2011-02-27

Artisti Rrezeart Shyqri Galica – Giqi hapë ekspozitën e tij personale.

 
 
Pas suksesit të tij në ekspozitën e përvitshme “Onufri’, në Tiranë, artisti nga Kosova Rrezeart  Shyqri Galica – Giqi, do të “përballet” me një tjetër publik . Pikërisht sot artisti do të udhëtojë së bashku me veprat e tij drejt Tetovës, në Galerinë e Arteve për të hapur ekspozitën e tij personale. Ekspozimi i veprave është menduar nga artisti dhe organizatorët të jetë e ndarë në dy cikle, të cilët deri më tani, janë prodhimtaria e tij artistike më obliguese dhe i përcaktohen të tilla prej këtij obligimi.
image
E gjithë krijimtaria e vet është artistike dhe cikli i parë është një vijueshmëri imazhesh me temë aktuale dhe përmbajtje politike. Ndërsa cikli i dytë i takon temave të tjera që çdo artist krijon në bazë të përgatitjes profesionale. Krijimtaria e ciklit të parë e ka kaluar tashmë kufirin e mendësisë shqiptare.

 Dhe është shumë e rëndësishme të theksohet se pjesa e veprave me përmbajtje politike, tani, po u jepet për temë specializimi në fushën e artit, studentëve të Akademisë së Arteve të Bukura të Peruxhias në Italisë /Accademia di Belle Arti Pietro Vannucci Perugia.


 Sipas kritikes së arit, Suzana Varvarica-Kuka, artisti grafist ka ditur të vlerësojë drejt dhe seriozisht eksperiencën e mrekullueshme të ateliesë së grafikës dhe të artistëve grafistë të Kosovës në disa kohëra. Kjo ka sjellë që ai të mbështetet në një bazament të fuqishëm dhe ta pasurojë me krijimtarinë e vet, e cila përzgjedh të aplikojë teknikat e reja, që janë produkt i një epoke dhe brezi të ri artistësh. Gjithmonë situata e tij do të konsiderohet aktive e flak për flaktë me temat që i servir politika e sotme e vendit të vet dhe e potikave të të huajve për vendin e tij

Rrezeart  Shyqri Galica – Giqi ka lindur në Prishtinë, më 1981. Ai i ka kryer dhe përfunduar studimet në Fakultetin e Arteve të Universitetit të Prishtinës në vitin 2005 në atelienë e Dizajnit Grafik. Po pranë këtij universiteti ka kryer studimet Master në vitin 2008 në drejtimin specifik të Multimedia-s.

Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...