2012-02-24

GJURMË QË MBESIN NË FATET E HIDHURA TË SHQIPTARËVE




Rifat Kukaj
                                  

…Në këtë prozë të Flori Bruqit mpleksen fatet e hidhura të njerëzve tanë si dje, ashtu edhe sot, duke i rrahur pa mëshirë e me fishkullimë rrëqethëse shtrëngata e kohës, por që nuk ia del t’ua zbehë shpresat dhe t’ua zhdavarisë ëndrrat për një të nesërme më të mirë e më të sinqertë. Oguri i zi ngulmon, por nuk ia arrin tërësisht t’ua fshijë gjurmët e lashta, edhe pse i fërfëllon dhe i rrah si me bisht gjarpri edhe larg truallit të tyre. Mbase mu kjo golgotë ( që, për fat të keq, na përsëritet ), sikur ua shton edhe më shumë dashurinë për vendlindjen e shtrenjtë. Këta njerëz të zakonshëm, me të cilët jeta tallet, përballojnë në mënyrë dinjitoze mynxyrat që u vijnë nga urrejtja e lashtë e të huajve, por dhe nga përmbushja e mjerushëve tanë shpirtshitur e të katandisur, zhveshur nga gjithqka që është njerëzore…

26 qershor 1996 Prishtinë                  

CENSURA SHQIP




Arian Blushi


…Ligji i fortë, anathema dhe censura që u bëhet shkrimtarëve dhe njerëzve të penës e të dijes nga regjimi komunist është tema e romanit “Gjarpërinjtë e pallatit”, të Flori Bruqit. Heori i këtij romani, Uran Dukagjini, del para këtyre autorëve të regjimit dhe bën sfidë, duke shpalosur shpirtin falso dhe metodat çnjerëzore të tyre. Vepra është shkruar me mllef, dhe tërë kjo revoltë e tij është shprehur nëpërmjet unit të shkrimtarit, i cili, pikërisht në këtë rreth ka parë pjesën më të shëmtuar të shoqërisë komuniste…

Tiranë, 27.7.1996                            

KUKUDHËT NË KOHËN E MONIZMIT





 Nikollë Frangaj                                            

…çdo gjë që krijohet pa dëshirën e një individi apo kolektiviteti është e huaj. Kritika e hapët kundër kukudhëve dhe autorëve të regjimit komunsit ka shtyrë autorin e romanit t’iu kundërvihet dhe t’i zhveshë gjer në palcë. Autori për më tepër shenjon aktet absurde të tyre, del përballë dhe sfidon. Duke u bërë njeri i anatemuar nga ata vetëm nga frika se do t’ua përziejnë duart, e censurojnë, dhe më në fund e dënojnë. Por, ai nuk mposhtet. Heroi i romanit “Gjarpërinjtë e pallatit” ka sfiduar në emër të shkrimtarëve dhe gazetarëve demokratë dhe gati mbetet i vetmuar nga breshëria e fyerjeve dhe diskriminimeve që i bëjnë njerëzit e regjimit dhe prijësit e gazetave që përkrahin një regjim të tillë. Autori pret finalen tragjike të kukudhëve dhe rrëzimin e këtyre gjarpërinjëve, sepse në anën tjetër qëndron forca e pathyeshme e drejtësisë morale.

