2012-02-24

BURRI DHE GRUAJ,LIBËR QË LEXOHET ME DASHURI PËR DASHURINË




Interesimi për të thelluar kërkimet në fushën e krijimtarisë, madje në fusha të ndryshme, autorin e librit “Burri dhe gruaja”, Flori Bruqi, i cili pos vëllimit poetik “Zjarri i diellit”(1995), ka botuar edhe romanet “Ndërgjegjja”(1995), “Ringjallja”(1996), “Gjarpërinjtë e pallatit”(1996), “Dorëzeza”(1997) dhe “Toka e djegur”(1998), e ka provokuar edhe njëra nga çështjet më komplekse, dashuria, ku janë shqyrtuar një sërë aspektesh që ndërlidhen më raportin ndërmjet njërëzve, përkatësisht sekseve.Është në të vërtetë një qasje specifike një problematike të pashterrshme, aq shumë të trajtuar pothuajse në të gjitha zhanret e gjinisë shkencore, letrare e publicistike.
Marrëdhëniet dashurore në periudha të ndryshme të jetës konceptohen në një spektër pak a shumë të gjerë që këshillat e shumta dhe shembuj përkatës që burojnë nga përvoja shumëshekullore e bashkëjetesës familjare dhe intime, gërshëtuar me mezazhe shkrimtarësh, shkencëtarësh e intelektualësh të botës e të vendit, të artikuluara nëpërmjet paraqitjeve të tyre publike, do të mund të shërbejmë për të mësuar anë të nduarnduarta të këtij realiteti për të kapërcyer situata të pakëndshme, por edhe për ta bërë jetën më të lumtur.
Libri “Burri dhe gruaja” është një botim i veçantë, që provokon gjithsesi me kompleksitetin e tij, me mendimet e çlira me sugjerimet konstruktive dhe artistike, që shpejt përvetësojnë lexuesin . Pa dyshim është një zhanër që do të lexohet me dashuri për dashurinë, shumë nga të fshehtat e jetës mbase do të mund t’i gjejnë ata që do ta kenë në duar këtë libër.

Botoi”Flomed”,Prishtinë, 2000
Sh.Galica

BURRI DHE GRUAJA, LIBËR KËSHILLASH PËR BASHKËJETESË FAMILJARE




Libër publistiko-shkencor për bashkëjetesën familjare

Marrëdhëniet dashurore para martesës si dhe jeta bashkëshortore në periudhat fillestare, sidomos, kur të rinjtë dhe të rejat i verbon dashuria,parafytyrohen dhe në përgjithësi janë të lumtura. Por më vonë, kur bashkëshortët fillojnë të ndeshen me vështirësitë e jetës së përditshme dhe ndodh një farë velje e njërit ndaj tjetrit, jo vetem nis të shfaqet një farë ftohje por ndonjëherë zhvillohet dhe një luftë, herë e butë dhe herë e rreptë, për mbijetesën e familjes, natyrisht pa i përjashtuar çastet e gëzuara dhe të lumtura.Me qenë se çdo familje përbëhet nga bashkëshortët, të cilët përveç seksit, dallohen dhe ndryshojnë njëri nga tjetri edhe prejardhja, lloji i edukimit familjar dhe shoqëror, veçoritë psikosomatike, formimi intelektual etj. Në mënyrë të pashmangshme, përpjekjet për konsolidimin e familjes ndeshen në mosmarrveshje, grindje, dhe zënie, që bashkëshoqërojnë jetën e tyre. Krahasimisht të lumtur duhen quajtur ata bashkëshortë, të cilët, pasi bëjnë përpjekjet e duhura për ta njohur njëri-tjetrin, mësohen t’i lëshojnë pe shokut ose shoqes së jetës, sidomos kur mosmarrëveshjet e vogla rrezikohen të bëhen të rënda, shpesh me pasoja të padëshirueshme dhe të hidhura për qetësinë dhe qendrueshmërinë e familjes.
Pikërisht ky libër i Flori Bruqit, me këshilla dhe shembuj që burojnë nga përvoja shumë shekullore e bashkëjetesës familjare, por dhe i ndërthurur me fjalë dhe porosi të mençura të shumë shkrimtarëve dhe shkencëtarëve  botërorë , dhe vendas në studime psikologjike dhe shoqërore serioze për këto probleme, synon që të shërbejë si udhëzues me vlerë për të zgjedhur mënyrat më të përshtatshme për të zbutur dhe kapërcyer mosmarrëveshjet bashkëshortore, që e helmojnë dhe e lëkundin familjen.
Libri shumë shpejt do të bëhet i dashur për lexuesit shqiptar…(Nga Recensioni).


