Në faqen e
internetit “Kosova “Sot” të ditës së
sotme, 01 shkurt 2021, lexova një shënim të shkurtër të Profesorit Nexhmedin
Spahiu, me titull:“E kundërshton ashpër
profesori i njohur: Ideja e bashkimit kombëtar, fyerje për Kosovën dhe për
Shqipërinë”.
2021-02-03
Akademik Eshref Ymeri,Ph.D : Dy fjalë për kujtesë Profesorit Nexhmedin Spahiu
Në
këtë shënim të shkurtër, Profesori shkruan:
“Kombi shqiptar
ekziston qe një shekull dhe është i njohur nga të gjithë kombet e botës qe një
shekull, kurse kombi kosovar ekziston qe
dy dekada dhe është i njohur nga më shumë se gjysma e kombeve të botës”.
Ore Profesor Spahiu!
A jeni në vete apo keni lajthitur? Ç’janë këto broçkulla kalamajsh që keni
nxjerrë në publik? Gjysma e botës ka njohur pavarësinë e shtetit kosovar, jo
kombin kosovar, prandaj thirrini mendjes dhe ejani në vete! Në deklaratat e
shteteve të botës thuhet se njohin pavarësinë e një shteti të caktuar, nuk
thuhet se njohin kombin e atij shteti.
Sa herë që ndokush
nga politikanët shqiptarë, në të dyja anët e kufirit, në kuadrin e shakave
politike, karakteristike këto gjatë fushatave zgjedhore, hedh idenë e
ribashkimit të Kosovës me Shqipërinë, Profesor Nexhmedin Spahiu menjëherë mpreh
penën e vet dhe, si puna e asaj pulës që del nga koteci, fillon kakarisjet
kundër idesë në fjalë.
Me këmbënguljen e vet
“shkencore” kundër ribashkimit të Kosovës me Shqipërinë, Profesor Spahiu e
mundon veten kot, se një ribashkim i tillë nuk ka për t’u bërë kurrë në kushtet
ekzistuese, kur edhe në Prishtinë, edhe në Tiranë sundojnë kasta politike
mercenare, në shërbim të grekosllavizmit dhe të brukselizmit. Por kur Profesori
deklaron se ekzistuaka një komb shqiptar dhe një komb kosovar, atëherë këtu ndryshon puna. Profesor
Spahiu, këtu e ca vite të shkuara, ka pasë shkruar për ekzistencën e kombit
shqiptar dhe të “kombit kosovar” dhe asokohe unë kam pasë polemizuar me të.
Personalisht jam
shumë i befasuar që Profesor Spahiu hedh përsëri në tregun politik idenë e
“ekzistencës së kombit kosovar”, sepse një ide e tillë i vjen shumë në osh
rusoserbizmit, armikut tradicional të mbarë kombit shqiptar.
E kam pasë theksuar
edhe herë të tjera dhe po e theksoj përsëri. Në dy artikuj me tituj “Kur Kosovën unë e pashë” dhe “Dertet e një përkthyesi”, të botuar në
vitin 1999, si mbresa nga vizita në Kosovë në rolin e përkthyesit të gazetarëve
ukrainas dhe rusë, pata theksuar se gjatë takimeve me qytetarë të thjeshtë
kosovarë, gazetarët në fjalë dhe sidomos gazetarët rusë, në majë të gjuhës
kishin pyetjen: “Si e shikoni të ardhmen
e Kosovës?”. Dhe qytetarët kosovarë, që nga Kaçaniku deri në Pejë, që nga
Prishtina deri në Prizren, që të gjithë, pa përjashtim, jepnin të njëjtën
përgjigje: “Duam që Kosova të jetë e
pavarur dhe pastaj të ribashkohet me Shqipërinë”.
Beogradi, për të
krijuar truallin e “ekzistencës” së një populli kosovar që “nuk ka lidhje fare”
me popullin e Shqipërisë Londineze, pra, që “janë dy kombe të ndryshme”, pati
hedhur edhe idenë e “ekzistencës” së një gjuhe tjetër në Kosovë. Kështu,
Beogradi, ku ligjin tradicionalisht e ka pasë bërë shovinizmi sebomadh, e
kishte ndarë gjuhën
shqipe në ”allbanski jezik”, që
flitej në Shqipëri dhe ”shiptarski”
apo ”shiftarski jezik”, që duhej, sipas tij, të flitej në
Kosovë.
Me
idenë e “ekzistencës së kombit kosovar”, Profesor Spahiu, lexuesit me vetëdije
kombëtare në të dyja anët e kufirit, i bën të shtrojnë pyetjen:
“Profesor
Spahiu është naiv apo i shërben me vetëdije shovinizmit serbomadh?”.
