2022/03/01

Pas kërkesës për anëtarësim në NATO, Armend Kadri Mehaj kërkon njohjen edhe nga pesë shtetet e BE-së

 

P

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj pas kërkesës për anëtarësim të NATO, ka kërkuar që të njihet pavarësia e Kosovës edhe nga pesë shtetet e BE-së që ende nuk e kanë njohur shtetin e Kosovës. 

Mehaj në një postim në Facebook ka shkruar se kërkuar nga qytetarët dhe diaspora të gjithë në rrjetet sociale të vendosin hashtagun #KosovoInNATO, #KosovoInEU.

Ai ka kërkuar nga Sllovakia, Rumania, Greqia, Spanja dhe Qipro që ta njohin shtetin e Kosovës.

“Qytetarë të dashur, Bashkëkombës nga mërgata jonë kudo në Botë,

Miq tanë ndërkombëtar,

Ju bëjë thirrje si bashkëqytetar, bashkëkombës dhe mik i juaj,

Të ftoni kudo që jeni, nga cilado pozitë që keni,

Të ftoni miqtë tuaj spanjoll, grek, rumun, sllovak dhe qipriot, ta dëgjojnë të vërtetën e Kosovës dhe popullit tonë:

– Republika e Kosovës dhe populli ynë, ndajnë vlera të përbashkëta euroatlantike të lirisë, të paqes dhe të demokracisë.

– Republika e Kosovës është partner i besueshëm, e këtë e kemi dëshmuar në vazhdimësi në secilin projekt të përbashkët në funksion të humanitetit, paqes, sigurisë, stabilitetit dhe demokracisë.

– Republika e Kosovës, historikisht dhe kulturalisht, është pjesë e pandarë dhe e natyrshme e familjes evropiane.

Të gjithë së bashku, në profilet tona të rrjeteve sociale të vendosim: #KosovoInNATO#KosovoInEU.

SHBA dëbon 12 diplomatë të misionit rus në OKB


Mediat amerikane raportojnë se 12 diplomatë rusë me mision në Kombet e Bashkuara, janë urdhëruar të largohen nga Shtetet e Bashkuara.

Atyre u është dhënë afat që deri më 7 mars të largohen nga Shtetet e Bashkuara, e këtë e ka konfirmuar edhe emisari i posaçëm rus në Kombet e Bashkuara, transmeton Telegrafi.

Vassily Nebenzia u tha gazetarëve se Rusia do të përgjigjet ndaj kësaj lëvizje, “pasi është bërë një praktikë diplomatike”.

Në anën tjetër Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar se dëbimi i tyre vjen si rezultat i aktiviteteve të tyre që nuk kishin fare të bëjmë me diplomacinë.

“Këta diplomatë të cilëve u është kërkuar të largohen nga Shtetet e Bashkuara, kanë qenë të angazhuar në aktivitete që nuk ishin në përputhje me përgjegjësitë e tyre diplomatike”, tha zëvëndës-ambasadori amerikan në Kombet e Bashkuara, Richard Mills.

Zyrtarët amerikanë madje kanë shpjeguar më vonë se diplomatët rusë “kanë keqpërdorur privilegjet e tyre” – duke u marrë me spiunazh që është e dëmshme për sigurinë kombëtare – duke kërkuar dëbimin e tyre

Dita e gjashtë e agresionit, Ukraina tregon dëmet që ia shkaktoi Putinit – reagime të ashpra në drejtim të Serbisë – ja ku po zhvillohen ‘betejat kryesore’

 


Në këtë ditë të parë të muajit mars, ukrainasit po përballen me ditën e gjashtë të një agresioni rus.

Dhe që nga dita e parë atje ka pasur zhvillime të shumta, që nga dëmet e mëdha materiale, po ashtu edhe humbje të jetëve të njerëzve.

Por kjo nuk ka ulur moralin e tyre, përkundrazi. E përveç moralit ata kanë parë një mbështetje të jashtëzakonshme nga e gjithë bota.

E gjitha erdhi pas kërcënimeve disamujore se do të fillojë pushtimin e Ukrainës, presidenti rus Vladimir Putin të enjten urdhëroi operacionet ushtarake në këtë shtet evropian.

Atje, që nga dita e parë e agresionit rus në Ukrainë ka pasur zhvillime të shumta për të cilat kemi raportuar në kohë reale, por Telegrafi do të vazhdojë tua sjellë edhe më tej zhvillimet e fundit minutë pas minute në hapësirën e mëposhtme e dedikuar për raportin në kohë reale. /Telegrafi/

  • Na ndiqni edhe në rrjetet tona sociale: FacebookT

2022/02/28

BE-ja i përgjigjet ashpër Putinit: Do të dërgojmë avionë luftarakë në Ukrainë

 

Bashkimi Europian do të ndihmojë Ukrainën me avionë luftarakë.

