Ministria e Punëve të Jashtme të Gjermanisë kanë reaguar për situatën mes Kosovës dhe Serbisë duke thënë se duhet të shmanget përshkallëzimi i mëtejshëm mes dy shteteve.
Gjermania ka thënë se është e rëndësishme që Serbia t’i reduktojë trupat e saj në kufirin me Kosovën pa vonesë.
MPJ gjermane tutje ka shtuar se bashkë me partnerët janë në kontakt të drejtpërdrejtë me palët e përfshira.
Berlini zyrtar kërkon që procesi politik të vazhdojë urgjentisht.
“Duhet të shmanget përshkallëzimi i mëtejshëm mes Serbisë dhe Kosovës. Është e rëndësishme që Serbia të reduktojë trupat e saj në kufirin me Kosovën pa vonesë. Së bashku me partnerët tanë, ne jemi në kontakt të drejtpërdrejtë me palët e përfshira. Procesi politik duhet të vazhdojë urgjentisht”, thuhet në reagim.
Në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në SHBA, pjesëtarët e komunitetit të diasporës shqiptare në Uashington janë mbledhur sot për të nderuar rreshterin Afrim Bunjaku, pjesëtar i Policisë së Kosovës i cili u vra në krye të detyrës nga sulmi terrorist organizuar nga Serbia.
“Bashkatdhetarët tanë kanë nderuar aktin heroik të rreshterit Bunjaku, i cili dha jetën në mbrojtje të rendit dhe ligjit, integritetit territorial dhe sovranitetit të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së Kosovës në SHBA.
I pranishëm në ceremoninë e nderimit për policin kosovar ka qenë edhe ambasadori William Walker.
Në Ambasadën e SHBA-së në Uashington kanë qëndruar edhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Shqiptare, Arben Kingji dhe ambasadori i Shqipërisë në SHBA Ervin Bushati.
“Për nder të heroit Afrim Bunjaku, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Shqiptare, gjeneralmajor Arben Kingji dhe ambasadori i Shqipërisë në SHBA, Ervin Bushati, vizituan Ambasadën e Kosovës në Uashington, D.C”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së Kosovës në SHBA.
Ish-zëdhënësi i NATO-s gjatë kohës së luftës në Kosovë, Jamie Shea ishte këtë të shtunë i ftuar në një intervistë për Euronews Albania për të folur për situatën e krijuar në veri të Kosovës.
Në afërsi të manastirit të Banjskës, një grup terrorist i udhëhequr nga krimineli çetnik serb Milan Radoiçiç sulmoi të dielën e 24 shtatorit 2023, policinë e Kosovës e për pasojë mbeti i vrarë Heroji i Kosovës ,i ndjeri Afrim Bunjaku nga Samadrexha e Vushtrisë.
Jamie Shea shprehu keqardhjen për policinë e vrarë ndërsa i pyetur se si e komenton zinë e Serbisë për terroristët serbë të vrarë në Kosovë, ai tha se kjo nuk ka qenë një sjellje e arsyeshme.
Ai tha se ata nuk kishin shkuar në veri të Kosovës për ndonjë kauzë të drejtë për t’u quajtur heronj, sipas tij ata shkuan aty për të vrarë e për të shkaktuar trazira
“Si fillim duhet të bëjmë të qartë se kjo nuk është një sjellje e arsyeshme këta njerëz nuk janë martirë, ata nuk janë duke luftuar për ndonjë kauzë e cila mund të justifikohet. Jo. Ata ishin aty për të vrarë njerëz, ishin aty për të shkaktuar trazira. Ideja e të quajturit ata martir apo hero është e gabuar.
Kjo lloj retorike është gjëja e fundit që ne kemi nevojë. Ajo që unë vura re ama është se kur sekretari i Shteteve të Bashkuara, Blinken takoi presidentin Vuçiç ky i fundit premtoi se do të qetësohej situate. Le të shikojmë nëse do qetësohet kjo situatë dhe nëse kjo retorikë qesharake dhe e panevojshem ka për t’u shuar apo jo”,-tha Jamie Shea.
Edi Rama sot para dite foli si “patriot” ne mbrojtje te Hashim Thacit! Ai tha se po mbron UCK-ne, por e tradhtoi veten kur tha “Kush nuk e mbron Hashimin, eshte kunder Ushtrise Clirimtare te Kosoves”! D.m.th se Edi Rama po ben politike me gjakun e deshmoreve te UCK-se!
Por nese do ta pyeste ndonje gazetar mbas diten e sotme se “Pse nuk e voton rezoluten per genocidin serb ne Kosove”, do te thote “ta harrojme te kaluaren”! Nese do e pyese dikush se pse mban lidhje vellazerore me Aleksander Vuciq, kete kriminel lufte, do te thote se presidenti i Serbise eshte ne veshtiresi dhe duhet mirekuptuar”!
