Luftë në Kosovë nuk do të ketë! Por, lufta hibride e Serbisë po vazhdon.Nuk po dihet më se çka do të ndodhë me raportet e tyre me Rusinë. E di se, Rusia kontrollon grupet kriminale në Serbi, bashkë me Vuçiqin brenda tyre.Në anën tjetër , kam përshtypjen se Vuçiqi po përpiqet që të dalë disi “pa u lagur” nga këto grupe kriminale. Por, ai jo vetëm që është i lagur, por është krejt gjak… pikon me gjakun e krimit.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka paralajmëruar edhe njëherë tjetër edhe për mundësinë e një luftë në Kosovë, duke pretenduar se Serbia aktualisht po armatos shumë ushtrinë e saj me armë nga Kina dhe Rusia.
Në një intervistë për gazetën kroate “Veçernji List”, kreu i ekzekutivit Ing Albin Kurti , shprehu shqetësimin e mbi pretendimet se Serbia aktualisht po shpenzon më shumë për forcat e saj të armatosura sesa pesë vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor së bashku.
Ndër të tjera, ai tha se Serbia po sillet në Ballkanin Perëndimor si Federata Ruse, duke e akuzuar Vuçiqin se po dëshiron bosnjëzimin e Kosovës në formën e një entiteti autonom serb, Republika Srpskan në Bosnje po përpiqet ta bëjë Bjellorusi, ndërsa Malin e Zi Ukrainë.
Lidhur më këto deklarime të ripërsëritura të Kurtit, nuk munguan reagimet nga opozita dhe analistë të shumtë.
Analisti Halil Matoshi, në një prononcim për Nacionalen, ka thënë se ndonëse qëllimi i shefit të qeverisë është që me deklarata të tilla shtetin serb ta vendosë në një pozitë të keqe para fuqive të mëdha, kjo shpërfaq paranojë që daton nga koha e frikës gjatë Luftës së Ftohtë.
Matoshi ka krahasuar deklarimet e Kurtit edhe me praktiken e ‘McCarthyism’, term që i referohet praktikave dhe politikave të diskutueshme të senatorit amerikan Joseph McCarthy, një praktikë e ngritjes së pretendimeve të rreme ose të pabaza.
“Kryeministri Kurti duke u përpjekë që me e qitë keq Serbinë në sytë e shteteve tjera (fuqive të mëdha) vetëm sa po e shfaq një lloj të politikës paranojake që mund të krahasohet me përdorimin e frikës gjatë Luftës së Ftohtë ose me McCarthyism-in. McCarthyism është praktikë e fabrikimit të armiqëve dhe ngritjes së akuzave të rreme ose të pabaza për përmbysje dhe tradhti”, tha Matoshi për Nacionale.
Një pikëpamje interesante rreth paralajmërimeve të përsëritura të Kryeministrit kosovar zt.Albin Kurtit për luftë dha edhe anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Faton Abdullahu.
Sipas zëdhënësit të kësaj partie, Kurti, deklarata të tilla tashmë i ka shndërruar në formulë të ‘amortizimit’ ndaj pakënaqësive të mundshme ndaj tij.
Sipas këtij konstatimi, sa më më të shpeshta paralajmërimet për një luftë, aq më shumë minimizohen problemet reale të qytetarëve tanë.
“Kurti e ka gjetë formulën që t’i amortizoj pakënaqësitë e qytetarëve. Ai po thotë - Mund të ketë luftë përsëri. A e dini pse ? Sepse sa më i madh kërcënimi për luftë në Kosovë, aq më shumë minimizohen problemet reale të qytetarëve tanë. Ai sikur ju thotë qytetarëve të Kosovës - Harroni të gjitha, duhet të bëhemi bashkë, duhet të pajtohemi rreth një kauze të vetme, sepse mund të kemi luftë, mund të na sulmoj Serbia. Formulë e vjetër djallëzore e të gjithë diktatorëve dhe autokratëve për t’i minimizuar problemet ekstra të mëdha që ata i prodhojnë me keq-qeverisje. Diktaturë tipike populiste sot në Kosovë të cilës i prinë Kurti këndej Vuçiqi andej. Me këtë formulë Kurti dëshiron ta amortizoj edhe opozitën, duke e akuzuar se ajo me kritika e sulme po punon për Serbinë, në vend se të punoj për unitet kundër Serbisë.
