2018-01-31

Cikël poetik nga Arbenisa Arben Thaçi


Arbenisa Thaçi  është e lindur nga prindërit Arben dhe nënës Saranda Thaçit.

Është e lindur më 26.10.2006. Jeton në Suharekë.


Është nxënëse e Klasës së gjashtë, të Shkollës Fillore “7 Marsi” në Suharekë, ku është e dalluar si në mësime, ashtu edhe nëpër fushat e artit dhe kulturës ku ajo shpreh talentin e saj, si në krijimtari për fëmijë, fushës së pikturës, ku ndjek kursin në këtë fushë, poashtu edhe tek Grupa e Baletit që zhvillohet në Suharekë, e që është anëtare e këtij Grupi vite me radhë, si dhe ndjek kursin në gjuhën angleze.

Është e dalluar në mësime dhe në fushat  gjithëpërfshirëse të jetës. dhe është e dalluar për të mirë.
 


Ajo me krijime letrare ka filluar të merret qysh në  bankat e shkollës fillore, përkatësisht nga klasa e pestë. Shkruan poezi dhe prozë për fëmijë.

 

Në shkollë është e dalluar për të mirë.


Ka talent edhe në pjesët tjera artistike siq është krijimtaria, piktura, pastaj vallzimi, dhe është një baletiste e dalluar në Grupën e Baletit  - Fellbah Balet, e cila premton shumë në të ardhmen.




Jeton dhe vepron në Suharekë.


N Ë N Ë S

I THEM  NËNËS  SHUMË TË DUA
TI  GJITHËHERË  MË  SJELLË  PRANVERË
RREZE  DRITE  JE   PËR MUA
ÇDO  KËSHILLË   NGA TI,  MË  JEP  NDER


 ME  FJALË TË  ËMBLA NË  GOJË
AJO  EMRIN  E  KA  NANË
PËR  NËNËN  JO,  NUK  KA  PESHOJË
ATË  NË  ZEMËR  E  KAM  PRANË


EMËR I SHKRUAR ME SHKRONJA TË  ARTA
TI  JETËS  I  JEP  GJALLËRI
AJO  SHPREHET  ME  FJALË  TË  ZJARRTA
DASHURIA  PËR  NANËN  S`NJEH  KUFI

                               
        
    BABIT TIM

Babi im je bota ime
Me Ty gjithmonë jam e lumtur
Në prehërin Tëndë gjej shumë gëzime
Ti më fale gjënë më të bukur


Ti ma fale jetën që unë  jetoj
Nuk kurseve asgjë për mua
Ti më bërë që unë të meditoj
Të dua Babi, të dua, të DUA !



  28  NËNTORIT
   (Flamurit Kombëtar)

28 Nëntori, është ditë e shtrenjtë
Dita e Flamurit Kuq e Zi
Kjo Ditë është e shejtë
Gjithkund ku ka shqiptari

Të gjithë shqipëtrët kudo  që  janë
E festojnë këtë Festë të Madhe
Shqiptarët  një  Nënë Shqipëri  kanë
Krenohem që jam shqipëtare

Gëzuar  vëllezër e motra kudo që jeni
Këtë Festë që na bashkon
Gjuhë, gjak, një Flamur Kemi
28 Nëntori është Festa jonë.



 NJË   DITË  E  MADHE
(Kushtuar  17 Shkurtit – Ditës së Pavarsisë së Kosovës)

LAJM I MIRË U HAP NË KËTO ANË
U  GËZUA  DRURI  E GURI
U  GËZUA E LUMJA NANË
RA  NË  GJUNJË  E  PUTH  FLAMURIN

O  FLAMURI  KUQ  E  ZI
SOT  ZEMRËN MA FRESKON
ME TY BIRI IM LUFTOI 
LIRINW  POPULLI   YNË   LE  TA  GËZON

NE   SË  BASHKU  DO TË  MARSHOJMË
DIELLI   YNË  TË  NGROHË  MË  MIRË
SHQIPËRINË  TA  BASHKOJMË
KJO  KA  QENË  ËNDËRR  E  NGRIRË

U  BEKOFTË  KJO  DITË  E  MADHE
LIRI  PA GJAK  ASKUND  NUK  KA
UNË  SI  NËNË  DO  JEM  KRENARE
TË  BASHKUAR  BËJMË  KALA


 NËNË TEREZA KRENARIA JONË
(Kushtuar Shenjëtores - Nënë Terezës)

Nënë Tereza është një  Emër
Lindë  e  rritë  në  Shkupin  e  Maqedonisë
Gongje Bojagjiu  nga  Babai   Kola
U  bë  bijë e Madhe  e Shqiptarisë.


Shkeli  botën  anë  e kënd  me mirësi e urtë e butë
Me  të  Madhen  Zemër  shpërndanë dashuri
Ndihma  e saj preku  në Indi në Kalkutë
Skamnorve për t`iu dhënë  bekim e lumturi


Me  shumë  çmime  është  nderuar
Humaniste  e  vërtetë
Me   Emër   të  shenjtë e  pakëzuar
E Madhja Nëna Terezë


Sot  kjo  Nënë  është  shenjtëruar
Bijë  Jona  e  Shqiptarisë
Në gjithë botën  ka hapëruar
Duke i  mbërrijë majat e krenarisë.