Këtë të diel në mbrëmje, shefi i politikës së Jashtme të BE-së bëri deklaratën e fortë, duke treguar se vendet e unionit do të ndihmojnë Ukrainën me armatime.

Borrell tha se ministri i jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba ka kërkuar avionë luftarakë që mund të operojnë forcat ajrore të vendit të tij. Avionin mund të jenë modele të prodhimit sovjetik, kryesisht avionë MiG dhe Sukhoi.

Rritet nafta, bien bursat, rubla në pikiatë, pas sanskioneve ruse

 

Nafta e papërpunuar shënoi rritje, ndërsa rubla ra me gati 30%, duke arritur një nivel të ri të ulët rekord të hënën, pasi vendet perëndimore vendosën sanksione të reja të ashpra ndaj Rusisë për pushtimin e saj të Ukrainës.

Këto sanskione përfshinë bllokimin e disa bankave nga sistemi global i pagesave SWIFT.

Kërkesa për investime të sigurta nxiti obligacionet së bashku me dollarin dhe jenin, ndërsa euro ra, pasi presidenti rus Vladimir Putin vendosi forcat e armatosura bërthamore në gatishmëri të lartë të dielën, në ditën e katërt të sulmit më të madh ndaj një shteti europian që nga Lufta e Dytë Botërore.

Rritja e tensioneve shtoi frikën se furnizimet me naftë nga prodhuesi i dytë më i madh në botë mund të ndërpriteshin, duke e çuar çmimin e kontratave të së ardhmes të naftës së papërpunuar Brent me 4,21 dollarë ose 4,3 për qind në 102,14 dollarë. Kontratat e së ardhmes së naftës së papërpunuar të Teksasit Perëndimor (WTI) u rritën me 4,58 dollarë ose 5,0% në 96,17 dollarë për fuçi.

“Unë po u them klientëve që gjithçka që dimë me siguri është se çmimet e energjisë do të jenë më të larta,” tha John Milroy, këshilltar financiar i Ord Minnett në Sydney.

“Është një klishe e vjetër, por është e vërtetë që pasiguria nxit lëvizjet në të dy drejtimet”.

Aksionet e Azi-Paqësorit u ulën në seancën e mëngjesit kryesisht, në linjë me rëniet për aksionet e së ardhmes në SHBA dhe Evropë.

Nikkei 225 i Japonisë (.N225) ra me 0.25%, ndërsa aksionet kineze (.CSI300) ranë 0.36%. Standardi i Australisë (.AXJO), megjithatë, u rrit 0.64%, i nxitur nga aksionet e energjisë.

Indeksi MSCI i aksioneve rajonale (.MIAP00000PUS) humbi 0.58%.

Kontratat e të ardhmes në SHBA sinjalizuan një rënie prej 2.35%, ndërsa kontratat pan-evropiane EURO STOXX 50 ranë 3.90%. Kontratat e së ardhmes FTSE ranë 1.21%.

“Ne patëm një lumë informacionesh shumë negative gjatë fundjavës,” tha Kyle Rodda, një analist tregu në IG Australia. “Po flasim për rreziqet e stabilitetit financiar dhe reflektojmë mbi atë kërcënimin e luftës bërthamore.”

“Paqëndrueshmëria është rritur,” tha ai. “Ecuria e çmimeve është tepër e luhatshme.”

Yield-i 10-vjeçar letrave më vlerë të thesarit të SHBA ra me rreth 9 pikë bazë në 1.89%, dhe yield-et ekuivalente Australiane u tërhoqën me rreth 6 pikë bazë në 2.177%.

Euro ra 1.1% në 1.11465 dollarë dhe 1.1% në 128.785 jen, ndërsa dollarët australianë dhe të Zelandës së Re të ndjeshme ndaj rrezikut u ulën përkatësisht me 0.78% dhe 0.88%.

Rubla ra ndjeshëm me deri në 29.67%, duke arritur në një rekord të ulët 119.5 për dollar.

Ari u rrit me më shumë se 1% në rreth 1,909 dollarë, si rrjedhojë e kërkesës për aktive më të sigurta.

“Kjo paqëndrueshmëri do të vazhdojë edhe për një kohë, derisa situata të qetësohet,” tha Shane Oliver, kryeekonomist në AMP Capital.

