2021-02-22

Pandeli Majko

 

Prof.dr. Eshref Ymeri

 

Pandeli Majko në vazhdën e tradhtisë

së Enver Hoxhës dhe të Hysni Kapos

 

Në faqen e internetit të gazetës “Bota Sot” të datës 19 shkurt, lexova shënimin me titull “Dy gracka për Albin Kurtin”, me autore publicisten e shquar Kimete Berisha, e njohur për brumosjen e saj me frymën e nacionalizmit, e mbrojtjes së dinjitetit tonë mbarëkombëtar.

       Në atë shënim, për të cilin zonja Kimete ka marrë shkas nga ideja e Albin Kurtit për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, ajo është ndalur në këndvështrimin e Pandeli Majkos, i cili qenka shprehur kundër bashkimit në fjalë. Ajo thekson:

       “Pandeli Majko mendon se ideja e “bashkimit kombëtar” është ide e vjetruar, e shekullit të kaluar, prandaj, sipas tij, Albin Kurti nuk duhet të merret më me të. Rrush prej mendve, Pandeli Majkos prej se i kanë shkuar shokët në hapsane, ka harruar që është shqiptar”.

       Në respekt të veçantë ndaj publicistes dinjitoze Kimete Berisha, dëshiroj të theksoj se Pandeli Majko nuk është shqiptar, sepse në damarët e tij rrjedh gjak bullgar. Shumë miqësisht, i rekomandoj zonjës Kimete të lexojë informacionin me titull “Origjina e Pandeli Majkos, ky socialist “i shquar””, të botuar në faqen e internetit“fv.al” të datës 27 mars 2009.

       Në deklaratën e Pandeli Majkos kundër bashkimit të Kosovës me Shqipërinë, nuk ka asgjë befasuese. Sepse Pandi është pjellë e Partisë së Punës, e cila më 12 qershor 1991 u vetëquajt “Socialiste”. Dhe dihet që Partia e Punës është Partia Komuniste e Shqipërisë, e cila, e themeluar më 08 nëntor 1941 si agjenturë e Beogradit, e ndërroi emrin në vitin 1948. Prandaj në qëndrimin e Pandeli Majkos kundër bashkimit të Kosovës me Shqipërinë del në shesh vazhdimësia e tradhtisë së Enver Hoxhës dhe të Hysni Kapos ndaj popullit shqiptar të Kosovës. Le të flasim me gjuhën e fakteve, mbështetur në materialin në vijim.

“Në delegacionin e parë të shqiptarëve të Kosovës, i cili shkoi në Beograd te Josip Broz Tito më 4 prill 1945, merrte pjesë edhe Halim Spahia. Ai shprehu haptas mospajtimin dhe kundërshtoi vendosmërisht me fakte aneksimin e Kosovës nga Jugosllavia dhe hyrjen e KosovësSerbinë Federale, duke kërkuar njëherit mbetjen e saj në përbërje të Shqipërisë etnike. Ai këtu, në zemër të Serbisë, në prezencën e J.B. Titos dhe të udhëheqësve më të lartë jugosllavë e të Serbisë, kërkoi përfilljen e së drejtës për vetëvendosje të shqiptarëve, të garantuar me Kartën e Atlantikut dhe Rezolutën e Konferencës së Bujanit, për realizimin e së cilës ishte garante edhe Jugosllavia e Re, pra, kërkoi bashkimin e pjesës së ndarë me Amën e tyre.

Përgjigje të rrepta të Halim Spahisë pas arsyetimit të J.B. Titos “Se ishin marrë vesh (J.B. Tito) me Enver Hoxhën, që, për shkak të rrezikut që do t’u kanosej fryteve të LNÇL nga reaksioni shqiptar në Kosovë dhe Shqipërinë Veriore, të mbetet përkohësisht Kosova në përbërje të Jugosllavisë së Re”.

