2011/02/27

Një autobus që t’çon n’stacion t’autobusëve!



Nga Krenar Gashi,Prishtine
Prishtina mbase është qyteti i vetëm në botë, që nuk ka autobus që të çon në stacion të autobusëve. A e keni menduar këtë ndonjëherë? Asnjë autobus lokal që qarkullon nëpër qytet, nuk të çon te stacioni i autobusëve, prej ku nisën autobusët e linjave kombëtare e ndërkombetare!

Në mungesë të një linje të tillë, që do të ishte e logjikshme dhe e nevojshme (hej, paramendojeni, nuk ka autobus që t’çon n’stacion!) qytetarët janë të detyruar të marrin taksi, apo të arrijnë në stacion të autobusëve duke përdorur linjat ndërurbane, kryesisht atë për në Fushë Kosovë. As kjo linjë, e as ajo tjetra për në Obiliq, nuk kanë vendndalje të ligjshme afër stacionit qendror të autobusëve. Kësisoj, secila ndalje që bëhet në rrugët rreth stacionit për të lënë apo marrë udhëtarët, jo vetëm që shkakton tollovi në trafik, por edhe është e paligjshme.

Autoritetet rregullative, në këtë rast Komuna e Prishtinës, si duket i kanë rregulluar punët e tyre për merak, sa që nuk iu ndodhë që të shfrytëzojnë transportin publik për ta vërejtur këtë fenomen.

Por ja që, po e zëmë, iu vjen një musafir nga ndonjë qytetet a shtet tjetër, përmes transportit publik rrugor, dhe zbret në stacionin e autobusëve në Prishtinë. Nëse nuk keni dalur ta prisni musafirin, e me ç’rast do duhej të paguanit 1 euro për të hyrë në stacion, musafiri ka për të qenë i detyruar të paguaj një nga taksitë shumë të shtrenjta që lejohen të futen brenda në stacion. Meqë, po e përsëris duke qeshur, nuk ka autobus që vjen prej qytetit n’stacion.

Ky është veç një nga shumë paradokset rreth stacionit të autobusëve. Ja edhe një tjetër: Stacioni i autobusëve në Prishtinë duhet të jetë i vetmi stacion në botë, ku më shumë njerëz presin jashtë stacionit, sesa nëpër peronat përkatës. Madje, shpesh ndodhë që të ketë më shumë udhëtarë që presin “te rrethi” sesa në stacion.

E pse të shkojnë në stacion? Së pari nuk ka transport publik që i dërgon atje. Së dyti, bileta që blehet në stacion kushton për 0.5 euro më shtrenjtë sesa bileta që blehet në autobus. Dhe së treti, nuk ka ndonjë autoritet mbikëqyrët apo rregullativ, që do ta rregullonte këtë punë. Kësisoj, nuk bëhet nami që autobusët që nisen për në Prizren, Ferizaj a Shkup, ndalojnë fillimisht të porta e stacionit, e më pas te rrethi, duke e bllokuar kështu trafikun edhe ashtu të rënduar të Prishtinës.

Krejt në fund, më duhet të kthehem te fillimi: na duhet një autobus që na çon n’stacion t’autobusëve. Sa më shpejt që të jetë e mundur!

Plakushi i Hemingway-it dhe Peshku i madh

nga Ron Salaj
 
 
“Plaku dhe Deti” është një romanë “bestseller” i letërsisë amerikane dhe mbarë botërore, i shkruar nga shkrimtari i njohur Ernest Hemingway. Besoj që shumica e ka lexuar këtë vepër fantastike e cila pushtoi mbarë botën. Plakushi peshkatar – Santiago, i stërmunduar nga jeta, i vetem, pa pronë dhe me një barrake të rrënuar, gjendet në detin e pafundmë, në mes dallgëve të harbuara që simbolizojnë jetën e tij të përplasjeve. Me fuqinë e tij, përvojën dhe dëshirën të paepur për të mbijetuar, ai arrinë ta fitoj luftën në mes të detit me “Peshkun e madh” duke dalë fitimtar. I cvilitur dhe i dërmuar ai e sjell në breg vetëm skeletin e mbetur nga ai gjah i Peshkut të madh, të cilin gjatë udhës ia shqyen peshkaqenët.