Ndërkohë, “tregjet do të luhaten, në varësi të titullit “, tha ai

Ukrainasit gjejnë strehë, në kohë lufte, largohen nga vendi ose martohen

 

Të enjten e javës së kaluar, ukrainasit u zgjuan nga shpërthimet në disa prej qyteteve të vendit ndërsa shumë prej tyre nxituan të largoheshin nga Kievi.

Familjet në Kiev kanë folur për CNN duke treguar se ishin në mëdyshje ndërsa duhet të largoheshin nga shtëpitë e tyre, të përballeshin me rrezikun në rrugë apo të qëndronin.

Mëngjesin e së enjtes pati radhë të gjata trafiku në Kiev teksa ukrainasit largoheshin në anën e kundër të kufirit me Rusinë.

Lufta nuk i pengoi Yaryna Arievën dhe partnerin e saj Sviatoslav Fursn që të martoheshin ndërsa në sfond dëgjoheshin sirenat e sulmeve ajrore.

“Ishte shumë e frikshme. Është momenti më i lumtur i jetës tënde dhe ti dëgjon atë”, tha Arieva.

Ata e kishin planfiikuar që të martoheshin më 6 maj dhe të festonin në një restorant ku dukej lumi Dnieper, tregoi 21-vjecarja. Ata nuk e dinë se cfarë do t’i sjellë e ardhmja, por janë të vendosur që të qëndrojnë dhe të luftojnë. Pas dasmës, cifti u përgatit për t’iu bashkuar forcave për të mbrojtur vendin.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel

Gjermania, gati ushtrinë: Nuk e lëmë vetëm Ukrainën/ Super fuqizohet Bundeswehri

 

Në një lëvizje që vetëm pak javë më parë do të ishte e paimagjinueshme Gjermania njoftoi se do të angazhojë 100 miliardë Euro për një fond të posaçëm të forcave të armatosura dhe se do t’i rrisë shpenzimet e saj për mbrojtjen mbi nivelin 2% të PBB-së.

Një hap i tillë u kthye në dëshminë ndoshta më të qartë të faktit sesi lufta e Rusisë në Ukrainë po rishkruan politikat e sigurisë dhe të mbrojtjes në Europën e pas-Luftës së Dytë Botërore. kancelari Olaf Scholz shpjegoi përpara parlamentit vendimin e tij për të furnizuar me armë Ukrainën, duke thënë se “duhet ta mbështesim këtë vend në kohën kur ka nevojë të dëshpëruar për ndihmë”. Nuk ka përgjigje tjetër ndaj agresionit të Putinit, ishte komenti i tij.

Ishte presidenti rus që e zgjodhi këtë luftë, jo populli i Rusisë, kështu që të jemi të qartë të gjithë: Kjo është lufta e Putinit, shtoi prerazi kreu i ekzekutivit gjerman. Gjermania vendosi të dërgojë 1.000 armë anti-tank dhe 500 raketa tokë ajër në Ukrainë, e po kështu, Estonia dhe Holanda morën leje nga qeveria gjermane që të transferonin armë të prodhimit gjerman në vendin që përballet me tërbimin ris, leje kjo që më parë, u ishte mohuar. Duke hedhur një hap të tillë, Berlini përmbysi praktikisht parimin e tij të hershëm për të mos dërguar apo shitur armë në zona konflikti.

Nga ana tjetër, u njoftua një super modernizim i Bundeswherit. Scholz shpalli prioritet ndërtimin e tankeve të gjeneratës së ardhshme dhe avionëve luftarakë në Europë, në vend që të mbështeten tek importet nga përtej detit. Gjermania ka avionë Eurofighter Typhoon të porositur deri në  2030 por kancelari shtoi se së bashku me Francën, po thurin plane më të shpejta për lëvizjen e radhës, duke përfshirë kapacitetet e luftës elektronike, ndërsa po insiston të blejë dronë të armatosur Heron nga Izraeli.

Po kështu, do të zëvendesohen avionët e vjetëruar Tornado, të cilët kanë kapacitet nuclear. Praktikisht, thonë ekspertët, Vladimir Putini e detyroi më në fund Gjermaninë të shkundet e të kërkojë rolin e saj si fuqi globale!

Konfirmohet aktakuza ndaj Naim Murselit dhe të akuzuarve tjerë për vrasjen e Liridona Ademajt

NGA FLORI BRUQI   Gjykata Themelore në Prishtinë ka konfirmuar aktakuzën ndaj Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës, të cilët n...