2013-01-02

E kam takuar Konicën për herë të parë më 1909.




E kam takuar Konicën për herë të parë më 1909. Ishte diçka që nuk kam për ta harruar kurrë. Më kishte shkruar nga Londra se do të vinte në Boston i veshur me kostum shqiptar. Ideja ishte që të dilte fotografia e tij në gazetë dhe të shfrytëzohej rasti për të propaganduar çështjen kombëtare shqiptare, e cila ka qenë pasioni i gjithë jetës së tij. Unë mbeta i shtangur. Si prift ortodoks i modës së vjetër, në atë kohë unë vetë mbaja një mjekër të gjatë të zezë, për të cilën më duhet të pranoj se nuk u pëlqente djemve të Bostonit. E merrja me mend se sa do të dëfreheshin ata djem po të më shihnin duke ecur me një burrë të veshur me fustanellën shqiptare.
Ndonëse nuk kisha parë kurrë ndonjë fustanellë greke, një lloj fundi i balerinave. Unë isha i shkurtër e i bëshëm, Konica ishte i gjatë e i thatë, kështu që të dy do të dukeshim si Don Kishoti me Sanço Pançën të arratisur nga ndonjë cirk. Sa u habita këtë herë kur pashë se djemtë e Bostonit e harruan gjithçka lidhur me mjekrën time dhe thjesht zunë të shihnin Konicën me adhurim. Atëherë e kuptova se fustanella shqiptare nuk ishte fustanellë qesharake greke, por diçka që i ngjante kiltit të skocezëve dhe se i përshtatej shumë një burri të pashëm si Konica. Meqë ra fjala, lexuesi mund ta gjejë në librin e Konicës ndryshimin ndërmjet kostumit grek dhe veshjes shqiptare: është e vërtetë se grekët e kanë përshtatur nga shqiptarët, por ata u përpoqën ta stërhollojnë saqë e bënë një veshje grash me aq sa mundën. Veshja e Konicës nuk ishte e vetmja gjë që më habiti.
Thjesht mbeta pa mend, kur ai nisi të më “mësonte” për çdo gjë në botë. Ishte njeri me kulturë të lartë. Gijom Apoliner, një shkrimtar dhe mik i tij, e ka quajtur “enciklopedi shëtitëse” që e fliste frëngjishten si një francez. Një shkrimtar tjetër, Zhyl lë Metrë, ka shkruar për të: “Ky i huaj që e shkruan kaq mirë gjuhën tonë”. Si studiues i pasionuar i muzikës, Konica e adhuronte shumë Vagnerin. Një nga gjërat e para që bëri ai pasi u takuam, ishte të më tregonte për Vagnerin dhe operat e tij. Me këshillën e tij e pashë për herë të parë Parisfalin, kur u dha më 1910 në Boston. Në varrimin e tij, tridhjetë vjet më vonë, duke e ditur se sa shumë e donte Vagnerin, iu luta organistit të luante muzikën e Vagnerit nga kreu deri në fund. Ka disa fakte që mungojnë në librin e papërfunduar të Konicës, fakte për Shqipërinë, që i kam mësuar prej tij. Për shembull, Konica flet për krenarinë e malësorëve shqiptarë. Zonja Durham e pranon këtë në librin e saj “Brenga e Ballkanit”.
Kur përshkruan shpërndarjen e ndihmave në Maqedoni gjatë dhjetëvjeçarit të parë të shekullit të njëzetë, ajo na tregon se si gratë fshatare e rrethonin ditë e natë, duke i kërkuar ushqime dhe rroba. Ata vendoseshin rrotull shtëpisë ku banonte ajo dhe nuk largoheshin derisa të merrnin diçka. Edhe kur u shpjegoi se nuk kishte më asgjë për t’u dhënë, ato nuk shkuleshin. Kur zonja Durham vajti në Shqipëri, priste që t’i ndodhte njësoj. Për habinë e saj, askush nuk iu afrua për t’i kërkuar ndihmë. Konica përmend edhe faktin se zonja Durham ka qenë një adhuruese e madhe e amvisës shqiptare.
Ajo mendonte se vetëm amvisa holandeze mund të krahasohej me të për pastërtinë. Zonja Durham kishte të drejtë. Mjafton të shkosh për vizitë në shtëpitë e shqiptarëve në Shtetet e Bashkuara dhe mund ta shohësh dallimin ndërmjet amvisës shqiptare dhe shumë prej fqinjëve të saj që nuk janë shqiptarë. Një gjë që e ka lënë jashtë Konica është fakti që fqinjët ballkanas e italianë kanë shpifur se shqiptarët janë të egër e të pamëshirshëm. Zonja Durham na thotë se kjo nuk është e vërtetë. Ajo kishte parë fshatarët sicilianë se si i rrihnin pa mëshirë kuajt dhe gomerët, por kurrë nuk kishte qenë dëshmitare se si një shqiptar rrihte një kafshë. Unë e kam vënë re edhe vetë kur kam udhëtuar me kalë në Shqipëri. Sa herë vinim te ndonjë copë rrugë e vështirë, ishim të detyruar të zbrisnim dhe kafsharët gjithnjë përdornin fjalët përkëdhelëse për t’u dhënë zemër kafshëve, si për shembull: “Hajde, vëlla. Ec, or bir; Nuk është dhe kaq e vështirë. Do ta kalojmë”.
Një shpifje tjetër e përhapur nga fqinjët tanë, është se shqiptarët qenkan njerëz që nuk u shtrohen ligjeve. E vërteta është krejt e kundërt. Ata u shtrohen shumë më tepër se gjithë fqinjët e tyre. Statistikat e rajoneve të policisë në qytetet amerikane ku ka shqiptarë, dëshmojnë qartë se ata janë nga grupet më të mira ndër të gjithë të ardhurit e huaj. Përvoja ime e gjatë më ka vërtetuar se shqiptarët u binden ligjeve në Shqipëri po ashtu siç u binden në Shtetet e Bashkuara. E keqja është se, kur fqinjët e Shqipërisë përpiqen të shkelin tërësinë e saj tokësore, atëherë shqiptarët “e paligj” ngrenë krye. Kur përshkruan pamjet e bukura të Shqipërisë, Konica përmend shumë turistë të huaj që e kanë admiruar këtë vend. Një emër, që megjithatë mungon, është ai i prozatorit, dramaturgut dhe kritikut muzikor francez, Roman Rolanit, i cili në njërin nga librat e vet flet për “kodrat e bukura të valëzuara të Shqipërisë”. Unë për vete i kam soditur nga maja e malit Tomor dhe nga kështjella e Krujës, kryeqyteti i vjetër i Skënderbeut. Nuk kam parë gjithë jetën time gjë më të bukur.
Mjaft shtesa mund t’i bëhen kapitullit të Konicës për vetitë luftarake të shqiptarëve. Për shembull, kalorësit shqiptarë u bënë proverbialë në gjithë Europën pas vdekjes së Skënderbeut. Gjithë mbretërit dhe sundimtarët e Italisë, Francës, Britanisë së Madhe kanë marrë kalorës të lehtë shqiptarë për ushtritë e tyre. Konica më ka thënë një herë se në shekullin e shtatëmbëdhjetë, kur francezët kërkonin të lavdëronin një kalorës, shpreheshin: “E nget kalin si një shqiptar”.
Kemi disa dokumente italiane, që flasin për kalorësinë shqiptare dhe që na shpjegojnë se si Skënderbeu e shpëtoi mbretin Ferdinand të Napolit me kalorësinë e vet të lehtë. Sipas dëshmisë së historianëve bashkëkohës, Ferdinandi e kishte humbur davanë kur e braktisën banorët feudalë dhe u bashkuan me Rene Anzhuanë, që ishte rivali i tij francez dhe që pretendonte fronin e Napolit.
Dihet mirë se ushtritë mercenare të Rilindjes asnjëherë nuk bënë ndonjë betejë të vërtetë. Ata kujdeseshin jo për lavdinë ushtarake, por për pagat. Zakonisht krijohej një komitet i përbashkët i të dy ushtrive rivale dhe vendoste kush do të shpërblehej me fitoren. Për shembull, kur njëra nga ushtritë kundërshtare kishte epërsi të padyshimtë si numër, asaj i jepej fitorja pa e zgjatur shumë. Kur ushtritë ishin të barabarta nga numri dhe komiteti nuk mund të merrte vesh se cila palë mund të fitonte, atëherë kurdisej një betejë e shtirë, në të cilën nuk dëmtohej ose nuk vritej askush, me përjashtim të ndonjë aksidenti. Por kjo manovër shërbente për të ndihmuar komitetin e përbashkët që të merrte një vendim.
Diçka e ngjashme ndodhi kur Skënderbeu zbriti në Itali me kalorësinë e vet të lehtë.
Komandanti i ushtrisë kundërshtare konti Piçinino dhe Skënderbeu rregulluan një betejë të tillë të shtirë për të parë se cila nga të dyja ushtritë do të kishte më shumë shanse për të marrë fitoren. Dy reparte të zgjedhura nga ushtria shqiptare dhe italiane bënë një paraqitje të kalorësisë dhe të aftësisë luftarake. Shqiptarët e fituan ndeshjen dhe kështu u mbyll gjithë kjo histori. Italianët asnjëherë më nuk e kundërshtuan epërsinë e kalorësisë shqiptare. Natyrisht, me turret ishte një punë krejt tjetër. Atëherë Skënderbeut i duhej të bënte beteja reale dhe të arrinte fitore reale. Turqve nuk u bënte përshtypje asnjë paradë.
Skënderbeu ka qenë, padyshim, një gjeneral i madh dhe ai meriton nderime të mëdha për kryqëzatën e tij heroike kundër turqve. Por ne nuk duhet të harrojmë se edhe ushtarët e tij meritojnë pjesën e tyre të nderit. Kryengritja shqiptare e viteve 1910 – 1912 kundër turqve tregoi se luftëtarët e çetave shqiptare ende e ruanin trimërinë dhe forcën e gjallë që kishin dëshmuar në kohët e vjetra në Skënderbeun. Vetëm për vetëm ata i mundën turqit, marshuan në Selanik dhe e detyruan qeverinë turke t’u jepte autonominë. Pas disa muajsh iu desh gjithë kombeve të Ballkanit që të bashkoheshin për t’i mundur po ata turq. Më 1920 atje u përsërit po ajo histori e përjetshme.
Shqipërinë e kërcënonte copëtimi. Italia kishte pushtuar Vlorën dhe prapatokën e saj deri në Gjirokastër. Fqinjët e tjerë kërkonin copat e tyre sipas traktatit të fshehtë të vitit 1915. Vetëm një zë u ngrit për të kundërshtuar, ai i president Wilson. Por ai mjaftoi për të ngritur kombin. Malësorët shqiptarë të bregdetit jugor qenë të parët që u ngritën, pastaj i ndoqën edhe të tjerët. Brenda pak muajve italianët u hodhën në det dhe u detyruan ta linin Vlorën dhe rrethin e saj. Rreth njëzetë vjet më vonë, më 1940 grekët, pothuaj shtatë herë më të shumtë si numër sesa shqiptarët, nuk mundën ta përsëritnin këtë marifet, ndonëse kishin mbështetjen e flotës angleze dhe të forcave ajrore angleze, që i penguan italianët të sillnin përforcime.
Tani disa fjalë për vendin e Konicës në historinë e Shqipërisë së sotme. Si mysliman dhe si përkrahës i një familjeje të vjetër aristokratësh nga Shqipëria e jugut, Konica kishte të gjitha mundësitë që të fitonte poste të larta në Perandorinë Turke, ku Shqipëria bënte pjesë, që pas vdekjes së Skënderbeut. Në të vërtetë, shumë shqiptarë të tjerë gjatë shekujve ishin ngjitur në postet më të larta të Perandorisë Turke. Për shembull, kur Konica ishte i ri, Vezir i madh ose kryeministri i Perandorisë Turke ishte Ferid Pasha, një shqiptar nga Vlora.
Por kjo karrierë nuk e tërhiqte Konicën. Ai mendonte se misioni i tij ishte të luftonte për pavarësinë e Shqipërisë. Nga viti 1897 deri më 1912, dy nga pionierët më të shquar të pavarësisë së Shqipërisë kanë qenë Konica dhe Shahin Kolonja, botuesit e dy revistave shqiptare, që dolën jashtë: “Albania” dhe “Drita”, përkatësisht.
Gjatë sundimit turk shqiptarët kishin harruar gjithçka për lavdinë e tyre të kaluar nën Skënderbeun. Konica ka qenë njeriu që e rizbuloi dhe e popullarizoi Skënderbeun e flamurin e tij, shqipen e zezë dy krenare në një fushë të kuqe. Ky flamur u bë simbol i pavarësisë kombëtare dhe më në fund u ngrit në Vlorë më 1912 nga Ismail Qemali kur Shqipëria u shpall shtet i pavarur.
Konica është quajtur si krijuesi i prozës moderne shqipe. Kur unë vendosa të bashkohesha me kryqëzatën për pavarësinë e Shqipërisë, e para gjë që më bëri përshtypje ishte mungesa e plotë e veprave letrare shqipe me vlera artistike. Por kur vajta në Egjipt më 1903, një atdhetar shqiptar, Spiro Dineja, më dha vëllimet e revistës “Albania” nga viti 1897 deri më 1903. I lexova të gjitha nga faqja e parë deri tek e fundit dhe atëherë e mësova se në shkrimet e Konicës ne e kishim atë që na duhej: letërsinë e mirë shqipe. Për më tepër, Konica zbuloi dhe popullarizoi shqiptarë të veprimtarisë letrare si Kristoforidhi, Mitkoja, Fishta dhe Zako Çajupi. Me këshillën dhe udhëzimet e tij, unë përktheva disa vepra nga Shekspiri, Ibseni, Edgar Alan Poeja dhe Don Kishotin e Servantesit. Të gjithë autorët shqiptarë që vijnë pas Konicës janë nxënësit e tij, duke përfshirë dhe shkruesin e këtyre radhëve.

