2013-01-02

SHQIPËRIA NDËR MIJAVJEQARË

Situata e Shqipërisë
Shqipëria (gegërisht: Shqipnia, historikisht: Arbri ose Arbëria, ndërkombëtarisht: Albania), zyrtarisht Republika e Shqipërisë, është shtet i pavarur në Evropën Juglindore. Shtrihet në pjesën perëndimore të Gadishullit Ballkanik dhe kufizohet në veriperëndim me Malin e Zi, në verilindje me Kosovën, në perëndim me Ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë dhe në jug me Greqinë. Në perëndim laget me detet Adriatik dhe Jon dhe ndodhet vetëm 78 km larg Italisë përgjatë ngushtesës së Otrantos. Shqipëria ka një sipërfaqe prej 28,748 km² dhe mbi 2.8 milion banorë, prej të cilëve mbi 900,000 banojnë në kryeqytetin dhe qendrën më të rëndësishme, Tiranën.

       Pamje satelitore e Shqipërisë (Qershor 2000)


Trashëgimtare e qytetërimit të lashtë ilir, Shqipëria ka shënuar një përparim të dukshëm ekonomik, shoqëror e kulturor pas shekujsh prapambetje nën Perandorinë Osmane dhe në regjime diktatoriale gjatë shek. XX. {Pas rënies së rendit komunist më 1991, Shqipëria ka përjetuar një periudhë kalimtare të vështirë drejt demokracisë së lirë dhe ekonomisë së tregut. Prej vitit 2009, Shqipëria është anëtare e NATO-s dhe aplikante për kanditete për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Flamuri i Shqipërisë


Shqipëria është dëshmuar faktor i rëndësishëm në ruajtjen e qëndrueshmërisë rajonale, duke mbështetur pavarësinë e Kosovës dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve politike në Ballkan.

Stema e Shqipërisë


Ndërkaq, shteti shqiptar po gëzon përmirësim e zhvillim të turizmit; po ashtu, mban vendin e 25-të në botë për mirëmbajtjen e mjedisit.
Shqipëria është zgjedhur një nga vendet më të mira për të kaluar pushimet në vitin 2011 nga disa gazeta të njohura.

Via Egnatia



Vendndodhja gjeografike

Shqipëria kufizohet nga Mali i Zi në veriperëndim, Kosova në veri, nga Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë në lindje dhe Greqia në jug. Në kufirin natyror perëndimor Shqipëria ka dalje të hapur në Detin Adriatik dhe në jugperëndim në Detin Jon. Gjatësia e vijës kufitare të Republikës së Shqipërisë është 1094 km, nga të cilat 657 km vijë kufitare tokësore, 316 km vijë bregdetare, 48 km vijë ndarëse përmes lumenjve dhe 73 km përmes liqeneve.

Sipërfaqja e përgjithshme është 28.748 kilometra katrorë. Kryeqyteti i saj është Tirana.
Gjatësia e përgjithshme e vijës kufitare është 1094 km, nga te cilat janë:

657 km (kufi tokësor), 316 km (kufi detar), 48 km (kufi lumor) dhe 73 km (kufi liqenor).
Në veri e verilindje ka 529 km vijë kufitare me Malin e Zi, Kosovën dhe ish republikën jugosllave të Maqedonisë, ndërsa në jug e juglindje me Greqinë një vijë kufitare prej 271 km. Në perëndim Shqipëria laget nga Deti Adriatik e në jug-perëndim nga Deti Jon.

Shqipëria ka një pozitë të favorshme gjeografike, pasi gjendet në kryqëzimin e rrugëve më të shkurtra që kalojnë nga Mesdheu perëndimor për në Ballkan e Azinë e Vogël dhe kontrollon kalimin përmes kanalit detar të Otrantos. Luginat e saj më të gjëra janë ato të lumenjve Drin, Shkumbin dhe Vjosë, që lehtësojne, njëkohësisht, lidhjen e brendshme të Ballkanit me detin Adriatik dhe të Azisë së Vogël me viset e Mesdheut. Bregdeti i Adriatikut shtrihet nga gryka e Bunës deri në Kepin e Gjuhëzes. Në gjirin e Vlorës e në drejtim të jugut, bregdeti është i lartë, shkëmbor, ku dominon mali i Karaburunit. Gjiret kryesore të Shqipërise janë: gjiri i Drinit, i Lalzit, i Durrësit, i Karavastasë dhe i Vlorës, në hyrje të së cilës gjendet ishulli i Sazanit.

Relievi


Relievi i Shqipërise është kryesisht malor. Vargmalet e para alpine u formuan nga mbarimi i jurasikut, ndërsa gjatë erës kenozoike u shpejtua procesi keqformues në tërësinë e Albanideve, që tani përbëjnë tokën e nëntokën e Shqipërisë.

Lartësia mesatare e relievit është 708 metra, ose 2 herë më e lartë se mesatarja e Evropës. Lartësitë më të mëdha gjenden në Alpet shqiptare dhe në malet e Lindjes (Korabi 2751 metra mbi nivelin e detit, përben edhe majën më të lartë të Shqipërisë).

Fushat zëne kryesisht pjesën perëndimore, përgjatë bregdetit Adriatik, por ka edhe në pjesë të tjera të vendit. Fushat më të larta janë ato të pellgut të Korçës, mbi 800 metra mbi nivelin e detit. Fushat gjenden kryesisht përgjatë lumenjve kryesore si: Vjosë, Devoll, Osum, Shkumbin, Erzen, Mat e Drin, ku gjenden, gjithashtu, edhe tokat bujqësore e qendra të mëdha banimi, si dhe përshkohen nga rrugë te rëndësishme lidhjesh.

Territori i Shqipërisë ndahet në 4 krahina të mëdha natyrore (fiziko-gjeografike)

  1. Alpet shqiptare
  2. Krahina malore qendrore
  3. Krahina malore jugore
  4. Ultësira bregdetare
Lagunat kryesore janë
Plazhet kryesore janë
Kepat kryesore janë


MARRË NGA WIKIPEDIA

Klima

Shqipëria bën pjesë në brezin subtropikal dhe përfshihet në zonën e klimës mesdhetare, me dimër të shkurtër e të butë dhe me verë të nxehtë e shumë të thatë. Klima e Shqipërisë ka ndryshime të mëdha nga një krahinë në tjetrën dhe kontraste të mëdha në temperaturë, reshje, ndriçimin diellor, lagështirën e ajrit, etj.
Ndriçimi diellor lëviz nga 2,731 orë në vit në Xarë të Sarandës[10], 2,722 orë në vit në Vlorë, 2,560 orë në vit në Tiranë, 2,246 orë në Peshkopi dhe 2,046 orë në vit në Kukës.
Bien mesatarisht 1430 mm reshje në vit dhe vijnë duke u pakësuar nga perëndimi në lindje.



Njësitë administrative të Shqipërisë.


Ndarja administrative njësive territoriale në Shqipëri është bërë në disa nivele duke filluar nga niveli më i madh qarku, pastaj rrethibashkia dhe komuna.
Rrethet e Shqipërisë
Shqipëria është e ndarë në 12 qarqe:
  1. Qarku i Beratit
  2. Qarku i Dibrës
  3. Qarku i Durrësit
  4. Qarku i Elbasanit
  1. Qarku i Fierit
  2. Qarku i Gjirokastrës
  3. Qarku i Korçës
  4. Qarku i Kukësit
  1. Qarku i Lezhës
  2. Qarku i Shkodrës
  3. Qarku i Tiranës
  4. Qarku i Vlorës
të cilat ndahen më tej në 36 rrethe:
  1. Rrethi i Beratit
  2. Rrethi i Bulqizës
  3. Rrethi i Delvinës
  4. Rrethi i Devollit
  5. Rrethi i Dibrës
  6. Rrethi i Durrësit
  7. Rrethi i Elbasanit
  8. Rrethi i Fierit
  9. Rrethi i Gjirokastrës
  10. Rrethi i Gramshit
  11. Rrethi i Hasit
  12. Rrethi i Kavajës
  1. Rrethi i Kolonjës
  2. Rrethi i Korçës
  3. Rrethi i Krujës
  4. Rrethi i Kuçovës
  5. Rrethi i Kukësit
  6. Rrethi i Kurbinit
  7. Rrethi i Lezhës
  8. Rrethi i Librazhdit
  9. Rrethi i Lushnjës
  10. Rrethi i Malësisë së Madhe
  11. Rrethi i Mallakastrës
  12. Rrethi i Matit
  1. Rrethi i Mirditës
  2. Rrethi i Peqinit
  3. Rrethi i Përmetit
  4. Rrethi i Pogradecit
  5. Rrethi i Pukës
  6. Rrethi i Sarandës
  7. Rrethi i Shkodrës
  8. Rrethi i Skraparit
  9. Rrethi i Tepelenës
  10. Rrethi i Tiranës
  11. Rrethi i Tropojës
  12. Rrethi i Vlorës


NGA WIKIPEDIA

Historia e Shqipërisë në të vërtetë nuk përfshin vetëm të dhënat historike të hapësirës gjeografike mbi të cilën gjenden territoret shqiptare por edhe hapësirat e tjera të banuara me shqiptarë e që kanë mbetur jashtë kufijve të Shqipërisë së sotme e që në të kaluarën kanë qenë një tërësi.
Lashtësia

Lashtësia.
APOLONIA 


Mendohet që rrjedha parahistorike e shqiptarëve të jetë nga një fis i stërlashtë indo-evropian të cilët historiani grek Herodoti i përshkruante me emrin "pellazgë". Shumë njerëz i quajnë shqiptarët pasardhës të drejtpërdrejtë të një fisi të lashtë ilir, me emrin "Albani",ose "Albanët" i cili ishte i vendosur në Shqipërinë e sotme. Disa të tjerë mendojnë se Shqiptarët dhe ilirët janë pasardhës të pellazgëve, që kanë jetuar mijëra vjet para Krishtit. Prania e tyre mund të shikohet shumë mirë në ndërtimin politik në shekullin e 6 p.e.s. Metalpunues dhe luftëtarë të shkëlqyer, ilirët krijuan shumë mbretëri të vogla brenda vendit të tyre, duke luftuar ndërmjet njeri-tjetrit për kohën më të madhe të historisë së tyre. Vetëm gjatë shekullit të 6 p.e.s, të gjitha mbretëritë u bashkuan për të mbrojtur vendin nga fqinjët: nga mbretëria e Molosianëve në veri te Shqipërisë, mbretëria e Maqedonisë dhe nga mbretëria e Pionisë.

Pellazgët

Pellazgët ishin një popull i lashtë indo-evropian që sipas disa shkrimeve të lashta të lëna nga (Homeri, Herodoti, Tukididi etj.) jetonin në pellgun e Egjeut dhe në bregdetin perëndimor të Azisë së Vogël, në Peloponez, në Greqinë Qendrore, në Thesali dhe në afërsi të këtyre viseve.
Në mesin e mijëvjeçarit të tretë dhe në fillim të mijëvjeçarit te dytë para Krishtit erdhën nga stepat e Lindjes grupe të reja popujsh që merreshin me blegtori. Këtu u përzien me banorët vendës dhe kështu u krijua bashkësia e re kulturore e Gadishullit Ballkanik. Kjo popullsi mendohet të jetë popullsia e lashtë pellazge. Sipas shumë studiuesve shqiptarë e të huaj, pellazgët ishin paraardhësit e ilirëve.


Ilirët.


Ilirët, paraardhësit dymijë vjeçarë të kombësisë së sotme me prejardhje gjenetike të grupeve fisnore të familjeve të mëdha shqiptare si në zonat urbane e rurale si dhe nga studimet mbi shumë individë me lidhje gjaku 99% shqiptare, vërtetuar edhe nga studimet e botimet e fundit nga institutet kërkimore shkencore nga Evropa kontinentale, SHBA e Kanada, nga specialistët e huaj dhe shqiptarë të shkencave antropologjike, gjenetike e arkeologjike, banonin që nga pjesa veri-perëndimore e Detit Adriatik deri në Detin Jon, si dhe përgjatë kufirit tokësor të Gadishullit Ilirik me Dalmatët, Maqedonasit dhe Grekët.


Shqipëria nën sundimin osman


Sulmet e ushtrive osmane për pushtimin e viseve shqiptare nisën në mesin e viteve 80 të shek. XIV. Të udhëhequra nga bejlerbeu i Rumelisë, Timurtash Pasha, në vitin 1385 ushtritë osmane, pasi morën Sofjen, u futën në Shqipëri dhe pushtuan qytetet e Shtipit, të Përlepit, të Manastirit dhe të Kosturit. Në dokumente perëndimore dhe osmane të shek. XIV-XV për qytetet e Shkupit, të Manastirit, të Kosturit, të Janinës etj., si dhe për Fushë-Dardaninë shprehimisht është shënuar se ato ishin "në Shqipëri" apo "në tokat shqiptare".



Skeda:League of Prizren building.jpg
Pamja e sotme e kompleksit, ku u mbajt Lidhja e Prizrenit



Rilindja Kombëtare.


Nga mesi i shekullit të 19-të Turqia ishte në ethet e "Çështjes Lindore", në kohën që ballkanasit, duke përfshirë edhe shqiptarët, kërkonin të plotësonin ëndrrën e tyre kombëtare. Për të mbrojtur dhe përkrahur interesat e tyre kombëtare, shqiptarët u mblodhën në Prizren, një qytet i Kosovës, në vitin 1878 dhe krijuan Lidhjen Shqiptare të Prizrenit të njohur më shpesh sot si Lidhja e Prizrenit. Lidhja kishte dy qëllime kryesore, atë politike dhe atë kulturore. Së pari, u përpoq (pa sukses) të bashkonte të gjitha trojet shqiptare - atë kohe të ndara në katër vilajete, ose krahina, e Kosovës, e Shkodrës, e Manastirit, e Janinës - në një shtet vetëqeverisës brenda sistemit të Perandorisë Osmane. Së dyti, mprehu një lëvizje për zhvillimin e gjuhës shqipe, letërsisë, arsimimit, dhe kulturës. Në vijë me programin e dytë, në vitin 1908 udhëheqësit shqiptarë u takuan në qytetin e Manastirit (sllavisht: Bitola, IRJ Maqedoni) dhe përshtatën një alfabet kombëtar. Ai bazohej më së shumti në shkrimin latin, ky zëvendësoi disa alfabete të tjera, duke përfshirë alfabetin arab dhe grek, që ishin gjer në atë kohë në përdorim.




Popullsia e Shqipërisë ndër vite



Demografia e Shqipërisë.


Shqipëria ka 3,194,972 banorë.[11] 55% të shqiptarëve jetojnë nëpër fshatra. Mbas kohës së diktaturës ndodhi një ndryshim demografik. Me qindra shqiptarë kanë emigruar (të ligjshëm ose të paligjshëm) në Itali, Greqi, BE edhe në vendet e Amerikës Veriore.
Durrësi (Shqipëria)

Në 2004 shteti shqiptar shpalli një milion emigrantë në më pak se 15 vjet. Pavarësisht se njerëzit kanë emigruar, rritja e popullsisë në qytete si Tirana dhe Durrësi nuk u ndalua. Tirana, në vitin 1990 kishte 250,000 banorë edhe 20 vjet me vonë ka më shumë se 600,000 banorë, kjo është një rritje prej 140%.

Durrësi
DURRËSI
Në atë kohë njerëzit kanë lënë vendin dhe kanë shkuar nëpër vende të huaja ose njerëzit kanë lënë fshatin dhe kanë shkuar nëpër qytete. Kështu shumë fshatra në jug janë sot të lëna pas dore. Shqipëria ka disa pakica etnike-gjuhësore.

