2013/09/02

Të lindësh femër, është fat apo mallkim?!


Vilhelme Vranari Haxhiraj

Të lindësh femër, është fat apo mallkim?!
                      Ese..., (sociologji)                         
  
         "Kur nuk njeh dot veten, nuk ke se si të njohësh të tjerët dhe botën...
           Po qe se të mungon respekti ndaj vetes, nuk respekton dot tjetrin,!
           Nëse nuk i bën mirë vetes, kurrë s'mund t'u bësh mirë të tjerëve!"  
                                                     Vivra

  Titulli i këtij shkrimi(ese) që ngjan me një "Pyetje Kujtesë" për lexuesin, është sa delikate dhe po aq tronditëse, sa zhbiruese edhe po aq e thellë, sa e thjeshtë në dukje dhe po aq intriguese për debat. Veçse, në këtë diskutim dëshiroj që të japin mendimin individë të kategorive e profesioneve të ndryshme. Pavarësisht nga niveli kulturor dhe jetik, apo mënyra e të jetuarit, do të ishte me rezultat nëse do të jepnin mendimin e tyre intelektuale dinjitoze e të respektuara, ose femra me një jetë normale apo gra e vajza të dhunuara, sidomos intelektualë që kërkojnë zhvillimin e vërtetë të kombit. Nuk përjashtoj të marrin pjesë në këtë edhe njerëz të thjeshtë që kanë përvojën e jetës. Por mjerisht...
 Natyrisht për këtë temë kam parasysh të dy sekset dhe të gjitha moshat.
 Duke kujtuar thënien e Rilindasit të madh, Naim Frashëri, se "At' i qytetërimit është liria",është pikërisht kjo e drejtë legjitime për të cilën ka nevojë çdo njeri, si mashkulli, ashtu edhe femra. Nuk bëhet fjalë vetëm për kuptimin e ngushtë të lirisë kombëtare, jo...por për kuptimin e gjërë të kësaj fjale si nocion i shtrirë si në kohë,ashtu edhe hapësirë.
   Që t'i përgjigjesh pyetjes:"Të lindësh femër... është fat apo mallkim?!",
nevojitet që të bëhet një qelizëm i thellë i ndërgjegjes humane që mund ta krahasosh me gërmimet dhe gjetjet arkeologjike të antikitetit, ku vetëm aty mund të gjesh arsyet logjike për të hasur në të vërtetën e fshehur nëpër labirintet që ka varrosur koha ndër shekuj. Këtij titulli që ndonjë studiues i huaj i shkencave të filozofisë, sociologjisë dhe psikologjisë, hulumtues që nuk njeh shkallën e kulturës, mentalitetin dhe ndërgjegjësimin psiko- social të shqiptarit, e cila vetëm deri para pak vitesh u ka qëndruar besnike normave të moralit komunist nga njëra anë, si dhe mendësive të trashëguara nga mesjeta dhe karakteri ballkanas, nga ana tjetër, do ta merrte si një dukuri alarmante, tronditëse, pasojë e të cilit është fenomeni vetshkatërrues i kombit.
  Pse? -do të pyes ndokush.
  Kjo pyetje, pavarësisht nga mënyra e përpilimit apo trajtimit të saj, është bërë shpesh, por për herë dhe më shumë është trokitur në vesh të shurdhët. Gruaja është pjesë e shoqërisë, madje deri në fund.shek.të XX përbënte pak  më shumë se gjysmën e popullsisë. Ndaj që të nxjerrësh përfundime rreth fatit dhe rolit të saj në jetë, nuk duhet marrë veçmas nga bota meshkullore.
  Që bota ka arritur në stade të pëlqyeshme vlerësuese të segmentit femër, kombet kanë shekuj që kanë nisur këtë luftë që bëhet sot tek ne për liritë,  të drejtat e fenrës dhe barazinë gjinore që lidhen me shkallën e lirisë vetjake. Gjithsesi edhe kombet e zhilluara kanë ende shumë për të bërë në këtë drejtim.
Gjithmonë, edhe gjatë diktaturës komuniste, në Shqipëri është folur për emancipimin e gruas, natyrisht, edhe të shoqërisë, por brenda caqeve të paracaktuara. Ishte ngritur në piedestal thënia e famshme: "kush merr nëpër këmbë dinjitetin e gruas, do të digjet me zjarr dhe me hekur!", por kjo ishte vetëm një dogmë konformiste. Pasi ndërkohë asaj i ishin mohuar të drejtat dhe liritë e saj.
   Mjafton të kujtojmë disa fakte:
  Për shkak të planifikimit socialist, jo të gjitha vajzat e kishin të drejtën e arsimimit, të drejtën e ushtrimit të profesionit që adhuronin, nuk mund të realizonin ëndrrat apo të shpalosnin dhuntitë me të cilat kishin lindur, ndërkohë që meshkujt kishin më shumë privilegje. Femrat nuk mund të zgjidhnin katedrën e parapëlqyer për arsimimin universitar. Kjo ishte e përgjithshmja, se për të rinjtë e të rejat e deklasur as që bëhej fjalë t'u jepej e drejta e studimit. A nuk ishin këto shkelje e të drejtave dhe mohim i lirive vetjake të femrës?! Askush nuk mund ta mohojë se kjo është një formë dhune.
  A nuk përdorej dhuna morale në martesat e detyruara që bëheshin në bazë të parimeve komuniste, shtresës klasore, apo martesat me ndërmjetës pa u njohur çifti fare?
 Sa e sa të burgosur, madje edhe shumë gra, u vranë nëpër burgjet e diktaturës dhe nuk u deklaruan kurrë, sepse ua mohuan edhe të drejtën e prehjes në një varr. Pra bijtë e shqipes u trajtuan si të lindur nga hiçi, pra qenie pa atdhe. Këtu a nuk kemi të bëjmë me një dhunë të egër, ku mijëra fajtorë të pafaj u çkombtarizuan nga dhuna politike.
 Nuk llogariten sa përdhunime femrash i ka mbuluar pluhuri i harresës,ku heshtja ishte kapak floriri, pasi nuk duhej të nëpërkëmbej dhe të përbaltej "madhështia" e pushtetit komunist. Dhe më keq akoma, për të humbur gjurmët e dhunës morale ndaj vajzave që joshnin eprorët, kryenin një krim të dytë duke i martuar dy të rinj kundër vullnetit të tyre, sepse ky ishte misioni moral i orjentuar nga Partia-shtet. "X" djalë më parë emërohej në një institucion me rëndësi si në "fole pëllumbash", kurse më pas e urdhëronin: "do ta mbash këtë vend pune, por me një kusht: Do të martohesh me këtë "X" vajzë". Ky ishte urdhër, me anë të të cilit u hapej dera e të mirave për "çiftin e lumtur", ku vetëm ndërgjegja e tyre ishte dëshmitare e kësaj "lumturie të dhuruar", që origjinën e kishte te dhuna".   
   Nëse ndokush dilte jashtë kornizave të këij morali, thyente rregullat dhe caqet, quhej antikombëtar, antiparti dhe shpallej armik populli. Pa pritur e pakujtuar, i gjendej një pretekst... Ndërsa populli flinte gjumë, "X" personit i hidheshin prangat: me slloganin: "Në emër të popullit je i arrestuar". A nuk është dhunim e mohim i lirive pa logjikë, pa shkak dhe pa arsye?!
  Në një shoqëri me mentalitet mesjetar, ose ku morali, virtyti apo rregullat ishin strikte nën trysninë e politikave të një kombi të mbyllur, që kanë qenë të imponuara, kemi të bëjmë me dhunë të shumfishtë ndaj individit e veçanërisht ndaj femrës. Respektimi i këtyre rregullave ishte i detyruar nën kërbaçin e dhunës së diktaturës, për të shmangur burgun.
  Theksoj se nuk ishte shkalla e kulturës kombëtare, ajo që i mbante të ndrydhur shqiptarët, apo që respektonin ligjet komuniste, por ishte frika ajo që e mbante nën tutelë vesin, krimin apo dhunën, të mbuluara nga një petkë mashtrimi, gënjeshtre dhe hipokrizie në fasadë.