Shkoder, mirepritet dokumentari artistik “Dinastia Tedeschini”


Intelektualë dhe artistë të njohur të qytetit të Shkodrës, historianë, profesorë dhe akademikë të universitetit të Shkodrës, Tiranës, si dhe të ardhur nga Ulqini, Podgorica, pjesëtarë të familjeve të vjetra shkodrane, përfaqësues të trupit diplomatik që operon në rajonin verior, etj, përcollën me kënaqësi dhe emocion premierën e dokumentarit artistik “Dinastia Tedeschini”, shfaqur sot në sallen e Kinema “Millenium” të qytetit verior.
Regjisorja e dokumentarit, Anila Varfi, në një prononcim për ATSH-në, tha se ishte kënaqësi dhe nder që premieren e dokumentarit artistik “Dinastia Tedeschini”, që rrok periudhen prej viteve 1766-1989 arrita ta sjell përpara publikut plot sqimë të Shkodrës. Duke folur për dokumentarin, Varfi thotë se ishte Shkodra e viteve 1766 qyteti prej nga ku nis dhe rrëfimi i kësaj historie, e cila rrok periudhen e viteve 1766-1989, dokumentar ky i mbështetur mbi dokumenta të kohës e rrëfime në 223 vjet histori.
“Kam dashur të reflektoj dhe të pasqyroj atë çka një familje e tërë ka rrezatuar në një periudhë të gjatë kohe, në situata sado të vështira”, thotë ndër të tjera, regjisorja Varfi, duke shtuar se “këtë e ka përcjellë më së miri një dinasti e tërë me këtë origjinë që unë do të kisha krenari ta quaja tashmë shqiptare”.
Duke falenderuar për mbështetjen në realizimin e këtij dokumentari, Drejtorine Satelitore të RTSH-së, në veçanti drejtorin e saj, zotin Pluton Vasi, dhe në përgjithësi të gjithë stafin, regjisorja Varfi zbulon edhe planet e së ardhmes. “Shkodra më ka ndjellë sërish për një tjetër realizim. Jam në proces krijimi për një figurë tjetër të ndritur dhe shumë planëshe. Ai është zoti Stefe Curani”, pohon Varfi.
Një falenderim të sinqertë dhe të përzemërt për Radio Televizionin Shqiptar dhe në veçanti për regjisoren Anila Varfi, Presidente e Festivalit Ndërkombëtar të Filmit Durrës, të cilët mundësuan realizimin e këtij dokumentari historiko-kulturor, përcolli në emër të familjes, intelektuali i njohur shkodran, Filip Guraziu.
Duke theksuar se dokumentari na njeh me një dinasti krejtësisht ndryshe nga të tjerat, e cila për rreth 250 vite rrezatoi në tokën arbnore, kulturë dhe humanizëm, Guraziu vuri në dukje se në vitin 1760, prej bregut perëndimor të Adriatikut transferohet në Shkodër, Dr. Emidio Antonio Tedeschini, i cili te “Historia e Mjekësisë Shqiptare”, me autor Dr. Kërçiku, konsiderohet mjeku i parë me diplomë që ushtroi aktivitetin në Shkodër. Rreth dy shekuj e gjysëm më vonë, në dhjetor të vitit 1989, ndërroi jetë në Shkodër stërnipi i tij në vijë direkte, Dr. Jur Emidio Tedeschini, i cilësuar prej dr. prof. Ismet Elezit, te “Mendimi juridik shqiptar-Tiranë 1999”, si shkencëtar i shquar shqiptar, një erudit i madh, poliglot dhe punëtor i palodhur i shkences.
Ndërkohë, gjatë fjalës së tij të përcjellë përpara publikut, Guraziu kujtoi se “jemi në brezin e tetë të familjes dhe në retrospektivë, dallojmë se gjatë 252 viteve kjo familje u përfaqësua me tre Konsuj të Përgjithshëm të Venedikut dhe të Austro-Hungarisë dhe se në linjën mashkullore papërjashtim të gjithë ishin me arsim të lartë, të diplomuar në shkollat europiane”. Me interes për të pranishmit, ishin edhe opinionet e disa personaliteteve të huaja dhe shqiptare në lidhje me këtë familje, të përcjella me profesionalizem nga aktori i mirënjohur, Simon Shkreli.

Gazmend Islami: Lufta e drejtë e UÇK-së dhe ndjekja e Fatmir Limajt nga Euleks-Shik!