Harron “Kryepopulisti i Ballkanit” se me këtë frikë ndjellakeqe për kinse një luftë në Kosovë, po i largon investitorët, komplikon dialogun, zhgënjen diasporën, vonon njohjet, vonon zgjidhjet e problemeve dhe për më keq - storien e Kosovës si storie të suksesit e paraqet me gojë të vetë si storie që nuk po bëhet sukses por po shkon ka dështimi dhe lufta”, tha Abdullahu.
Ndërsa Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), paralajmërimet e Kurtit i trajtoi me ironi, duke bërë thirrje që deklarimet e tij të merren me sportivitet përderisa paralajmërime të tilla nuk ka nga shtetet si SHBA-të apo Britania e Madhe.
“Derisa nuk e dëgjoni Amerikën ose Britaninë e Madhe se ka rrezik për luftë në Ballkan, merrni me sportivitet deklaratat e politikanëve lokal”, tha ai.
Për dallim nga të tjerët, profesori Milazim Krasniqi, njëherësh babai i kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se deklaratat e Kurtit për rrezikun e një luftë megjithatë nuk duhen shihen si krejtësisht të pabaza sepse Serbia e ka atë plan dhe Rusia po e nxitë në atë drejtim.
Si bazë për këtë, Krasniqi e ka marrë deklaratën e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, i cili tha se nuk do ta japë asnjë pëllëmbë toke të Kosovës.
Kjo, sipas profesorit Krasniqi, përbën ‘de fakto’ qëndrim luftënxitës.
"Albin Kurti nuk duhet të fajësohet kur flet për rrezikun e luftës. Rreziku i luftës vërtet është potencial, sepse Serbia e ka atë plan dhe Rusia po e nxitë në atë drejtim. Vetë fakti që presidenti serb tha pardje në Bielinë se nuk do ta japë asnjë pëllëmbë toke të Kosovës, de fakto është qëndrim luftënxitës. Albin Kurti duhet të mbahet përgjegjës për tjetër gjë: ai e ka obligim ta shmang rrezikun nga planet serbe e ruse të luftës. Ajo është detyra e tij. Si fillim, duhet të gjejë rrugë ta shmang problemin e targave, sepse ai është kurth. Dhe të fokusohet te integrimi i serbëve dhe mbyllja me marrëveshje e çështjes së bashkësisë së komunave serbe, në pako me një marrëveshje ndërkombëtarisht obligative. (E qartë është që njohja nuk është në rend dite.) Ai duhet ta kuptojë se edhe në BE mund të ketë shtete e politika që duan luftë, për ta zhbërë shtetin e Kosovës, për idiotizmat e veta. Pra, Kurti duhet të alarmojë për rrezikun nga Serbia, por duhet të punojë për ta shmangë me çdo kusht atë rrezik, e jo të futet në skemën e konfliktit, i cili i duhet Rusisë, paçka se edhe serbët lokalë dhe Serbia do të ishin dëm kolateral", shkroi Krasniqi në Facebook.Kujtojmë që deklaratat e Kurtit rreth mundësisë që Kosova të sulmohet nga Serbia ishin bërë lajm botëror.
Ai në intervistën e tij për agjencinë e lajmeve “Reuters”, kishte thënë se tensionet me serbët mund të eskalojnë dhe mund të shndërrohen në sulm kundër Kosovës në një formë ose tjetër.
Kryeministri i Kosovës ka folur për një luftë të mundshme në vend, me Rusinë si nxitëse. Në një intervistë për La Repubblica, Albin Kurti tha: “Rreziku i një konflikti të ri ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është i lartë. Do të isha i papërgjegjshëm të them ndryshe, veçanërisht pasi bota e ka parë atë që Rusia i ka bërë Ukrainës. Në fund të fundit, ne jemi një demokraci në kufi me një autokraci. Para pushtimit të Ukrainës, mundësitë ishin të pakta, tani situata ka ndryshuar”. A duhet të shqetësohemi? Kjo është pyetja që bëhet në një shkrim të revistës së përjavshme britanike, The Spectator, ku tregohet se BBC të dielën e transmetoi një intervistë shumë të ngarkuar me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila deklaroi se situata e Kosovës në lidhje me Serbinë, me Rusinë në shpinë, ishte pak a shumë ajo e Perëndimit kundër Lindjes, demokracisë kundër autokracisë. Unë do të thoja që duhet të qetësohemi, shkruan autorja e tekstit, gazetarja irlandeze Melanie McDonagh.