Atëherë, Halim Spahia parashtroi kërkesën për krijimin e një Republike të veçantë unike për shqiptarët e mbetur në Jugosllavi. Mirëpo edhe kjo kërkesë hasi në kundërshtim të J.B. Titos dhe të udhëheqësisë më të lartë Jugosllave e të Serbisë, me motivacionin se shqiptarët nuk kanë të drejtë që të kenë republikën e tyre në Jugosllavi, pasi nuk janë komb, por pakicë kombëtare. Pas këtyre replikave të rrepta të Halim Spahisë me udhëheqësinë më të lartë Jugosllave e të Serbisë, ky e lëshoi këtë takim, duke deklaruar në dalje publikisht para tërë asaj turme që priste para rezidencës rezultatet e këtij takimi historik për ardhmërinë e Kosovës, me këto fjalë:

“Po ju njoftoi se prej sot e pati Kosova, sepse ajo është shitur”.

Kryetari i delegacionit të shqiptarëve të Kosovës, renegati Mehmet Hoxha, u mundua që të bindë Halim Spahinë për të shkuar bashkërisht në Presidiumin e Serbisë që të nënshkruajnë hyrjen e Kosovës në Serbinë Federale. Mirëpo, Halim Spahia, pa u hamendur, iu drejtua anëtarëve të delegacionit që gjendeshin aty me këto fjalë:

“Ne erdhëm te J.B. Titoja që t’i parashtrojmë kërkesat tona të vendosura që nuk u morën në shqyrtim dhe nuk kemi pse të shkojmë në Presidiumin e Serbisë, apo gjetiu në Beograd. Ejani, burra, të shkojmë sa më parë në Kosovën tonë, se na presin punë të mëdha dhe tejet urgjente për ardhmërinë e kombit tonë” (Nga deklarata e anëtarëve të delegacionit: Qamil Luzha, Vesel Rexhepi dhe Ukë Sejdi Grabanica).

Menjëherë pas largimit nga rezidenca e J.B. Titos, Halim Spahia, së bashkut me Qamil Luzhën, vajti në ambasadën e Shqipërisë në Beograd, ku bisedoi haptas me ambasadorin e atëhershëm të Shqipërisë - Hysni Kapon, Ramadan Çitakun (atashe ushtarak) dhe Vasil Konomin (sekretarin e parë të ambasadës shqiptare në Beograd). Ambasadori Hysni Kapo, me këtë rast, i tha Halim Spahisë:

“Halim, pse kërkoni të bashkoheni me ne (Shqipërinë), kur Shqipëria së shpejti po hyn në përbërje të Jugosllavisë së Re si Republikë e Shtatë”.

Me këtë rast, Halim Spahia reagoi shpejt dhe shumë ashpër me këto fjalë:

“Shiqo Hysni Kapo, së parit të bashkohemi të gjithë shqiptarët në një Shqipëri unike, dhe pastaj të shkojmë ku të shkojmë bashkërisht e jo kurrsesi kështu të copëtuar”.

Në të kthyer nga Beogradi në Gjakovë e Prizren, ku kishte takime sekrete me anëtarët e KQ të LNDSH dhe patriotë të njohur, udhëtoi për në Tiranë për t'u takuar me Enver Hoxhën (me të cilin njihej mirë qysh më herët). Në këtë takim me Enver Hoxhën, në prezencën edhe të sllavomaqedonit Koçi Xoxe, kërkoi përkrahjen e Enver Hoxhës për këtë çështje me rëndësi jetike për ardhmërinë e Kosovës dhe të kombit shqiptar, por pa dobi, pasi nuk gjeti mirëkuptim dhe as mbështetje të duhur” (Citohet sipas: “Halim Spahia - Uikipedia”. Marrë nga faqja e internetit, 07 shtator 2010).

Siç dihet, nacionalisti i shquar Halim Spahia, gjatë kohës që ndodhej në Shqipëri, arrestohet me urdhër të Enver Hoxhës dhe u dorëzohet autoriteteve jugosllave, të cilat e pushkatuan në vitin 1946, bashkë edhe me disa nacionalistë të tjerë.

Po cila ishte arsyeja që fill pas çlirimit të vendit, pikërisht Hysni Kapoja emërohet ambasador në Beograd? Njëri nga udhëheqësit me shumë peshë në hierarkinë komuniste të Tiranës?