 Këtë e tregoi më së miri, rënia e diktaturës, duke nisur nga "Njeriu Idhull", për vdekjen e të cilit derdhën "lotë të hidhur dëshpërimi", e mohuan aq shpejt dhe aq dhunshëm e mbuluan me turp, sa bustin e "Orakullit" e hoqën zvarrë sa hap e mbyll sytë. A nuk është paradoks, për një shoqëri që edhe frymë merrte për "Atë", të cilin e kishte "Zot" dhe pastaj e shëmbi për tokë me paturpësi dhe pa mëshirë?! Mendoj se është shprehje e një zemërimi të shfrenuar, si pasojë e izolimit të gjatë gjysmë shekullor e dhunës së përdorur ndaj një komuniteti që e vlerëson lirinë. Ky fakt është një tregues i tjetërsimit moral e mendor të njeriut.   
   Pas viteve 1990, te shqiptarët me nivel të ulët kulturor, pa origjinë brezash fisnikë ose pa origjinë qytetare, sapo shpëtuan nga zinxhirët skllavërues të dhunës, nxori kokën e keqja, doli në shesh vesi, mori krah krimi dhe prostitucioni. Është mëkat dhe fatkeqësi kombëtare kur dembelët dhe parazitët amoralen e quajnë morale, paaftësinë e quajnë aftësi, gënjeshtrën e quajnë të vërtetë, mashtrimin e quajnë virtyt, antivlerën e quajnë vlerë. Në bazë të këtyre cilësive të tjetërsuara, kultura kombëtare shkoi dhe vazhdon të shkojë në regres.
  Ndaj vajzave që hasin kundërshtim, tutorët përmes shantazhit, përmes kërcënimit të familjes së tyre, përdorin dhunën psikologjike, dhunën fizike e dhunën morale, me forma dhe metoda nga më çnjerëzoret madje arrijnë deri në krim.
  Nëse në fillimet e ndryshimeve politike, krimi, tregtia e lëndëve narkotike, tregtia e qenieve njerëzore, droga ishin dukuri spontane sot, kanë arritur shkallën më të lartë që si fenomene hynë në krimin e organizuarnë shkallë kontinentle, pse jo dhe botërore.
  Kam të drejtën morale dhe qytetare, si çdo nënë tjetër, të pyes:
  "-Ç'u bë ajo tradita e bukur e familjes shqiptare? Këta tregtarë të ndyrë, të paskrupullt a kanë familje? A nuk kanë lindur nga një nënë? A kanë motra? A kanë gra? A mund ta shpërdorojnë besimin dhe dinjitetin e tyre?! Nuk e di...Porse një dritë e mekët, ajo e arsyes, e ndriçon anën e errët, të panjohur të qenies sime e më thotë se ata për para bëjnë gjithçka. Të zhytur në ethet e drogës dhe fitimeve pa mund, të zhveshur nga çdo normë humane, nuk duan t'ia dinë sepse janë të zhytur aq shumë në llomi dhe krim sa nuk dinë të dalin dot.
 Nëse çdo familje shqiptare e edukon fëmijën që kurrë të mos harrojë të shkuarën, por ta kthejë kokën pas dhe të ndjekë arsyen përmes Mbivetdijes. Me intuitë të ecë në të përpjetat e të tatëpjetat që të parët e tij kanë hasur në jetë, ai njeri kurrë nuk ka për të gabuar.
  Kujtoj lexuesin se në të gjitha rastet e paraqitura, ndërgjegja e përsosur  humane këlthet: "O njerëz të mirë, ndaloni, analizoni dhe i thërrisni arsyes,se kemi të bëjmë me dhunimin e femrës, dhunimin e lirive humane, po shpërdorohen të drejtat dhe liritë vetjake..."A është e drejtë kjo? A na nderon si komunitet apo si komb?!" 
  Me këtë rast po kujtoj pak nga historia jonë kombëtare...
Duke nisur që nga ilirët, gruaja veç bukurisë që e karakterizonte ,ishte e shenjtë, nderohej dhe vlerësohej si e paprekshme nga të gjithë dhe kishte të drejtën të merrte pjesë në kuvende burrash, ku i dëgjohej fjala, gjë që u ka bërë përshtypje edhe të huajve (përmend dy anglezë: Xh.Bajron, dijetari Hamond dhe sa e sa të tjerë). Ishin gratë ato që në kohë luftrash mbanin shtëpinë, drejtonin ekonominë dhe jo rrallë herë u veshën si burrat e luftuan krahas tyre. Po kujtoj për lexuesin disa syresh... Mbretëresha Teutë, zëvëndësoi të shoqin, Gentin dhe udhëhoqi luftën kundër Perandorisë Romake. Ne ndjekim me ëndje filmat ku trimëria e të huajve është ngritur në art dhe vjen tek ne përmes legjendash. A nuk e meriton një përjetësim të tillë kinematografik legjenda e Argjiros, që u hodh me djalin nga bedenat e kalasë së Gjirokastrës, e ndjekur nga dhjetëra gra trimëresha?! Identike si histori e El Sidit,(kufoma e të cilit u kalli tmerrin armikut), tek ne është Shote Galica që veshi rrobat e u armatos me armët e Azemit dhe luftoi me trimërinë e luftëtarit. Maro Kondi kjo nënë e re u flijua duke e tërhequr në greminë ushtrinë e huaj. Janë burra ata që mbajnë leksione për këto gra të virtytshme, po përse vallë sot e shohin me zili dhe e nënvleftësojnë aftësinë femërore?! Mos vallë egua mashkullore nuk i lë të dalin nga vetja? Ndoshta duket si vetëvlerësim apo mbivlerësim i aftësive të tyre, por gabojnë sepse kush nuk është në gjendje të njohë veten,nuk arrin të njohë tej hundës së vetë.
 Pushtimet e huaja mesjetare sollën një regres të lirisë së gruas. Baballarët, burrat, vëllezërit ushtruan një trysni ndaj saj, duke e mbyllur brenda mureve të shtëpisë, me synimin për ta mbrojtur nga dhuna e të huajit. Por ndërgjegja shqiptare kishte harruar se ajo ndërkohë e në vazhdimësi po dhunohej shpirtërisht, mendërisht dhe psikologjikisht, gjë që u shndërrua në traditë. E njëjta gjë ndodhi me femrën nën petkun e emancipimit edhe gjatë izolimit gjysmëshekullor të diktaturës komuniste, ku gruaja e njohur për karakterin fin dhe delikat ,u shndërua në një qenie të përçudnuar me tipare burri.
  Gjatë kohërave, vetë femra, e bindur se nënshtrimi ndaj mashkujve, që shkonte deri te respekti i tepëruar që duhej të kishte edhe për kunatin o nipin e mitur të burrit, ndaj të cilit duhej të përulej se e donte zakoni apo tradita, e ka shndërruar atë në inferiore ose skllave të ndërgjegjes së saj. Për femrën këto rregulla të vendosura padrejtësisht si trashëgimi mesjetare, kanë arritur që ta dëmtojnë imazhin e saj për botën reale,duke pranuar pa kusht mohimin e të drejtave dhe lirive të saj.
  Me kohë, me apo pa dëshirë, këto rregulla të pashkruara, u bënë ligje të trashëguara që zbatoheshin dhe vazhdojnë të gjejnë zbatim edhe sot, madje më egërsisht... sepse bëhen me vetëdije të plotë. Me këtë të fundit kuptojmë se sot kemi parasysh stadet bashkëkohore të zhvillimit global të njerëzimit. Pra dhuna sot zhvillohet më e sofistikuar dhe e paramenduar nga përdoruesit e saj.  
  Ka aq shumë shembuj e tregues për format, metodat, shkallën e përdorimit të dhunës dhe pasojat e saj tragjike, sa koha është e pamjaftueshme për t'i rrëfyer.(pikërisht këto tema duhet të studiohen dhe të diskutohen në rrethet studentore, në qendrat sociale apo rehabilitimi, në organizata grash etje).
  Në ditët e sotme mjafton të kujtojmë rritjen e numrit të përdoruesve të drogës, rritja e krimit në familje, divorcet në shifra alarmante dhe një ringritje e ushtrimit të prostitucionit. Divorci është një vendim i drejtë i çastit, por pasojat janë më afatgjata dhe shumë të rënda për fëmijët. Kur nuk janë fëmijët në mes, është femra, ajo që pëballet me vështirësitë, jeta e së cilës mund të ketë pasoja diskriminuese e fatale.
