2022-03-01

Histori nga lufta! Familja ukrainase kthehet në shtëpi dhe gjen vetëm plumba

 

Një familje nga Kievi vendosi të kthehej në banesë pas një nate të vështirë në një strehë, por gjeti vetëm plumba dhe shkatërrim.

CNN sjell historinë e Viktoriya dhe familjes së saj, të cilët u kthyen në banesë këtë mëngjes, pasi kaluan natën në një strehë dhe kuptuan se vendimi për t’u larguar i shpëtoi jetën.

Gjatë natës, plumbat kanë shpuar dy xhamat e banesës së tyre, ndërsa në dysheme kanë mbetur plumba të tjerë.

E kuptova se nuk ka asnjë vend ku mund të ndihem i sigurt tani. Shtëpia ime nuk është më kështjella ime. Gjatë gjithë kohës gjëmon, shpërthen, qëllon. Bëhet edhe më e shqetësuar në momentet e heshtjes, sepse e dini se ato nuk do të zgjasin“, tha Viktoriya për CNN.

Viktoriya dhe familja e saj kanë kaluar shumicën e kohës në strehimore. Ata kanë një djalë të vogël dhe shqetësohen se mund ta mbajnë të sigurt në banesën e tyre.

Jeta ndryshoi plotësisht në vetëm një moment dhe tashmë vendosin të tjerët për jetën tonë. Lufta ka zgjatur vetëm katër ditë deri më tani, por duket sikur ka qenë me ne për një kohë pafundësisht të gjatë. Është një ndjenjë e tmerrshme”, shtoi ajo.

Vdes 6-vjeçarja nga shpërthimet e rusëve në Ukrainë, mjekuTregojani Putinit këtë

Lufta në Ukrainë po i prek të gjithë, përfshirë fëmijët.

Një 6-vjeçare mbërriti e plagosur në një spital në Mariupol të dielën. Nëna e saj qëndroi jashtë ambulancës ndërsa i ati u fut brenda duke i qëndruar pranë ndërsa ishte i mbuluar me gjak.

Familja ishte në një supermarket në juglindje të qytetit kur nisën predhat ruse, raporton Associated Press. Një ekip mjekësor shkoi me urgjencë për të shpëtuar jetën e vajzës së vogël.

“Nxirre jashtë, nxirre jashtë, ne mund t’ia dalim”, bërtiste një punonjës i spitalit përpara se trupi i vajzës të vendosej në barelë dhe të futej brenda.

Mjekët dhe infermierët u përpoqën ta shpëtonin por ajo nuk i mbijetoi plagëve. Teksa po i vendoste oksigjen, një mjek pa kamerën dhe tha: “Tregoja këtë Putinit. Sytë e kësaj fëmije dhe mjekët që qajnë”.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel

“I mbijetova ‘Urisë së Madhe’ e Hitlerit, do t’i rezistoj edhe ‘xhuxhit’ Putin”/ E moshuara ukrainase rrëmben zemrat e të gjithëve

 

Një e moshuar ukrainase ka rrëmbyer zemrat e të gjithëve me trimërinë e treguar kundër forcave ruse.

Në mediat ukrainase qarkullon së fundmi një foto e një gruaje të moshuar e cila mban një tabelë në dorë.

Në të shkruhet se ajo i ka mbijetuar “Holdomorit” i cili njihet ndryshe edhe si “Uria e madhe” në Ukrainën sovjetike, periudhë e vështirë që vrau miliona ukrainas në vitet 1932-1933.

Më tej e moshuara shkruan se i ka mbijetuar gjithashtu edhe Hitlerit bashkë me Gjermaninë naziste.

Dhe në fund ajo shprehet se gjithashtu do t’i rezistojë edhe “xhuxhit” Putin dhe “bastardëve” të tij.

Ushtarët ukrainas i japin cigare pengut rus

 

Ukraina është në ditën e gjashtë të luftës, pasi presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi sulmin ndaj vendit fqinj. Pavarësisht se ditën e djeshme përfundoi raundi i parë i bisedimeve për paqe mes Ukrainës dhe Rusisë ka përfunduar, nata ishte e përgjakshme ndërsa vijojnë sulmet.