Dhe
një pyetje e tillë i bën lexuesit ta
hedhin vështrimin prapa, te Kongresi i Berlinit dhe te Konferenca e Londrës.
Shovinizmi evropian, nën diktatin e shovinizmit rusomadh, për shkak të
përçarjes tragjike ndërshqiptare, me trojet tona etnike kënaqi orekset e
grekosllavizmit, duke trefishuar sipërfaqen e territoreve të sllavëve dhe të
grekëve. Synimi përfundimtar i shovinizmit evropian ishte shpërbërja tërësore,
deri në zhdukjen nga harta të Shqipërisë Etnike. Një synimi të tillë iu vu fre
vetëm në saje të Presidentit Uilson në Konferencën e Paqes të vitit 1919 në
Paris.
Etnia
shqiptare, dikur, në mesin e shek. XIX, ka pasë qenë etnia më e madhe në
Gadishullin Ilirik. Asokohe Greqia kishte 1,1 milion banorë, Serbia 600 mijë
banorë, kurse Shqipëria 1,6 milionë banorë. Sipërfaqja e territoreve shqiptare,
sipas Fjalorit Enciklopedik Rus të vitit 1896, botim i Akademisë së Shkencave
të Peterburgut, arrinte në më shumë se 120 mijë km². Kurse sot ku janë
Shqipëria, Greqia dhe Serbia me sipërfaqen e territoreve të tyre?
Sipas
Profesor Spahiut, “kombi kosovar qenka krijuar” 20 vjet më parë! Interesante
deri në gajasje kjo deklaratë. Po si qenka e mundur që Profesor Spahiut s’i
paska vajtur në mendje dhe të arsyetojë për një çast për një fakt fort domethënës
në rastin e kombit gjerman? Dihet që Gjermania, në vitin 1945, u nda në dy
pjesë - në Lindore dhe Perëndimore. Gjermania Lindore, në pronësi të komunizmit
sovjetik, qëndroi e ndarë gjatë 45 vjetëve. Megjithatë, nga radhët e saj nuk
doli ndonjë profesor që të deklaronte se na qenkej krijuar kombi gjermanolindor
dhe të shprehej kundër ribashkimit me Gjermaninë Perëndimore në vitin 1990.
Koreja e Jugut ka gati 70 vjet që është ndarë nga Koreja e Veriut, por asnjë
profesor korean nuk ka marrë kurrë guximin dhe të deklarojë se koreanët e Jugut
dhe koreanët e Veriut na qenkan kombe të ndryshme.
Populli
shqiptar i Kosovës ka plotësisht të drejtë të jetë shumë qejfmbetur me atdheun
amë, sepse ky s’e ka pasë ndihmuar absolutisht në shumë ngarje tragjike që kanë
ndodhur në Kosovë, si ato të vitit 1945, kur krytradhtari i Kosovës Enver Hoxha
lejoi kryerjen e masakrës së Tivarit, kur në vitin 1956 Beogradi shpërnguli nga
trojet amtare mbi 450 mijë shqiptarë dhe i degdisi në Turqi, kur shpërthyen
demonstratat studentore të vitit 1981, kur në vitin 1989 krimineli Milosheviç e
zhveshi Kosovën nga autonomia, kur në fundin e viteve ’90 nuk ndërhyri për t’i
dhënë Kosovës ndimë ushtarake. Intelektuali i njohur ushtarak nga atdheu amë,
Dilaver Goxhaj, ish-zëvendësshef i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë
Çlirimtare të Kosovës, pas një pyetjeje që i pata drejtuar para disa ditësh për
të mësuar diçka nëse Shqipëria, në fundin e viteve ’90, kishte ose jo trupa tankiste në Veriun e
vendit, më dha përgjigjen në vijim:
“Lidhur me pyetjen tuaj, ju
them se deri atëherë kishim vetëm gjysmat e tankeve, se gjysma qenë shitur, nga
1250 që ishin, ndodheshin rreth 800 në gjendje luftarake”.
Megjithatë, atdheu amë, nuk e
vuri absolutisht ujët në zjarr që të niste drejt Kosovës qoftë edhe një tank të
vetëm, për të mbrojtur vëllezërit kosovarë nga bisha fashiste serbe.
Populli shqiptar i Kosovës ka
plotësisht të drejtë të ketë qejfmbetje të madhe me atdheun amë, të cilin Rama
e trajton si pronë private. Prandaj edhe midis Kosovës dhe Shqipërisë vendosi
trarin e turpshëm. Ai tra ka ndikuar tmerrësisht shumë që populli shqiptar
i Kosovës, i cili dikur, në masën gati
90%, ishte për ribashkim, tani kundërshtimi është shtuar deri në 54%. Ky është krimi më i madh që Rama ka kryer
kundër popullit shqiptar të Kosovës.