Shkodër, më 24 korrik 1996             

SHQIPFOLËSIT E BARBARIZUAR




Rushit Ramabaja


Romani “Ndërgjegja” i Flori Bruqit, para së gjithash është një kronikë e sublimuar me gjuhë specifike të viteve të hidhura të së ashtuquajturës kohë e autonomisë, kur shkelësi shtypte Kosovën me ndihmën e shqipfolësve të barbarizuar, të cilët emrin dhe identitetin e vet e bartnin vetëm sa për t’i ndihmuar Beogradit që në sy të botës ta fshihte okupimin e këtij krahu të dhimbshëm të Shqipërisë. Pothuaj, në çdo faqe të tij ndihet pesha e mallit të autorit ( rrëfimtarit ) për t’u kthyer në vendlindje dhe lufta e pandërprerë e të barbarizuarve që me anë të shpifjeve, shantazheve e kërcënimeve t’ia mbyllnin udhën përgjithmonë për në shtëpinë e vetë. Këtë dhimbje, që gjithnjë pikon helm e dashuri njëkohësisht, F.Bruqit ia del mbanë me sukse që ta fisnikërojë me shkrimet mjaft të sukseshme për fytyrat më eminente të mjekësisë botërore, por vet-veten e identifikon më së shumti me arkitektët shqiptarë që krijuan vepra madhështore larg atdheut dhe që jo rrallë bukuria mahnitëse e artit të tyre u bë kob për ta. Ne fejtonet për mjekësinë, për njerëzit e mëdhenj të botës dhe për arkitektët tanë, unë kam parë, veq se tjerash, përpjekjen e tërthortë të autorit që ndjekësve të vet t’ua kthejë urrejtjen në dashuri, mërinë në dhimbje dhe harresën e nëmur në rinjohje. Kjo dëshmon shkallën më të lartë të ndërgjegjes dhe vetëdijen skjshmërisht të sublimuar kombëtare e qytetare për pajtim edhe me të pandërgjegjshmit dhe për bashkim edhe me plangprishësit. Duke pasur parasysh këto që thamë si dhe vlerat e tjera të këtij libri, mendoj se “Ndërgjegja”e Flori Bruqit do të ketë lexues të shumtë të të gjitha shtresave sot dhe nesër, ngaqë në të gjithnjë shquhet zëri që thërret që të mos përsëritet kurrë më e keqja e së kaluarës.

Prishtinë, 4 maj 1995                    

FATI I GAZETARËVE NË SISTEMIN MONIST





Mehmet Kajtazi

Romani “Ndërgjegjia” është një pasqyrim real i lidhshmërisë së prozës artistike me shkencën e mjekësisë. Derisa në prozë artistike shpaloset biografia e vetë autorit, në pjesën e librit shkencor dhe informativ shprehet respekti i tij ndaj tërë asaj që është njerëzore dhe hapërim për ti shëruar njerzëit. Autori në këtë vepër është në cilësinë e gazetarit në sistemin komunsit, kohë kjo kur për një të vërtetë jetike të shkonte edhe koka. Pavarësisht nga kjo mynxyrë, gazetari më shumë e do të vërtetën se edhe vetë jetën, andaj shpesh atij i vihen prangat. Në shërbim të atyre që i kishin prangat dhe çelësat e burgjeve ishin edhe disa gazetarë servilë, të cilët të vërtetën e mbulonin me gënjeshtra dhe vinin xëc para syve të lexuesve. Autori I “Ndërgjegjes” ua di emrat atyre, ua njeh edhe biografitë, por nuk bie në ujëra të tyre të turbullta, nuk është hakmarrës. Mjafton që ata, shkruan autori, do të jenë njerëz që i bren ndërgjegjia, ndërsa po patën punë me shëndetin, do ti shërojë, edhe gangrenën do t’ua heq, thotë autori. Fati I gazetarëve të sistemit titist ishte përherë tragjik: kur u vinte vdekja nuk meritonin tjetër, pos t’u vihet mbi varr një kurorë e bërë jo nga lulet, por nga artikujt gazetaresk që i kanë shkruaar. Gazetarët e tillë e kanë penguar vazhdimisht Flori Bruqin, por ky kishte një besim të patundur, në rradhë të parë, vetveten andaj trokiste edhe në redaksitë e shteteve të largëta, deri në “Le Monde” të Parisit dhe shkruante në këtë gazetë për njerëzit që ishin në burgjë, e ishin të pafajshëm. Këtë mund ta bënte vetëm gazetari militant. Duke lexuar “Ndërgjegjen” e tij, her-herë, ke përshtypejn se po e sheh Markesin që ka hyrë në zonat që i ka prekur murtaja, por forca dhe vullneti për të shkruar bënë që me përbuzje të shikojë murtajën dhe të shpëtojë nga vdekja.