Në pamje duket momenti kur ushtarët ukrainas i japin cigare pengut rus teksa e kontrollojnë nëpër krahë për t’i hequr municionet.

Ndërkohë, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky të hënën në darkë i përshkruajti bombardimet në Kharkiv si krim lufte. Nëntë persona, duke përfshirë tre fëmijë, u vranë pasi bombat thërrmuese të dyshuara ruse shënjëstruan ndërtesa banimi në qytetin e dytë të Ukrainës.

Në deklaratat e tij përpara se të ndodhte sulmi në qendër të qytetit të Kharkivit, Zelensky tha se kishte dëshmitarë okularë dhe civilë që ishin shënjëstruar qëllimisht.

FOTO GALERI
1/7


Gjenocid ndaj ukrainasve nga ana e ushtrisë dhe politikës shfarosëse ruse : Forcat ruse shuajnë familjen ukrainase, vogëlushët Sofia dhe Ivan mbyllën sytë mes bombardimeve

Gjyshërit dhe mbesa Sofia, pjesë e familjes që u shua nga sulmi rus

Numri i civilëve të vrarë në Ukrainë gjatë pushtimit rus po rritet çdo ditë. 

Deri të dielën, komisioneri i Ukrainës për të drejtat e njeriut tha se numri i viktimave civile ishte 210, duke përfshirë edhe fëmijë.

Pesë anëtarë të së njëjtës familje vdiqën në Ukrainën jugore në ditën e parë të luftës, ndërsa trupat ruse avancuan drejt qytetit të Khersonit nga Krimeja, të cilën e morën nga Ukraina tetë vjet më parë.

Rrethanat janë të paqarta, por familja thuhet se po përpiqej t’i shpëtonte sulmit rus me dy makina kur u bombarduan pranë Nova Kakhovka, jashtë Khersonit.

Oleg Fedko kishte vendosur të largonte familjen e tij nga zona, por ndërsa ishte në krye të detyrës në Kherson, babai i tij, i quajtur gjithashtu Oleg Fedko shkoi për të ndihmuar dhe familja u largua me dy makina.

Gjyshërit e fëmijëve të moshës 56 vjeç vdiqën së bashku me gruan Irinën dhe dy fëmijët, Sofia e cila ishte gjashtë vjeç dhe Ivani që ishte vetëm disa javësh.

Më shumë se 450 km larg kufirit rus në juglindje të Ukrainës, popullsia etnike greke e vendit pësoi një tragjedi të dyfishtë.

Grekët kanë jetuar në Ukrainë që nga kohërat e lashta dhe qeveria në Athinë thotë se ata janë rreth 150,000 në numër. Dy fshatra u goditën, Sartana në periferi të Mariupol dhe Buhas rreth 65 km në veri.

“Nëse armët nukleare përdoren do shkatërrohej bota”, kkoloneli Dritan Demiraj : Janë dëme të jashtëzakonshme


Koloneli Dritan Demiraj i ftuar këtë të hënë në Open në Top Channel theksoi se nëse armët bërthamore do të përdoren do të shkatërrohej bota.

Sipas tij vetëm një prej tyre mund të shkatërrojë një qytet. Koloneli theksoi se armët bërthamore nuk janë mendim presidentit rus Vladimir Putin.

 “Në rast se armët nukleare përdoren do shkatërrohet bota, janë dëme të jashtëzakonshme. Vetëm flota ka gjashtë nëndetëse që kanë 500 armë nukleare taktike, përdorimi i njërës prej tyre shkatërron një qytet. Nëse përdoren ato të mëdha që kanë 25-30 kiloton shkatërrohen pesë qytete si New York. Nuk mund të përdoren armët. E vetmja arsye që Korea ka prodhuar raketat është ‘deterencë’, që do të thotë ‘mos guxo të më sulmosh’. Nuk mendoj se armët bërthamore janë opsion nga Putini. Kostoja është shumë më e madhe e atij që e prodhon se atij që sulmohet”, tha Demiraj.

Serveri i Google Maps ngatërron rusët në Ukrainë

 

Edhe Google Maps tashmë është në krah të Ukrainës.

Google ka çaktivizuar përkohësisht disa mjete Google Maps në Ukrainë, të cilat ofrojnë të dhëna të drejtpërdrejta të trafikut dhe se sa të zëna janë vendet e ndryshme në një përpjekje për të mbrojtur ukrainasit nga ushtria ruse.

