Sot në Bruksel ka përfunduar takimi i dytë i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me ndërmjetësuesit e Bashkimit Evropian, përfaqësuesit të lartë, për Politkë të Jashtme, Josep Borrell dhe emisarit për dialogun, Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. Paraprakisht u mbajt takimi trepalësh mes kryeministrit Kurti, presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe ndërmjetësuesve Borrell e Lajçak.
Sipas njoftimit të BE-së, temë e takimit trepalësh është zbatimi i Marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve, e arritur gojarisht mes Albin Kurtit dhe Aleksandër Vuçiqit në muajin shkurt, të këtij viti.
Ditë më parë Bashkimi Evropian kishte publikuar agjendën e takimeve të sotëm në Bruksel, por takimi edhe kësaj radhe ka përfunduar pa sukses.Më Borelin,Lajçakun dhe palën serbe nuk do të këtë kurrë marrveshje!
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se në takimin me kryetarin serb, Aleksandër Vuçiq, ka propozuar një udhërrëfyes për zbatimin e marrëveshje së Brukselit dhe atë të Ohrit.
Aleksandër Vuçiqi nuk ka dhënë asnjë propozim dhe rrjedhimisht takimi ka përfunduar pa rezultat, pasi nuk ka mundur të ketë kompromis midis propozimit dhe kushtëzimit të vjetër të Asociacionit.
Unë kërkova që ta shoh propozimin që ka dhënë Serbia, por ai ishte dokument i kushtëzimit të Serbisë që njëherë duhet të zbatohet Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe dhe eventualisht pastaj mund të kalojmë në marrëveshjen bazë.
Më tej m’ u desh t’ i them Borrellit dhe Lajçakut se nuk janë, në prillin e vitit 2013 kur në dhomë ishte Catherin Ashton, Kupperi, Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq.
Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme e Siguri, Josep Borrell, ka njoftuar se në takimin e nivelit të lartë të sotëm në Bruksel, nuk është arritur dakordim mes palëve.
Në një konferencë për media, Josep Borrell ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk ka pranuar që të fillojë procesin e themelimit të Asociacionit duke insistuar në formalizmin e njohjes de-facto si hap i parë.
Josip Borell thotë se Aleksandar Vuçiq, ka pranuar kompromisin e paraqitur nga BE-ja, ndonëse në fillim kishte shkuar në Bruksel me një propozim të vetin.
Borrell tha se ka propozuar që palët të nisin paralelisht zbatimin e kërkesave.
Ne kemi propozuar të zbatohen këto paralelisht, të sigurohet që të marrë diçka e të japë diçka.
BE-ja dhe komuniteti i gjerë ndërkombëtar, përfshirë partnerët amerikanë, e shohin këtë si rrugë të vetme për të funksionuar zbatimi.
Të dyja duhet të kenë garanci se veprimet shpërblehen, me masa nga pala tjetër.Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas takimit që pati me kryeministrin Albin Kurti dhe ndërmjetësit europianë, ka folur para gazetarëve, në Bruksel. Sipas tij, pas gati pesë orë takime të veçanta dhe trepalëshe, bisedimet përfunduan pa sukses Ai foli edhe për zgjedhjet në veri të vendit, duke thënë se nëse kryetarët aktualë dorëhiqen, ai do t’i bindë serbët të dalin në zgjedhje. Vuçiq foli edhe për atë që ndodhi brenda takimit, duke akuzuar si zakonisht kryeministrin Kurti se po refuzon të themelojë Asociacionin. Kosova i ka kërkesat e veta, ne i kemi tonat. Tek e fundit ne si Serbi i kemi pranuar kompromiset e BE-së. Kurti nuk i ka pranuar. Është e qartë që Kurti po i ikë formimit të Asociacionit. Serbia nuk po i ik përgjegjësive të saj”, tha ai. Vuçiq shtoi se në takim është biseduar edhe për situatën në veri të Kosovës dhe se ka theksuar “se sa ngacmimet dhe arrestimi dhe ndalimi i përditshëm i serbëve shqetëson dhe pengon çdo proces të vendosjes së marrëdhënieve racionale.
Flori Bruqi.