Romani “Plaku dhe Deti” sot është shndërruar në një fiksion jetësor, i cili në mënyrën më metaforike e përshkruan gjendjen aktuale në Kosovë. Kosova ka shumë njerëz si “Santiago”, të lodhur nga jeta, të varfër, filikat, disa me familje e disa pa familje, por prap me një fije shprese në këto kohë të turbullta politike. Krahas “Santiago-ve”, kohët e fundit po na dalin ca si shumë “peshq”; disa më të mëdhenj e disa më të vegjël, disa të cilësuar si më të rrezikshëm e disa si më pak të rrezikshëm.



Para se të merret gjyqësia, njëri ndër ta u cilësua nga gazeta britanike The Gurdian si “the Biggest Fish” për gjoja krim të organizuar në Kosovë, tamam sikurse ai peshku i Santiagos – alamet krapi do të thoshin në Shkodër. Menjëherë pas tij, pasoi gazeta franceze Le Monde e cila nxorri në pah një tjetër alamet peshku mu në kohën më të papërshtatshme për Kosoven, madje artikulli përmbante një dokument sekret të marrë nga KFOR-i,për të cilën dokument nuk kishte njohuri as vet KFOR-i! Nëqoftëse deri tani kemi patur mungesë të energjisë elektrike, papunësi, mungesë të pastërtisë, mungesë të parqeve, mungesë të ndërgjegjës, mungesë të kulturës, për një gjë nuk mund të ankohemi sepse mediat ndërkombëtare po na ushqejnë me mish peshku. Edhepse jemi vend kontinental pa detra dhe me kriza të paralajmëruaar nga FMN-ja megjithatë sipas mediave ndërkombëtare të pakën mish peshku kemi me bollëk.Jo më kot jemi cilësuar si shtet Sui Generis!



Por ajo që e bënë kaotike tërë këtë tragji-komedi e cila po ndodhë në “ishullin ballkanik të banuar nga Evropianët e Rinjë” është emërtimi “peshqit” që po përdorët nga ndonjë prokuror dhe media. Kjo përkon edhe me një shprehje shumë popullore që përdoret tek shqiptarët – “e paske trurin e peshkut”. Tingëllon në pamje të parë si një fjalë e koduar nga mediat dhe prokurorët duke e njohur naivitetin e shqiptarëve të bien në çdo karrem.



Ndërsa në karrem po biem të gjithë, çështja mbetet ku të gjejmë Santiagon për t`i vënë në grep “big fish-at” dhe t`i sjellë deri në breg. Apo mos duhet te ngjallet Hemingway dhe ta sjell plakushin e tij me kurajo e zemër të paepur që solli në breg skeletin e peshkut të madh dhe të na e s`pastroj këtë shtet nga kundërmimi i erës së “peshkut”.

Befasitë e bisedimeve me Serbinë

nga Adrian Çollaku

Fillimi i shpejtë i bisedimeve direkte me Beogradin, i paralajmëruar nga zyrtarët e lartë të Bashkimit Evropian se do të ndodhë brenda pak javësh, mund t’i zërë në “befasi” institucionet e Kosovës.

Ekzekutivi i vendit, ndonëse ka caktuar edhe bartësin (Edita Tahiri) të procesit të bisedimeve me Serbinë, megjithatë ende nuk e ka bërë publike agjendën e bisedimeve. Për më tepër, ende nuk dihet nëse Prishtina zyrtare ka një platformë të qartë të bisedimeve dhe nëse kjo platformë duhet të kalojë apo jo edhe nëpër “filtrat” e Kuvendit të Kosovës.

Nga ana tjetër, partitë politike dhe shoqëria civile, kanë kërkuar transparencë nga institucionet e Kosovës, në agjendën e bisedimeve si dhe kanë kërkuar që për këtë çështje kaq të ndjeshme të merret “leja” nga ana e organit më të lartë qeverisës në vend, Kuvendit.

Kabineti i shefes së diplomacisë evropiane, Catherine Ashton, ka bërë me dije se përgatitjet për të nisur dialogun Prishtinë-Beograd janë në fazën finale.

BE: Konsultimet për dialog në fazën finale

Zëdhënësja e baroneshës Ashton, Maja Kocijançiq ka bërë të ditur se BE-ja po zhvillon konsultimet e fundit me palët. “Ne po kryejmë raundin final të konsultimeve para dialogut Prishtinë-Beograd. Presim që pas këtij raundi, dialogu të fillojë në javët e ardhshme”, ka thënë për Radion Evropa e Lirë zëdhënësja e kabinetit të Ashtonit, Maja Kocijançiq.