             7  MARSI
(Kushtuar Ditës së Mësuesit )

Ju  që gjithmonë  u sakrifikuat
Ju që  gjallë i mbajtët  kështjellat e diturisë
Ju që errësirën e shëndërruat në dritë
Ju që Abetaren e quajtët - Dritare të jetës
Ju që edhe  atëherë kur  dryri iu vu shkollave
Dhe  gjaku  shkoi  rrëke
Ju  shtëpitë i shëndërruat në vatër diturie
Ju  kërkuat  dritë e diell për të gjithë
Ju ecët  pafundësisht  drejtë cepit të jetës
Duke i shtuar rritën dhe dashurinë vendit
Në ballin Tuaj e keni të vulosur krenarinë


FESTA  E  MËSUESIT

Sot   është  Ditë e Madhe
Që të gjithëve na gëzon
Është 7 Marsi – Festa e Mësuesit
Ndaj me zemër ne urojmë

Me një tufë lulesh të blerta
Sot në shkollë do të shkoj
Me dëshirat më t`sinqerta
Festën Mësuesit t`ia uroj

Mësues – Urime nga thellësia e zemrës
Sot së bashku do t`festojmë
Ty të kam pjesë të jetës
Kurrë për jetë nuk të harrojmë

Vlerat  e Mësuesit
S`përshkruhen në ditë e netë
Ai  shpërndanë  dije
Në  fshat e në qytet

Me Ty  fillova hapin e parë
A-B-C-në  Ti  ma mësove
Qofshi gjithmonë faqe bardhë
Me suksese çdo herë marshove

Një libër historiko-shkencor me fakte tronditëse

Image result for eshref ymeri


Akademik Prof.Dr.Eshref Ymeri,Ph.D


          Libri i fundit i shkrimtares dhe i publicistes së shquar Vilhelme Vrana Haxhiraj, me titull“Tradhtia e Madhe ndaj Kombit”, është një vepër historiko-shkencore me përmbajtje rrëqethëse që botohet në kuadrin e zbulimit të të vërtetave tragjike nga periudha e sundimit të kriminelit gjakatar Enver Hoxha.
Ky libër, krahas librave të tjerë që kanë botuar intelektualë të njohur me prejardhje nga shtresa e nderuar e të përndjekurve politikë, është një tjetër dëshmi e terrorit komunist që Enver Hoxha, si argat me damkë i shovinizmit serbosllav, vendosi në vendin tonë që gjatë viteve të luftës dhe që erdhi dhe e bëri edhe më barbar, edhe më të egër gjatë viteve të pasluftës, deri në ndërrimin e sistemit në dhjetor të viteve ’90. Autorja, si pjesë e shtresës së të përndjekurve politikë, i ka hequr mbi kurriz pasojat e rënda të terrorit komunist, të ushtruar me aq egërsi përmes luftës së klasave. Prandaj ky libër e pasuron edhe më shumë informacionin për atë periudhë gjakatare që përjetoi populli ynë gjatë një harku kohor gati gjysmëshekullor.
          Në këtë libër përshkruhen skena me të vërtetë të lemerishme që dëshmojnë se krimineli Enver Hoxha me siguri që ka lexuar dhe përvetësuar deri në caqet e shtazërisë mënyrat e torturave të njerëzve të pafajshëm që përshkruhen nëpër faqe librash të ndryshme që nga koha e mesjetës evropiane. Prandaj për atë kriminel duhet të kenë qenë mjaft tërheqëse skenat e përgjakshme që u shpalosën në kohën e revolucionit francez të vitit 1789 dhe që përshkruhen mjeshtërisht në faqet e librit tëshkrimtarit të njohur austriak Stefan Cvajg(Stefan Zweig - 1881-1942),me titull Zhozef Fushe (Joseph Fouche), të botuar në vitin 1929.