Vallë të mos e kuptojë
Profesor Spahiu që Kosova më vete dhe Shqipëria më vete po shkojnë drejt
shpërbërjes tërësore? Sepse gjendja tragjike, ku e ka katandisur Kosovën banda
tradhtare e Hashim Thaçit, ka bërë që Kosova të zbrazet nga popullsia çdo vit.
Në garë me bandën e Hashim Thaçit, kasta politike e Ramës, gjithashtu, po e
zbraz çdo vit atdheun amë nga popullsia. Një zbrazje e tillë është në
strategjinë afatgjatë të grekosllavizmit, i cili, në bashkëpunim të heshtur me brukselizmin, ka si pikësynim
pikërisht shpërbërjen përfundimtare, deri në zhdukjen e plotë të kombit
shqiptar. Prandaj kështu, të ndara dhe të armiqësuara në heshtje, Kosova dhe
Shqipëria shpërbëhen dhe zhduken më me lehtësi. Kurse ribashkimi i tyre
grekosllavizmin e tmerron. Sepse ribashkimi i Kosovës me Shqipërinë, nën
qeverisjen e një tjetër klase politike në të dyja shtetet, si ajo që
përfaqësojnë Albin Kurti dhe Vjosa Osman, në rrjedhën e mëvonshme të ngjarjeve,
do të sjellë si pasojë të pashmangshme ribashkimin me trojet tona etnike në
Maqedoninë Veriore dhe, në fund, ribashkimin e Çamërisë me trungun amë.
Pikërisht pas një ribashkimi të tillë, shteti shqiptar, si administrator i të
gjitha trojeve tona etnike, do të bëhet
me të vërtetë shtet me autoritet në sytë e opinionit publik ndërkombëtar, sepse
grekosllavizmi dhe brukselizmi nuk do të guxojnë më të tallen dhe ta shkelin me
këmbë kombin shqiptar, siç po tallen dhe
po e shkelin me këmbë Kosovën, e cila, faktikisht, është koloni e Serbisë, e
shtetit më kriminal të Evropës (çka u vërtetua me ndalimin e Albin Kurtit dhe të Vjosa Osmanit për të hyrë në
Mitrovicën e Veriut), nuk do të guxojnë më të tallen dhe ta shkelin me këmb
Shqipërinë, si deri tani, e cila, faktikisht, është koloni e Greqisë, e shteti më
racist dhe më karnaval të Evropës. Të gjithë shqiptarët me vetëdije kombëtare
janë të bindur se ribashkimi i trojeve tona etnike në një shtet kombëtar, me
një stemë dhe me një flamur, është vetëm në dorën e shqiptarëve, kur ata, edhe
në Prishtinë, edhe në Tiranë, të kenë në krye një klasë politike dinjitoze, si
ajo që përfaqësojnë Albin Kurti dhe Vjosa Osmani, klasë, për të cilën duhet të
shpresojmë se do të dalë në skenë edhe në Shkup.
Në fund, Profesor Spahiut
dëshiroj t’i kujtoj tekstin e këngës me bukuri mitike “Xhamadani vija-vija”. Në këtë tekst poetik me rimë fantastike,
dëshiroj të ndalem në katërvargshin në vijim:
Është një qiell që na bashkon,
Është një diell që na burrnon,
Është një gjuhë që flasim të
tanë,
Është një tokë q’e thërrasim
nanë.
Po ashtu, Profesor Spahiut
dëshiroj t’i kujtoj tekstin e këngës legjendare, me titull “Thërret Prizreni mori Shkodër”, të ekzekutuar me aq mjeshtëri
artistike nga këngëtarja e talentuar me zë gjëmimtar Barbana Dini.
Kini parasysh, ore Profesor
Spahiu, se këto vargje janë të shenjta dhe shenjtëria e tyre do t’ju ndëshkojë
rëndë me një njollë të pahijshme në ballin tuaj prej mercenari në shërbim të
grekosllavizmit dhe sidomos të rusoserbizmit, damkë që nuk do të shlyhet kurrë
as nga balli i pasardhësve tuaj brez pas brezi. Është koha që të pendoheni dhe,
si shqiptar, ju bëj thirrje për pendesë për ato fjalë të pamatura që keni
nxjerrë nga ekrani i kompjuterit për konsum publik.
Los Anxhelos, Kaliforni
01 shkurt 2021
Ndërrimi i motmoteve, ripërtëritje e dashurisë vëllazërore
Kërko brenda në imazh Nga : FLORI BRUQI Për të festuar Viti i Ri 2025 , ja disa urime që mund të ndani ...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...