  Një vlerë edukuese e parandaluese janë marrëdhëniet prind- fëmijë dhe prind- institucion arsimor. Nuk mjafton ta lindësh e ta rrisësh fëmijën. Ushqimi më i mirë për të, është edukimi që nis sapo ai ngjizet në barkun e nënës. Në këtë periudhë rol të veçantë kanë marrëdhëniet në çift dhe sa shumë e dëshirojnë ata daljen në jetë të këtij fëmije.
 Përdorimi i drogës që nis qysh nga mosha e adoleshencës e në vazhdim, sjell shkatërrimin e ekonomisë familjare, e jetës së individit, si dhe të familjes në tërësi. Kurse si pasojë e drogës, e pedofilisë,marrëdhënieve seksuale pa mbrojtje, shkaktohet sëmundja vdekjeprurëse AIDS. Këto vese vihen re te fëmijët që vijnë nga familje me nivel të ulët kulturor. Ndodh edhe në ato familje të kamura që u japin fëmijëve liri të tepëruar , të cilët e shpërdorojnë lekun, pa ia ditur vlerën dhe se si nxirret. Në të dy rastet kemi të bëjmë me mungesë të theksuar informacioni nga ana e prindërve. Një punë të madhe edukuese duhet të bëjë nëna, lidhur me pasojat e veseve prej të cilave tërhiqen fëmijët.
  Kujdes duhet treguar nga familja, e cila duhet të dijë se në ç'shoqëri bënë pjesë fëmija.   
  Natyrisht marrëdhëniet mes gjinive në familje dhe në shoqëri, si: femër dhe mashkull, motrës e vëllait, burrit e gruas, mes kolegëve kanë ndryshuar. Ky ndryshim është i lidhur me integrimin social drejt një shoqërie të hapur dhe me integrimin e femrës në shoqëri, i cili varet nga shkalla e personalitetit (niveli arsimor, kulturor dhe profesional).
  Ky evolucion varet nga hapësirat sociale që i krijon njeriu vetes, sidomos vendin që i krijon femra vetes në të gjitha fushat e jetës. Rëndësi të veçantë ka përballja e femrës me realitetin, gjë që arrihet nëse ajo vret frikën, ka kurajon për të pranuar të përballet me të rejat e kohës, për të sfiduar jetën dhe të papriturat e saj. Duhet të kemi parasysh se sa kulturë ka trashëguar dhe se si e ka pritur ajo hapjen me botën e zhvilluar. Shpesh herë te femrat vihet re mungesa e besimit në vetvete, që vjen si shkak i mosnjohjes së vetes. Këtë e vërteton fakti që femrat, duke mos njohur aftësitë e tyre, punojnë, zhvillojnë fushata elektorale dhe votojnë që të zgjedhin kandidatë meshkuj në organet më të larta legjislative, ekzekutive apo gjyqësore, si dhe në drejtimin e forcave politike. Me këtë padrejtësi që i bëjnë vetes gratë, janë të dhunuara moralisht nga egua mashkullore dhe të vetëdhunuara mendërisht nga inferioriteti i tyre.
 Kujtoj se Partitë kanë mbirë me bollëk në Shqipëri, si kërpudhat pas shiut. Nuk është aspak çudi që çdo fis shqiptar të krijojë një parti politike. Mjerë gratë se atëherë femrat kanë për t'u lënë fare në harresë.
  Vendosja e shifrës fiktive 25-30% e administratës së lartë, si në Parlament, Qeveri, drejtësi, në administratën e mesme të jenë gra, gjë që nuk është realizuar asnjëherë në këto afro 23 vjet, e quaj një formë dhune psiko-morale ndaj femrës nga pushteti dhe politika. Te përqindja e gruas në përfaqësitë politike kemi të bëjmë me konformizëm të theksuar.
  Cila formë do të ishte më e mira?   
  Çdo grua apo vajzë që e ndjen veten të aftë si intelektuale, në arsimim dhe profesion, duhet të pranoj sfidën dhe me kurajo të startojë me burrat që kandidojnë. Bota e pushtetit të çdo fushe është e egër, i ngjan madhështisë së pushtetit të Meduzës. Cilido që ulet në një karrige, pastaj nis e flet ajo, e cila ngjitet aq shumë me shpirtin e atij që është ulur në të sa, nuk e lë të ndahet prej saj. Ndaj vlen shprehja: "O shtet që ke madhështinë e pushtetit të Meduzës, kujdes se kë ul në karrigen tënde, se do të pësosh disfatë, pasi i ngjan bukurisë magjepsëse të Meduzës, që mbyt dhe më të zotin detar..." 
Dua të di historikisht, se cili mashkull e la karrigen e vet që të ulet një tjetër, aq më tepër një femër e paragjykuar prej tij?!
Ndaj cilido mund të pyesë: A duhet përkrahur shoqëria apo politika lidhur me këto probleme që cënojnë integritetin e femrës dhe të shoqërisë?
 Sot mbi të gjitha pushtetet qëndron pushteti i parasë. Para saj gjunjëzohet dija, diploma, aftësia, arsyeja... dhe ngre krye Padija, hipokrizia, gënjeshtra, mashtrimi, korrupsioni dhe krimi. Është paraja që nxjerrë në ankand vajzën apo djalin e mitur, motrën, aty dhe gruan, pra familjen. Meqë familja është embrioni i shoqërisë, qeliza e kombit, atëherë kur vlera dhe dinjiteti i familjes shumëzohen me zero, ç'vlerë ka për të tillët atdheu?! Janë këto fenomene sociale që i ndeshim përditë,që i japin liri pa kufi bashkëshortit që ta trajtojë gruan si pronën e tij. Me nivel dhe me marrëdhënie të tilla, nuk shkohet drejt Evropës. Nëse familja do të vazhdojë të jetë në udhëkryq, sepse një jetë e dhunuar nuk është normale, edhe fati të lindësh femër, nuk është më fat, por mallkim që lindi.
Për njeriun e udhëhequr nga virtytet, Atdheu është familja. Nëse nuk e do familjen, nuk e do atdheun.
Nuk mund të jetë familjar i rregullt një baba që do fëmijët e tij, por fyen dhe dhunon mendërisht, moralisht dhe fizikisht, gruan që rilindi jetën me genet e tij. Nuk duhet të harrojë se fëmijët janë gjysma e secilit prej tyre. Ndaj të rinjtë para se të vendosin të krijojnë familje, nuk duhet as ta mendojnë e jo më të veprojnë dhunshëm, qoftë edhe me fjalë. Gjatë jetës duhet të arsyetojnë me logjikë, sepse marrëdhëniet në çift i ngjasojnë enës së qelqit, që po mori krisje, nuk riparohet më. Duhet ta kenë të qartë se femra nuk është pronë as e burrit dhe e askujt, madje as e prindit. Ata i dhurojnë jetën fëmijës për të qenë i lirë, por nuk kurrë janë pronar të jetës së tij. Madje është e dalë mode rritja e vlerës së djalit dhe nënvleftësim i vajzës. Jeta bashkëshortore është përgjegjësi dhe detyrim, gjatë së cilës fëmijët duhet të edukohen e të trajtohen të barabartë mes tyre. Vëllai duke u rritur e edukuar me dashurinë dhe respektin ndaj motrës, do të bëjë që ai nesër do të di të respektojë atë vajzë që do ta ketë për shoqe jete.
 Në këtë shkrim nuk mund të analizohen të gjitha problemet, të mirat dhe të këqijat që na dikton jeta, por unë mendoj se çdo individ, femër apo mashkull, beqar/e apo i/e martuar, i ri apo i moshuar, duhet të shohë brenda vetes. Duke njohur të padukshmet e rrënjosura në qenien e tij, do të ketë më shumë respekt për veten dhe jetën.Të jesh qytetar i mirë, veç respektimit të ligjit e normave, do të thotë të njohësh veten, t'i bësh mirë vetes dhe të dish ta respektosh atë. Kur vlerëson veten, je në gjendje të vlerësosh të tjerët! Atëherë jeta nuk ka për të qenë një ferr për bashkëshortët. 