Elbasani
ELBASANI 

Midis tyre janë pakica greke (etnia më e madhe), vllahët (10,000), sllavët (3,000 serbë, boshnjakë, goranë dhe maqedonas, romë 9,000). Rreth 25,000 grekë kanë banimet në zonat rurale në jug të Shqipërisë dhe kryesisht në zonat e pakicave gjuhësore në kufi me Greqinë të qarkut të Sarandës, të Gjirokastrës (Dropull, Pogon), të Delvinës, të Himarës, si dhe në qendrat e mëdha si Durrësi, Tirana.

Berati
                                                                     BERATI

QYTET E SHQIPËRISË


VëndiQyteteBanorëVëndiQyteteBanorë
1Tirana624 64211Kavaja50 000
Grumbullimi i njerëzve895 04212Pogradeci40 000
2Durrës205 84913Saranda35 000
3Elbasan128 07814Laç25 000
4Vlora124 00015Gjirokastra22 800
5Shkodra109 63216Patos22 700
6Kamza90 63317Lezha19 000
7Korça86 17618Kuçova18 232
8Fier85 00019Kukës18 000
9Berat65 00020Kruja15 829
10Lushnja54 81321Peshkopia14 000











Qytete arkeologjik
Albanopoli
Apolonia
Butrinti
Bylisi, afër fshatit Hekal në Mallakastër
Durrësi
Lezha
Qytete të mbrojtura nga UNESCO
Berati
Butrinti
Gjirokastra



























Gjirokastra

                                   Gjirokastra


QYTETE E SHQIPËRIS JANË MARRË  NGA WIKIPEDIA (DUKE KLIKUAR  NË NGJYRËN E KUQE MUND TË NJOFTOHENI PËR TË GJITHA QYTETE SHQIPTARE)

Shqiptarët.


Shqiptarët janë grupi etnik më i madh në Shqipëri, afro 98 %.
Shqiptarët ndahen në dy grupe medha gjuhësore: Gegët edhe Toskët, që përveç disa ndryshimeve në gjuhë dallojnë edhe në kulturë dhe në besimin fetar. Toskët shtrihen në Jug të vendit dhe ndahen në Myslimanë (Suni dhe Bektashi) dhe në të Krishterë Ortodoksë, kurse Gegët shtrihen në Veri dhe ndahen në Myslimanë (shumica dërrmuese Suni dhe pakica Bektashi) dhe në të Krishterë Katolikë. Gjithsesi dallimet midis dy grupimeve me rritjen e urbanizimit kanë ardhur duke u zhdukur.



Grekët në Shqipëri.


Sipas të dhënave zyrëtare pakica kombëtare më e madhe që jeton në territorin e Republikës së Shqipërisë është pakica greke. Popullsia e saj, sipas të dhënave nga Regjistrimi i Përgjithshëm i Popullsisë dhe i Banesave i vitit 1989 është 58.758 banorë. Pjesa dërrmuese e saj jeton në jug të vendit, në 40 fshatra të rrethit Gjirokastër, 35 fshatra të Sarandës, 16 fshatra të Delvinës dhe 3 fshatra të Përmetit. Pakica kombëtare greke është pakica e parë e njohur nga shteti shqiptar dhe mund të thuhet se çështja e pakicave kombëtare në Shqipëri ka qenë identifikuar për një kohë të gjatë me pakicën greke.



Romët në Shqipëri.

Zyrtarisht Shqipëria ka rreth 1,300 romë por burime të tjera thonë që jetonjë përafërsisht 120,000 romë në Shqipëri[12]. Romët janë të përhapur në pjesën më të madhe të qendrave të banuara në Ulësirëm Perëndimore të Shqipërisë.


Vllehët në Shqipëri.

Vendbanimet e bashkësive vllah/arumun në Shqipëri datojnë qysh herët në histori. Ata kanë qenë për një kohë të gjatë të integruar në të gjitha pikëpamjet e jetës së vendit me popullatën e përgjithshme, duke dhënë ndihmën e tyre dhe duke promovuar vlerat e shoqërisë shqiptare. Vllehët/arumunët zyrtarisht në Shqipëri janë të njohur si pakicë gjuhësore. Poullsia me origjinë vllahe/arumune kryesisht është vendosur në Shqipërinë Jugore dhe në Shqipërinë e Mesme. Vllahët kanë ruajtur zakonet dhe traditat e tyre. Në fillim të vitit 1999 ata kanë themeluar shoqatën kulturore, e cila organizon aktivitete artistike me pjesëmarrjen e grupeve folklorike. Bashkësia ka botuar në gjuhën arumune libra për historinë dhe literaturë tjetër.


Sllavët në Shqipëri.

Ky minoritet fare i vogël jeton në veri të Shkodrës.[13] Serbët kanë marrë gjendjen e minoritetit vitin e kaluar. Komiteti Shtetëror për Minoritetet është organizuar në mars të vitit 2005 dhe është vënë në vartësi të Qeverisë Shqiptare. Ky komitet ka në përbërjen e tij edhe një përfaqësues të komunitetit malazez.
Serbët votojnë për Partinë e të Drejtave të Njeriut, anëtarët e së cilës janë kryesisht qytetarë të minoritetit grek. Kjo parti ka tre përfaqësues në Parlamentin e Shqipërisë dhe një minister në qeveri. Milan Brojovic (serb) është zëvendës-kryetar i Partisë, dhe drejtor i Menaxhimit të Sportit në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.
Malazezet janë të bashkuar në Shoqatën "Moraca-Rozafa", qendra e së cilës është në Shkodër.



Maqedonasit në Shqipëri.


Jetojnë në nëntë fshatra rreth liqenit të Prespës ne Korçë, si dhe në disa fshatra të tjera në rrethin e Dibrës. Numri i tyre në Shqipëri mund të luhatet nga 5.000-10.000. Minoriteti maqedonas ndodhet i përqëndruar në zonën e Prespës që shtrihet në verilindje të qytetit të Korçës, 30 km larg tij. Kjo zonë është e vendosur në skajin juglindor të territorit shqiptar në kufi me IRJ Maqedoninë dhe Greqinë. Sipërfaqja e zones së Prespës është 213.9 km2. Popullsia aktualisht përbëhet nga 418 banorë. Vija përgjatë liqenit të Prespës me kufirin shqiptar është 35 km. Gjatë kësaj vije shtrihen të 9 fshatrat minoritare të zonës së Prespës që janë: Liqenasi (Pustec), Lajthiza, Zaroshka, Cerja, Shulini, Gollombopi, Gorica e Vogël, Bezmishti dhe Gorica e Madhe. Nga pikëpamja administrative, të 9 fshatrat minoritare përbëjnë një komunë me emrin Komuna e Liqenasit sipas emrit të fshatit Liqenas që është më i madhi. Ky fshat e ka patur emrin Pustec, por më vonë emri i tij dhe emrat e fshatrave të tjerë janë shqipëruar. Në takim me banorët vendas, u kërkua që fshatrat të quhen me emrat e tyre në origjinsl: Pustec, Gollomboq, Bezmosht, etj. Drejtuesit e qeverisjes vendore u shprehën të gatshëm për ta pranuar këtë kërkesë.



Katedralja e Shen Palit në Tiranë


Feja në trevat shqiptare, Feja Islame, dhe Krishterimi.


Feja ka luajtur një rol të dorës së parë në mbijetesën e kombit shqiptar në po atë shkallë si për disa popuj të tjerë të lashtë si armenët dhe hebrenjtë. Ishte krishterimi ai që i dha një identitet më të fortë popullit shqiptar në kohën e dyndjeve barbare dhe osmane duke u kthyer në një vend të shenjtë në kohën e Skënderbeut pasi e mbrojti krishterimin në shekullin XV kur papa dhe patriku kacafyteshin.[Cito burimet] Ishte feja Islame që i dalloi shqiptarët kur politika sllavizuese dhe helenizuese e fqinjëve synonin përvetësimin dhe përfitimin e trojeve shqiptare. Flaka morale e përbashkët për klerin shqiptar të të gjitha besimeve ishte ajo e një zelli apostolik të lashtë gërshetuar me një ndjenjë atdhetare të zjarrtë. Anketimet nga Gallup kanë nxjerrë se feja luan ndonjë rol vetëm për 39% të popullsisë në Shqipëri.[14] Shifra të ngjashme raportohen dhe nga anketimet e Gallup [15], duke konfirmuar kështu që feja luan një rol minimal në shoqërinë shqiptar dhe më shumë se 61% e shqiptarëve në Shqipëri janë jofetarë, agnostikë ose ateistë.




Kuvendi i Shqipërisë

Sistemi shtetëror në Shqipëri.

Shqipëria është Republikë Parlamentare në të cilën roli dominues i administrimit të punëve të shtetit i bie kryeqeveritarit (sistemet "demokratike" shtetërore perëndimore). Shqipëria për herë të parë është shpallur Republikë më 12 nëntor 1912. Kuvendi i shpalljes së pavarsisë së Republikës nga Perandoria Osmane është mbajtur në Vlorë dhe në histori ky kuvend është i njohur si Asambleja e Republikës së Shqipërisë.
Kushtetuta e Shqipërisë u adoptua më 28 nëntor 1998 përmes referendumit mbarëpopullor. Kjo kushtetutë përkufizon Shqipërinë si republikë parlamentare, shtet unitar e të pandashëm, si dhe me qeverisje të bazuar "në një sistem zgjedhjesh të lira, të barabarta, të përgjithshme e periodike". Sipas kushtetutës, organi ligjvënës përbëhet nga një dhomë - Kuvendi - dhe ka 140 anëtarë, të cilët zgjedhin kreun e shtetit, Presidentin e Republikës, si dhe Këshillin e Ministrave e ngarkuar me pushtetin ekzekutiv.
Presidenti i Shqipërisë apo Institucioni kushtetues i Presidentit të Republikës sipas Kushtetutës së Shqipërisë është kryetari i shtetit. Kryetar i Republikës së Shqipërisë është Presidenti Bamir Topi. Në Kushtetutën e Republiks së Shqipërisë është përcaktuar mënyra e zgjedhjes, mandatit, shkarkimit ose të zëvendësimit të Presidentit të Republikës. Kushtet për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Shqipërisë janë të parapara në nenin 86 të Kushtetutës. Sipas këtij neni Presidenti i Republikës është kryetar shteti dhe përfaqëson unitetin e popullit. Si president mund të zgjidhen vetëm personat me moshë mbi 40 vjeçare me shtetësi shqiptar nga lindja dhe që së paku dhjetë vitet e fundit i kanë kaluar në Shqipëri.


Skeda:07Tirana Sheshi Skenderbej03.jpg

Qendra e Tiranës ose Sheshi Skënderbej





  
Zyra qendrore e  BANKËS SË SHQIPËRISË 

 në Sheshin Skënderbej


Ekonomia e Shqipërisë.


Përpara vitit 1991, Partia Komuniste atëherë në pushtet e drejtonte ekonominë e vendit me anë të një serie planesh pesë-vjeçare. Të gjitha degët prodhuese kontrolloheshin nga shteti, bujqësia ishte kolektivizuar plotësisht dhe industria ishte pronë e shtetit, ndërsa sipërmarrjet private ishin të ndaluara rreptësisht. Përveç kësaj Kushtetuta e Republikës Socialiste të Shqipërisë e ndalonte qeverinë të kërkonte ndihma nga jashtë, të pranonte borxhe apo të lejonte investime të huaja në vend. Dështimi i kësaj ekonomie të kontrolluar e shtyu qeverinë paskomuniste të decentralizojë procesin e vendimmarrjes ekonomike. Ndalimi i tregtisë private është shfuqizuar qysh nga fillimi i viteve 90-të, qeveria ka kohë që pranon borxhe dhe kredi të huaja, dhe përpiqet të krijojë vende të reja pune, me anë të bashkëpunimeve me partnerët nga jashtë. Këto masa kanë për qëllim rritjen e industrisë së lehtë, prodhimet ushqimore dhe bujqësore, si dhe ekonominë në tërësi. Progresi i viteve të fundit është i dukshëm, tregu permban të gjithë artikujt e nevojshëm industrialë dhe bujqësorë, ekonomia në përgjithësi po ecën me hapa të shpejta dhe po zhvillohet gradualisht duke pasur për çdo vit një rritje mesatarisht shumë të lartë vjetore në krahasim me vendet e tjera të Evropës Juglindore.


Nafta

Në jug të Shqipërisë do të kërkohet për gaz dhe naftë dhe për këtë tashmë është nënshkruar marrëveshja. Kërkimi për lëndët djegëse tejet të rëndësishme në kohën tonë, i është besuar kompanisë amerikane "Sky Petroleum".
Investimi i kompanisë Sky Petroleum për kërkimin e naftës dhe të gazit në Bllokun 4 dhe 5 dhe në zonën e Dumresë është rreth 7-8 milionë dollarë, ndërsa parashikimet flasin për një potencial naftë mbajtës deri në 900 milionë barrela. Duke besuar tek konfirmimi i shifrave nga kërkimet, përpunimi i të dhënave sizmike dy dimensionale, si dhe nga shpimet e reja, që sipas marrëveshjes do të bëhen nga kompania amerikane "Sky Petroleum", ish ministri Prifti u shpreh shumë i kënaqur, që kompania ka treguar interes për të kërkuar në këtë zonë të Shqipërisë.
Në vitin e parë kompania do të bëjë përpunimin e të dhënave sizmike dydimensionale, të cilat janë sot në arkivat tona, rishikimin dhe përpunimin e tyre. Më pas, në vitet e tjera ka një grafikë të detajuar të investime dhe kërkimeve në këto zona. Ndërsa përfaqësuesi i kompanisë Sky Petroleum, Karim Jabanputra vlerësoi shpejtësinë dhe lehtësinë e procesit për nënshkrimit e marrëveshjes me ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës.


Transporti




Aeroporti Nënë Tereza.

Aeroporti Nënë Tereza në Rinas është aeroporti i vetëm ndërkombëtar i Shqipërisë për fluturime civile. Ai ndodhet rreth 20 km nga kryeqyteti Tirana. Nga Rinasi ka fluturime direkte me mjaft destinacione të botës. Nga Rinasi fluturojnë disa avionë të shoqërive të fluturimit drejt destinacioneve të Evropës, dhe prej pikave të tranzitit për në disa qytete të tjera joevropiane.



 Portet e Shqipërisë.

Portet e Shqipërisë kanë funksionuar në bregdetin shqiptar që në kohët e lashta si në Dyrrah, Ulqin, Tivar, Aulone, Apoloni, Onhezmi, etj. Gjatë shekujve VII-XII Durrësi ishte skela kryesore në perëndim të Perandorisë Bizantine. Gjatë periudhës së principatave arbërore u ngritën skela të vogla kryesisht në grykat e lumenjeve në Shirgj, Shëngjin, Shufada, Rodon, Bashtovë, Pirg dhe Spinaricë zhvillimi i të cilave u frenua gjatë periudhës së pushtimit osman.


Gjatë viteve 1928 deri 1934 u ndërtua porti detar i Durrësit dhe disa pontile druri në Sarandë, Vlorë e Shëngjin, të cilat u shkatërruan gjatë Luftës së Dytë Botërore. Nga viti 1945 deri në vitin 1952, u rindertua porti i Durrësit dhe disa kalata betoni në Vlorë, Sarandë e Shëngjin. Gjatë bregdetit Jon janë ndërtuar kalata e pontile në gjirin e Spilesë në Himarë dhe në Sasaj që shërbenin kryesisht për transport agrumesh. Porti kryesor i vendit është ai i Durrësit, ku funksionon edhe kantieri i riparimit të anijeve.



Hekurudha e Shqipërisë.

