2013-07-22

"Matanë maleve të të nëmurve - Lufta brenda Kosovës”

Në librin me titull "Matanë maleve të të nëmurve - Lufta brenda Kosovës”, gazetari britanik Mattheë Mcallester përshkruan hollësisht krimin e llahtarshëm serb. Me pëlqimin e revistës “Pasqyra”, ku është botuar fillimisht ky tekst, “Shekulli” në tri vazhdime sjell ekskluzivisht për opinionin e gjerë kapitullin mbi vrasjen e familjes Bala dhe rolin e Miniqit dhe paramilitarëve të tjerë serbë në Pejë.


Dukej sikur një betejë e armatosur kishte shpërthyer në të gjithë Pejën, ndonëse nuk mund të qe kështu. Në qytet nuk kishte më armiq ndaj të cilëve mund të luftonin serbët. Halishja ishte e trembur. Serbët ishin çmendur krejt. "Duhet të ketë një marrëveshje", tha Isai që kishte dëgjuar lajmet në televizionin e fqinjit, derisa sateliti i tij nuk punonte më. "Mos u shqetëso. Ata janë marrosur krejt dhe do të festojnë edhe humbjet e tyre".
Është e mërkurë, 9 qershor dhe serbët kanë humbur dhe një tjetër betejë në Kosovë. Por këtë radhë, ndryshe nga 1389-a, fundi është i qartë. Është një humbje e pastër. 610 vjet më parë beteja në Fushë-Kosovë kishte shënuar rrënimin e Serbisë si një vend i pavarur, çfarë bëri që beteja e famshme të shihej si humbje. Por këtë radhë është mundur. Nuk ka keqkuptime, se marrëveshja që Millosheviçi do të nënshkruajë me NATO-n është humbje dhe në dallim nga 1389-a, shumica e serbëve të Kosovës nuk po rrinë të kundrojnë si do të ecin gjërat pas konfliktit.
Ndonëse pala e tij - NATO-ja dhe guerilët e UÇK-së, kanë fituar - Isai është i trembur. Ushtarët e mundur mund t‘iu kthehen civilëve për t‘u hakmarrë. Dhe serbët e thjeshtë, fqinjët, që tashmë duhet të largohen nga shtëpitë e tyre pa faj, ndoshta nuk do të jenë aq të sjellshëm sa kanë qenë në këto 11 javë të bombardimeve. Gjatë natës Isai ulet në dritare, i shqetësuar se dikush do të vijë në shtëpinë e tyre. Balajt janë ndër të paktat familje të mbetura në qytet dhe të gjithë e dinë këtë. Ata janë një cak i kollajshëm për dikë që do të hakmerret. Isai shikon rrugën dhe heton me kujdes hijet që lënë dritat e makinave të mbushura me veshje, gjëra të vlefshme dhe fëmijët. Fillimisht ishin fqinjët e tij shqiptarë që ikën kështu, ndërsa tani ata serbë kanë filluar të braktisin shtëpitë dhe qytetin. Ka nga ata që po ikin me traktorë, njësoj si shqiptarët, duke u larguar nga fshatrat afër, përmes Pejës, drejt maleve që të çojnë në Mal të Zi.

Krimineli këndon
Duke ndenjur i menduar pranë dritares, një ditë pasi NATO-ja kishte ndërprerë bombardimet, Isai pa një Lada Niva të forcave policore të kamufluar në ngjyrë blu dhe të purpurt. Ai e dinte se ajo i takonte Nebojsha Miniqit. E kishte parë të kalonte gjatë këtyre javëve nëpër rrugë dhe lutej të mos i vinte re se Balajt ishin ende në qytet. Kishte dëgjuar shumë për Miniqin gjatë këtyre javëve dhe nga të gjitha ato e dinte se qe më mirë që Miniqi të mos e dinte se ata ishin ende në shtëpinë e tyre. Niva është në krye të një kolone prej 15 makinash që ecnin ngadalë, kur hynë në rrugën Dushan- Mugosha dhe kaluan para shtëpisë së Isait. Makinat e tjera janë të zeza, derisa banda e Miniqit thirret Munje apo Rrufeja. Isai i sheh dhe mendon: "Ata kanë armë të luftojnë me gjysmën e Evropës".
Rada, e dashura e Miniqit, një refugjate serbe e Bosnjës, qëndron e ulur në vendin e pasagjerit, pranë Miniqit, që mban një megafon në dorë derisa ecën ngadalë në rrugët e Pejës. "Vëllezër serbë, mos e lini Kosovën! Kosova është e jona! Mos e lëshoni Kosovën!"- thërriste Miniqi nëpër rrugë. Më pas ai fillon të këndojë këngë popullore serbe, nga ato që flasin për krenarinë serbe dhe fitoren. Më pas makinat e tjera kanë pankarta ku shkruhet "Serbia e Kosova janë tonat". Parada e makinave kalon shtëpinë e Isait dhe drejtohet në pjesët e tjera të qytetit, derisa zëri bëhet gjithmonë e më i largët, kurse autokolona i bie qytetit dy herë radhazi.
"Ai ishte i dëshpëruar dhe donte të riorganizonte njerëzit e tij dhe të bashkohej me ata që kishin mbetur nga ushtria, policia dhe grupet e tjera paraushtarake që ishin të gatshëm të qëndronin dhe të prisnin ardhjen e italianëve në qytet", kujton një ushtar serb me pseudonimin "Gjorgje", që e kishte njohur Miniqin gjatë luftës dhe kishte bashkëpunuar ngushtë me Munje. "Ishte parashikuar që ata të qëndronin dhe të mbronin serbët e mbetur, të gatshëm për të qëndruar. Njëherësh të mbronin qytetin nga UÇK-ja, derisa nuk kishin ardhur italianët. Nuk e di sesa ishin, pasi vetë jam larguar dy ditë para fundit", - tregon Gjorgje.
Të premten Isai shikonte civilët serbë, jo larg lagjes së tij, që kishin injoruar thirrjet e Miniqit dhe largoheshin këtë radhë me shumicë. Makinat e tyre kaluan para shtëpisë së Isait në drejtim të Malit të Zi. Vetëm pak njerëz kishin mbetur: pak ishin shqiptarët që qëndruan dhe mbijetuan, tashmë janë pak civilë serbë që janë të gatshëm të qëndrojnë, duke rrezikuar ardhjen e UÇK-së dhe NATO-s, për hir të shtëpive të tyre. Të shtunën në mbrëmje Peja ishte më e qetë, krahasuar me ditët e fundit.
Rryma ishte ndërprerë që në drekë, kështu që Balajt u bënë gati për shtrat më herët se zakonisht. Musai e kaloi paraditen te Riza. Ai kishte marrë dy litra raki me vete dhe pas disa orësh, kur ishte larguar, kishte mbetur vetëm një litër. Tani ai është disi i pirë dhe qëndron i ulur duke pirë cigaret njëra pas tjetrës. Halishje po ngroh fasule në një ngrohëse të vogël gazi. Nuk ka më kuptim të qëndrohet më gjatë në errësirë derisa fëmijët po bëhen edhe më shume grindavecë. Ata po e ndiejnë se koha e çlirimit për ta është afër, pas tre muajsh që kanë qëndruar mbyllur. Dje Halishja kishte bërë petulla në oborr. Fëmijët, pasi i kishin ngrënë petullat me sheqer, i kishin puthur duart Halishes. Ishte një ndjesi feste. Edhe sonte fëmijët ndieheshin njësoj, por Isai kishte ankth. Halishja dhe Vjollca i veshën fëmijëve pizhamet që t‘i çonin në shtrat menjëherë pas darkës me fasule. Isa po ndihmonte duke shtruar përdhe në dhomën e ndenjies për familjen e tij dhe në dhomën ngjitur për familjen e Musait. Nesër, kishte njoftuar televizori, trupat e NATO-s do të arrinin dhe në Kosovën perëndimore.

Kërcënime me dhunim
Miku i vjetër i Isait, Ramë Gashi, po mbante cigaren në gishtat e hollë tashmë në ngjyrë kafe dhe tymoste në errësirën e natës. Ora sapo ka kaluar tetë dhe është shumë errësirë. Rama rri uluar në karrige në oborrin e shtëpisë së tij të mbyllur me dyer të larta hekuri, që gjendet në krye të rrugës Kozmonauti. Derisa thithte cigaren, mendonte se si ia kishte dalë familja e tij të mbijetonte në Pejë. Vetëm një grusht njerëzish kanë qëndruar dhe kanë mundur të mbeten gjallë në Pejë. Familja e tij ishte në mesin e 10 mijë njerëzve që u dërguan në stadiumin e basketbollit dhe që të nesërmen i thanë të kthehen në shtëpi. Përveç kësaj ata u përpoqën dhe dy herë të tjera, por çdo herë i kthyen mbrapsht. Policia ushtarake dhe paraushtarakët serbë e dinin që familja e tij ishte në qytet. Rama madje ishte me Isanë në gjykatë ditën e gjyqit të Musait. Ai i mbante mend fjalët e Baçkoviqit.
Nga jashtë dëgjohet zhurma e një makine dhe më pas ndalet. Për fat të keq, dëgjohen të trokitura në derë. Rama qëndron i heshtur pa bërë as zhurmën më të vogël. "Hapeni", dëgjohet një zë burri që thërret në serbisht. "Hapeni!", Rama sërish nuk lëviz. Kushdo që të jetë ndoshta troket e shkon. Brenda në shtëpi janë gruaja dhe tetë fëmijët, mes të cilëve dhe tri vajza adoleshente, Shpresa, Shqipja dhe Valbona. I kujtohet dita kur filluan bombardimet dhe kërcënimet e atij që dihet se çfarë nami ka. Ishte një serb i madh i quajtur Nebojsha Miniq. Njerëzit e tij kishin ardhur në fillim të bombardimeve dhe kishin kërkuar para, duke kërcënuar se do të dhunonin tri bijat e tij, nëse plaku nuk jepte para në dorë menjëherë. Rama është 65 vjeç dhe punët me shëndetin nuk i ka fort mirë. Ka punuar si inxhinier dhe ka dalë në pension pak vite më parë. Paratë nuk i ka me shumicë, por atë ditë i dha aq sa mundi njerëzve të Miniqit. Rama shpreson se kushdoqoftë ai që po troket në derë, nuk është Miniqi, djalli që ai e njeh se si është.
Sapo kishin dëgjuar të goditurat në derë, fëmijët ishin mbledhur te dritaret, shihnin oborrin dhe kishin ngulur sytë nga porta e hekurt e shtëpisë. Ai filloi të dëgjonte njerëzit që ngjiteshin në muret e shtëpisë dhe më pas ja ku janë dorezat e zeza pa gishta, derisa një xhip kaki rrafshoi muret e derës dhe hyri në oborr. Rama e dinte se tashmë nuk mund të bënte asgjë. Më pas një fytyrë e vizatuar me viza të zeza shfaqet. "Hapeni derën ju të q… nëne", thërriste fytyra e vizatuar.

Fytyra të vizatuara
"Oh, tungjatjeta, prit vetëm një minutë se po vij ta hap derën", - thirri Rama me zë mikpritës. Hapi derën ku po rrinin Miniqi dhe njerëzit e tij. Ishin gjithsej rreth 30 veta, të gjithë në tesha kamuflazhi, të gjithë me fytyra të vizatuara me viza të zeza dhe pa shenja identifikuese. Kishin ardhur në gjashtë xhipa të mëdhenj.
Një nga njerëzit e Miniqit i vuri armën në fyt Ramës dhe shkuan nga dhoma e ndenjies. Fëmijët filluan të bërtasin. Rreth nëntë prej njerëzve të Miniqit ishin brenda në shtëpi. "Mbylleni gojën", iu kërcënua një nga burrat, duke ia drejtuar armën fëmijëve. Miniqi u ul në kaluçin trengjyrësh, të trëndafiltë, të zi e blu në dhomën e ndenjies, që ishte përballë me derën e hyrjes dhe fuste gishtat në flokët e zinj të prerë shkurt. Dy nga njerëzit e tij erdhën në dhomën e ndenjies derisa ai nga aty ku ishte, mund të jepte urdhra edhe atyre që ishin ende në oborr të shtëpisë. Miniqi kishte radiolidhje nga ku dëgjohej një tjetër zë burri, nga i cili dukej se Miniqi merrte urdhra. Njëherësh ai bisedonte me familjen e Ramës. Ai dukej të ishte në një gjendje të paparashikueshme, ku sa kërcënonte me vrasje, në minutën tjetër përpiqej të fitonte simpatinë e njerëzve të shtëpisë. "Këto janë kohë të vështira", tha Miniqi, ndërsa djersiste nën uniformën e policisë. Në dhomën e ndenjies ishte ngrohtë, pasi aty qe dhe nxehësja e bardhë. "Janë kohë të vështira. E di që do të vritem, por sonte do të përpiqem të shpëtoj jetët tuaja".
(vijon në numrin e nesërm)


Mattheë McAllester, gazetari që mbuloi luftën e Kosovës për të përditshmen amerikane “Newsday”, dhe që pas përfundimit të luftës ka botuar një libër për luftën që preku në terren

Një dëshmi reale nga tmerret e Kosovës

Në mesin e shumë gazetarëve që mbuluan luftën në Kosovë ishte dhe britaniku Mattheë McAllester, që punonte për “Newsday”, e përditshme amerikane. Por lufta në Kosovë nuk mbeti thjesht në raportet e përditshme të gazetarit. Dy vjet pas përfundimit të luftës ai botoi librin "Përtej maleve të të nëmunve – Lufta brenda Kosovës". Atëherë kur NATO-ja sulmonte caqet serbe, UÇK-ja luftonte në tokë, paraushtarakët dhe njësitet serbe masakronin civilë. Historia që ai sjell, është historia e zakonshme e një familjeje shqiptare në Pejë që është përpjekur të mbijetojë në kohën e aparteidit, që u përpoq të mbijetonte gjatë sulmeve ajrore të NATO-s dhe që në momentin e fundit kur sulmet ajrore përfunduan dhe NATO-ja vetëm kishte mbërritur në Prishtinë, paraushtarakët e Miniqit vrasin pesë nga shtatë fëmijët e familjes Bala, njëherësh dhe Vjollcë e Musa Balën, duke lënë pas vëllain tjetër, Isa Balën, bashkëshorten e tij, Halishen, dhe dy fëmijë që mbijetuan vetëm në saje të fatit.
Libri i publicistit McAllister është historia e një jete, e një familjeje që pavarësisht kushteve të vështira dhe dhunës, beson se fëmijët dhe puna i japin kuptim jetës. Natyrisht, kjo nuk mjafton për familjen Bala, historia e së cilës është historia e njeriut që kalon nga komunizmi në aparteid e më pas në luftë. McAllester nuk tregon luftën virtuale, por atë të vërtetën, ku çdo frymëmarrje më tepër është dhe shenjë fati që je gjallë apo e kundërta, shenjë se duhet ta mbash në shpinë një fat të tmerrshëm. Në vazhdim, nga ky libër sillet kapitulli "Vrasjet", një dëshmi më shumë se tmerret e ndodhura në Kosovë nuk janë treguar ende.

Fytyra e zeshkët e Miniçit dukej e lodhur dhe frymëmarrja i vinte era alkol. Rama dhe fëmijët i kishin parë tatuazhet e Miniçit më parë dhe disa prej tyre mund t'i shihnin sërish. Ja ku ishte sëpata, shkurtesa JNA e veteranëve të ushtrisë, një kobër në shpatulla që niste poshtë në shpinë, katër S-të cirilike të slloganit serb dhe një thikë. Por është dhe një thikë tjetër, por prej vërteti që varej në brez së bashku me revolen në xhepin e bluzës së gjelbër. Ata e dinë pseudonimin e tij, Mrtvi. Sonte, vdekja kishte dhe dy kryqe rreth qafës, një prej ari dhe një prej druri. Njerëzit e Miniçit as qeshnin dhe as bënin shaka. Për një kohë të gjatë ata qëndruan në heshtje, e natyrisht prsinin urdhëra nga zëri në radio. Herë pas here Miniçi thoshte ndonjë fjalë si për të shpjeguar vetveten.
"Ne jemi luftëtarë" i tha ai familjes që mërmëritën për të shtuar se se "askush prej nesh nuk do të ikë prej këtej derisa sa të vdesë dhe i fundit prej nesh. NATO-ja kurrë nuk do të vijë këtu sa të jemi ne gjallë".

Më vonë ai shpjegon se "sonte më në fund po pastrojmë qendrën e qytetit."

Kaloi një orë, ndoshta dhe një orë e gjysmë deris Miniçi dha një urdhër.

"Joska merre atë dhe le të të tregojë shtëpinë" ai i tha njërit prej njerëzve të tij që Rama e dinte se quhej Dalibor Banjac, por që njihej ndryshe si Joska. Banjac ka flokë të shkurtra të verdha dhe është rreth tridhjetë vjeç. "Ti e di se ç'duhet të bësh."