Prishtinë, 28 prill 1995               

VEPËR VËSHTRIMESH KRITIKE DHE SHUMËSHTRESIMESH LETRARE




Libri më i ri publicistik i shkrimtarit, tashmë të mirënjohur, Flori Bruqit, na vjen si një sihariç i mirë letrar. Libri me titull shumë sinjifikativ “Nëse kam ditur të guxoj”, përmbanë një lëndë të pasur në shumë aspekte letrare. Meqë kapitulli i parë përmbanë  një cikël poezish të autorit, kapitulli i dytë hap një faqe interesante me shkrimet kritike nga autorë të ndryshëhm e të mirënjohur shqiptarë, pra vlerësime kritike e vështrime për disa nga veprat letrare të Bruqit, por të publikuara më parë në shtypin shqiptar të kohës. Autori Bruqi i ka sistemuar këto shkrime, që përbëjnë një sërë vlerësimesh të çmueshme letrare për krijimtarinë e tij letrare,poetike e publicistike por edhe për ato botime të fushës profesionale të Flori Bruqit, nga emra tashmë të ndjerë, por mjaft të shquar, si Mehmet Kajtazi, Rifat Kukaj, Zejnullah Halili, Iljaz Prokshi e ndonjë tjetër. Por, edhe nga emra po aq të mirënjour të letërsisë sonë, të gjallë, janë përmbledhur këtu mjaft vështrime që cilësojnë e vlerësojnë veprën e Flori Bruqit, sikur janë: Fatmir Terziu, Bedri Halimi, Lumturie Haxhiaj, Shyqri Galica, Namik Shehu, Izet Çuli, Zeg Pergega, Kristaq Shabani, Naim Kelmendi, Rajmonda Maleçka, Eshref Ymeri, Rushit Ramabaja, Abdullah Konushevci, Rrustem Geci, Nehat S.Hoxha, Ajshe Qorraj, Arlinda Meksi, Shpend Ruci, Arian Blushi, Nikollë Frangaj, Faik Xhani e ndonjë tjetër. Do theksuar se në të gjitha kritikat dhe vështrimet kritike mbi veprat letrare të Bruqit, qofshin ato vështrime të mëdha apo të vogla, ndonjëherë si njoftime mbi librat e publikuar nëpër kohë të Bruqit, qoftë si vështrime më të gjata, cilësohet e vlerësohet krijimtari letrare e Flori Bruqit, dhënë lëtërsisë sonë më të re, duke bërë kështu emër në letërsinë moderne.
Ja si do të shprehej atëbotë shkrimtari i mirënjohur yni, Mehmet Kajtazi, në një vështrim të tijin për poezinë e Floriut: “Temat që ngërthehen në këto vargje nuk burojnë nga inspirimet që i marrin disa poetë nga librat që i lexojnë, por Flori Bruqi inspirimet i merr nga jeta. Ato nuk mbesin vetëm inspirime, por dalin nga kornizat e një gjirme të thellë dhe si valëzat e detit të shqetësuara afrohen drejt brigjeve, por edhe kthehen në suprinën e largët të detit me emrin nënë, me emrin martizim, me emrin LIRI”.Apo në një rast tjetër njëri nga shkrimtarët tanë të shquar Zejnullah Hallili: “Flori Bruqi po hyn nëpër një shteg të ndritshëm në poezinë shqipe. Figura e tij në fillim të kësaj poeme na sjell shqetësime të shumta që lidhen me Tokën, me Nënën, me Gjakun, me Vallen e Shkrepave, me Baladën e Yjve, me Lotin që ka Ogur, me Zërin me Frushullimën e Krahëve, me Akuarelin e Diellit, me Lumin e Bardhë. Secili varg vendoset në patosin e Kësaj Luleje. Secila poezi ka gjethin  e Vet, Dritën, shqetësimin dhe besimin, andejza, matanë errësirës pra ai këto frymëzime i zë nga jeta, sepse e nxit Bardhësia e katër vargjeve, figura e saj, shpirti shqetësues, Fjala”.