Vuajtjet e popullit tim, nuk kanë filluar sot as dje, dhe nuk do të përfundojnë as nesër e as pasnesër, sepse kështu jemi mësuar nga pushtimet e ndryshme shekullore, nuk kemi mundur t`u mbijetojmë lavdisë së tjetrit. Zilitë na kanë vrarë burrat më të mirë të Kombit. Që nga i madhi Hasan Prishtina e deri tek vrasjet e fundit të burrave të kombit. Nuk është hera e parë që marrë lapsin për të shkruar për Fatmir Limajn ,jo që jam në mbrojtje të tij, por në mbrojtje të vlerave të luftës së shenjët të UÇK-së. Kush mund të dojë vendin tonë më shumë sesa shqiptarët. Tash kur vendi po shkon drejt një katastrofe ekonomike, politike dhe humanitare.
Apo ndodhë një lëkundje e shtetësisë së brishtë të ndërtuar me gjakun e derdhur nëpër shekuj për çlirim. Apo bëhen shkaktar të gjithë kësaj gjendje ata që erdhën brenda institucioneve dhe morën partinë më të madhe brenda natës nën kontroll, që të dridhet jo vetëm partia në pushtet por të dridhen themelet e krejt atij ndërtimi. Nuk ka asgjë më e tmerrshme sesa dhuna e ushtruar psiqike e faktorit ndërkombëtar me disa shqiptarë të cilët për qëllime politike nuk kursejnë asnjë formë veprimi për të arritur qëllimin. A nuk është për t`u tmerruar nga paditë e përditshme që bëjnë ndaj ushtarëve dhe Komandantëve për vepra të njëjta që janë shpallur të pafajshëm disa herë? Lufta speciale ndaj tyre bëhet në koordinim të plot me SHIK-un sepse tash kjo garniturë e ardhur brenda institucioneve janë ardhur me bekimin e strukturave të jashtme që gjoja nën petkun e patriotizmit që kanë mund të arrihen ato që pretendojnë shumë nga vendet e huaja, ndarjen e Kosovës në vija etnike dhe krijimin e një mini shtetit serb brenda Kosovës. Çka është interesant të thuhet se që nga përfundimi i lutës shumë trimave ju ngritën kurthe nga më të ndryshmet disa i burgosen dhe i riburgosen sa herë ju duheshin për qëllime politike,disave ju përgatitën atentate,”disa vdiqën në komunikacion”
Kjo mesele po vazhdon fatkeqesisht edhe sot. A duhet populli te heshtë para gjithë këtij presioni politik ekonomik dhe ushtarak qe po bëhet ndaj nesh? Jo! me plotë gojën them që ne duhet te jemi zot ne shtypin tonë e askush tjetër.

Pse nuk na ndihmojnë te ngjitemi ekonomikisht pse nuk burgosin hajnat, bosët e mafies qe bëjnë vendin tim udhëkryqe te drogës për bote.

Pse nuk merreni me mijëra vepra që janë mbetur ne sirtarët e gjykatave.

Pse nuk ndiqni penalisht mijëra vrasës që shëtisin lirshëm nëpër Kosovë pa u penguar na askush.

Pse nuk zbulohen vrasjet për të cilat thuhet se ka dëshmitar siç është vrasja e Xhemajl Mustafës…



Situata e krijuar në rrafshin Kombëtar sa vjen duke u renduar falë mos seriozitetit të punës nga faktori njeri e që është meritë e atyre që thonë se kanë zgjedhur problemet vendore.

RTK një televizion që kontrollohet nga pushteti nuk kishte përtuar për të bërë një dokumentar për Fatmir Limajn jo se e donë që ai të lihet i lirë por për të vetmen arsye që të lahen para tij. Limaj në popull njihet si burrë i fort një Komandant i zoti i cili nuk lëvizte nga pozicionet që kishte, i njëjt ishte edhe në paqë nuk donte që të luhej me fatin e Kombin ishte i vendosur dhe nuk mund të shihte që diçka që kishte ndërtuar vetë me mund dhe gjak tash ishin ardhur ujkonjat që kishin pirë gjak për ta marrë të gatshme dhe për t`u larë nga gjaku që i ndjek hap pas hapi. Këtu mund të fshehë mllefin e madh që kam edhe për opozitarët me përjashtim të VV të tjerët kanë shti bishtin nën këmbë dhe nuk e thonë të vërtetën, frikën nuk mund t`ua ja heq as unë. Asnjëri nga ta nuk ngritet dhe del hapur se garnitura e shik-ut e ardhur në parlament është antidemokratike dhe të denoncohen nga ata që dihet se kanë qenë pjesë e krimit. Apo ndoshta edhe opozita LDK ishte bashkëpunëtore e kësaj kreature dhe morri pjesë bashkë me ta.

Unë nuk jam ai që duhet të thërras në drejtësi sepse jemi lodhur dhe si duket kemi filluar të bëhemi dhe jo të sinqertë por është koha e fundit që ne si popull të kuptojmë se tek ne ka gjyqe politike dhe eliminime. Nuk ka njeri që nuk e kupton se pse mu në datën historike të shqiptarëve u burgos Fatmir Limaj? Nuk është e rastit që njeriu më i fuqishëm i PDK-së duhej të burgosej para zgjedhjeve të brendshme me të vetmin qëllim sepse ishte njeriu i vetëm që mund të ishte pengësë e strukturave mafioze të SHIK-ut . Pra me një fjalë, burgosja e tij është politike sepse luftën e UÇK-së nuk guxon të na prek askush. Mund të kemi individ të infiltruar që janë marrë me punë të pista dhe janë thirrë në luftën por ata nuk ishin lufta. Çdo qytetar i ndershëm duhet mos kursyer asgjë që rasti Limaj të trajtohet më ndryshe siç është duke u trajtuar duke parë të vërtetën atëherë mund të shohin se qeveria e kapur nga krimi me kriminel duhet hjekur se ajo jo vetëm se është duke shkatërruar vendin por edhe vlerat e UÇK-së duke burgosur shokët. Komandantët për ta nuk kane vlerë kanë etje vetëm për të mbetur në pushtet. A nuk jemi ngopur me shik-sit të cilët po ndajnë pushtetin me të huajt për të mbajtur baraspeshën politike në dëm të shqiptarëve. Unë nuk do të mund të mos e kuptoj se Qeveria e PDK-së që nga ardhja në pushtet dirigjohej dhe kishte zëdhënës ministrat e Shik-ut, çka të thuhet më shumë, këta janë në gjendje ta kthejnë Kosovën në vitet e 45 si në Shqipëri. I thërras Kryetarit të Kuvendit të Kosovës Jakup Krasniqit që të bëhet shembull i demokracisë të mos bëhet pjesë e krimit dhe të largohet nga kjo parti mafioze ti bashkohet subjektit të ri që mund ti jap shumë LVV me disa bashkëmendimtar siç është Hydajet Hyseni, Flora Brovina, Nait Hasani, Berat Luzha e disa të tjerë. Vetëm në këtë formë mund të ndërpresim këta banditë që kanë uzurpuar krejt Kosovën.

Është lehtë të thuhet se është e pamundur por të rinjve ju duhen këshilla, ju duhen burra që kanë hequr të zitë e ullirit dhe ia dinë vlerën lirisë!

Mos të presim që të huajt te jenë skenarist për të zgjedhur problemet tona, ne duhet te jemi ata qe i zgjedhim gjërat, duke lartësuar lartë e me lartë luftën e shenjtë që bëri UCK-ja. Ne duhet mbrojtur atë luftë edhe me trupat tonë, ne mund te krijojmë përditë nga një emër, por kurrë nuk mund te krijojmë një Adem Jashar, Zahir Pajazit, Fehmi Lladrovc, Luan Haradinaj, Agim Ramadan,Sali Çeku,Ilir Konushevc,Ismet Jashar, Ilaz Koder, Hakif Zejnullah, Adrian Krasniq, Bekim Berishe të gjithë këta dëshmorë ishin UCK dhe vetë ajo. Ata për ne janë drite qe shndrit në horizont dhe ndriçon Shqiptarin, e ne jemi ata që duhet ditur vlerat asaj.



Gazmend islami

Autori është Analist Politik

NË SPIKAMË:Fran Buzhala: Vdekje dhe Rilindje!