Jo se jam e pagabueshme; Unë isha ajo që thashë se Rusia nuk do ta pushtonte kurrë Ukrainën. Por edhe pse ka tensione mes Kosovës dhe Serbisë, ka shumë pak gjasa që ato të çojnë në luftë, shton ajo. Sigurisht që Rusia ka një qasje pronësore ndaj Serbisë; Sergei Lavrov, ministri i Jashtëm rus, shpesh flet për Kosovën si një leksion objekt se si të mos drejtohen çështjet ndërkombëtare. Dhe kohëve të fundit ka pasur disa incidente të shëmtuara: sulme ndaj policëve në kufirin verior në Mitrovicë dhe një spiune ruse mjaft e dukshme e arrestuar së fundi në kufirin me Kosovën. Gjithçka shumë nxitëse, por asgjë e re, përveç spiunes. Kryeministri i Kosovës ka folur për një luftë të mundshme në vend, me Rusinë si nxitëse. Në një intervistë për La Repubblica, Albin Kurti tha: “Rreziku i një konflikti të ri ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është i lartë. Do të isha i papërgjegjshëm të them ndryshe, veçanërisht pasi bota e ka parë atë që Rusia i ka bërë Ukrainës. Në fund të fundit, ne jemi një demokraci në kufi me një autokraci. Para pushtimit të Ukrainës, mundësitë ishin të pakta, tani situata ka ndryshuar”. A duhet të shqetësohemi? Kjo është pyetja që bëhet në një shkrim të revistës së përjavshme britanike, The Spectator, ku tregohet se BBC të dielën e transmetoi një intervistë shumë të ngarkuar me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila deklaroi se situata e Kosovës në lidhje me Serbinë, me Rusinë në shpinë, ishte pak a shumë ajo e Perëndimit kundër Lindjes, demokracisë kundër autokracisë. Unë do të thoja që duhet të qetësohemi, shkruan autorja e tekstit, gazetarja irlandeze Melanie McDonagh. Jo se jam e pagabueshme; Unë isha ajo që thashë se Rusia nuk do ta pushtonte kurrë Ukrainën. Por edhe pse ka tensione mes Kosovës dhe Serbisë, ka shumë pak gjasa që ato të çojnë në luftë, shton ajo. Sigurisht që Rusia ka një qasje pronësore ndaj Serbisë; Sergei Lavrov, ministri i Jashtëm rus, shpesh flet për Kosovën si një leksion objekt se si të mos drejtohen çështjet ndërkombëtare. Dhe kohëve të fundit ka pasur disa incidente të shëmtuara: sulme ndaj policëve në kufirin verior në Mitrovicë dhe një spiune ruse mjaft e dukshme e arrestuar së fundi në kufirin me Kosovën. Gjithçka shumë nxitëse, por asgjë e re, përveç spiunes.Sigurisht, Rusia mund të jetë pas incidenteve si gjuajtja e policëve kufitarë, por Serbia është lojtari i vërtetë në Mitrovicë dhe vështirë se ka nevojë për nxitje nga jashtë. Ajo që është e rëndësishme këtu është se bisedimet e gjata ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, të cilat janë duke u zhvilluar prej disa vitesh, nuk kanë arritur askund.Për më tepër, ka një arsye të mirë që si presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ashtu edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti të flasin për tensionet në mënyrë që ta largojnë vëmendjen nga problemet e tyre të brendshme. Situata ekonomike në Kosovë është veçanërisht e rëndë; dhjetëra mijëra të rinj shqiptarë thuhet se largohen nga vendi çdo vit, shumë prej të arsimuarve më të mirë merren nga Gjermania; mjekët, për shembull, merren nga universiteti për shërbimin shëndetësor gjerman, me pasoja të pashmangshme për sistemin shëndetësor vendas. Ka mungesë të investimeve të huaja, papunësi të lartë dhe sundimi i ligjit është problematik.