Pra Edi Rama para dite “mbron UCK-ne”, mbas dite mbron Serbine, presidentin serb dhe te gjithe ata qe i kane shkaktuar Kosoves fatkeqesine e dramen me te madhe ne histori! Edhe me UCK-ne, edhe me Serbine! Pra, para dite “patriot” pro-UCK-se, pas dite patriot serb pro presidentit te Serbise!
Megjithate ka medie edhe ne Kosove qe i bejne elozhe fjale-jashteqitjes se Edi Rames! Keto media jane lope qe kullosin ne grazhdin e Edit, Sandrit dhe Sorosit! Nuk ka asnje mundesi ndryshe. Sepse edhe idiotet e dijne se patriotizmi i Rames eshte patriotizem pro-serb!
Kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka dhënë një intervistë, në të cilën sërish del në mbrojtje të Aleksandër Vuçiçit dhe Serbisë kur bie fjala për raportet me Kosovën. Rama ka folur për një portal shqiptar në Maqedoninë e Veriut, të quajtur KDP. Ndërkaq deklaratat e kryeministrit tonë i kanë komentuar me entusiazëm mediet e Beogradit. Eshtë e kuptueshme se me sa patetizëm i kanë pritur ato Aleksandër Vuçiç, Ivida Daçiç dhe politika nacionaliste e Beogradit. Aq sa presidenti i Serbisë ka filluar ta shesë si arritjen më të madhe në karrierën e tij politike bashkëpunimin me Edi Ramën.
Sipas kryeministrit shqiptar, kompromiset që duhet të bëjë Prishtina, sado të dhimbshme të jenë për ta, janë një ‘copë keku’ në krahasim më atë që duhet të pranojë Beogradi në këtë dialog. “Është një copë keku në krahasim me atë që duhet të gëlltisë Beogradi,” tha ai. E jo vetëm kaq! Rama sërish kërkoi që komuniteti ndërkombëtar perëndimor të mos bëjë presione ndaj Serbisë për të vendosur sanksione ndaj Rusisë, raportoi para dy ditësh agjencia e lajmeve serbe, B92. Ndërsa media ruse Sputnik citoi Edi Ramën të ketë thënë: “Serbia nuk mund ta bëjë këtë as politikisht, as teknikisht. Serbia është e mbaruar pa gazin rus. Nuk është Gjermania që mund të presë dhe mund të hapë një platformë tjetër për gazin çdo të shtunë, përmes të cilës ajo blen gaz shumë më të shtrenjtë nga Katari dhe vende të tjera“. Ky deklaratë është e fundit nga avokatia që Edi Rama i ka bërë për dekada Serbisë, pavarësisht genoocidit që ajo ka bërë kundër shqiptarëve në Kosovë!
Në karrierën e tij Edi Rama historikisht është orientuar nga një aleancë me Serbinë. Kur ishte kryetar i Bashkisë së Tiranës, në pamundësi për t’iu qasur në fushën politike, ai iu përkushtua lidhjeve përmes asaj që quhet kulturë. Të parit që i dha Çelësin e Tiranës ishte këngëtari serb, Goran Bregoviç, një mbështetës i zjarrtë i genoocidit serb në Kosovë dhe mik i Milosheviçit. Madje, sipas dëshmive të tashme , ai është gjithashtu eksponent i shërbimit sekret të Serbisë. Rama asokohe nxiti botues të ndryshëm afër tij në Tiranë që të rehabilitonin shkrimtarin dhe diplomatin anti-shqiptatr të Serbisë, Ivo Andriç. Sponosorizoi përkthimin e librave të tij në shqip. Dhe të gjitha këto i bëri vetëm një-dy vite pas luftës në Kosovë.
Megjithatë u desh që Edi Rama të bëhej kryeministër, e ne shqiptarët të shihnim qartë se çfarë lidhjesh të ngushta kishte ai me Beogradin. Fillimisht gatoi së bashku me Vuçiçin planin e “heroizimit” të tij, Ndodhi kjo me “sulmet” ndaj Olsit (vëllait te Ramës) prezent në stadiumin e Beogradit në ndëshjen Shqipëri-Serbi në tetor 2014, kur shërbimi sekret i Serbisë inskenoi dronin e Shqipërisë Etnike mbi stadium. E fajësuan Olsin për këtë dron. Sepse fillimisht Edi, vëllai i tij dhe gjithë familja duheshin reklamuar si “patriote” te shqiptarët!
