2023-09-10

Historiku i çmit Nobel!

Çmimi Nobel për Fizikë është është çmimi më i lartë për arritjet më të mëdha në fushën e fizikës të cilin Akademia Rojale Suedeze e Shkencave sipas testamentit të Alfred Nobelit ua ndan një ose disa fizikanëve brenda një viti. 

 Ky çmim është një nga pesë Çmimet Nobel nga testamenti i Alfred Nobelit i cili është dhënë që nga viti 1901 ; 

4 çmimet e tjera janë Çmimi Nobel për Kimi,

 Çmimi Nobel për Letërsi, 
Çmimi Nobel për Paqe, dhe
 Çmimi Nobel për Fizologji dhe Mjeksi.

 Çmimi Nobel është mirënjohje që ju ndahet nga Shoqëria Nobel, shkencëtarëve dhe personave që kontribojnë në shkencë   dhe zhvillimin kulturor të njerëzimit.


Një pacifist në zemër dhe një shpikës nga natyra, kimisti suedez Alfred Nobel shpiku dinamitin. Sidoqoftë, shpikja që ai mendonte t'i jepte fund të gjitha luftërave, ishte parë nga shumë të tjerë si një produkt jashtëzakonisht vdekjeprurës. Në 1888, kur vdiq vëllai i Alfred Ludvig, një gazetë franceze gabimisht drejtoi një nekrologji për Alfredin, i cili e quajti atë "tregtar i vdekjes".

Duke mos dashur të hynte në histori me një epitete të tillë të tmerrshme, Nobeli krijoi një vullnet që së shpejti i tronditi të afërmit e tij dhe krijoi çmimet e famshme të Nobelit .

Kush ishte Alfred Nobel? Pse do ta bënte Nobelin fitues çmimet aq të vështira?







Çmimi Nobel u krijua nga industrialisti suedez, Alfred Nobel, i cili shpiku dinamitin. Të gjitha çmimet jepen më 10 dhjetor me rastin e përvjetorit të vdekjes së Nobelit në vitin 1896.


Në vitin 1903, Mari Kyri, u bë gruaja e parë laureate e Çmimit Nobel në fizikë sëbashku me të shoqin, Pier. Pas tetë vjetësh ajo mori për herë të dytë këtë çmim për kontributin e saj në kimi.

Presidenti Teodor Ruzvelt ishte amerikani i parë që mori Çmimin Nobel në vitin 1906, duke u nderuar për ndërmjetësimin e Traktatit të Portsmuth-it në vitin 1905, që i dha fund luftës ruso-japoneze. Ai ishte president në periudhën 1901-1909.

Rudiard Kipling autori i “Librit të Xhunglës” fitoi Çmimin Nobel të Letërsisë në vitin 1907.

Maks Plank, i famshëm për ngritjen e institutit shkencor në Gjermani që mban emrin e tij, fitoi Çmimin Nobel të Fizikës në vitin 1918 për teorinë e tij të energjisë së kuanteve.

Fizikani më i famshëm i botës, Albert Ajnshtajn nderua me Çmimin Nobel në vitin 1921 për Teorinë e Relativitetit, çmim të cilin e mori në vitin 1922.

Në vitin 1945, Aleksander Fleming, Ernst Boris Chain and Howard Walter Florey morën Çmimin Nobel në mjekësi ose fiziologji “për zbulimin e penicilinës dhe efekteve të saj kuruese për një sërë sëmundjesh infektive”.

Udhëheqësi britanik gjatë Luftës së Dytë Botërore, Uinston Çërçill, u nderua me Çmimin Nobel në vitin 1953, por jo për politikat e tij por në letërsi “për mbrojtjen e vlerave njerëzore me një përshkrimin historik dhe biografik mjeshtëror dhe oratori të shkëlqyer”. Një tjetër personalitet legjendar mori Çmimin Nobel në Letërsi në vitin 1954 dhe ai ishte i pavdekshmi Ernest Heminuej.