Hekurudha Shqiptare ose HSH është sistemi hekurudhor shqiptar. Terminali kryesor i vendit është në Durrës.
Infrastruktura e HSH-së shtrihet drejt lindjes në Pogradec, jugut në Vlorë dhe veriut në Shkodër. Ka edhe një linje në kryeqytetin Tiranë. Shinat u shtrinë në vitet '80 në Mal të Zi nëpërmjet kufirit të Hanit të Hotit, për transport mallrash. Sot ende nuk ka asnjë lidhje hekurudhore ndërkombëtare për pasagjere në Shqipëri. Trenat janë në gjendje fizike jo të mirë. Rrjeti i HSH është i ndërtuar ne te njëjtin sistem si në Evrope, ne gjurme normale dhe ka një gjatësi prej 447 km.



Xhamia e Et'hem Beut në Tiranë

Kultura e Shqipërisë.


Kultura e Shipërisë është e pasur në shumë drejtime të arit si kinematogafi, teatër, art figurativ etj.
Pas Luftës së II-të Botërore nën udhëheqjen e sistemn Komunist të Shqipërisë është futur në shoqërin9 shqiptare edhe shpërndarja e mirënjohjeve për veprimtari të ndryshme të personava me profesione artistike. Ndër mirënjohjet më të njohura janë Artist i popullit dhe Artist i Merituar. Me ndërrimin e sistemit të qeverisjes, në Shqipëri shpërndarjen e mirënjohjeve e bën Presidenti i Republikës së Shqipërisë. Mirënjohjet që presidenti i bën shqiptarve dhe shtetasve të tjerë janë shenjë e mirënjohjes për kontributin e individëve për sfera të ndryshme të kulturës shqiptare.


Arti në Shqipëri.

Fillimet e artit figurativ në truallin e Shqipërisë janë të hershme. Gjurmët e para i përkasin periudhës se neolitit. Nëpërmjet zbulimeve të shumta arkeologjike, në zona të ndryshme të vendit, janë gjetur qindra e mijëra qeramika, terrakota, zbukurime ne metal etj., që u përkisnin fiseve ilire, paraardhësve të drejtpërdrejtë të shqiptarëve të sotëm.
Prodhimet më të hershme janë të thjeshta, për përdorim praktik, por në to shfaqen edhe vlera artistike si në format zoomorfe të enëve ashtu edhe në dekorim, gdhendjet dhe elemente të tjerë. Nga shekulli i gjashtë deri në shekullin e trete p.e.re në qeramika vizatohen linja dhe figura gjeometrike; forma ndërtohet me siluet më elegant dhe pasurohet me elemente plastike. Shumë enë të kësaj periudhe, që ruhen sot në muzetë e Shqipërisë, kanë vlera të mirëfillta artistike dalluese vendase, që nuk i ndeshim në artin e fqinjëve të tjerë po aq të lashtë si helenët, maqedonasitë apo romakët.

PËRGATITI FLORI BRUQI

[

MOSHARRESA PËR BIJTË E KOMBIT:Jani Vreto (1822-1900) ishte atdhetar dhe mendimtar i shquar i Rilindjes Kombëtare.


Jani Vreto (1822-1900) ishte atdhetar dhe mendimtar i shquar i Rilindjes Kombëtare.
Kreu shkollën e “Zosimea“ të Janinës. Më 1854 u vendos në Stamboll. Që më 1864 mori pjesë së bashku me Ismail Qemalin, Hasan Tahsinin, Kostandin Kristoforidhin, Pashko Vasën etj. në mbledhjet e para për caktimin e një alfabeti të shqipes dhe për botimin e librave në gjuhën shqipe. Ishte anëtar i Komitetit Qendror për mbrojtjen e të drejtave të kombësisë shqiptare. Dha ndihmesë për komisionin që miratoi më 1879 Alfabetin e Stambollit.

Skeda:Vreto.jpg

Jani Vreto hartoi Kanonizmën e “Shoqërisë së të Shtypurit Shkronja Shqip“. Pas shtypjes së Lidhjes së Prizrenit u dërgua për të organizuar degë të shoqatës në Rumani dhe Egjipt. Në Budapest Jani Vreto organizoi botimin e veprave të rilindësve në shtypshkronjën që drejtonte ai vetë.

Jani Vreto shkroi një varg veprash e artikujsh: “Apologjia“ (1878), “Për të vërtetën dhe për të shkruarit e së vërtetës“ (1883), “Mirëvetija“ (1886). Në këto vepra, e sidomos në “Për të vërtetën dhe për të shkruarit e të vërtetës“ ai u kushtoi një vëmendje të veçantë problemeve filozofike që i zgjidhi përgjithësisht në frymën e iluminizmit.

Filozofinë ai e konsideronte si degën më të rëndësishme të dijeve njerëzore, por botëkuptimi filozofik i tij ishte dualist. Jani Vreto prirjet e tij filozofike materialiste i mbështeste në parimin se “nga të paqenët nuk mund të bëhet gjë dhe të qenët nuk mund të bëhet të paqenë kurrë“. Por ngaqë nuk kishte ide të qartë për ligjet objektive të natyrës, Jani Vreto kalonte në pozitat e idealizmit, duke pohuar se krahas botës materiale ekziston dhe “mendja e madhe“ jolëndore, që vendos ligjet në natyrë.

Jani Vreto kishte bindje të thella në përparimin e shkencave dhe rolin e tyre të madh për zhvillimin e shoqërisë njerëzore. Shkencat, sipas tij, zbulojnë ligjet, shkaqet e lindjes e të zhvillimit të sendeve, ato duhet “të gjejnë psenë dhe qyshjen“.

Gjithashtu, ai u kushtoi një vëmendje të madhe problemeve të zhvillimit shoqëror. Ka dhënë mjaft mendime interesante mbi moralin, fenë, jetën shoqërore dhe zhvillimin e saj. Karakteristika kryesore e doktrinës së tij mbi moralin që parashtrohet në veprën e tij “Mirëvetija“ është fryma demokratike, përparimtare dhe lidhja e ngushtë e moralit me detyrat e lëvizjes për çlirim kombëtar.

Jani Vreto, megjithëse nuk ishte ateist, duke u nisur nga dëmi i madh që i sillnin fetë e ndryshme çështjes kombëtare shqiptare, mbajti ndaj tyre qëndrim kritik. Në përputhje me pikëpamjet e veta iluministe. Jani Vreto mendonte se në atë kohë veprimtaria për shkrimin e gjuhës shqipe, për çeljen e shkollave shqipe, për përhapjen e diturisë për gjuhën shqipe ishte mjet i rëndësishëm i luftës së popullit për liri e pavarësi.

Veprimtaria studimore

1878 Apologjia
1883 Për të vërtetën dhe për të shkruarit e së vërtetës
1886 Mirëvetija

Mirënjohje

Presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi më 13 janar 2012 i akordoi Jani Vreton (pas vdekjes) Urdhrin “Nderi i Kombit” me motivacionin: “Figurë e shquar e kombit, një nga veprimtarët e ndritur të Rilindjes, që çështjen kombëtare e pa të lidhur njësh me krijimin dhe zhvillimin e arsimit kombëtar dhe përpjekjet për krijimin e alfabetit shqiptar dhe botimin e abetares së parë shqipe i konsideronte si beteja të mëdha për fitoren e pavarësisë dhe krijimin e shtetit shqiptar.”

Referenca

 Presidenti Topi dekoron Jani Vreton (pas vdekjes) me Urdhrin “Nderi i Kombit”, Web faqaja president.al, 13 janar 2012

TROJET SHQIPTARE SHTRIHESHIN NGA PREVEZA NË TIVAR E DERI MBI NISH

https://www.youtube.com/watch?v=uBQKETCuRDk


Si u coptuan trojet shqiptare?



Shkruan: Isuf B. Bajrami 

“S’ka komb tjetër të jetë marrë nëpër këmbë kaq pamëshirshëm nga shtetet fqinjë” Bajroni

Një nga çështjet për të cilat nuk është folur e nuk po flitet është:
· Sa e ka dëmtuar copëtimi i 1913’ës edhe pjesën që ka mbetur gjoja e lirë brenda kufijve të shtetit ekzistues shqiptar?
· A është me të vërtetë e lirë kjo pjesë e kombit?
Nuk është fjala se duhet vetëm për t’i ditur këto gjëra, por për ta realizuar një lëvizje sa më të gjallë kombëtare. Duhet të buçasin të gjitha mjetet e informimit, duhet të botohen studime dhe libra, për t’i pohuar shkencërisht të vërtetat që na janë mohuar e po na mohohen aq padrejtësisht edhe sot. Problemi kryesor më i ngutshmi është që duhet ta dimë dhe t’i tregojmë me hollësi vetes dhe botës se sa e si janë tejdëmtuar Shqipëria dhe shqiptarët nga ndarjet dhe vendosjet e kufijve të dhunshëm mes neve. Zhgënjimi i madh ndaj fqinjëve, për tërë atë gjak që derdhën shqiptarët në altarin e lirisë së tyre, të bën të rikujtosh gjithnjë fjalët e Bajronit për Shqipërinë: “S’ka komb tjetër të jetë marrë nëpër këmbë kaq pamëshirshëm nga shtetet fqinjë”. (1.”Korrespondence de Lord Byronë”,Paris,1825).
· Ku janë trojet autoktone të shqiptarëve?
· Cilat janë trojet e vërteta shqiptare?
Autorë të ndryshëm dhe specialistë të gjeografisë kane shpjeguar me të dhënat e tyre për madhësinë e trojeve shqiptare.
Sami Frashëri thoshte se: “Shqipëria ka një sipërfaqe prej 70.000 km2. (2. Sami Frashëri, ”Dheshkronja”, Bukuresht, 1886 ). Studiuesi francez L. Uelavitch thotë se: ’’Madhësia e sipërfaqes së Shqipërisë është 75.000 km2’’. (3. L. Uelavitch, ”L’Albania”, Paris, 1902). Studiuesi tjetër shqiptar T. Selenica na jep një “sipërfaqe të Shqipërisë prej 80.000 km2”. (4. T. Selenica, ”Shqipëria në vitet 1927”, ”Nezioni geografiche sul Albania”, Roma, 1902, fq.5).

KU SHTRIHEN TROJET SHQIPTARE

· “Në qoftëse ata vazhdojnë të ngrehin pretendimet e njohura dhe të vjetra territoriale ndaj Epirit, atëherë do të dridhen varret e etërve, vëllezërve shqiptarë që ranë për lirinë e grekërve dhe që kanë dhënë ndihmesë jo më pak se grekërit në themelimin e Mbretërisë greke.” (JANI VRETO)



Një nga çështjet për të cilat nuk është folur e nuk po flitet është: Sa e ka dëmtuar coptimi i 1913-ës edhe pjesën që ka mbetur gjoja e lirë brenda kufijve të shtetit ekzistues shqiptar? A është me të vërtetë e lirë kjo pjesë e kombit ? Nuk është fjala se duhet vetëm për t’i ditur këto gjëra, por për ta realizuar një lëvizje sa më të gjallë kombëtare. Duhet të buçasin të gjitha mjetet e informimit, duhet të botohen studime dhe libra, për t’i pohuar shkencërisht të vërtetat që na janë mohuar e po na mohohen aq padrejtësisht. Problemi kryesor më i ngutshmi është që duhet ta dime dhe t’i tregojmë me hollësi vetes dhe botës se sa e si janë tejdëmtuar Shqipëria dhe shqiptarët nga ndarjet dhe vendosjet e kufijve të dhunshëm mes neve. Zhgënjimi i madh ndaj fqinjëve, për tërë atë gjak që derdhën shqiptarët në altarin e lirisë së tyre, të bën të rikujtosh gjithnjë fjalët e Bajronit për Shqipërinë: “S’ka komb tjetër të jetë marrë nëpër këmbë kaq pamëshirshëm nga shtetet fqinjë” (1).
Ku janë trojet autoktone të shqiptarëve? Cilat janë trojet e vërteta shqiptare? Autorë të ndryshëm dhe specialistë të gjeografise kane spjeguar me të dhënat e tyre për madhësinë e trojeve shqiptare. Sami Frashëri thoshte se: “Shqipëria ka një sipërfaqe prej 70000 km2 (7). Studjuesi francez L. Uelavitch thote se: ’’Madhësia e sipërfaqes së Shqipërisë është 75000 km2’’ (8). Studjuesi tjetër shqiptar T. Selenica na jep një “sipërfaqe të Shqipërisë prej 80000 km2” (9).
Ndërsa kufijt e vërtetë etnik të Shqipërisë, ashtu siç na i përshkruan Prof. A.Gashi, janë: (Shqipëria)

Kufiri perëndimor
Nga kjo anë Shqipnija etnike kufizohet me detin Jon dhe fillon nga Preveza e mbaron në pikën Skepi i Zi. Gjatësia e buzës në këtë anë është 651 km.
Kufiri veri - perëndimor
Ky kufi fillon nga pika Skepi i Zi e mbaron nga Ferro.
Kufiri veri - lindor
Ky kufi fillon nga veriu i katundit Shapoja, ecën nga lindja deri tek katundi Japor, pastaj varet nga jugu deri tek kuota 1548 e pastaj kthen përsëri në lindje të Karakollit të Osman Pashës nën kuotat 1619 - 1931. Kjo vijë e kufirit përmbledhë qytetin e Kurshumlisë, Prokuples, Leskocit dhe të Vrajes së bashku me rajonet dhe katundet e tyre.
Kufiri lindor
Ky kufi fillon nga Gradnica dhe mbaron në qoshin ku bashkohen dy lumenjtë Venetika e Vistrica me një gjatësi prej 342 km. Kjo vijë lindore fut përbrenda krejt viset e humbura mbas luftës Ballkanike (1912), të cilat përbëhen prej këtyre kryeqendrave dhe krahinave: Gjakovë, Prizren, Kaçanik, Vranie, Gostivar, Tetovë, Shkup, Kumanovë, Preshevë, Dibër, Kërçovë, Strugë, Ohër, Krushevë, Përlep, Resnie, Manastir, Follorinë, Kostur, Naselicë e Grebenë.
Kufiri jug - lindor
Kjo vijë fillon nga pika ku bashkohet lumi Bistricë me Venetikon e mbaron në grykën e lumit Artë me një gjatësi gati 180 km.
Kufiri jugor
Përmbledh brigjet detare të gjirit të Artës. Këto brigje janë shume të përthyeme e kanë një gjatësi prej mëse 93 km dhe duke filluar nga goja e lumit Artë mbërrijnë tek qyteti i Prevezës.