Prof.dr.sc.Ermal Kristo, psikolog
Prof.Kastriot Ymeri, pedagog
Prof.Driton Shehu, pedagog special
Prof.dr.sc.Kaltrina Daka,sociologe

                                                                             Tiranë, 01.01.2000

PËRGJIGJE KRASISTËVE TË HISTORISË SHQIPTARE




Nga Dr.sc.Fatmir Terziu

Dhe aty ku kjo xhelozi ndeshet me modestinë dihet rezultati. Ai kurrë nuk është barazimi. Nuk është barazimi, se jo më kot e thotë populli: “Hapja, bre burrë rrugën pimësit!” e që t’ja hapësh rrugën të ‘dehurit’ historik apo më së shumti atij të kudondodhurit elektronik sot, atij që e ka atë në vend të shpatës, pra të nderuarit ‘mik’ duhet “Guximi Shqiptar”.
Ai ka armën e Flori Bruqit dhe është botuar në Prishtinë. Është ndarë në disa kapituj dhe flet për historinë, Ramushin,Antropologjinë, Politikën, spiunazhin, gjuhën dhe letërsinë, psikoanalizën, astrologjinë dhe erotikën, por ka edhe fjalën e redaktorit dhe fjalën reçensuese.
Pra në më shumë se 400 faqe flet me gjuhën e thjeshtë e modeste shqipe, për  modestinë e termit “Guximi Shqiptar”.Që në titull duket kapërcimi i modestisë. Vetë modestia që “buron” nga cikloni letrar i shkrimtarit Flori Bruqi, kandidat i shkencave. Një modesti që shënon plot 30 libra.
Një modesti që nuk tejkalohet, dhe as që nuk para-prezantohet.
Një modesti që shtrydh fletushkat dhe ndrydh parcelizmat e digitalit dhe elektronikës në një sipërfaqe që as vet njeriu që e krijoi s’e kupton sa xhelozi prodhon.
Ja se si shprehet vet Bruqi “Nacionalizmin neurotik serb e karakterizon resan-timani, ose ndjenja e dinjitetit të nëpërkëmbur, bindja për humbje të padrejtë,mëria për tjetrin si pasojë e përbuzjes, apeli për hakmarrje, për qërim hesapesh, për riinterpretim të historisë, por edhe si xhelozi kundër të tjerëve që janë më të suksesshëm.
”Dhe aty ku kjo xhelozi ndeshet me modestinë dihet rezultati.Ai kurrë nuk është barazimi. Nuk është barazimi, se jo më kot e thotë populli:“Hapja, bre burrë rrugën pimësit!” e që t’ja hapësh rrugën të ‘dehurit’ historik apo më së shumti atij të kudondodhurit elektronik sot, atij që e ka atë në vend të shpatës, pra të nderuarit ‘mik’ duhet “Guximi Shqiptar”.
Ai ka formën e Flori Bruqit dhe është botuar në Prishtinë. Është ndarë në disa kapituj dhe flet për historinë, Ramushin, Antropologjinë, Politikën, spiunazhin, gjuhën dhe letërsinë, psikoanalizën, astrologjinë dhe erotikën, por ka edhe fjalën e redaktorit dhe fjalën reçensuese.
Pra në më shumë se 400 faqe flet me gjuhën e thjeshtë e modeste shqipe, për modestinë e termit “Guximi Shqiptar”.
Libri më i ri i Flori Bruqit tenton të paraqesë një dritare në këtë valëzim mjegullor, që ndeshet edhe në ditët me diell. Ai në fakt nuk është në rolin e pastruesit të xhamave të kësaj mjegulle,edhe pse fjala e tij e kreh atë mjegullnajë në heshtje dhe pa shumë bujë, teksa ka librat makrometrik të parametrave leksikorë e sfumojnë paralizën kohore dhedetajojnë të sotmen, të shkuarën me të sotmen në alteracion dhe presupozojnë të ardhmen.Prania shtjelluese e disa penave shqiptare tek “Guximi Shqiptar” e bën veprën e Bruqit t’i buzëqeshë të gjithë potencialit lexues.