Fran Buzhala

Në galerinë nënshtrimeve! Unë shkrimtari i vetmisë, e dëgjoi zërin e eshtrave të thyer për Poetin At Gjergj Fishta: Ne 72 vjetorin e vdekjes (30.12.1940). Opera me plot spiun, fantazitë qe shihen ne pasqyrë, bukuria është në syrin e atij që sheh. Ishte ëndërr nate, e pyeta Zotin për ty Gjergj Fishta dhe me tha: E solla njeriun e duhur për të gjetur rrugën…ajo Nëna e stuhive Vjenë natën për ti ndezur qirinjtë po secili gjatë stuhisë doli nga rruga nga valët e egërsuar të detit. Ah politikë nga 100 dhimbjet e shekullit u përpoqe të mi shërosh, përkundrazi me shtove edhe 5oo tjera plagë të pesë shekujve…na bombardove me ngjyra të ndryshme me drita dhe tingujt e shpatës së xhelatit kundër shpatës së dritës. Çfarë vendi frymëzues të enden ose ju rekomandojmë për vitin 2013? Pranoni konflikt, japin mirëpritur ata dhe prek përpara, sepse kjo është pjesë e gjendjes njerëzore. E kam fjalën për zemër si një metaforë, jo si një trup. Gjuha e zemrës do të bëhet gjithnjë e më e rëndësishme. Përdorimi zemrën tuaj, ju jeni kthyer në gjendjen e fëmijës. Pa zotësi të fëmijës. Kjo do t’ju japë kushte që të jetë krijuese për sfidat e vitit. Do të përshtaten me atë krizës botërore, si të merren me gjuhë të reja. Zemra nuk mund të jetë praktike, por ajo është e mençur, këtë të dini në brendësi të shpirtit tuaj. Dhe kështu kjo është në mes të stuhisë, me bubullimë dhe rrufe rreth jush, dhe të ndjehen mirë. Ju jeni një i huaj, dhe potenciali i tij është më i madh se sa ju e dini. Turne e shpirtit, për ju do të jetë i kënaqur me atë që ju të gjeni. Njerëzit kanë frikë konfrontim. Në vjeshtë, gjethet luajnë mes vete që nuk do të bien, por pa dobi: ata do të bien. Paqja është një utopi është i lidhur me ideja e mungesës së konfliktit. Në korridoret e kohës unë vazhdoja të pikturoi, sikurse një zë u dçghua Shqip me fjalër: Ju po e pikturoni të vertëten. Nga njëherë e shikoja dritën paramendoje çdo të ndodhë në dhomën e shkrimtarit, duke shkruar për një maskim qe vidhte imazhin njerzve, me letra me kurtha. Dhimbjet ishin bër të sakta si Ora. Edhe pranë turpit të njerëzve jetoje rrugëtim më shpatën e dritës të mos mbesësh rob i kohës! Edhe kur pushteti vjen me manipulime çoftë edhe nga” Paqësor apo i luftës” , mund të flasin lartë se dhimbjet e shpirtit njerëzor, ku do të merrni? Askush nuk fiton në fund të gjithë e humbim flijimet me plot dyshime…Njerëzit pushtetmbajtës nganjëherë preferojnë heshtjen me qellim të caktuar, sepse për të penguar atë përgjigje që kemi nevojë! Dëshira për jetë ajo që është imponuar nga një shoqëri si e të rënëve, është një tragjedi për ata që jetojnë, kështu që arma më e mirë për të shmangur të bjerë në këtë kurth, është për t’u vënë re është, kthehet ajo mund të bëhet, dhe nëse, dhe kryesore e pranuar siç është …copë, me copa historie. Pra, nuk trokasin më poshtë sot aty ku janë themelet e së vërtetës. Është për të ardhur keq ne disa te njerëz të sotëm një TURP i madh që po ndodhë, por po lidhna me një thenie nga Emanuel Wertheimer- “Kur idealisti gjen mundësinë e kapjes së kuletës me para, ai bëhet automatikisht një realist”. Apo çka do te na thonjte, Rita Levi Montalcini-Kam humbur pak shikimin, shumë dëgjimin. Nëpër konferenca nuk orientohem dot e nuk dëgjoj mirë. Por mendoj më shumë tani se sa kur isha njëzet vjeç.Trupi le të bëjë ç’të dojë. Unë nuk jam trupi: unë jam mendja. Vetëm tallje aq shumë, poshtërimit dhe të tjera jo, shikoni në një botë tjetër që këtu është problemi me njerëzit rreth jush dhe duan të harrojnë, për të zbutur duket ju treguar nga brutaliteti të tillë! Dikush me felt mua si shpirti, zëre se jam ëndërr nate, por përsëri dëgjohet një zë: Ti je ruajtës varri, ditën që linda më detyroi ta ruaj sekretin, e thërras gjarpërinj e helmuar për sulm, të rrish në kurthin time! Në mes kufirit dhe errësirës çendron drita, Vdekje dhe Rilindje! Eshtrat lëviznin si ne muzikën e operës simfonia e civilizimit Gjergj kastriotit. Po, sot është edhe dita veteranëve të UÇK. Por kurrë Luftëtarit të dritës nuk i humbet shikimi i gjërave të qëndrueshme në jetën e tij dhe e di se lidhjet e krijuara me forcë me kalimin e kohës mund të bëjnë dallimin në mes asaj që është kalimtare dhe çfarë është përfundimtare! Përkundër gjithë diturinë e tij, ai e lejon veten të përshkuar nga dekurajim, nga një moment në tjetrin, besimi i tij nuk është e njëjtë si më parë, gjërat nuk do të ndodhinë si ai ka ëndërruar, tragjeditë ndodhin papritur dhe të padrejtë, dhe ai fillon të besoj se lutjet e tij nuk janë më të dëgjuar! Ata janë si luftëtarë të dritës, japim njerëzve guxim për të luftuar keqen shpresë, për një jetë më të mirë, dhe dashuri për të tjerët. Fatkeqësisht jetojmë në një shoqëri që thotë që thotë se është me vlerë më shumë se të vërtetën. Kjo është natyra e njerëzve dhe janë ëndrrat që i japin kuptim jetës. Dobët, të varfër trishtim, janë ata që nuk ëndërrojnë. Aktiviteti i trurit që ndodh të dy ranë dakord si duke fjetur … Dakord, ëndrra e mundur vetëm … Unë të urdhëroj në gjumë apo ëndrrat e mia Kjo pasqyrë është e madhe! Mbani mend këto pasqyra të drejta, ato që ndryshojnë fizionominë. Të përballesh me lumturi duhet shijuar dhimbjen! Befasi, këtu qëndron një gur, kam menduar se janë varre, por guri doli të jetë një iriq, eshtrat nuk gjinden. Dritat flakëron ferr pa drite flaka e qiri, dëshpërimi dhe shpresa, një lojë e dritë në hijen e vetë, ndez një zjarr të zi të thellë gjatë natës, një buzëqeshje të gjallë në lotët e shumë viteve… Jo më shumë të menduarit, nuk ndjehen por ku është ai, ky vend? Idetë që të vijnë dhe si të pabesë të qetë dhe të ndërpresë udhëtimin tim? Nuk mund të fik mendimet e mia, por nuk mund të mbajnë edhe për të dëgjuar ato emocionet e vjetra dhimbshme shkaktojnë? Mishërimi i vlerave te tyre…Uniteti dhe drejtësia dhe liria sikurse janë bërë pengu i fatit nen flamurin i mbuluar me shumë ngjyra, me maska epa maska të pushteteve, s´ka asnjë kohë që mund të tundë flamurin, ka zënë vendin e lirë në shtëpitë e çdo dëshmori, ku asnjë strehë s’mund të shpëtojë argatit dhe robit, as ish terroristet pushtues qe vijnë sot me maska ”Moderne…”! Me fluturimet e tyre “miqësore” edhe në qoftë qe janë errësuar edhe varret! Nëse njerëzit e duan lirinë vetëm për të mirat materiale që sjell, atëherë ata do ta braktisin atë në ditë të vështirë – thotë Tukëvili. “Ju mund të doni vendin tuaj, pa pasur nevojë për dashurinë, e qeverive…” Kështu ka shkruar Dritëroi i pavdekshëm: “ Ata , që në sheshe vërshuan, S’u bënë heronj as në lista. Ata që sheshet vështruan,U bënë Ministra.”!