Pra, shpërqendrimi nga dështimet shtetërore në një ngecje në veri të Kosovës është i dobishëm për të dyja qeveritë, shkruan McDonagh.Por arsyeja e dukshme pse lufta ka shumë pak gjasa të ndodhë është se amerikanët, kontrolli i të cilëve mbi atë që ndodh në Kosovë vështirë se mund të mbivlerësohet, nuk do ta lejojnë atë.
Ata kanë një bazë ushtarake në Kosovë dhe mbështetje ajrore lehtësisht të arritshme. KFOR-i (forca paqeruajtëse e udhëhequr nga NATO me mbi 3,000 personel ndërkombëtar) është ende në Kosovë dhe trupat italiane janë shumë të dukshme rreth Mitrovicës. Edhe Britania po i trajnon forcat e mbrojtjes kosovare.
Me fjalë të tjera, ne nuk jemi në një situatë të stilit të Ukrainës, shkruan gazetarja irlandeze.
Nuk jemi as afër, thotë ajo. “Ka shumë për t’u shqetësuar në ish-Jugosllavi, por nuk është gushti 1914, apo edhe prilli 2022. Qetësohuni, të gjithë”. Kështu e përmbyll McDonagh shkrimin e saj.
Spartak Ngjela përmend disa disa arsyje se pse Serbia nuk ka mundësi të bëjë luftë.
“Kosova është e sigurt, kurse Radoiçiq është një instrument banal i politikës arkaike të Serbisë të mundur në luftë, thellësisht nga shqiptarët që kanë hapur një histori të re kombëtare për Arbërinë e tyre.
Asgjë nuk mund të ndodhë. Kosova ka mbrojtjen e Shteteve të Bashkuara, dhe kjo mjafton.
Serbia është në krizë. Ka krizë ekonomike dhe krizë shoqërore.
Pyetja është kjo: Çfar po kërkon sot opozicioni serb kundër Aleksandër Vuçiçit?
Këtu është përqendruar vetë kriza; dhe, a do të rrëzohet Vuçiç?
Kjo është situata. Dhe në këtë situatë Serbia nuk ka mundësi për luftë, kurse Rusia është me opozitën e Serbisë, kjo kuptohet. Por nuk e dimë: kjo, është një politikë për të shkundur Vuçiçin, apo është realitet i një qëllimi të ri rus drejt Beogradit?” – u shpreh Ngjela.
Krahas kësaj, avokati shqiptar tha se është absurde ta mendosh se Radoiçiqi me banden e tij të “maleve” mund ta mund me luftë interesin amerikan.
Kësisoj, tregoi edhe shkaqet që e ‘rrëzojnë” shqetësimin e Kurtit për sume të reja.
“Kurse kryeministri Kurti i Kosovës nuk po kuptohet se si po luan. Pse Radoiçiq me ca banda malesh do të mundë me luftë interesin amerikan në Kosovë?! Është një absurditet ta mendosh.
Kosova është një shtet nën suzerenitetin amerikan, dhe prova historike u dha në Banjec. Pse, nuk e dinë sot gjeneralët e Serbisë se ku ishte realisht forca e shpartallimit të tyre në luftën në Banjec?
Pse, ne nuk e dimë që ajo luftë e shkurtër me thyerjen e turpshme të forcave ushtarake të Serbisë ishte stili brilant amerikan i luftës?
E pra, pikërisht këtu qëndron thelbi logjik që e rrëzon "shqetësimin" e Albin Kurtit, të cilit, nuk po kuptohet se ngase po i vjen ky shqetësim!”– përfundoi Spartak Ngjela
*Autori Akademik prof.dr.Flori Bruqi,PHD., është Drejtor ekzekutiv për mardhënie më publikuna pranë Akademisë së Shkencave Shqiptrao-Amerikane(AAAS) në New York,Tiranë, Prishtinë dhe Shkup