Aty gjendet përgjigja për “A është Rifat Kukaj një thesar shqiptar?”, “Në vend të përkujtimit:Mehmet Kajtazi”, “Kush është Kolec Traboini?”, “Keze (Kozeta) Zylo”, “Kush është Gani Xhafolli?”, “Kush është Nehat S. Hoxha”, “Muxhahedinët si «Gold-en Boys»”, “Persekutimi komunist mbi vajzat e Bajram Currit”, “Polemikë pa dorashka”, “Gërmime në llagëme të pista”, “Letër e hapur organizatorëve dhe spektatorëve të koncertit të Goran Bregoviqit” e mjaft të tjera shkrime të kësaj kategorie.
Më tutje Bruqi thekson “Çuditërisht, askush nga deputetët nuk parashtroi pyetjen sesi ata do ta arrinin të menaxhonin, të dilnin në krye me një Kosovë forcërisht të aneksuar, me dy milionë shqiptarë të mllefosur dhe të armiqësuar me shtetin?
Për t’i dhënë përgjigje kësaj pyetjeje, së pari duhet të analizojmënatyrën e nacionalizmit serb, e cila prodhon aberracione ciklike të politikës ser- be nga rrjedhat normale historike.” Duke iu rikthyer xhelozisë ai shton: “Mëria zakonisht ka prodhuar konflikte serbe me fqinjët, ndërkaq xhelozia ka prodhuar antievropianizmin fanatik. Kur filloi e gjitha kjo? Kur dhe kush e zbuloi mitin e Kosovës?”.
Duke lexuar “Guximi Shqiptar” natyrshëm sqaron edhe detaje tëtilla: “Kur nisi ky ortek i iracionalizmit? Zakonisht mendohet se etnologu serb,Vuk Karaxhiq, është prodhuesi i këtij miti, por misionin hulumtues atij ia besoi etnologu dhe linguisti i njohur slloven J. Kopitar, i cili bashkëpunonte ngushtë me Gëten.
Shkrimtari gjerman kishte obsesion periudhën antike greke, kohënqë sipas tij, në qenien e njeriut ka ekzistuar harmonia mes elementit apolonik (racional) dhe atij dioniziak (irracional, emotiv). Gëte mendonte se qytetërimi perëndimor lëngon nga ngadhënjimi i plotë i racionalizmit, që e vlerësonte sinjë shkarje të rrezikshme. Ai kishte shpresë të madhe se harmonia e dikurshme antike mund të gjendej ende në baladat e popujve të Ballkanit”. Po a mundet të shkruhet ndryshe historia? A mund të ndriçohet realiteti i saj?
Përgjigja e Bruqit ndodhet në “Guximi Shqiptar…

                 


POEZI E SHQETËSIMIT DHE GJAKIMIT PËR LIRINË





Zenjullah Halili


Flori Bruqi po hyn nëpër një shteg të ndritshëm në poezinë shqipe. Figura e tij në fillim të kësaj poeme na sjell shqetësime të shumta që lidhen me Tokën, me Nënën, me Gjakun, me Vallen e Shkrepave, me Baladën e Yjve, me Lotin që ka Ogur, me Zërin me Frushullimën e Krahëve, me Akuarelin e Diellit, me Lumin e Bardhë. Secili varg vendoset në patosin e Kësaj Luleje. Secila poezi ka gjethin  e Vet, Dritën, shqetësimin dhe besimin, andejza, matanë errësirës pra ai këto frymëzime i zë nga jeta, sepse e nxit Bardhësia e katër vargjeve, figura e saj, shpirti shqetësues, Fjala. E fton të hyjë nëpër thellësitë e viteve, deri te kjo Kohë, deri te krahërorët masivë, deri te Deti Tekanjoz nganjëherë. Ai sfidon Amësinë Njomëzake të Teutës, fashaton plagët me fjalët figura dhe rend andej nga Përrenjtë e Ëndrrave për të shtypur lehtë e me ndjeshmëri Butonët e Dritës, për të fituar Bardhësitë e për të kërkuar shëmbëllimin me Hermesin, por atje janë qentë, jo larg, e a do ta shqyejnë si Akteonin e Penteun e a do ta martirizojnë si Ismetin, Agimin, Mujën e Salihun. Me tutje jep Figurë për kohën që me nxitje të Eridës, perëndeshës së Grindjes, u bë një luftë e gjatë në muret e Trojës Drapri i Sinagogës ëshstë edhe këtu në baladën e Floriut, që është e yjve, e shkrepave, e bulëzave, e syrit të mprehtë, e zërit të ëmbël, të cilit Hiçi i vjen përballë  mu para viteve të liga. Por, poeti në këtë hije të çastit vëren Dritën, një xixëllonjë që lufton me errësirrën, së cilës do t’ia shohë sytë, sepse aty është puthja, aty pasioni i erës, simbol i bukur i një përqafimi jetësor aty pasioni mëtues për Fjalën, që është njëra nga vjershat më të realizuara artistikisht. Në ishullzën më të madhe të detit figurative të Floriut është edhe Nëna si Baladë, si Qëndresë e si Ëndërr Ilire, Lumi i Bardhë e ndonjë poezi tjetër, janë kthim imagjinativ i poetit nga njomësia e Euridikës, pra, Vendlindjes.