Në kapitullin e tretë mbarështrohet një lëndë po aq e pasur dhe e thekur letrare e autorit mbi veprat dhe mbi jetën e shumë autorëve botërorë e shqiptarë,sipas këndvështrimit dhe shijes dhe dioptrisë krijuese të studiuesit Bruqi. Flori Bruqi këtu spikat me vështrimet e tij të thukta dhe përmbajtësore, me një metodologji klasike të vështrimit: ai shkruan mbi veprën e autorit, jep mjaft shënime biografike dhe shtjellon motivet e veprës së tyre, por edhe klasifikon ndonjë nga poezitë apo prozën apo shkrimin e akëcilit që merr në theks të vështrimit.
Në të gjitha këto vështrime kritike vërehët përkushtimi dhe niveli studimor i autorit me një bagazh të mirë studimor mbi veprat dhe autorët. Poashtu autori, në secilin vështrim jep edhe të dhëna të shumta mbi veprat e autorëve, që përmbëjnë opusin krijues të tyre, si informacion të plotë për lexuesin. Janë një sërë artikujsh kritik e publicistik edhe për figurat e jetës sonë letrae por edhe politike e publicistike sikur artikulli për Dr.Ibrahim Rugovën, ku Bruqi qëmton me këndvështrimet e tija, duke na sjellë përshkrime dhe vlerësime për figurën madhore e komplekse të presidentit historik Ibrahim Rugova, por edhe për veprën e tij letrare dhe kritike që është mjaft e bujshme. Gjithashtu me interes janë edhe mjaft shkrime të kësaj natyre, siç janë p.sh shkrimet për Nënë Terezën-nderin e kombit shqiptar, pastaj vështrimet kritike për figurat letrare si për Eqrem Çabejn, Ernest Koliqin, Martin Camajn, Azem Shkrelin, Ismail Kadarenë, Prend Buzhala, Naim Kelmendi, Bardh Frangu,dhe poetë të gjeneratës më të re të postmodernes, sikur Irena Gjoni, Lediana Kapaj, Alma Papamihali,Thani Naqo, Jorgo Sofokli Telo, Valdete Berisha e ndonjë tjetër.
Ato që përbëjnë gamën e gjerë të vështrimeve dhe temave sintetizuese, por edhe tematike, janë disa nga shkrimet që zënë vend në këtë vepër, si “Shkrimtari idealist shqiptar gjatë shekullit XX”, “Kritita tani ngjanë në një digë të shpartalluar, që i varen lllamarinat nga erërat e fitimit”,”Spastrimi etnik në Kosovë”,”Shqiptarët në shtypin arab”, ”Historik i shkurtër i gjuhës shqipe” etj.Me një fjalë, vepra letrare e Flori Bruqit: “Nëse kam ditur të guxoj” përmbën një aureolë pikëvështrimesh të qëmtuara lëtrare mbi veprat e shumë autorëve të shquar vendas e ndërkombëtar, por edhe ato mbi veprën autoriale të këtij shkrimtari tashmë të njohur në letrat tona.me kontributin e shumë veprave cilësore letrare, poetike e publicistike që zënë vend të merituar në “Panteonin” e letërsisë shqiptare.