Image result for vilheme vranari


 Vilhelme Vrana Haxhiraj

Në librin e zonjës Vilhelme paraqitet një galeri e tërë përsonalitetesh nga radhët e nacionalizmit shqiptar që u arrestuan, u burgosën, u torturuan me metoda të tilla që njeriu e ka të vështirë t’i përfytyrojë, ose që u pushkatuan. Mes tyre ka shumë figura të shquara, por përshtypje të veçantë të lë figura e nacionalistit dibran Edip Tërshana. Autorja ka cituar në këtë libër një letër qëi burgosuri Edip Tërshana i shkruante Enver Hoxhës nga qelia ku priste dënimin me vdekje.
Ajo letër e atij nacionalisti sypatrembur deri në madhështi, që mban datën 22 nëntor 1947, përfaqëson një shuplakë të fuqishme të krahut më atdhetar të vendit të shqiponjave që i jepej gjakatarit Enver Hoxha dhe mbarë bandës së tij kriminale, të cilët e kishin shndërruar Republikën e Shqipërisë në një prostitutë të shovinizmit serbosllav dhe i kishin nxirë faqen mbarë kombit shqiptar jo vetëm në sytë e popujve të Evropës Juglindore, por edhe të krejt kontinentit evropian.
Në letrën e Edip Tërshanës që citon zonja Vilhelme, më kanë lënë mbresa të thella këto rreshta:
“Jam kundra thirrjeve “Jemi bij të Stalinit”, sepse e ulin shumë poshtë rininë, aq poshtë, sa kur përmend Stalinin të gjithë ngrihen në këmbë. Jam kundra, se injoranca s’don kulturën: kështu duan sllavët.Kjo bësoj është tradhëti”.
Sigurisht që ishte tradhti, përderisa Stalini, në një bisedë që ka pasur në muajin shkurt të vitit 1948 me një delegacion të Partisë Komuniste të Jugosllavisë, të përbërë nga  M. Gjilasi, K. Popoviçi dhe V. Tempoja, pati deklaruar:
“Në Shqipëri ne nuk kemi interesa të veçanta. Ne jemi dakord që Jugosllavia ta gëlltisë Shqipërinë!” [Citohet sipas: Shaqir Vukaj. “Rusia dheKosova.(Shënime të një diplomati)”. Tiranë 2007, f. 104].
Kjo letër e atij burri të nderuar dhe me dinjitet të lartë kombëtar, më kujton një tjetër letër. Më kujton  Promemorien e shkrimtarit Kasem Trebeshina, me të cilën i drejtohej Enver Hoxhës gjashtë vjet pas letrës së Edip Tërshanës, pikërisht në 05 tetor 1953.
Në Promemorien e vet, Kasem Trebeshina shkruante:
“Shqipëria nuk është në gjendje që të luftojë me ndonjë shtet, rrjedhimisht do të luftojë në mënyrë të çuditshme me veten e saj dhe në këtë mënyrë financat e saj do të shkatërrohen plotësisht.Megjithatë, unë mendoj se shkatërrimi më i madh do të ndodhë në botën shpirtërore shqiptare. Njerëzit do të humbasin besimin te shteti dhe te udhëheqja, do të mbyllen në veten e tyre dhe, që të bëhet i mundshëm sundimi mbi ta, do të lindë nevoja për të krijuar një shtet të ashpër policor… Ftohja dhe largimi i popullit do të sjellë një lëkundje edhe brenda radhëve të udhëheqjes, që do të transformohet dalngadalë në një kastë të mbyllur në kornizën e një monarkie pa kuptim në realitetin historik të shekullit të njëzetë.Në përfundim të këtij proçesi historik, ju do të detyroheni të vrisni njëri-tjetrin dhe populli do të mbytet në gjak” (Citohet sipas: Kasem Trebeshina.“Promemorie për Enver Hoxhën. Duhet hequr dorë nga rruga e Luigjit të Katërmbëdhjetë”. 5 tetor 1953. Faqja e internetit “Albanian Network Group. 2003).
Dy shuplakat e mësipërme kundër diktaturës së egër të Enver Hoxhës, i pason edhe një tjetër shuplakë e fuqishme e vitit 1967. Këtë shuplakë të tretë e jep Atë Pjetër Mëshkalla me letrën qëi drejtonte Mehmet Shehut në 05 prill 1967, me rastin e fillimit të fushatës skandaloze kundër fesë. Ai shkruante:
“Një hije e zezë ka ra mbi popull kur ka pa tue u mbyllë Kishat, tue u rrëzue kumbonarët e sidomos tue u lejue të viheshin në lojë personat dhe gjanat fetare, tue fye kështu thellë ndjenjat kaq të shenjta të besimit. Po atë efekt kanë ba fushatat e çfrenueme diskredituese antifetare zhvillue me të gjitha mjetet e propagandës. Si përgjigje, populli ka mbushë Kishat deri në çastin e mbylljes së tyne. Çë vlerë ka atëherë qendrimi i një pakice të pandërgjegjëshme o të frikësueme me lloj-lloj presionesh? Sidomos pjesa e friksueme me kërcnime, presione, premtime e pushime nga puna, pëson torturën ma të madhen, sepse e lidhun nga kafshata e bukës, shtrëngohet me mohue me gojë atë që beson; dhe kështu fushata që po bahet synon me formue një brezni pa kurajo civile, pa burrëni, opurtuniste, servile, tue prishë karakterin e Shqiptarit në dam t’Atdheut” (Citohet sipas: “Letër e At Pjetër Mëshkalles (s.j). drejtuar Kryetarit të Këshillit të Ministrave Mehmet Shehu Tiranë”. 5 prill 1967. Faqja e internetit “Agjencioni Floripress”. 27 korrik 2016).
          Parashikimet e këtyre tre profetëve-disidentë të shquar të nacionalizmit, gjetën mishërimin e tyre konkret në realitetin tragjik shqiptar: tradhtia e interesave kombëtare, sipas Edip Tërshanës, u bë tepër e prekshme me kalimin e viteve. Shkatërrimi i botës shpirtërore të shqiptarëve dhe vrasjet e njëri-tjetrit mes udhëheqjes shqiptare, sipas Kasem Trebeshinës, u dëshmuan në praktikë. Formimi i një brezi pa guxim qytetar, oportunist, servil, çka përbën një shëmtim të karakterit shqiptar, sipas Atë Pjetër Mëshkallës, sot është një dukuri mjaft espikatshme që bie në sy gjithandej në qëndrimin ndaj klasës politike pa dinjitet kombëtar.
          Me botimin e këtij libri-pamflet, autorja ka nxjerrë në pah bukur mirë tradhtinë e madhe shumëplanëshe ndaj kombit që pati kryer partia komuniste nën diktatin Enver Hoxhës, si shërbëtor besnik i serbosllavizmit. Në faqet e librit del si në ekran tabloja ku është pasqyruar veprimtaria kriminale e Enver Hoxhës dhe e bandës rreth tij. Në një material arkivor, të botuar në internet para do kohësh, lexuesi njihet me intelektualen Asamble Hatibi.
