Agjencioni floripress.blogspot.com

2023/09/10

Arti shqiptar në zi, ndahet nga jeta aktori i njohur Lutfi Hoxha





Arti shqiptar në zi, ndahet nga jeta aktori i njohur Lutfi Hoxha 

Aktori i mirënjohur i skenës dhe ekranit shqiptar, Lutfi Hoxha është ndarë nga jeta në moshën 89-vjeçare.

 Lajmi është bërë i ditur nga Teatri i Durrësit përmes një njoftimi. “Qofsh i dritës engjëll i mirë e i bardhë. 

Me hidhërim të thellë njoftojmë ndarjen nga gjiri ynë artistik i xhevahirit të fundit të plejadës së artë të teatrit “Aleksandër Moisiu”. 

Lutfi Hoxha e jetoi këtë jetë në skenë, aty ku dha gjithçka”, njoftoi Teatri i Durrësit këtë të diel.

 Homazhet për Lutfi Hoxhën do të mbahen nesër në hollin e teatrit “A. Moisiu”.

Flori Bruqi

No comments:

Post a Comment

Mbi 47 mijë dokumente, fotografi dhe 175 orë video-incizime janë digjitalizuar dhe dorëzuar nga Këshilli Koordinues i Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës

Shkruan : Flori Bruqi ,Akademik PHD. AAAS. Prishtinë   Një dosje gjigante me dëshmi tronditëse për krimet e luftës në Kosovë është dorëzuar...