Ajo ka thënë se ka shumë fusha ku pritet të diskutohen në bisedimet ndërmjet Prishtinës e Beogradit.

“Ka shumë fusha ku ekziston nevoja për të promovuar bashkëpunimin dhe zhvillimin e raporteve, si: regjistrimi civil, aviacioni dhe tabelat e veturave. Pritet që të jetë proces hap pas hapi, ku të dyja palët do të tejkalojnë çështjet specifike në atë mënyrë për të cilën të dyja palët janë pajtuar t’iu qasen”, ka thënë Kocijançiq.

Pavarësisht këtyre deklarimeve, burime ndërkombëtare i kanë thënë gazetës se në këto bisedime do të diskutohen edhe çështjet politike, sidomos çështja e veriut, do të jetë një nga çështjet e para që do të diskutohet, sidomos kur kemi parasysh qëndrueshmërinë e qeverisë së re.

Edhe vetë fakti i emërimit të zëvendëskryeministres Edita Tahiri në rolin e shefes së ekipit kosovar në këto bisedime, nga shumë analistë dhe nga opozita është parë si provë e mjaftueshme bisedimet do të jenë të nivelit politik.

Se do të ketë bisedime politike nuk i ka përjashtuar as presidenti i vendit, Behgjet Pacolli. Gjatë qëndrimit në Mitrovicë, i pyetur se a do të përfshihet veriu si temë e bisedimeve ndërmjet Prishtinës e Beogradit, Pacolli nuk ka dashur që të komentojë shumë rreth kësaj çështjeje, por vetëm ka thënë se grupi i bisedimeve është në përgatitje e sipër dhe ata kanë agjendën, e vet e cila është e mbështetur nga, siç është shprehur ai, “miqtë tanë ndërkombëtarë, Qeveria e Kosovës dhe Presidenca”.

Opozita dhe shoqëria civile kërkon transparencë

Deputeti i partisë më të madhe opozitare në vend, Gauk Konjufca, ka thënë se platforma e bisedimeve duhet domosdo të kalojë edhe nëpër Kuvendin e Kosovës. “Në mbledhje të Kryesisë së Kuvendit të Kosovës e kam ngritur këtë çështje që negociatat patjetër të kalojnë nëpërmjet Kuvendit dhe e kam kritikuar këtë punën e emërimit të kryenegociatores, derisa nuk është diskutuar fare nëse bën apo jo dhe ne jemi informuar prej medieve”, ka thënë ai.

Sipas tij, qeveria nuk bën në asnjë formë ta anashkalojë Kuvendin për këtë çështje kaq të ndjeshme për vendin.

Ndaj paralajmërimit të fillimit të shpejtë të bisedimeve me Serbinë të shtunën ka reaguar edhe Klubi për Politikë të Jashtme. Sipas këtij klubi, mënyra se si qeveria po i qaset këtij procesi, ngrit shqetësime serioze për ecurinë e tij, por mbi të gjitha për pasojat që do të mund të prodhohen në raport me interesat shtetërore.

“KPJ vlerëson se i tërë procesi i bisedimeve duhet të jetë konsensual dhe duhet t’i nënshtrohet verifikimit të Kuvendit të Kosovës”, thuhet në reagimin e KPJ-së.

Sipas këtij klubi, nisja e takimeve të para negociatore dhe emërimi i zyrtarit që do t’u prijë bisedimeve, tregojnë se z. Thaçi ia ka mësyrë këtij procesi pa përfillur opozitën dhe pa përfillur Kuvendin e Kosovës. “KPJ konsideron se Kuvendi i Kosovës është vendi ku procesi negociator duhet fillimisht të diskutohet e më pas të aprovohet fillimi i tij”, thuhet ndër të tjera në reagim.

Derisa zyrtarë të lartë shtetërorë nuk kanë shprehur gatishmëri që të flasin dhe të japin detaje lidhur me bisedimet direkete me Beogradin, zëvendëskryeministrja e Kosovës, Mimoza Kusari- Lila i ka thënë “Zërit” se patjetër se këto bisedime duhet të kalojnë edhe në Kuvend. Sipas saj, qeveria nuk mundet e vetme të hyjë në këto bisedime, por sipas saj në to duhet të përfshihet i tërë spektri politik.