Brenda këtyre kufijve ndodhet Shqipëria, e cila shtrihet në jug - perëndim të siujdhesës Ballkanike, mbi brigjet detare të Adriatikut dhe të detit Jon, nga jugu në veri ndërmjet skepave Skepi i Zi në lindje të Vrajës gjatësi lindore nga Ferro (10). Me luftërat Ballkanike dhe Konferencën e Londres më 1913 plotësuan ëndërrat e shteteve fqinje, Greqisë, Serbisë dhe Malit të Zi dhe u vendos kufiri i sotëm që përmbledh më pak se gjysmën e Shqipërisë së vërtetë (11).
Shqipëria etnike para ardhjes së turqve në Ballkan zinte një sipërfaqe prej rreth 110000 km2 (12). Në periudhën e pamvarësimit të shteteve të Serbisë, Malit të Zi dhe Greqisë, Turqia u ‘’fali’’ këtyre shteteve rreth 5000 km2 të tokës Shqiptare (13). Pas luftës se vitit 1876 - 1877 me Rusinë, Turqia dhuroi në interes të popujve ortodoksë të Ballkanit rreth 25500 km2 të tokave Shqiptare (14).
Në fund të shekullit XIX dheu i Shqipërisë etnike do të tkurrej në 80000 km2 me 2.5 milion banorë (15), ndërsa Konferenca e Paqës që u mbajt në Versaje më 1919 - 1920 do të pranonte se dherat shqiptare në vitet 1912-1913 zinin një sipërfaqe prej 90270 km2 me rreth 3 milion banorë (16). Përkundër këtyre pohimeve kjo Konferencë lejoji vendimet e Traktatit Paqësor të Londrës (1913) duke shkëputur nga trungu etnik shqiptar rreth 80000 km2 që iu shpërndau shteteve fqinje, kështu që Shqipërisë i mbetën vetëm rreth 28700 km2 (17). Ndërsa sipas Vjetarit Shteteror Statistikor të Shqipërisë sipërfaqja në km2 e shtetit shqiptar është 28748 km2 (18).
Sipas dokumenteve historike të botuara qysh herët Ilirinë e Jugut grekërit e quanin Epir, ashtu siç e shihnin nga ishujt (20, 21). Është njëlloj, vazhdojnë studjuesit, si peshkatarët e ishujve Bohama ta quanin Floridën ‘’Kontinent’’. Emër që s’ka asgjë të përbashkët me kombësinë e popujve që jetojnë aty. Në pjesën që i kushtohet Greqisë, Straboni nuk e përmend Epirin kurse Ilirinë dhe Maqedoninë i trajton së bashku. “Pas epirotëve dhe ilirëve, thotë ai, vinë fiset greke” (22, 23). Sipas veprës Iliada, këto fise ‘’barbare’’ jo helene nuk bënin pjesë në Lidhjen kundër Trojës (24). Maqedonia dhe Epiri kishin një gjuhë të përbashkët jashtëhelene, thotë Straboni dhe Plutarku (25). “Epirotët e maqedonët, përforcon studjuesi gjerman Hahni (26), qenë fise të afërta me njëri-tjetrin ose me prejardhje të përbashkët”. Skënderbeu thoshte: ’’Nëse kronikat nuk gënjejnë, ne quhemi epirotas’’ ndërkohë që Barleti e quante Skenderbeun ’’Princ i epirotëve’’ (27). Ndërsa Pirroja quhej “Shqiponja’’ (28).
‘’Në Epir gjatë lashtësisë banonin vetëm popujt jogrekë, shkruante Tumman, që flisnin gjuhën maqedone ose ç’ka është njësoj gjuhën ilire’’ (29). Aristoteli te vepra e tij “Politika” (30) i kushton vëmendje të veçante Kushtetutës së Epirit (31), si e ndryshme nga ajo helene. Skylaki (32) i lashtë duke përmendur Ambrakinë (33) thotë: ’’...prej këtej nis Helada’’ (34). Aristoteli shkruan për ishullin Diomeda (35) në detin Adriatik se: ’’...kur vinë këtu helenët...’’ dhe më poshtë: ’’...kur vinë barbarët që rrojnë aty afër...’’. Të gjithë autorët e hershëm grekë gjuhën e Epirit e quajnë pellazgjike, jo greke. Në asnjë dokument a historian s’përmenden përkthyes në bisedime mes popujsh “barbarë”. Pasi ata merreshin vesh pothuaj në të njëjtën gjuhë të tyre johelene. Rrënjët e fjalëve të vjetra të Epirit s’njiheshin nga grekërit, sepse qenë të kohës së pellazgëve më të lashtë me të cilët grekërit trazuan gjuhë e kulturë (36).
Në këtë rrjedhë historike studjuesi suedez Martin P. N. Nilson (37) thotë se: “Epiri nga çdo prirje del jogrek”. Perandori bizantin i shekullit X Luani i Mençur (38) thotë se: “Banorët e Epirit janë shqiptarë”. Studjuesi Lyber (39) shkruan se: “Ishulli i Korfuzit në zanafillë banohej nga ilirët”. Kronisti bizantin i shekullit XIV Mihal Dukasnantari (40) i Shtëpisë Perandorake tregon paanshëm se: “sunduesi i Janinës Thoma Preluboviqi, i mbiquajtur “shqiptar vrasës”, Janinën e pastronte nga shqiptarët në një mënyrë të tillë sa që dhëndrrit të vet shqiptar Gjin Bue Shpatës, i cili e rrethoi kërcënueshëm, i dërgonte me cinizëm si dhuratë shporta me sy të nxjerrë të shqiptarëve”! Megjithate, osmanët të kujdesshëm në regjistrime Janinën kur e pushtuan më 1431 e quajtën tokë shqiptare. Kështu ata shkruan Delvinë, Grebenë, etj. e jo Dhelvinon, Grevena, etj., pavarësisht se kishte ndodhur që në shekullin VI p.e.r. mbreti Tharip i Epirit në administratën e oborrit mbretëror kishte marrë me rrogë një athinas, i cili gjeti rastin dhe e hapi greqishten si një gjuhë të dytë (41).
Bajroni sapo arriti në Prevezë shkruan: “Shqipëri, lejomë të kthej sytë e mi mbi ty, o nënë e rreptë burrash të ashpër”. Më tej vazhdon: “O Shqipëri, ku lindi Iskenderi...”. Duke e nisur një letër më 31.10.1809 ai shënon: “Janinë - Shqipëri”. Më tej përshkruan arritjen e tij: “Së pari zbrita në Shqipëri, Epiri i qëmoçëm, ku ne hymë gjer afër malit të Tomorrit...udhëtuam mes Ilirisë e Kaonisë...”. Në poemën e tij për shqiptarët, Bajroni shkruan për një nga fiset e njohur: “E kush është më trim se sulioti zeshkan”; më tej: “Agimi lind, me të çohen brigjet e Shqipërisë së rreptë, shkëmbinjtë e Sulit” (42).
Dr. Holand në vitin 1812 - 1813 shënon në shënimet e tij: “Udhëtime në Ishujt Jonianë, Shqipëri’’. “Hyra në Epir në brendësi të Shqipërisë”, shkruan piktori i shquar Levis. Në vizatimet e veta piktori I. Leiç shënon mes të tjerash: “Janinë, kryeqytet i Shqipërisë; Qyteti dhe Kështjella e Paramithisë - Shqipëri; Varri i Ali Tepelenës – Janinë, Shqipëri; Kështjella e Pargës - Shqipëri; Lugina e Sulit – Shqipëri”, etj. Në ditarin e vet në Qefalon në Gusht 1823 Bajroni shkruan: “Suljotët qenë një kastë ushtarake e të krishterëve shqiptarë që rronin në male të larta, të cilat sundonin rrjedhën e lumit Akeron”. Për njerëz të tillë Bajroni vazhdon: “...ka diçka të trashëguar nga lashtësia, diçka epike nga koha e Pirros” (43).
Në librin “Udhëzues për udhëtarët në Greqi” (44) thuhet se: “Shqipëri sot quhet tërë Epiri i lashtë si dhe provincat jugore të Ilirisë së hershme që arrijnë deri në gjirin Rizonik ose grykat e Kotorrit”. Marksi shkruan: “Duke zotëruar Durrësin dhe bregdetin shqiptar nga Tivari te Arta ... ai popull flet në gjuhën e lashtë ilire që bënë pjesë në familjen e madhe të gjuhëve indoevropiane” (45). Koloneli Lik (46) shënon se: “Shqipëria zë tërë vijën e bregdetit në lindje të Jonit dhe Adriatikut, e përfshirë në paralelet 39 – 43”. Duke qenë në Epir, ai shkruan se: “...aty rregulloheshin punët në atë mënyrë që qe e përgjithshme në Shqipëri”. Në zgjatje të Epirit më në Veri, Liku shkruan se: “Asgjë nuk mund të jetë më tërheqëse e më piktoreske se pamja e Luginës së Gjirokastrës ... katundet e shumta tregojnë se ajo është një nga rajonet më të lulëzuara të Shqipërisë”.
Dijetari Spencer (47) bën një gjykim përgjithësues: “Mund të ndryshojnë emrat e një sërë rajonesh e t’i përfshijnë ato në provinca të tjera, por hartën natyrore të Shqipërisë s’ka dorë njeriu ta fshijë ndërkohë që banorët krishterë a myslimanë shquhen nga të njëjtat tipare, zakone, doke dhe prej të njëjtës gjuhë”. Dr. Holland gjatësinë e Shqipërisë e përcakton 250 milje; Lik e jep 30 milje në skajin jugor dhe 100 milje në pjesët e tjera, ndërsa kufijtë në bregdet i jep gjer në Prevezë dhe Sulin e quan rajonin e skajshëm të Shqipërisë. Ai plotëson më saktë duke thënë se: “Shqipëria nis me një rrip toke të ngushtë nga malet e Sulit në Vai të gjirit të Artës, duke u zgjeruar me një gjerësi që është vështirë të përcaktohet”; dhe vazhdon më tej: “Gjiri i Artës mund të quhet dalje kryesore për pjesën jugore të Shqipërisë” (48).
Shoku i shquar i Bajronit, Hobhauz, thotë se: “Kufijt e Shqipërisë mbarojnë në jug në gjirin e Lepentos, ose sipas disave në gjirin e Artës ... E tërë zona duke përfshirë dhe Akarnaninë mund të quhet pa gabuar Shqipëri”(49). Kur vizitoi fshatin Qestorat të Gjirokastrës, ai tha për shtëpitë e tyre: “...krejt ndryshe nga ç’kishim parë në Shqipërinë e sotme”. Të njëjtën gjë por nga një drejtim tjetër e përcakton ushtari anglez Paton: “Prej Novipazarit 10 orë larg tokës së Malit të Zi ... fillon shqipja e cila që këtej shtrihet për në jug drejt Epirit” (50).
Dijetari Erkhart (51) Janinën e quan: “Kryeqytet i fiseve came”. Hjuz (52) duke e përcaktuar Janinën në Shqipëri shton se kësaj të fundit “mund t’i shtohet Arta e Lura”. Më tej Konicën e përshkruan si: “...një prej maleve më të mira të qytetit Shqiptar ... ka 5000 banorë me dy të tretat myslymanë, 600 shtëpi Shqiptare, 200 greke”. Pastaj flet për peshkopatën e Gjirokastrës Drinopollis (Dropulli i sotëm) me shkurtimin e emrit Fusha e Drinit (53). Para meje, shkruan Erkharti, kur doli përballë limaneve të Artës “shtrihet toka e Pirros, e Skënderbeut dhe e Ali Pashë Tepelenës”. Gjithashtu, gjatë vizitës së tij, studjuesi Doduell (54) shkruan se: “Gjiu i Ambrakisë ndan Epirin nga Akarnania dhe në anën jugore të tij është fillimi i Greqisë“. Regjistrimet osmane kanë qenë mbajtur tepër saktësisht, pasi lidheshin me interesat ekonomike e administrative të tyre me rastin e krijimit të nahijeve. Epirit i shënojnë 617 mijë vetë, nga ku rreth 120 mijë grekë dhe 33 mijë vllehë dhe të tjerët i vë shqiptarë; pra, vetëm një e pesta grekë. Statistikat e Sanxhakut të Gjirokastrës në mesin e shekullit XIX shënojnë 148759 banorë; nga këta 68915 myslymanë, 60872 krishterë, 18972 grekë, asnjë vlleh (55). Çamëria kishte 212 fshatra të krishterë dhe 80 myslimanë. Statistikat më pas shënojnë se më 1913 në Çamëri 96% flasin shqip, ndërsa më 1940 bie në 80% (56).
Pukëvili i njohur si filohelen shkruan (57): “Habitem shumë dhe nuk mund të kuptoj si ka ndodhur që në Çamëri dëgjohet vetëm gjuha shqipe, sikur shqiptarët të jenë këtu vendës e jo grekërit”. Napoleoni e quajti pashallëkun e Janinës (58): “...një shtet i qëndrueshëm me popullsi e zakone të të gjithë shqiptarëve”. Për këtë hapësirë shqiptare i apelohet Papës së Romës për të ndihmuar Epirin, kur i shkruhet nga Shqipëria “për një pjesë të vendit ... nga Gjiri i Artës në portin e Vlorës, përfshi Manastirin në kufi të Maqedonisë e Mecovën në shpatet e Pindit”. Në botimet e Pukëvilit (59) lexojmë: “...me numrin e tyre të madh, me guximin, zellin e veprimtarinë e tyre, shqiptarët do ia ndërronin një ditë faqen Greqisë”. Studjuesja e shquar rumune me origjinë shqiptare Dora D’Istria (60), thotë për shqiptarët në Greqi: “Vetmohimi e flija e tyre qenë ndihma më e madhe në kryengritjen greke për çlirim. Mbi shkëmbinjtë e mbi zellin e Pargës gjenden ende tepricat e një populli që dha jetën e vet për Pavarësinë e Greqisë. Atje ndodhen edhe gjurmët e gjakut të martirëve”.
Bashkëkohësi i Ali Pashës, rusi i pranishëm E. Golubinski (61), thotë për të: ’’Atdheu i tij qyteti i Artës, nuk gjendet në Perandorinë e Konstandinopojës...por në një principatë të lire shqiptare. Ai qe pushtuar nga turqit më 24.03.1449’’. Këto thënie pohojnë atë që Ali Pashe Tepelena i tha lirshëm Bessierit francez: ’’Unë e quaj shtëpinë time Butrintin, Pargën, Prevezën dhe Vonicën’’. Çamëri quhet qarku i Shqipërisë që përfshinë krahinat e Paramithisë, Filatit, Pargës, Margëlliqit, Gumenicës, etj. Topografikisht, etnografikisht, folklorikisht, Çamëria përbënë një krahinë jo të veçantë të Shqipërisë’’ (62). Po kështu thuhet edhe më vonë: ’’Çamëria është pjesa më jugore e Shqipërisë dhe jep të dhëna për numrin e popullsisë në myslimanë e ortodoksë’’. (63)
Historiani grek Sathos (64) shkruan se: ’’...në Mesjetë Thesprotia përmendet si krahinë e banuar kryesisht prej shqiptarëve’’. Një përcaktim të tillë e jep edhe Enciklopedia italiane (65): ’’Thesprotia është emri grek i Çamërisë’’. Edhe në Konferencën e Loussanos në janar 1913-të përfaqësuesi i shtetit grek M. Cacllamanos (66) në debatet e nxehta për Shqipërinë u shpreh: ’’...shqiptarët banojnë në një krahinë plotësisht të caktuar në Epir’’. Ç’ndodhi me tërë këta shqiptarë në Epirin e tyre?! “Tretja” nga çkombëtarizimi prej Patriarkanës dhe megalidesë motivoi parashikimin e diplomatit grek Stefano Skuludhis (67), shprehur me letër Ministrit grek të Punëve të Jashtme më 18.02.1877, ku thuhet: ’’...shqiptarët pa gjuhë të lëvruar, pa arsim të zhvilluar, pa fe të përcaktuar, nuk do t’i ruajnë dot për një kohë të gjatë kombësinë e tyre, po do të asimilohen gradualisht prej grekërve të Epirit’’.
“O GAR THANATOS SOU ZOI MOU ! Thonë grekërit, që në gjuhën shqipe don të thotë: ’’ VDEKJA JOTE, RRITJA IME !’’. Fatkeqësi dhe fyerje për shqiptarët dhe Shqipërinë, për sakrificat që bëri për fqinjët e jugut. Më vonë ndodhi ajo që e thoshte Noli i madh: ’’Ata që u çliruan me gjakun e mundimet tona janë armiqtë më të këqinjtë tanë’’(68).
Pas revolucionit francez (69), filloi një epokë e re. Me likuidimin e copëtimit feudal lindën tërësitë kombëtare. Një ndër shtetet që lindën pas kësaj periudhe është Greqia (1831), e cila u garantoi shtetasve të saj liritë civile, politike në masë të barabartë. Klauzola të tilla u përcaktuan me Traktatin e Londrës më 1829 (70), të Parisit 1856 (71), të Berlinit 1878 (72), që janë quajtur traktate ‘’Minoritare’’. Deri më 1914 ishin bërë jo më pak se 30 traktate të tilla ndërkombëtare. Siç u tha edhe më lart Pukëvili (73) shkruan: ’’Çamët jetojnë në jug të lumit Kalama. Distrikti i tyre shkon deri në Janinë. Vendbanimet e tyre kryesore janë: Suli, Paramithia, Luarati, Margariti, Parga dhe Agjia’’. Çamëria, pra, është një zonë e banuar nga popullsia autoktone shqiptare. Ajo e cila e përbënte pjesën kryesore të pakicës kombëtare shqiptare në Greqi, në një sipërfaqe me 1950 km2, u çlirua nga pushtimi turk më 1912, në të njëjtën kohë si e gjithë Shqipëria.
Kongresi i Berlinit (1878), Konferenca e Londres (1913) e më pas Koferenca e Firencës (74) që përcaktuan kufijtë e pjesës jugore dhe juglindore të Shqipërisë vendosën që kjo trevë shqiptare të kalonte nën sundimin grek. Ajo përfshinte 189 qytete dhe fshatra me një popullsi sipas regjistrimit turk të vitit 1908 mbi 72.000 banorë. Pas caktimit të kufirit shqiptaro – grek nga Protokolli Firencës (75), Fuqitë e Mëdha i kërkuan Greqisë të tërhiqte trupat e pushtimit brenda një muaji nga Shqipëria e Jugut. Por personalitetet politike reaksionare greke me E. Venizellosin(76), i njohur si antishqiptar i tërbuar, penguan tërheqjen e forcave greke dhe manipuluan organizatën ‘’Autonomiste të Vorio - Epirit’’ (77), e cila me një terror të egër vërsulej kundër shqiptarëve që kërkonin bashkimin e atdheut të tyre.
Më 02.03.1914, ministri i Greqisë J. K. Zografos bëri luftë për aneksimin e Shqipërisë së Jugut. Ai u bë edhe kryeministër i të ashtuquajturit ‘’Vorio - Epir’’ me qendër në Gjirokastër. Por kjo ‘’zonë e Autonomisë së Vorio - Epirit’’ nuk e pati jetën e gjatë se iu kundërvunë forcat e qeverisë së Vlorës. Rezistenca e popullit të kësaj zone të udhëhequra nga luftëtarët Muharrem Rushiti, Alush Taka, etj. (78) i shpartalluan forcat greke. Në vitet e mëvonshme 1923 - 1924 u ndoq politika e gjenocidit, dëbimit të popullsisë shqiptare me anë të kombinimit të detyrueshëm me popullsinë greke. Po ashtu u organizuan çeta të cilat bënin terror të paparë, u bënë shpronësimet arbitrare, u vunë sanksionet në ekonomi e bashkë me to inkurajuan e nxitën edhe përçarjen fetare midis shqiptarëve. Para këtyre veprimeve çnjerëzore që përbëjnë krime të rënda qëndrojnë deklaratat demagogjike të Greqisë për gjoja kujdesin dhe interesimin që ajo tregon për pakicat kombëtare që jetojnë në territorin e saj. Per shembull në Traktatin e Konstantinopojës 1881 (79), pasi mori provincën e Thesalisë dhe një pjesë të Epirit, u zotua se do të mbrojë pakicat kombëtare. Artikulli i tretë i traktatit thotë: “Jeta, pasuria, nderi, feja dhe veprimtaria e këtyre zonave të dhëna Greqisë dhe që do të mbeten nën administratën greke duhet të respektohen me kujdes. Ata do të gëzojnë të njëjtat të drejta politike dhe qytetare si dhe shtetasit grekë’’.(80)
Në përfundim të Luftës së Parë Botërore Greqia nënshkruan në Servë (81) më 10.08.1920 Traktatin për mbrojtjen e të drejtave të gjuhës e të fesë të minoriteteve. Pas dështimit të fushatës ushtarake greke në Azinë e Vogël, Greqia u detyrua të nënshkruaj më 30.01.1923 në Lozanë një Konventë (82) për shkëmbimin e detyrueshëm të shtetasve turq me origjinë greke që jetojnë në Azinë e Vogël me shtetasit grekë të kombësisë turke që jetojnë në Thrakinë lindore. Për të mbikqyrur shkëmbimin sipas konventës u caktua një komision të përbërë nga katër anëtarë turq, katër anëtarë grekë dhe tre anëtar të zgjedhur nga Këshilli i Lidhjes së Kombeve midis shtetasve që nuk kishin marrë pjesë në Luftën e Parë Botërore. Këta u emruan më 17 shtator 1923: një danez, një spanjoll dhe një suedez. Ndërkaq qeveria greke vazhdoi fushatën e saj të shpifjeve kundër Shqipërisë edhe pse kishte deklaruar se nuk do të përfshinte shqiptarët e Çamërisë në shkëmbimin e popullsisë turke. Sigurime të tilla ishin dhënë edhe nga përfaqësuesi i Greqisë në Tiranë. Por për pabesinë dhe mungesë korrektsie grekërit përmenden që nga kohërat e vjetra. Aleksandri i Madh për këto veprime i përmend disa herë. Kështu dhe pasardhësit e tyre nuk e mbajnë fjalën, ndryshe firmosin e garantojnë dhe ndryshe veprojnë. Kështu që mijëra çamë u dëbuan nga vatra e tyre dhe u dërguan me forcë në Turqi duke i paraqitur si pjestarë të kombësisë turke (83).
Shumë herë shqiptarët e Çamërisë gjatë kësaj periudhe i janë drejtuar Lidhjes së Kombeve me protesta dhe telegrame ku kane kërkuar prej saj mbrojtjen e të drejtave të tyre të shkelura nga qeveria greke. Në këtë kohë qeveria shqiptare e F. S. Nolit ndërhyn pranë Këshillit të Lidhjes së Kombeve me një letër më 11 Gusht 1924 ku i shkruan ndër të tjerash: ’’...Është deklaruar gjithashtu se çdo anëtar i Lidhjes së Kombeve ka të drejtë duke u nisur nga ndjenja e dashurisë të tërheqë vëmendjen e asamblesë ose këshillit mbi çdo rrethanë që cenon marrëdhënjet ndërkombëtare dhe që si pasojë rrezikon të turbulloje paqen ose mirëkuptimin midis kombeve...’’(84). Qeveria shqiptare i kërkonte Këshillit të Lidhjes së Kombeve që qeveria greke të përmbushë me besnikëri zotimin që kishte marrë në Konferencën e Lozanës që mos t’i trajtonte shqiptarët si turq. Si rezultat i telegrameve dhe protestave të vazhdueshme që i vinin Këshillit të Lidhjes së Kombeve nga krerët çamë dhe qeveria shqiptare, në muajin dhjetor 1925 Këshilli ftoi anëtarët asnjanës të Komisionit të mbikqyrte shkëmbimin e popullsisë greke dhe turke që të bëheshin garant përpara Lidhjes së Kombeve për mbrojtjen e pakicave kombëtare shqiptare. Më 15.03.1926, Këshilli i Lidhjes së Kombeve pohoi çështjet e ngritura nga delegati shqiptar më 04.12.1925.(85)
Përfaqësuesit grek në Këshillin e Lidhjes së Kombeve iu tërhiqet vërejtja dhe pranoi për suprimimin e nënkomisionit të Epirit dhe ndaloi dërgimin e 800 personave të popullsisë çame nga fshatrat Kardhiç dhe Dhragomi që ishin përgaditur për t’u shpërngulur me forcë. Kjo ishte një fitore e pjesëshme për ndalimin e mëtejshëm të shpërnguljes së popullatës çame. Por nuk arriti asgjë për riatdhesimin e afro 33000 shqiptarëve çamë që u shpërngulën me forcë për në Anadoll. Kalojnë dy vite e gjysëm nga koha kur qeveria Shqiptare duke parë se deklarata e qeverisë greke nuk po zbatohej, përsëriti kërkesën e saj më 09.05.1928. Kjo kërkesë u shqyrtua në sesionin e 50 të Këshillit të Lidhjes së Kombeve më 05.06.1928.