NJERIU QË SHTROI SHINAT E “OLIMPIT” SHQIPTAR




Nga Faik Xhani - studiues       

Rrjedha kohore ecën me ritmin e saj, duke ruajtur në memorien e nderit njerëz e personalitete të nderuar. Në epokën e sotme një nga këta është edhe intelektuali, publicisti dhe shkrimtari kosovar Flori Bruqi.
Ai, prej kohësh, krahas aftësive  profesionale si mjek ka shpalosur talent e mjeshtëri artistike edhe në lëmin e botimeve. Krijimtaria e tij është e larmishme , në prozë dhe poezi, por veçanërisht ka spikatur në prozë, duke botuar 8 romane, 11 libra shkencor, 21 fejtone publicistiko-shkencorë, shumë ueb, faqe interneti me punime socio-psiko-kineoziologjik, të fshehtat e të vërtetat e virusit avian etj.
Flori Bruqi me impenjimin e tij shumëvjeçar, me punën e tij prej intelektuali, me obligim atdhetar, me përgjegjësinë e një studiuesi dhe hulumtuesi serioz, me peshore farmaceutike, ka ditur të zgjedh e të  përmbush pjesën lëndore të “Olimpit” Shqiptar.

Flori Bruqi, shkrimtari që shtroi “shinat” e “ Olimpit” Shqiptar.
 