KPJ-ja ka paralajmëruar qeverinë se nëse ajo do të devijojë nga vendimmarrja konensuale për hyrje në bisedime, ajo e rrezikon potencialisht stabilitetin e vendit.

Artisti Rrezeart Shyqri Galica – Giqi hapë ekspozitën e tij personale.

 
 
Pas suksesit të tij në ekspozitën e përvitshme “Onufri’, në Tiranë, artisti nga Kosova Rrezeart  Shyqri Galica – Giqi, do të “përballet” me një tjetër publik . Pikërisht sot artisti do të udhëtojë së bashku me veprat e tij drejt Tetovës, në Galerinë e Arteve për të hapur ekspozitën e tij personale. Ekspozimi i veprave është menduar nga artisti dhe organizatorët të jetë e ndarë në dy cikle, të cilët deri më tani, janë prodhimtaria e tij artistike më obliguese dhe i përcaktohen të tilla prej këtij obligimi.
image
E gjithë krijimtaria e vet është artistike dhe cikli i parë është një vijueshmëri imazhesh me temë aktuale dhe përmbajtje politike. Ndërsa cikli i dytë i takon temave të tjera që çdo artist krijon në bazë të përgatitjes profesionale. Krijimtaria e ciklit të parë e ka kaluar tashmë kufirin e mendësisë shqiptare.

 Dhe është shumë e rëndësishme të theksohet se pjesa e veprave me përmbajtje politike, tani, po u jepet për temë specializimi në fushën e artit, studentëve të Akademisë së Arteve të Bukura të Peruxhias në Italisë /Accademia di Belle Arti Pietro Vannucci Perugia.


 Sipas kritikes së arit, Suzana Varvarica-Kuka, artisti grafist ka ditur të vlerësojë drejt dhe seriozisht eksperiencën e mrekullueshme të ateliesë së grafikës dhe të artistëve grafistë të Kosovës në disa kohëra. Kjo ka sjellë që ai të mbështetet në një bazament të fuqishëm dhe ta pasurojë me krijimtarinë e vet, e cila përzgjedh të aplikojë teknikat e reja, që janë produkt i një epoke dhe brezi të ri artistësh. Gjithmonë situata e tij do të konsiderohet aktive e flak për flaktë me temat që i servir politika e sotme e vendit të vet dhe e potikave të të huajve për vendin e tij

Rrezeart  Shyqri Galica – Giqi ka lindur në Prishtinë, më 1981. Ai i ka kryer dhe përfunduar studimet në Fakultetin e Arteve të Universitetit të Prishtinës në vitin 2005 në atelienë e Dizajnit Grafik. Po pranë këtij universiteti ka kryer studimet Master në vitin 2008 në drejtimin specifik të Multimedia-s.