Një muaj më pas të dy kryeministrat, Vuçiç dhe Rama, sajuan planin e “shpalljes së pavarësisë së Kosovës” në Beograd, gjatë një konference shtypi që ata mbajtën aty. Njerëzia thirrën me të madhe, madje thërrasin idiotët edhe sot, se “Edi Rama ishte i pari që ua tha në Beograd serbëve – Kosova është e pavarur”! Nuk e menduan asnjëherë pse Edi dhe Sandri e bënë këtë akt?! Megjithatë ajo çfarë ka ndodhur pas nëntorit 2014 ka zbuluar tashmë gjithçka edhe çfarë intrige qe ajo deklaratë në ndihmë të imazhit të Edi Ramës te shqiptarët. Pas saj ka ndodhur ajo që ishte e pamendueshme dhe e pashpjegueshme. Edi Rama në mënyrë kontinuive, prej fillimit e derisa të jetë gjallë, e mbron e do ta mbrojë Serbinë në raport me Kosovën. Gjithmonë do t’i jepte e do t’i japë të drejtë Serbisë në konfliktin e saj me Kosovën. Aq sa ka mbërrit ta paraqesë Serbinë si viktimë, ndërkohë që Kosovën si „agresore“ kundër serbëve.
Nuk do të radhis gjithçka çfarë ka bërë kryeministri i Shqipërisë në mbrojtje dhe në shërbim të Serbisë dhe presidentit të saj, Aleksandër Vuçiç. Të gjitha këto do të shënohen në historinë e turpshme të shqiptarëve, atëherë kur dikush të publikojë bisedat dhe aktet që janë ndërmarrë për ndarjen e Kosovës si dhe për Open Balkan. Ndërsa deklarata e cituar në fillim të këtij shkrimi për një portal të Maqedonisë së Veriut është dëshmia e fundit në radhën e shumë deklaratave dhe akteve pro-serbe e anti-shqiptare (anti-kosovare) të Edi Ramës. Kjo deklaratë jo vetëm e forcon pozitën e serbëve dhe e dobëson atë të Kosovës në dialogun midis tyre, por rrit shanset që Kosova të dëmtohet rëndë nga pikëpamja e funksionimit institucional dhe integritetit territorial nga krijimi i Asosacionit serb.
Pikërisht ky është qëllimi dhe kuptimi i asaj deklarate. Gjithçka, çdo deklaratë dhe qëndrim të tijin pro-Serbisë, kryeministri i Shqipërisë i bën në momentin e caktuar, kur rritet ndikimi i tij në suksesin serb kundër Kosovës e dobia në favor të Serbisë. Asgjë, asnjë deklaratë dhe qëndrim i tij në raport me Serbinë nuk është i rastësishëm. Kush e merr dhe interpreton si të tillë, kërkon që ta relativizojë përgjegjësinë e tij.
Megjithatë është enigmë dhe e panjohur pse Edi Rama e bën këtë gjithmonë në momentet delikate dhe të disfavorshme për Beogradin! Pse ai pikërisht kur Kosova është në avantazh i bie bilbilit për ndonjë faull të skuadrës kosovare të dialogut?! Pse qenkan për Kosovën kek lëshimet që mund të bëjë ajo ndaj Serbisë dhe qenka helm zgjidhja për Serbinë?! Askush nuk e di sot e kësaj dite se sa paguhet e me çfarë shpërblehet Edi Rama për avokatinë e tij ndaj Serbisë dhe për diversionin që ai ia bën Kosovës. Megjithatë do të vijë një ditë e kjo do të mësohet patjetër!
Qëndrimet e Edi Ramës karshi Kosovës tashmë po shihen qartë. Ai po e kritikon Kosovën dhe nuk po e përkrah në momentet kur duhet të mbrohet. Nisma ‘Ballkani i hapur’, tregoi qartë ‘fytyrën’ e tij dhe anën e kujt mban, Kosovës apo Serbisë.
Me qëndrimet e tij nuk janë pajtuar as krerët e shtetit të Kosovës, duke refuzuar madje kategorikisht ‘Ballkanin e Hapur’.
Derisa Bislimi u sulmua mjaft shumë nga kundërshtarët politikë, se po e fyen Ramën, kur e ndau një postim të një qytetari, se Edi Rama duket si ‘pak pro-serb’, ‘pro-ortodoks sllavo-grek’, ai vet sot e tha publikisht në Prishtinë, që ta pranojnë si të tillë, se e ka ‘vëlla edhe Vuçiqin’.
close
volume_off
"Unë Albinin e kam vëlla, por më lejoni të jem edhe vëllau i Vuçiqit", ka thënë Edi Rama.
Edi Rama derisa mban qëndrime të kundërta me qeverinë aktuale në Kosovë, Kryeministrin Albin Kurti dhe Presidenten Vjosa Osmani, ai kishte afërsi të madhe me ish-kryeministrin Hashim Thaҫi. Madje në atë kohë, Edi Rama i jepte Thaçit përkrahje në ndarjen e Kosovës.