Përgjigjen e kësaj pytjeje e gjejmë në materialin e mëposhtëm.

“Njëri prej udhëheqësve komunistë, me lidhje edhe të mëparshme me agjenturën serbe, nëpërmjet xhaxhait të tij Murat Tërbaçi, ishte edhe Hysni Kapo. Nga fillimi i vendosjes së regjimit komunist e deri më 27 shkurt 1947, ai do të ishte ministër (ambasador) i Shqipërisë në Beograd…

Një rol të madh në forcimin e “miqësisë së madhe” luajti edhe Hysni Kapo. Gjatë mandatit të tij në Beograd u nënshkruan marrëveshjet skllavëruese me Jugosllavinë dhe u zhvillua vizita e kryeministrit Enver Hoxha në Jugosllavi” (Citohet sipas: Kastriot Dervishi. “Flagranca e marrëdhënieve shqiptaro-jugosllave në vitet 1944-1948”. Marrë nga faqja e internetit. 15 korrik 2009).

Në Konferencën e Paqes në Paris të vitit 1946, u paraqit një rast ideal që Kosova të bashkohej me Shqipërinë. Shefi i misionit amerikan në atë konferencë, Jakobs, duke e njohur në heshtje Enver Hoxhën si argat në shërbim të Beogradit, iu drejtua me një pyetje-kurth, për çka hidhet dritë në materialin në vijim:

“Ai e pyeti Hoxhën, se cili do të ishte reagimi i tij, në qoftë se Shqipëria do të kërkonte futjen në axhendën e Konferencës së Paqes të kërkesës për rajonin e Kosovës, dhe në rast se  Delegacioni i SHBA do të votonte kundër së drejtës së Shqipërisë për ta diskutuar këtë kërkesë në Konferencë. “A nuk mendoni ju se, të paktën, kërkesa juaj duhet të diskutohet dhe të studiohet?” - kishte pyetur Jakobsi. Kësaj pyetjeje E. Hoxha iu përgjigj në një mënyrë të turbullt dhe mohuese. Ai i tha përfaqësuesit amerikan se “kjo nuk përbën një rast analog, sepse ne nuk jemi duke shtruar kërkesën për rajonin e Kosovës nga aleatja jonë, Jugosllavia”” (Citohet sipas: Prof.dr. Beqir Meta. “Tensioni greko-shqiptar 1939-1949”. GEER. Tiranë 2002, f. 516).

Sigurisht që, në atë konferencë, argati i Beogradit Enver Hoxha nuk mund ta shtronte kurrsesi kërkesën për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, sepse një vit më vonë, më 15 dhjetor të vitit 1947, në mbledhjen e Byrosë Politike, ai do të kërkonte me ngulm bashkimin e Shqipërisë me Jugosllavinë, për ta shndërruar në koloni të saj, nën maskën e republikës së shtatë. Ja thirrja e tij:

“Duhet ta fitojmë kohën e humbur e të bëjmë sa më shpejt bashkimin DE FACTO të Shqipërisë me Jugosllavinë në të gjitha fushat (parti, ekonomi, ushtri, etj.), se Shqipëria nuk mund të qëndrojë si shtet i pavarur dhe aq më pak të ndërtojë socializmin pa u bashkuar me Jugosllavinë…” (Citohet sipas: Mërgim Korça. “Çështja kolaboracionizëm e të tjera. T’i gjykojmë”. Detroit 2014, f. 105).