***

Rasim Bebo- SAKRILEG


Po kalojnë dy dekada, gjatë të cilave në Shqipёri militon prifti famëkeq Anastas Janullatos. Ai u paraqit këtu me rekomandimin e Kostandinopojës dhe të Athinës si Eksark dhe u pranua me firmën e Ramiz Alisë. Në mbledhjen e madhe të kishës, ndonëse me insistimin e Athinës për t’u zgjedhur kryepeshkop, një pjesë e konsiderueshme e besimtarëve nuk e pranuan dhe filluan këngën patriotike “Për Mëmëdhenë”.


 Por, mas mospranimit, ai doli jashtë nga një deriçkë e vogël prapa kishës, me gjithë shpurën e ardhur nga Athina dhe me disa prifto-renegatë shqiptarë e u përqendruan apostafat në hotel “Tirana”. Ku meqë duhej pranuar patjetër, se ashtu ishte urdhri nga Greqia, kjo pakicë njerëzish, trokitën gotat dhe uruan Janullatosin, për titullin kryepeshkop që gjoja “iu dha”, në kundërshtim të hapur me statutin e kishës. A nuk kemi këtu të bëjmë me një Sakrileg të madh të Janillatosit?... Por dhe një përulje të neveritshme të Qeveris dhe të Akademisë së Shkencave shqiptare?...


 A e mendojnë këta, vallë, se kanë lënë një prift të huaj në karrige, si një guvernator ogurzi për t’i drejtuar drejt humnerës!...

Tani së fundi, në Përmet, Janullaltosi na del edhe kundra Gjykatës Kushtetuese, e cila është organi suprem i shtetit. Në vitin 2004, nga kjo gjykatë u dha vendimi përfundimtar, që pallati i kulturës “Naim Frashëri” do të qëndronte si monument i kombit shqiptar, me emrin e rilindësit të madh “Naim Frashëri”.

 Por Janullatosi pretendon, se për çështjet e “Shenjta” nuk vlejnë ligjet e shtetit dhe as kushtetuta. Kështu ai e ktheu shtëpinë e kulturës në kishë pa përfillur asnjeri. Janullatosi shkoi në Përmet bëri meshën greqisht dhe e quajti pallatin e kulturës “Naim Frashëri”, Kishë e Shën Mërisë së Pazarit. Dhe prej vitit 2009, pasi futi përkrahësit e tij fshehtas brenda mureve të pallatit të kulturës, filloi natën të ndërtojë kishën me hov sa më të shpejtë për ta bërë fakt të kryer.

 Kështu, prej vitit 2004 deri sot, qeveritarët shqiptarë, Fatos Nano, Sali Berisha Edi Rama kishin heshtur. U zgjuan nga gjumi letargjik, duke hedhur kunja kundra njëri-tjetrit, nga mesi muajit gusht të këtij viti, për të urdhëruar zyrën e përmbarimit, të nxirrte jashtë pallatit të kulturës “Naim Frashëri”, pajisjet e Kishës së Shën Mërisë së Pazarit. Zyra e përmbarimit zbatoi vendimin ligjor të Gjykatës Kushtetuese, për nxjerrjen nga pallati të mjeteve që i përkisnin kishës. Dhe këtu filloi “sherri” sipas parimit të perëndisë greke Aresit: Për grekët lufta dhe shkatërrimi, çmenduria dhe kotësia e njerëzve, që i çojnë në zhdukje reciproke pa ndonjë shkak të vërtetë, përbën një realitet”. (1).