Njohësi i ҫështjeve politike, Skender Mulliqi në një prononcim të tij për ‘Bota sot’, thotë se nisma për Ballkan të Hapur nga Rama, Vuҫiq dhe Zaev, është nismë para kohe. Serbia po bën 23 vite kur e humbi luftën, dhe nuk ka kërkuar falje për gjenocid ndaj shqiptarëve.
iNjohësi i ҫështjeve politike, Skender MulliqiI
“Nuk e ka pranuar Pavarësinë e Kosovës, dhe as nuk po heq nga preambula kushtetuese Kosovën si pjesë të Serbisë. Prandaj, unë e pyes Ramën se çfarë kuptimi ka për shqiptarët nisma e Ballkanit të Hapur? E dinë mirë edhe kryeministri i Shqipërisë, të gjitha këto, dhe nuk po ndalet si për inati nga kjo nismë e cila pak gjë ka dallim ka nga Bota Serbe. Serbia dhe Rusia haptazi po e kërcënojnë Ballkanin me luftë në këtë kontest edhe Kosovën, dhe të futemi në një aventurë të tillë gjoja për integrime rajonale është absurditet i llojit të vet. Bisedimet politike do të vazhdojnë”, thekson Mulliqi.
Ai thotë tutje se Vuҫiqi dhe Rama po i bëjnë thirrje Kosovës që t’i bashkëngjitet nismës të cilës në kohën e fundit duket se po i bashkëngjitet edhe Mali i Zi, i cili deri vonë përmes gojës së presidentit, Millo Gjukanoviqit ishte shprehur kundër, por që kryeministri i sapo emëruar Abazoviq po mendon ndryshe.
“Shtrohet pyetja logjike, ҫfarë thirrje është kjo? Kjo do të thotë t’i bashkangjitesh “Ballkanit të hapur” duke shkuar në kuadër të Serbisë, e assesi nuk e donë edhe ndryshe Kosovën aty Vuҫiqi. Nuk ka integrime të natyrës ekonomike dhe tregtare që nuk lidhet edhe më politikë-bërje, dhe kjo nënkupton të pranosh kapitullimin para shtetit hegjemonist të Aleksandër Vuҫiqit, dhe fatkeqësohet edhe Edi Ramës, i cili duket se nuk e ka shumë dert punën e Kosovës. Dashur ose edhe pa dashur Edi Rama është duke i dhënë krah Serbisë, duke e bërë atë faktorin kryesor politik dhe ekonomik në rajon, e këtë gjë nuk duhet të lejojnë shqiptarët”, thotë ai.
Mulliqi thotë se në këtë kontekst politik duhet shikuar edhe deklarimin e zëvendëskryeministrit të parë, Besnik Bislimi, i cili e ka shpërndarë një postim, ku kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, quhet “pro-serb”.
“Ju kam thënë moti që Edi Rama është burrë i mirë, veç që është pak pro serb”, thuhet në postimin e një qytetari, të cilin më pas e shpërndau Besnik Bislimi nëpërmjet profilit të tij privat në Facebook. Nuk dihet nëse është shpërndarë me qëllim, apo aksidentalisht nga zv.kryeministri. Megjithatë, postimi nuk figuron më në faqen e tij në Fb. Pavarësisht të gjitha këtyre që i theksova më lartë, Edi Rama dhe liderët e tjerë të Ballkanit Perëndimor po i vazhdojnë takimet e tyre për ecurinë e kësaj nisme, e cila bie ndesh me Procesin e Berlinit, kështu u nënkuptua nga deklarimet e kancelarit gjerman Scholz gjatë turneut diplomatik në rajon, e ku Rama mendon se Procesi i Berlinit është si një vijë sjelljeje për nismën e “Ballkanit të hapur”, duke i quajtur ato edhe si dy nisma jo përjashtuese, e që nuk korrespondon me të vërteten dhe nuk korrespondon as me synimet ekspansioniste ruso –serbe për dalje në portin e Durrësit”, vlerëson ai.
Tutje analisti Mulliqi thotë se, “Ballkani i hapur” nuk është një njësi e zbatimit të Procesit të Berlinit siҫ e thotë këtë Rama. Serbia nuk ka sinqeritet, është shtet mashtrues dhe është shtet që shqiptarët i konsideron armiq të përhershëm, por si të kuptohet Rama në gjithë këtë mesele, e cila ju shkon shumë për shtati armiqve të Kosovës.
“Si t’i besojmë tash Ramës, ku ai së bashku me Vuҫiqin dhe Thaҫin patën marrë nismën për shkëmbime territoriale me Serbinë, që ishte shumë e papranueshme për Kosovën dhe shqiptarët. Duke komentuar deklarimin e Lavrovit, Vuҫiqi tha se ndihet krenar për politikën ruse. Kjo tregon dhe nënkupton synimet e tyre të përbashkëta ndaj kësaj pjese të botës për ta kthyer kohën e Luftës të Ftohtë. Tek e fundit invazioni ushtarak i Rusisë në Ukrainë shpërfaqi politikat pushtuese ruse dhe serbe edhe në rajonin e Ballkanit. Prandaj, nisma për “Ballkan të hapur” më duket mua nuk korrespondon në kohë dhe as në hapësirë që të bëhet faktike”, thekson analisti Mulliqi.