Rama ngrihet i tmerruar dhe drejtohet nga Joska dhe dy burra, një nga të cilët është i gjatë e me mjekër të zezë. Ata e vunë Ramën në ndenjësen e pasme të makinës së zezë që priste përjashta. Rama e ndjen se aty ku u ul pantallonat e tij u lagën. Vë dorën të shohë se çfarë është dhe kur e ngre para syve dora është e mbuluar në gjak. Ai i drejton ata drejt shtëpisë së mikut të tij Isa Bala, kasapit.

Në shtëpinë e Isait, Joska dhe paramilitari me mjekër shkojnë në derën kryesore derisa i treti qëndroi jashtë me Ramën.

Agoni duhet të lodhet pak para se ta zërë gjumi. Ai është në atë gjendje superaktive përpara se lodhja ta kaploi dhe ta kthejë si në filmat me kartona në gjumë të pandërprerë. Kështu që Isai e merr në qafë dhe ecin së bashku përreth shtëpisë.

" Babë, dua të shkojë në shkollë", thërret ai derisa i grah shpatullave të gjera.

"Patjetër do të shkosh", thotë Isai.

"A mundem me pas çantë shkolle?"

"Po kam me të ble një çantë shkolle prej ari"

"Unë do kem çantë shkolle prej ari" thërriste Agoni në mes të të qeshurave.

"Pse nuk do na blesh dhe ne çanta shkolle të arta", pyet një nga fëmijët e Isait, që shikonte derisa i ati kalëronte në shpinë Agonin.

"Unë do t'ju blejë çanta diamanti krejtëve", hidhet Halishja dhe gjithë familja është e lumtur.

Goditjet vijnë nga poshtë prej portës kryesore. Është nëntë e gjysmë e mbrëmjes. Njerëzit nuk vijnë për vizitë në këtë kohë veçanërisht kur nuk ka rrymë. Dëgjohet një zë burri në serbisht. Isai ul Agonin përdhe.

"Hapeni derën. Hapeni derën o shk….. Do t'ja u shkërdhej zotin tuaj. Hapeni këtë derë".

Nuk kishte asnjë nevojë të liheshin jashtë, ndaj Isai nxitoi shkallëve me çelësa në dorë. Dhe derisa bëhej gati të fuste çelësin në portë i bie nga dora. Mungesa e rrymës ka krijuar errësirë të plotë. Me të futur çelësin nis ta rrotullojë. Dardania del në krye të shkallëve .

"Çka do na bëjnë? Cfarë do bëjnë ata me ne Babë?"

"Shko brenda loçka ime. Mos u shqetëso"

Gishtat e mëdha të Isait ndjejnë çelësin dhe hapi derën.

"Nuk do të na hapësh derën", dëgjon ai një zë hakërrues.

Përballë Isait janë shtatë a tetë burra me kamuflazh të paisur me kallashnikovë, pistoleta, thika dhe granata. Një tjetër pret përjashta në derën e një makine. Të tjerët turren drejt shtëpisë dhe Isai nxiton të ngjisë shkallët me ngut, derisa burrat bërtasin pas tij. Ndonëse errësirë Isai mund të thoshte me siguri se nuk njihte asnjë prej tyre. Isai është në krye të shkallëve kur ndalet dhe i thotë të sapoardhurve. "Merreni orën time", tha Isai, thua se kjo do t'i kthente ata pas.

"Mbaje orën dhe të gjithë të mblidhen në dhomën e ndenjjes dhe qëndroni atje. Tani menjëherë".

Familja Bala i bindet urdhërit dhe të gjithë në rresht ulen në kauçin e lakuar që shtrihet në murin qëndror dhe pjesa perëndimore përfundon në dhomën e ndenjjes.

"Ju jeni Musa dhe Isa Bala?" pyet një nga burrat.

"Po. Mos na vrisni kemi fëmijë të vegjël", ia ktheu Isai.

"Ata nuk do na vrasin, hë", siguron Hajriu të atin. "Ata nuk do na vrasin se ne jemi vetëm fëmijë"

Burrat kanë kapele të zeza dhe janë të armatosur rëndë. Një nga burrat në dhomën e ndenjjes është Joska, por për momentin familja nuk e di se kush është ai. Tjetri është i gjatë dhe me mjekër të zezë. Ata i vënë flakën një jastëku me shkrepse dhe e vënë në mes të dhomës për t'i parë fytyrat familjes, t'i hedhin një sy pengjeve të tyre dhe ndoshta të sigurohen se janë në familjen e duhur.

"Ku i keni paratë?" pyesin ata Isain dhe Musanë. Isai ngrihet dhe shkon drejt një dhome të pasme të shtëpisë nga ku nxjerr tre mijë marka.

"Ejani me mua" i thotë Joska Isait dhe Musait. "Të tjerët të rrinë ulur. Përjashta është një tjetër paraushtarak me Ramë Gashin. Një burrë qëndron të shohë shtëpinë, por të tjerët marrin makinën e zezë dhe i bien shkurt te rruga Dushan Mugosha, kalojnë përmes rrugës Ushtria Popullore Jugosllave dhe rrotullohen tek qoshja, nga ku shtëpia e Ramës është e para në të djathtë. Nebojsha Miniç po priste kur ata erdhën. Isai e njohu atë menjëherë. Miniç. Mrtvi. Vdekja. Është ai që ka blerë suxhuk në shitoren e tij, që banon jo larg prej aty, ishte po ai që ngiste një Lada Niva një ditë më parë duke i bërë thirrje nëpër rrugë bashkëqytetarëve të tij serbë që të qëndronin. Duket qartë se ai është në krye të njerëzve që janë mbledhur tek shtëpia e Ramës. Dhe duket se ai di shumëçka për Isanë dhe familjen e tij. Joska i jep Miniçit paratë.

"Tre mirë", thotë Miniçi.
"Po"

"Jo. Aty ka shumë më tepër. Nxirrini jashtë, thyejini nga një këmbë dhe do vijnë me shumë më tepër para se kaq. Do t'jua vrasim fëmijët nëse nuk ja jepni paratë".

Ai i thotë këto fjalë i shkujdesur dhe njëjherësh nxjerr revolen duke ia vënë në kokë Isait.

"Kam dhe 4'900 të tjera", thotë Isai.

"Joska, merre atë dhe sill paratë", thotë Miniçi.

Joska dhe Isa shkojnë sërish në shtëpinë e Isait.

Rama dhe Musa rrinë me Miniçin në dhomën tjetër të ndenjjes të shtëpisë së Ramës, që është në të majtë të derës kryesore.

"A doni kafe? e pyet Rama Miniçin, ashti siç bëhet me mysafirët e respektuar.

"Po plak e dua një kafe", thotë Miniçi.

"Edhe unë" thotë Musa.

Të tre qëndrojnë të ulur në heshtje derisa një nga bijat e Ramës përgatit kafen turke, që e sjell në filxhanë të vegjël dhe i vendos nga tabakaja në tryezën e kafes, prej druri. Rama i dobët e i zbehtë, por i mençur shpreson se e ka krijuar një lidhje me Miniçin gjatë kafes. Ai do që ta bëjë Miniçin të ndihet si mik, me gjithë mirësjelljen e Ballkanit që e kërkon ky rol. Nëse ju hyni në shtëpinë e një shqiptari padyshim ai ju mbron me jetën e vet.

"Dëgjo, a do ma kursesh jetën pasi kam shumë fëmijë"", pyet Rama.

"Do jetë shumë e vështirë për ta shpëtuar jetën, por sonte do përpiqem, thotë Miniçi. "Por pas natës së sotme do të jetë shumë e vështirë të të shpëtojë jetën, pasi dhe unë kam urdhërat e mia".

Rama nuk e kupton krejt se çfarë do të thotë kjo, por nuk e shtyn më tutje duke besuar se e ka një grimë vullneti të mirë nga Miniçi. Rama beson se Miniçi është paramilitari i dytë më i fuqishëm tani në Pejë dhe nëse ai thotë se dikush duhet të vdesë ai do vdesë. Duket sikur familja Gashi ka dhe një ditë më shumë jetë falë mëshirës së Miniçit.

Në këtë kohë në shtëpinë tek rruga Dushan Mugosha, Isa merr 4'900 markat e fshehura dhe ia jep Joskës.

"Sa para të tjera ke?, pyet Joska.

Kjo është e gjitha, 4'900 marka", përgjigjet Isai.

"A je i sigurt?"

Isa mendon se Joska do të mbajë një pjesë për vete pa i treguar Miniçit.

"Jam i sigurt".

Joska e beson Isanë. "OK shkojmë", thotë ai.

Në shtëpinë e Ramës Miniçi merr 4'900 markat dhe duket i bindur se nuk ka para të tjera në shtëpinë e Isait.

"Ktheje ku e morre", thotë Miniçi duke drejtuar dorën nga Isai.

"Po mua?", pyet Musa.

Miniçi qesh."Ty do të mbajmë", ia kthen.

Joska dhe Isa kthehen në shtëpinë e Isait. Musa mbeti dhe duket se e ka mbërthyer paniku. "Merreni këtë" i thotë Miniçi dy nga njerëzve të tij për Musanë dhe Rama dëgjon zhurmën e makinës që morri Musanë.

Në rrugën Dushan Mugosha, Isa dhe Joska ngjisin shkallët e shtëpisë dhe i bashkohen anëtarëve të tjerë të familjes dhe paramilitarëve me mjekra. Isa ulet bri të preferuarit të tij, Agonit dhe i përkëdhel qafën e hollë.

"Po të kisha një pushkë i kisha vrarë ata" i pëshpërit të atit në vesh Agoni. Isa e përqafon djalin e tij të vogël.

Joska shikon nga Vjollca dhe me veprime i thotë asaj duke i drejtuar pushkën "Ngrihu". Dhe Vjollca ngrihet.

Njeriu me mjekër në dhomën e ndenjjes mbikqyr me armë anëtarët e familjes, derisa Joska e çon Vjollcën në dhomën e pasme, përbri me dhomën ku gjendjet e shtrirë Mahia. Plaka e paralizuar dëgjon ngashërimat e nuses së djalit, derisa gjithë shtëpia bie në heshtje. Pas pak minutash hapet dera e dhomës ku ishte Vjollca dhe ajo del prej andej me flokë të shprishur dhe e heshtur.

"Çfarë të bëri", e pyet Isai.

"Asgjë", thotë ajo derisa dhunuesi e kthen atë sërish në kauç. "Asgjë".

Njeriu me mjekër rrotullohet tek Isai dhe i vë pushkën në kokë si ndëshkim për pyetjen.

"Babë, Babë", thërret një nga fëmijët e Isait.

"Mbylle gojën ose ju vramë", hakërrohet burri.

Derisa ecin drejt kauçit Joska kërkon nga Vjollca t'i japë krejt bizhutë, përfshi unazat, qaforen, byrzylukun. Ajo heq gjthë arin dhe ia jep paramilitarit.

Vjollca ndihet e turpëruar. Burri me mjekër sapo e kishte detyruar të bënte çkado me të, derisa pjesa tjetër e familjes gjendje në dhomën e ndenjjes e kërcënuar me pushkë, kurse vjehrra e dëgjonte. Çdo anëtar i familjes që ishte në një moshë që kuptonte e dinte se Vjollacën sapo e kishin dhunuar, derisa më të vegjëlit e kishin kuptuar se mamit, apo teta Vjollcës, burri me mjekër i kishte bërë diçka të keqe. Është fat që burri i saj, i cili tani mund të ishte i vdekur nuk ishte aty. Ndoshta ai kurrë nuk do ta merrte vesh.

Vjollca po vuante turpin e saj dhe për pak minuta derisa po ulej në kauç, kurse dy burrat bënë gati kallashnikovat dhe pyetën "A janë të gjithë këtu?"

"Po", tha Isai "Të gjithë këtu jemi".

Pa asnjë fjalë shtesë ata ngrehën armët dhe i bënë gati për t'i shkrepur AK-47. Ata qëlluan së pari fëmijët.

Halishja bëri atë që do bënte çdo nënë. U hodh mbi fëmijët duke u përpjekur që plumbat të binin mbi të. Derisa ajo gjendet përgjatë kauçit ata masakrojnë fëmijët, plumbat grijnë trupat e tyre, duke hedhur në të katër anët copa lëkure, apo organesh të brendshme derisa ata vazhdojnë me breshëritë e tyre. Plumbat kur dalin nga trupat lënë në kurriz vrima edhe më të mëdha se kur kanë hyrë në trup. Më pas plumbat përshkojnë kadifen e kauçit për t'u përplasur në mur. Disa rikthehen në dysheme, derisa të tjerë plumba shpërndahen andej-këtej.

Kur filluan breshëritë e plumbave Vetoni vrapoi dhe brenda sekondit u gjet në dritaren tip francez që çon drejt ballkonit. Shtyn derën, kacavirret nga ballkoni dhe më në fund hidhet në oborrin e shtëpisë. Ndonëse i vogël dhe me eshtra ende të brishta duket se në ato momente asgjë nuk i bën përshtypje. Madje nuk e vuri re që e kishte vrarë këmbën derisa kacavirrej në hekurat e ballkonit. Pas tij vrapon Isai që e pa djalin të largohej nga kauçi në drejtim të ballkonit. Ai e morri menjëherë vendimin se duhet ta mbronte të birin, pasi të tjerët në dhomë nuk kishin më asnjë shans të mbeteshin gjallë. Vetëm Vetoni kishte shpresë të mbijetonte. Ndonëse peshë e rëndë ai u hodh nga ballkoni kapi djalin për dore dhe vraponte rrugëve nëpër natë. Një nga burrat me kallashnikovë vazhdon të lëshojë breshëri plumbash, por ato nuk arrijnë të prekin as Isain e as Vetonin. Ata arrijnë së pari në shtëpinë e një fqinji serb, të cilët nga frika nuk i ndihmojnë. Isai vrapon dhe e lë Vetonin në shtëpinë e Rizës për t'u kthyer pas pak minutash në shtëpinë etij.

Në kaosin e krijuar nga arratija e Vetonit dhe Isait edhe një fëmijë tjetër arrin të largohet. I pa vënë re nga burrat e armatosur, Roni i vogël hidhet nga kauçi dhe vrapon në korridorin e shtëpisë. Ai vrapon për atje ku beson se është i sigurt, tek gjyshja e paralizuar. Gjyshja Mahie qëndronte e shtrirë dhe dëgjonte tek vdisnin njerëzit e familjes. Dhe ja dëshpërimisht në krahët e saj gjendet i nipi. Ajo mendon se ndoshta tani është rradha e saj. Megjithatë mendja i shkon se mund ta mbrojë Ronin me trupin e saj. Kështu e merr djalin e vogël, fëmija i fundit nga shtatë fëmijët dhe e fsheh poshtë këmbëve të saj të pajeta. Është hera e parë që ato këmbë pas kaq vitesh po shërbejnë për diçka dhe këtë rradhë po shpëtojnë një jetë. Kur burrat e armatosur hyjnë në dhomën e saj thonë se nuk ia vlen të merresh me të, derisa nuk e panë fëmijën që rrinte i heshtur i fshehur nën mbulesa dhe i bërë njësh me trupin e gjyshes. Ndoshta edhe ata e kanë humbur aftësinë të numërojnë se sa fëmijë mungojnë. Ndoshta ia ka marrë mendja se ia ka marrë vrapit natën nëpër rrugë. Ndoshta kanë në plan të djegin shtëpinë e bashkë me të gjithçka është brenda.

Dhe kur kanë mbaruar me gjithçka, kur mendojnë se kanë vrarë gjithë familjen, me përjashtim të plakës së paralizuar në dhomën e pasme, me të cilën as nuk ia vlente të merreshe, e derisa ati dhe biri ishin arratisur nga ballkoni, ata i vunë flakën disa jastëkëve dhe i lanë ata të digjen.

"Shkërdhatat e kërkuan këtë", dëgjoi Halishja të thoshin derisa dy burrat largoheshin. Hapat e tyre dukeshin të rëndë derisa ecinin nëpër dyshemenë që e kishte mbuluar gjaku që po përphapej me shpejtësi ngado. Vendet që nuk i kishte mbuluar gjaku dukeshin si ishuj të rrethuar nga det gjaku. "Këta qenër kërkuan NATO-n".

"I kam dhier mu në shpirtin shqiptar", iu përgjigj tjetri.

"Shiko, le të hedhim ca granata kështu që shtëpia të digjet. Më mirë të mos lëmë shenja që t'i gjejnë të tjerët"

Burrat i heqin siguresën dy granatave të dorës dhe i lënë në shkallë, të cilat duke qenë prej druri do marrin flakë lehtësisht. Me shpejtësi ata u larguan. E shtrirë mbi trupat e fëmijëve Halishja dëgjoi dy shpërthime, që nuk shkaktuan dot zjarr. Ndoshta mjekëroshave nuk iu intereson shumë për të djegur shtëpinë pasi nuk kthehen pas të kontrollojnë a t'i torturojnë sërish. Ndoshta janë shumë të zënë. Trupat e NATO-s janë në Prishtinë dhe brenda një dite ato do jenë dhe në Pejë. Ndoshta atyre iu duhet të bëjnë bagazhet gati për t'u larguar para se të nisen nga malet drejt Rozhajës.