Në një raport të Drejtorisë së Punëve të Brendshme Tiranë të datës 11 shtator1978, flitet për Asamble Hatibin, e datëlindjes 1924, e cila kishte mbaruar studimet në Institutin Femëror dhe qe arrestuar më 10 tetor 1978. Asaj i kishin pushkatuar bashkëshortin në vitin 1946. Në atë raport citohen fjalët e saj për Enver Hoxhën:
“Enver Hoxha është vrasës, kriminel, fajtor për të gjitha vrasjet që janë bërë në vendin tonë. Një person që ka bashkëpunuar me armiqtë e partisë, por për të shpëtuar veten, i ka eliminuar ata.Ai zhduk dhe vret, zakonisht ata që dinë sekretin për të.Ai e ka ngritur shumë figurën e vet, mirëpo me atë që bën, nuk janë pak, ka vrarë shumë, ka vrarë gjithë njerëzit që nuk kanë rënë dakord me të dhe ju thotë se kanë shkelur platformën. Ai është shkaktar i vrasjes së vëllezërve Kokalari gjatë luftës, burrit tim Galip Hatibi dhe shumë të tjerëve. Ai është vrasës dhe katil” (Citohet sipas: Kastriot Dervishi: “Asamble Hatibi përmendi dy vrasje të diktatorit Hoxha”. Faqja e internetit “Albspirit”. 02 gusht 2017).
Ishte pikrisht Enver Hoxha ai, i cili e hodhi popullin shqiptar në humnerën e luftës civile gjatë luftës dhe të luftës së klasave pas luftës. Kësisoj ai ndoqi me besnikëri rrugën bolshevike të Leninit dhe të Stalinit, të cilët themelet e pushtetit komunist i lanë me gjakun e popullit të pafajshëm rus gjatë luftës civile të viteve 1918-1920. Me luftën civile dhe luftën e klasave që shpërtheu pa mëshirë, Enver Hoxha mbolli farën e përçarjes më të rëndë në radhët e popullit shqiptar të Shqipërisë Londineze, një përçarje tragjike kjo që erdhi dhe u përhap dallgë-dallgë në mbarë trojet tona etnike.
          Nëpërmjetluftës civile të viteve 1943-1944 dhe luftës së klasave gjatë tërë periudhës së diktaturës komuniste, Enver Hoxha shfarosi  përfaqësuesit e shquar të nacionalizmit shqiptar dhe të inteligjencies shqiptare me formim intelektual perëndimor, çka solli si rrjedhim tragjik çrrënjosjen e ndjenave nacionaliste nga vetëdija e popullit shqiptar. Kështu që pas ndërrimit të sistemit në dhjetor të vitit 1990 dhe pas zgjedhjeve të para pluraliste të 31 marsit të vitit 1991 dhe deri tani, në parlamentin shqiptar, sinëasnjë parlament të botës demokratike, mungon krejtësisht krahu nacionalist. Çrrënjosja e nacionalizmit nga ana e Enver Hoxhës këto pasoja do të sillte. Prandaj inteligjencia shqiptare është katandisur në një kufomë kombëtarisht të shterpëzuar, pa kurrfarë filozofie politike në raport me Çështjen Kombëtare Shqiptare, kuse rinia studentore përfaqëson thjesht një masë amorfe, pa kurrfarë identitenti nacionalist, e cila nuk është e aftë të mbrojë as interesat e veta para qeverisë qëi rrjep lëkurën me taksa të kripuar për vazhdimin e studimeve të larta.
          Si shërbëtor besnik i serbosllavizmit, Enver Hoxha kreu një akt të lartë tradhtie ndaj popullit shqiptar të Kosovës që gjatë viteve të luftës. Asokoheai e braktisi popullin shqiptar të Kosovës në mëshirën e diktaturës titiste, duke e konkretizuar tradhtinë e vet me soditjen kriminale që i bëri masakrës së Tivarit, ku kriminelët serbosllavë pushkatuan lulen e rinisë kosovare.
Por vulën e tradhtisë përfundimtare ndaj Kosovës, Enver Hoxha e vuri në letrën qëi dërgonte Stalinit më 02 shtator 1949. Nëatë letër, në të cilën fatin e Kosovës e shikonte vetëm në kuadrin e Jugosllavisë titiste, ai shkruante:
“…Popullsia e Kosovës duhet ta shikojë luftën e vet të lidhur ngushtë me luftën e të gjithë popujve të Jugosllavisë dhe në kuadrin e Jugosllavisë, sepse, në të kundërt, ajo do të izolohet dhe do të shtypet. Prandaj popullsia shqiptare e Kosovës duhet ta kuptojë se çlirimi i saj dhe fitorja e të drejtave kombëtare dhe demokratike mund të arrihet vetëm nëpërmjet luftës së saj, njëkohësisht me luftën e popujve të tjerë të Jugosllavisë” (Citohet sipas: “Shqipëria në dokumentet e arkivave ruse”. Shtëpia Botuese “Toena”. Tiranë 2006, f. 256).
          Në të njëjtën kohë, Enver Hoxha kreu një akt të lartë tradhtie edhe ndaj popullit shqiptar të Çamërisë që gjatë viteve të luftës. Le të flasim me gjuhën e fakteve.
“E krijuar  më 2 shkurt 1943, në fshatin Markat të rrethit të Sarandës, Çeta partizane “Çamëria” ishte formacioni i parë luftarak në Jug të Shqipërisë. Ishte bërthama e parë e grupit të katërt partizan të zonës së parë operative Vlorë-Gjirokastër. Më vonë, ky formacion mori emrin Brigada e 19-të sulmuese. Komandanti dhe krijuesi i çetës partizane Çamëria ishte patrioti çam Haki Rushiti. Aktivitetet luftarake të Çetës Çamëria kundër okupatorëve italo-gjermanë mbulonin gjithë Jugun e Shqipërisë. Lufta e Konispolit ishte lufta më e ashpër dhe më e pabarabartë ku çeta Çamëria, me heroizëm të pashoq, i bëri ballë për më shumë se një muaj fuqisë ushtarake gjermane që vinte nga Greqia dhe kërkonte të hynte nëpërmjet Qafë- Botës në Jug të Shqipërisë.Beteja filloi më 5 gusht 1943 dhe vazhdoi deri më 11 shtator 1943. Në këtë betejë të pabarabartë që vazhdoi dhe trup më trup, u vranë më shumë se 200 gjermanë, kurse nga ana e partizanëve të çetës Çamëria mbetën të vrarë 12 partizanë dhe u plagosën 17 të tjerë. Pas kësaj beteje ndodhi e papritura. Shtabi i Përgjithshëm, me Enver Hoxhën në krye, e copëtuan këtë formacion luftarak. I ndërruan emrin