Kristo Frashëri shkruan: “Trualli i shtëpisë kulturës, prej 600 m2, e cila mori emrin “Naim Frashëri”, përfshiu dhe truallin e kishës rreth 25 m2. Këto 25 m2 janë bërë mollë sherri. Duan të përmbysin shtëpinë e kulturës, për një kishë shumë të vogël, që qëndronte në këmbë me katër mure të rrënuar. Ata kërkojnë të zbojnë nga Përmeti Naim Frashërin për qëllime të errëta. (2)

 Ku e gjeti kisha e Përmetit kurajon për të sfiduar Gjykatën Kustetuese? Kjo kuptohet dhe nuk ka dyshim, se prapa Kishës së Përmetit, qëndron Anastas Janullatosi, i cili doli haptazi kundër vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Janullatosi filloi presionet me fjalime proteste së bashku me qeveritarët e Athinës, duke bërë shantazh, sikur Përmeti të ishte brenda kufirit grek. Ndërhyrja e ministrisë së jashtme greke në këtë konflikt, përbën një shkelje të rëndë diskredituese për veten e tyre dhe kundra çdo dispozite ndërkombëtare. Si mund të bëhet shteti grek arbitër në një çështje të brendshme shqiptare?. A mos vallë të gjithë ortodoksit shqiptare i quan grekë, sipas avazin të vjetër “Cilindo ortodoks është grek” ?. Është e turpshme, kur me emigrantët shqiptarë në Greqi përdoret dhuna fetare për t’u kthyer nga myslimanë në ortodoksë për qëllime shoviniste. Ndërsa nga ana tjetër, zbaton ligjin e Metaksait nr. 1363 të vitit1938, që ndëshkon krimin e proseletizmit (konvertimit fetar). Nëse ndërron fëne ortodokse, burgosesh menjëherë. (3
Kristo Frashëri shkruan: “Përmeti është një qytet në të ashtuquajturin “Vorio-Epir”, trevë të cilën Athina e lakmon ta aneksojë. Meqenëse në Përmet nuk ka banorë grekë, nacionalistet e Athinës përpiqen ta helenizojnë me rrugë të ndryshme, nëpërmjet helenizimit të përmetarëve që banojnë në Greqi, me përhapjen e ritualit greqisht në kishat e qytetit , me anën e pensioneve sociale nga ambasada greke, me shkollat greke, që “hirësia” mendon t’i hapë së afërmi dhe me rrugë të tjera. Në këto rrethana, shtëpia e kulturës e cila mban emrin e “Naim Frashërit” nuk mund t’i shërbejë në asnjë çast platformës heleniste të Athinës.

Kjo është arsyeja përse Janullatosi kërkon ta fshijë”. Të vjen keq kur mendon se Përmeti, qyteti i luleve, i kulturës rilindëse, i këngëve dhe i dasmave të kulturuara, i rakisë së dëgjuar dhe i reçelrave të shijshme, qytet i harmonisë fetare, të nëpërkëmbet nga një rrufe greke në qiell të kthjellët. Këtu ka një sakrileg, për ta kërkuar te Janullatosi.

 Një veprim tinëzar i rrufeshëm antikombëtar, në këtë shtrirje shqiptare, të quajtur “Vorio-Epir” në qytetin e Korçës, në mëngjesin e 11 gushtit 2012, u gdhi e rrënuar gur mbi gur “Shtëpia Monument Kulture” e Themistokli Gërmenjit dhe e Flamurit që u ngrit më 8-12-1916, e cila u shkatërrua me buldozerë të Korçës të drejtuar nga grekët e Janullatosit. Më 1917 dinakëria greke vrau patriotin Themistokli Gërmenji, sot po kjo dinakëri hodhi në erë shtëpinë monument kulture e ngrehur për nder të tij. Pas 108 vjetëve, kjo na kujton urrejtjen e grekut për të zhdukur rilindësit tanë për helenizimin e Shqipërisë së Jugut .

Prof. Edwin Jacques thotë: “Trupat franceze, dëbuan grekërt nga Korça më 27 tetor 1916. Komandanti francez, kolonel De Skoin propozon që krahina të qeverisej nga autoritetet shqiptare. Kështu më 10 dhjetor 1916 nxori një shpallje publike që njihte pavarësinë e “Provincës Autonome Shqiptare të Korçës” dhe ngriti flamurin shqiptar. Gjithashtu emëroi si prefekt luftëtarin patriot Themistokli Gërrmenjin , heroin e vendit, që do të bëhej protagonist i një drame tragjike. Ai doli një administrator i zoti, formoi një këshill qeveritar dhe krijoj policinë dhe xhandarmërinë. Ngriti një sistem postar dhe nxori pulla dhe bankënota shqiptare.

Hapi shkolla shqip në të gjithë fshatrat e zonës dhe mbylli të gjitha shkollat greke dhe turke. Hapi dyert t Liceut Francez në zhvillimin e arsimit dhe të shkencës. Me intrigat e kurdisura nga grekët, Themistokliu arrestohet pas largimit të kolonelit francez nga Korça, dënohet me vdekje me pushkatim më 29 tetor 1917. Dhe tani gjeneralët francezë, në kujtimet e tyre, thonë se në gjyqin e këtij patrioti shqiptar, janë bërë gabime juridike dhe detyrohemi të kërkojmë falje para historisë. (4).


Një ditë të zakonshme, para tre vjetësh, afërsisht në këtë kohë, disa djem azganë zbresin poshtë me vetura, sikur fluturojnë dhe hynë me plot humor në kafenen e Himarës. Mbasi zunë vend në tavolina, porositën bira të ftohta, dhe pritën, por asnjë nga kamarierët nuk lëvizi nga vendi. Ata prapë i thirrën dhe së fundi u revoltuan:. “U ka mësuar prifti greke që mos të shërbeni kur u bëhet kërkesa shqip!”...

 Pra, kjo sjellje vazhdon në disa kafene në bregdetin tonë, ndofta nga kjo polemikë e nxehte gjeti vdekjen A. Guma. Dhe nga polemikat e greqizimit në konflikte të llahtarshme, u vranë në valën më të nxehtë të vitit 1997 mbi 3500 të rinj e të reja dhe 11000 të plagosur. Në këtë zallahi gjeti vdekjen e tejdhimbjes djali i shkëqyer i shokut tim Odisea, “i përjetshëm qoftë kujtimi i tij”. Rrënjët e të gjithë kësaj furtunë në kohë me diell, na çojnë nga Athina, te peshkop Janullatos dhe koha e papolitizuar do ta zgjidhë këtë llahtari.

Kisha Ortodokse do të vazhdojë të protestojë për Përmetin, thotë Janullatosi, në një mesazh në greqisht të publikuar nga Gazeta “Bota sot” . E bëri greqisht se përfaqëson 0,87% minoritarë grekë, në vend ta bënte shqip, që ta dëgjonin, mbi 15 milionë shqiptarë kudo ku ndodhen. Janullatosi shkruan: “Kisha ortodokse do të vazhdojë të protestojë për Përmetin”. Dhe më tej: “E përsëris që problemi ynë nuk bën fjalë për një ndërtesë, por fakti është që kemi të bëjmë me një pëdhosje”.


