga llogoret e pragpushtimit nga Rusia të Ukrainës, komuniteti i sigurisë/kolegë në Uashington, Bruksel, Moskë, Stamboll, Zagreb, Lubjanë, sigurisht në Tiranë, Prishtinë, Podgoricë, Sarajevë, Shkup Beograd, japin alarmin mbi “rrezikun e një Lufte të Re Ballkanike”.

Në përmbledhje adresohen disa pikëpyetje kritike, që mbeten ende pa përgjigje, të tilla si: Përse armatoset deri në dhëmbë, nga kush rrezikohet dhe kë kërcënon ushtarakisht Serbia?!

Kush qëndron mbas përpjekjeve për të formuar ushtrinë e Serpska, çka jo vetëm do fuste në kolaps institucionet e Bosnje Hercegovinës, por do rrezikonte të riciklonte një konflikt të ri të armatosur në rajon? A po përpiqet Moska të përdorë Beogradin, z. Dodic, etj., “mendje të ndryshkura”, të shmangë vëmendjen strategjike nga Ukraina, për qëllime gjeopolitike në rajon dhe dalje në Adriatik/Mesdhe?

Me BE-në “pa timon” si dhe me SHBA-të e fokusuara në Ukrainë, a do t’i leverdiste Kremlinit një front i ri lufte, pra, opsioni i përplasjes ushtarake në rajon? Kësaj situate, Beogradi dhe Moska zyrtare i përgjigjen me 1 zë: “Fitili i luftës ballkanike janë ultranacionalistët shqiptarë dhe precedenti i Kosovës”? Por, në këtë “aromë baruti”, u realizua vizita e ndihmëssekretarit të Shtetit, z.Escobar (8-10 nëntor), fillimisht në Bosnjë-Hercegovinë më tej në Mal të Zi, ku konfirmoi: “Vendosmërinë e SHBA-ve për mbrojtjen e marrëveshjes së Dejtonit, parandaluar kolapsin e institucioneve në B&H dhe për të mos lejuar një luftë të re në rajon”.

Ndërsa pas një muaji në MV dhe Shqipëri mori garanci nga autoritetet vendase për “Përmbushjen e detyrimeve në NATO dhe të BE-së”! Siç u përshëndet me “garë fotografike”, Mbretëria e Bashkuar ka ngarkuar të dërguar të posaçëm për Ballkanin, një ndër strategjistët elitarë, Gjeneralin ®, Sir, Stuart Peach ish-SHSHP, Kryetar i Komitetit Ushtarak të NATO-s, çka fatmirësisht demonstron vëmendjen dhe interesat konstante të UK për rajonin.

Shkrimtari M. Glenny, pasi hetoi rrënjët e gjakderdhjes, zbulon një mesazh shprese: “Vendet e rajonit i mendojmë si armiq të paepur, gjatë shekujve kanë krijuar aleanca të pamundura”! Vendet e Ballkanit kanë dhe do të jetojnë për shumë shekuj të tjerë fqinjë që ndajnë kufij, histori të përgjakshme, por edhe vlera të përbashkëta! Kështu, përtej tunelit të errësirës së urrejtjes dhe gjakderdhjes shekullore, besoj se DRITA e PAQES, bashkëjetesa demokratike dhe axhenda e integrimit euro-atlantik do na ndriçojnë edhe ne ballkanasve për të punuar çdo ditë në interes të mirëqenies së qytetareve, të shoqërisë dhe vendeve tona 10 këshilla strategjike për autoritetet shtetërore dhe faktorët politikë në Tiranë dhe Prishtinë:

Së pari, me statusin e eksperiencës në peshimin e rreziqeve dhe oportuniteteve të sigurisë kombëtare, rajonale dhe NATO-s, do të këshilloja faktorët institucionalë të Tiranës dhe Prishtinës që të angazhohen si 2 shtete sovrane, por një komb i vetëm në përpjekjet për paqen, sovranitetin territorial dhe integrimin euroatlantik të 2 vendeve.

Së dyti, ndërsa aktorët me peshë politike të dy vendeve, do t’ju sugjeroja që për interesa jetike kombëtare (p.sh. kufijtë shtetërorë = interes jetik Nr. 1), të: “shmangin ethet për pushtet, fasadat populisto-elektorale, axhendat e ekstremistëve, privatizimin politik dhe inatet primitive”.

Së treti, kryeministrave aktualë, Z.Rama dhe Z. Kurti, e njëjtë për ata/ato që do t’i pasojnë do t’i këshilloja: “Të përulen në gjunjë para historisë së përgjakshme dhe përgjegjësive shtetërore duke jetësuar platformën “Dy shtete, një komb” dhe konceptin “Smart/mençur” mbi sovranitetin, mbrojtjen dhe zhvillimin e interesave mbarëkombëtare. Në rajon, USA, BE dhe NATO, do duhet konfirmuar se kjo “përqasje e vonuar” nuk kërcënon askënd, përkundrazi do të kontribuojë si balancë racionale për paqen afatgjate të rajonit.