Në këtë sesion delegati shqiptar u përqëndrua në këto kërkesa:
1- Qeveria greke nuk ka bërë asnjë deklaratë punimi publike,kështu që departamentet e ndryshme nuk dijnë që shqiptarët janë të shkëmbyeshëm dhe në këtë mënyrë kundër tyre vazhdojnë të merren masa shtrënguese.
2- Kthimi i pasurive të marra popullsisë çame në favor të refugjatëve grekë të ardhur nga Azia e Vogël.
3- Pjesëmarrja e popullsisë came në zgjedhje si edhe qytetarët grekë. Sipas numrit popullsisë çame i takonin dy përfaqësues ndërkohë që nuk kishte asnjë.
4- Ndalimi i shpronësimit në kundërshtim me ligjet, që i bënte fshatarët shqiptarë pa tokë dhe pa kullotë.
5- Ngritjen e shkollave në gjuhën shqipe.
6- Lirimin nga disa taksa të tepërta, etj.’’.(86)

Le të shikojmë dhe të krahasojmë arsimin në të dy anët e kufirit jugor se si i kanë zbatuar aktet ndërkombëtare. Këshilli i Lidhjes së Kombeve i mbledhur më 08 Gusht 1928, pasi diskutoi për problemin e pasurisë së shqiptarëve në Greqi dhe arsimin e tyre, vendosi që problemi të zgjidhet me bisedime dypalëshe, sipas akteve ndërkombëtare. Në këtë kohë, sipas dëshmive të komisionit hetimor, minoriteti grek në Shqipëri kishte shkollat me mësuesit e vet, me mësimdhënie në gjuhën amtare. Në të njëjtën kohë në Greqi ku pakica kombëtare shqiptare, dy herë më të mëdha se pakica greke në Shqipëri, nuk kishte as edhe një shkollë të vetme në gjuhën shqipe. Fan Noli në cilësinë e tij si kryetar i delegacionit shqiptar në Lidhjen e Kombeve deklaroi para asamblesë më 1924: “Çamëria, tërësisht shqiptare e aneksueme Greqisë më 1913 nuk ka të drejtë të ketë një shkollë të vetme, në një kohë që minoriteti i vogël grek në Shqipëri ka shumë shkolla greke...’’.(87)
Edhe vet Venizellosi (88) në vitin 1924 përpara Lidhjes së Kombeve deklaron se në zonën e Epirit që përmblidhte edhe Çamërinë nuk kishte asnjë shkollë për pakicat kombëtare shqiptare. Ky përfaqësues i
Greqisë, megjithëse dha premtime përpara Asamblesë, asnjë ndryshim nuk e bëri. Në vitin 1933 doli Kushtetuta e Re e shtetit Shqiptar që ndalonte funksionimin e shkollave private në Shqipëri. Kështu u ndryshua Neni 5 - të i deklaratës shqiptare të 2 tetorit 1912. Si pasojë e zbatimit të këtyre dispozitave u mbyllën 48 shkolla private të llojeve të ndryshme si dhe 19 shkolla të huaja private. Këto shkolla ndaheshin: “21 Shkolla Laike, 14 Shkolla Moslemane, 7 Shkolla Katolike, 6 Shkolla Ortodokse’’.(89) Për mbylljen e 6 shkollave private ortodokse qarqet shoviniste greke të tërbuara se u prekën të drejtat e pakicës greke bënë ankesë në Këshillin e Lidhjes së Kombeve.
Delegati shqiptar në seancën e 14 - të, më 18 janar 1935, deklaroi: ’’Shtetasit shqiptar që u përkasin pakicave të racës, fesë apo të gjuhës, do të gëzojnë të njëjtin trajtim si dhe të njëjtat garanci në të drejtë dhe në fakt si edhe shtetasit e tërë shqiptarë. Arsimi dhe edukimi i shtetasve shqiptarë i rezervohet shtetit. Arsimi fillor do të jetë i detyrueshëm dhe do të jepet falas,...’’(90). Pas shume debatesh në përfundim Dhoma Parlamentare e Drejtorisë Ndërkombëtare vendosi për ndalimin e shkollave private në Shqipëri më 15 prill 1935.Vlen të theksohet se qarqet shoviniste greke bënë një zhurmë të madhe për mbylljen e 6 - të shkollave ortodokse dhe heqjen e dy mësuesve. Në këshillin e Lidhjes së Kombeve u paraqitën statistikat e kohës të cilat tregojnë se: ’’...popullsisë shqiptare i takonte të shkojë në shkollë 4.8%, ndërsa për pakicën greke në Shqipëri, në atë kohë shkonin në 9.9%, kurse pakica kombëtare shqiptare në Greqi nuk kishte asnjë shkollë. Kurse në Greqi në vitin 1930 vetëm 75% të fëmijëve ndiqnin shkollën me minoritetin grek në Shqipëri, me financat e shtetit e ndiqnin 79.3%. (91)
Më 1938 prefekti grek në Çamëri Andonaqas e ndaloi zyrtarisht përdorimin e gjuhës shqipe në Çamëri (92). Të gjitha këto plane shfarosëse përgaditën tragjedinë e madhe, tragjedinë më të madhe për çamët në vitet 1944 - ’45, ku shovinistët grekë vranë me mijëra çamë dhe shpërngulën me dhunë popullsinë shqiptare të besimit mysliman nga trojet e veta autoktone (93). Duke u munduar që të lihen mbrapa (në harresë) tragjeditë e trojeve dhe popullsisë çame, ’’Omonia’’ vazhdon komedinë e vet përpara me pretendime të reja; siç duket zbaton thënien e ministrit grek Samaras në ‘’Neo Thesprotia’’ se: ’’...minoriteti në Shqipëri është shtylla jonë ku ne do të mbështetemi atje për të ardhmen’’. Më qartë s’ka se si thuhet. Nëse marrin argument integrimi faktin se në Shqipëri ka pasur koloni helene, atëherë bukur e thote një thënje Abdyl Frashëri (94): “...se grekërit duhet të kërkojnë edhe Italinë Jugore, Azinë e Vogël, Rumaninë dhe Marsejën e Francës!!!’’.
Në qoftëse ata vazhdojnë të ngrehin pretendimet e njohura dhe të vjetra territoriale ndaj Epirit, atëherë, siç thoshte Jani Vreto: ’’Do të dridhen varret e etërve, vëllezërve shqiptarë, që ranë për lirinë e grekërve dhe që kanë kontribuar jo më pakë se grekërit në themelimin e Mbretërisë greke (95). Greqia e sotme nuk mund të quhet shtet demokratik. Ajo është antidemokratike,e mund ta quajmë me plot meritë një shtet mesjetar. Shteti grek jo vetëm që nuk i njeh të drejtat e çamëve, por as nuk i lejon të vizitojnë trojet e tyre ku i kan varret e të parëve. Nuk ka asnjë ligj në botë që të përvetësojë me dhunë tokën, shtëpinë dhe pasurin e tjetrit. Grekërit me dekada i shfrytëzojnë pasurit e çamëve!. Po djemve dhe vajzave shqiptare, që të detyruar për bukën e gojës shkojnë me koka të ulura për të punuar,pse u ndërrohen emrat, kombësia dhe u varin kryq të zinjë ortodoks që qafë?! Pse i keqtrajtojnë si skllevër?. Vlen t’iu bëhet kjo pyetje edhe përfaqësuesve të Evropës, SHBA, Japonisë, etj. të cilët morën pjese në ceremoninë e 2500 vjetorit të demokracisë greke më 04 tetor 1991, përse nuk pyetët a ka sot demokraci Greqia?!.
__________________