Me sa duket, Pandeli Majko, i cili nuk ia ka fare haberin se si fitohet buka e gojës me djersën e ballit, sipas diplomës që ka marrë në universitet, sepse nga bankat e universitetit përfundoi në kolltukun e deputetit, kolltuk që s’e ka lëshuar për asnjë çast që prej vitit 1992, flet me gjuhën e shefit të tij Rama kundër bashkimit të Kosovës me Shqipërinë. Se jo më kot Rama, në bashkëpunim të ngushtë me Vuçiçin, si dikur Enver Hoxha me Titon, kërkon të rikrijojë Jugosllavinë e Re dhe Shqipëria me Kosovën, nën maskën e të ashtuquajturit minishengen, të përfundojnë në neokoloni të sllavoserbizmit. Domosdo që Pandeli Majko me gjuhën e heshtur të Ramës do të flasë kundër bashkimit të Kosovës me Shqipërinë. Sepse mbarë opinioni publik shqiptar atë e njeh si kryeservil të regjur të tij. Në shënimin e vet, publicistja Kimete Berisha përmend edhe Elisa Spiropalin, e cila paska bashkuar zërin e vet me zërin e Pandeli Majkos kundër bashkimit të Kosovës me Shqipërinë, sepse, siç shkruan publicistja e nderuar, “… edhe Elisa Spiropali po shqetësohet sa herë po e përmendin bashkimin. Milionerja zhelane, i tha Albinit “s’ka cicmic””.

Kur deklaron kështu edhe Elisa Spiropali, e cila njihet si “uni i dytë” (alter ego) i Ramës, si më kryeservilja e tij, s’ka më asnjë fije dyshimi se Rama, autori i trarit në hyrje të tunelit të Kalimashit, qëndron fort në barrikadën e Partisë Komuniste-së Punës-Socialiste kundër bashkimit të Kosovës me Shqipërinë.

S’mund të ndodhë ndryshe, sepse Partia Komuniste e Shqipërisë, e krijuar nga emisarët e Titos, Miladin Popoviçi dhe Dushan Mugosha, me në krye argatin e Beogradit, njeriun “askushi” me emrin Enver Hoxha, dhe me emra të ndërruar në Parti e Punës dhe Parti Socialiste, që prej 08 nëntorit 1941 deri në ditët tona, nuk ka lëvizur kurrën e kurrës nga shinat e servilizmit dhe të mercenarizmit në shërbim të grekoserbizmit, armikut të betuar të kombit shqiptar. Kjo dëshmon më së miri se fara e tradhtisë që mbolli Enver Hoxha në tokën shqiptare, vështirë se mund të çrrënjoset në shekujt e ardhshëm.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

PRES FITIMTARIN (CIKËL POETIK)

 Flori Bruqi



Pres fitimtarin.

Nëse ti më harron

Nata e parë

Dua që të dish
Një gjë.
Ti e di si është kjo gjë:
nëse shoh
hënën e kristaltë , degën e kuqe
të vjeshtës së ngadaltë në dritaren time,
nëse prek
pranë zjarrit
hirin e pakapshëm
ose trupin e rrudhur të drurit,
gjithçka më çon tek ty,
sikur kjo që ekziston
aroma,dritë, metale,
të ishin anije të vogla që shkojnë
drejt ishujve të tu që më presin .

Nata e dytë

Sidoqoftë
nëse pak nga pak ndalon së më dashuri
do të ndaloj se dashuri pak nga pak
“Nëse papritmas
më harron,
mos më kërko
se tashmë do të kem harruar
Nëse të duket e gjatë dhe e çmendur
era e flamujve
Që kalon permes jetës time
dhe vendos
të më lësh në breg
të zemrës në të cilën kam rrënjët,
mendo
se në atë ditë,
në atë kohë,
do të ngre lart krahët
dhe rrënjët e mia do të dalin
për të kërkuar tokë tjetër
Por
nëse çdo ditë,
çdo orë
e ndjen se për mua je destinuar
me ëmbëlsi të pamëshirshme.
Nëse çdo ditë çel
në buzët e tua një lule për të më kërkuar,
ah, dashuria ime
në mua i gjithë ai zjarr përsëritet,
në mua asgjë nuk shuhet as harrohet,
dashuria ime ushqehet me dashurinë tënde,e dashuruar,
dhe derisa të jetosh do të jete në krahët e tu
pa dalë nga krahët e mia.