Ky shkrimtar me një humanizëm e mirënjohje të thellë dhe me një hulumtim serioz disa vjeçar ka mundur të ngrejë një “Olimp Shqiptar” me xhevahiret e krijimtarisë  të krijuesve shqiptarë duke gjetur, zbuluar, studiuar, vlerësuar e bashkuar në një libër voluminoz prej 665 faqesh, i cili titullohet “Olimpi Shqiptar”.
Ashtu është titulluar dhe ashtu qëndron, jo si lartësi copëzash të ngurtësuara, por si lartësi vlerash ideo-artistike e mjeshtrave të letrave shqiptarë, pavarësisht se ku kanë punuar e jetuar.
Autori Flori Bruqi projektoi dhe hapi “trasenë” e “Olimpit Shqiptar” të krijimtarisë. Ky libër përmbledh 12 poetë shqiptarë, 12 shkrimtarë botërorë, 22 recensione për krijimet më të mira shqiptare dhe botërore, 7 tema psikologjike, 6 historike, 19 shkrimtarë e personalitete nga bota shqiptare, 14 poezi dhe si një epitaf i argjend jetëshkrimi i tij. Ky libër shpërfaq jonizimin e shpirtit të autorit, si më i miri pjalm që bulëzon shpirtra, gjallon zemra, flladit mëndje, ndriçon “maratonën” e krijimtarisë shqiptare dhe e ngre atë në lartësinë e një “Olimpi Shqiptar”, si pjesë integrale e artit dhe kulturës Evropiane.

Ferri i Flori Bruqit  

Në se Dante Aligeri na solli Ferrin e fantazuar me të gjitha labirintet e tij deri tek rrethi i 12-të të perëndisë, në ditët tona doli një Dante i Ri. Ai është shkrimtari kosovar Flori Bruqi. Ky autor na ka sjellë ferrin e vërtetë njerëzor, jo si dënesë e perëndisë për të këqijat dhe mëkatet e  botës njerëzore, por ferrin e shtetarëve e gjeneralëve të Serbisë, të strukturave të ushtrisë e policisë Serbe. Në këtë libër, nga faqja në faqe njihesh me skena të llahtarshme jo të sajuara, por reale, ku artistët që luajnë, janë: plaka, pleq, gra, burra, mandej dhe fëmijë, femra e meshkuj, është një popull i tërë i vënë në kalvarin e vuajtjes e të torturës, një popull i destinuar për t’u përzënë nga trojet etnike e për t’u qitur fare me gjithçka. Është një vend i cili u bë shkrumb e hi jo vetëm nga zjarri i predhave e bombardimeve, por edhe nga zjarri i vendosur me benzinë nga dora e shkjaut.
Kur lexon këto faqe të këtij libri nuk ka mëndje që nuk luan, nuk ka sy që nuk loton, nuk ka trup që nuk rënqethet, nuk ka qenie që nuk revoltohet, nuk ka njeri që nuk reagon dhe nuk besoj të ketë qenie njerëzore që të mos jetë e gatshme për t’u radhitur në skalionet e luftëtarëve për t’u thënë ndal, këtyre kriminelëve të njerëzimit, arqitekëve të gjenocidit serb në Kosovë apo atij çam në Greqi.
Duke lexuar librin lexuesi futet në botën e krimit, nuk është më njeri, por duket si një profet që vëzhgon çfarë ndodh në atë labirint krimesh dhe i raporton zotit të tij. Lexuesi xhiron me kamerën e ndjesive, përjetimeve, fantazive dhe riprodhimeve të realiteteve monstruoze që Flori Bruqi, falë aftësive të tij psikologjike, por edhe atyre artistike i sjellë mjeshtërisht në memorien tonë.
Përshfaqet aty Shën Bortolemeu i Gjakovës, objektet fetare qindra vjeçare që digjen, nëna që dhunohen para fëmijëve, mure të përgjakura, bajoneta që presin kopsa, çjerrin gjokse, trupa që digjen me benzinë, makina që mbushen me kufoma dhe nuk dihet ku përfundojnë, prindër që çmenden para torturave të fëmijëve e dhunimeve të nuseve të djemve, gjurmë dhëmbësh nëpër trupësa, shenja plagësh e djegiesh nëpër trupësat e femrave kosovare, sisa të prera, sy të dal, gishta të prerë etj. Shëmbëlltyrat më të këqija të Europës të sotme.
Është shumë tragjike, e paprecedentë dhe nuk mund të kapërdihet pa lënë gjurmë te çdo lexues e te çdo njeri që i thotë vetes njeri, vrasja e 22 fëmijëve të familjes Vejsa, të familjes Cana, Ramadani etj, masakrimi i kirurgut gjakovar Dr. Izet Himës, 2019 femrave të dhunuara që trajtohen nga shoqata “ Jeta në Kastriot”nga të cilat, 124 prej tyre janë me gji të prerë e gishtërinj të këputur, 9 me sy të nxjerr, 16 me plagë në fytyrë që kanë lënë 4327 fëmijë jetimë, të cilët presin me padurim të shohin e të shijojnë kujdesin amësorë. Krime këta që as mendohen, në realitet, kanë ndodhur dhe dëshmojnë çdo ditë para Europës e botës. Ja sepse s’ka kohë për pritshmëri, s’ka asnjë mëdyshje dhe s’ka pse të ketë asnjë hezitim nga Tribunali i Hagës për të hetuar dhe vënë para përgjegjësisë autorët e këtyre krimeve. Nuk ka arsye të heshtte të anashkalohen qoftë edhe ata që i kanë kryer, pavarësisht nga ata që i kanë urdhëruar.
S’ka asnjë arsye që të heshtte e të anashkalohen veprime e qëndrime vandaliste e shoviniste që shfaqen hera-herës nga serbët në Kosovë dhe grekët me shqiptarët. Qoftë edhe raste të shkëputura duhen vlerësuar me rigorozitet, hetuar dhe parandaluar në kohë.
Pikërisht libri i autorit Flori Bruqi “Olimpi Shqiptar” është sinteza më e mirë e dëshmisë së krimeve kundër njerëzimit dhe gjenocidit serb në Kosovë.
Ai është një apel i hapur për EULEX, BE dhe për Kombet e Bashkuara për të nxjerrë mësimet e duhura e për të vënë para përgjegjësisë çdo shtetar e shtet që kryen krime e gjenocid, për të prerë e parandaluar një herë e mirë dorën gjakatare të masakrimit, terrorizmit e shfarosjes së njerëzve të pafajshëm e të pambrojtur.