25 janar 1995   

POEZI E NËNQIELLIT DHE NJERIUT PA LIRI…




Mehmet Kajtazi

Poezitë e Flori Bruqit ( disa prej të cilave ishin më parë të botuara edhe në revista dhe në gazeta tona ) i lexova me një frymë. Një cilësim i tillë i leximit të poezive bëhet atëherë kur të përvetëson si vargu i parë, ashtu edhe i fundit. Temat që ngërthehen në këto vargje nuk burojnë nga inspirimet që i marrin disa poetë nga librat që i lexojnë, por Flori Bruqi inspirimet i merr nga jeta. Ato nuk mbesin vetëm inspirime, por dalin nga kornizat e një gjirme të thellë dhe si valëzat e detit të shqetësuara afrohen drejt brigjeve, por edhe kthehen në suprinën e largët të detit me emrin nënë, me emrin martizim, me emrin LIRI. Meqë poetit i mungon kjo e fundit, siç i mungon tërë Kosovës, është plotësisht e natyrshme që në shumë vargje të ketë shqetësime. Këto shqetësime ta përkujtojnë shkrimtarin Viktor Franklin, i cili edhe pse është i rrethuar me tela në një kamp fashist në vitet e dyzeta, ai gjen shpresën që ta tejkalojë mynxyrën. Ajo shpresë është te vetë harmonia në mes Tokës dhe Qiellit, e kur kjo shtrihet edhe te njerëzit, atëherë vetë Zoti është në mes tyre dhe u ndhihmon për t’u çliruar. Flori Bruqit nuk i mungon, shpresa, por nuk i mungon as harmonia. E kur harmonia prek edhe brigjet e Lumit të Bardhë të vendlindjes së tij, atëherë edhe më shumë shpaloset riti i ritmit të ujit. Uji e ka ritmin e vet, që është në përputhshmëri me hapërimin e njerëzve drejt “Zjarrit të Diellit”.

25 janar 1995                         

GJEOGRAFIA E ATDHEUT





Iljaz Prokshi


Pas vëllimit poetik me titull “Zjarri I Diellit” (1995), romanit “Ndërgjegja”(1995), “Vrasësit e Liridonëve (1996), që i botoi në Prishtinë, Flori Bruqi ditë më parë në Tiranë botoi edhe romanin “Ringjallja”. Tema e romanit “Ringjallja”qon në një kohë këtu e shumë vite më parë. Është koha e “kundërrevolucionit”, e shthurjeve të sistemeve, thyerjeve e digresioneve në një ambient të caktuar, të cilat shkaktojnë dramën e individit dhe kolektivitetit, që i përket edhe prozatori. “Ringjalljen” e karakterizon një kompozicion i thjeshtë, ku rëfimi rrjedh i qetë dhe natyrshëm. Përmes ides themelore që transmetohet këtu, dalin në spikamë edhe një varg problemesh etiko-shoqërore të cilat i shkakton një pushtues jo njerëzor. Flori Bruqi, ka përcaktuar fatin e një populli të lnë jashtë kufijve të atdheut, i cili pareshtur i nënshtrohet torturave, ndjekjeve, dënimeve dhe mynxyrave të tjera makabre. Për t’i shpëtuar kësaj dhune me shumë veta detyrohen të lëshojnë vendlindjen dhe të ikën në ekzil, siç ndodh me ikjen e çlirimit për në Shqipëri, familjet e Ligan Shpatullgjanit, Demë Ali Pozharit, Mërgim Bardhit e shumë të tjerëve në shkretëtirën  e Anadollit. “Ringjallja” e Flori Bruqit është një ekuivalent i kohës: me braktisje, vetmi, trishtim, që shqetësojnë jetën e njeriut edhe në çastet më të gëzuara të tij. Një formë herë e çlirët e rrëfimit e herë-herë me një organizim të dialogut krijon bagazhin e mundshëm të ambientit nën pushtim. Asociacionet që zgjojnë dialogjet, toni që u jep ngjyrë proceseve jetësore nëpër situata të veçanta dhe rrethanat e krijuara e zgjojnë kërshërinë e lexuesit. Pa dyshim se tema është provokuese dhe jep mundësi konstruktimi artistik i situatave që e bëjnë për vete lexuesin.