Kanë kaluar 30 minuta që kur paraushtarakët erdhën në shtëpinë e Isait. Tani ora shënon 10 e mbrëmjes.

Pesë nga shtatë fëmijët gjenden në kauç me trupat e copëtuara nga plumbat. Katër prej tyre janë të vdekur. Nita ka humbur vetëdijen, por është ende gjallë. Nëna e saj, Vjollca edhe ajo ka vdekur. Halishja është qëlluar tetë herë, në krah, në kraharor në gjoks. Burrat menduan se ishte e vdekur. Edhe Halishja beson se shpejt do të vdesë.

Halishja tërhiqet dhe sheh mbi kauç trupat e fëmijëve njëri-mbi tjetrin si dhe Vjollcën. Zvarritet nëpër tërë shtëpinë duke kërkuar kush ka mbijetuar, por nuk gjen askënd. Mahia dhe Roni janë të heshtur në tmerrin e tyre. Kontrollon në banjë, në depo derisa gjaku është ngado dhe ajo duke u mbajtur në mure i lyen ato gjithë gjak.

Kthehet sëish në dhomën e ndenjjes ku sheh se Nita është ende gjallë, por e plagosur rëndë.

"Oh loçkë, tani duhet të shkojmë", thotë Halishja. "Duhet me shku në spital".

"Nuk e lë mamin", thotë Nita. "Nuk e lë, jo, ajo do zgjohet shpejt."

Halishja përpiqet ta bindë Nitën, por ajo nuk do të largohet.

10 minuta pas breshërive Isai kthehet në shtëpi vetëm. Është i tmeruar nga ajo që beson se do gjejë në shtëpi, vrasësit dhe kufomat e fëmijëve.

Berenda në shtëpi janë Halishja dhe Nita, dhe dëmet e shkaktuara nga granatat, gjaku dhe ajo pishinë e errët gjaku në dhomën e ndenjes. Isai dhe Halishja flasin nxitimthi, pa kuptim derisa askush nuk e dëgjon njëri-tjetrin. Isai përpiqet ta marrë Halishen me vete e të largohen nga shtëpia. Ai është i tmerruar se ata do kthehen sërish. Tani është rradha e Halishes të mos pranojë t'i lërë kufomat vetëm. Fëmijët e saj kanë vdekur dhe ajo është qëlluar aq shumë herë, po humb aq shumë gjak sa që padyshim do të vdesë së shpejti.

Ajo do të qëndrojë me ta.

Isai largohet të shohë sërish Vetonin dhe kur kthehet nuk e gjen Halishen aty. E frikësuar për vdekje se ata do ktheheshin prapë Halishja hidhet nga ballkoni dhe troket tek shtëpia e Rizës. Më vonë në ditarin e tij Riza shkruan: " Ia hapa derën. Mezi qëndronte në këmbë. E ndihmova të hynte brenda dhe pashë se ishte e mbuluar në gjak. E vendosëm në qilar si vendi më i sigurt, kurse ajo na tha se ishte plagosur në gjoks. Ajo nuk pushonte së qari e së rënkuari për fëmijët, duke thënë se nuk ka më kuptim të jetonte pa fëmjët, jeta e saj nuk vlen më asgjë. Ishte errësirë e thellë, aq sa nuk mund të shikonim as se ku ishin plagët. Edhe fëmija i saj qante. Isai nuk po dukej. Më vonë e pamë se kishte hemorragji të madhe nga e cila dhe mund të vdiste, por si ta ndihmonim kur nuk kishim as dhe një shkrepse të vetme. Breshëritë e plumbave dëgjoheshin papushim dhe nga drejtime të ndryshme. Tani as mund ta mendonim të largoheshim nga shtëpia. Si mund ta linim të plagosurën vetëm. Ta merrnim me vete ishte e pamundur pasi ajo nuk mund të ecte. Nga ana tjetër nuk e mbanim dot, pasi ishte e rëndë, mbi 100 kile. kështu ia lëmë veten në dorë fatit."

Ende në shtëpi Isai gjen Ronin në dhomën e pasme dhe vendos që të mos ta lërë tek shtëpia e Rizës në mënyrë që familja të kishte më shumë gjasa t'i mbijetonte sulmeve të tjera të paraushtarakëve. Isai e lë nënën në dhomën e saj dhe del në rrugë së bashku me Ronin. Nita nuk pranon të largohet nga e ëma dhe mbetet aty e shtrirë në mesin e të vdekurve, derisa plagët i kullonin gjak në kauçin edhe ashtu të zhytur në gjak.

Në cepin e një shtëpie të djegur, vetëm dy dyer larg shtëpisë së tij Isai hyn në rrënoja dhe e gjen një cep ku çatia ende mbahej. Aty ndihej era e djegjes së dy muajve më parë. Kjo ishte një nga shtëpitë e para të djegura në Brezhnik. Nuk dihet se si, por flakët kishin harruar një shtrat, në të cilin Isai e vë Ronin. Djalin e vogël e zë gjumi. Isanë nuk e zë gjumi. Roni zgjohet herë pas here natën dhe kapet pas Isait i trembur nga ëndërrat e këqija. "Mos ki frike. Fli", ia kthente Isa.

I ulur mbi mbulesat e shtratit, me kokën pas murit, Isai shtrin qafën. Është e dhimbshme, e padurueshme, e mbushur mëri. Kjo është hera e parë që i duhet të mendojë. Ka parë t'i vriten fëmijët, derisa nuk e di ku e ka vëllanë. I kujtohet hakërrimi i Baçkoviçit se do të vriste të vëllanë me thikë, duke e prerë në copa.

Riza për atë natë shkruan në ditarin e tij: "Halishja rrinte pa bërë zhurmë vetëm nuk pushonte duke këkruar ndjesë për shqetësimin që na kishte shkaktuar. Nuk ankohej për dhimbjet e veta, vetëm donte të kthehej në shtëpi që të mos na dëmtonte ne. Shihja në të një shpirt të madh e bujar. Breshërtië dëgjoheshin ende.

Halishja më tha se kishte ftohtë pasi e pyeta si ndihej. E mbuluam sërish dhe e vendosëm në kauç dhe i kërkova të mbahej dhe e këshillova të mos lëvizte shumë që të kufizonte humbjen e gjakut. Isai ende nuk erdhi. Druheshim se e kishin vrarë dhe atë".
Rreth orës 5 të mëngjesit Isa zgjon Ronin dhe ata ecin në rrugë drejt qendrës së policisë. Riza kryqëzohet me ta dhe ndihet i lumtur që janë gjallë.

"Pas gjysmë ore vjen Isai me djalin e Musës", shkruan Riza. "Ai tha se kishte qenë në qendër dhe kishte kërkuar ndihmën spitalore për Haliishen dhe Nitën. Ata i kishin premtur se urgjenca do të vinte"

Isai gjeti një polic serb që e njihte me emrin Kaplan e që ra dakord t'i çonte Halishen dhe Nitën në spital. Isa trembej nga Kaplani. Ai e pyeti se kush e kishte bërë këtë.

"Miniç dhe njerëzit e tij", i tha Isa.

"Më vjen keq. Kjo nuk është në rregull", tha Kaplan.

Ai po i çon ata në spital që gjendet në pjesën perëndimore të qytetit në rrugën që të çon nga Patriakana dhe gryka e Rugovës. Halishja dhe Nita qëndrojnë afër njëra-tjetrës, e megjithëse kanë kaluar 12 orë ende u rrjedh gjak. Ato janë tepër të këputura.

"Faleminderit Zotit ti ke shpëtuar", i pëshpërit Nita Halishes. "Ti do kujdesesh për mua njësoj si mami, apo jo?"

"Po loçkë." Halishja e ndjen përqafimin e butë të Nitës.

Kur arrijnë në spital Halishja dhe Nita rrethohet nga një numër motrash medicionale shqiptare që kishin mbetur. Ato i çojnë menjëherë tek kirurgjia, ku në shërbim është një mjek serb. Ai quhet Jovica Marinkoviç. Në Pejë nuk kanë mbetur mjekë shqiptarë. Marinkoviç është mjek ushtarak, është me uniformë. Shikon gruan dhe vazjën e vogël dhe i drejtohet Isait "Duhet t'i japim gjak menjëherë". Mjeku pyet për grupin e gjakut të Halishes dhe Nitës. "Sa anëtarë të familjes të kanë vrarë" pyet doktori Isën. "Pesë, kurse vëllai është zhdukur", thotë Isa. Marinkoviçi bë kryq dhe pyet" Si mund të bënin një gjë të tillë? Si? Shiko unë do përpiqem t'i shpëtojë. Mos ki frikë se jam serb. Do të bëjë gjithçka mundem".

Isa largohet nga spitali pasi ka lënë atje gruan dhe mbesën. Ka një energji brenda tij. Ai nuk mund ta përballojë idenë se macet mund të lëpijnë gjakun dhe trupat e familjes së tij, apo se mund të marrin erë në të nxehtën e qershorit. Ai nxiton drejt shtëpisë dhe gjen qese plastike dhe i vë në katin nën tokë ku është freksët e ku fëmijët rrinin gjatë bombardimeve. Riza është me Isanë dhe e ndihmon. Një nga një ata i marrin trupat nga dhoma e ndenjjes nëpër shkallë dhe i sjellin poshtë duke i shtrirë në plastikë. Riza ndihet i pafuqishëm kur shikon se një pjesë e kokës së Dardanes nuk është shkëputur nga breshëritë. Derisa Isa e ngre në krah kufomën e Dardanes pjesë nga truri dhe kafka bien në dysheme. Isait i duhet të mbledhë me dorë trurin e së bijës. Edhe një pjesë e kokës së Agonit të vogël nuk është në vend.

Kur ata janë të gjithë në katin nën tokë ai i mbyll plastikat dhe sigurohet se tani asnjë kafshë nuk do ushqehet me trupat e fëmijëvë të tij.

... Në spital Marinkoviçi operon së pari Nitën, gjendja e së cilës është më e rëndë. Ajo vdes gjatë operacionit. Pesë nga shtatë fëmijët tani janë të vdekur.

Më pas ai i shpëton jetën Halishes. Në dhomën e operacionit ai i tregon asaj se ishte qëlluar tetë herë, gjashtë herë në trup dhe dy herë në krah dhe se ishte me fat të mbijtonte pas kaq orësh duke humbur gjak.

Ai i thotë se ajo duhte të qëndrojë në sital për dy muaj e të pushojë, derisa i shpreh keqardhjen për vdekjen e fëmijëve. Ai i tregon se Nita vdiq.



Spastrimi etnik dhe ndërgjegjësimi

Lufta e Bosnjës dhe ajo e Kosovës në fjalorin e politikës ndërkombëtare kanë futur një term të ri në trajtë togfjalëshi: spastrimi etnik. Çdo luftë në mënyrën vet e bënte fatkeqe popullatën në terrenin e së cilës zhvillohej, pavarësisht në merrte aktivisht pjesë në të apo pjesëtarët e saj ishin vetëm sehirxhinj.
1. Lufta në tokën e tjetrit
Mirëqenia e një vendi jo rastësisht matet me vitet e kaluara në paqe. Zvicra nuk e mban epitetin e parajsës së kësaj bote vetëm për bukuritë e saj rrallë, të përsëritshme gjetiu, por edhe për faktin se atje paqja dhe refuzimi i luftës është bërë më shumë se traditë, përkatësisht, një mënyrë e të jetuarit, edhe pse si vend shpesh u ndodh pranë vorbullës së shumë luftërave të përgjakshme. Shtetet e Bashkuara të Amerikës, gjithashtu, janë një dëshmi e pakontestueshme në favor të kësaj teze. Në të dyja luftërat botërore, që i kushtuan njerëzimit shkatërrime marramendëse, SHBA-ja shpëtoi në saje të faktit se pak ose aspak mori pjesë në to, njëkohësisht që e kurseu maksimalisht territorin e saj nga lufta, duke luftuar atëherë kur ishte e shtrënguar dhe kryesisht në tokën e huaj. Edhe pse gjatë Luftës së Dytë Botërore, vetëm në operacionin e zbarkimit të aleatëve në Normandi kishin mbetur të vrarë mijëra amerikanë, gjë që megjithatë dëshmon se SHBA-ja e kishte paguar çmimin e luftës në njëfarë mënyre, përparësia më e madhe qëndron në faktin se infrastruktura dhe popullsia e saj civile kishin mbetur pothuajse të paprekura. Lufta e Vietnamit është një argument tjetër që sforcon doktrinën moderne të luftës, sipas së cilës, edhe në rast se je në ndonjë mënyrë i detyruar të luftosh, luftën bëje në tokën e tjetrit. Me një fjalë, edhe kur popullata nuk e pësonte drejtpërdrejt nga përfshirja në luftime, pasojat që i shkaktonin ato në të shumtën e rasteve ishin të kobshme: uria dhe sëmundjet ishin dhuratat më të shpeshta që ia sillte lufta.
2. Spastrimi etnik - gjeneza e një ideologjie
Spastrimi etnik, kuptohet në përmasa më të vogla dhe në rend të parë si një ideologji, ka si origjinë vendin prej nga e kanë edhe zbatuesit e tij në Ballkan, pra Rusinë. Në njërën nga veprat më të rëndësishme të shkrimtarit të famshëm rus, Leon Tolstoi, të titulluar “Haxhi Murati”, shkruar më se njëqind vjet më parë, gjejmë një lloj definimi të asaj që sot diplomacia ndërkombëtare u detyrua ta quajë me emrin e vërtetë. Duke bërë fjalë për luftën e rusëve (edhe atëbotë për mbizotërim territorial) në njërën anë dhe për luftën për liri të popujve të Kaukazit, së pari të çeçenëve, nga ana tjetër, Tolstoi i vë në gojën e ministrit të ushtrisë, princit Çernishov, këto fjalë: “Mendoj se, sikur qëmoti ta kishin vënë në jetë planin e lartmadhërisë suaj (ministri po i drejtohej carit Nikolaj, vër. H.M.), në mënyrë që, qoftë edhe gradualisht e dalëngadalë, të përparonim, duke prerë malet dhe duke shkatërruar ushqimet, Kaukazi tashmë do të ishte i nënshtruar”. Lexuesi, më tej, në këtë roman do të gjejë shembuj të përshkrimeve që ofron Tolstoi, lidhur me mizoritë ruse mbi popullatën “armike” dhe pronat e saj, veprime të cilat shumë më vonë do të emërtohen me togfjalëshin “tokë e djegur” dhe që nuk ishte gjë tjetër përpos faza e parë dhe vendimtare e strategjisë së quajtur “spastrim etnik”. Pra, në qoftë se Rusia cariste plot 150 vjet më parë e kishte konceptuar teorikisht spastrimin etnik dhe kishte nisur me zbatimin e tij, pse u desh të kalonin hiç më pak se 150 vjet që dikush të merrte guxim ta denonconte atë? Një spastrim i shqiptarëve nga trojet e tyre etnike, i cili madje edhe i kalon përmasat tragjike të këtij të fundit, ka ndodhur pas Kongresit të Berlinit dhe, madje, edhe me dijeninë e fuqive të asokohshme. Mëse 600 vendbanime etnike shqiptare u zhbënë brenda pak muajsh.
3. Përvoja e re, një përvojë e hidhur
Luftërat në ish-Jugosllavi (Kroaci, Bosnjë - Hercegovinë dhe Kosovë) sollën mjaft ndryshime, përsa u përket qëllimeve dhe mjeteve të luftës. Është një gjë e ditur se raporti i viktimave ndërmjet ushtarëve dhe civilëve gjatë shekullit të kaluar e në vazhdimësi ka ndryshuar në dëm të të dytëve, mirëpo kjo luftë nuk ka shënuar një “përparim” të mëtejmë vetëm lidhur me shifrat, ngase rrënjësisht ka ndryshuar konceptimi i qëllimit themelor të luftës. Ajo më nuk bëhet për ta mposhtuar kundërshtarin, përkatësisht forcën ushtarake rivale dhe për të marrë kontrollin mbi një territor dhe mbi një popullatë të caktuar, sikundër konceptohej pak a shumë qëllimi i luftës më parë. Serbia po i synonte territoret në të cilat bënte luftë, por tani me një kërkesë pothuajse të paparë në histori. I dëshironte territoret pa popullsinë që jetonte në to, ndërsa metoda që do të jepte rezultate në këtë drejtim, gjithsesi, ishte spastrim etnik. E bindur se lufta për liri ishte rrënjosur thellë në shpirtin e shqiptarëve dhe se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ishte rezultat i këtyre aspiratave, Serbia u përcaktua që, më parë se ta luftojë rezultatin (UÇK-në), ta zhbënte terrenin në të cilin kurrë nuk pushuan përpjekjet kundër saj. Këtu në rend të parë edhe duhet kërkuar përgjigjja se pse forcat pushtuese serbe në Kosovë bënin ofensiva kryesisht në territoret jashtë kontrollit të UÇK-së dhe pse raporti i të vrarëve civilë - ushtarë nga radhët e shqiptarëve është përafërsisht 10:1. Deportimi me dhunë i gati një milion shqiptarëve gjatë kohës së luftës dhe i më shumë se gjysmë milioni gjatë shtypjes dhjetëvjeçare, djegia e qindra vendbanimeve etnike e të mirave materiale dhe shpirtërore, vrasja e mijëra civilëve, dhunimet e mijëra femrave shqiptare etj., nuk mund të konsiderohen si shfrenim i grupeve paramilitare dhe hakmarrje të forcave serbe për humbjet që kishin realisht në Kosovë, sepse e tërë kjo ishte pjesë e strategjie, e cila synim përfundimtar kishte tokën e Kosovës, por pa popullatën e saj autoktone; pra, pa shqiptarët.
4. Ndërgjegjësimi i pjesshëm
Administrimi i Kosovës nga bashkësia ndërkombëtare, që pasoi luftën nga e cila Serbia u largua kokulur, ishte një rast i mirë që edhe bota ta mësonte jo vetëm atë që dinin shqiptarët, që ata po e përjetonin prej një shekulli me radhë: dëbimin nga vatrat e tyre stërgjyshore apo spastrimin etnik. Në këtë pikëpamje, mund të thuhet se një numër i madh vendesh demokratike tani e pranojnë faktin se në Kosovë dhe në Bosnjë - Hercegovinë është zbatuar një strategji e këtillë ushtarake dhe se spastrimi etnik, tok me holokaustin, lirisht mund të konsiderohen si tmerret më të mëdha që përjetuan civilët gjatë shekullit të kaluar. Mirëpo, ky ndërgjegjësim nuk është shtrirë edhe në shumë pjesë të tjera të botës. Madje, mund të thuhet, se nuk shtrihet sidomos në ato vende në të cilat mund të hetohet elemente të veprimeve të ngjashme me ato që ndodhën në këto treva. Bie fjala, po ta dënonte Rusia spastrimin etnik në trevat e ish-Jugosllavisë, ajo përnjëherë, me logjikën e automatizmit, do t’i dënonte edhe veprimet e saj të sotme mbi popullatën civile çeçene. Ndërgjegjësimi lidhur me pasojat që ka shkaktuar spastrimi etnik nuk ka lëshuar rrënjë pothuajse fare te serbët, shteti i të cilëve, përmes politikës dhe ideologjisë, i bëri shumë prej tyre autorë në këto veprime makabre. Dikur, në Serbi, më parë mund të gjeje arinj polarë sesa mbrojtës të të drejtave të shqiptarëve dhe të boshnjakëve. Por edhe sot, fatkeqësisht, gjendja nuk ka ndërruar shumë. Pas gjithë atij spastrimi etnik të bërë në Bosnjë - Hercegovinë, shumica e serbëve flasin me krenari për rezultatin e gjenocidit, krenohen me Serbska Republikën e ngritur mbi shkrumbin e hirin e fshatrave dhe të qyteteve të djegura boshnjake, sikundër që, pas gjithë atyre tmerreve, pa menduar fare se ekziston integriteti moral i njeriut, krenohen se e kanë ruajtur integritetin territorial mbi Kosovën. Shumë luftëra dhe shumë tmerre, fatmirësisht, janë zëvendësuar me paqen dhe kjo u ka sjellë të mira edhe atyre që luftonin për të zaptuar më shumë territore, edhe atyre që mbronin vatrat e veta; shumë popuj janë pajtuar pas dekadave të përgjakshme dhe tani ato kujtohen vetëm si një ëndërr e keqe. Mirëpo kjo s’ka mundur të arrihej dhe as që mund të arrihet ndonjëherë pa një ndërgjegjësim të mirëfilltë lidhur me tërë atë që ka ndodhur.