nga çeta “Çamëria”, në çeta “Thanas Ziko” dhe më vonë e mori emrin “Lefter Talo”. Komandatët e çetës, si Haki Rushiti dhe drejtuesit e tjerë, u ndoqën dhe u persekutuan dhe si përfundim identiteti dhe përpjekjet e kësaj çete u zhdukën plotësisht nga historia e Shqipërisë.Enver Hoxha dhe komunistët e shkatërruan këtë njësit luftarak, mohuan luftën dhe sakrificat për liri të çamëve, duke arritur deri në tradhti të interesave kombëtare dhe në shërbim të interesave greke. Kontrolli i çetës “Çamëria” dhe shpërbërja e saj, nuk qe e rastësishme, por e programuar qartë nga Enver Hoxha dhe miqtë e tij jugosllavë, në marrëveshje të plotë me grekët.Serbi Dushan Mugosha ishte orakulli i Enver Hoxhës dhe i Shtabit të Përgjithshëm, ishte ndërlidhësi mes Athinës dhe Tiranës, ishte truri dhe ideatori i platformës politike antikombëtare kundër Çamërisë dhe patriotëve çamë. Enver Hoxha, si një shërbëtor besnik i “Boshtit të Djallit”, e vuri në zbatim këtë platformë antishqiptare, të sugjeruar nga miqtë e tij jugosllavë dhe më 12 mars të vitit 1944, nisi zbatimin e saj” (Citohet sipas: Arbër Thesproti. “Pabesia e Enver Hoxhës. Si e shiti Çetën “Çamëria” te grekët me ndërmjetësimin e serbëve”. Faqja e internetit e gazetës“Bota Sot”. 14 qershor 2017.).
          Në letrën e 12 marsit të vitit 1944, që i dërgonte Zonës së Parë Operative Vlorë-Gjirokastër, Enver Hoxha e vlerësonte Çamërinë si një territor të huaj. Prandaj shkruante:
“Çamëria e Jashtme” mund të bëhet një thikë për kurrizin tonë” (po aty).         
          Pra, me këtë qëndrim prej tradhtari me damkë që mbajti ndaj popullit shqiptar të Çamërisë gjatë luftës, Enver Hoxha i krijoi terren dhe kushte mjaft të favorshme shovinizmit grekokriminal për masakrat që bisha fashiste Napoleon Zerva kreu kundër vëllezërve dhe motrave tona çame nëfund të qershorit të vitit 1944, masakra këto, të cilat ai i soditi po me të njëjtën gjakftohtësi, si edhe masakrën e Tivarit. Pra, Çështja Çame, që gjatë luftës, mban damkën e tradhtisë sëEnver Hoxhës, për të cilën ka heshtur dhe vazhdon ende të heshtë paturpësisht klasa politike e Tiranës që ka hipur dhe ka zbritur nga pushteti që prej ndërrimit të sistemit në dhjetor të vitit 1990.
          Në bashkëpunim të ngushtë me grekosllavizmin, si një vegël e bindur e tij, që gjatë luftës dhe pas saj, Çështjes Kombëtare ShqiptareEnver Hoxha i vuri përsipër gurin e rëndë të harresës së madhe. Për pasojë, kushdo që zinte në gojë termin “Shqipëri Etnike”, përfundonte ose në burg, ose para skuadrës së pushktimit. Përsëri le t’u drejtohemi fakteve.
Në artikullin “Historia në shtratin e së vërtetës” (të botuar në internet më 08 shtator 2016), në të cilin kam analizuar librin e zotërisë Mërgim Korça me titull “Histori të pashkruara” (Shtëpia Botuese “Maluka”. Tiranë 2008), pata theksuar:
“Tek ndjek faqet e këtij libri, lexuesi nuk mund të mos përjetojë një ndjenjë të lemerishme kur njihet me shkrimin me titull “Shqiptarët pushkatojnë shqiptarët që shumë e deshën Shqipërinë”. Në këtë shkrim bëhet fjalë për pushkatimin e disa të rinjve nacionalistë korçarë më 20 qershor 1945. Në qendër të shkrimit është i riu sypatrembur Ajdin Kulla nga Zëmblaku. Me dorën e dridhur mbi tastierën e kompjuterit, Mërgim Korça,  sipas vendimit të trupit gjykues, u bën të njohur lexuesve arsyen se pse Ajdin Kulla dënohej me vdekje:
          “…për agjitacion e propagandë, duke qenë koshient i politikës së Shqipërisë Etnike” (f. 177).
          Pra, qëllimi kryesor që shtronin në programin e vet komunistët shqiptarë me Enver Hoxhën në krye, nën vëzhgimin e rreptë të Beogradit, ishte zhdukja nga fjalori i gjuhës shqipe i shprehjes “Shqipëri Etnike”.
Që gjatë luftës dhe pas saj, Enver Hoxha e degradoi rëndë kodin moral të fisnikërisë shqiptare. Shqiptari, tradicionalisht, në ndryshim nga kombet e tjera, ka qenë i dalluar për kodin e lartë moral të fisnikërisë së tij që manifestohej në qëndrimin ndaj hasmit dhe ndaj armikut që i ka pasë sulmuar territoret e tij si pushtues.
Për forcë të zakonit të gjakmarrjes, shqiptari kurrën e kurrës nuk e ka pasë poshtëruar kufomën e hasmit të vrarë. Pasi e vriste hasmin në pritë, ai ia vendoste pushkën mbi gjoks dhe fytyrën ia kthente andej nga lind dielli. Po ashtu, armikun e vrarë ai asnjëherë nuk e ka pasë shndërruar në objekt fyerjesh, poshtërimesh dhe torturash të çfarëdollojta.
Por fill pas themelimit të Partisë Komuniste të Shqipërisë më 08 nëntor 1941, themelim që u arrit nën vëzhgimin e rreptë të emisarëve jugosllavë, armiqve tradicionalë të kombit shqiptar, në Shqipëri u vunë re shenjat e para të degradimit të kodit moral të fisnikërisë shqiptare: kundërshtarët politikë duhej të torturoheshin në mënyrën më barbare dhe mandej të ekzekutoheshin. Madje Enver Hoxha i lejoi vetes që krimineli Dushan Mugosha të torturonte shqiptarë në prani të shqiptarëve. Ky ishte një vetëposhtërim i kulluari Enver Hoxhës dhe i  shqiptarëve të pranishëm në torturat e Mugoshës asokohe në Devoll, një vetëposhtërim i përmasave skandaloze. Në argumentim të këtyre torturave të kriminelit serb Mugosha që bënte ligjin në vitet e luftë në vendin tone, i ftoj lexuesit e nderuar të shfletojnë dosjerin e zonjës Admirina Peçi, me titull“Staravecka: Torturat çnjerëzore të Mugoshës mbi djalin nga Devolli”. Faqja e internetit “Shqiptarja.com”. 04 gusht 2015).
Po kush ishin, përgjithësisht, kundërshtarë politikë të Enver Hoxhës?