28 Qershor 1996                             

Luaje macë kryt e buallit!!!!


Nëse arrihet kompromisi për përfaqësimin  me fusnotë dhe me Rezolutën 1244, Kosova e ka të sigurt se do të fitojë vetëm të drejtën që Komisioni Evropian t`i bëjë një studim fizibiliteti, studim sipas shembujve në rajon. Ratifikimi i SAA-së zgjat nga dy vjet deri në pesë. Prej arritjes së SAA-së deri në anëtarësim, Kroacisë, që është njohur nga të gjitha vendet e BE-së, i janë dashur 14 vjet. Sipas kësaj, Kosova mund të anëtarësohet në BE në vitin 2036, shkruan sot “Koha Ditore”.    

Baronesha Catherine Ashton dhe komisionari Stefan Fule nuk kanë mundur që të enjten t`ua jepnin kosovarëve një lajm që do të përdorej si ngushëllim pas kompromisit për heqjen e Republikës dhe përdorimin e fusnotës që i referohet Rezolutës 1244. Arsyeja se pse nuk është lëshuar komunikata e përbashkët është mosarritja e marrëveshjes për denominimin në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, që po vazhdon në Bruksel.

Gjithsesi, në momentin që do të arrihet marrëveshja për denominimin, lajmi do të bëhet publik. 

Në këtë mënyrë, Kosova do të marrë një shpërblim të vogël për kompromisin e madh. 

Në komunikatë do të thuhet se “Komisioni Evropian ka për qëllim lansimin e studimit të fizibilitetit”. “Koha Ditore” ka parë ekskluzivisht konkluzionet e Këshillit të Evropës, për të cilat ende nuk janë pajtuar të gjitha shtetet anëtare, por të cilat janë drafti i qëndrimeve që pritet të dalë nga samiti i një dhe dy marsit. 

Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit ka për qëllim që BE-ja t`u mundësojë vendeve me të cilat arrihet marrëveshja të stabilizohen fillimisht e pastaj edhe të asociohen me vendet anëtare, por nuk është veprim për anëtarësim. Procesi i anëtarësimit në BE përbëhet të paktën nga nëntë veprime të ndryshme dhe fillon me aplikimin për t`u anëtarësuar. Asnjë nga veprimet e anëtarësimit nuk ka të bëjë me marrëveshjen për të cilën Kosova ka marrë të drejtën të studiohet nëse e meriton. 

Çka është SAA-ja 

Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit (shkurtesa SAA anglisht) është kontratë në mes të komuniteteve evropiane dhe shteteve të saja anëtare në njërën anë dhe një shteti të Ballkanit Perëndimor në anën tjetër. Kjo marrëveshje është qëllim i procesit të Stabilizim-Asocimit, që ishte lansuar vetëm për shtetet e Ballkanit Perëndimor (shtetet e ish-Jugosllavisë pa Slloveninë, por me Shqipërinë). Marrëveshja SAA rregullon raportet tregtare, politike dhe institucionale

Emri?

Kjo marrëveshje është e ngjashme me marrëveshjet e asociimit, të cilat BE-ja i ka lidhur më parë me shtetet e Evropës Lindore dhe ato Qendrore. Kësaj i është shtuar fjala „Stabilizim“, për të futur elementin e kushtëzimit për vendet e Ballkanit. Porosia ka qenë se ato vende duhet së pari të stabilizohen, pastaj të asociohen dhe më vonë edhe të shkojnë drejt anëtarësimit në BE. Elementet e kushtëzimit në Procesin e Stabilizim-Asociimit janë përmbushja e obligimeve ndërkombëtare (bashkëpunimi me Tribunalin e Hagës) dhe bashkëpunimi rajonal. Përmbushja e obligimeve nga Marrëveshja SAA bëhet edhe kriter në procesin e anëtarësimit në BE.