Enver Petrovci dhe ndroja për të aktruar në Tiranë

Ai është një aktor i njohur për publikun shqiptar, ndonëse i shfaqur vonë në skenën shqiptare. Në fakt interpretimi i tij i drejtpërdrejt me publikun shqiptar ka qenë gjithmonë i dëshiruar, por deri tani dhe gjithmonë i munguar.
Vini në Tiranë për të interpretuar në komedinë e regjisorit Haxhiraj, ndërkohë që ka vite që keni patur oferta nga shumë regjisorë shqiptarë. Përse vendosët tani?
Kam patur gjithmonë dëshirë për të ardhur në Tiranë, por gjithmonë kam patur një ndrojë për të punuar në Tiranë dhe në përgjithësi në Shqipëri, sepse eventualisht unë kam patur një kompleks të madh, që është gjuha. Edhe në këtë bashkëpunim kam ardhur me këtë ndrojë me vete. Që në fillim u kam thënë kolegëve se, nëse unë nuk arrij të jem i suksesshëm (me gjuhën), atëherë do më lejoni që unë të tërhiqem nga ky projekt. Po erdhi koha e premierës dhe unë nuk u tërhoqa dhe për këtë më vjen mirë.
Nuk u tërhoqët sepse “mposhtët” ndrojën?
Nuk u tërhoqa sepse jam i sigurt se arsyeja kryesore është se kam takuar njerëz të shkëlqyer dhe të mirë, që është baza e një bashkëpunimi të shkëlqyer. Nuk e kam ditur se në Shqipëri ka regjisorë dhe aktorë të këtij niveli, që më kanë dhënë mua forcë sa vendosa që dua të qëndroj. Por ajo që unë dua të theksoj tani e përherë është fakti se zbulimi më i madh në jetën time artistike është regjisori Fatos Haxhiraj. Unë kam punuar me shumë regjisorë shqiptarë dhe të huaj, sidomos të huaj, sepse pjesë më e madhe e karrierës sime është jashtë trojeve shqiptare, edhe kam takuar shumë të tillë dhe për mua ka qenë befasi regjisori Fatos Haxhiraj. Madje, i kam thënë se do ta kisha blerë po të kisha patur mundësi, blerë në kuptimin se do t’i krijoja kushte që të mos shkonte më në Romë, por të mbetej këtu në mesin e atyre që flasin shqip dhe të bëjë atë që i ka falur Zoti e që di mirë ta bëjë, të vërë shfaqje në skenë edhe pse atje në Romë e pret mbesa që e kërkon çdo ditë.
Ishte regjisori Haxhiraj që ju bëri të qëndroni?
Aktorët tanë, po ua them me sinqeritet, kanë nevojë për regjisorë që janë dhe pedagogë. Unë për veten time kam menduar se jam aktor i mençëm dhe di diçka nga ky profesion, por kur kam takuar Fatosin kam parë se nuk di asgjë ose duhet shumë shumë me mësu për të ardhur në këtë nivel që është Fatosi. Jam shumë i lumtur që kam takuar Fatosin dhe këtë ekip që kam gjetur këtu. Me këtë ekip realizues njeriu nuk mundet kurrë me humbë, me këtë ekip kudo në botë që të shkojmë mund të fitojmë, për këtë jam i sigurt, sepse është ekip me energji pozitive.
Keni kaq muaj në Tiranë për të vënë në skenë veprën ART, a jeni penduar qoftë dhe për një moment?
Shumë kam sakrifikuar për këtë shfaqje, sepse jam këtu që prej dy muajsh, kam sakrifikuar jo vetëm materialisht por edhe emocionalisht, por aspak nuk pendohem, sepse kam takuar njerëz të mirë dhe artistë shumë të mirë. Më vjen çudi sesi Tirana nuk e di se çfarë artistësh ka ose ndoshta e di por unë nuk e dija. Nuk kam pritur që në mesin e Shqipërisë mund të gjehej një regjisor i nivelit botëror dhe kur e them këtë kam mbi supe përvojë në punë me regjisorët të njohur europianë. Fatosi si regjisor punon me lojën e aktorëve dhe kjo është një gjë shumë e rralle sot.
Çfarë do sjellë Petrovci në këtë komedi?
Unë në këtë komedi interpretoj personazhin Serxho, i cili është dhe inicuesi i ngjarjeve që pasojnë. Serxho (unë) blen një pikturë, e cila nuk u pëlqen dy shokëve të tij dhe secili mbron qëndrimin e tij, që shija e tij për artin është më e mira. Këtu fillon konflikti mes tre shokëve, që në anën tjetër janë shokë të ngushtë. Shfaqja në qendër të saj ka ndenjën e miqësisë.

Kërkohet që UNESCO-s të mbrojë “Eposin e Kreshnikëve”



“Eposi i kreshnikëve”, një epos legjendar shqiptar me kënge të ndryshme epike të lashta, të cilat shoqërohen me lahutë, pjesë e trashëgimisë sonë kulturore, vlerësohet në rrezik.

Një grup pune,i ngritur nga Komiteti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore dhe Shpirtërore do të përgatisë dosjen për t'ia propozuar UNESCO-s si një “kryevepër në rrezik”.

Dosja do të përmbajë gjithë “Eposin e Kreshnikëve” si dhe masat që duhen për mbrojtjen e kësaj trashëgimie shpirtërore, bashkë me realizimin e aktiviteteve, që mund ta sjellin atë sa më afër publikut shqiptar dhe të huaj.