Ata ishin përfaqësues nga më të shquarit të nacionalizmit shqiptar, të cilët ishin kundër ndërhyrjes së shovinizmit serbosllav në punët e brendshme të vendit tonë dhe që në filozofinë e tyre politike kishin si pikësynim ribashkimin e trojeve tona etnike. Pikërisht ata nacionalistë të shquar, krimineli Enver Hoxha, në bashkëpunim të ngushtë me emisarët jugosllavë, i vuri në tehun e shfarosjes tërësore dhe të poshtërimit që gjatë viteve të luftës, duke i torturuar paraprakisht në mënyrën më barbare. Ndaj atyre përfaqësuesve të shquar të nacionalizmit shqiptar, Enver Hoxha ushqente një urrejtje të dyfishtë.
Së pari, atë e torturonte xhelozia dhe ndjenja e inferioritetit para tyre, meqenëse shumë nga ata ishin shkolluar në universitete të Evropës Perëndimore, ndërkohë që vetë ai s’qe i aftë t’i përfundonte studimet e larta në Universitetin e Monpeliesë, ku qeveria e Ahmet Zogut e pati dërguar me bursë shteti.
Së dyti, urrejtja e tij ndaj tyre i ishte mëkuar edhe më shumë nga serbosllavizmi, përmes Miladin Popoviçit dhe Dushan Mugoshës.
Ja një fakt konkret që dëshmon hapur për degradimin nga ana e Enver Hoxhës të kodit moral të fisnikërisë shqiptare.
Në një radiogram që i dërgonte Korparmatës I më 21 shtator 1944, Enver Hoxha, si një kriminel dhe agjent i regjur i Beogradit, urdhëronte:
“Zai Fundon ta torturoni deri në vdekje dhe pastaj ta pushkatoni” (Citohet sipas: Uran Butka.“Dokumenti, si u vra Llazar Fundo me urdhër të Enverit”. Faqja e internetit e gazetës “Panorama”. 02 tetor 2014).
Degradimin e kodit moral të fisnikërisë sonë tradicionale, Enver Hoxha e shtriu edhe në institucionin e besës shqiptare në qëndrimin ndaj robërve të luftës.  Ja një fakt sa rrëqethës, aq edhe revoltues nga koha e luftës:
“Me kapitullimin e Italisë, kolonel Gamuçi me 112 karabinierë italianë, ndër të cilët 8 oficerë, shkoi në Labinot për t’u bashkuar me forcat partizane. Por këta i çarmatosën… dhe i pushkatuan për t’u marrë veshjet dhe këpucët. (Citohet sipas: Luan Dode.“Lufta e Dytë Botërore në Shqipëri. Të pathënat. Si u bë Enver Hoxha komandant?!”. Faqja e internetit “The Albanian”. 22 nëntor 2014).
          Enver Hoxha e degradoi në mënyrën më barbare kodin moral të mikpritjes dhe të mirënjohjes shqiptare. Fakti i mëposhtëm nuk ka nevojë për koment.
“Në Mallakastër, “me urdhër të Shtabit”, M. Shehu ka pushkatuar 11 ushtarë italianë, mes të cilëve një kolonel dhe kapitenin e ri Moreti, të dorëzuar para disa muajsh, kur po kalonin pikërisht në krahinën e Mehmet Shehut, të cilin e njihte kapiteni i ri (kapiteni dhe M. Shehu kishin qenë shokë në Akademinë ushtarake të Napolit. Mehmeti kishte qëndruar gjashtë muaj në shtëpinë e kapitenit, ky e kishte trajtuar si vëlla dhe prindërit e tij si djalë shtëpie” (Citohet po sipas burimit të mësipërm).
Enver Hoxha kreu krime të rënda kundër besimeve fetare, me qëllim që t’i vinte në shërbim të politikës së vet kriminale. Me urdhër të Beogradit, ai shfarosi lulen e katolicizmit, i cili ka qenë vatër e shquar e nacionalizmit shqiptar dhe një kështjellë e fuqishme kundër shovinizmit serbosllav. Figura të shquara të katolicizmit, në nderim të të cilëve publicisti i mirënjohur Fritz Radovani ka botuar në faqet e internetit mjaft ese tronditëse, Enver Hoxha i internoi, i pushkatoi apo i torturoi në mënyrën më të pamëshirshme.
Një krim të rëndë kreu Enver Hoxha kundër kishës ortodokse Ai shkeli me këmbë veprën madhore të Fan Nolit, të Visarion Xhuvanit dhe të Kristofor Kisit, të cilët, në bazë të Statutit të saj, të aprovuar në vitin 1928, me mbështetjen e mbretit Ahmet Zogu, në vitin 1937, siguruan pavarësinë e kishësortodokse nga patrikana e Stambollit. Në Statutin e vitit 1928 thuhej:
“Kryepeshkopi, Peshkopët, Zavendësit e tyre lokalë, Ikonomi i Madh Mitrofor, Sekretar i Përgjithshëm i Sinodhit, si dhe ndihmësit e Zavendësit Klerikë të Kryepishkopit dhe të Peshkopëve, duhet të jenë prej gjaku, gjuhe Shqiptarë si edhe të kenë nënshtetësinë Shqiptare” (f. 9, Art. 16).
[Lexuesit mund të njihen më hollësisht me materialin me titull Diktati komunist mbi kishën ortodokse shqiptare”. Botuar për herë të parë në “Gazeta Shqiptare”. 01 maj 2002, f. 12-13. Ky material është ribotuar edhe në faqen e internetit “Alba Soul - Shpiri i Shqiptarëve”. 11 shkurt 2017].
Me urdhër të Enver Hoxhës, pasi u burgosën dhe u eliminuan Visarion Xhuvani dhe Kristofor Kisi, nga data 01 deri më 05 shkurt 1950, u organizua Kongresi III i Kishës Ortodokse. Enver Hoxha ishte vetë i pranishëm në atë kongres, ku u miratua një statut i ri, me të cilin u sanksionua që, në krye të saj, të kishte mundësi të vinte në Shqipëri çdo Peshkop i huaj. Ishte periudha e dashurisë përvëlimtare të Enver Hoxhës për Bashkimin Sovjetik, të cilin asokohe ai e pati vlerësuar si “ujin, ajrin dhe diellin” për Shqipërinë. Me sa duket, dëshira e tij ishte që kreun e kishës ortodokse ta zinte ndonjë peshkop rus. Pikërisht ai statut i vitit 1950, i hapi rrugën Janullatosit për shndërrimin e kishës fanoliane në një filial të kishës shoviniste greke. Prandaj jo më kot historiani grek Nikolas Stavros ka deklaruar se “hedhja në dorë e kishës ortodokse shqiptare është fitorja jonë më e madhe e shek. XX”.Pra, Janullatosin në krye të kishës fanoliane, e kemi peshqesh nga Enver Hoxha.
Orientimi që i dha Enver Hoxha kishës ortodokse drejt grekosllavizmit, me siguri që ishte arsyeja kryesore pse ai nuk pranoi që Noli të vinte në Shqipëri në vitin 1962, për çka do të flitet në vijim.