Kush nënshkruan?

Marrëveshja SAA arrihet në mes të shteteve të BE-së dhe një shteti të rajonit të Ballkanit. Të gjitha shtetet në Marrëveshjen SAA në faqen e saj të parë shkruhen me emrin e tyre kushtetues (për shembull: Republika e Shqipërisë, Republika Federale e Gjermanisë, Mbretëria e Belgjikës). Marrëveshja duhet të nënshkruhet nga të gjitha shtetet kontraktuese (në rastin e Kosovës kjo do të thoshte 27 shtetet e sotme të BE-së në njërën anë dhe Republika e Kosovës në anën tjetër). Pas nënshkrimit Marrëveshjen do të duhej ta mbështeste edhe Parlamenti Evropian dhe ajo do të duhej të ratifikohej nga parlamentet e të gjitha shteteve anëtare. Pas kësaj ratifikimi do të përmbyllej dhe Marrëveshja do të botohej në Fletën Zyrtare të BE-së dhe do të hynte në fuqi.

Procedura?

Hapi i parë në procesin e Stabilizim- Asociimit është që Komisioni Evropian, me kërkesë të shteteve anëtare, të bëjë një „studim fizibiliteti për SAA“,  me të cilin do të vlerësohej se a është i gatshëm apo jo një shtet për të nisur negociatat për marrëveshje SAA.

Duhet pasur kujdes tek fjala „negociata“, sepse marrëveshja nuk arrihet përmes „dialogut“. Mund të bëjë dialog gjithkush dhe dialogu nuk duhet doemos të shpjerë deri tek ndonjë raport kontraktual. Negociatat mund të zhvillohen vetëm në mesin e palëve të barabarta, që në rastin konkret do të thoshte në mesin e shteteve të BE-së dhe një shteti tjetër. Në bazë të kornizave ligjore të BE-së, një marrëveshje e tillë nuk mund të arrihet në mes të BE-së dhe një “territori“ tjetër nëse ai territor nuk është i njohur si subjekt shtetëror nga të gjitha vendet anëtare të BE-së.

Çka po bëhet me Kosovën në Procesin e Stabilizim-Asociimit?

Kosova joformalisht është përfshirë në Procesin e Stabilizim-Asociimit. Por formalisht Kosova nuk ka bërë as hapin e parë në këtë proces. Për arsye se me Kosovën BE-ja nuk mund të ketë raporte të mirëfillta kontraktuale, që nënkupton fuqinë e arritjes së traktateve, janë zbuluar „hibride juridike“ dhe Kosova, për të mos humbur kohë, është përfshirë në proces së pari përmes „mekanizmave përcjellës SAA“ dhe tash përmes „dialogut SAA“. Kjo i ndihmon Kosovës që të përgatitet, të përafrojë ligjet e saja me standardet e BE-së, por nuk mund të jetë zëvendësim për negociatat për Marrëveshjen SAA. 

Kohëzgjatja?

Negocimi i Marrëveshjes SAA  ka zgjatur prej 5 muaj në rastin e Kroacisë e deri në 3 vjet në rastin e Shqipërisë. Shpejtësia e arritjes së marrëveshjes së tillë varet nga kapacitetet e shtetit që asociohet me BE-në për të përmbushur detyrimet që dalin nga një marrëveshje e tillë.

Marrëveshjet si kompetencë evropiane?

Kosova mund të arrijë disa lloj marrëveshjesh me Komisionin Evropian edhe nëse nuk njihet si shtet. Kjo edhe ka qenë ideja e Marrëveshjes tregtare. Komisioni nga vendet anëtare merr të ashtuquajturat „kompetencat evropiane“ dhe negocion me Kosovën Marrëveshje tregtare. Më pas atë do ta nënshkruanin vetëm Komisioni dhe Kosova. Por kjo nuk do të mund të quhej edhe vendosje e raporteve kontraktuale e subjekteve ndërkombëtare.

Marrëveshja SAA me Serbinë nuk e përfshin Kosovën?

Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit mes Republikës së Serbisë në njërën anë dhe komuniteteve evropiane dhe shteteve të saja anëtare në anën tjetër nuk e përfshin Kosovën. Kjo për shkak se Kosova që nga viti 2000 nga BE-ja trajtohet si një zonë e veçantë tregtare dhe doganore.