Edmond Hoxhës dhe shokëve të tij


BEDRI ISLAMI


Preludi i lirisë


Edmond Hoxhës dhe shokëve të tij


Mbrëmë frynë erërat e Drinit dhe pëshpëritën emërin tënd,

pastaj ra heshtja dhe dëgjoheshin hapat e hënës,

na u duk sikur do të vije në vendlindje,

i hapëm portat dhe e premë zërin e nënës.


Në dritare u ulën brymëzat e para të kristalta

si shpirti yt dhe si e qeshura yte.

Nuk e dinim se çfarë dite ishte:e hëna apo e marta

i vumë emërin tënd dhe na u duk se mbërrite.


Atëherë nënës tënde të mirë i rierdhi fjala

nipërit dhe mbesat u zgjuan nga gjumi i parë.

Gjithshka ishte njerezore dhe e natyrshme

veç malli për zërin tënd na kishte marrë.


x x x


Për ku ishit nisur atë ditë të fundit të janarit

mbështjellë me të fshehtën që morët me vete..

na mbetën në mend çastet e ikjes

dhe dora e ngritur lart si përshendetje.


Rrugëtim i gjatë ky i juaji, i gjatë

të nisur - të pambërritur,

dorën mbi nagant

dhe syrin ku nxin nata

përthyer mbi veten

për të ngritur të tjerët

përgjakshëm përjetshëm

për bardhësinë e Kosovës,

shndërruar në mit

pa e ditur se si ndodhi...



Për ku ishit nisur atë natë -

kishit rrugë të gjatë për të bërë

ajo që ndodhi në buzërruge ishte ndalesa e parë

një çast i shkurtër jete

shndërimi në rrugë lirie

përjetsisht të rrugëtuar

të nisur - të pambërritur.


x x x


Thonë se ndërruan rrugë të gjitha erërat e bjeshkëve

kur ra Zahiri

njera dorë i përfshiu Çiçavicën

dhe tjetra në malet e Sharrit,

gjakun ja lanë ujrat e Drinëve

ia mbështollën dhimbjen të gjitha nënat,

ia fashitën plagët të gjitha motrat

për të ja kthyer sërish Llapit,

ashtu të madh dhe të bukur

me gjoksin e kthyer në bronx.


Dëbora e bardhë i ngriu nëpër flokët e zezë

në fillimin e buzëve ngrinë hejet e buzëqeshjes

diçka i mbeti në cepin e syve - meraku i madh i Kosovës

i u duk se po dëgjonte sërish hapat e nënës

pastaj erën e jashtëzakonshme mëngjezore të tokës

gjithshka tej për tej ishte veshur në argjëndin e hënës

ai po vinte drejt nesh - duke ikur

lulëkuqet kishin zënë vend në gjoksin e tij

ishte ditë e fundit e janarit,

tridhjetëenjë.



x x x


Thonë se ujrat e lumit ngrinë atë fund janari

ndersa mbyllte sytë Hakifi

gjithë jeta e tij kishte qenë e lumëshme..

dhe menduan ujrat

në se do të ngrijmë, nuk do të ketë vdekje

nuk ka se si të ketë

ai futi mes vetes gjithë çfarë kishte mbetur

i mbeti një fjalë e pathënë në fillim të buzëve

në sytë që po mbylleshin zuri vend Kosova,

gjithë bjeshkana u mblodh rreth vetes,

kishte dhimbje apo mall për jetën që po shkiste dhe pavdeksinë që vinte,

ne shtegun e shtëpisë zunë vend zëra fëmijërie,

ai do te rrinte mes ujrave qe shkisnin

si dallgë e bardhë lirie...




x x x


Kur mbylli sytë Edi,

thonë se yjet shpejtuan të futen brenda qepallave të tij,

u dëgjua shushërime e zërit të motrave

flokët i u përshkënditën nga plagët

i ra mbi ballë dushkimi i parë i bjeshkës,

pastaj filloi të pikonte dëbora

u çelën njëherësh të katër horizontet

u shkërmoqën gurët e bardhë

dhe u ndalen motet..


pastaj, në heshtjen e çuditshme të borës që binte

u dëgjua zëri i tij :


" Nënë më prit

do të vij në një mëngjez të tjetërsuar

hapat e mi do ti dëgjosh nënë hënë

më prit pragut e përmalluar

unë do të rikthehem nënë..


atdheu le të më fashojë plagët e gjoksit

kokën do më marrësh në prehrin tënd

më prit nënë deri në agun e mëngjezit

pranë sofrës më prit e më bëj vend


x x x


Ikët të tre

..kur duheshit më shumë se kurrë

mbështetur tek njëri tjetri si në vetvete,

ujrat e Drinit kishin ngrirë tashmë,

njerëzit po çelnin gjoksin për të parë zemrën

në mund ti qëndronte asaj që do të vinte.


Ishte ftohtë.Fund janari.31.

Dheu ishte i ngrohtë.

Zemra ishte e fortë.


x x x


Edi ,

Janë rrëzuar bjeshkët e Junikut përmbi ballin tënd ,

çelur kanë ujvarat në sytë e tu

pafundësisht të pastra si meraku i motrave,

çuditërisht të vrullshme si mbështetja e vllait,

në shtegun e ballit lëviz mendimi

pranvera ende nuk ka ardhur e plotë në jetën tënde,

ende shume vite janë përpara..


Në bjeshkët e Junikut bëre emërin tënd

U bëre bjeshkë lirie dhe ligjërim malli

njerëzit të kërkojnë në çdo vend

në një cep rruge a në një fillim mali...


U mësuam me emërin tënd Edi

si me jetën që do të duhej të vinte

si me dëborën e pushtimit

që do të duhej të shkrinte

si me lirinë që e prisnim :Ku ishte?

u mësuam befasisht me emërin tënd...


Nuk do të donim të mësoheshim aq shpejt,

do të donim të ishe ende, diku, mes nesh,

nje fjalë e thënë lirie mes miqve,

një dorë e zgjatur përtej hekurave ku ndodhet "Davidi"..

një shkreptimë shprese në vetminë e" Remit",

tingëllimë e jetës në ditët e" Çelikut",

vijë e bardhë e përjetshme në rrugëtimin e "Kapuçit",

fjalë malli për bjeshkët e "Kumanovës",

rrugë e panderprerë në shtegtimin e "Mërgimit",

vazhdim i një ëndrre në ditët e Adrianit,

bjeshkim i luleve në muranën e Luanit,

pjesë në zemrën e hapur të Fehmiut dhe të Xhevës...



e në fund të fundit,

me njëzet vitet e tua,

një fjalë e pathënë dashurie në sytë e një vajze...


x x x


Ti nuk mund ta dish Edi,

nuk ta kemi thënë asnjëherë ,

e mbanim në vete si pjesë të jetës....


kur ju ratë

dhe çuditërisht ishit në secilën ditë më afër jetës,

shumë larg

në një vend të huaj, mjegulluar nga gjithshka

një njeri i jashtëzakonshëm,

ndërsa ngrinte gotën e bardhë të ujit

thonte krejt natyrshëm, si një pjesë jete

"Mos e pifshim këtë ujë

në mos i a merrnim hakun Edit

mos i paça këto duar

mos e paça këtë besë

bjeshkët le të turiten mbi mua

terri mi mbuloftë sytë

e kurrë më mos e pafsha Kosovën,

dherat le te nxijnë emrin tim

ujrat le të përmbytin vatrën ku kam lindur

varrit le të më nxjerrin shkinakët,

në mos ja merrsha hakun

emrit mos më thënçin Fehmi Lladrovci"


Ti nuk mund ta dish Edi

Kështu ka ndodhur një ditë fillim shkurti

të vitit nëntëdhjetë e shtatë.

Ti mund të jesh i qetë Edi

Fehmi Lladrovci - fjalën e kishte të paktë

punën e kishte të saktë...


x x x


Kur mbrëmja vjen dhe zbret ngadalë mbi Junik

kur malet përflaken nga dielli që ikën

dhe korijet e bjeshkëve duken sikur flakë kanë marrë,

kur retë janë tejskuqur dhe era tund degët,

kur grurët zë verdhon dhe ndjejmë shijen e bukës,

kur ujrat e bardha rrjedhin drejt vendit të ëndrrës tënde-Shqipërisë,

kur në mbrëmjet e Prishtinës ulet mjegulla e bardhë

si ëndërra juaj për Kosovën,

atëherë ndjejmë hapat e tua që afrohen

tingëllimën e njohur të hapave të tu...


ndjejnë njerëzit se

në erën e papërsëritshme të bukës në magje,

në fjalët e pathëna të nënave për bijtë e tyre,

në merakun e motrave për vllezërit

dhe drithërimin e zemrës,

në shqetësimin e etërve që vetëtin padukshëm në ballin e rrudhur,

është edhe prania yte.


Atëherë u duket njerëzve se bashkë me lisat e bjeshkës

lëviz drejt tyre shtati yt i gjatë,

se bashkë me pëshpëritjen e erërave

vjen edhe zëri yt


nënat ngrihen dhe vënë në tryezë edhe një pjatë më tepër,

motrat e ruajnë copën më të shijshme të bukës për ty,

etërit shohin nga vendi ku duhej të ishe edhe ti

dhe të thonë " Mirë se erdhe"

dhe ndjehet nëpër dhomë buzëqeshja yte,

ashtu si e kishe në atë fund janari,

në tingëllimën e hirtë të Prishtinës së pushtuar,

në rrugëtimën e përjetshme dhe krismën e nagantit

në dëborën që skuqi ...


xxx


Kur ju niseshit drejt vdekjes për të ribërë jetën

erë e janarit fryente dhe në Velani..

rrugët nuk ishin ngrirë

dhe strehëve nuk ishin varur hejet e akullt,

rrugëzat ishin të qeta

si të gjithë gjërat e boshta

diku tej kishte rënë dëbora e rradhës

por asgjë nuk ishte zbardhur...


Njeriu i Vetmuar qëndronte në katin e dytë

mes dhomës ku kishte gjithëfarë gurësh,

e ndjente të ftohtin dhe mbështillej pas shallit

i dëgjonte putrat e erës në dritare

vërshëllimën e lehtë të hapave të ditës

përtej perdeve ishte gjithshka si kishte qenë..


Ishte në pragun e së premtes

duhej të thonte edhe kësaj rradhe një pëshpërimë.

ende nuk i dilej..

dëbora ishte larg dhe rruga ishte e zbrasët,

pemët ishin zhveshur dhe krojet po akulloheshin

dëgjohej zëri i gështenjave të egra në mbrëmje

..pastaj e ndjeu ardhjen e natës,

diçka i u mbyll në shpirti dhe heshti

rruga ishte e zbrastë

erëra nuk fryenin...


Njeriu i Vetmuar mbështillej pas shallit të gjatë...


x x x


Kur ju ratë burrërisht dhe grisët natën

toka ende ishte e përgjakur

lulet në muranë ishin ende të freskta

dhe era e mëngjezit i a hapte petalet si të hapte zemrat

Kur emëri i Zahirit, Hakifit dhe Edmondit po bëhej i përditshëm

Njeriu i Vetmuar

në katin e dytë të dhomës me gjithëfarë gurësh

mërdhitur në trishtimin e paditshëm përse

pikëllohej nga erërat që ende nuk ishin të akullta..


x x x


Kur mbrëmja bie mbi Kosovë

dhe luginat përflaken nga dielli që ikën

erërat marrin me vete të katër horizontet

degët e pishave përkulen me mërmërimë pyjesh

dushkajat diçka flasin me shoshoqen..


atëherë fillojnë e zbrastohen shtigjet dhe hapen kullat

dritat e largëta duken si frengji të jenë

poshtë dritareve ende ndjehet era e luftës

dhe njerëzit hapat e natës i ndjejnë


Nuk janë mbyllur portat e heshtura të kullave

Kurrë mos u Mbyllshin !

përmes tyre, si përmes ciklit të legjendave

Edi,

vjen një burrë

ende i pathinjur

me fillimin e një buzëqeshje të madhe në cepin e syve

me fjalën e butë, flokët hedhur supeve

mjekra e derdhur si valët e Drinëve

drita i rrjedh përmes krahërorit

për tek Ai ishe nisur atë natë fund janari

si drejt një jataku të lirisë

drejt tij ishin nisur të gjithë ata që përbetoheshin për Kosovën

më shumë se për nënën

të gjakuarit e përhershëm , të pathyerit e përjetshëm...


Vjen një burrë përmes portave të kullave

erërat ndalen dhe dëgjohet ecja e lehtë

lisnajat lëvizin sëbashku me të

ai e njeh zërin e pyjeve dhe flladin e malit

njerëzit njohin hapin, zërin, të qeshurën e syve

fjalën e mirë dhe gjurmët e Adem Jasharit..


Nuk ka asgjë të jashtëzakonshme në vete

veç tek sytë mund ti shikosh gjithë trojet e të parëve

mund ti shikosh dallgët e bardha në dete

dhe këngët e herëshme të shqiptarëve...


Ai vinte nga një dhëmbje e thellë

Ku shkonte ? - e dinte me siguri

përtej vitesh fjala e mirë i rrjedh

Nuk luftuam për vete

Bëmë Shqipëri..


Drejt tij ishit nisur

ende të pambërritur

dhe përjetsisht bashkë...



x x x


Çfarë ishte për tu thënë,

u tha

Çfarë ishte për tu bërë

u ba...


Drenica u zgjua me kulmin e shtëpive mbi kokë

me barin e porsaçelur si dorë e pafajshme fëmije

me mjegullën e bardhë të marsit si fill reje mbi tokë

me agun e purpurtë, si fillesë pafajsie.


Në mbrëmjen e tretë nuk do të ishte kështu

kulme nuk do të kishte dhe bari do të ishte i përgjakur

veç themelet do të mbetnin përjetsisht këtu

mitisht të përflakur...