Arrestohet i dyshuari për masakrimin e 6-vjeçarit nga Miratoci

Motivi i vrasjes makabre të Nijaziut nuk është zbuluar akoma edhe pse i dyshuari kryesor është një i afërm i viktimës
(I Plotësuar) - Pas arrestimit të dyshuarit Refik Z. për vrasjen makabër të fëmiut Nijazi I. është dërguar tek gjykata hetuese. I dyshuari tek gjykata e lartë gjatë dëgjimit të tij nga gjykatësi hetues ka heshtë për akuzat që iu janë bë rreth vrasjes monstruoze të gjashtë vjeçarit.
Gjykatësi hetues i ka caktuar masa paraburgimi prej 30 ditësh, dhe gjykatësi hetues nesër, ditë e hënë pritet të marrë raportin nga obduksioni i mjekëve.




Vendi ku është gjetur trupi i pajetë

- Pas arrestimit të dyshuarit Refik Z. për vrasjen makabër të fëmiut Nijazi I. është dërguar tek gjykata hetuese. I dyshuari tek gjykata e lartë gjatë dëgjimit të tij nga gjykatësi hetues ka heshtë për akuzat që iu janë bë rreth vrasjes monstruoze të gjashtë vjeçarit.
Gjykatësi hetues i ka caktuar masa paraburgimi prej 30 ditësh, dhe gjykatësi hetues nesër, ditë e hënë pritet të marrë raportin nga obduksioni i mjekëve.



Shtalla ku ka ndodhur krimi


Pjesëtarët e policisë së Preshevës kanë dërguar te gjyqtari hetues në Gjykatën e Lartë të Vranjës një mashkull me moshë rreth 24 vjeçare nga fshati Miratoc (Refik Z.) si të dyshuar për vrasjen e 6 vjeçarit Nijazi Ibrahimi, ka njoftuar të premten stacioni policor në Vranjë, njoftojne korrespondentet e agjencise informative "Presheva Jone" nga terreni.
Më konkretisht sipas burimeve te ngjajshme Refik Z. ëshe komshiu i afert i familjes Ibrahimi ne fshatin Miratoc dhe sipas disa deshmitarëve te fshatit (Enver I. dhe Aron K.) siq i kane deklaruar mediave lokale fjala ketu është për "hakmarrje". Sidoqoftë se për cfarë është ketu fjlala së shpejti organet kompetente të drejtësisë do të dalin me informacione të sakta për të evituar spekulimet.

Masakrohet fëmija 6-vjeçar nga Miratoca e Preshevës- Kirmineli në kërkim


U bë sonte varrimi i fëmijës gjashtëvjeçar Nijazi Ibrahimi. në fshatin Miratoc. Nijaziu në rrethana ende të panjohura dje është gjetur i vdekur rreth orës 18.00 në aneksin e një shtëpie të pabanuar në lagjen ku ka jetuar viktima. Lamtumirën e fundit ia dhanë sonte bashkëmoshatarët e tij, edukatoret, familjarët, bashkëfshatarët dhe qytetarë të tjerë.
Sipas familjarëve të djalit, Nijazi Ibrahimi, dje nga ora 12.00 të pasdites filluan dyshimet për humbjen e djalit të tyre prej kur edhe u mobilizuan familjarët për gjetjen e fëmijës së humbur. Gjashtë vjeçari në fjalë ka vijuar mësimin në entin parashkollor në fshatin Miratoc i cili nuk është kthyer në orarin e caktuar në shtëpi. Ngushëllime për familjen e Nijaziut ka shprehur drejtori i Entit parashkollorë 8 Marsi në Preshevë, Selajdin Abdiu. Lajmi tragjik për vdekjen e djalit ka tronditur bashkëfshatarët e bashkësisë lokale Miratoc dhe të gjithë qytetarët e komunës së Preshevës, sipas të cilëve kjo dukuri nuk është e zakonshme në vendin tonë. Sipas AIK Presheva Jonë" kryetari i Bashkësisë lokale Miratoc, Shezai Shaqiri ka kërkuar nga organet kompetente që vdekja e Nijazi Ibrahimit. të zbardhet sa më shpejtë dhe personi që ka kryer veprën që dal para drejtësisë. Vdekja e Nijazi Ibrahimit. edhe më tej mbetet misterioze përderisa hetimet po vazhdojnë për të zbardhur rastin në fjalë.

 

‘Takimi i gjeneralit Fatmir Limaj- Kryeministrit Albin Kurti?’- Heshtje totale nga dy kampet politike… Çfarë po ‘zihet’?

Ditën e sotme  më datën 5.4.2025. qarkulluan lajme në media se kryetari i Nisma-s, gjnerali i Ushtrisë çlirimtare të Kosovës , dhe Kr...