Model i shkrimit të monografisë letrare


Nga Behar GJOKA*

Monografia e titulluar, Andon Zako Çajupi, që gjithashtu shoqërohet edhe me nëntitullin, Jeta politike dhe vepra letrare, e studiueses {akademikes} Floresha Dado, sërish ka vënë në qendër jetën dhe veprën letrare të A. Z. Çajupit, padyshim njërës nga figurat më të rëndësishme të letërsisë së Rilindjes Kombëtare. E veçanta e librit, madje që vihet re qysh në krye, lidhet sidomos me faktin se është një tekst studimor, i rishkruar pas 35 vitesh të botimit të parë. Pra, si një akt rivlerësues dhe përpunues, ndaj kësaj përvoje shkrimi, çka merr vlera të shumëfishta komunikimi, edhe në shekullin e njëzet e një. Varësisht kësaj rrethane, specifike dhe rikonceptuese, të shkrimit të monografive letrare, të cilat zakonisht parashtrojnë tipologjinë e shkrimit të ndërthurjes së jetës dhe veprës, jetëshkrimit dhe shprehësisë artistike, ku edhe njëherë tjetër na japet shansi i radhës, porse me një qasje më të ndërlikuar dhe më të përplotësuar, për të hyrë në marrëdhënie me krijimtarinë e larmishme letrare të shkrimtarit. Ky autor, dihet dhe përgjithësisht është pranuar nga studimet letrare, se qëndron në kapërcyell të romantizmit dhe realizmit, dy modelimet dhe rrymimet letrare, që në letrat shqipe, shpesh herë përputhen dhe gërshetohen ndërmjetshëm, padyshim jo vetëm në krijimtarinë e Çajupit, por edhe me ndoca shenja të klasicizmit, çka ka sjellë që në këtë qasje të mbrame studimore të vijë më i plotë dhe më i përcaktuar në të tre poetikat, që janë lavruar nga shkrimtari. Madje, në kuptimin e fakturës shkrimore, vepra letrare e autorit, gjithnjë simbas vështrimit të përplotësuar, tashmë në librin e rishkruara, mbase të konceptuar si një variant tjetër i verifikimit dhe interpretimit të kësaj dukurie letrare të mëvetësishme, ka shumë gjasa që shërben edhe si ura unike dhe e pakontestueshme e komunikimit ndërmjet periudhave, rrymave të ndryshme letrare dhe madje edhe vetë shprehësisë artistike. Materia studimore e librit të riformuluar dhe rishkruar, bart dhe shpalon disa mundësi:
- Të realizimit të një varianti krejt të ri, të tipologjisë së monografisë letrare, që ka vënë në qendër jetën dhe veprën e larmishme letrare të A. Z. Çajupit, pra të portretizmit të njeriut politik dhe njeriut poet-shkrimtar, parë si një udhëtim tipologjik i një mase autorësh të letrave shqipe, madje duke shënuar kështu edhe një nga rastet e përveçme të shkrimit si një qasje studimore, në një variant të ri, së paku për harkun e bashkëkohësisë.
- Të pasurimit dhe përpunimit të rrokshëm, të fakteve jetësore dhe letrare, të cilat preken dhe shijohen lehtësisht në zgjerimin e hapësirave të komunikimit me jetën dhe veprën e autorit, të cilat pamëdyshje kanë të bëjnë me kontributin e vyer të Çajupit në letrat shqipe, që përçon një vakacion autentik dhe krejt të mëvetësishëm për ndërlidhjen e dy epokave, të Rilindjes dhe Pavarësisë, si dy nga periudhat më të ndritura të letërsisë shqipe.
- Të zgjerimit të frymëmarrjes, së përvojës shkrimore të autorit, sidomos në marrëdhënie me tekstet letrare, në poezinë e hapur që në fakt thellon rruginat e çelura nga N. Frashëri, në prozëshkrim, ku më tepër jemi në fillesat e shkrimit të saj, si prozë letrare dhe publicistike, po kaq në dramatikën e thukët, që përgjithësisht rrezaton magji shkrimi edhe sot e gjithë ditën, si dhe në artikujt e ndryshëm publicistik, por edhe të disa përkthimeve të realizuara mjeshtërisht, të llojit të fabulave, të para dhe ndërlidhura ndërkaq me atmosferën dhe frymën e kohës, si thellim i analizës së detajuar të teksteve, që trashëgojmë prej shkrimtarit.
- Të mbajtjes së qëndrimit kritik, që përbën edhe kahjen më të vlertë të shqyrtimit të kësaj figure, në të dyja anët dhe aspektet që ka vënë në fokus, pra të jetës dhe veprës letrare të autorit, të trajtimit të vetë teksteve të shkrimtarit, pikërisht në këtë optikë studimore, si dhe ndaj verifikimeve të mëhershme të studiuesve të tjerë, të një shkrimi studimor si variant i ri, që rimerr frymën e trajtimit të parë, si dhe zgjeron ndjeshëm hapësirat e komunikimit me këtë dukuri të përveçme letrare, tanimë si një verifikim dhe intrepretim sipas teorive letrare, klasike dhe moderne.
Prania e këtyre elementëve të qasjes studimore, më tepër si një variant i rishkruar, që pa asnjë dyshim e shpie më tutje trajtimin e mëhershëm, të jetës dhe veprës letrare të autorit, na pohohet qysh në parathënie, kur theksohet: U bënë përmirësime të dukshme e të domosdoshme në analizat dhe interpretimin e veprave letrare, u hoqën pjesë që mendoj se ishin të panevojshme, u rikonceptua struktura e jashtme, për të zbuluar më qartë ato aspekte që ishin trajtuar… u panë me sy tjetër, të çliruar nga paragjykimet ideore… {2012: 9}, që nxjerrë në pah sipërmarrjen e rishkrimit, real dhe përfundimtar, gjithnjë duke ruajtur një trajtim monografik të jetës dhe veprës letrare të shkrimtarit, dëshmojnë thellimin e analizës ndaj kësaj përvoje letrare, por edhe na zbulojnë vlerën e verifikimit dhe interpretimit, tanimë përmes variantit të përplotësuar shkrimor.

Konteksti jetësor dhe shkrimor

Monografitë letrare apo të çfarëdo fushe tjetër, përgjithësisht si tipologji shkrimi, detyrimisht e përqëndrojnë vëmendjen tek jeta dhe veprimtaria e gjithanshme, e parë si një pasqyrë që zakonisht, si rregull i pashkruar, reflektohet edhe në vepër. Pra, duke u ndalur tek aspektet jetëshkrimore, individuale dhe shoqërore, komunitare dhe politike, të Andon Z. Çajupit, që dihet se ndikuan fuqishëm në formimin e personalitetit dhe përmasave të autorit, si dhe në shanset e krijuara për të zhvilluar talentin e vetë, plotërisht dhe për ta kundruar dhe verifikuar pastaj pikërisht këtë reflektim në hapësirat e teksteve të shumta dhe të larmishme letrare, përbëjnë hapësirën e rikonceptimit të studimit përmbi Çajupin. Hedhja e vështrimit, nëpërmjet optikës studimore, pra në rrafshet historike, ku edhe na shpalohen qartësisht gjurmët e kërkimit dhe të zbulimit të aspekteve formësuese, të botëkuptimit dhe të personalitetit të shkrimtarit, që ndikojnë në jetën dhe krijimtarinë e tij, pamëdyshje duke hedhur vështrimin në të gjitha momentet dhe hapësirat ku ka jetuar intensivisht, natyrisht me një përqëndrim më të madh në Egjipt, vendi ku ka kaluar pjesën më të madhe të jetës, po kaq edhe në Zvicër, atje ku në fakt i ndodhin fatkeqësitë e mëdha, si humbja e bashkëshortes dhe djalit, shoqëruar ndërkaq edhe me dëshmi dhe dokumenta, me pohime dhe interpretime të studimeve të mëparshme, vlerësime dhe rivlerësime, të hedhura kohë pas kohe, na ofrojnë fytyrën e plotë të shkrimtarit. Merr vlerë të veçantë, në semantikën e kontekstit jetëshkrimor, sidomos përfundimi i arritur nga ana studimore, teksa shkruhet: E tillë është jeta dhe veprimtaria e një prej figurave më të spikatura të kulturës sonë kombëtare. A. Z. Çajupi bënte pjesë në radhën e atyre patriotëve demokratë që me veprimtarinë e tyre e ngritën në një shkallë të re lëvizjen kombëtare dhe që u qëndroi besnik, gjer në fund të jetës, bindjeve të tij demokratike. {2012 :80}, që pamëdyshje na e zbulojnë figurën dhe personalitetin e tij, në përmasat e plota, njerëzore dhe politike, si dhe të rolit që pati në jetën kombëtare dhe shoqërore, në kapërcyell të dy shekujve. Po kaq, aspekti jetëshkrimor, na vjen i mbushur edhe me gjurmë nga jeta reale e këtij personaliteti të rëndësishëm të letërsisë shqipe, por njëherit edhe të kapërcimit të dy shekujve, ka bërë që portreti i tij të vijë në shumicën e përmasave përfaqësuese të një autori të shquar të letërsisë së kaluar:
- Të njeriut të butë, si baba dhe bashkëshort, një pamje dhe paradoks i habitshëm, që vërtet të befason kur mendon natyrën tepër të trazuar të autorit, në jetën shoqërore dhe politike, si fat familjar dhe shoqëror, individual dhe komunitar, të qenies njerëzore, e cila ka mbërritur gjer në shkatërrim, që veçmas të tjerash, vuan fatin e hidhur të ndarjes së parakohshme, me dy njerëzit më të dashur, të gruas dhe djalit, e cila megjithatë mrekullisht na jep shansin për të zbuluar anën e butë dhe njerëzore të shkrimtarit, të derdhur magjishëm në vargjet e ciklit Vaje.
- Të intelektualit të thekur dhe zemrak, në lëm të politikës dhe të veprimtarive të shumta, në shoqëritë patriotike të kohës, pra edhe të krijuesit aktiv që nuk reshtet së shkruari për kulturën dhe fjalën shqipe, si dhe me një kontribut të çmuar në fushën e publicistikës, të cilat na skalisin një figurë me kaq shumë plane, por edhe të një burri të vendosur për të shkuar deri në fund të realizimit të idealeve dhe aspiratave, që nuk di për asnjë shkak dhe rrethanë, që të heshtet përballë shëmtisë së kohërave dhe po kaq të botës shqiptare, që endet në përshtatje dhe tradhëti, në injorancë dhe fodullëk, në individualizim dhe përjashtim të gjithkohshëm.
- Të krijuesit të shquar dhe të shumë planeve, si poet i zjarrtë dhe i gjithnashëm, që ndërfuti ritmikën dhe muzikalitetin në vjershërim, të prozatorit të përveçëm, si letërsi e mirëfilltë, që promovon shkrimin e prozës me natyrë satirike dhe të një grotesku përvëlonjës, të dramaturgut të shquar, sidomos me lavrimin e kësaj gjinie, që me veprën e tij, si komedi, tragjedi dhe dramë, hodhi themelet e shkrimit të kësaj gjinie, si dhe të gazetarit të paepeur, që përgjithësisht gjendet i shkrirë në ethet e angazhimit të bërjes së kombit dhe atdheut, por edhe të lavrimit të gjuhës dhe letërsisë shqipe.
Jetëshkrimi, kundruar dhe plazmuar në këto anë dhe hallka, si dhe në kontekstin e rrethanave jetësore dhe historike, të pranisë dhe kontributit të autorit, ka bërë që figura e tij, të na vijë e plotësuar dhe skicuar në të gjitha aspektet formatuese, botëkuptimore dhe të veprimtarisë së larmishme të shkrimtarit, duke paraqitur kështu një figurë dhe personalitet të lidhur ngushtësisht me kohën dhe prurjet shkrimore të tij.