Drejt saj ishit nisur

mitit të shndërruar ne jetë....


Atë ditë të fundit të janarit

kur krojeve vareshin hejet e akullta dhe toka kish ngrirë

ju mbështetët kokën mbi plisat e barit

gjaku që rridhte,

i jepte dheut ngrohtësinë...



x x x


Paj, mos mi përmendni plagët e gjoksit

lerni të rrijnë ata si lulëkuqet e janarit,

me buzët e hapura si fjalë dashurie

gurgullimë e zjarrtë në mesin e acarit


Nuk më dhëmbin plagët, nuk më dhëmbin

as gjaku që më rrodhi nuk më dhëmb aspak

është skuqur dëbora dhe është zbardhur gjoksi

veç shpirtit thellë e kemi një plagë


Paj mos na i përmendi plagët që morëm

e dinim se mund të ndodhte kështu

veç hipokrizinë si vemje të përgjakur

nuk mund ta durojmë këtu


shikoni si përulen djallzisht ata që na shanë

shikoni si i zgjedhin lulet tinzisht ata që na mallkuan

ne goditën pas shpinde, tradhtuan e vranë

përdredhur pas shallit " interpolin" kërkuan.


shikoni si ditën vijnë tek varret tona sylagur

dhe netëve shkruajnë dosjet e rreme të shokve tanë

asgjë nuk ka ndryshuar, aspak nuk janë plakur

pa shpinde përsëri na goditën e na vranë


Paj mos mi përmendi plagët e gjoksit




x x x



Kur terri ikën ngadalë dhe bjeshkët e Junikut përshkënditen

ashtu si balli yt pranveror në një fund janari

kur mjegulla zë e çohet dhe zbulohen fushat

kur gjethi çel dhe dushkaja nis frymon

kur nga toka ngrihet avulli dhe rilind jeta

kur fëmijët hapin sytë dhe brenda tyre kanë diellin

kur bryma e bardhë, si ëndrrat e tua

nis e bëhet një me ajrin

kur qerpiku i motrave hapet dhe shndrit mëngjezi

kur zëri i vllait bëhet një me ditën

atëherë e ndjejnë njerëzit se ti je aty

në fillimin e bjeshkëve dhe rrugëzat e diellta

e ndjejnë në ajrim zërin tënd të njohur

hapat e shokëve të tua i ndjejnë gjithnjë e më shumë

hapa lirie janë

mbështetur pas një emëri - UÇK


x x x


Është e koritur vdekja me ju

përtej vdekjes ende nuk çmalleni me jetën

nisur për diku dhe pa mbërritur kurrë

rrugë e vështirë ajo e lirisë

pritat si sytë e verbër të përgjakjes,

tytat e armëve si tunelet e zezë të vdekjes

emblema të huaja, gjuhë e huaj

këpucë e huaj, vdekje e tjetërsuar...


E rëndë është dhimbja,

gjithë bjeshkët e Kosovës nuk maten me të

i zezoi ditët dhe i shndërroi netët në terr të ankthtë

ciriliqet u sulën mbi gjuhën shqipe,

korbat u dyndën nëpër palët e flamurit

përbuzshëm na e derdhën gjakun

na i shterruan lotët

gjuhë e huaj,këpucë e huaj, vdekje e tjetërsuar...


x x x


Eh Kosovë e mirë, e plakur nga hallet

e përjetshme, e re, nga gjaku që fale

ti vranë bijtë e tu si pëllumbat në male

e prap nuk u ndale..


Kosovë, o ëndërr e bardhë, e përjetshme

gjakuar nga luftrat, nga bijtë e rënë..

të shkoi gjithë jeta në përpjekje

kjo jetë e rëndë..


Kosovë moj hallemadhe si askush,

plot derte, gjak e vaje

ti dogjën vatrat, i kthyen në prush

e prap nuk u ndale..


Ti nisën djemtë e tu burgjeve të errta,

Goli Otok, Staragradishkë a Dubravë

të përgjakën me tytat e hekurta,

por prap nuk të vranë...


U ngrite ti mbi këngë dhe legjenda

mbi mallin e pashuar të tokës

rrjedh mes teje gjaku i të rënëve

rrjedh gjaku i Edmond Hoxhës..


x x x


Mbrëmë fryenë erërat e Drinit dhe thanë emrat e dëshmorëve

pikuan gështenjat dhe u çelën bohçet e pishave

zemrat e nënave rrekëllitën çuditërisht shpejt

sytë e vajzave mbetën në fillimin e shtigjeve

u hapën njëmijëenjë portat e Kosovës

erërat e lirisë kaluan mespërmes Drenicës

mes mijra zërave që ecnin nëpër mal

unë dëgjova zërin e gjeneral Edmond Hoxhës...






ME BESONI...

Nga Iljaz Prokshi


(Miqve te mi)



A me besoni ju miqte e mi
se jam i sinqerte
ju flas haptas me ndjenja dashurie
A besoni se ndiej mall
e pashuar per ju
shpeshhere ulem ne ndonje cafe
apo restorant
marre nje kafe per vete dhe per ju
fill i vetem
me halle qe as ju mbase s'i dini
dhe ju mbase keni halle
por hallet jane te ndryshme
e gjate asaj ndenje
marre ndonje cope leter e shkruaj
po cfare te shkruaj ne kete amulli kohe
A ua merr mendja ndonjehere
se e keni diku ne mik
nje vella qe ju do
se une keshtu ju mendoj perhere
nje dite oh nje dite sa kisha dashur
te ulemi te katertit bashke
ne nje resorant duke cuar nga nje gellenjke
me usiki te forte
t'i kujtojme vuajtjet gezimet dembjet
te bejme gaz per te hequr merzine
te degjojme njeri-tjetrin me dashuri
te flasim per hallet e njeri-tjetrit
per familjet per problemet
per artin pergjithesisht
te dime me saktesisht
cfare shkruan Flori Gezimi Engjelli
c'ben maestro Hajdi
se Shkrimi eshte i Shenjte
dhe secili nga ne kemi nga nje Engjell te Mire
qe na prine ne jete
Tash degjomeni
gjejeni pakez kohe
qe kurre s'i mjafton njeriut
dhe ejani ju te mergimit
te takohemi ne Prishtine
apo ku do t'ua do zemra
sall ne
ta heqim nje cike kete mallengjim te zi
te mos e harrojme ate dite
sepse ata qe harrojne
s'dine as te dashurojne
o miqte e mi
ti Gezim
ti Flori
ti Engjell
ti Hajdar
Eshte me mire te jetosh
eshte me mire te dashurosh
A me besoni pernjemend
Prishtine, 18 nentor 2005

Shkim me shkas per Nostaligjine Serbe te Edvin Kristaq Remes :Mallkim ju qofte gjithe pjesemarresve te ketij qe as emerin smund tia them


Letër e hapur organizatorëve dhe spektatorëve të koncertit të Goran Bregovicit në Tiranë


Zotërinj, pse ndiheni inferiorë?



Kjo letër iu adresohet të gjithë atyre, që në një mënyrë, kanë pasë lidhje me koncertin e "bujshëm" të Goran Bregovicit në Tiranë; organizatorëve, sponzorizuesve, mediave përcjellëse dhe spektatorëve të "zjarrtë".



Zotërinj "kozmopolitë", që keni pritë Goran Bregovicin, kam dëshirë që t'ua përkujtoj disa gjëra, të cilat ju i dini më mirë se unë. Goran Bregovici është një këngëtar serb (në të vërtetë, ai rrjedh nga një familje e përzier serbo-kroate, por formimi i tij, edhe artistik, është dhe mbetet serb), një prej atyre që cilësohen se kanë përkrahur, në një mënyrë a në një tjetër, ekstremistët serbë, që kanë shkaktuar masakrat e tmerrshme në dhjetëvjetëshin e fundit të shekullit të kaluar. Në mes tjerash, ai nuk guxon të shkojë as në Zagreb e aq më pak në Sarajevë (jo pse frikësohet nga banorët tejet paqësorë të këtyre dy kryeqyteteve, por e ndalon diçka që është e ngjashme me atë që nuk e lejon të vie në Prishtinë). Ai është njëri nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të regjisorit Emir Kusturica, i njohur për përkrahjen e dhënë elitës politike serbe të fundshekullit XX (me gjasë, ju e çmoni edhe atë shumë). Përveç kësaj, Goran Bregovici njihet edhe për shumë këngë e kompozime, që thërrasin në ekstremizëm, që ftojnë në vrasje. Ne nuk e dimë të sigurtë, por duke iu referuar një burimi mirë të informuar (vlerësimin e të cilit e kemi dëgjuar këto ditë), kompozimet e tij kanë ngjyrim të theksuar çetnik. Për më tepër, ai është një "artist", i cili kurrë nuk ka thirrë për ndaljen e gjakderdhjes (një artsit me epitete, çfarë ju i dhatë këto ditë, duhet ta bënte këtë doemos), edhepse ai ka pasë mijëra mundësi të bëjë këtë, për shkak të famës që gëzon tek një komb, i cili, poashtu, ende nuk po kërkon falje për krimet e bëra.



Unë nuk e di nëse i keni kuptuar tekstet e këngëve të G. Bregovicit apo jo, mirëpo ne ju kemi parë se keni rënë në delirium atje në Pallatin e Kongreseve. Në mes tjerash, në ekstazë ka qenë edhe Manjolla Nallbani, e njohur te ne për këngët kushtuar dhimbjes së shkaktuar nga bashkëkombasit e Bregovicit. Marr të drejtë të pyes, Zonja Nallbani, na tregoni kur keni qenë e sinqertë: atëherë kur këndoje për lotët dhe dhimbjet e fëmijëve të Drenicës apo në natën e dytë të koncertit të Goranit. Sa për njoftimin tuaj, sinçeriteti në të dy rastet nuk është i mundshëm, në rast se ende ekzistojnë kufizimet e përbotshme të një personaliteti njerëzor. Sa për kryebashkiakun e Tiranës, kjo fletë është tepër e bardhë për të paraqitur të gjithë atributet që i meriton ai. Vetëm një çështje, kanë ekzistuar miliona destinacione më të mira për atë çelës që i është dorëzuar Bregovicit. Inferioritet i shprehur publikisht, nga një person që e mban veten të jetë karizmatik. Vetëm për një punë gëzohem për Edi Ramën. Simbolika e kundërt e dorëzimit të çelësit të një qyteti, ai historik, i dorëzimit të çelësave të kalave (qyteteve të atëhershme) nga renegatët tek armiqt tanë. Pra, le ta trajtojmë këtë gjest ashtu. Edhe ju të tjerët, që keni kënduar, vallëzuar, hallakatur e grisur fytyrat për Bregovicin, ta dini se ai dhe bashkëkombasit e tij, kurrë, nuk do të pranojnë që në qendër të Beogradit, të jehojnë tingujt e muzikës shqipe. Pra, ju jeni treguar inferiorë. A jeni më të vërtetë?



Andaj, zotërinj "kozmopolitë", pse ndiheni inferiorë? Pse ndiheni të vegjël përpara pjesëtarëve të një kombi, që nuk ka forcë ta dënojë të keqen, që nuk ka forcë të kërkojë falje për krimet e bëra në emër të tij dhe, së fundi, një kombi që nuk ka mundur të nxjerrë në dritë madje një libërth, ku do të shprehej e vërteta. Një komb, i cili nuk mund të nxjerrë asnjë disident të vërtetë përveç konformistëve të mjerë dhe një kombi i cili, ende, zgjedh për heronj kriminelët e njohur dhe të ndjekur ndërkombëtarisht dhe i cili komb, brez pas brezi, prodhon elita që kërkojnë të derdhet gjak fqinjësh, posaçërisht, po e them prapë, posaçërisht, gjak shqiptari. Mos u arsyetoni duke thënë se vetëm politika apo konjukturat e veçanta politike e kanë fajin dhe se kombi nuk ka faj; ky është një arsyetim idiotesk dhe pyetni njohësit e vërtetë të këtyre gjërave-kjo nuk qëndron fare. Faji është kolektiv. Këtë e tregon edhe mospranimi i këtij faji, mungesa e forcës për të kërkuar falje në mënyrë kolektive dhe, për të mos e zgjatur, aspiratat e serbëve për të derdhë ende gjak shqiptari.

Ftesa dhe sponsorimi i një "artisti" të këtij kombi, sidomos nga viktimat e këtij kombi, është edhe një inferioritet. Pse, zotërinj, pse?

Zotërinj, pse mendoni se kombi serb ka kulturë të lartë, kur në njezet-tridhjetë vitet e fundit, nuk ka nxjerrë asnjë artist, intelektual, shkencëtar e aq më pak një politikan, i cili do të fliste (apo bënte) diç morale, diç normale, diçka të pranuar nga bota normale, jashtë kësaj ballkanike.

Zotërinj, pse mendoni se miksturat rome janë vepra të mëdha arti? Në Pallatin e Kongreseve, tek spektatorët, unë pashë artistë shumë më të mirë se Bregovici. Çfarë ju shtyen të mendoni se ai është më i madh? Çfarë ju shtyen të jipni epitete të tilla, të cilat një orkestër e tillë do t'i merrte vetëm nga njerëz, që janë nën ndikimin e alkoholit apo ndonjë lëndë tjetër dehëse?

Për fund, ju që keni rënë në trans duke vallëzuar dhe kënduar me Goranin (sigurisht, tanimë ai është bërë i afërt për ju, për këtë e thërras vetëm në emër), mos mendoni se këngët e tij ishin vetëm serbisht (duke e ditur se ju nuk e keni pasë "fatin" të mësoni gjuhën serbe, unë guxoj të mendoj se nuk i keni kuptuar vargjet-edhe ashtu të pakta-të Bregovicit; pse atëherë gjithë ai delir dhe ato dridhje të belit në Pallatin e Kongreseve), ato ishin përzierje melosesh, ku dominonte fryma rome. Nëse ju e quani art të mirëfilltë këtë, unë ju uroj për orientimin.



Fare në fund, vetëm ta dini se lotët e fëmijëve të Kosovës, për të cilët ju keni shkruar dhe kënduar këngë, ende s'janë tharë; mund të jenë edhe lotët e ndonjë fëmije, i cili është dashtë të marrë pjesë në edicionin e radhës të "Gjeniut të vogël", në TV-në tuaj (KLAN), por ju, për hatër të Goranit, ua keni shtyrë emisionin e tyre të dashur. Ju lumtë edhe për këtë!

Prof.Dr.sc.Hasim Rushiti

Fakulteti i Shkencave Sportive

Prishtine,11.04.2006.