Në librin e Behar Shtyllës, me titull “Fan Noli siç e kam njohur”,të botuar në vitin 1997jepet një fakt mjaft interesant:
“… në korrik të vitit 1962, Halim Budoja, përfaqësues i Shqipërisë në OKB, njoftoi se një nga udhëheqësit e Vatrës i kishte thënë që Fan Noli kishte dëshirë të vinte në Shqipëri. Arsyeja ishte që të siguronte një peshkop nga Shqipëria, i cili do të mund ta drejtonte Kishën Shqiptare në Amerikë pas vdekjes së Nolit. Ai kishte shtuar se qeveria amerikane i jepte leje Nolit për këtë udhëtim dhe, sipas tij, nuk përjashtohej që Noli të vinte e të qëndronte përgjithmonë në atdhe.
U gëzova kur mora këtë lajm, por nuk e di për ç’arsye nuk u prit mirë. Enver Hoxha më porositi të njoftoja Halim Budon të mos tregonte ndonjë interes dhe të mos e nxiste ardhjen e Nolit në Shqipëri. Porosia dhe teksti ishin të prera dhe unë duhej t’i zbatoja. Nuk e mësova dot kurrë shkakun për këtë ashpërsim qëndrimi të Enver Hoxhës ndaj Nolit në këtë rast”. (Citohet sipas: “Behar Shtylla: Pse Noli nuk erdhi në Shqipëri? Faqja e internetit “Infopress”. 12 korrik 2017).
Siç rezulton nga këto kujtime të Behar Shtyllës, Noli ishte mjaft i interesuar që edhe Kisha Shqiptare në Amerikë të drejtohej nga një shqiptar i atdheut amë, e le më pastaj kisha ortodokse në Tiranë, sepse ai ishte i bindur se grekët do ta hapnin dheun me thonj për pushtimin e kishës që ai e kishte themeluar vetë që në vitin 1908.
Sipas të gjitha gjasave, Enver Hoxha s’ka dashur kurrsesi që Noli të kthehej në atdheun amë për dy arsye.
Së pari, ai e dinte  fare mirë se çfarë demaskimi të hapur i ka bërë Fan Noli kishës shoviniste greke, ndërhohë që Enver Hoxha kishte kohë që jargavitej para Athinës, duke lypur prej vitesh vendosjen e marrëdhënieve diplomatike, pa ngulur këmbë paraprakisht në plotësimin e katër kërkesave themelore: abrogimi i ligjit të luftës me Shqipërinë, njohja e tërësisë territoriale të Shqipërisë me respektimin e kufinjve ekzistues, rikthimi i popullsisë së dëbuar çame në trojet e veta stërgjyshore, njohjae minoritetit shqiptar në Greqi.
Së dyti,aie ndiente veten tepër inferor para Nolit, i cili ishte një personalitet i shquar poliedtrik, i pajisur me një kulturë enciklopedike dhe njohës i dymbëdhjetë gjuhëve të huaja. Ai e dinte që para Nolit do t’ merrej goja, se Noli do ta linte në hije. Prandaj i dha urdhër të prerë ministrit të jashtëm Behar Shtylla që Noli të mos nxitej për të ardhur në Shqipëri.
Në pohimet e lartpërmendura të intelektuales Asamble Hatibi i çirret maska natyrës kriminale të Enver Hoxhës, si një kriminel dhe katil i vërtetë. Nga ana tjetër, Behar Shtylla, në kujtimet veta, zbulon edhe natyrën despotike të Enver Hoxhës në qeverisjen e vendit. Ai shkruan:
“Vërtet unë isha ministër i Punëve të Jashtme, por, siç dihet, si unë, ashtu edhe anëtarë të tjerë të qeverisë, ishim vetëm zbatues të vendimeve dhe porosive të Byrosë Politike ku unë nuk bëja pjesë, dhe kryesisht të Enver Hoxhës i cili, si Sekretar i Parë i Partisë, politikën e jashtme të vendit kurdoherë e drejtoi vetë efektivisht (Citohet sipas: “Behar Shtylla: Pse Noli nuk erdhi në Shqipëri? Faqja e internetit “Infopress”. 12 korrik 2017).
Kam bindjen se ky libër i intelektuales së shquar Vilhelme Vrana Haxhiraj, shkrimtare dhe publiciste me autoritet të padiskutueshëm në radhët e inteligjencies me formim ncionalist, përbën një pamflet të shkëlqyer politik, me vlera të veçanta për zbulimin e të vërtetave tragjike nga koha e sundimit gjakatar të diktatorit Enver Hoxha, i cili, për çudi, vazhdon ende të mbajë titullin e lartë“Hero i Popullit”!!!
Në libër bie në sy edhe mendimi filozofik i autores, i cili ka gjetur pasqyrim në mjaft shprehje aforistike me vlera edukative, të cilat e pasurojnë edhe më shumë aforistikën shqiptare, në vazhën e mendimit filozofik të Sami Frashërit.
          Ky libër botohet në kuadrin e 20-vjetorit të krijimtarisë letrare dhe publicistike të zonjës Vilhelme Vrana Haxhiraj, për çka e uruan dhe e përshëndetën me shkrimet e tyre Prof.dr. Fatmir Terziu, me artikullin “Jo më kot 20 u ngjiz tek Vivra”, të botuar në Portalin “Fjala e Lirë” të datës 09 qershor 2017, si edhe krijuesi Kadri Tarelli me analizën “Sofra poetike në familjen Haxhiraj”, të botuar në atë Portal të po asaj date.
Me këtë rast, edhe unë e përgëzoj nga zemra Zonjën Vilhelme për 20-vjetorin e krijimtarisë së saj dhe i uroj shëndet, jetë të gjatë dhe, si gjithmonë, energji për vazhdimin e pasurimit të krijimtarisë artistike dhe publicistike me të tjera vepra.
Të gjithë miqtë dhe dashamirësit e saj do të dëshironin që këtë vit të kishin festuar 50-vjetorin e krijimtarisë së kësaj pene të talentuar në disa gjini letare dhe në fushën e publicistikës, por diktatura e egër enveriane, përmes luftës së klasave, ia pati mbyllur portën e letrave shqipe.
Nuk mund të rri pa përmendur edhe diçka tjetër: kjo vepër e zonjës Vilhelme botohet edhe me rastin e 80-vjetorit të lindjes së bashkëshortit të saj të dashur dhe moderatorit të palodhur në krijimtarinë e saj, Fitim Haxhiraj, përvjetor, të cilin e festuan familjarisht më 06 maj 2017. E meriton të përshëndetet zoti Fitim edhe për arsye se ka qenë një artist i talentuar i skenës në lëmin e koreografisë. Por edhe zotin Fitim, lufta e klasave nuk e lejoi të shpërthente talentin e vet. Prandaj, me rastin e 80-vjetorit të lindjes, unë iu drejtova zotit Fitim me urimin e mëposhtëm:

Nderim për 80-vjetorin e lindjes
së mikut tim Fitim Haxhiraj

Dëgjo Tim i dashur, ku dua të dal:
E kam të pamundur pa t’i thënë ca fjalë.
Tetëdhjetë i mbushe ti me të vërtetë,
Por nga shkathtësia je djalosh me fletë.
Kur zë e citon vargan poezitë,
Të kënaqet shpirti, sikur lëshon dritë.
Sa bukur, bre burrë, ty të punon goja,
Të të kisha pranë sa shumë do të doja.
Duket ashiqare, nuk do fjalë e mend,
Je artist i lindur, pa fjalë e kuvend.
I lindur për skenë që në moshë të njomë
Por t’i preu ëndrrat diktatura vromë.
Ajo e mallkuar s’të la ta shpërtheje
Gjithë talentin tënd që kishe në deje.
Gjithesi, ti fatin e ke pasë me vete,
Se ai të ndihu për shoqen që gjete.
Dhe çfarë shoqe gjete? Vilin për merak,
Që në çdo furtunë ty t’u bë jatak.
Hyjnia të deshi, kurrë nuk të braktisi,
Ndaj ta gjeti zemrën, Vilin ta sajdisi.
Dhe sot po gëzoni, nëntë zemra bashkuar,
Bashkë po e festoni kët’ dit’ të bekuar.
Ndaj po të përcjell që larg një urim:
Për njëqindvjetorin paçim një takim,
Që të rrimë shtruar bash si miq të mirë,
Dhe të gjithë së bashku një gotë për ta pirë.
Santa Barbara, Kaliforni
06 maj 2017

Edhe një herë, urimet më të mira zonjës Vilhelme për përgatitjen e këtij libri me informacione mjaft të vlefshme nga koha e diktaturës që lamë pas dhe për homazhin e shkëlqyer që u ka bërë mjaft figurave të shquara të nacionalizmit shqiptar që ranë pre e luftës së klasave.

Santa Barbara, Kaliforni
10 qershor 2017



7 sekretet e errëta të Vatikanit

696 × 534 Search within image Edhe pse është vendi më i vogël në botë, i shtrirë në një sipërfaqe prej vetëm 110 hektarësh, Vatikani ka nj...