Janullatos, sikur e keni nxehur shumë karrigen e pamerituar që rrini, që mos të kesh të bësh më me përdhosjen, që thoni, duhet të largoheni nga Shqipëria bashkë me erën e keqe të përdhosjes. Dhe Janullatosi vazhdon: “Nëse kishat tona ortodokse qenkan kundër qendrës kulturore, siç thonë ata, kush e ka kultivuar më shumë se sa ne në arkitekturë, pikturë muzikë, ndihmë reciproke ndaj njëri-tjetrit më shumë se sa kisha jonë. Pra, për çfarë qytetërimi, e kulture këta kanë ndërmend? që të vënë kumar dhe bilardo aty brenda. Këto janë ngjarje të idhta, dhe ne të gjithë e dimë që të gjithë ortodoksët në Shqipëri marrin pjesë në këtë fyerje që na është bërë”. (5).


 Ju Janullatos, edini shumë mirë historinë, por e anashkaloni të vërtetën, prandaj po citoj disa pjesë të saj: Janë pellazgo-Ilirët e djeshëm, shqiptarët e sotëm, që i vunë themelet e të dyja kishave të Lindjes dhe të Perëndimit që kultivuan arkitekturën, pikturën, muzikën etj. Ndalimi i Krishtërimit nga Perandori Trajan, si një vepër kriminale kundër shtetit në vitin 111 të e. s., shkaktoi trazira të mprehta në krahina, ku krishterimi kishte ndikim të fuqishëm, siç ishin Azia e Vogël, Afrika e veriut , Galia, Italia dhe Ballkani.

 Për rrjedhojë vdiqën aq shumë të krishterë nga ajo që quhet: (Martirologjia e hershme), sa që autoritetet e kohës, ndërtuan një monument, që mbante fjalët latine “Exticto nomene Cristianorum” (Emri i të krishterëve është shuar). Iliro - shqiptari, Perandori Kostandini i Madh 306-337 e. s. lëshoi një proklamatë që i dha fund persekutimit të kristianëve dhe vuri themelet e supremacisë spirituale në të dy kishat e Perndimit dhe te Lindjes.


 Proklamata përmëndet nër histori si “Dekreti i Milanit”. Ky dekret u ktheu nënshtetasve kristianë të parandorisë të gjitha të drejtat civile dhe lirinë e besimit fetar që ua kishin mohuar faltoret si dhe pasurinë që ua kishin konfiskuar. (6).

 Në vitin 325 Kostandini thiri të parin këshill të Nikesë. Perfaqërsimi i 318 peshkopëve nga e gjithë perandoria, ishte me rëndësi, sepse dëshmoi për shtrirjen e Bashkësisë Krishtere gjatë shekujve. Kostandini ndërtoi Kostandinopolin nga viti 324 deri ne vitin 334 dhe kryesoi ceremoninë solemne të inagurimit të Kryeqytetit, i cili mori më vonë emrein e tij. Kostandinopoli, grumbulloi gjithë zhvillimin e qytetërimit Përendimor.

Mbas shek V-të (të vitit 476 kur Roma u shkatërrua nga gotët. Ndërsa Kostandinopoli jetoi edhe 1000 vjet më tepër, kur u pushtua nga Turqit më 1453 Shën. im). Roma dhe gjithe Europa Perëndimore u pushtua nga popuj barbarë (gotët) dhe bota e qytetëruar u mbulua nga errësira e mesjetare. Gjatë asaj kohe, Perandoria Romake e Lindjes, mbajti gjallë traditat e kulturës latine dhe greke te vjetër me prejardhje pellazge. Atje shpëtuan thesaret e letërsisë të kulturës antike. Kur Evropa u zgjua prej gjumit të mesjetës, ajo gjeti në bibliotekat bizantine kryeveprat e kulturës klasike që i dhanë frymëzim intelektual fazës së re të qytetërimit që është duke vazhduar edhe sot. (7) Justiniani (527-565), një tjetër shqiptaro-Ilir.

 ( Përmendet “Kodi i Justinianit”, vepra legjislative, që është një monument historik i pavdekshëm. )Ndërtoi katedralen e Shën Sofisë, një vepër arkitekture që e imagjinoi Justiniani vetë dhe që ka tërhequr admirimin e botës gjatë 14 shekujve. (8).

 Është vërtetuar se vendi ynë ka nxjerrë dy papë dhe katër shenjtorë: Papë Inocenti i I-rë, (402-417) Ilir, i 40-ti në radhë. Papa Klementi XI (Xhan Francesko Albani (1700-1721), i 243-ti në radhë. (9).

 Shën Martini Ilirjani 316-397. Bazilika ku prehet u bë vend mbrojtje dhe pelegrinazhi, më i nderuar në gjithë Galinë. Kulti i tij u përhap në të gjithë Francën. Më shumë se 500 komuna mbajnë emrin e tij. Shën Jeromini, Ilir, 347-420. Përkthyesi i pare i Biblës në latinisht. (autor i Vulgatës).

 Niketë Dardani, 340-414, njihet si autor i “Te Deum” himni bazë dhe simbol i krishtërimit; ky artist nga Dardania është një nga themeluesit të kulturës së krishterimit . Vepra e tij më e njohur është “Te Deum Laudamos”, përhapur në Europë në vitin 525, dhe mbi të cilën kanë shkruar muzikë kompozitorë të tillë si G.B. Lulu, G. F. Haendel, J. S. Bah, Mozart, Shubert, Verdi etj. Jan Kukuzeli 1078-1158, muzikant nga Durrësi, një ndër figurat e kishës bizantine, ka krijuar: hymnet e aniksandrit, këngët e kerubinëve, Psalmi 107, Polilei 117 etj. (10).

 Arqitekt Mehmet Isai nga Tepelena ndërtoi Taxh Mahalin, në qytetin Agres të Indisë në shek. 17, njër ndër shtatë mrekullitë e botës etj. Shkrova për këta dishepuj ILIRO - SHQIPTARË , jo. Për t’u treguar juve, Janullaos, por për ta lexuar priftërinjtë dhe renegatët shqiptarë që të ndjekin pas, për të njohur paraardhësit e tyre. Gjika nga Parga e Çamërisë, familje princore rumune dhe Elena Gjika “Dora d’ Istria” poete. Historiani Arben Llalla thotë: “Historikisht arvanitasit kanë dhënë një kontribut të madh në gjithë fushat e jetës politike kulturore të Greqisë. Shumë prej tyre përfshihen në listat e emrave më të shndritshëm , që i dhanë lavdi Greqisë së Re.

 Këta luftëtarë trima, heronj të kryengritjes së vitit 1821, jo vetëm me armët e tyre luftuan për pavarësinë e Greqisë, por ishin kryetarët e parë të shtetit grek, që drejtuan Greqinë drejt zhvillimit të jetës evropiane. Shumica e kryeministrave të Greqisë ishin arvanitas (shqiptarë) me origjinë nga ishujt që historikisht njihen të banuar që nga koha pellazge. Të banuar dhe që banohen nga popullata arvanitase, si Hidra, Speca, Poros, Salamina etj. ..vetëm nga ishulli i Hidrës kane dalë gjashtë Kryeministra në shtetin grek”.(11).