Së katërti, për marrëveshjen e “Ballkanit të Hapur, Procesi i Berlinit, Tregu i Përbashkët Rajonal, CEFTA apo me çdo emërtim tjetër”, të fokusuara në interesat ekonomike (lëvizjen e lirë të qytetarëve, mallrave, tregjeve, investimeve etj.) ta parakushtëzojnë me një paketë me 10 Masa të Mirëbesimit Reciprok (CSBM), nëpërmjet të cilave 6 vendet të angazhohen se:

1. Nuk kanë qëllime zyrtare, nuk planifikojnë dhe nuk zhvillojnë kapacitete ushtarake që kërcënojnë vendet ndërkufitare; që respektojnë Marrëveshjen e Dejtonit, angazhimet e UN, NATO-s & BE në Rajon.

2. Do të zbatojnë standardin e NATOs për shpenzimet e mbrojtjes (deri 2% të GDP-së) si dhe do të ndërpresin programet e armatimit (Mig-29, Raketa S-400 etj.) që kërcënojnë balancat e fuqisë ushtarake (në ajër, tokë dhe det) jo vetëm midis vendeve të rajonit.

3. Nuk do të vendosin instalime dhe as do të zhvillojnë aktivitete ushtarake, në përkatësisht 25 km distancë ajrore dhe 10 tokësore, në kufijtë shtetërorë të vendeve nënshkruese (të ngjashme me Marrëveshjen Ushtarake të Kumanovës, mes NATO-s (palë fituese) dhe Serbisë (palë humbëse), që i parapriu ndërhyrjes tokësore të 38.000 trupave nga 36 shtete në Kosovë!

4. Nuk do të lejojnë që territoret e tyre (ajrore, tokësore & detare) të shërbejnë si rrugëkalime të armatimeve të vendeve potencialisht kundërshtare të NATO-s (Rusia & Kina), por do të shkëmbejnë informacione mes agjencive të inteligjencës në lidhje me trafiqet e armëve, ADM, krimin e organizuar, grupet radikale, terroriste etj.

5. Ngritjen e strukturave, kapaciteteve dhe një Memorandum Bashkëpunimi (MoU) për reagime të përbashkëta në rastet e emergjencave civile, epidemive mjekësore etj.

6. Marrëveshja t’i nënshtrohet një diskutimi gjithëpërfshirës me qytetarët dhe grupet e interesit, si miratimi i saj do të realizohet me konsensus të gjerë mes partive politike.

7. Ngritjen e një Bordi Ekspertësh, për të draftuar marrëveshjen si dhe matricën e zbatimit me përgjegjësitë e vendeve nënshkruese. Mbas miratimit, ngritjen e një “Regional Steering Committee” për të monitoruar dhe informuar në kohë reale mbi përmbushjen e detyrimeve nga institucionet respektive sipas matricës që do ta shoqërojë marrëveshjen finale.

8. Vendet anëtare të Rajonit të EJ-L (Kroacia, Sllovenia, Mal i Zi, Shqipëria, MV, Bullgaria, Rumania), t’i paraqesin peshimin e rreziqeve si dhe ti kërkojnë zyrtarisht NATO-s përgatitjen e planeve operacionale (Contingency Plans) me skenarët e reagimit të përbashkët, nëse kërcënohet cilido nga vendet ose statuskuoja gjeopolitike në rajon.

9. Cilado qoftë marrëveshja, përfshi edhe këtë paketë parakushtesh të mirëbesimit reciprok, mbetet e hapur për të ftuar Kroacinë, Slloveninë, Bullgarinë, Rumaninë si dhe para miratimit do të duhet domosdoshmërisht të konsultohet me USA dhe NATO-n, të cilat mbeten faktorë kritikë për paqen, axhendën e integrimit euroatlantik, që kanë përgjegjësi dhe interesa gjeopolitike në Rajon dhe Mesdhe.

10. Marrëveshja, përfshi këtë paketë me 10 parakushte, do të miratohet nga parlamentet e 6 vendeve (Shqipëria, Bosnja, Mal i Zi, MV, Kosova, Serbia), por mbështetur në parimin e vetëvendosjes, mund të nënshkruhet edhe vetëm mes vendeve që bien dakord me këto 10 parakushte. Në përmbledhje, paqja mbetet opsioni dhe misioni i vetëm për rajonin. Thënë këtë, besoj se kjo paketë me 10 MMR (Masa të Mirëbesimit Reciprok), do të shërbejë si një platformë besimi shtesë për bashkëjetesën paqësore, bashkëpunimin dhe mirëqenien ekonomike, forcimin e demokracisë funksionale dhe axhendën e integrimit euroatlantik të vendeve dhe popujve të rajonit.

Së fundmi, si edhe në 36 vjet nën uniformë, rikonfirmoj edhe më fort se mbetem “më i përkushtuar, më i përulur dhe më i përgjegjshëm për të kontribuar për mbrojtjen dhe zhvillimin e interesave mbarëkombëtare”.

*Ekspert për SK, Rajonin & NATO, Zv/President i Këshillit të Atlantikut & Ish-Këshilltar Ushtarak i Presidentit të RSH; Zv/SHSHPFA & Përfaqësues i RSH në NATO.

Në votimet e 9 shkurtit 2025 , duhet ndëshkuar mospunën dhe mungesat e panumërta të ish-deputetëve të Kuvendit të Kosovës

Kërko brenda në imazh  Është mjaft shqetësues fakti se përkundër asaj, që me njerëz nën aktakuzë, e integritet të dyshimtë, të dënuar, apo e...