Minella Aleksi:Bashkëbisedim me Teodorin (leter)



E kisha mysafir Teodorin dhe për ta ngarë muhabetin vumë përpara nga një gotë verë, pavarësisht se ai dukej i gatëshëm për bisedë. Dukej sikur ishte nga ato ditët e veçanta kur njeriu do të thotë diçka që ka kohë që e bluan në mullirin e tij të mëndjes.
Ishte shpirt i lirë dhe model i qytetarit me sqimë, që na kënaq sa herë që e kemi mes nesh nën dritën e abazhurit duke lexuar, pasi dihet se është shpirti që gëzon dhe jo kamja që të zvetënon.
Mirëpo edhe unë kisha kohë që e mendoja dhe doja t’ia thoja një përshtypje shumë mbresëlënëse nga koha kur ai ishte zgjedhur nga populli si përfaqësues i një zone në Parlament.
Dhe atëhere kur ishte koha e turmave ai u ngjit në podium dhe mbajti një ligjëratë model të sarkazmës politike dhe humorit të hollë lidhur me punën vetmohuese të qeverisë Meksi në epokën e fajdeve.
I them Dorianit që na solle imazhin e Nolit në Parlament, kur ligjëronte për deputetët halldupë.
Dhe Teodori duke buzëqeshur fillon të shtjellojë idenë e tij: - Unë i dashur mik ia qava shumë hallin kryeqeveritarit Meksi në atë kohë, sepse atij i kishin dhënë një këmborë varur në qafë, por që shumë shpejt ia xhvati Njëshi, që kishte vulën e shtetit në dorë dhe që i donte të dyja edhe vulën edhe këmborën.
Kështu që Meksi i dashur mik, edhe atë vegël që kish për të tundur e humbi me dëshirën dhe vullnetin e tij dhe ne këtyre lloj vegjetuesish pa këtë vegël administruese u themi dash pa këmborë. Them e la me vullnetin e tij, sepse edhe kur kish rast që të shqelmonte Atë të vulës, jo vetëm që nuk e bëri, por u fut në tufë me delet dhe u bë as dele as dash.
Dhe vazhdon mysafiri – prita ca kohë që të shihja ç’do bënte Vulë dhe Këmborë mbajtësi më pas dhe do ti që pas shumë zallamohish me kopenë dhe grupin e çobenëve, pas një shtrëngate politike dhe tërbimi të grigjës, nuk ndjehej asnjë i zoti që të merrte përsipër dhe të ngarkonte në shpinë Vulën dhe Këmborën bashkë, me pwrjashtim tw njwrit qw iu çfaq imazhi hyjnor kur ishte duke mbushur verw nga buti i madhwshtisw.
Këtu Teodori bie në të thella dhe pas një heshtje domethënëse të shoqëruar me një gllënjkë verë, më drejtohet me një zë të qetë: Unë mendoj se e njoh disi jetën dhe që në rini kam filluar të studioj kuptimin e jetws me ndihmën e një miku të vjetër të stazhionuar në butet e shkollave të vjetra në kurbet, kuptimin e asaj jete të paraqitur me kode tek vepra e kryemjeshtrit Da Vinçi – Darka e Fundit.
E kam parë dhe riparë, menduar dhe interpretuar sipas vlerësimit tim dhe gjithmonë thoja me vehte dhe miqtë e mi se u gjënd një kryemjeshtër që na dha për 500 vjet kuptimin e moralit të jetës me anë të një pikture.
Rreth historisë së këtyre dishepujve do e vërtiste, do e përshkruante dhe transmetonte mesazhin e historisë njerëzore për 500 vjet.
I përmban ajo të tëra veset e shoqërisë, që nga vuajtja e shpirtit tek mungesa e ndershmërisë, nga mashtrimi makabër tek gënjeshtra, që nga vetmohimi për të tjerët dhe deri tek braktisja e idealeve dhe kështu me radhë miku im, unë mund të të flas shumë për këtë temë ngaqë e kam të fushës time të artit dhe hobit të të shkruarit dhe jam marrë me atë.
Ajo që më mundon më thotë Teodori në bisedë e sipër është dilemma nëse ka ndonjë kryemjeshtër tjetër nga fusha e mjekësisë që të portretizojë kuptimin psikologjik dhe personalitetin e politikanëve në përgjithësi, të cilët udhëheqin shtetet në epokën moderne dhe këtu më duhet ndihma jote si i lëçitur që je në këtë fushë.
Tendoset i tëri Doriani kur nis t’i them që ashtu sikurse 500 vjeçari i mëparshëm kishte mjeshtrin e vet të Darkës së Fundit edhe ky 500 vjeçar i kohës moderne ka mjeshtrin e vet, i cili i kaloi të gjitha shkallët e hierarkisë shkencore dhe në fund nga pozita e mjeshtrit dha përcaktimet e tij për ata që duan t’i ndjekin në jetën mbi tokë. Pa pritur akoma t’i them emrin e mjeshtrit, Teodori më ndërpret se mos e harron atë që i erdhi në mënd dhe thotë: Po si është e mundur që kryemjeshtri i kaloi të gjitha shkallët e hierarkisë derisa u bë i tillë, e këtu tek ne u varin këmborë ca qingjave pa lesh, që s’kanë qënë regjistruar më parë në asnjë listë inventari borderoje dhe fap e në krye të qeverisë?
Mos ndoshta ka zyra nëpër atë Europën plakë që bëjnë sikur s’durojnë dot të indoktrinuarit nga era komuniste dhe na sugjerojnë këta qëngja të pa indoktrinuar nga vera vdekjeprurëse e ideologjisë marksiste, por pa vegël për të tundur, paçka se na mbajnë në vënd qëndro ?
Prit i them Teodorit, mos më ndërpre se s’të kam thënë akoma emrin e mjeshtrit e pastaj të njohësh të thënat e tij.
E vazhdova më tej të hedh ca verë në gotë për vehte e për mikun.
Kur në Europë filloi të ndjehej era e luftës së dytë botërore, vëndi që po rritej pa ndalim, Amerika, e mori mjeshtrin Frojd dhe e la në Londër nën kujdesin e Mbretëreshës angleze, duke i thënë që ma ruaj këtë djalë dhe lëre të punojë, sepse i ka vënë vehtes një detyrë. Për të mirën e shoqërisë po përcakton kriteret sipas të cilave do zgjedhim liderat e ardhëshëm që mbas lufte do fillojnë të kungohen në Uashington e Londër dhe jo më në Paris e Romë.
Frojdi do ishte Somelieri i shijeve dhe aromave të politikanëve të ardhëshëm e në bazë të psikanalizës së personalitetit të tyre, të detajuar deri në imtësi prej tij, do bëhej zgjedhja e duhur ose e dështuar e tavolinës së madhe të Drekës Moderne të Frojdit.
Tani e kuptoj, më ndërpret Dori, kuptimin e shprehjes popullore të hëngërsha Drekën, d.m.th. dreka përpara fundit.
Ndërsa Da Vinçi na la Darkën e Fundit, Frojdi na la Drekën e Psikanalizës, me anë të së cilës mund të çkodojmë tiparet dhe psikologjinë e liderave, karakterin agresiv, këmbëngulës në qëllimet e mbrapshta, apo ndjenjën e sakrificës dhe vetmohimit për interesat e shumicës.
Të mund të bëjmë dallimin e atij që kërkon të drejtojë me kolegjialitet dhe e kundërta, përcaktoi tiparet e atij që shkon drejt diktatorit.
Në këtë moment ndërhyn menjëherë mysafiri duke sjellë shëmbuj nga jeta jonë e ditës – Me sa duket ne duhet të jemi shumë miopë që nuk i përmbahemi kritereve të këtij mjeshtri, përderisa kemi këtë katrahurë politiko shoqërore sot në vënd.
Përpiqem t’i shpjegoj Dorit se sollëm ish Vulëmbajtësin në krye të tufës, por kësaj radhe i besuam Këmborën, duke harruar ca mësime të mjeshtrit. Mirëpo këmboraxhiu do edhe Vulën, vet firmos e vet vulos, sipas shprehjes shteti jam unë.
A ka mjeshtri ndonjë përcaktim për këtë rast ? pyet ai menjëherë.
Prit i them se do të t’i rrjeshtoj ato më kryesoret dhe më të qartat e pastaj bëji deduksionet vet.
Kur mjeshtri përcaktonte tiparet e politikanëve të mijëvjeçarit të ri, mbartur edhe nga eksperienca e ustallarëve dhe personazheve historikë të mëparshëm, përgjëronte mbi kazanin e mushtit karakterial dhe në varësi nga aroma e tij dhe vazhdimësia e proçesit të maturimit, përshkruante tiparet e shijeve karakteriale njerëzore, lakmitë e tyre, dedikimin e tyre për dalldisje apo në të kundërt për vetpërmbajtje, kështu që si puna e vendosjes së shisheve në tavolinën e drekës ai përshkroi rregullat e zgjedhjes dhe vendosjes së figurave në tavolinën e pijetarëve të politikës.
Por nga proçesi i maturimit, thekson mjeshtri, varet edhe radha e dehjes së politikanëve nga fuqia e pushtetit dhe kjo dehje vjen sipas radhës së numrave algjebrikë, pra nga Njëshi.
Këtu më rri, më thotë Dori, se kjo puna e njëshit është gjithëandej çelësi i enigmës. Sa jam marrë me këta njëshat dhe e di përse – më ka mbetur në mëndje shprehja e Sovranit të katandisur në moçal si buajt në llucë që - e keqja dhe e mira vijnë përherë nga koka, pra nga peshku Njësh.
Dhe mjeshtri Frojd të shpjegon se kur njëshi i gëzohet thirrjes së turmës, nxitur nga ata që e rrethojnë dhe përmëndet nga njerëzit si p.sh.: po vjen Komandanti, do flasi Kryetari i madh i partisë që e ringriti nga përbaltja, apo po pritet ardhja ose votimi i Doktorit, sikurse përmëndet nëpër podiume para turmave se tani do na nderoj me çfaqjen e tij në publik qytetari i parë i Kryeqytetit, etj, etj, atëhere mos u çudisni o njerëz kur më pas të dëgjoni Njëshin t’ju thotë se unë jam e vërteta absolute. Dhe kështu njëshit i fillon dehja që i manifestohet me çfaqjen e vehtes si atë të një njeriu shumë të fortë, si njeri i veprimit të shpejtë, që parashtron ide me deklarime konçize të përsëritura pa rast e vënd, me fraza të shkurtëra të shprehura me tone orakulli dhe triumfatori, me gjestikulacione shkatërruese për kundërshtarin, duke përdorur shumë metafora, terminologji ushtarake si: zjarr, hekur, topa, bajoneta, çfarosje, antikrim, antikorrupsion, krahas terminologjisë spiritualiste si: ideali demokratik, besimi, katarsis shpirtëror e material, sakrifica, martirizim, thirrja nga një mision historik, bekim nga zoti dhe i biri, thirrje historike e patriotike të projektuara në një të ardhme pa përcaktim e pikërisht për shkak të kësaj të vështira për t’u vrifikuar.
Kaq sa duken të fryrë, të rrethuar nga plot servilë këta njësha delirioz, kanë edhe ca të fshehta të brëndëshme karakteriale, paranoide, të cilat u prishin gjumin mbretëror dhe i bëjnë të jenë dyshues pa arsye të mjaftueshme ndaj bashkëpunëtorëve përqark, mendojnë se këshillat që guxojnë t’u japin mbartin keqdashjen dhe pabesinë, tek çdonjëri shikojnë tradhëtarin, të pabesin, provojnë t’u shtijnë frikën me të gjitha format atyre që i rrethojnë, selektojnë ata që kanë vrima të zeza në proçesin e maturimit të tyre dhe i përdorin deri në përdhosje, mendojnë deri edhe se mos gruaja është dyshuese për fillimin e dalldisjes së tyre, ndërrojnë flamurin shpesh herë nga njëri ekstrem në tjetrin me një pafytyrësi të pabesueshme, mohojnë sot atë që thanë dje, shtyhen në ekstazë nga paraja dhe ky veprim i fundit ua ka shitur shpirtin tashmë e jetojnë me dehje zeusiane. Tjetër tipar që na jep mjeshtri – që këta tipa për të arritur tek dehja e njëshit bëjnë kthesa të papritura, pirueta marramëndëse, shkelin pa mëshirë mbi fate njerëzish, ndërrojnë kampet sipas gradës së pushtetit dhe nuk durojnë dot fare t’i thërrasësh në emër zoti filan apo fistëk, pale pastaj të thonë ndonjëherë më falni për atë që bëra keq megjithëse e mendova për mirë.
Dale ma pret Teodori, se në çdo fjalë që më thua më duket sikur më dalin përpara Njëshat tanë dhe disa të tjerë të mëparshëm që bënë histori të keqe në Europë.
A e di më thotë ai me nxitim, unë kam ndenjur, diskutuar, debatuar, admiruar për veprime të drejta, por dhe jam rrahur nga këta të dalldisur prej dehjes pushtetore. Sëbashku me disa të tjerë miq të mitë, kemi shkruajtur dhe dënuar ashpër uzurpimin fuqiplotë të institucioneve dhe partive të tyre nga këta të intoksikuar deri në konvulsione pushtetore vetvrasëse.
Vazhdoj të ndjehem i dëshpëruar, e nget muhabetin, që disa prej miqve të mi, të rrahur dhe përplasur më shumë se unë, që shkruanin dhe bënin publiçistikë për tu lakmuar, e nuhatën aromën e mushtit politikë që po fryhej e ziente dhe e lanë publiçistikën, i mohuan ato që kishin argumentuar si të padrejta para masës dhe kërcyen, u kacavirën, gllabëruan vëndin e njëshit, duke u thënë turmave që Unë jam ai që u duhet në këtë katrahurë politike, shpëtimin e së cilës shikojeni tek farfurit tek Unë.
Nuk e di, vazhdon më tej, se ku filloi të nuhasë aromën e njëshit edhe ky i Gjati i Jugut, se deri dje ishte shërbëtor i mirë i vegjëlisë, por siç duket këshilli i atyre që përzgjedhin njëshat, në kundërshtim me kriteret e mjeshtrit somelier të politikanëve, e nuhatën aromën e rrushit të Edvinit, e ngatërruan me aromën që nxiste frymëmarrje të thellë të publiçistikës së tij dhe e gjykuan se e vetmja verë politike që mund të konkurojë rrushin e hazdisur të të Gjatit të Veriut ishte qytetari i parë i kryeqytetit. Erdhi si numër një me disa kapërcime të papritura në tavolinën politike, por humbi aromën jetësore të lirisë publiçistike, kur na mbërthente mëndjen me analizën argumentuese, të saktë si bisturia e kirurgut, deri në demaskim të të gjitha deformimeve që vinin nga të dy krahët, si nga rrondokopi i Jugut ashtu edhe nga Gjatoshi i Veriut. Dhe ta them unë mik vëllai që për të mbyllur gojën e këtyre publiçistëve dhe për tu shitur demokratë të kulluar e vlerësues të kontributeve të këtyre intelektualëve, Njëshat përdorin taktikën e dhënies së karrigeve pushtetore, përsëri i ulin tek karrigia me numër Një, duke na bërë që t'i quajmë nga ky moment jo më publicist, por me shprehjen e goditur angleze Chair’s Pubass-ist.
Ndërkohë këta pubassist nga euforia e karriges zyrtare duan të na mbushin mëndjen neve grigjës se do bëjnë maksimumin për të rivendosur rregullat e lojës demokratike, si me thënë do përpiqemi të gricemi si miza me demin.
Dhe a e di se nga kush e kam dëgjuar për herë të parë një shprehje të tillë, ngazëllehet miku im, - nga një prej këtyre ish pubass apo njeri i letrave siç i pëlqen tani ta quajnë, i cili pasi kish qënë në një nga këto karrige edhe pse për pak kohë, i ishte çfaqur majasëlli me pasojat e tij dhe nuk shijonte dot më verë e raki si unë e si ti, por me të njohur më thellë rregullat e kryemjeshtrit Frojd, u kthye mes nesh dhe tani shqepemi në biseda të lira pa teklif e publikime shkrimesh sa herë që Njëshat dhe pasuesit e tyre bëjnë marrëzinë e radhës.
Dale pak o Dori, se ti sillesh nga sillesh dhe u jep gjërave ca shprehje të ngatërruara nganjëherë, i them. Kjo shprehje më tingëllon me kuptim shumë të dyshimtë, se duket sikur nuk janë as ashtu dhe as kështu, pra nga mendon se anojnë më shumë këta individë, nga seksi femër apo mashkull.
Po këtu është bukuria o ditëbardhë, më rreh krahët Teodori, se këta janë ata që quhen Hermafroditë Politikë, herë me zë të hollë femre dhe herë me zë të trashë mashkullor me tonalitete në ulje deri në shuarje, sipas nivelit të glukozës apo thartirës që përmban rrushi i Njëshit. Por ky lloj varieteti hibrid ka pamjen në tavolinë dhe shijen kur e ha, me atë lloj të kultivuar në fermën me emër Central Komitet.
Dhe e blejnë me çmim të lartë, sepse merret për atë rrush safi që prodhon ferma me emër E Djathta Reale e Munguar.
Më hidh ca verë i them, e mbaje mënd muhabetin se dua të bëj një parantezë për të thënë diçka që e ka thënë mjeshtri me shumë rezervë.
Frojdi e ka përmëndur, por disi i rezervuar që edhe këta Njëshat kanë shumë rrallë një moment sinqeriteti disi të shtyrë nga hyjnitë.
Dhe jep shëmbuj nga vëndet e mëdha, e unë bëj analizën e këtij vëndit tonë të vogël për të gjetur këtë sinqeritet hyjnor të Njëshave. Dhe më del që edhe ish Njëshi ynë e ka një moment të tillë kur filloi të shkruante librin Kur hidheshin themelet e pushtetit të ri popullor. Pra themelet e pushtetit të tij. Ai e filloi me gurin e themelit sinqeritetin e tij, duke na thënë që nëse doni të vini gur në themel, më të fortë, më solid e të pa shkatërrueshëm nga natyra është guri i madh i pronës private. E vazhdon të shtjelloj idenë që këtë gur ua mora të mundurve dhe e vura në themelin tim. Tani që duam të ndërtojmë godinën e demokracisë, meazallah se do Njëshi dhe kllounët e tij që të vënë këtë gur në vëndin e vet, prandaj dhe nuk bëhet godina, nuk mban dheu dhe na rrëshqasin institucionet gjithmonë drejt ekstremit të majtë me pasoja shkatërrimtare sociale.
Kështu më del miqtë e mi, analiza e çastit të sinqeritetit të ish njëshit tonë. Por edhe e këtyre njëshave të sotëm që i përdridhen pronës, gurit të themelit, si ato valltaret e pubeve që mezi presin ti ndukin spektatorët. Dhe në delir u deklarojnë të entusiazmuarve nga përtej detit në mes të Tiranës që juve mund t'jua japim tokën për Njëshka.
Por e bukur është se këtë dërgatë e përshëndeti përfaqësuesi i njëshit me fjalimin me titull:
Kemi cjepër me këmborë/
edhe tufa blegërin/
ky behar me këtë vapë/
Nëno, kokrra e rrushit po na ndrin.
Në kllapa -të tillë verë e raki i dhanë edhe dërgatës 400 figurëshe të përtej oqeanit para ca ditësh dhe ata të dehur pa e pirë akoma mirë filluan të kërcejnë valle të ansamblit Na bashkoi Rrushi Popullor tek Piaca përballë Skëndërbeut.
Por le ti kthehemi bisedës ku e lamë e unë dua të të pyes për këta që janë shkëputur nga njëshat dhe s’u kanë lënë gjë pa thënë ish bashkëluftëtarëve të tyre partiakë pas ndarjes dhe na çfaqen si desh të rinj që duan këmborë për të prirë kopenë që blegërinë pa pushim për Ata.
E kuptoj për kë më pyet, më thotë Dori, pasi e kthen një herë gotën e merr pak djathë nga mezeja.
Tërhiqet pak përpara dhe më thotë: më dëgjo me vëmëndje se edhe vet e kam pasur ca të vështirë për ta formuluar këtë mendim dhe sa më shumë kohë kalon, aq më shumë e çmoj këtë mjeshtrin e psikanalizës.
Ia hodhën sirenat e pushtetit në kopësht Ismail Gjirokastritit dhe ç’nuk bënë ato për ta joshur Malon, ia zbërthyen para syve Malos të gjitha kopsat e karriges pushtetore, i treguan edhe modele europiane nga ato më shpirtkëputëset me dizenjo nga kompania numër një e modës, Presidencia, e kërkuan që të flinte me disa prej tyre në pallatin e kësaj kompanie, ku aromat frojdiane të dehin e bije në kllapi parajsore.
Po unë e kam thënë me kohë që nuk e ha atë kokërr ulliri Malua, se jo vetëm që ai fle në një pallat tjetër me aroma dehëse pavdekësore dhe shijon çlirim total frojdian, por ka edhe meritën që i studjoi mirë përcaktimet psikanalitike të mjeshtrit, i fitoi atij zemrën dhe ustai e mori pranë duke i thënë që rri këtu me mua, se ti ke pothuaj po atë thumb intelekti si unë që injekton tharmë të lartë. Më duhesh o Ismail, për të përgatitur tavolinën e madhe të politikës shqiptare dhe goditi sarahoshët me rregullat e mija, të cilat i ka vërtetuar koha dhe historia e tani njerëzit më thërrasin kryemjeshtër i kohës moderne dhe janë penduar që nuk më dëgjuan kur jepja përcaktimet e mija për liderat europianë, të cilët ekzaltonin turmat në sheshet e Berlinit, Romës, Moskës e më pas Tiranës, Budapestit, Sofies, etj, etj.
Ka kohë që më japin të drejtë se nuk më dëgjuan kur u thoja që mos duartrokisni ata që kapërcejnë brënda natës nga njëri pallat partie tek tjetri ekstrem, mos u joshni nga ata që vënë të tjerët për tu përhapur famën dhe lavdinë boshe, mos mbështesni ata që kanë vrima boshe në proçesin botëkuptues arsimor, aq më tepër mos duartrokisni ata që eleminojnë bashkëpunëtorët e orëve të para sot, sepse nesër e keni radhën ju, brënda çatisë tuaj. Dhe u sakatosën me njëra tjetrën këto turma derisa një ditë dërguan përfaqësues në pallatin tim me pikësynim njohjen dhe studimin e rregullave të mija, për të mos lejuar përsëritjen e marrëzive shoqërore.
E kupton tani i dashur mik, më pyet mendueshëm Teodori, se ku e kanë hallin ca avoketër, pubass, ca rrondokopër kokëmisha kërcimtar e shkërdhatarë parlamentar, që bëjnë sikur nevrikosen dhe tërbohen nga diktati i njëshave, por gjithë merakun dhe nepsin jargavitës e kanë tek numri Një. Vetëm kur binden që kanë për ta siguruar me një mijë marifete dhe delegime alla lesiane, tërhiqen në ndonjë ambasadë këshilluese dhe mbas ca firmave surrogatosh, na çfaqen me parti të re ku kryetari, megjithëse i dhjerë mbahet krenar me kollare të trashë e që i ulur në Chair’s Pubassin e njëshit i kënaqet pamjes prej ofiqari dhe kostumit e limodhesë me ngjyrë të verdhë, që mezi e lejon të bëj frymëmarrjen e lirë.
Tani, më thotë Dori, do ta mbyllim se unë jam miku dhe ne e kemi traditën që miku e mbyll, por le të përmëndim edhe një fakt tjetër: Kur në erën e lirisë u çfaq Papa dhe më pas në mes të katrahurës misioni i San Exhidos nga përtej detit, epo thashë tani filluan t’i mbledhin dhitë njëshat tanë dhe do mësojnë pak nga eksperienca e tyre. Mendoja se do nxinin ca mëntë nga fakti shumë domethënës i shëmbullit të tyre, që kanë një shtet me popullsi 2 miliard banorë dhe nuk i kemi parë asnjëherë në historinë e shoqërisë që të bëjnë fushata elektorale si këto që bëjmë ne.
Sa pak zhurmë, sa shumë heshtje, studim e meditim dhe lutje në tavolinën e politikës kristiane.
Mbyllen dyert për publikun dhe fillojnë të çmitizojnë ata që kanë manifestuar delirin e madhështisë së njëshit, pasi të parin e grigjës e kanë të zgjedhur që më parë dhe sipas mësimeve të historisë e principeve psikanalitike është ai, i pari, që i shërben më shumë kauzës, duke u lutur përditë për të shpurë misionin e ngarkuar në destinacionin e njerëzve të thjeshtë, me të parin, si shërbëtori mes shërbyesve të kauzës.
Le të presim dhe aq kohë më thotë mysafiri, sa duhet për të ardhur të paintoksikuarit nga deliret, me mëndje shërbëtori të njerëzve deri në fund, pa fallcitete, me norma qytetarie perëndimore, që respektojnë institucionet si shtylla të ngrehinës jetësore.
E kemi vet në dorë që t’i mbajmë pranë apo t’u japim shtymën, të mos i lëmë që të ngrihen apo t’i thërrasim në detyrë, t’iu besojmë institucionet si të shënjtat vlera shoqërore, apo ti ndjekim pas duke u rritur madhështinë e Njëshit.
Kështu, or mik, po nuk u gjënd rrush politike ( jo pa fara, për stafidhe) me Farën e Dorëheqjes brënda, këtë lloj vere e raki do pijmë përditë o miqtë e mi.