Po ashtu edhe analisti Faton Mehmeti thotë se Edi Rama gjithnjë ka shfaqur simpati dhe afërsi për Serbinë, për sllavët dhe ortodoksët në përgjithësi.
Analisti Faton Mehmeti
“Duke qenë edhe vetë ortodoks, kjo edhe ka ndikuar në afrimin e tij me Serbinë. Asnjë ish-kryeministër shqiptarë deri më sot s’ka shfaqur simpati dhe afërsi kaq të madhe me Serbinë sa Edi Rama”, thotë ai.
Sipas tij Rama ishte i gatshëm për interesa meskine ta ndante Kosovën, por sipas tij, ai dhe disa ish-liderë të Kosovës, do të mbeten ndër figurat më të errëta të kombit shqiptar.
“Ishte i gatshëm edhe të futet në ndarjen e Kosovës, gjë që e bëri me forcë dhe besim të madh. Si askush tjetër, Rama dhe Thaҫi u rreshtuan krah Serbisë për interesat e tyre meskine. Historia do i dënojë, si dy prej figurave më të errëta të kombit shqiptar”, thekson Mehmeti për ‘Bota sot’.
Antishqiptarët e të gjitha llojeve, e veçanërisht në Beograd, e kanë pasur ëndrrën më të madhe të tyre, që Qeveritë në Shqipëri të vendoseshin kundër Kosovës.
Po asnjë Kryeministër më parë, përveç Edi Ramës, i majtë apo i djathtë qoftë, pavarsisht gabimeve apo të metave në planin e brendshëm, nuk mund qortohet kurrë për qëndrimet dhe mbështetjen ndaj Kosovës, pasi të gjithë kanë qenë të qartë dhe tepër të vendosur në krah të saj.
Për herë të parë Kosova ka përballë Edi Ramën, si një armik i paskrupull kundër saj, i gatshëm të shqiptojë dhe të mbrojë tezat më negative dhe të ndërmarë veprimet më të rrezikshme kundër pavaresisë dhe integritetit shtetëror të Kosovës si dhe të përdorë gjuhën më të egër e përçmuese ndaj saj.
Që nga Projekti i zi për ndarjen e Kosovës dhe shkëmbimit të kufijve, ku Edi Rama luajti një rol kryesor së bashku me Vuçiç dhe Soros dhe që u denoncuar nga kryeministri Haradinaj në atë kohë, të cilin filoserbi Edi Rama e paditi edhe ne gjykatë duke shënuar veprimin më të rëndë të parë deri atëherë kundër Kosovës.
Duke vazhduar me Ballkanin e Hapur serborus, duke ju kundërvënë egërsisht Kosovës dhe Albin Kurtit me gjuhën e një serbomadhi të vërtetë e me synim izolimin e denigrimin me çdo kusht të Kosovës
Apo me tej me urrejtjen e shprehur ndaj Kosovës gjatë provokimit shume të rëndë në Veri, kur turmat e armatosura serbe rrethuan Komunat dhe pengonin kryetarët e sapozgjedhur dhe Edi Rama sërish sulmonte me keq se Vuçici qeverinë e Kosovës.
Apo kur Serbia rrëmbeu tre policët Kosovare, ishte vetëm Edi Rama, që u fsheh me ditë të tëra që të fliste e të mbante qëndrim të hapur kundër Vuçiçit, por edhe kur foli u shpreh me gjuhën e Vuçiçit.
Apo kur ju kundërvu egërsisht Albin Kurtit në rastin e bisedimeve të bllokuara nga Vuçiç dhe Rama dërgoji në Bruksel gjoja një Draft per Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, ndërkohe që marreveshja e Brukselit dhe Aneksi i Ohrit ishin gati për nënshkrim, i cili refuzohej nga Vuçiç për tu nënshkruar.
Apo vendosja e sanksioneve ndaj Kosovës duke anulluar me mënyrë të njëanshme dhe rrugaçërore Mbledhjen e përbashkët të të dy qeverive në Gjakovë.
Apo në rastin e vrasjes së policit Bunjaku dhe provokimit agresiv terrorist serb, kur vetëm Edi Rama kishte guximin e një pengu të vërtetë dhe fliste për gjoja dy palë në konflikt ndërkohë kishim serbët agresorë në të njejtën anë dhe Kosova që mbronte rendin kushtetues nga ana tjetër.
Apo ku Edi Rama propozonte Konferencë Paqeje, sipas skenarëve, që i servirte Beogradi dhe që ky i artikulonte me servilizmin e një pengu të vërtetë.
Apo sot që bën megafonin e Vuçiçit dhe kërkon marrjen e kontrollit total në Veri nga ndërkombëtarët e duke përjashtuar qeverinë dhe forcat e sigurisë së Kosovës, e gjitha kjo në funksion të Planit të vjetër të ndarjes së Kosovës dhe shkëmbimit të kufijve.