Shqyrtim tekstologjik i veprës
Në variantin e ri studimor, përpunimi dhe prurjet që janë evidentuar në poetikën e Çajupit, në të gjitha llojet letrarë, veçmas lidhen me zbërthimin e vlerave të krijimtarisë letrare, ku sa vjen dhe zgjerohet hapësira e analizës së teksteve, pra të materies tekstologjike, si një qasje shqyrtimore vetëmse në natyrën unike të autorit, por megjithatë shpesh herë duke e vënë atë, në marrëdhënie dhe përqasje me poetikën e Naim Frashërit. Kjo qasje, shqyrtimore si variant që pasuron dhe zgjëeron praninë autoriale, vjen duke përplotësuar kështu figurën e poetit të trefishtë, lirik, epik dhe satirik, e prekshme kjo shenjë artistike në hapësirat e poezisë së vëllimit Baba Tomorri, që e ka vënë poezinë shqipe në një ritëm përshpejtues dhe muzikal, si dhe përgjithësisht e ka ngjyrosur vargun me tonalitet nxitës dhe shpesh herë edhe më luftarak. Me mjaft interes është pranëvënia dhe përqasja e poezisë erotike të Çajupit, posaçërisht të përfaqësuar me ciklin Dëshirë me ciklin Bukuria të N. Frashërit, ku vihen re dhe shenjohen afritë dhe ngjashmëritë ndërmjet tyre, por me të drejtë pohohet se Çajupi është më cipëlasur, në lavrimin e poezisë erotike. Në trajtimin e shkrimit poetik të autorit, madje edhe duke interpretuar të gjitha aspektet formësuese të tij, është me rëndësi jetike, fakti i trajtimit të poemës Baba Musa Lakuriq, ku përveç të tjerash, sillet informacion përcaktues, ajo është një poemë: me mbi 6000 vargje, e ndarë në 49 këngë, që në fakt na vjen si një pasurim i mëtutjeshëm i monografisë së hershme, po ashtu aty nënvizohet: Megjithatë duhet thënë që në fillim se, midis konceptimit dhe mënyrës së shfrytëzimit të biblës në poemën e Çajupit dhe veprave të autorëve të tjerë, si p. sh Miltonit apo Nolit, ka një ndryshim. Ndërsa te këta të fundit vepron më shumë alegoria dhe figurat e subjekteve biblike kanë një nëntekst filozofik, Çajupi ndërton një ligjërim tjetër, të drejtëpërdrejtë, një kalim të zbuluar dhe të menjëhershëm nga bibla në realitetin e kohës. {2012: 149}, madje duke rrëmuar dhe shqyrtuar deri në imtësi, njëherësh në kontekstet dhe vlera e tekstit të kësaj poeme, në thënie dhe në shprehësi, që në fakt vetëmsa përplotëson dimensionet shkrimore të lavrimit të poezisë prej Çajupit, çka na e ka sjellë më pranë atmosferën, tipologjinë, karakterin dhe shenjat e rrokshme letrare të këtij autori, nga më aktivët për lirinë kombëtare, por njëherit edhe një nga zërat më të vyer të shkrimit poetik për periudhën e letërsisë së Rilindjes Kombëtare. Në rastin e Çajupit, në shqyrtimin e teksteve, sidomos me shkrimin e prozës dhe të dramatikës, kemi të shpalosur një figurë me disa plane shkrimi, që në studimin e ripunuar, përplotësohet dhe përcaktohet si përvojë unike shkrimi, sepse përngjiturazi me poetin e përveçëm, ka funksionuar prozatori dhe publicisti i pashoq, e mbi të gjitha në këtë trajtim të ripunuara studimor, na skicohet dramaturgu, që ka derdhur magji shkrimi, model të thurjes dhe sendërtimit të komedisë, në mënyrë të veçantë, gjithnjë simbas përfundimeve studimore të F. Dados. Edhe ndaj shkrimit të prozës, letrare dhe publicistike, në trajtimin dhe interpretimin e vlerave që bartin veprat letrare, operohet kryesisht me anë të analizës së tekstit, pra të dekodimit dhe verifikimit të shkrimeve në prozë, që dihet se një pjesë e konsiderueshme e tyre anojnë nga publicistika, por njëherit edhe duke nxjerrë në pah, përmes teksteve, pikëpamjet atdhetare dhe politike të autorit. Një hapësirë më të madhe, në qasjen e rishkrimit të kësaj monografie, pa asnjë dyshim njohsja dhe studiuesja më e shquar e jetës dhe veprës së shkrimtarit, i ka kushtuar dramatikës së autorit, larmisë dhe formave të saj shprehëse, sepse fillimisht përqark kësaj pjesë të trashëgimisë së autorit, hedh një vështrim mbi fakturën historike të kësaj gjinie, të lavruar në letrat shqipe, por njëherit duke evidentuar kontributin e vyer të Çajupit, sidomos në konsolidimin e llojit të komedisë. Në këtë rast merr vlera të posaçme analiza e hollësishme e bërë, veçmas mbi veprat dramatike të autorit, të strukturës dhe personazheve, skenave dhe dialogut, ku madje vihet re, me finesë dhe tejqyrë të rrokshme kërkimore, me të drejtë, mjeshtëria e shkrimit të komedive, 14 vjeç dhëndërr dhe Pas vdekjes, të cilën krahas të tjerash i ka përqasur edhe me komedinë I sëmuri për mend të Molierit, apo i Zenelit, një personazhi tjetër simpatik të kësaj komedie, që e sheh si të ngjashëm me figurat e shërbëtorëve të Bomarshesë, që tashmë për veprimin dhe dialogun, skenat dhe situatat komike, kanë hyrë në fondin e artë të dramaturgjisë shqipe. Këtu, sërish thellohet analiza dhe interpretimi i tekstit, i tipologjisë shkrimore, po kaq edhe i analizës së plotë të personazheve, por edhe i vetë tekstit si shkrim poetik dhe që përpos të tjerash, vjen me një ritëm poetik të habitshëm. Qëmtimi studimor, në kërkim të shenjave të reja të dramatikës së autorit, shpalohet qartësisht edhe në pohimin: Por, ndërsa komeditë kanë tërhequr vëmendjen e studiuesve, të cilët kanë arritur të bëjnë të njohur vlerat e tyre, për tragjedinë Burri i Dheut, përgjithësisht është folur shumë pak, kështu që ndryshe nga studimi i komedive, në analizën e tragjedisë Burri i Dheut, jemi përpjekur ta rrokim problemin në mënryë më të plotë, për të vënë në dukej vlerat reale. {2012 : 193}, çka na sjellë në fokus edhe zgjerimin e përmasave të shkrimit letrar të autorit, e po kaq edhe të përplotësimit të verifikimit studimor të këtij varianti. Pjesët e shkruara si komedi, nga ana studimore, kundrohen dhe zbërthehen në qarkëzimin e dyfishtë, pra të konteksteve kohore dhe shoqërore, por njëherit edhe të vlerave dhe kahjeve që përçon teksti, i realizuar çuditërisht në poezi, që të shpie natyrshëm tek poetika e klasicizmit, mbi rregullat e shkrimit të dramatikës. Prurje e përveçme, në këtë ripunim, me gjasë në këtë variant të ri të monografisë për Çajupin, mbi jetën dhe veprën letrare, është edhe qëndrimi, verifikues dhe kërkimor, që mbahet veçmas ndaj tragjedisë Burri i dheut, të cilën në një hapësirë të shqyrtimit, e krahason me tragjedinë Sidi të Kornejt, ku në këtë rast merr vlerë të posaçme, pohimi studimor: Parimi estetik i zbulimit të thelbit të personazhit, përmes dilemave që përjeton ai, shfaqet me ngarkesë të veçantë tek monologu, që ka brenda dialogun e imagjinuar, të Sulltanit me Gjon Kastrotin, të cilin e quan mbret i Shqipërisë. {2012 : 229}, kur përveç analizës së detajuar të fatit të botimit të këtij teksti, me rëndësi jetike është edhe fakti i trajtimit dhe zbërthimit të pamjeve {punëve, akteve-B. Gj}, të personazheve të ndryshëm, të dialogut që vjen përmes poezisë, çka në rrafsh të komunikimit si tekst dhe atmosferë, natyrshëm na ndërlidh me klasicizmin, gjë që vihet re, madje edhe kur përmenden me të drejtë në përqasjet me Molierin, Kornejn etj. Pjesë thelbësore e krijimtarisë së Çajupit, gjithnjë simbas përcaktimeve të bëra në punimin e ri studimor mbi këtë autor, është edhe libri Fabula të La Fontenit, ku qysh në krye të shtjellimit mbi të, midis të tjerash, theksohet: Marrëdhënia poetike me fabulën, lloji letrar pak i lëvruar në letërsinë e kohës, është befasia më e këndëshme në të gjithë krijimtarinë e Çajupit. {2012: 239}, që duket se përfaqësojnë formatin e parapëlqyer nga ana e studiueses, të cilat interpretohen si të përkthyera, të përshtatura dhe origjinale, pra të autorit. Përfundimi studimor, mbi këtë hallkë përfaqësues të shkrimit të autorit: Atë që bëri La Fonteni nga burimi grek, futjen në përrallë të jetës franceze, atë bëri Çajupi, duke futur në një pjesë të tyre probleme të jetës shqiptare, madje edhe persona konkretë. {2012 : 243}, që në fakt rezulton një përfundim i gjetur dhe që të ndërlidh me artin dhe mjeshtërinë e shkrimtarit edhe në këtë lami, jo shumë të lëvruar në letrat shqipe, deri tek Çajupi, që megjithatë pati si pararendës N. Frashërin dhe bashkëkohës P. K. Negovanin. Një aspekt rivlerësues, sa i përket lëvrimit të fabulave, është edhe përcaktimi: Nga krahasimi i fabullave të La Fontenit me ato që përfshin poeti ynë në vëllimin e tij, krijojmë bindjen se Çajupi në shumicën e fabulave bën përshtatje të plotë, por ka edhe përshtatje të pjesshme. {2012 : 256}, i cili të ndërmend konceptin e rishkrimit, të formuluar nga Selman Riza, kur flet për Mesharin e Buzukut, çka do të thotë se dhe përkthimi, sidomos me dorë të lirë apo me rrafsh të rrokshëm të përshtatjes, në njëfarë mënyre përfshihet në letërsi vetjake.