Autori i mizoskenave psikologjike të qenieve njerëzore nën presion dhe kanosje për jetë a vdekje.  

Në librin “Olimpi Shqiptar” nga faqja 309-400 janë trajtuar me realizëm temat psikologjike. Në këtë sprovë prej 100 faqesh, autori Flori Bruqi jo vetëm paraqitet si njohës i thellë i psikologjisë, por paraqitet i veçantë edhe si prozator. Është veçori dalluese e këtij autori pasqyrimi i proceseve e gjendjeve psikologjike të personazheve të tij artistikisht. Ky autor falë kompetencës në lëmin e psikologjisë, ka harmonizuar bukur me anë të fjalës artistike rrjedhën e përjetimeve dhe tablotë e mizoskenave psikologjike të qenieve njerëzore, veçanërisht kur ata janë nën presion e shantazhim, nën trysni të kanosjes me vdekje dhe shuarje jete. Autori në këtë plan mund të jetë ndër lauerantët e paktë edhe në botë të këtyre mizoskenave e të këtij aereali psikologjik. Flori Bruqi me këtë libër ka sjellë një kinoditar me metrazh të gjatë të traumës psikologjike të njerëzve nën dhunim e torturë. Autori me mjeshtëri artistike dhe profesionale ka sjellë në faqet e librit traumën psikologjike të një populli martir siç është populli kosovar, ka realizuar më së miri edhe një model të rrjedhës së proceseve e gjendjeve psikologjike në kushte të veçanta specifike, në kushtet e traumës e të shantazhimit, kur luhet me jetën e vdekjen. Ai nuk mbetet, thjeshtë një vëzhgues i këtyre proceseve e gjendjeve psikologjike të personazheve të të gjitha moshave, por i zhbiron thellë ata,i ndjek hap pas hapi, i analizon me detaje, përgjithësisht jep dhe mesazhe profilaktike për kapërcimin e rehabilitimin e tyre. Pikërisht në këtë anë fokusohet shumë, pasi ajo çka ndodhi, nuk mund të ndalohet më as në Kosovë, as në Çamëri, por e rëndësishme është parandalimi i situatave të tilla kudo në botë dhe rehabilitimi i këtyre viktimave nga qeveria e Kosovës, Greqisë, Avganistanit, Libisë e gjetkë.
Autori Flori Bruqi si specialist i fushës së psikologjisë profilaktike fokusohet në mënyrë të veçantë në një dukuri që është shtuar shumë në Kosovë dhe në shumë vende të botës, SUICIDIN (vetëvrasjen). Jep dinamikën e këtij procesi, analizon në thellësi faktorët që i çojnë njerëzit në këtë përfundim si dhe jep mesazhe shumë profilaktik për kujdesin dhe parandalimin e Suicidit duke deduktuar: “ Edhe një i vetëm të shpëtohet është e rëndësishme sepse është jetë njeriu e pakompesueshme me asnjë lloj vlere...” ( faqe 391). Më tej duke analizuar këtë akt thekson: “Suicidi është një moment kur dhimbja shpirtërore është e masës sa mjegullon vetëdijen dhe akti si akt, vjen si pasojë e dëshpërimit të madh, ndjenjës së pavlerës e pashpresës për jetën”  
Analizat dhe mesazhet që jep autori janë shumë kuptimplote për çdo shtetar e qeveri. Trajtesa e këtij akti nga autori si dhe mesazhi që jep janë sa humanë aq edhe të domosdoshëm për çdo qeveri e për çdo shtetarë për ta kthyer fytyrën më mirë nga shtetasit e vet dhe për ta patur prioritet mirëqenien dhe lumturinë e tyre.
Autori Flori Bruqi është njëkohësisht edhe një analist dinjitoz i situatave e proceseve rajonale e globale dhe duke qenë i tillë, me vizionin e tij shkencor e largpamës apelon përpara organizmave ndërkombëtare për parandalimin e gjenocidit e të traumatizmit psikologjik kudo në botë. Ai i fton partnerët ndërkombëtar për të mos i anashkaluar këto trauma njerëzore, përkundrazi për t’i zbuluar, vlerësuar, hetuar, parandaluar dhe duke dënuar cilin do që shkel të drejtat universale të njeriut, qofshin individë apo shtete.