Nata e tretë –Shtrati Prustit

Te dua ty,e imja '' te dua''
e vetme si kenga kur jam i pirë.
Te dua ty,o ajri im i dehur,
rrushi im nga vreshtat e gjelber,
vera ime- vesi im i embel-
o dashuri,pije e deshperuar.
Te prek pak me buze dhe dehem.
Ti je,edhe plloske edhe kazan qe shtyp
ti – kupe e fatit tim marramendes.
Te dashuroj te gjithen,keshtu si je.
Cdo dite zbret nga qielli nje ngjyre e hirte
qe pellumbat duhet te shperndajne mbi toke:
gersheta qe thurin harrimi e lotet,
koha qe vite te gjate fjeti neper kembana.
gjithcka,
veshjet e vjetra te ngrena,grate qe ndjejne ardhjen
e bores,
lulekuqet e zeza qe askush nuk i pa se gjalli, -
te gjitha me bien neper duar dhe une i ngre
drejt qiellit me shi.

Nata e pestë

Edhe një buzëqeshje para varrit të Prustit
E plotë nata më Covid 19-të
kurrrë s’mundet të jetë,
Besomëni për çka po ju them,
Besomëni për çka ju betohem.
Çdo hidhërim ka një dritare të hapur,
Një dritare të ndezur,
Ka një ëndërr që lind,
Ka një dëshirë që pret të përmbushet,
Ka një uri që pret të shuhet,
Ka një zemër fisnike,
Ka edhe një dorë të zgjatur,
Ka edhe dy sy në pritje,
Ka edhe një jetë që hyn në një jetë.

Nata e gjashtë –Lamtumirë D.F


Miku im i shtrenjte, lamtumirë!
Ty këtu ne shpirt te kam ta dish!
Fati po na ndan sot pa mëshirë
po diku do të shihemi sërish.
Lamtumirë, mik, pa fjalë e lotë!
Vetullat t'i ngrysesh s'ke përse:
Vdekja s'është e re në këteë botë
As te rrosh nuk eshte gje e re!


Nata e shtatë


Dashuria? Ç'më vjen për të qeshur!
Ti më puth: akull unë, akull ti.
Ndjenja ime, për dreq është rreshkur.
Ndjenja jote të çel nuk di.
Ah, në atë zhurmim sikur t'isha
Si një herë e një kohë, edhe sot
Si çunak në padi të humbisja,
T'ëndërroja me tym ashtu kot.
Të ëndërroja, po veç dicka tjetër
Që as toka, as bari s'e njeh,
Që nuk di si ta quash më emër
se me fjalë dot zemra s'e shpreh.

Nata e tetë


Kujtoj me mall një çast gëzimi
Përpara sysh mu shfaqe ti
Si vezullim i një vëgimi
Si ëngjëll plot më bukuri.
N'andralla jete zhurmëkote
Me dhimbje brengash e mërzi
Me grishtë larg fytyra jote
Dhe zëri yt plot ëmbëlsi.
Nga rrjedha e kohërave që shkuan
Kështjell' e ëndrrave mu shemb
Me mjegull vitet ma mbuluan
Fytyrën tënde, zërin tënd.

Nata e nëntë

Ç'i ngrysa ditët gjithë brengë
I zymte dhe në shkreteti
Pa përendi, pa shpresë e këngë
Pa lotë, jetë e dashuri.
Por ja! Me shkrepi prap agimi i Covid-it 19-të
Se përseri u shfaqe ti
Si vezullim i një vëgimi
Si ëngjëll plot me bukuri
Dhe rreh më gaz kjo zemra ime
Sepse ju kthyen përseri
Dhe përendi, dhe frymëzime
Dhe lote, e jetë, e dashuri.

Nata e dhjetë



Jeta do të kishte qenë
më e lehtë nëse unë
nuk do të kisha
takuar…
Vetëm se nuk do te
kishte qenë jeta ime…