 “Që nga Pjetri i Parë apo Katerina e Dytë të Rusisë, kishin strategjinë për të dalë në Mesdhe në dy pika mbështetëse: a. Në ortodoksinë e banorëve të Ballkanit. b. Në pansllavizmin e territoreve të tyre. Është një fakt historik dërgimi nga Rusia (në atë periudhë që Turqia kishte marrë tatëpjetën), të 17,000 politikanëve dhe priftërinjve ortodoksë në Ballkan, për kundër Ali Pashë Tepelenës dhe për përçarjen e shqiptarëve. Kisha ortodokse futi përçarjen midis shqiptarëve të krishterë dhe myslimanë dhe nxiti vëllavrasjen. (12).

 “Kryengritja e 1821, ishte një kryengritje e shqiptarëve të krishterë dhe myslimanë për të çliruar trojet nga Turqia. Të bashkonte trojet shqiptare në një shtet dhe të fuste në të dhe Greqinë, që banohej prej 70% nga shqiptarët. Kleri ortodoks filloi të zhdukte të gjithë udhëheqësit shqiptarë të revolucionit për krijimin e shtetit grek. Kështu heroin kombëtar Kollokotroni u dënua me vdekje, por për mëshirë u fal.

U vranë a po u zhdukën Andrucua, Karaiskaqi, Bubulina etj. Valle a nuk është sakrilegji, në vend të mirënjohjes, që grekut jo vetëm i mungon, por të ngul thikën, si i pabesë që është? (13).

Me urdhër të kishës, në vitet 70 të shek. 18 qarkullonte i quajturi “Çoban Baba”, murgu Kozma. Ai predikonte ungjillin duke u premtuar shqiptarëve se do tu falte mëkatet, nëse do të braktisnin gjuhën shqipe në kishë, shkollë dhe shtëpi. Më 24 gusht 1779 u ekzekutua si agjent politik i kishës greke. Nga Prof. Fedhon Mekshi citojmë: “...shqiptari i kamur panhelenist V. Zhapa, bëri të mundur të çeleshin në Shqipërinë e Jugut 163 shkolla në gjuhën greke vazhduan për 32 vjet 1860-1892”. “Historia e Shqipërisë” Tiranë 1962 f. 105.


Gjuha shqipe e arvanitasve, jo që nuk u bë gjuhë zyrtare, por edhe u përndoq nga kleri ortodoks, çmenduria e të cilëve shkonte deri aty sa u thoshte arvanitasve se Zoti nuk kupton shqip . Kërshtu vazhdon edhe me mesazhin e Janullatosit sot në gjuhën greke. A nuk është sakrileg kur nuk përdor gjuhën e kombit shqiptar, duke qëndruar në karrigen e kryepeshkopit në Shqipëri?

 “Qendrës Studimore Pellazgjike” dhe Prof. Dr.Mathieu Aref, që iu dha titulli “Doktor për shkencat e historisë së antikitetit (Greqia antike) të Universitetit Paris Sorbonë”, vërtetoi për të nxjerë në dritë figurat e ndritura shqiptare prej lashtësisë Pellazge e në vazhdim, se semito-egyptianët “grekë”kanë manipuluar duke i quajtur për grekë. Një shembull, heroin e Kretës, nga Konispoli, Haxhi Mehmet Dalani, është shkruar në enciklopedinë greke: Haxhi Mihal Dalani i vrarë 1828 në Kretë.

 Pse ia ndryshuan emrin nga Mehmet në Mihal?... Po kështu Janullatisi e quan Skënderbeun Jorgo për grek. Ka akoma më keq për të folur për poshtërsitë greke: Shumë durohet Prifti Janullatos, kur arrin të vlerësoj e të ngrejë çështjet e Shenjta mbi ligjet e shtetit. Harron Janullatosi se është në Shqipëri. Kur ne kemi Kombin mbi fenë, “feja e shqiptarit është shqipëria”. Ndal Janullatos dhe mos u futë në konflikt me shqiptarët për Kombin, Naim Frashërrin, Thimistokli Gërmenjin etj.

 Po të lexosh dy librat: Jorgos Margaritis, “Bashkëpatriotë të padëshëruar” dhe Robert D’ Kapllan, “Greqia: Dashnoria e Perëndimit, dhe Gruaja e Lindjes”, të ngjethet mishtë dhe të ngrihen flokët e kokës. Në Selenik më 1913 grekët thyen e bastisën 400 dyqane çifutësh, për shkak të një thashethemnaje, se gjoja çifutët kishin helmuar puset e ujit. Me 1916 trupat greke pushtuan Selenikun . Me 1917 ra një zjarr i madh që rrafshoi krejt rajonin çifut të qytetit, përfshirë edhe 34 sinagoga. Numri i të pastrehëve arriti në 75.448, prej të cilëve 53.757 ishin çifutë.

 Kur gjermanët pushtuan Selenikun, në prill të vitit 1941, sikur të mos kishte qenë nxitja e agjentëve vendas, as që do t’u kishte shkuar ndonjëherë ndërmend sakrileg i shkatërrimit të nekropolit të lashtë çifut të Selanikut. Selaniku në atë kohë ishte kryeqyteti kulturor i çifutërisë sefardike (spanjolle). Gjermanëve iu deshën dy vjet rresht pune ditë për ditë, për t’i plaçkitur Selanikut çifut thesaret e tij artistike. U deshën 15 trena të mbushur plotpërplot, për 5 muaj me radhë, për të boshatisur Selanikun nga çifutët e tij. I gjithë qyteti u dërgua në kamp përqendrimi të shfarosjes. U shkatërruan 500.000 varre të varrezave çifute. Mbi këto varre është ngritur Universiteti i Selanikut. A nuk është një sakrileg i madh që rëndon Kishen Grek? (14). Çamëria veson gjak. Dinakëria greke triumfoi.

 Dy javë përpara masakrës së Çamërisë, u ftuan në një takim Myftinjtë Hasan Abdullai, Sali Hafizi dhe kryeplaku Qazim Rexhepi.

Takimi u bë në fshatin Popovë. Pala greke (Edesit) kryesohej nga Lefter Shtrungari dhe dy oficerë anglezë dhe kurdoherë i pranishëm Peshkop Dorotheu. Grekët premtuan: “Në Çamëri paqe të plotë! Njerëzia të mos ikin! Ju japim fjalën e nderit se nuk do të preket kush as me një lule”. 27 qershori, rojet mbrojtëse të qyteti dalluan se po afroheshin zervistët nga të tri anët e qytetit.

Dhespot Dorotheu dhe nënprefekt Kanellopulli vrapuan te myfti Sali Hafizi dhe i mbushën mendjen për ndërprerjen e qëndresës , pasi zervistët do të hynin në mënyrë paqësore dhe nuk do të ngacmonin asnjeri. Myfti Saliu e hëngri atë rreng dhe së bashku me despotin u ngjitën në Gallata, ku u bënë thirrje luftëtarëve të ndalonin zjarrin, duke premtuar paqen.