Procedura e anëtarësimit në BE 

Aplikacioni: Procedura formale e anëtarësimit të një shteti në BE është përmes dorëzimit formal të aplikacionit. Shteti që aspiron të anëtarësohet ia dorëzon këtë aplikacion vendit të BË-së, i cili e ka kryesimin e radhës. 

Kush ka të drejtë të aplikojë: Sipas nenit  të famshëm 49 të Traktatit të BE-së “secili shtet evropian i cili i respekton parimet nga artikulli 6 (liria, demokracia, respekti për të drejtat e njeriut dhe liritë themelore, sundimin e ligjit) mund të aplikojë për t’u anëtarësuar në Union. 

Pas aplikimit Këshilli, duke vepruar me unanimitet të të gjitha shteteve anëtare, kërkon nga Komisioni të nxjerrë një opinion rreth asaj se a i përmbush apo jo aplikuesi kushtet për t’u bërë me status kandidati dhe për të nisur negociatat e anëtarësimit. 

Komisioni Evropian e dorëzon pyetësorin dhe merr përgjigje nga shteti aplikues. Pastaj nxjerr një opinion. Kjo procedurë zgjat një vit. Në këtë fazë janë Shqipëria (për të cilën Komisioni Evropian ka nxjerrë mendim negativ dhe nuk ka sugjeruar dhënien e statusit të kandidatit) dhe Serbia (për të cilën Komisioni ka dhënë mendimin pozitiv dhe ka sugjeruar dhënien e statusit të kandidatit). Zbatimi i Marrëveshjes SAA është një ndër kriteret po ashtu. 

Në bazë të mendimit të Komisionit, por në mënyrë të pavarur, vendet anëtare të BE-së me unanimitet vendosin  t’ia japin apo jo statusin e kandidatit. Në rastin e Serbisë një vendim i tillë pritet javën që vjen. 

Pas dhënies së statusit të kandidatit, Këshilli, sipas propozimit të Komisionit, vendos për të caktuar datën për nisjen e negociatave të anëtarësimit me vendin kandidat. Në këtë fazë është Mali i Zi, të cilit i është caktuar muaji qershor, por me kusht që të nisë negociatat e anëtarësimit. 

Negociatat e anëtarësimit nisin me procesin e screeningut, ku Komisioni Evropian, në secilin prej 35 kapitujve, bën një studim të tërthortë të gjendjes në resorë të ndryshëm të vendit kandidat dhe për secilin kapitull nxjerr një raport. 

Një nga një secili kapitull hapet për negociata vetëm pasi të konstatohet se vendi anëtar i ka përmbushur të gjitha kushtet për hapjen, dhe me këtë pajtohen të gjitha shtetet anëtare. Kur të hapen negociatat, për ndonjërin kapitull caktohen kriteret për mbylljen e tyre. Kur të përmbushen kriteret, kapitujt mbyllen një nga një. Secili shtet anëtar ka së paku 72 raste të bllokojë secilin hap në procesin e negociatave të zgjerimit me një vend kandidat.   

Kur të mbyllen të gjithë 35 kapitujt, atëherë përmbyllet formalisht edhe procesi i negociatave të anëtarësimit. Edhe me këtë duhet të pajtohet Parlamenti Evropian dhe të japë mendimin Komisioni Evropian. Pas kësaj shkruhet Traktati i Anëtarësimit. Pastaj ai përkthehet në të gjitha gjuhët zyrtare të BE-së dhe në gjuhën e shtetit, i cili ka negociuar anëtarësimin. Ai tekst më pas nënshkruhet. Kroacia është tash në këtë fazë. 

Pas nënshkrimit, Traktati duhet të ratifikohet nga parlamentet e të gjitha vendeve anëtare të BE-së dhe nga parlamenti i vendit i cili hyn në BE. Instrumentet e ratifikimit i dorëzohen Qeverisë së Italisë në Romë si ruajtëse të traktateve evropiane. Pas kësaj një vend hyn në BE. 


Pas Covid-19, liderët botërorë ranë dakord të punojnë së bashku për të forcuar sistemet globale shëndetësore, por negociatat për një marrëveshje të re kanë ngecur.

Nga Flori Bruqi Është folur shumë në internet se Kina po lufton me një tjetër epidemi pas shumë postimesh në mediat sociale ku supozohet se ...