Apo duke folur me gjuhë proserbe për "njohje gjoja de facto" të Kosovës, ndërkohë që bota mbarë e njeh Kosovën dhe çështja qëndron te njohja de jure të cilën Serbia nuk e bën, duke e penguar e duke përdorur çdo mënyrë dhe duke arritur deri tek provokimet terroriste.
Apo duke akuzuar në mënyrë të neveritshme Qeverinë e Kosovës se ajo sipas Edi Rames " ka kusuret e saj në dialogun me Serbinë", ndërkohe që pozicionimi i Albin Kurtit ka qenë absolutisht parimor dhe kushtetues dhe koha i dha plotësisht të drejtë atij duke detyruar edhe vete ndërkombëtarët të korigjojnë e ndryshojnë pozicionimet e tyre.
P Ë R F U N D I M:
Kosova ka përballë vetes një armik të betuar si Edi Rama.
Kosova dhe çështja shqiptare ka sot përballë besëprerësin me të madh të historisë së saj dhe si kurrë ndonjëherë është tradhëtuar nga Kryeministri në detyrë i Shqipërisë.
Vuçiçi ka zëdhënësin dhe megafonin më besnik në Tiranë, aq besnik sa edhe në Serbi nuk e gjen dot.
Edi Rama nuk është në krah të Albin Kurtit siç do të ishte çdo kryeministër apo faktor politik në Shqipëri, por është pas krahëve të tij me thikë në dorë për ta goditur egërsisht pas shpine me regji të Beogradit.
Kosova ka sot një problem të shtuar në dialogun dhe qëllimet e saj kombëtare sepse forcat me të errta anti Kosovë fërkojne duart kur tezat dhe qëndrimet, që ata nuk i mbajnë dot, i mbron dhe i përhap Kryeministri tradhëtar i Shqipërisë.
Por e gjithë Shqiperia jashtë zyrës se Edi Ramës është me zemër dhe me çdo mundësi që ka në krah të Kosovës dhe Qeverisë së saj dhe kjo është prova se Kosova nuk është kurrë vetëm.
Shqipëria duhet të jetë e gjitha bashkë për ta treguar këtë mbështetje ndaj Kosovës dhe për të izoluar tradhëtarin Edi Rama.
Asnjëherë më shpërfillës e nuk ka qenë qeveria e Tiranes ndaj Kosovës. Edi Rama sikur është verbuar në arritjen e synimeve të tij dhe e shpërfill vrazhdë Kosovën. Mesazhi që jepet është i rëndë, Serbia duartroket këtë marrëdhënie shqiptarësh. Rama luan siç don Serbia. Kurajua e Edi Rames që të shpërfille Kosovën është e frikshme. Në gjithë tallavane minishengen apo Ballkani, ajo që është shqetësuese është fakti që Rama nuk ndalet asnjë çast nuk stepet edhe pse Kosova nuk është dakort. Mendoj se një politikan shqiptar, duhet të ndalet te mendoje e të pyesë veten çfarë po bëj kur nuk pranon Kosova, gjysma e kombit. Minimumi duhet të flasë hapur edhe për publikun që njerzit ta dinë. Kosova është investim amerikan, dhe Rama ta thotë, nëse Amerika ka ngarkuar Ramen të dërguar special për Kosovën. Kurajua e Edi Rames që të veprojë të bashkëpunoje me Serbinë kundër dëshirës së Kosovës, me shqetëson. Nuk kam shqetësim tjetër. Edi Rama nuk e ka prioritet Kosovën, e ka Serbinë. Nuk i interesojnë marredheniet me Kosovën as marredhenit mes shqiptarëve, as mes fqinjëve të tjerë, atij i interesojnë marrëdhëniet me Serbinë. Edi Rama është i dërguari i Zotit qe te ndreqë Serbinë, është gati të sakrifikojë vëllanë për kojshine, është misionari që don ta bëjë qengj Serbinë, don të hyjë në histori si mik i Serbisë, si zëdhënës i Vuciqit. Kur ai eshte aq i domosdoshem per Vuciqin, per synimet e Vuciqit qe te krijohet nje kopje e shemtuar e nje mini BE qe te shfryhen pritshmerite e ballkanasve te refuzuar nga BE, qe ti pajtoje Serbia te deshperuarit si nene e madhe, si vellai i madh, pse Edi Rama nuk i ve kushte Serbise qe ta njohe Kosoven nese don pranine e Shqiperise ne kete festival te shpifur ballkanie. Pse Rama nuk i imponohet bigbrotherit te tij Vuciq qe ta njohe Kosoven e pastaj Shqiperia bashke me Kosoven marrin pjese ne minishengene, por kur Serbia ta njohe Kosoven... Edi Rama kur nuk arrin BE, shpik Ballkan të hapur. Aq donkishot është saqë mendon të krijojë BE e tij me Vuciqin... Sa herë ka probleme të brendshme në Shqipëri Edi Rama shpik axhenda të jashtme që thithin vëmendje. Ai i shërben verbërisht postit të tij dhe thërret argat djallin për interesat e tij. Edi Rama nuk ka mik e vella, ka interesa. Për interesat e tij ai e shpërfill pa dhimbje Kosovën siç e ka shpërfille e ndëshkuar qoftë dhe me taksën shtesë në Kalimash të Kukesit. Ai synon të flasë në emër të Kosovës dhe nuk llogarit askënd atje. Edi Rama ngaqë është trupmadh mendon se është lojtar i madh i gjeopolitikës për Amerikë Kinë e Rusi.