Kritika ndaj teksteve

Aspekti më i prekshëm, për të parë dhe shijuar shenjat e trajtimit dhe të prurjes së këtij studimi, pra tanimë të një varianti të rishkruar, por edhe për të rrokur ndryshimet që vihen re në hartimin e monografive, klasike dhe moderne, që janë realizuar gjatë kësaj ndërkohje në studimtarinëe shqipes, është prania e vështrimit kritik të dukurisë letrare, si dhe një qëndrimi kritik të mbajtur për secilin nga tekstet letrare të autorit, çka i ka dhënë një nivel të ri dhe më të ngritur të verifikimit dhe interpretimit të krijimtarisë letrare, por njëkohshëm është një kahje për ta modeluar, monografinë letrare, si ndërthurje jetëshkrimi dhe shqyrtimesh tekstologjike, si tipologji shkrimi edhe për kohërat moderne. Prania e vështrimit kritik, sidomos të veprës letrare, ka bërë që ripunim ase rishkimi studimor, të largohet përfundimisht nga pozitivizmi i I. Tainne, mendimtar i shekullit të 19, që e kundronte letërsinë në aspektet pohuese, si dhe ka mundësuar përfundimsiht nxjerrjen në dritë të tipareve më përfaqësuese, të qasjes studimore, çka përbën një vlerë dhe po kaq realizimin e modelit të shkrimit të monografisë letrare. Kundrimi kritik, pra duke vënë re me të drejtë edhe mungimet, që janë bashkudhtare të shkrimit letrar, aq sa edhe Shekspiri përgjumet ndonjëherë, janë të pranishme për të gjitha llojet dhe nënllojet letrare, që pati lavruar shkrimtari:
- Në rastin e shkrimit të prozës, letrare dhe publicistike, përveç vlerësimeve dhe shqyrtimeve, të thelluara tekstologjike, kemi të përcjellur edhe këtë pohim studimor: Tregimi i parë Historia e një familje merr herë trajtën e një reportazhi, herë tingëllon si analizë social-psikologjike. {2012 : 31}, pra duke evidentuar kështu mungesën e rrokshme artistike.
- Ndaj poezisë së shkruar prej tij, nga ana e studiueses, ka një qëndrim më dashamir, por ka raste kur përcaktimi mbi të, vjen i hapur, sikur ngjet në theksimin: Ndonëse poeti u nis nga dëshira që të prekte ndjenjat e shqiptarëve, poezia s`arriti të krijonte emocione të fuqishme, ajo mbeti kryesisht një përsëritje idesh të shprehuara më parë. {2012 : 99}, një mendim ky që lidhet me vargjet e poezisë Dëshir`e Skënderbeut ditën që vdiq.
- Po ashtu, me një sens kirtik të qartë, në përmbyllje të trajtimit që i bën poemës Baba Musa lakuriq, shkruan: Poema paraqet interes për njohjen e personalitetit të gjithanshëm artistik të Çajupit, ndonëse të lë përshtypjen e një vepre të papërfunduar. {2012 : 189}, që megjithatë e lë të hapur medimin se çfarë përjetimesh do të kenë lexuesit dhe studiuesit mbi këtë poemë, vepër e rëndësishme e autorit.
- Mes të tjerash, teksa flet për personazhet e ndryshëm të krijimtarisë dramatike, nënvizon: Por, kjo nuk e shpëtoi nga skematizmi dhe subjektivizmi, që krijon ndonjë shmangie nga konflikti themelor, {2012 : 201 }, që ndikojnë për ta sjellë kontributin e Çajupti në këtë anë në nivelin real.
- Kur analizon veprën dramatike Burri i dheut, shprehet: … në këtë tragjedi mbetet si e shkëputur më vete, ajo nuk çon në mënyrë bindëse drejt asaj zgjidhjeje, e cila {vrasja e sulltanit}, duke qenë një dëshirë e autorit, vjen papritur, si e rregulluar me dorë, dhe çliron më në fund personazhet nga gjithë hamendjet, pikëpyetjet që u kanë dalë përpara, {2012 : 226}, që na zbulon edhe njëherë vështrimin e qartë kritik studimor. Po ashtu, mbi këtë vepër kemi edhe një pohim të këtillë: … ndërsa në dy komeditë spikati mjeshtëria e Çajupit, për një humor të mprehtë e të këndshëm popullor, i shkonte më shumë komedia… tragjedia Burri i Dheut me atmosferën e zymtë dhe të ngarkuar të saj, {2012 : 235}.
- Po kaq teksa shqyrton fabulat, shkruan: Pra, më shumë në brendi dhe më pak në formë, Çajupi u përpoq ta jepte La Fontenin ashtu siç ishte: megjithatë, ai shkoi shumë më tutje sesa një përkthyer i zakonshëm, {2012 : 253}, si një mënyrë për të zbuluar edhe këtë vlerë të përfillshme të autorit.
Monografia mbi Çajupin, jetën dhe veprën e tij letrare, pra me një përqëdnrim në zbërthimin e jetëshkrimit, të vlerave që përçojnë tekstet, e sidomos duke nënvizuar edhe mungimet, pra qëndrimin e rrokshëm kritik ndaj kësaj, shënon një nivel të ngritur studimor ndaj autorit, po kaq edhe një rizbulim të aspekteve jetësore dhe shkrimore të shkrimtarit, e po kaq edhe një nivel të ngritur të shkrimit monografik, tashmë të ndërthurur, jetësore-letrare-kritike.
Kur metateksti studimor, tonton dhe rrok tekstin e një autori të caktuar, madje me të gjithë hapësirën e vetë shkrimore, çka e krijon si ndjesi monografia mbi Çajupin, atëhermë kemi ardhur tek rasti fatlum i përputhjes së vetëdijes së shkrimit letrar, me vetëdijen e shkrimit studimor, që bën që shkrimi letrar dhe autori, të zbulohet në dy pamje, shkrimore letrare, dhe shkrimore verifikuese dhe studimore.

Kam rishkruar historinë e Shqipërisë


Patric Najbor, doktor i shkencave politike dhe studiues francez i historisë mendon se Esat Pashë Toptani kishte një strategji të tijën kur e dorëzoi Shkodrën dhe u tërhoq bashkë me ushtrinë e tij nga qyteti, duke ua lënë atë në dorë malazezve. Sipas tij ai u tregua jo tradhëtar, por largpamës dhe i shkathët, meqënëse disa ditë me vonë nën presionin e Fuqive te Medha, mbreti Nikolla i Malit te Zi, u detyrua ta kthente qytetin.
Në të vërtetë kjo është vetëm një linjë në librin e tij studimor “Historia e Shqipërisë dhe e familjes së saj Mbretërore 1443-2007”, vepër në të cilën ai përpiqet të vendosë të vërtetën historike duke paraqitur me objektivitet, veçanërisht në saj të burimeve të jashtme faktet dhe personat, të cilët nuk janë njohur deri tani nga historiografia shqiptare.


Ai thotë se “në mënyrë modeste jam munduar të sjell një kontribut në rishikimin e historisë së Shqipërisë”, aq i debatuar këto kohë. Libri i cili është botuar në Francë para pak ditësh, është i ndarë në pesë vëllime. Në vëllimin e parë autori është përqendruar kryesisht në luftën për pavarësi që zë vendin kryesor dhe për këtë ai ka studiuar veprimet e Fuqive të Mëdha për të ruajtur ose zgjeruar sferat e tyre të influencës, si dhe rolin e tyre në zgjedhjen e princit Vilhelm Wied (1914). Po në këtë vëllim ai trajton edhe personazhin e Esat Pashë Toptanit, ku ndër të tjera shkruan: “Me shpalljen e Luftës se Parë Botërore, Esat Pasha u rreshtua menjëherë në anën e Aleatëve në krah të te cileve ai luftoi dhe nga ana tjetër duke pranuar që ushtria serbe e dërmuar nga lufta të terhiqej duke kaluar nëpër Shqipëri ai shpëtoi Frontin e lindjes si dhe vendosi Shqipërinë në kampin e fitimtarëve”.

Fan Noli dhe Ahmet Zogu

Në vëllimin e dytë të librit, autori paraqet periudhën e viteve njëzetë duke sjellë, sidomos, një veshtrim të ri persa i perket figurave të Fan Nolit dhe Ahmet Zogut.