Vitet 60 shënuan disa momente të rëndësishme në të gjitha fushat e Nobelit. Ishte pikërisht ajo periudhë që solli përshkrimin e DNA-së. Francis Harry Compton Crick, James Dewey Watson, Maurice Hugh Frederick Wilkins i nderuan në vitin 1962 “për zbulimin e strukturës molekulare të acidit nukleik dhe rëndësinë e tij në lëvizjen e informacionit në lëndën e gjallë”. Në të njejtin vit, John Steinbeck mori Çmimin Nobel të Letërsisë. Dy vjet më vonë, në vitin 1964, filozofi francez, Zhan Pol Sartrë u nderua po në letërsi. Në të njejtin vit In Martin Luter King, i riu fitoi Çmimin Nobel të Paqes.

Në vitin 1973, një tjetër amerikan fitoi Çmimin Nobel të Paqes, ish sekretari i Shtetit, Henri Kisinxher, një nga diplomatët më të shquar të shekullit të 20-të, së bashku me Le Duc Tho të Vietnamit të Veriut për marrëveshjen e paqes që u arrit atë vit.

Nënë Tereza mori Çmimin Nobel në vitin 1979 për punë ne saj me të varfërit në Indi.

Les Valesa, udhëheqësi i lëvizjes Solidarnost në Poloni që solli rënin e komunizmit fitoi çmimin e paqes në vitin 1983.

Dalai Lama i 14-të fitoi Çmimin Nobel të Paqes në vitin 1989 dhe në 2001 mori pjesë në këtë ceremoni me rastin e 100 vjetorit të këtij çmimi.

Në 1990 udhëheqësi i Bashkimit Sovjetik, Mihail Gorbaçov u nderua me Çmimin Nobel të Paqes për politikat e tij progresiste ndërkombëtare. Një vit më pas këtë çmim e fitoi aktivistja birmaneze e të drjetave të njeriut, Aung San Suu Kyi, për përpjekjet e saj për demokraci në vendin e saj. Ajo ndodhet tani nën arrest shtëpiak. Në një akt të pazakontë, në vitin në maj të vitit 2005, komisioni i Çmimit Nobel të Paqes e dënoi këtë lloj trajtimi dhe kërkoi lirimin e saj të menjëhershëm.

Çmimi Nobel i Paqes domimoi titujt e lajmeve në vitin 1994, kur ai iu akordua udhëheqësit të Organizatës për Çlirimin e Palestinës, Jasser Arafat, dhe udhëheqësve izraelitë Shimon Peres dhe Itzhak Rabin për Marrëveshjen e Oslos të vitit 1993.

Në vitet 2000 mjedisi, vitusi HIV dhe përpjekjet për paqe tërhoqën vemendjen e komisioneve të Nobelit.

Ish nënpresidenti amerikan, Al Gor, mori Çmimin Nobel të Paqes në vitin 2007 për përpjekjet e tij për ndërgjegjësimin e publikut nëpër botë mbi ngrohjen globale, çmim që e ndau me Komisionin Ndërqeveritar të OKB-sp për Ndryshimet Klimatike.

Çmimi Nobel i Mjeksësisë në 2008 iu dha francezëve Francoise Barre-Sinoussi dhe Luc Montagnier për zbulimin e vitusit HIV në 1983.

Me Çmimin Nobel të Paqes në 2008 u nderua ish presidenti i Finlandës, Marti Ahtisari, për punën e tij disa dekadash për zgjidhjen e konflikteve nëpër botë, përfshirë ndërpjerjen e luftimeve mes forcave të qeverisë indoneziane dhe kryengritësve në provincën Aceh të Indonezisë.

Çmimi Nobel është një moment glorifikimi për shkencëtarët, shkrimtarët dhe mbrojtësit e paqes në botë. Këtë javë të zgjedhurit dotë marrin një telefonatë nga Skandinavia me një vlerë prej 1.4 milionë dollarësh dhe ftohen të shkojnë në Stokholm ose Oslo për të qënë të pranishëm në ceremonitë e dhënies së çmimit.

Gjatë gjithë javës, gjashtë komisione të Nobelit shpallin fituesit e çmimit më prestigjioz të botë në mjeksi, kimi, fizikë, letërsi, ekonomi dhe të paqes. Procesi i zgjedhjes është tepër sekret deri në shpalljen e çmimeve në konferencat e shtypit që jepen me këtë rast.