Këtë të martë në emisionin “Ora e Pasdites” u diskutua për dramën e cila flet për gjenocidin serb, fituese në festivalin e famshëm të teatrove në Francë.
Autori i shfaqjes, dramaturgu Jeton Neziraj ishte mysafiri i sotëm, i cili shpalosi rrëfimin e tij për shfaqjen “Projekti Handke”, por edhe për çmimin fitues, duke qenë në konkurrencë me 400 garues.
Në këtë shfaqje me regji të Blerta Rrustemi-Nezirajt, zhvishet krejtësisht shkrimtari austriak Peter Handke, i cili ka mohuar gjenocidin që shteti serb ka kryer në Bosnjë e Hercegovinë.
“Për mua është e rëndësishme që është shpërblyer kjo dramë, sepse flet për një temë kontroverse nëse e marrim në kuptimin përtej regjionit, ngase në Bosnjë dhe Kosovë qëndrimet janë gati të unifikuara, dhe aty nuk ka shumë dilema. Megjithatë, në Evropë, në qarqe të ndryshme, në mesin e intelektualëve dhe mediave është diskutuar shumë rasti i Peter Handke, sidomos pas marrjes së çmimit Nobel”, u shpreh fituesi i çmimit që jepet për dramaturgët e huaj në festivalin e Francës, “Journees de Lyon des Auteurs de Theatre”.
Autori, në studio me moderatoren Njomza Aliu – Kajtazi, shpalosi shumëçka tjetër rreth shkrimit të dramës, dhe analizave të bëra deri në finalizim të kësaj shfaqjeje.
Shfaqja “Projekti Handke”, ka bërë që shteti serb ta shënjestrojë dramaturgun Jeton Neziraj për “provokime të rrezikshme”, ani pse ky edhe së fundi fitoi çmimin kryesor në Mal të Zi.
“The Handke Projekt” me autor dramaturgun Jeton Neziraj dhe përkthyer në frëngjisht nga Sebastien Gricourt, ka marrë Çmimin për dramën më të mirë të huaj në konkursin më të madh të Francës, “Journées de Lyon des Auteurs de Théâtre”.
Por, për të kuptuar më saktësisht se si i mori autori këto reagime, klikoni në linkun e mëposhtëm.
Vrasja e Jill Dando 24 vjet më parë mbetet një nga krimet më të mëdha të pazbardhura në Britani.
Gazetarja e dashur dhe prezantuesja e “Crimewatch” u gjet e vrarë me armë zjarri jashtë shtëpisë së saj në Fulham të Londrës Perëndimore në moshën 37-vjeçare në vitin 1999. Ndërsa Netflix sot lanson serialin me tre pjesë “Who shot Jill Dando?” (Kush e vrau Jill Dandon?), shohim lojtarët kryesorë – dhe teoritë kryesore.
Një nga teoritë, siç shkruan “Mirror”, është një vrasës serb pasi ajo kishte dalë publikisht në mbështetje të refugjatëve nga Kosova gjatë luftës më 1999, transmeton Klankosova.tv.
Pas apelit të saj publik që të mblidhen fonde për kosovarët refugjatë, ajo kishte pranuar një letër kërcënim nga një serb.
Lexoni më poshtë teoritë për vrasjen e saj.
Teoria e parë: Barry George
George ishte i vetmi njeri që u gjykua ndonjëherë për vrasjen e Jillit. I vetmuari George jetonte pranë shtëpisë së saj dhe kishte një histori të përndjekjes së grave dhe ofendimeve seksuale. Një kontroll në banesën e tij zbuloi një pjesë të një këllëfi arme, një sërë armësh zjarri dhe mbulime mediatike të Jillit. Kishte gjithashtu një foto të një burri që mbante një pistoletë dhe mbante një gaz-maskë, por George mohon se është ai vrasësi. Në dokumentar, George thotë: “Nuk e kisha takuar kurrë në jetën time, nuk e dija se kush ishte. Policia, pa pushim më intervistoi për këtë”.
Një grimcë e mbetjes nga e shtëna me armë zjarri në xhepin e brendshëm të xhaketës së tij çoi në shpalljen e tij fajtor dhe dënimin e tij dhe ai kaloi tetë vjet burg, por pas një apeli të drejtuar nga motra e tij, Michelle Diskin-Bates, provat e të shtënave u hodhën poshtë dhe dënimi u anulua. Avokati kryesor Michael Mansfield KC, i cili mbrojti Georgen, thotë: “Dosja duhet të jetë ende e hapur. Ata duhet të kërkojnë” vrasësin.