“Në kundërshtim me atë që për shumë kohë është folur, Fan Noli, ishte larg të qenurit demokrat mëqenëse qeveria e tij bolshevike eci drejt diktaturës duke shpallur në të gjithe vendin gjendjen e shtetrrethimit, duke vendosur gjykatat e jashtëzakonshme dhe duke mos mbajtur premtimin e tij për të organizuar zgjedhjet.
Fan Noli nga ana tjetër thoshte se “demokracia eshtë një komedi hipokrite, parlamenti një morg, dhe zgjedhjet e lira një komedi e vertete”. Logjikisht meqënëse Fan Noli ishte, si mbas “historise zyrtare”, demokrat, Ahmet Zogu duhej te ishte diktator në një kohe kur ai ishte një përsonalitet në ngjitje i kësaj periudhe meqënëse ka qenë me radhë minister i mbrendshëm, kryeministër, dhe pastaj President i Republikës, para se të behej mbret e që do të mund të fliste në emer të të gjithë shqiptarëve, territori i të cilëve kishte qenë cunguar me 2/3 nga Konferenca e Ambasadorëve mbledhur ne Londer më 29.07.1913...”
Sipas Patric Najbor, “studimi i periudhës zogiste tregon se mbreti Zog me realizimet e tij në fushat institucionale, legjislative, edukative, shëndetësore, ushtarake, diplomatike, ekonomike dhe në drejtim të zhvillimit të ndërtimit të rrugëve dhe të infrastrukturës së vendit ka vendosur bazat e një shteti modern, demokratik të tipit perendimor dhe duke zëvendësuar të drejtën e forcës me forcën e të drejtës, ai paraqitet si njeriu më progresist i kohës. “Ataturku shqiptar” i vëtetë shfuqizoi feudalizmin, dekretoi shtetin laik dhe kontribuoi në zhvillimin e ligjit per vendin e gruas në shoqërine shqiptare”.

Përpjekjet e mbretit Leka I

Në vëllimin e tretë Najbor përpiqet të tregojë udhëtimin e gjate e të vështirë të familjes mbretërore në mërgim dhe luftën e vazhdueshme të mbretit Leka I për çlirimin e Shipërisë nga komunizmi dhe të Kosoves nga zgjedha Serbe.

Najbor na sjell për këte problem në vellimin e pestë edhe shumë dokumenta, shpesh të panjohur, të veprimëve të ndryshme politike të mbretit Leka. “Mund të themi se pertej mosmarrëveshjeve të shqiptarëve të diasporës, mbreti Leka ka punuar per ribashkimin e kombit shqiptar”, shkruan Najbor. Më tej në këtë vëllim autori tregon se si Princi trashëgimtar Leka II eshtë përgatitur për t’i shërbyer vendit të tij.

Kthimi i familjes mbretërore

Në vellimin e katërt Najbor tregon kthimin e familjes mbretërore në Shqipëri dhe rrethanat politike të viteve 2000 si në Shqipëri ashtu edhe në rajon. Këto rrethana sollën pas një rruge të gjatë pavaresinë e Malit të Zi 03.06.2006 pastaj të Kosovës 17.02.2008, kthimin ne pushtet të Sali Berishes 03.09.2005 dhe tranzicionin e gjatë e të vështirë demokratik, marrjen të pandehur të Ramush Haradinaj 07.03.2005, miratimin nga parlamenti të ligjit për familjen mbretërore 08.05.2003, kthimin e pallatit të princeshave 05.11.2005, nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim Bashkimit 12.06.2006, si dhe vdekjen e presidentit Ibrahim Rugova 22.01.2006 dhe të mbretëreshave Geraldinë 22.10.2002 dhe Suzan 17.07.2004.

Dokumneta nga arkivat

Vellimi i pestë i ëktij libri përmban dokumenta të arkivave, të traktateve ndërkombëtare dhe të marrëveshjeve sekrete, të letrave dhe pemëve gjenealogjike. Duke botuar këto tekste origjinale në tërësinë e tyre, najbor tregon më shumë se permendjen e thjeshtë të tyre, me qellim që lexuesi të ketë mundësi vetë të shprehë mendimin e tij mbi faktet e treguara. Libri përfundon me një bibliografi të pasur të veprave të shekullit të XV e deri në ditët tona.

Admirina Peçi

Ish-zëvendës shefi i CIA-s për Ballkanin, Stiven Majer ka deklaruar dje se ndryshimi i kufijve në Ballkan është endje një çështje e hapura.


Ish-zëvendës shefi i CIA-s për Ballkanin, Stiven Majer ka deklaruar dje se ndryshimi i kufijve në Ballkan është endje një çështje e hapura. Por sipas tij në rajon nuk ka vend më për krijimin e shteteve të mëdha etnike. I pyetur konkretisht lidhur me deklaratat nacionaliste të kryeministrit shqiptar, Sali Berisha, ish-zyrtari i lartë i CIA-s deklaroi se nuk ka asnjë gjasë për krijimin e Shqipërisë së madhe. “Kufijtë në Ballkan ende janë një çështje e hapur. Kufijtë në Ballkan nuk janë zgjidhur. Personalisht mendoj se nuk ka gjasa që të ketë Shqipëri të Madhe ose Serbi të Madhe. Kur flas për ndryshim kufijsh nuk mendoj se Ballkani mund të përjetojë ndryshime të mëdha”, - është shprehur Majer. Sipas tij ideja e bashkimit me Shqipërinë nuk mbështetet jo vetëm nga shqiptarët e Maqedonisë por as nga kosovarët. “Kur kryeministri shqiptar Sali Berisha flet për një komb shqiptar, nuk besoj se shqiptarët e Maqedonisë do të donin shumë që të ishin pjesë e Shqipërisë të tillë. Flisni me shqiptarët e Kosovës, dhe ata nuk janë shumë të lumtur me idenë e të qenit pjesë e Shqipërisë”, - ka pretenduar Majer. Ai i ka bërë këto deklarata në një intervistë të dhënë për agjencisë maqedonase të lajmeve MIA. “Gazeta Shqiptare” boton sot pjesën më pikante të kësaj interviste.
Në qarqet e vëzhguesve të Ballkanit flitet për ndryshimin e kufijve. Cili është mendimi juaj për këtë qëndrim?
Kufijtë në Ballkan ende janë një çështje e hapur. Kufijtë në Ballkan nuk janë zgjidhur. Klinton para ca kohësh në Serbi deklaroi se nuk do të ketë ndryshim të kufijve dhe ndarje, me ç’rast përfaqësuesit shqiptarë në Uashington iu bënë thirrje autoriteteve serbe ta njohin Kosovën, pasi plani për ndarjen e saj nuk është i pranueshëm nga SHBA-ja. Supozimi këtu është se nëse Klinton e ka thënë, ajo duhet të dëgjohet. Por jo edhe aq.
Pavarësisht si shkojnë bisedimet me Kosovën, mendoj se ndarja e saj akoma është një mundësi, me ç’rast pjesa veriore e Kosovës do të kalonte në Serbi, ndërsa dy komuna të jugut të Serbisë do të bëheshin pjesë e Kosovës. Në Bosnjë gjithashtu ka mundësi për ndryshimin e kufijve. Ne ndërkohë patëm ndryshim kufijsh me Malin e Zi, kroatët dhe sllovenët të cilët në njëfarë mënyrë pjesërisht e zgjodhën çështjen e kufijve. Kur Prishtina shpalli pavarësinë e njëanshme kjo ishte një ndryshim de facto i kufijve, ashtu sikur ndodhi dhe kur u bë pavarësia e Maqedonisë. Nuk ka asgjë të shenjtë në kufijtë. Sigurisht ndryshimi i kufijve është i mundur, por ajo duhet të jetë një kontratë, ajo duhet të jetë si pjesë e paketës.
Deklarata e kryeministrit shqiptar Sali Berisha, i cili foli për kombin shqiptar, shkaktoi reagime, duke përfshirë edhe palën maqedonase...
Liderët shqiptarë në Maqedoni, kur kam folur me ta, dëshironin që Marrëveshja e Ohrit të realizohet dhe të punohet sipas saj. Nuk e di sinqerisht se çfarë mund të sjellë e ardhmja, vlerësoj se Maqedonia e meriton të ekzistojë përgjithmonë edhe pse unë nuk e di nëse do të ekzistojë përgjithmonë. Udhëheqësia maqedonase dhe shqiptare duhet të flasin me sinqeritet. Kur kryeministri shqiptar Sali Berisha flet për një komb shqiptar, nuk besoj se shqiptarët e Maqedonisë do të donin shumë që të ishin pjesë e Shqipërisë të tillë. Flisni me shqiptarët e Kosovës, dhe ata nuk janë shumë të lumtur me idenë e të qenit pjesë e Shqipërisë. Por kjo duhet të zgjidhet midis qeverisë maqedonase dhe liderëve shqiptarë në Maqedoni. Personalisht mendoj se nuk ka gjasa që të ketë Shqipëri të Madhe ose Serbi të Madhe. Kur flas për ndryshim kufijsh nuk mendoj se Ballkani mund të përjetojë ndryshime të mëdha. Pikëpamja ime drejt Maqedonisë është si ndaj një shteti kundër së cilit shkojnë shumë gjëra. Të gjithë dëshironin një pjesë nga Maqedonia, bullgarët mendojnë se Maqedonia është Bullgaria Perëndimore, shqiptarët kanë kërkuar një pjesë të saj, Serbia në të kaluarën e ka bërë këtë por Maqedonia është një vend i cili vepron me përgjegjësi.

Biznismeni dhe investitori Elon Musk parsheh reduktimin e rrezikut të zhdukjeve të njerëzimit duke bërë jetën multi-planetare" duke i vendosur -koloni njerëzore në planetin Mars.

    Kërko brenda në imazh                                                           Nga Flori Bruqi ,PHD Elon Reeve Musk ( 28 qershor, 1971)...