Kompania ka çaktivizuar globalisht shtresën e trafikut të Google Maps dhe informacionin e drejtpërdrejtë se sa të ngarkuara janë vendet si dyqanet dhe restorantet në Ukrainë për sigurinë e komuniteteve lokale në vend mes frikës se Moska mund të synojë zonat e mbushura me njerëz.

Njoftimi i Google erdhi vetëm disa ditë pasi qeveria ukrainase urdhëroi heqjen e tabelave rrugore në të gjithë vendin në mënyrë që të ngatërrojnë forcat pushtuese ruse dhe ta bëjnë më të vështirë për ta gjetjen e rrugës.

Ukraina po përballet me sulme nga forcat ruse që pushtuan vendin të enjten. Ndërsa raketat ranë në qytetet e Ukrainës, rreth 400,000 civilë, kryesisht gra dhe fëmijë, janë larguar në vendet fqinje.

Kompanitë e mëdha të teknologjisë, përfshirë Google, kanë thënë se po marrin masa të reja për të mbrojtur sigurinë e përdoruesve në rajon.

Funksioni i të dhënave të trafikut të drejtpërdrejtë në Google Maps funksionon duke përfshirë informacionin e vendndodhjes dhe shpejtësisë nga telefonat inteligjentë.

Google tha se informacioni i drejtpërdrejtë i trafikut mbeti i disponueshëm për shoferët duke përdorur veçoritë e navigimit hap pas hapi në zonë.

Një profesor në Kaliforni dhe ekspert i kontrollit të armëve tha se Google Maps e ndihmoi atë të gjurmonte një ‘bllokim trafiku’ që në fakt ishte lëvizja ruse drejt kufirit ukrainas disa orë përpara se presidenti rus Vladimir Putin të njoftonte sulmin në një fjalim televiziv.

Jeffrey Lewis, një profesor në Institutin Middlebury të Studimeve Ndërkombëtare të Kalifornisë dhe asistentët e kërkimit vunë re grumbullimin e trafikut në një rrugë nga qyteti rus i Belgorodit në kufi në orën 3.15 të mëngjesit me kohën lokale të enjten.

Lewis shkroi në Twitter se ‘bllokimi i trafikut’ filloi pikërisht aty ku ata panë një formacion rus të armaturës dhe tankeve në një imazh të radarit një ditë më parë.

Ai më vonë tha për Business Insider :“Ajo që ishte e rëndësishme për atë imazh është se ata nuk ishin vendosur në një kamp – ata ishin të rreshtuar në kolona përgjatë rrugëve, gjë që është ajo që bëni kur jeni gati të sulmoni”.

Lewis tha se ata e kuptuan shpejt se bllokimi i mëngjesit të së enjtes tregoi një njësi të blinduar ruse duke lëvizur drejt Ukrainës.

“Ishte menjëherë e qartë”,  tha ai. “Bllokimi i trafikut filloi aty ku u gjet ajo njësi jashtëzakonisht e madhe. Kështu që ishte shumë e lehtë në atë moment të konkludohej se ata kishin dalë në rrugë.”

“Ne pamë bllokimin e trafikut duke lëvizur në jug përgjatë autostradës. Kështu ata ishin në rrugë dhe po udhëtonin drejt Ukrainës.”

“Armiku ka komunikim të dobët, ata nuk mund të lundrojnë në terren,” tha kompania Ukravtodor në një përditësim në Facebook. “Le t’i ndihmojmë ata të shkojnë drejt e në ferr.”

Ai postoi një foto të redaktuar të një tabele standarde rrugore në të cilën drejtimet për në qytetet e afërta janë zëvendësuar me fjalë fyese që mund të përkthehen si “Shko …veten” dhe “Shko … kthehu në Rusi”. 

FOTO GALERI
1/4

Biznismeni dhe investitori Elon Musk parsheh reduktimin e rrezikut të zhdukjeve të njerëzimit duke bërë jetën multi-planetare" duke i vendosur -koloni njerëzore në planetin Mars.

    Kërko brenda në imazh                                                           Nga Flori Bruqi ,PHD Elon Reeve Musk ( 28 qershor, 1971)...