PRANVERË DO TA QUAJ
Ah,
pranverë do mbetet ndjenja e një puthje
ëndërrimi,
me
prarim pranvere, me gjethe të gjelbra dëshpërimi.
Anembanë
degëve të ullinjve ku shtrihet tërë gjelbërimi,
i
dashur im, sot do desha të ishe i pranverës prarimi.
Kur
dielli ndizte llërëpërveshur atëherë mbeti vështrimi,
sikur
fliste hëna e ty të vetëtinë sytë ëmbël mbi mua.
Krahët
shtrirë poshtë meje në syt`e mi mbet ngazëllimi,
atëherë
qeshi dalldisur hëna me dashuri ndër duar.
Kur
ti ecje me hapin tënd të matur, të bukur djaloshar,
kryelartë
pëshpëritje buzëqeshur si zemr’e larë në ar.
Fytyrë
ndezur të shihja ndaj zemra dëgjohej që larg,
pastaj
trokthi i saj avitej, tronditej si zokth
në acar.
Shkëlqimi
dhe freskia në ty mbet si e heshtura pranverë,
zë
shkrirë nëpër vite mbi degë të bajames ti le një fole.
Kur
pulëbardhat ktheheshin dhe lejlekët aq të dashuruar,
i
yti vështrim timin pushtonte, sa nuk kish të krahasuar.
Ashtu
ndezur me puthjen time mbi të tuat buzë kërkuar,
kur
timin afsh pulëbardha ta sillte me puhi ngatërruar.
Edhe
unë ca nga cazë, e mbushur plot epsh, zjarr, flakë,
dot
s’qëndroj pa tëndin gji, që e ndiej në timin asht.
Eh,
moj jetë me dit`e net thua çastit do t`venitesh?!
Do
të ikim nga kjo botë me shumë dhimbje s’ka dyshim,
vetëm
dua që t’më kuptosh se sa shumë desha ndër vite,
ata
sy plot xixëllimë që s`i ndahen fundit tim.
Ti
ike diell më larg nga këto bregore,
të
cilat blerojnë gjithmonë në pritje.
Sikur
t’i shohësh sa shumë gjelbërime,
ëmbël
shtrihet dhe hëna ndër vise.
Ti
diell, eja, shtri krahët ndër bregore!
Më
poshtë një fushë e blertë të pret,
xixat
e tua dërgoja me flakë rrufeje,
si
foshnja ushqimin e uritur po pret.
Gjëmon
kjo fushë bashkë me bregoret,
ngre
kryet një lul’e bukur përpjetë.
Po
vuan i saji shpirt, e përvëlohet,
nën
drithërima rrezen tënde pret.
ARDHJA JOTE MË BËN TË BUKUR
Kur ti më vjen
ndër ëndrra gëzimin ëmbël ndjej,
poshtë
portokajve dimërorë plot gaz dëfrej.
S’duhet vetëm
borë, në zjarrin tonë ne heshtim,
malli përkëdhel,
ndërsa unë e ti nuk rreshtim.
Kur më vjen ti
ardhja jote më bën aq të bukur,
se më ngjall çdo
ndjenjë e flatroj si flutur.
Kërkojmë veç
burimin që shpirtin të freskojmë,
me lotin e
zemrës thellë mallin flakërojmë.
Më zuri gjumi
ndër krahët e tua,
duke përgjuar
nga ty një sinjal.
Mbështjellë aty
gjer në t ‘aguar,
ëmbël më erdh e
bukura fjalë.
Në tëndin gji
seç pëshpëritja,
erdhe ti zemër?!
Sa dua të pres!
Aq të ndjeva, sa
më... bërtita,
kët’ shpirtin
tim veç ti e ndez.
TË KËRKOJ
Ti vjen në
ëndrra e më pushton,
i yti shtrëngim
agimet më zgjon,
zgjon ëndrrat,
ndjenjën e zjarrtë,
po digjem për
ty, vuaj çdo çast,
të zjarrtë veç
ti më bën çdo natë.
GJERDANI
Edhe unë s’do ta heq asnjë sekondë,
nga qafa ime e brishtë ndezur flakë.
Atë gjerdan dimër e verë do ta mbaj
e çdo qelizë që ta ndjejë të bërtasë.
Ah, sikur pas ajrit ta dërgoje si dhuratë,
atë thjeshtësi tënden dhe ëndrrën e gjatë.
Atë pjesë të dashurisë ta thashë, ta thashë...
Për mua do të ishin sa shtatë qiej bashkë.
Bregoret me zjarr duken se ulen qartë,
ulen, por përsëri ngrihen më shpejt se aq.
Bashkë me atë gjerdanin tënd të artë,
që mbështjell aq ëmbël një të hollë qafë.
MALL I DASHURISË
Meqë lotin do ta nis e mallin gjatë do ta puth,
të puth pragun e zemrës e thellë gjer në fund.
Dua tani shpejt fluturimin, porsi zogëz ta marr,
të vij në ty frym’ ëmbël e çiltër plot gaz.
Do t’ kalojmë një natë të flaktë plot afsh mbështjellë,
loti pranë do më rrijë dhe ti si djalë me lot e mbërthen.
Sa shumë do t’ psherëtijmë, do të qajmë atë natë,
gjersa ta shkrijnë të gëzimit lot mallin e ngratë.
Me lotin
do të jap gurgullimën e një burimi kristal,
do të nis
sisën me qumësht të thithë qengji laran.
Po
s’arrita sot, ta dish, s’do mund të arrij më kurrë,
në shpirt
jeton ai zë, që kush s’mund ta shkulë.
VËRTET
Zot, më
quajte trëndafil,
po a jam
vërtet e tillë?!
Në i do
të miat petale,
mos i lë
të vyshken fare!
MË MBYLLE
Më mbylle në guaskë,
o dashuria ime!
Po unë,
jam e fortë si
shkëmbi.
Dua të dal
tashmë
e të bukurin,
gjelbërim poetik
të
zë.
VJEN
E MË GODET
Si
tërmet më trondit çdo hap zemër e trishtuar
dhe
duket një shkulm si një valë që po afron.
Bëj
ta kap s’e kap dot se kam frikë të trazuar,
po
vjen më godet porsi një det që shkulmon.
Ah, si vjen me ngjyra ylberi
portreti yt afrohet!
lartësohet, hyjnizohet me
xixa vështrimesh.
Një shpuzë më djegë buzën aq
sa s’ belbëzohet,
Është malli, malli si suvalë
më vrau hiresh.