Nata e njëmbëdhjetë

Letra

Nga një tryezë poste që kurrë s’mbetet shkretë
ku rrinë kujtimi, brenga zemra dhe heshtja vetë,
posi pëllumba letrat degdisën që me natë.
I ndiej tek flatrojnë për në shtegtim të gjatë.
Dhe ja, ku jam rrethuar me burra e me gra,
plagosur nga mungesat, nga ndarjet e mëdha.
Letra, pusulla, fjalë: që nisen në hapësirë varri të zi ,
ëndrra ende pa çelur,
mendime ende pa gdhirë,të gjitha marrin rrugën drejt vatrës e drejt pragut,
si ndjenjë dërguar ndjenjës,si gjak dërguar gjakut.
Dhe po të jem nën tokë,që vdiqa ti mos thuaj,më shkruaj dhe nën tokë,se unë do të të shkruaj.
Një shtresë e trashë pluhuri mbulon letrat që s’duhen,
aty u zverdhën faqet,aty gërmat u shuhen,
aty humbasin radhët.
Ku mallet derdhur qenë,aty jep shpirt gëzimi.
Pasi cepat u brenë,aty rropaten thellë
(ç’varrezë e lahtarshme!)
hem ndjenjat e kaluara,hem dashuritë e tashme

Nata e dymbëdhjetë

Dhe po të jem nën tokë,që vdiqa ti mos thuaj,më shkruaj dhe nën tokë,
se unë do të të shkruaj.
Po kur të shkruaj unë do dridhet kallamari:
do skuqet bojë e zezë, me flakërima zjarri.
Se kur të shkruaj unë, do shkruajnë eshtrat e mia:
do shkruaj gjaku im gjithë gulç nga dashuria

Nata e trembëdhjetë

Do marrë letra udhë,si shpend në zjarr kalitur,
me dy flatra të forta dhe një adresë të ndritur.
Si zog që për fole qiell- ajër do të ketë,
mishin, gishtërinjtë e tu dhe frymëmarrjen vetë.
Do mbetesh ti e zhveshur tek dridhesh me ngadalë,
e gatshme ta ndiesh letrën pas gjoksit tënd të valë.
Dhe po të jem nën tokë, që vdiqa ti mos thuaj,më shkruaj dhe nën tokë,
se unë do të të shkruaj.



Nata e katërmbëdhjet

Një letër dje kam parë sesi mbeti pa zot,
mbi sy tek i flatëronte dikujt që s’ngrihej dot.
Letrat që mbesin gjallë dhe për të rënë tregojnë:
që regëtijnë si njerëz,veç sy s’kanë të shikojnë.
Kur dhëmbëqenzit rriten,unë ndiej pranë veshit tim
ërmimn’ e letrës sate tamam si një gjëmim.
Dhe mos e marsha zgjuar,në gjumë do e marr atë letër.

Soneti në Shën Gjin (SHËN VILSON)