1.”Correspondence de Lord Byron”, Paris, 1825
2. Z. Mirdita, ”Mitet dhe mitologjia në antikë”, Rilindja Prishtinë 1988, fq. 147
3. ”The memoirs of Ismail Kemal Bey”, London, 1920
4. Dr. Ali Hadri, ”Historia e popullit shqiptar”, (për shkolla fillore), Prishtinë 1966, fq. 82
5. Po aty.
6. Po aty.
7. Sami Frashëri, ”Dheshkronja”, Bukuresht, 1886
8. L. Uelavitch,”L’Albania”, Paris, 1902
9. T. Selenica,”Shqipëria në vitet 1927”, ”Nezioni geografiche sul Albania”, Roma, 1902, fq.5
10. ”Kosova” (OSHAPK.), Tiranë nr. 20, 8 dhjetor 1991, fq.1
11. Dr. Muhamet Pirraku, ”Ripushtimi jugosllav i kosovës”,fq.7
12. Dr. Muhamet Pirraku, ”Kultura kombëtare Shqiptare deri në Lidhjen e Prizrenit”, Prishtinë 1979, fq.11-20,
13. ”Dielli”, nr.21/27, 1979
14. Mr. Kolë Krasniçi,”Roli i fesë në ruajtjen e identitetit dhe të harmonisë kombëtare te shqiptarët”,Vjenë 1996, fq. 56-58
15. Ahmet Hamiti, ”Çështja shqiptare”, Koha, nr.14/1991, fq. 26
16. Liman Rushiti, ”Stradanja albanskog Naroda na Kosovu “1912-1918, Zagreb 1991, fq. 24
17. Dr. Muhamet Pirraku, ”Kultura kombëtare Shqiptare deri në Lidhjen e Prizrenit”, Prishtinë 1979, fq.6
18. Vjetari Statistikor i Shqipërisë,1991, fq.12
19. Konferenca e Ambasadorëve (1912-1913), shih FESH, fq. 503
20. Po aty, fq. 812
21. Hansjërg Frëmmer, ”Die Illyrer”, Karlsruhe, 1988
22. HPSH, pjesa parë, fq. 46
23. Straboni ,VII-5
24. Homeri, ”Iliada”
25. Lufta e Trojës, shih “Fjalor i mitologjisë”, fq.150
26. Po aty.
27. J. G. Fon Han, ”Albanesische Studien”, Wien, 1854
28. M. Barleti, ”Historia e jetës dhe e veprave të Skënderbeut”, Rilindja, Prishtinë, 1982.
29. Neoptolemi (Pirroja), shih. ”Fjalor mitologjik”, fq. 173
30. Johan Erik Tunman (1746-1778), ”Untersuchungen uber die Geschichte oestlichen europaeischen Voelker”.
31. Aristoteli, ”Politika”, Rilindja, Prishtinë, 1978
32. Po aty.
33. Po aty.
34. Po aty.
35. Po aty.
36. Po aty.
37. Agim Shehu, ”Kombi”, nr. 8,9,10, fq. 4
38. Martin P. N. Nilson,”Studien z.Geschichte d’alten Epiros”, Lun, 1909
39. Po aty.
40. Lyber, ”Fjalori i Antikiteteve klasike”.
41. Po aty.
42. A. Shehu, Po aty.
43. Bajroni, Po aty.
44. A. Shehu, Po aty.
45. ”Manual për udhëtar në Greqi”.
46. A. Shehu, Po aty.
47. Uilliam Martin Lik, ”Travels in Northern Greece”, 1835
48. A. Shehu, Po aty.
49. A. Shehu, Po aty.
50. A. Shehu, Po aty.
51. A. Shehu, Po aty.
52. A. Shehu, Po aty.
53. A. Shehu, Po aty.
54. A. Shehu, Po aty.
55. A. Shehu, Po aty.
56. A. H. Stamboll, Po aty.
57. F. C. H. Pukëvil (1770-1838), ”Voyage de la Greece”, Paris, 1820 dhe Histoire de la regeneration de la Greece.
58. Napoleon, ”Kujtime”, Bruksel, 1834
59. Pukëvil, Po aty.
60. A. Shehu, Po aty.
61. A. Shehu, Po aty.
62. ”Enciklopedia e Madhe Elenike”, v. 223.
63. ”Enciklopedia greke”e vitit 1936
64. A. Shehu, Po aty.
65. ”Enciklopedia italiane” e vitit 1972
66. Arben Puto,”Pavarësia shqiptare dhe diplomacia e fuqive të mëdha”,1912-1914
67. Stevano Skuludhis, (Ministër i Punëve të Jashtme të Greqisë), ”Letër”, 18.02.1877
68. A. Shehu, Po aty.
69. Rasim Bedo,”Çamëria”,nr.19 (38), fq.3 , Dhjetor 1992
70. R. Bedo, Po aty.
71. R. Bedo, Po aty.
72. R. Bedo, Po aty.
73. Pukëvili, ”Reise durch grecheuland”, Hamburg 1824
74. HPSH, pjesa e dytë, fq. 401
75. Po aty.
76. Po aty.
77. Po aty.
78. R. Bedo, Po aty.
79. Po aty.
80. Po aty.
81. Po aty.
82. Po aty.
83. Po aty.
84. R. Bedo, Po aty.
85. Dhimitru, ”Das Mindercheitenrech in Grechenland”, Hamburg, 1935
86. Zeitschrift fur geschischtwissenschaft, nr. 1976
87. Gazeta “Bashkimi”, 1924
88. Po aty.
89. Gazeta “Besa”, 1935
90. Po aty.
91. Po aty.
92. Gazeta “Zëri i Çamërisë”, 1945-1946
93. Po aty.
94. Abdyl Frashëri, Gazeta,”Moniteur Universal”, Paris, Maj 1879
95. D. Shehu, Gazeta “Çamëria”, nr.1(20), Janar 1992, fq.7-8

2013-01-01

Agjencioni “Floripress”Prishtinë: Gëzuar Vitin e Ri 2013!




Duke Ju falënderuar të gjithëve për mbështetjen, besnikërinë, lëvdatat, por edhe sugjerimet e kritikat që na i keni dërguar gjatë vitit që e lëmë pas – stafi i I web faqës së Agjencionit  “Floripress” nga Prishtina Ju urojnë: Gëzuar Vitin e Ri 2013! – Qoftë ky vit i mirëqenies, shëndetit, dashurisë dhe paqes në Familjet Tuaja!

Ju ftojmë që të na vizitoni dhe të na lexoni edhe gjatë vitit 2013, sepse Ju premtojmë se do të jemi këtu me Ju, dhe për Ju. Që ta luftojmë të keqen, që ta prezantojmë të mirën, që të Ju informojnë 24 orë në ditë.



Me nderime dhe shumë respekt:

Stafi i I web faqës së Agjencionit  “Floripress”Prishtinë



Gëzuar për shumë mote!



Editori dhe kryeredaktori Flori Bruqi

2012-12-31

Zef Pergega është lapidar i dritës së syve...





http://floripress.blogspot.com/2012/12/zef-pergega-eshte-lapidar-i-drites-se.html






Nga Flori Bruqi

Zef Pergega është një emër i nderuar i dasporës shqiptare i cili me poezitë e shumta na bën përshtypje të jashtëzakonshme .Vargjet e tij realiste shprehin botën e brendshme të një poeti i cila ndien dhembje për Shqipërinë,Kosovën,Kosovën Lindore ,Malësinë e Madhe,Iliridën , lypsarët, gëzim për fatin e mbarë të atdhetarëve të tij të dashur, krenari që është shqiptar, lidhje të ngushtë me vendin e largët tek i cili i shkon mendja vazhdimisht dhe shpresë për kthim sa më të shpejtë atje ku e ka kaluar fëmijërinë e hershme, rininë dhe një pjesë të pjekurisë së tij, deri atëherë kur ka shkuar në vendin e demokracisë/në Amerikën e largët /...

                               Zef Pergega 


I tillë është në çdo varg, në çdo poezi, në prozë , publicistikë dhe në aktivitete të shumta të cilat ai i bën pa rreshtur dhe pa u lodhur fare duke shkruar për fytyrat më të ndritura të kombit tonë: për Akademik Mark Krasniqin,Ramush Haradinajn,Flori Bruqin etj...

Në këtë kontekst /kur shkruan për Kosovën/na e përkujton edhe Bajronit e madh e cila dikur përpiqej për Shqipërinë dhe çlirimin e saj nga pushtuesi otoman.Çdo veprimtari e tij ka lidhje të ngushtë me fatin e vendit dhe popullit të tij, ndaj është i angazhuar përherë në një drejtim të caktuar nga i cili nuk ka të ndarë.

Populi shqiptar(posaqërisht i Republikës së Kosovës në veçanti) është krenarë që publicisti,shkrimtari ,poeti Zef Pergega i përket një plejade atdhetarësh të vërtetë nga Shqipëria mëmë ,që shkriju gjithçka rreth kauzës së vetme që Kosova të jetë e lirë ,ndaj kemi respekt të pakursyer dhe ushqejmë simpati të pashterrshme për të te ato që i ka bërë dhe është duke i bërë edhe mëtej në dobi të vendit dhe atdheut dhe pjesëve të tij të coptuara në mënyrë të padrejtë.
Edhe shumë poezi  kanë  lidhje të ngushtë me njërën ndër personazhet homonime të poezive migjeniane  të cilat  gërshetohen si shprehje e fuqishme e një dialogu mes poetetit Pergega dhe njeriut të varfër. Siç shihet nga vargjet e mëtejme, ai ndien dhembje, mëshirë ,por edhe simbolikë të emrit të vetë me mjerimin njerëzor....

Pra emrin Zef Pergeges e njohin të gjithë ata që e kanë lexuar shkrimin antologjik të tij me titull ““Ka vdekur në agim kënga e lirisë!i botuar copë letër të bardhë rrethuar me kordele të zeza është shkruar një lajm kob të autorit francez dhe kanë shikuar versione të ndryshme të filmave me tematikë nga vepra e përmendur... Njerëz kureshtar ndalin hapin, njerëz indiferent e shpejtojnë çapitjet. Lajmet e zeza të ngjallin neveri.

Tek kjo shtyllë pikëpytjet dhe pikëçuditset përplasen në rrugën pa sinjale. Nuk bien sirena, po degjohen hapa të pa kuptueshëm. Qenie të gjalla që shikojnë me sy në asfalt se mos dallojnë pika gjaku nga vrasja e vargjeve të pishtarëve. Në Prekaz martirizimi edhe në dimer çel lule, por nektari i tyre s’ka me rimë të kthehet në vargje lirie.

Ta zëmë, si mund t’i harrojmë shkrimin sentimaental të Zef Pergegs :/ Idhulli im i këngës së patriotizmit dhe lirisë shqiptare Ilir Shaqiri po merret me këngë dashurie. Shkurte Fejza që ka bërë burg për këngën e lirisë po e anash kalon pak bregun e saj. Leonora Jakupi nunesha e këngës së lirisë së Kosovës, nga ato zanat e Fishtës, që kur ka kënduar“mos ma prek shkja Drenicen” serbit nuk ia mbajti, por kur ajo e harroi ta këndonte, serbi i fut tërthorazi me struktura paralele.

“Qielli digjet e toka varrët. Po ku je Adem Jashari” “Mos ma prek ti shkja Drenicen. Se kam gjallë Azem Galicen” “Asht një komb që don liri. Dhe Kosova asht Shqipëri!” “Mos ma prek trollin shqiptar. Mijra vjet jam në Dhe të parë!”

Dhe Shaqirin e dëgjoi çdo natë. Nuk me zë gjumi pa dëgjuar një këngë kosovare të lirisë se saj. “Tokë e mbjellë me plumba. “Dhe i ndezur për shtatë trimeri” “Tokë e mbjellë me bura. “Shekujve të rënë për liri” Zgjohuni o ju dëshmorë…!/, të cilat qëndrojnë në një nivel të lartë artistik dhe shprehin ndjenjat e brendshme të një burri të ndjeshëm i cili nuk mund ta kalojë në heshtje gjendjen e krijuar emocionale.


Në këtë rrafsh ai që ia sëmbon më së tepërmi zemrën etij kur thotë :”Këngëtaret e dikurshem të lirisë po këndojnë edhe në Amerikë. Po thonë se po këndojnë tallava për kantundarët se më shumë se liria e Kosovës tash po na lypen dollarët!


Lepa Brena ka kënduar në Detroit dhe salla është tundur nga shqiptarët. Në të njejtën sallë ka kënduar grupi kombëtar shqiptar i diasporës në Amerikë “Bashkimi Kombëtar” si një ansambel shteti dhe nuk ka patur më shumë se 100 mërgimtarë. Ne i këndojmë këngët greke e serbe, ata na urrejnë kombin, flamurin, shetin dhe shpirtin e këngës tonë, se cilësitë tona i vërbojnë armiqtë tanë shekullor.

Kam ndjekur disa aktivitete me këngëtarë shqiptar në Detroit dhe atje ne e vona kur dukej se avujt e alkolit kanë bërë punën e vet ia ka nisur posdravi… Të gjithë këtë e dijnë edhe pse duke lexuar këto rreshta le t’i kruajnë mjekrrat! 

Ua këndojmë këngët grekëve, serbeve dhe ato me rrokjet e refereneve ndezin zjarre mbi kokat tona.

Marrja i mbuloftë vrasësit e këngës së lirisë nga puthabythësit e tallavasë së Prishtinës e Tiranës, që i sillën sheshit “New Born” dhe atij të “Dëshmorëve të Kombit” me shallin helen e tregishtorin. Lirinë nuk e ruan pushka, por kënga… Pse o bace puna e trimave është mishi i krimbave?!

"Po ku je o Adem Jashari
Bir Kosove e dragua mali
Djemt po bëjnë politikë
New Born ku vajti ideali
E ndajnë, si tortë me thikë!
Ç’është ky gjak
Që rrjedh nga trolli
Po vjen mbret
Prej Kremlini Pacolli!
Po ku je o Ramush Haredinaj
Qielli lirisë mbush me korba
More dorë e fortë
Puna e trimave mishi i krimbave?!
Po ku je Isuf Gervalla
Në palcën e Dardanisë
Po luajnë pokër
Me ëndërrën e lirisë!
Po ku je o Albin Kurti
Lakun ne fyt
Na hedhin tradhëtarët
S’a s’kemi vdek
Nxirri në shesh të gjallët!
Brënda ashtit
Dëgjoi një kob
Mbi kulltukun e perandorit
Ul një korb?!
Po na çukit sytë
Zgjohuni!
Ka me na mbytë!
Po ku je Jakup Krasniqi
Naim Maloku e Nexhat Daci
Gjaku i martirëve lëshon piskamë
Zemra e tokës plasi
Leni karriket
Jepni krah zanit amë!”

-me ç’rast krijohet një poezi me përmasa universale kushtuar patriotëve ,njerëzores, e cila hyn në grupin e krijimeve të paharruara me motive sociale.

Krahas këtyre vargjeve kaq drithëruese, poeti evokon edhe kujtimet e veta nje veshtrimn letraro-historik kushtuar arkitektit te prozes moderne shqipe prof Ernest Koliqit dhe akademise se fjales shqipe ne megrim(“Ylberet e Shejzave” ).

Ata ishin lisi I ushqyer me buken shqipe me dy dege disa toske e disa gege...

Ne kete liber te shkruar me ndjenje dhe profesionalizem pasqyrohet nga autori veprimtaria letrare, poetike historike, shklkencore, perkthyese, akademike dhe patriotike e disa figurave me te spikatura te diapores shqiptare ne Amerike e Europe qe nepermjet bashkepunimit me “Shejzat” mbajten gjalle frymen e tradites se genit shqiptar ne boten e lire.

Pergega u ka bere nje analize letrare dhe poetike krijimtarise se Martin Camajt, Arshi Pipes, Gjon Sinishtes, Zef Oroshit, Vehbi Ismailit, Prek Ndrevashes, Baba Rexhepit, Zef Valentinit, Petro Vucanes, Karl Gurakuqit, Antony Athana etj,

Krahas vargjeve të theksuara mahnitëse për atdheun, Zef Pergega me krenari të madhe u këndon edhe pjesëve të okupuara nga armiqtë tanë, siç janë:Kosova, Çamëria dhe viset tjera.