Minella Aleksi

NJË CAPUÇINO NË TREVIZE

Gëzim Ajgeraj nga Zvicra

SKICE PER NJE TREGIM

(Pas një udhëtimi)



NJË CAPUÇINO NË TREVIZE



Dita kishte ikur mes një udhëtimi të gjatë. Përmes Alpeve tani më i stërlodhur, kishim hyrë në qytetin e Trevises. Në ç'ditarë ti shkuruaja pejsazhet e bukura të atij udhëtimi, dyshoj se nuk mundë ti qëndrojë besnik fjala, objektivit të fotokamarës. Megjithatë në mbrëmje do ti ndajë përshtypjet me letrën e bardhë. Me pikat e para të territ, mbrëmja e tetorit që numronte dyzetetetëorët e fundit, na priti në qendrën e qytetit. Tamam atyre çasteve mu kujtuan ish miqtë dhe mikeshat e braktisura, të internetit. Herë si emra e herë si nofka që i gjasonin "Mullinjëve të erës". Një miqësi e shuar dikurë. Ca pëllumba të bardhë ngriheshin e uleshin mbi qytet. Fluturimi i tyre i gjasonte një lëmshi që herë zemërohej e mbështillej qiellit, e herë qetësohej e i fryente figurave të paqes. Mu kujtua "Metafora", miqtë e mi gjithandej; në Prishtinë, Tiranë, Bruksel... Është një histori e moçme, një plagë që herë pas here hapet. Ta shkruajë kërkonë kohë, të ia them shkurtë u hyjë në hak miqëve. Ata më bukur i thanë vetë. Nuk kamë kohë tani, - i thashë vetes.

- Mu kujtua; Flo-Art-i, Floripress-i, e Albsit-i, miqtë e mi të shtrejtë:( I.P, F.B e E.Sh), një ndjenjë për ti përshëndetur më trazoi. Një përshëndetje nga Trevise dhe lodhja për një kafe Capuqino me ftonte në qetësim. Qyteti ishte mbushur plotë drita, ndërsa reklamat e pizeri-ve me bollëk në ketë qytet na ftonin gjithandej përtej kryqëzimit të rrugëve. Capuqino-n e piva bashkë me pelinin e një mundi të kotë e mosmirënjohës që e kisha derdhur diku në një recension. Mallkova sinqeritetin tim që ia falja gjithkujë dhe ika. Të paktën t'u shkruaja një letër miqëve, a vetes një si ngushëllim. Internet-cafe dhe pronari i sajë Marokien , na pritën brenda një lokali të çrregulluar telefonash dhe dy kompjuter të vjetruar në njërin qoshk. Kërkova leje për përdorimin e internetit, por nuk e mora atë.

- Duhet të jeni i regjistruar, më tha Marokieni, - zbatojmë ligjin e “anti terrorizmit”.

Çenkan bërë të huajt, ta mbrojnë Italinë nga terrorizmi, - o zot, përshpërita plotë injorancë, - ma kujtoi Zvicrën, majën e sigurisë dhe demokracisë së shteteve të botës.

- Diç si përshpërim, mu bë atyre çasteve; Miqtë e mi në Prishtinë e Bruksel, të më falni, - ligji për “antiterrorizëm” ma ndaloi përshëndetjen për ju.

- Bashkë me zonjën time F. u kthyem në veturë dhe po pritnim.

- Një zë nga jashtë na thirri: - Mirë se erdhe bacë, - u dëgjua një urim.

- Ishin; Flamuri, Fadili, Bajrami e Esadi, që kishin dalë të pritnin, por jo edhe ish mikeshat e trembura nga hija e vetë.

Organizimi i spitaleve ushtarake gjatë luftës në Rrafshin e Dukagjinit

Shkruan: Sefedin Krasniqi

Në monografinë « Dëshmorët jetojnë pas vdekjes »


kushtuar dëshmorit Rrustem Bruqi, autori Arif Molliqi, fillimisht, lexuesit ia paraqet një kronologji të shkurtër, por shumë domethënëse të fashtit Isniq, ku lindi dhe u rrit Rrustem Bruqi, dëshmori i luftës çlirimtare të Kosovës të viteve 1998/99.

Këtë fshat, autori, me të drejtë, na e paraqet si njërin prej fshatrave më të rëndësishme të Deçanit, bijtë e të cilit gjatë historisë e kanë dhënë kontributin e tyre kombëtar; qoftë si luftëtarë, qoftë duke i strehuar luftëtarët e Atdheut që bënë luftëra kundër pushtuesëve osmanë dhe serbë.
Autori shembull konkret na e paraqet figurën e Isa Boletinit dhe qëndrimin e tij në Isniq, pastaj kontributin që i kanë dhënë burrat e Isniqit Lidhjes së Prizrenit.


Po në fshatin Isniq, thotë autori, do të lind një fëmijë, i cili do t’ia caktojë veti vendin në altarin e lirise duke qenë protogonist në tri Akte më sublime për Kosovën në dy dhjetëvjetshat e fundit të shekullit njëzet.

Do të lind pra intelektuali, veprimtari politik dhe çlirimtari, gjaku i të cilit do të shndërrohet në bazament të lirisë së Kosovës. Rrustem Bruqi bashkë me shumë luftëtarë do t’ia ndryshojë rrejedhën historisë së Kosovës të pritur me shekuj.

I lindur dhe i rritur në një familje dhe rreth me tipare e vepra patriotike edhe kursi i jetës së Rrustem Bruqit nuk ka qenë e mundur të jetë më ndryshe.


Ashtu siç e përshkruan autori, Rrustemi si nxënës i fillorës e adhuronte historinë. E historia kombëtare shqiptare duke qenë sa e dhimbshëme dhe e tmerrshëme aq edhe bujshme dhe e lavdishme, në etapa të ndryshme, ka kërkuar sakrifica nga çdo individ dhe gjeneratë.

Mësimi i historisë kombëtare në shkollë dhe te oxhaku

Pas hapjes së Universitetit të Prishtinës, në Kosovë dhe në viset tjera shqiptare nën Jugosllavinë e Titos, për shqiptarët fillon një etap e re, edukimi dhe paisja me dituri nga shkencat e ndryshme në gjuhën shqipe. Por mësimi i historrisë kombëtare, për shqiptarët e Kosovës ishte një detyrë patriotike. Nëpërmes figurës së dëshmorit Rrustem Bruqi, autori i paraqet shumë breza që kanë pasur fatin, apo fatkeqësinë, t’i mësojnë dy histori ; atë që përfshihej në programet shkollore dhe atë pranë oxhakut apo në oda burrash.

Pas mbetjes së Kosovës dhe shumë territoreve tjera shqiptare nën juridiksionin e Jugosllavisë, shpesh për arsye politike dhe me qëllim të zhvillimit të « vëllezërim-bashkimit » të popujve të Jugosllavisë, në sistemin shkollor të asaj kohe ka pasur devijime në mësimin e historisë kombëtare shqiptare në dobi të një historie të çoroditur të ngarkuar me ideologji komuniste.

Megjithatë, kurrë sllogani i « vëllezërim-bashkimit », nën të cilin maskohej tërë një sistem shkollor aq i rëndësishëm për sitemin sllavo-komunist nuk ia zuri vendin porosisë të ruajtur brez pas prezi se «me shkaun besë nuk ka » apo « kurrë shkaut besë mos i nxanë ». Nën « mallkimin » e kësaj porosie binin jo vetëm serbët, por të gjithë sllavët tjerë që mbanin, apo ende mbajnë, toka të shqiptarëve me dhunë nën sundim.

Pra, formula e „vëllezërim-bashkimit „ u luftua në vazhdimësi, në mënyrë të butë me dy fjali të thjshta, afër oxhakut, në sofër të bukës apo oda burrash, në desma apo vdekje. Ky ishte një edukim i dyfisht i brezave të shqiptarëve që pas luftës së Dytë Botërore, në tokat e veta, pa deshirën e tyre, mbetën nën Jugosllavi. Këtu shifet qartë se ideologjia komuniste edhe pse e favorizuar në tërë sistemin shkollor kurrë nuk arriti me sukses të instalohet në familjen shqiptare, sepse për mentalitetin shqiptar ishte ideologji e huaj.


Të burgosurit e mirëfilltë politik – burim dhe udhërrëfim i rezistencës kombëtare

Të burgosurit e mirëfilltë politikë të burgosur nga okupatori serbosllav, apo ata që për veprimtari atdhetare u detyruan të emigrojnë jasht Kosovës kanë ndikuar në veçanti në rezistencën e shqiptarëve kundruell pushtuesëve. Në Dukagjin, por edhe më gjerë, veprimtaria e vëllezërve Gërvalla, sidomos e Jusuf Gërvallës, ishte inspirim dhe ushqim shpirtëror për shumë intelektualë dhe patriotë shqiptarë që nuk i përtonin sakrificave për çeshtjen kombëtare.

Veprimtaria patriotike e Jusuf Gërvallës do të reflektohet te shumë breza, e te Rrustem Bruqi, ai ishte shndërruar në idol. Porosia e këtij martiri të kombit se : « Pa ideal s’ka fitore në asnjë luftë », ishte bërë ushqim shpirtëror i Rrustem Bruqit dhe siç e thotë edhe autori i kësj monografie, Arif Molliqi, kjo porosi i shkonte më së miri natyrës së Rrustemit.

Kështu, me idealin e fitores, Rrustem Bruqi do të merrë pjesë në demonstratat e studentëve të Universitetit të Prishtinës në vitin 1981, të cilat dridhën themelet e Jugosllavisë komunsite të Titos deri në shpërbërjen e saj të plotë. Duke marrë pjëse në këto demonstrata, Rrustemi sikur realizon Aktin e parë të porosisë së idolit të tij, Jusuf Gërvallës. Meqë, të cilësuara „demonstrata kundërrevolucionare“ nga strukturat e aparaçikëve komunistë të Jugosllavisë titiste, Rrustem Bruqi, si shumë studentë tjerë, arrestohet nga milicia e asaj kohe, por fshehtas e kishe liruar një milic shqiptar. Ky shembull patriotik i milicit shqiptar në atë kohë nuk ishte aspak shembull i izoluar.

Vitet që pasuan pas demonstratave të vitit 1981, janë cilësuar me arsye, vite nga më të rëndat për shqiptarët e Kosovës, sepse tërë një sistem represiv do lëshohet mbi shpinën e tyre ; që u përcoll me shumë rrahje, maltretime, burgosje dhe vrasje. Në Kosovë shpallet gjendje e jashzakonshme. Fillon degradimi edhe i atyre pak të drejtave politike që me kushtetuten e vitit 1974, i kishin fituar shqiptarët. Përkundër gjithë këtij represioni jeta disi vazhdon. Rrustemi ia arrin të diplomojë në Universitetin e Prishtinës.

Në vitin 1983, kthehet në Isniq me dilpomën e Fakultetit Juridik. Me ndihmën e disa shokëve punësohet në Gjykatën komunale të Deçanit në cilësinë e praktikantit. Pas pak kohe shkon në shebimin ushtarak dhe posa e kthehet, me ndihmen e Sali Çekajt, përsëri fillon të punojë në Gjykatën për Kundërvajtje në Deçan. Diferencimet, maltretimet, burgosjet e shqiptarëve, që vazhdonin ende në Deçan, si çdo kund në Kosovë, nuk e lenin të qetë shiprtin idealist të Rrustem Bruqit, i cili bashkë me Sali Çekajn fillojnë ta sfidojnë sistemin komunst.