I dashuri im i çuditshëm, ç’meritë kam për ty në k’të jetë”
Sytë e tu të qartë si kristal, sikur më shohin e më thonë:
-Bëmë të magjepsem e hesht! Zemra ime që ti po ngacmon,
Përveç ndjesisë së një kafshe antike plot sinqeritet,
Në duart e tua e përkundur dhe e ftuar në të ëmblin gjumë,
Nga sekreti i saj i skëterrshëm, asgjë s’ka për të treguar,
As legjendën tënde të zezë, në gërma zjarri s’ka për ta shkruar,
Oh, se unë pasionin e urrej e shpirti më dhëmb aq shumë!
Le të duhemi ëmbëlsisht. Dashuria, një rojtare e drobitur,
Në mes të errësirës, në pusi, tendos harkun e saj fatal.
Po unë ia njoh mirë veglat e të vjetrit arsenal.
Krimin, tmerrin dhe marrëzinë! – O margaritë e nemitur!
Pse, njësoj si unë, një diell vjeshtak nuk je vallë ti,
Margarita ime e akullt, e imja e panjollosura bardhësi
Dita e katërmbëdhjetë më Covid 19-të
Mengjezi erdh, dhe hapi i tij i lehte 29 qershor 2020
Ma ngriti gjumin qe me kish ne gji,
Une ika zallit nga Hoteli i qetë nga Rëna e hedhur
Duke u endur me nje shpirt te ri;
Ma mbushte zemren me defrim e jete
Lulja e vesuar gjithe njomeshti;
Nje drite hareje befas niste e ndrinte
Perterinte boten qe te me perterinte.
Dhe si po ngjitesha nga lumi i dëlirë
Pluskonte larg nje mjegull pa pushim.
Ajo me futi ne nje mugetire,
Ma vrenjti rretheqark veshtrimin tim:
S`do ta shijoja pamjen aq me hire,
Ngaqe u mblodh nje muzg,nje turbullim;
Pastaj prej resh u gjenda si i sulmuar,
I vetem e mes territ i mbuluar.
Menj`here dielli u duk te depertoje,
Ne mjegull u nderpa nje qartesi,
Ketej zu muzgu tatepjete te shkoje;
Andej te ngjite pyll e lartesi.
Si desh ky syri im qe ta veshtroje,
Pas territ diellin, me me bukuri!
Lufte e tejdukshme s`kishte perfunduar,
Erdh nje shkelqim, dhe mbeta i verbuar.
Nuk ta them emrin.Shumekush mbi toke
Ta thote shpesh,te quan si te tij,
Sikush per shenje ty te ka ne koke,
Po drita jote i sjell veshtiresi.
Ah, kur gaboja, kisha shume shoke,
Sot qe te njoh, jetoj krejt ne vetmi;
Se lumturine e ndiej vetem fare,
S`ia shfaq asnjerit driten magjistare.
Ajo po qeshte, e tha:--Tani kupton
Pse ta zbulova aq pak kete pelhure!
Sapo shikon qe rende me s`gabon,
Sapo me s`je cunak ti, si moskurre,
Dhe nuk permbush detyren posi burre!
Sa shquhesh ti ngado per ndonje vlere?
Kupto, jeto ne paqe me te tjere!
Me fal, bertita, s`kisha keqmendim;
T`i hap se koti syte e mi perhere?
Vullnet gazmor jeton ne gjakun tim,
E njoh dhuraten tende plot me vlere!
Te tjeret do t`i mbush me ate bekim;
Me s`do ta fsheh talentin asnjehere!
Kerkova rrugen aq me dashuri,
Dhe mos t`ua them vellezerve t emi?
Dhe siq po flisja,qenia e mrekulluar
Me pa me zemer dhe me meshirim;
Ne syte e saj sakaq pata lexuar
Cfare kisha bere drejt e cfare gabim.
Me qeshi, e ndjeva veten te sheruar,
Per gaz te ri m`u ngrit mendimi im;
Tani, pra, mundja, me besim pa ane,
Ti qasesha, ta shihja me nga prane.
Ajo e zgjati doren qe ta kape
Te lehte si dhe pahun avullor;
Dhe duk`e prekur fillmendafshten nape
Kjo shkriu, u zhduk rrethimi mjegullor.
E shtija syrin mbi lugine prape,
Mund ta sodisja qiellin madheshtor;
Asaj i derdhej cipa m`e kulluar
Rreth shtatit t`hijshem duke valezuar.
Te njoh, ta di cdo dobesi te kote,
T`i di te mirat qe ti ke gjithenje,--
Me tha keshtu, perjete e ndiej si thote,--
Pra, merr c`te taksa prej qekuri: asgje
Nuk i mungon te lumturit ne bote,
Qe merr kete dhurate qe u perbe
Me muzg mengjesi e diell qartesie :
Prej se vertetes- cipe poezie.
Kur ti dhe miqte ndieni zagushi
Ne mes te dites, hidheni ne ere!
Sakaq ju mvesh me ledha nje freski,
Nje afsh e duf prej lulesh plot me ere,
Pushon t`ju shqetesoje dheu i zi,
Si shtrat i bute behet varri i mjere,
Qetohet vala e jetes se terbuar
Dhe dita e nata ndritin pa pushuar.
Pra, eni shoke, kur duke renduar
Ngarkese e jetes shume ju mundon ,
Kur udhen tuaj fati i mrekulluar
Me lule e peme t`arta jua bekon,
Drejt dites s`ardhme shkojme te bashkuar!
Ajo ne jeten vjen na lumturon
Dhe niperve, kur t`ikim pergjithmone,
Iu befte gaz kjo dashuria jone!