“Olimpi shqiptar” i Flori Bruqit

Një libër dëshmi e terrorizmit, masakrimit, traumatizimit dhe shfarosjes të popullit shqiptar të Kosovës..   
Me shqetësimin e një atdhetari të vërtetë, me përkushtimin e një hulmuesi serioz dhe me vendosmëri të rrallë autori Flori Bruqi ka mundur të zhbirojë thellësisht strategjinë e spastrimit etnik të Kosovës dhe të zbulojë të vërtetën e funksionimit e të veprimit të strukturave policeske të sigurimit serb. Autori ka arritur të zbulojë pseudonimet, ndërtimin, funksionimin, përbërjen, drejtuesit e tyre, aksionet terroriste, masakruese e shfarosëse të civilëve të pafajshëm e të pambrojtur në Kosovë.
Ky autor nëpërmjet hulumtimit, investigimit, intervistimit nga ai vetë apo të tjerë nga Europa e bota jep të qartë tablonë e krimeve, por edhe të strukturave e autorëve të tyre. Ai ka mundur të japë një tablo të qartë për atë çka ndodhur në Kosovë para dhe gjatë ndërhyrjes së NATO-s, me synim të mirëpërcaktuar nga Millosheviçi dhe krerët e tjerë drejtues të shtetit Jugosllav.
Autori i librit zbulon lakuriq të vërtetën mbi masakrat në fshatrat Qyshk, Pavlan dhe Zahaq. Midis tjerash shkruan: “Të premten, ditën e ngrohtë me diell, më 14 maj, të vitit 199 në një kënd të Europës dhe nën bombat e NATO-s, 41 meshkuj nga fshati Qyshk, ishin vrarë nga forcat kombinuara militare serbe. Mosha nga 19 deri në 69 vjeç. Në mëngjesin e së njëjtës datë, forcat serbe të sigurimit kishin sulmuar dhe dy fshatra të tjerë fqinj, Pavlan dhe Zahaq, ku kishin dëbuar nga shtëpitë gratë, fëmijët dhe pleqtë dhe kishin vrarë në tërësi 72 njerëz. ( f.348).
Një nga personazhet e librit Lulja e rrënqethur tregon: “Me këto dy duar unë kam mbledhur eshtrat e dajave të mi, kushërinjve dhe të babait tim. Atë që kishte mbetur nga babai im, e gjeta fare në fund, por jo tërë kufomën. Vetëm disa pjesë nga trupi i tij. Nuk kam gjetur këmbët as kokën. Vetëm brinjët kam gjetur. Dhe me këto duar e kam kallur në dhe kurse, këta-serbët, këta që e kanë vrarë, ata i kanë duart e zhytura me gjak . Ata e kanë vendin në Hagë (f.353).
Duke lexuar librin “Olimpi Shqiptar” lexuesi takon pseudonime të till si : “Frenki”,  “OPG”, “Mogla”, “Munja”, “Brigada Cara Dushana” etj . Ata janë struktura të policisë, sigurimit e të Armatës Jugosllave që kanë kryer krimet më makabre që ka njohur njerëzimi, të cilët urdhrat i kanë marrë  nga njerëzit e gjeneralët më të besuar të Millosheviçit. Gjithashtu emra të tillë si Dragani, Njebosha Miniq (Mirtvi), Vedamir Shalipuri, Miqo Martinoviq, Gjuro Kastratoviq, Milan Kaljeviq, Obrad Rajiqeviq etj. Kanë qenë pjesëtarë te “Munja” që kanë marrë pjesë në disa përleshje të mëdha me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës “(366). Më represivët e më të dhunshëm në terrorizimin, dhunimin, djegiet dhe vrasjet e civilëve të pafajshëm në Kosovë, veçanërisht në Pejë, Qyshk, Pavlan, Zahaq etj.Pjesët me titujt: “Kush duhet të sjellë drejtësi në vend”, “Na duhet drejtësia sikurse plagës ilaçi”, “Spastrimi etnik dhe ndërgjegjësimi”,  “Spastrimi etnik –gjenezë e një ideologjie”, “Përvoja e re, një përvojë e hidhur” etj. Tregojnë vizionin e këtij autori, i cili e lejon atë të nxjerri përfundime me vlerë si dhe të japë mesazhe paqe e lirie jo vetëm për Kosovën e kosovarët, por për të gjithë popujt e vendet e botës. Përvoja e fituar dhe ndërgjegjësimi i plotë për krimet dhe gjenocidin serb në Kosovë e atë Çam në Greqi përbëjnë pika kyçe orientimi, por edhe bazamente të forta përvoje për parandalimin e këtyre krimeve e gjenocidi kudo në botë. Për nga larmia e tematikës, galeria e personazheve, mënyra e pasqyrimit, analizat e holla e të thella, hulumtimi serioz, të dhënat e njohuritë si dhe deduktimet e mesazhet që jep libri i autorit Flori Bruqi  “Olimpi Shqiptar”, përbën një nga librat më të arrirë e shumë interesant nga i cili, kushdo mëson. Ai mbetet një thesar krijimtarie. Ja sepse meriton të zë një vend nderi në bibliotekat e gjithë shqiptarëve kudo që punojnë e jetojnë e më gjerë. Ky libër shtroi “trasenë” e krijimtarisë të “Olimpit Shqiptar”, e cila nevojitet, të  pasurohet gjithnjë e më shumë, me krijimet e autorëve shqiptarë nga të gjitha trevat e viset, ku banojnë e jetojnë.








Pas Covid-19, liderët botërorë ranë dakord të punojnë së bashku për të forcuar sistemet globale shëndetësore, por negociatat për një marrëveshje të re kanë ngecur.

Nga Flori Bruqi Është folur shumë në internet se Kina po lufton me një tjetër epidemi pas shumë postimesh në mediat sociale ku supozohet se ...