Me arsye të fortë mund te thuhet se Sali Çekaj dhe Rrustem Bruqi janë kuadrat e para shqiptare që në komunën e Deçanit, brënda sistemit kishin filluar ta dërmojnë sllavo-komunizmin duke u dalur në mbrojtje shqiptarëve. Për rezistencën e tyre alarmohet Beogradi. Pa kaluar shumë kohë, edhe Rrustemin edhe Salih Çekajn i përjashtojnë nga puna.


Kur rezistenca ilegale dukej se po vdiste, lindi rezistenca legale që quhet LDK

Lëvizja legale kombëtare, Lidhja Demikratike e Kosovës, që lindi në vitin 1989 dhe e cila e gjunjëzoi LKJ për Kosovë, Rrustem Bruqin do ta genë të përgaditur për sfida të reja. Vitet 1989 dhe 1990 konsiderohen me arsye si vitet më të vrullshme të lëvizjes kombëtare legale në Kosovë. Kjo lëvizje Rrustem Bruqit i mundëson ta realizojë Aktin e dytë të veprimtarisë së tij patriotike.

Pas shpalljes së Delaratës Kushtetuese për Pavarësi nga delegatët e Kosovës, më 2 korrik 1990, shumë të burgosur politik shqiptarë lirohen nga kazamatat e Jugosllavisë. Mbajtja e tyre në burgje vetëm pse kishin kërkuar Kosovën Republikë ; herë ilegalisht e herë në demonstrata, më nuk kishte kuptim.

Tash dr. Ibrahim Rugova, në cilësinë e kryetarit të LDK-së, para gjithë botës, haptas e kërkonte Kosovën Republikë. Deklarata Kushtetuese e Pavarësisë avansoi edhe më shumë çeshtjen kombëtare e cila u materializua me « Kushtetuten e Kaçanikut » të 7 Shatorit, të të njëjtit vit. Në bazë të kësaj kushtetute, pa u vonuar, Sali Çekaj, Rrustem Bruçi, Xhevdet Lataj, Isa Demukaj, Esat Mushkolja, Njazi Hylaj etj., e formojnë Shoqatën e Juristëve të Deçanit, të cilët edhe përpilojnë Statutin e komunës së Deçanit.

Për këtë akt historik policia serbe i arreston disa anëtarë të kësaj shoqate. Pasi arrestohet edhe Rrustem Bruqi, përkundër mundimeve të rënda, policia nuk kishte arritur të nxjerrë prova për ta mbajtur në burg. Salih Çekaj i shpëton arrestimit. Arrinë të ikë në Gjermani dhe vazhdon veprimtarinë politike në LDK. Rrustemin, i cili ende ishte në Kosovë, por që më vonë do të detyrohet që edhe ky të ikë në Gjermani, e ngarkon me detyra të reja, sepse përveç veprimtarisë politike në LDK i fillojnë edhe aktivitetet ushtarake.

Deri në lindjen e ushtrisë së re që do të quhet UÇK, që nga viti 1991, në Dukagjinë kundër forcave serbe do të veprojë grupi i Sali Çekajt, në Drenicë i Adem Jasharit e në Llap i Zahir Pajazitit. Edhe Rrustemi veç veprimtarisë së tij poitike në LDK, pjesëmarrjes në pajtimin e gjaqeve dhe më vonë kyçjes në komisionet e financimit të i 3 %, që nga ditët e para, me ndihmen e Sali Çekajt, kyçet në grupet e armatosura, të cilat në vitin 1991 kishin ushtruar në Shqipëri, por që ende nuk quheshin UÇK.


UÇK, lufta dhe flijimi i Rrustem Bruqit në Betejen e Loxhës

Duke qenë pjesëmarrës i drejtpërdrejtë i demonstratave të famshme të studentëve të Universitetit të Prishtinës të vitit 1981 ( 11 mars, 26 mars, 01 dhe 02 prill 1981), pastaj pjesëmarrës i Lëvizjes kombëtare e cila lindi dhjetë vjet më vonë dhe demonstratat tjera që pasuan në vitet 90, por tash kundër regjimit barbar të Serbisë së Millosheviqit, ishte krejt normale që Akti i tretë dhe i fundit ishte vendimtar për deshmorin Rrustem Bruçin. Krismat e pushkëve të ushtarëve të Atdheut, pas ushtrimeve të dy gupeve në Shqipëri, në vitin 1991, u desht të pritet viti 1998 për t’u dëgjuar në të gjithë botën.

Në këtë akt vendimtar « Rrustem Bruqi u gjend bashkë me shokët e idealit ». Kështu thotë edhe autori, Arif Mulliqi. Rrugën që kishin nisur Rrustemi me Sali Çekajn i kishte vënë veti detyrë që ta vazhdojë deri në çlirimin e Atdheut, pa menduar në sakrifica dhe humbje. Në dokumentin autentik që e ka lënë vetë dëshmori, Rrustem Bruqi, me titull : « Procesi i një udhëtimi », i cili u gjind te Muhamet Ymeri, e ka përshkruar hyrjen e tij në Kosovë me shumë bashkëluftëtarë të fshatit Isniq. Këtu shifet qartë se, sikur disa vite vite më herët që kishin kishin bërë Sali Çekaj, Adem Jasahri dhe Zahir Pajaziti edhe Rrustem Bruçi kishte marrë të njëjtën rrugë - kah pika e quajtur « Piramida C-2 ».

« Piramida C-2, më 11.06.1998, vendosëm të bëjmë pushim », thotë Rrustem Bruqi në dokumentin e titulluar « Procesi i një udhëtimi ». Vallë sa ushtarë të UÇK-së kanë pushuar në atë vend, sa ushtarë e kanë shuar etjen te « kroi i bukur », siç e quan Rrustemi ? Athua sa ushtarë janë fotografuar për herë të fundit te Piramida C-2, sikur Rrustem Bruqi, i cili shprehet « …këtu Muhamet Ymeraj na fotografoi sepse ai sikur e kryente edhe rolin e fotoreporterit… » Të gjitha këto duken sikur rite të përsëritura, të domosdoshme, para një lufte nga e cila askush nuk e ka as më të voglen ide ; se kush do të vdes për liri e kush do ta gëzojë atë. Dy ditë më vonë Rrustem Bruqi dhe grupi i luftëtarëve të Isniqit që ishte nisur nga Gjermania dhe Zvicëra arrijnë në Shtabin e Isniqit.

Disa ditë më vonë, Njësitë Operative të UÇK-së në kuadër të Ministrisë së Mbrojtjës hyjnë në Kosovë dhe më 01 korrik 1998 arrijnë në Isniq. Tash ishte më lehtë të veprohej, sepse në luftë ishin futur edhe shumë oficerët profesionistë të udhëhqur nga kolonel Tahir Zemaj. Aty ishte edhe Salih Çekaj, i cili bashkë me Rrustem Bruqin ishin ngarkaur nga ministri i Mbrojtjës, Ahmet Krasniqi, të formojnë Gjyqin Ushtarak. Veç kësaj Rrustemi dhe Salihi ishin caktuar nga Komanda e kazermës « Jusuf Gërvalla » në Prapaqan edhe ndihmës komandantë për Moral.


Beteja e Loxhes

« Nga Loxha, në mëngjesin e datës 06.07.1998, fillojnë të vijnë lajme trishtuese ». Forcat serbe herët në mëngjes kishin filluar rrethimin e fshatit. Shaban Shala komandat i fshatit, duke parë rrethimin e hekurt që i bëhej Loxhës nga forcat serbe, kërkon ndihmë nga Brigada 134 e locuar në kazermën e Prapaqanit ku komandant ishte kolonel Tahir Zemaj. Me të marrë këtë lajm Komandanti Zemaj jap alarmin dhe kërkon që Brigada 134, nën udhërinë e major Nazif Ramabajes, të niset për Loxhë.

Edhe pse kolonel Tahir Zemaj nga Salihi dhe Rrustemi kishte kërkuar të qëndrojnë në Prapaqan, ata vendosin të marrin pjesë në luftën e Loxhës, e cila më vonë u vlerësua si Beteja më e sukseshmë e luftës së UÇK-së. Për herë të parë forcat serbe shpartallohen nga ushtarët e UÇK-së të Njësive Operative të Ministrisë së Mrojtjes të Republikës së Kosovës.

Më 06.07.1988, Loxha mbrohet me sukses nga ushtarët e UÇK-së. Armiku në tërheqje të mundimshme nga zjarri i ushtarëve shqiptarë pëson humbje të rënda; në njerëz, material lufte dhe në moralin luftarak. Nga ana e UÇK-së do të bien dëshmorë tre ushtarë. Njëri prej tyre ishte Rrustem Bruqi, i cili para një muaji kishte kaluar kufirin Shqipëri-Kosovë te « Piramida C-2 ». Këtu përfundon edhe Akti i tretë i luftës së Rrustem Bruqit për çlirimin e Atdheut. Por ky akt do të sjellë më vonë buzëqeshjen e humbur të fëmijëve, të nënave, të gjithë shqiptarëve. Kjo buzëqeshje është më e dashura, më e çiltëra, sepse i buzëqeshet puthjes së lirisë aq shumë të pritur.


Organizimi i spitaleve ushtarake gjatë luftës në Rrafshin e Dukagjinit

Autori i kësaj monografie shumëdimensionale, Arif Molliqi, me ndihmën e Dr. Sylë Bruqit, vëllait të dëshmorit Rrustem Bruqit, për lexuesin ka përgaditur një kronologji të pasur që lidhet me organizimin e spitaleve ushtarake në Rrafshin e Dukagjinit. Për organizimin e spitaleve ushtarake gjatë luftës, si sektor i një rëndësie të veçant, jam i bindur që lexuesi për herë të parë do të mësojë nga kjo monografi, me spjegim në mënyrë profesionale se si kanë funksionuar këto spitale. Kush i ka themeluar dhe kur? Kush dhe cili mjek i ka udhëhequr ato?

Dr. Sylë Bruqi, pa emocione dhe pa mbajtur anën e atij apo të këtij krahu politik, grupi apo individi, e fillon rrëfimin e tij profesional për formimin e Shoqatës së Pavarur të Mjekëve të komunës së Deçanit. Edhe kjo shoqatë sikur shumë tjera fillon të funksionojë që nga viti 1990. Prap historia fillon, apo vazhdon, në Isniq. Në ambulancën e këtij fshati fillon organizimi i rrjetit ilegal shëndetësor. Ky organizim mund të quhet edhe organizim i spitaleve ushtarake në pritje të luftës për të cilën flitej çdo ditë.

Ndërsa funksionimi i vërtetë i spitaleve ushtarake në luftë, në Rrafshin e Dukagjinit, do të mund të mirret data e 24 marsit 1998, kur në Gllogjan, vetë Dr. Sylë Bruqi me Dr. Hilmi Shehajn dhe Dr. Selman Berishën qepin plagën e parë të një ushtari të UÇK-së pas luftimeve të rrepta kundër forcave serbe. Qepjen e plagës së dytë, Dr. Sylë Bruqi, thotë se me kolegë, e ka bërë atë të plagës së dëshmorit Shkelzen Haradinajt, poashtu në Gllogjan.

Sipas Dr. Bruqit, pas qepjes së plagës së Shkelzen Haradinajt mjekët e pranishëm e ndiejën të nevojshme ta organizojnë një mbledhje, në të cilën, pas disa divergjencave profesionale, spitalin e parë ushtarak në kushte lufte vendosin ta formojnë në fshatin Irzniq. Pas funksionimit të suksesshëm të këtij spitali ku trajtohen shumë raste, pas një ofensive të forcave serbe bëhet i domosdoshëm evakimi i të plagosurve nga spitali i Irzniqit. Fatkeqësisht, spitali me të gjitha paisjet bjen në duar të forcave serbe, sepse Shtabi i Gllogjanit i UÇK-së nuk kishte mundur t’i rezistojë ushtrisë serbe.

Përveç organizimeve të ndryshme, spitali më i rëndësishëm në Dukagjin gjatë luftës duket të ketë qenë ai i fshatit Kryshec i komunës së Pejës. Sipas Dr. Sylë Bruqit, kontibut të veçant kësaj radhe ka dhënë anestezisti Rrustem Gashi nga Brolqi. Për këtë siptal dhe sidomos fatin e të pagosurve është spkuluar shumë. Janë thënë gjëra të ndryshme dhe të rënda. Koha do ta vërtetojë sa rëndë do të lëngojë ndërgjegjja e atyre që të gjitha të zezat ia ngarkuan, tashmë kolonelit të vrarë, Tahir Zemajt, të cilin e akuzuan aq turpshëm dhe pa arsye, madje më rëndë sesa forcat serbe.

Dëshmia e Dr. Sylë Bruqit është më meritorja dhe sipas tij ngjarjet kanë rrjethur me ketë rend: „Më datën 08.09.1998, soldateska serbe mori një ofensivë shkatërruese në Dukagjin, thënë më saktësisht, nga Drini deri në Deçan. Spitali ushtarak në Kryshec po përjetonte çaste të vështira. Të vdekur dhe të plagosur po sillnin në të katër anët „...

Pasi komandanti Tahir Zemaj, nga Shtabi i Ministrisë së Mbrojtjes, kishte marrë urdhër të tërhiqej, sepse rrezikohej zhdukja e më se 60000 civilëve, ishte vendosur që të plagosurit e spitalit ushtarak të Kryshcit të barten në mes të popullësisë deri në Isniq. Konstatimi i gjendjes faktike, nga Dr. Sylë Bryqi, rreth spitaleve ushtareke të Irzniqit dhe Kryshcit është më se trishtuese: „ ... Kryqi Kuq ishte penguar nga forcat serbe dhe kishte arritur me vonesë në spitalin e Kryshecit dhe në Isniq, ku kishin mbetur disa të plagosur në xhami... Më vonë kam kuptuar se ata kishin rënë në dorë të ushtrisë dhe paramilitarëve serb.

Pas tërheqjes se personelit mjekësor nga spitali i Kryshecit, i vetmi mjek vullnetar që mbeti me pacientët ishte Dr. Rrustem Gashi nga Broliqi dhe dy motrat; Bute Aliaj dhe Vjollca Kastrati, çka ishte njëri nga aktet më humane që është treguar gjatë luftës sonë. Më vonë u njoftuam se Dr. Rrustem Gashi kishte shpëtuar duke i falënderuar Zotit, trimërisë dhe gjeturisë së tij…“

Por këtu nuk mbaron odisejada e spitaleve ushtarake të Rrafshit të Dukagjinit. Pas tërheqjes së personelit mjekësor në Shqipëri, rifillon organizimi. Atje arrinë edhe personeli i spitalit ushtarak të Dobroshit (Reka e Keqe) dhe nën përkujdesjen e Minstrisë së Mrojtjes, gjegjësisht zv.ministrit Agim Mehmetit fillon riorganizimi. Kordinator për shëndetësi zgjidhet dr. Haxhi Kamberi e zëvendëse Dr. Ryve Lloshaj, ndërsa Dr. Sylë Bruqi shef për ambulancën ushtarake pranë Ministrisë në Tiranë.

Pas riorganizimit, me admirim të veçantë, Dr. Bruqi flet për ndihmën e pakursyer që iu kanë dhënë mjekët e spitalit të Bajram Currit. Reparte të tëra të këtij spitali, sips Dr. Bruqit, ishin vënë në sherbim të luftëtarëve të Kosovës. Për lexuesin është gjë e re që Spitali i Bajram Currit u ka sherbyer luftëtarëve nga Kosova deri më 12.06.1999, kur ekipi shëndetësor nga Kosova tërhiqet nga Bajram Curri dhe niset për Kosovë.


Kujdesi i autorit

Kujdesi i autorit shifet në fund të kësaj monografie, të cilën e mbyll edhe me një cilësi të veçant të dëshmorit Rrustem Bruqit. Ai flet me admirim për fjalën dhe artin skenik që Rrustem Bruqi e paska dashur dhe kultivuar aq shumë. Për aktivitetin e tij në SHKA „Mehmet Riza“ (1981), e më vonë (1993), lojën e tij në skenë në shfaqjen teatrale „Besalam pse më flijojnë“, nën regjinë e Skënder Tafajt, dhe vendin e parë që kjo dramë kishte zënë në Festivalin e Teatrove amatore në Ferizaj.

Autori Arif Molliqi, gjithashtu, kujdeset që deshmorin Rrustem Bruqi mos ta shndërrojë në legjent. Atij i mjafton, me arsye, vepra reale e dëshmorit Rrustem Bruqi. E vepra atdhetare e tij është më e vlefshme se mitet dhe legjendat, sepse preket dhe shijohet. Ajo është LIRIA e Kosovës.

181 vjet nga lindja e Ismail Qemalit

                           Kërko brenda në imazh                         Nga Flori Bruqi  Teksa ngrinte flamurin e palosur të Skënderbeut pë...