Me përkushtim të madh shkruan edhe për figurat tona komëbëtare dhe kulturore të cilat zënë vend nderi në poezitë e tij të bukura dhe mahnitëse.

Ashtu siç na kujtohet një poezi mallëngjyese e Kadaresë për Shqipërinë, poeti Pegega e ka marrë malli për atdheun të cilin nuk e kishte parë dhe vizituar një kohë të gjatë, kurse në mërgim jeta e tij është në pritje dhe në shpresa të përhershme për të shkuar atje ku gjenden më të afërmit dhe më të dashurit , të cilëve u kushton vargje të shumta, herëherë edhe melankolike.

Përveç tjerash, nuk mund t’i anashkalojmë as shkrimin me titull “Mengjezet e Prishtines me Ramushin”

:/ Aeroplani rreshqiti si nje shpend i bardhe ne aeroportin “Adem Jashari” te Prishtines. Kishte kohe qe aeroporti nuk perjetonte ulje te tilla.

Madje edhe zhurmat ishin pakesuar dhe qielli po merrte dita dites ngjyren e thinjave, ngjyren e plakjes e ndonese sapo kishte lindur. Syte e baces Adem shikojne larg. 

Ata ndalen ne piktakimet e shpreses se madhe, ne shporten qiellore te thurur me indet e gjakut te te reneve qe na e mbushin ajrin e frymemarrjes me dhurata te shenjta. Ata shkendia te gomave te aeroplanit i ngjanin xixellonjave te Prishtines te shoqeruara nga kenga e korit te bilbilave… Shkallet e aeroplanit, Ramushi i zbrriti ne token e tij pikerisht ne kete perjetim shpendesh dhe ne kraharorin e tij u duk se shpertheu e lire ne fluturim nje shqiponje, per ti dhene te tjereve lajmin e mire, lajmin e bardhe…


Natyra e pati planifikuar kete mengjez, si te gjitha mengjezet e tjera. Me ngrica, me turfullim reshe dhe deget e pemeve te visheshin me akull. Por perendia qe eshte mbi te gjitha me rrufe qelloi cerdhen e korbave dhe dielli ngrohu Prishtinen. Ishin mesuar te vjetrit ta pinin kafen heret edhe pse me shije farmak. 

Po po farmak, se mungonte sheqeri i lirise Ramush Haradinaj. Tani e kemi…Erdhi Ramushi…U gezua populli, familja e gjithe bota shqiptare. Edhe ne ne emigracion qe jemi si shpend te plagosur e pengje te mallit. Hapat e Prishtines u ngjeshen me fort me dheun. Nje veprim burreror i Hashim Thacit.

E priti birin e llogoreve te lirise, Ramush Haradinaj me frymemarrjen e shtetit, se ai eshte jo vetem nje celize e tij, por Ramushi leviz si nje trung ne arteriet e Kosoves.

Kam shkruar muaj me pare se kam nje deshire: “Te trokas ne nje dere ku te jete shkruar: Ramush Haradinaj Kryeministri i Kosoves”...

Viziten e pare te Ramushit e presim ne Amerike, aty ku rritet me mijra krishtlindje pema e lirise e, Kosova mori shume prej llamburitjes se saj!/, të cilat bëjnë pjesë në arsenalin bombastik shprehimor të tij.

Mëtej e shohim dëshirën e madhe që vargjet e Pergegajt depërtojnë thellë tek lexuesit e pasionuar që dëshironë t’i lexojnë poezitë e dhuruara me përkushtim të madh.

Një ndër shkrimet më të bukura të Zef Pegeges është edhe’’ Me Dhjatën në fjalë u ngjite lartë Ndoc i gjallë"... ” /që është marrë nga shkrimi më të njajtin titul /, disa nga rreshtat po i citojmë “Lajmin për kalimin në jetën e amshur të vargjeve të poetit Ndoc Gjetja e përcolli vala e Drinit deri tek fortuna e detit dhe dallga e oqeanit Atlantik e solli këtë brengë të ngrirë në shpirtëra mërgimtarësh.U pikllova thellë edhe për faktin se kam patur njohje të afërt me këtë poet, shejtor i fjalës së lirë dhe apostull i vargut poetik”. 

Lexuesin e mahnitë kur thotë:” Kurr në jetën time nuk e kam parë poetin Ndoc Gjetja të qeshë me të madhe. Madje as e kam vënë re ta vërë buzën në gaz. Ai e zbuste shpirtin e tjetrit dhe e mbushte plot gazmende. E kishte zakon të lëmonte mjekrrën e manastirit të vet dhe ashtu krehte edhe vargun e shpirtit të tij poetik. 

Atë mbrëmje qëndroi gjatë në këmbë pa folur. Ndoshta shpirti i tij që takuar me shpirtin e detit, për të kuvenduar rreth kësaj bote. Mirë së deti e nxjerr bellokun në breg e ne ia përplasim njëri-tjetrit në fytyrë.

“Kemi lindur prej detit Ndoc dhe në kripën e tij le të tretemi që mishin dhe fjalën të mos na e hanë krimbat…”- thashë aty për aty, për të ngacmuar biseden. Në fakt kisha dëshirë të fliste diçka për thellësinë e mendimit të detit për detin. Deti edhte poet i madh!” …

Shumë poezi të shkruara nga Zef Pergega janë të paharruara që bëjnë fjalë për lotët e brezave që mërguan nga vendi i të parëve të tij dhe shkuan në vende të tjera për të kërkuar jetë më të mirë, duke e ditur se as atje nuk mund të gjenin prehje dhe qetësi.

Poeteti i nderuar bën fjalë për lotin e vashave, të pleqëve, të rinjve dhe të gjithë atyre që e shijuan plagën e moçme të ikjes nga vendlindja dhe atdheu i tyre i shtrenjtë...Lotët e hidhërimit janë të shumtë, në mesin e të cilve bën pjesë edhe letra e Zef Pegeges që shkruan letër Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës , “...Ramush Haradinaj nuk mori pushkën të luftonte në Beograd kundra ushtrisë serbe të armatosur rëndë, por mbrojti pragun e shtëpisë të popullit të vet, që një ushtar tjetër shovinist serb, i ngarkuar në mënyrë ekstreme me urrejtje nacionale, të mos i priste më me thikë fëmijët kosovar, lulet e jetës njerëzore, si kafshët. 

Këto ngjarje makabre të bëra nga serbet kundra shqiptarëve kanë ndodhur vetëm në prehistori.

Kur Gjykata e Hagës për Krimet e Luftës e kërkoi Haradinajn të paraqitet para drejtësisë, ai e harroi karrikën e kryeministrit të Kosovës dhe me vullnet të lirë e me besim tek trupi gjykues, u paraqit në kohën e duhur.

Nga eksperienca e juaj e gjatë dhe e dritur, a keni parë ndonjë kriminel lufte të shkojë para drejtësisë në mënyrë të vullnetshme, apo ata janë fshehur, si minjë kanalesh e si gjarpërinjë nën gurin e pushtetit të trashëguar edhe sot të Millosheviçit, siç ishin gjeneralet e krimit serb në Ballkan?!

I nderuar gjyqtar!
Tradita e shqiptarit, ajo e përcaktuar në 1223 nenët e kanunit të Lek Dukagjinit, nuk e përmban që i zoti i shtëpisë ta torturojë apo ta vrasë mikun në besë e në bukë të vet. 

Nëse dikush vret një pjestar të familjës së shqiptarit dhe vrasësi kërkon e besë, pra mbrojtjën e jetës, i zoti i shtëpisë kujdeset për vrasësin për 24 orë dhe e largon shëndosh e mirë nga fshati pa e prekur njeri. 

Historia e vjetër shqiptare është e mbushur me ngjarje të tilla. Serbet dhunuan familje kosovare, përdhunuan vajza e gra dhe i vranë njerëzit duke ngrënë bukë në vatrën e tyre. 

Edhe ligji i kulluar i demokracisë amerikane e përmban nenin se, nëse dikush të futet me forcë në familje brenda katër mure të shtëpisë së vet, mund ta ekzekutosh njeriun e paftuar. Prandaj kur të merrni në dorë çeshtjën Haradinaj, ju lutëm ta keni parasysh këtë fakt.

Për ditë e pyes mëngjezin e lirë me diell, që lind në Amerikë, pse po vonohet liria e yllit të mëngjezit kosovar Ramush Haradinaj!” shkruan Pergegaj. Loti i fëmijëve të gjenarlit që rriten në mungesë të babait të tij dhe lotët e tjerë për prindërit e mbuluar me dheun e zi..., në mesin e të cilëve mbetet i paharruar edhe universi largëpamës i Nënëmadhës shqiptare Gonxhe Boajagjiut , e cila nga gjaku I dejeve, të sajë I tha Clintonit: “Ma ndihmo Rugoven se është vellau im!”… 

Formën mori shekulli i 20-t në plazmën e gjakut ilirike, në mishërim me qiellin që shqip e dëgjoi punën e pendimit nga goja jote.

Ajo është libri i bardhë i lutjeve në sheshin e Prishtinës, ku e thyen qafën Carët, për të rilindur Kosova me kosovaret! “ shkruan i madhi Zef Pegegaj.i cili shkruan nç Agjencionin”Floripress” (3 mars 2011). 


Gazetarët e ndërgjegjshëm nga të gjitha mediat dhe specialitetet përpiqen për t’i shërbyer publikut me ndërgjegje dhe ndershmëri. Integriteti profesional është themeli i besueshmërisë së një gazetari. 

Këtë përpiqet ta thotë poeti Zef Përgega, përmes librit “Zëri im Prishtinë ”. 

Pergega ka një shqetësim shumëvjeçarë, të aplikimit legjislativ të gjuhës standarde shqipe në të gjitha mediat, qofshin ato të shkruera, audio, apo pamore, që standardet e tashme të gazetarisë janë duke i injoruar….

Ky perkushtim publicistik i Pergeges, qe mbulon gjithë Shqipërinë, që nga Jugu në Veri, qënga Kosova në Çamëri është nje sihariq domëthenës e ne zbulim e sipër i aktivitetit te diasporës për Kosovën para vitit 1990….


Në ketë libër përfshihen në origjinal dokumente e letra, si dhe përgjigjet e tyre, qe nisen e kthehen institucioneve të larta të SHBA-ve dhe Europës. 

Është shumë interesante të lexosh poezitë e Pergeges dedikur shpirtit të personit dhe botës kombëtare, çdo zemre e shpirti që dhemb në luftë me të keqën, duke mos lënë pas dore këshillen e urtë të Rilindasve tanë….

Në librin metaforik "Ylberet e shejzave " shifet qartë profesionalizmi I disa figurave me te spikatura te diapores shqiptare ne Amerike e Europe qe nepermjet bashkepunimit me “Shejzat” mbajten gjalle frymen e tradites se gjenit shqiptar ne boten ilirike.

Shkrimtari i mirënjohur shqiptar Zef Pergega u ka bërë një analizë letrare dhe poetike krijimtarisë se begatë të Martin Camajt, Arshi Pipës, Gjon Sinishtës, Zef Oroshit, Vehbi Ismailit, Prek Ndrevashës, Baba Rexhepit, Zef Valentinit, Petro Vucanes, Karl Gurakuqit, Antony Athanasit etj,

Ata ishin lisi i ushqyer me bukën shqipe me dy degë disa toskë e disa gegë

Pozitivizmi jo në kuptimin e rrymës filozofike letrare por si një premisë e prirje shpirtërore është veçoria karakteristike e poetit më përmasa kombëtare Zef Pergega

Lidhja krijuse, shpirtërore dhe patriotike e personazhëve të këij libri si një këmbanë në katedralën e fjalës në botën e lire, bashkëpunimi me revisten me brilante te diaspores “Shejzat” me shoqaten “Vatra” dhe me institucione akademike përendimore si dhe botimi nga ana e tyre të shtypit te lire shqiptar si “Albanika” ,"Jeta katolike”, “Buletini katolik” ,“Jeta Islame”, ”Dielli” “Zei i Bektazhizmit"
,Agjencioni “Floripress”,forumi”Stërkala”,web faqja prestigjioze shqiptaro-daneze”Shqip DK” etj paraqiten nga autori në mënyren me dimensionale dhe koncize ku shëndrisin ylberët e mesazheve të këtyre korifejeve të letërsisë shqiptare.

Për nga vlerat që mbart krijimtaria e gjithanëshme e këtij autori me thesaret e tij të vyera që na la si një shkollë institucionale në diasporë librat Pergeges janë të mirëpritur në çdo familje shqiptare.

Një vend meritor në krijimtarinë e Pergegajt i përkasin edhe librat” ” Lëreni kohën të flas “ ,” "Zjarri Shqip Regetin" “shkrimi ’’ në të cilat përjetojmë çaste të shumta kënaqësie dhe admirimi se si ka arritur që në mënyrë aq artistike ti realizojë ato.

Se sa e adhuron Kosovën tregon edhe shkrimi “ Kah po na çojnë jaranat Baca Adem “(Agjencioni

” Floripress”,Prishtinë,3 korrik 2011) ku në mes tjerash shkruan:

Heronjtë

Vdesin për Dheun e Atit

Gjaku i pastër për liri

Politkanet

Sakrificat edhe famën

Në kupë u pijne për lavdi!

Çoju bacë nuk është kry!”.

Pergegaj , për çlirimin definitiv të Kosovës të së cilës shpreh gëzim të madh, duke thënë “”Kur u shpall pavarësia e Kosovës, baca Adem, të gjithë brohoritem edhe ne këndej “Çoju baca Adem se u krye!” Dhe ti heshte. Ishe ngritur lart për të parë ç’farë po ndodhte edhe kur midis Prishtinës e ndamë tortën! Ajo bardhësi mbi tokën dardane nuk ishte majsa e tamlit të zanave të Kosovës!

Po krem nga këshilli i Europës!”, për të vazhduar edhe me” Tash baca Adem kamerat e prodhura jashtë nuk japin lajme po batallje. Kjo ndoshta baca Adem se urat që lidhi pushka jote janë dhënë me tendera. S’po duan bre bacë me ngrit një themel, siç e kishin Jasharët , por një pite klline, siç po e ngjeshin dhe po e pjekin serbo-komunitaret!

Tash që po flas me ty nga dritarja e hapur katër kanatash e kalasë së demokracisë Amerikane, po me kujtohet themeli në dritën e flakës së pushkës së ushtarit të lirisë.

“…Unë ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës betohem se do të luftoj për çlirimin e tokave shqiptare dhe bashkimin e tyre”....

Shikuar këtë kontekst, Pergega i kushton Kosovës ,ushtarëve trima të UÇK-së me dhjetra poezi dhe krijime të tjera, duke mbetur përherë e lidhur me vendin tonë, të cilin ndofta një ditë do e vizitoi dhe do të përjetojë përshtypje vërtet përrallore nga vizita e tij tek vëllëzërit dhe motrat e tij arbërore ,ne të cilat i shënoi në një shkrim të rastit.

Në dorë kam vëllimin e tij me poezi, i cili mban titullin simbolik, “Lëreni kohën te flasë” libri në fjalë fillon me shënimet vlerësuese për Zefin e krijimet e tij ....

Ky libër me poezi do të le për jetë e mot një gjirmë të madhe në poezinë shqiptare.
Redaktor I librit është Marash Mirashi, Luigj Pepaj,e cila botohët nën përkujdesjen Institutit Shqiptaro –Amerikan.


Në këtë libër të tij , janë përmbledhur një dyzinë me poezi të frymëzuara. Sigurisht, është e pamundur të jepet përmbajtja e tyre dhe as të analizohen ato, në një shkrim të shkurtër. Por dëshiroj të theksoj se tematika e tyre është e larmishme, buron nga ndjenjat e çiltëra të këtij poeti, që jeta e solli tej oqeani...

