Agjencioni floripress.blogspot.com

2023/09/10

Albin Kurti: Disa nga serbët që bojkotuan zgjedhjet në veri, ishin anëtarë të grupit mercenar “Wagner”

 


Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se personat e përfshirë në trazirat e ndodhura në veri të Kosovës pak javë më parë, kanë qenë pjesëtarët të grupit mercenar Wagner.

Komentet Kurti i bëri gjatë një interviste për median estoneze “Delfi”, ku foli për shqetësimet në rritje për përfshirjen e vazhdueshme të Rusisë në tensionet e shtuara ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, veçanërisht në komunat veriore të Kosovës.

Ai tha se kishe marrë “letër kërcënuese nga terroristët” lidhur me sekuestrimin e një sasie të madhe të armëve dhe municionit në veri të vendit nga Policia e Kosovës.

Në intervistë, kreu i qeverisë së Kosovës foli edhe për posedimin e provave që “disa nga serbët që bojkotuan zgjedhjet ishin të lidhur me grupin Wagner, madje disa prej tyre ishin anëtarë të grupit”.

“Dje kemi konfiskuar një sasi të madhe municionesh dhe kallashnikovë nga një shtëpi në një komunë me shumicë serbe në veri të Kosovës. Pak para se të vija në intervistë, mora një tjetër letër kërcënuese nga terroristët, ku thuhej me tallje se armët që kishim sekuestruar ishin vetëm një pjesë e vogël e pajisjeve të tyre”, ka deklaruar Kurti.

I pyetur nëse mendon se Rusia është e përfshirë në situatën e tensionuar në Kosovë, Kurti tha se ka “dëshmi se disa nga serbët që bojkotuan zgjedhjet ishin të lidhur me grupin Wagner, madje disa prej tyre ishin anëtarë të grupit”.

No comments:

Post a Comment

Pika kufitare në Çakorr në “pritje” të vullnetit politik, çfarë thonë nga Komuna e Pejës para protestës së paralajmëruar më 25 prill – heshtje nga ministrit

         Shkruan Akademik Flori Bruqi Qafa e Çakorriit  ose  Çakorri  është një qafë mali që shtrihet në  Alpet Shqiptare , në kufi në mes M...