TË DUA MË FORT SE RERËN E HEDHUR TË PLAZHIT NË QYTETIN VILSON TË SHËNGJINIT…
Ty të dua më fort se natyrën,
Se natyra e gjallë je vetë,
E lirisë ti je shëmbëlltyrë,
Por pa ty dhe liria më vret.
Ty të dua aq fort i shkujdesur,
Sa rrëpira më duket si shteg.
Të pamundurën askush s'e ka prekur,
Dashuria ime e prek.
Ty të dua, të dal'ku të dalë,
Dhe kur pi dhe kur bëhem brutal,
Ty të dua dhe as bëhet fjalë,
Përmbi egon e shenjtë do dal.
Ty të dua më fort se Naimin ,
Se të dheut këtë bukuri,
Se muzikën pa fund të efirit,
Se muzikë e libër je ti.
Ty të dua më fort se lavdinë
Që kaloi e atë që po vjen,
Se të ndryshkurën perandorinë,
Mëmëdhe s'ësht'ajo,por ti je.
Je fatkeqe? S'pranon ti mëshirë?
Lodhe Zotin me lutjet e tua.
Ty të dua përmbi lumturinë,
Më fort se dashurinë të dua.
Bie shi. Sa bukur ! Të dua .
Ne shtëpi bashkë do të rrimë.
Asgjë nuk na pelqen me fort ty e mua
Tani qe po ikën kjo stinë.
Bie shi. Taksitë vijnë e venë
Dhe autobuset rendin plot.
Rimorkiatoret neper Sene
zhurmojnë...sa një fjalë nuk kupton dot!
Sa bukur: Bie shi. Mbaj vesh
Pikat e shiut që vërbërisht
Godasin e kërcasin mbi qelq...
Ti me buzëqesh dhëmbshurisht.
Te dua. Oh,zhurme e shiut gushtak
Qe denes si nje ndarje diku.
Ti do te ikesh prej meje pas pak.
Thua se bie shi ne sytë e tu.
Endrra e zemres sime
Sa herë ënderrova, nje ënderr per çudi,
Një grua te panjohur që më do dhe e dua
E që prore me duket jo krejt si ajo grua
Po jo dhe krejt si tjeter, e me do pa kufi.
Sepse me kupton e me njeh e me di,
Misteri i zemres sime veç prej saj u zbulua
Veç ajo, duke derdhur çurke lotesh mbi mua
Ma freskon zjarr'in e ballit e me deh më magji.
S'e di është ezmerë apo flokëartë
Emri i saj: L.V. Me kujtohet, i ëmbël, tingull i qarte,
Si i njerëzve tanë dikur të ikur në mergim.
Syte: vështrimin e ngulur te statujave i kane
Dhe zëri i vjen i larget, i qete e gjithe trishtim
Si një këngë prej zërash të dashur qe më s'janë.
Ç'bën aty, vogëlushe
me lulet që mblodhe në ara?
Po ti, vajzë e re, ç'bën aty
me lulet e tua të thara?
Ç'bën aty, o grua e bukur,
me lulet që vyshken dhe heshtin?
Po ti ç'bën aty, plakë e rrudhur
me lulet që presin të vdesin?
Pres fitimtarin.
Unë dua të jem Ti L.V më bukurinë tënde
Unë dua të ëndërroj ëndrra të qeta më TY!
Dhe me shkëlqimin e tyre të stolis si me dredhëza odën time në pritje, muzët tua dhe mollat tua
Unë dua të marr me vete bekimin e duarve të tua në duart e mia dhe në flokët e mi në natën time
Nuk dua t’u flas njerëzve
Që jehonën e fjalëve të tua
(që dridhet si një kumbim mbi të miat dhe ua pasuron tingullin)
Të mos e humb dhe nuk dua ta shoh më diellin e mbrëmjes në asnjë dritë
Për të ndezur në zjarrin e syve të tu mijëra viktima zëpake…
Unë dua të lindem në ty
Si lutja e fëmijëve në mëngjesin e zëshëm e brohoritës
Si raketa mes yjeve më të vetmuar
Unë dua të jem Ti -LV...

Tiranë, Shëngjin(Vilson) shtator 2020.....

Gazetari Prishtinas Baton Haxhiu

Zotri  Baton Haxhiu ka bërë një deklaratë të bujshme gjatë një debati televiziv, ku ka pohuar se Partia Socialiste (PS) ka kontribuar për...