Natyrshëm, poezitë e tij nuk mund të shpëtonin nga një hijë pesimizmi, si “revoltë” ndaj padrejtësisë së fatit të njerëzve të thjeshtë ... Megjithatë, në radhët e poezive të tij gjen forca shpirtërore, që të ngrihet mbi fatkeqësitë dhe jetën ta jetojë, ashtu si i është paraqitur.

Poeti kërkon mbështetje edhe te vargjet, e poezisë së tij :


"Në prehërin e tisit të muzgjeve
Nën jelek të henës
Me kodin e imagjinatës
Terrin e grisa me flakën e qiririt
Në kryeqytetin e kultit
Veten pashë
Shekujt e shalur
Në lekura qengji shkruanin
Netët e pashkundura të mitologjisë


(Poezia “PELLAZG”)

Zefi është e ndjeshem kur thotë:
….Vegimeve ndriste
Bashin e emrit Pellazg
Deteve i kishte rënë…
Me Odisenë lundrave rreth e qark
I ndizte zjarr!


(Poezia “PELLAZG”)

Ai dëshiron që ato të bëjnë strehë në shpirtin e tij:

Atë e gjeta aty
Në Dodonë para grekëve
Thonjtë e baticës s’e tërhoqën zvarrë
Në fron me Zeuzin
Çdo mëngjez genit shqip


(Poezia “Pellazg”)

sikur do të thonë:

Vetëm qesh, përballë stuhisë
E kryet e mban mbi retë
Në Mirditë
Shqipet i ngrehin çerdhet me rrufetë
Tokë e bekuar dimmër-verë
Fara e grurit në korpin e njëbesimit
Pluguar me eshtrat e alfabetit ëngjëllor
Me kryqin e dy Faneve
Hedhur ishullit mirditor.

(Poezia” N Ë MIRDITË”)

Ndërsa në poezinë “BURRAT E KULLES”, ai shkruan:
...
"Burrat e kullës dridhnin mustakun
Regetima e prushit të zjarrit
Pikturonte copa dashurie
Toknin gotat e rakisë me mikun
E ndërronin kutinë e duhanit
A ndjeve, loke?!
Zë u lëshonin grave
Hidhuani një kockë
Atyre zagarëve…!"


Në fillim të këtij shkrimi fola për cilësi e virtyte të mira të poetit Zef Përgega .


Por edhe ai vetë shkruan, me sinqeritetin e njeriut zemërgjerë:


Kulla stërgjyshnore në Bërzanë

"Rrasat e çatisë
Larë me diell e me hanë
Jerevia mbi muskujt e përroit
Dërrasa të lëmuara si gjethe palma
Qiriu i fshehur në shpirtin e nanës
Bekonte afshit e bukës së pjekur
Dhuratë e shenjtorës Barbaba..."

(Poezia “LUTJA E NANËS TIME”)

Nëpër vargjet tij ai gjenë pranë Ilirinë,Fishtën,Ded Gjo’ Lulin,Nolin tonë të madh :

"
....Metafora e vargjeve
Tempujve ilirik
Orkestra e telave të dridhur
Një këmbanë lahute, zë Fishtë
Kur zogu i shqipës
Bëhet një me flamurin
Gjuha i lidh rrokjet
Me Bratilen e Ded Gjo’lulit
Në shtëpinë e zotit
Me e shënjta ikonë
Kryqit të Nolit
Shëndrit një margaritar"

(Poezia “GJUHA SHQIPE”)

dhe më tej:

"….Trokthi i kalit të Heroit
E shkrep agimin
Gjuha ime i ngjesh armët
Më këngën e kushtrimit
Orën e lutjeve
Thotë Nana Terezë
Bota e humanizmit
Qirinj ndezë.."

(Poezia “GJUHA SHQIPE”)


Me shpirt të ndejshëm poeti thellë nga zemra e tij e pastër si loti thotë:

"
....Stërgjyshi i Lisit
Çetën e proftëve të Shejzave
E ngriti në bebe të Koloseut
Me një dranofille shkodrane
Hynte e dilte Ora e Shqipërisë
Krojeve të kulluar të plisit
Njomnin buzët yje me diell
Mbret drejtësie Ernest Koliqi
Kur shkruate
Për të gjithë, lypte qiell!"

( Poezia “STERGJYSHI I LISIT”)

Dhe, si për ta përmbledhur tërë botën e pasur shpirtërore të tij , Zef Përgega shkruan vargjet e bukura e domethënëse:
"
...E preka me dorë se mos takoj
Rininë në anijen e mbytur
Gjurmët e mia të fshira
Batica i kishte mbushur me jod
Nga Gryka e Bunës deri në Rodon
Mora frymë në kodrën e Nuseve
Agimi me rreze shkruante elegjinë
Me tej në Pyllin e Zanave
Me homelinë e malit të Rencit
U rashë fort këmbanave..."

(Poezia” SURPRIZA E BINJAKEVE”)


…Tani, kur po i mbylli këto pak radhë, para më del përsëri pamja e buzëqeshur e këtij poeti për nënë Pashakon:
"
...Nuk ke vdek burrneshë
Lapidar i dritës së syve
Në retinë të birit tënd!
Një tingëllimë teli
Kaltrinë nën det të vajit të delfinëve
Dërgova nga Detroiti
E fryti i duarve të tua me tha:
“Kam një vdekje!”

(Poezia” NANE ZAGORIE”)

. ...Zefi ka virtyte të larta njerëzore, një botë të pastër e të pasur shpirtërore, me dashurinë e respektin për cilindo, që njeh e miqësohet me poezinë e tij:
"
...Plisin e bardhë të gjyshit
Nana e ruante në petkat e amshimit
Si kujtim që të mos tretem
Ma mbështolli me shaminë e mërgimit
Dheun tim me tokën e butë
I brujta me lotin e kristalit
Vazo luleje e bëra plisin e gjyshit
Në ballkonin tim të shpirtit
Në Detroit mbolla një filiz shqipe
Pashë qumështin që u ka dhënë nana
Ejani e shikojeni
Sa e bukur është rritur!"

( Poezia “NE PLISIN E GJYSHIT”).

Poezia përkudet në djepin e valës së detit, të gëzimit dhe hidhërimit, ludron me busullën e diellit e velat e nimfave të bregut. Ajo është turbinë brenda lumit të gjakut tim që çdo mëngjez ma shkrep zjarrin e dashurisë për njerinë. 

Kur perrënjt e zi, dheun e parë gërryejnë, ajo therret poetët, si kalorës të vargjeve dhe njerëzit që ngrihen në kushtrim, poezinë, si princeshë të lirisë mbajnë për betim. Në qelqin e humanizmit poezia është horizonti i yjeve. Poezia është loti që shpërthen digën e qepallave dhe kryp brazdat e fytyrës, është ari në kupën e kaltërt të fjalës, të cilat mbushin enën e shpirtit.

Ngushullimi shpirtëror i krijuesit s’mund të agojë në glorifikimin e së kaluarës, duke shpikur heronj të rrëmë apo duke u kapur pas degës së thatë herë-herë pa frut të legjëndave e miteve, por duke gërmuar me pishtar në dorë në galeritë e konstatimit, ku struken fenomenet aktuale që këmbët i fshehin si gjarpëri.

Pse të shkoj me larg, poezia në zemrën time, në zemren tënde e në pulmonet e kombit është ritmika e krahërorit tik-tak!...



Gjithashtu përshtypje të jashtëzakonshme na bëjnë edhe vargjet tjera :

“Kur lehjet e forta vinin nga jashtë
Në forxhën e tërbimit
I konin ujë kafshimit
Beslidhjen e granitit
Në dysh ta thyenin

Burrat e kullës dridhnin mustakun
Regetima e prushit të zjarrit
Pikturonte copa dashurie
Toknin gotat e rakisë me mikun
E ndërronin kutinë e duhanit

A ndjeve, loke?!
Zë u lëshonin grave
Hidhuani një kockë
Atyre zagarëve…!”

(Poezia: “Burrat e kullës”.Agjencioni “Floripress”,Prishtinë, 31 korrik 2011).

Apo :


“Supeve të legjëndes
Shuhet
Ylberi i këngës
Kësulën e bardhë e heq mali
T’i përkulet kantautorit Sali Mani

Gurra e folklorit
Humbi shkulmin shpërthyes
E loti ngriu
Dy telave të çiftelisë

Mbi digë të ujvarëve
Sali Mani në kaltrinë të Cemit
Mbeti një ninulle
Kënga e tij
Inde lidhi në flamur

Nuni i zanit me dy tela
Me nuneshën çifteli
Sali Mani
Kroj i këngës Shqipëri!

Porsi flokthi i borës
Në Detroit
Pranvera epizmi
Çeli shpirti yt”

(Poezia: “Sali Mani”,Agjencioni “Floripress”,Prishtinë, 31 korrik 2011).

Mjafton ti përkujtojmë vargjet:

“Vallja e shekujve të palindur
Në mitrën e shtërrur të viteve
E përgjakur lakuriqe…

Në skenën e dhjamit të trashë
Dritës së nxirë të globalizmit
Shaminë e beqarit e djegin
Në skeletin e njeriut…!”

(Poezia: “Vallja e shekujve “,Agjencioni “Floripress”,Prishtinë, 31 korrik 2011).


Apo:

“....Kam me lind bacë
Prej gurrimit
Krojët e lisit
Tu kojnë gji
Bekimit shqip
Me alelunë e të rënëve fli

Kam me lind
Për ty orëmira Kosovë
Me fjalëdritën e qiririt…”

(Poezia: “Kam me lind “,Agjencioni “Floripress”,Prishtinë, 31 korrik 2011).



Që të shkruash recension për librat e shumtë të Zef Pergeges është bukur vështirë ... 

Sepse :

....“Koha e shkuli rrënjësh kohën
Me epshet e nëndheut që mbijnë
Copa copa si cifla granate
Ndjësia e njeriut për të lindur njerinë

Hallet zgjasin thonjtë
E përfyti na zënë në zyrat e shtetit
Aty kujtohemi së në pasaportë
I paskemi në listë etërit!

***
Kur hedh baltë
Thundra e të gjallit
Eshtë më e rëndë
Se shqelmi i kalit”
****

(Poezia: “Qelizë e ndarë” “,Agjencioni “Floripress”,Prishtinë, 31 korrik 2011).


Tash po mendoja për “shpatën” , si mund ta bëjë atë një skulptor dhe m'u kujtua një thënie e Bethovenit kur shkroi simfoninë e nëntë: "Gëzimi vjen nëpërmjet dhimbjes.Në Globe Institute më bëri përshtypje poeti që në kohën e lirë hapë kompjuterin dhe shkroi poezinë:

“Shpata gjysëm teh doli nga sunduku
Vringëllima e metalit e zhdredhi çallmën
Jo, Jo në Prishtinë katedralen!

Trashëguam një parmendë
Bibla është e imja
Kuranin e don vëllau
Pse po shtyhemi si qetë
Se lumi na përlau!

Ta punjojmë bashkë arën
Ardhmerisë me dy duar
Arbërisht t’ia hedhim farën!”

(Poezia: “ Një parmendë kemi” , “Agjencioni “Floripress”,Prishtinë, 31 korrik 2011).

Pastaj unë lexuesve të “Floripress”-it ,ju përcjellë ashtu thjeshtë, i frymëzuar, përplot emocion,vargjet e tij sublime:

” Atë e gjeta aty
Në Dodonë para grekëve
Thonjtë e baticës s’e tërhoqën zvarrë
Në fron me Zeuzin
Çdo mëngjez genit shqip”

(Poezia: “ ” Poezia “Pellazg”, “Agjencioni “Floripress”,Prishtinë, 31 korrik 2011).

****

Ishin vërtet vargje të ndjerë drithërues, me një dashuri të veçantë prej poeti mërgimtar –atdhetar, të dhembshme... 

Një herë tjetër, me një ton disi alarmues, plot ankth dhe revoltë, 

Shkroi një poezi :

“Burrat e kullës dridhnin mustakun
Regetima e prushit të zjarrit
Pikturonte copa dashurie
Toknin gotat e rakisë me mikun
E ndërronin kutinë e duhanit
A ndjeve, loke?!
Zë u lëshonin grave
Hidhuani një kockë
Atyre zagarëve…!”

(Poezia: “ Burrat e kullës ”, “Agjencioni “Floripress”,Prishtinë, 31 korrik 2011).


Për Zef Pergegen mund të shkruhet shumë ... Le t'i lemë fjalët më të mira për librat e tij të mëvonshëm...


Unë shkruaj si studiues , unë jamë krenar se jamë me ju! Jamë këtu t'i urojmë suksese Zefit tone të madh. Zef Pergega është një inspiracion për mua dhe lexuesit e “Floripress”-it , një inspiracion për burrin dhe fëmijët e tij.


Zefi është një zotni I madh kur ecën, kur flet, kur jep mësim dhe kur shkruan poezitë. Ai të bënë të qëshësh edhe at'herë kur nuk ke ndër mend, të bën me humor edhe kur je i mërzitur. Të bën edhe më afër atdheut edhe kur je kaq larg tij nëpërmjet poezive të tij:

“....Metafora e vargjeve
Tempujve ilirik
Orkestra e telave të dridhur
Një këmbanë lahute, zë Fishtë
Kur zogu i shqipës
Bëhet një me flamurin
Gjuha i lidh rrokjet
Me Bratilen e Ded Gjo’lulit
Në shtëpinë e zotit
Me e shënjta ikonë
Kryqit të Nolit
Shëndrit një margaritar”

(Poezia: ”, “ “Ghuha shqipe “,Agjencioni “Floripress”,Prishtinë, 31 korrik 2011).

Librat e shumtë të Pergeges janë plot dashuri ,errësirë,shpresë! Monumenti i nënës për fëmijët e tij! Monumenti që kemi ne Shqiptarët!. Poeti Zef Pegega me librat e tij nuk na vjen vetëm si poee, por ai vjen edhe si një "skulptor" meditorë. Vjen si piktor sepse, ka "skalitur" nëpërmjet poezisë mallin e” Çetës së proftëve të Shejzave” deri tek dashuria dhe dhimbja në të gjithë Atdheun e tij .
Ai vjen si skulptor i “orëve të lutjeve të Nënmadhës Terezë”.

(Poezia:”Gjuha shqipe”,”Agjencioni”Floripress”,31 korrik 2011) ” si dhe për :

“Krojeve të kulluar të plisit
Njomnin buzët yje me diell
Mbret drejtësie Ernest Koliqi
Kur shkruate
Për të gjithë, lypte qiell!”

(Poezia: “ ” Stërgjyshi i Lisit “,Agjencioni “Floripress”,Prishtinë, 31 korrik 2011).

Poezia “Nanë Zagorie” është monumenti i të gjithë shqiptarëve kurbetqarë:

..."Nuk ke vdek burrneshë
Lapidar i dritës së syve
Në retinë të birit tënd!
Një tingëllimë teli
Kaltrinë nën det të vajit të delfinëve
Dërgova nga Detroiti
E fryti i duarve të tua me tha:
“Kam një vdekje!”

(Poezia: “ Nanë Zagorie“,Agjencioni “Floripress”,Prishtinë, 31 korrik 2011).

... Asnjëher nuk dihet se cili libër do të jetë ai që do të lërë gjurmët, që do të hyjë në tempullin e letërsisë dhe do të hedh hapa të sigurta dhe që do të gjejë jehonë të madhe në zemrën e mendjen e lexuesve të shumtë tç Zef Pergegaj.

Prishtinë,31 dhjetor 2012.

Enver Hoxha nga vrasjet e kryeministrave te arrestimi i 1400 studenteve ne 1 vit

Në listën e 33 drejtuesve të qeverive shqiptare, prej vitit 1912 deri më sot, Enver Hoxha ishte kryeministri i 22­të. Ai e mbajti këtë dety...