Teoria e dytë: Bota e krimit
Nga shumë teori të thelluara, njëra është se Jilli u vra me gjakftohtësi nga një kriminel që vepronte në botën e krimit të drogës, ose një vrasës me pagesë. Noel “Razor” Smith është një ish-kriminel me 68 dënime dhe gazetar i gazetës “Inside Time” për të burgosurit.
Ai u mbajt në burgun Belmarsh në Londrën Juglindore në kohën e vrasjes. Noel thotë në dokumentar: “Duhet të jesh një lloj personi, një psikopat brutal, i sofistikuar për të ecur pas një gruaje në mes të ditës dhe për t’ia drejtuar armën në kokë. Dua të them se kjo nuk është diçka që bëhet lehtë. Ajo ishte në ‘Crimewatch’ dhe shumë nga ata kriminelë ishin në burg. Është shumë e mundur që të jetë një prej tyre që e ka bërë atë. Dukej si një punë profesionale”, transmeton Klankosova.tv.
Teoria e tretë: Vrasësi serb
Vetëm 48 orë pasi u vra Jill, u shfaq teoria se prezantuesja televizive u vra nga një vrasës serb me pagesë. Njëzet ditë para vdekjes së saj, ajo kishte bërë një apel për krizën në Kosovë, i cili kishte mbledhur më shumë se 1 milion funte në 24 orë në mbështetje të refugjatëve që ikën nga Kosova.
Disa ditë para vrasjes, NATO bombardoi një stacion televiziv në Serbi, duke vrarë 16 punonjës. Agjenti i Jill, Jon Roseman tha: “Kishim shumë letra me postë, por zakonisht jo kërcënuese. Pastaj morëm një letër që përmendte apelin që ajo kishte bërë në fillim të atij muaji për Kosovën. Dukej se ishte disi kërcënuese”.
BBC kishte filluar të merrte kërcënime telefonike, duke përfshirë një nga një serb duke thënë se ai e kishte vrarë Jillin. Policia u përpoq të hetonte, por telefonata nuk mund të gjurmohej.
Teoria e katërt: Tre burrat
Policia e ktheu vëmendjen tek ata që ishin më të afërt me Jillin – i fejuari i saj Alan Farthing, ish-partneri dhe redaktori i BBC-së Bob Wheaton dhe agjenti Jon Roseman.
Detektivi Hamish Campbell thotë: “Realiteti është se shumica e njerëzve vriten nga dikush që e njohin. Njerëzit në rrethin e saj të ngushtë ishin i fejuari i saj, ish-partneri i saj i cili kishte qenë partneri i saj për shtatë vjet dhe agjenti i saj i biznesit. Ata duhej të intervistoheshin dhe eliminoheshin kryesisht nga alibia”.
Në kohën e vdekjes së saj, Jill ishte e fejuar me kirurgun gjinekolog Alan, i cili ishte mjek i familjes mbretërore, por ai nuk është intervistuar në dokumentar. Por miku dhe parukieri e Jillit, Martyn Maxey, njeriu përgjegjës për prerjen e saj ikonë të flokëve “Diana”, thotë: “Kur Jill takoi Alanin, ishte një moment që ndryshoi jetën për të, një moment që ajo e kishte menduar dhe e kishte ëndërruar për një kohë të gjatë”.
“Ajo kishte shpallur fejesën e saj. Ajo do duhej të ishte në kishë duke u martuar dhe ja që ishte në kishë duke u varrosur”. Alan u përjashtua shpejt si i dyshuar, por dyshimi ra mbi të tjerët, transmeton Klankosova.tv.
Kolegja Jennie Bond thotë: “Jill u përfshi shumë herët me Bobin dhe ishte një situatë e vështirë. E dini, ajo ishte me shefin”. Pastaj Alan i tha policisë se Jilli ia kishte dhënë Bobit 35,000 funte, dhe kështu ai u pyet pas funeralit.
Bob thotë se Jill ia kishte dhënë ato para për të blerë një shtëpi të përbashkët pranë lumit, ndonëse thotë t’i ketë thënë asaj se mund ta blinte edhe vet.
“I tregova dëshmitë e policisë se nuk më duheshin aq shumë para. Ajo ishte bujare me të gjithë, përfshirë edhe mua. Ne e donim njëri-tjetrin, nuk do ta kisha menduar ndonjëherë të bëja diçka të tillë. Të humbja dikë me të cilin kisha kaluar vite të vlefshme, interesante, të rëndësishme dhe të këndshme ishte një goditje masive”.
Bob u hoq nga lista e të dyshuarve dhe analiza e kamerave të sigurisë zbuloi se askush nuk po e ndiqte Jillin. Jon, gjithashtu më vonë i hequr nga lista e të dyshuarve, kishte shkruar një libër për një agjent, klienti i të cilit u qëllua dhe u vra