Peshkop Dorotheu dhe major Kranai shkuan në mitropoli dhe njoftuan me tellall: “Urdhërohen tëre ata që kanë armë t’i dorëzojnë menjëherë, se qetësinë do ta mbajë ushtria. Askush të mos ketë frikë! Këdo e quajmë vëlla. Rreth mesditës, kur ende nuk kishte mbaruar dorëzimi i armëve, kur tregtarët sapo kishin hapur dyqanet, zervistët grupe- grupe, të drejtuar nga oficerët, u derdhën egërsisht mbi popullatën çame. Ndër vrasësit ishin: prift Andoni, rrobaqepsja Athina, samarxhiu Cili Coni, Nikoll Rafti etj . Ata qëllonin këdo që shihnin dhe vrisnin këdo që gjenin përpara. Krismat ushtuan me të gjitha llojet e armëve dhe me thika, hanxharë e sopata. O Zot çfarë tmerri!...

 Peshkop Dorotheu, i cili kishte qenë garant për mos cënimin e popullsisë myslimane, festonte “fitoren” me komandantët e bandave dhe bekonte krimet e tyre. (15) Të vrarë dhe të humbur ishin 4700 vetë, shtëpi të shkatërruara dhe të djegura 5800, dhe 85 xhami të rrafshuara. U rrëmbye i gjithë produkti ushqimor dhe të gjitha llojet e bagëtive. I nderuar lexues, A ka më të madh sakrileg, se e Peshkop Dorotheut të djeshëm, që masakroi Çamerinë dhe peshkopi i sotëm Janullatos, që kërkon të mos njohë ligjin suprem te kushtetutës?. Vallë, kush vjen pas këtij guximi të Janullatosit? Aka stomak qeveria Shqiptare dhe Akademia e Shkencave ta durojë?...

Referenca: 1.Aristidh Kola, “Gjuha e Perëndive”, F. 239.

 2. Prof. Dr. Kristo Frashëri, “Skandali i Kishës...”, 26-8-2013.

 3. Prof. Sherif Delvina, “Mbi Epirin”, f. 97, 236.

 4. Edwin Jacques, “Shqiptarët”, bot. 1995, f. 401-402; (7) f. 163.

 5. Prof. Janullatos. “Kryepeshkopi i rikujtoi...”, Gazeta “Bota sot”, 22-8-2013.

 6. Tajar Zavalani, “Historia e Shqipërisë”, bot. 1998, f. 56; (8) f. 68,70.

 9. Enciklopedia Britanike Almanak, bot. 2003, f.731.

 10. Prof. Ramadan Sokoli, Gazeta “Illyria” 21-3-2008,f. 28.

 11. Prof. Arben Llalla, internet, 4 janar 2009.

 12, Prof. Albert Kotini, “Çamëria denoncon”, bot. 2002, f. 94,196.

 13. Prof. Eleni Kocaqi, “Roli Pellazgo-Ilir”, f. 198.

 14. Prof. Dr. Robert D. Kaplan, “Greqia dashnore e ...”, bot. 2002, f. 25.

 15. Prof. Beqir Mete, “Tragjedia Çame, bot. 2007, f.71.

 Addison Çikago gusht 2013.




JETA DHE VEPRA- Kasëm Trebeshina


Kasëm Trebeshina u lind në Berat më 5 gusht 1926. Filloi studimet në Shkollën Normale të Elbasanit, por i ndërpreu më 1942, kur u aktivizua gjallërisht në Luftën Nacionalçlirimtare, prej së cilës i kanë mbetur disa plagë. Trebeshina ndërpreu edhe studimet e larta në Institutin e Teatrit "Ostrovski", të Leningradit dhe iu kushtua tërësisht krijimtarisë letrare.
Kasëm Trebeshina u njoh si shkrimtar në dhjetëvjeçarin e fundit të shekullit 20. Ky fakt lidhet fillimisht me rebelimin e tij të hapur politik, e më pas me disidencën letrare. Pjesëmarrës aktiv në Luftën Nacionalçlirimtare që në moshë fare të re, ai nuk u pajtua me politikën moniste të numrit një të partisë ku bënte pjesë; e kundërshtoi atë në mënyrë të drejtpërdrejtë, veçanërisht, për orientimin që po i jepte letërsisë dhe arteve.
Prozator, dramaturg dhe poet, Kasëm Trebeshina e kundërshtoi që në nismë metodën e realizmit socialist dëmet e së cilës ishin brenda parashikimeve të tij.
Që në vitet `50 ai filloi të shkruajë ndryshe nga veprat që botoheshin aso kohe.
Thellësia filozofike e veprave të tij dhe prekja e temave tabu lidhen me talentin e shkrimtarit që shkruan si i thotë shpirti pa pyetur për pasojat. Dhe ndonëse persekutimet e herëpashershme e bënë atë të vuajë fizikisht, vepra e Trebeshinës , ndonëse nuk u botua, si ajo vera e vjetër, e shfaqi vlerën e saj pas disa dekadash (në vitet `90).
Sipas kritikës serioze vepra e Trebeshinës qëndron ndërmjet traditës kuteliane dhe surealizmit.


Titujt e Veprave

Letra e tij "Promemorje" 5 tetor 1953

"Artani dhe Min`ja ose hijet e fundit të maleve", poemën 1961

“Stina e stinëve”, 1991, Prishtinë

Mekami, melodi turke, 1994, Prishtinë

“Histori e atyre që nuk janë”, 1995, Prishtinë

“Legjenda e asaj që iku”, 1992, Tiranë

“Koha tani, vendi këtu”, 1992, Tiranë

“Qezari niset për në luftë”, 1993, Tiranë

“Rruga e Golgotës”, 1993, Tiranë

“Lirika dhe satira” 1994, Tiranë

“Hijet e shekujve”, 1996, Tiranë

“Ëndrra dhe hije drama”; 1996, Tiranë

Kasëm Trebeshina u njoh si shkrimtar në dhjetëvjeçarin e fundit të shekullit 20.
Ky fakt lidhet fillimisht me rebelimin e tij të hapur politik, e më pas me disidencën letrare.
Pjesëmarrës aktiv në Luftën Nacionalçlirimtare që në moshë fare të re, ai nuk u pajtua me politikën moniste të numrit një të partisë ku bënte pjesë; e kundërshtoi atë në mënyrë të drejtpërdrejtë, veçanërisht, për orientimin që po i jepte letërsisë dhe arteve.
Për këtë qëndrim u burgos dhe veprat i mbetën në dorëshkrim, pjesa më e madhe e veprës së Kasëm Trebeshinës është ende në dorëshkrim: 18 vëllime me poezi, 42 pjesë teatrore, 21 romane e vëllime me tregime etj.
Letra e tij "Promemorje" për Enver Hoxhën, shkruar më 5 tetor 1953, denoncon vendosjen e pushtetit "njëdorësh" në Shqipërinë e Pasluftës së Dytë Botërore dhe instalimin e Metodës së realizmit socialist të cilën vetë Kasëm Trebeshina e identifikon me një censurë nga më të çuditshmet Në vitin 1961 arrin të botojë poemën "Artani dhe Min`ja ose hijet e fundit të maleve" dhe një përkthim pa emër të Garsia Lorkës. Veprat e Trebeshinës kanë nisur të botohen në fillim të viteve `90 fillimisht në Prishtinë: “Stina e stinëve”, 1991; “Mekami, melodi turke”, 1994; “Histori e atyre që nuk janë”, 1995 dhe në Tiranë: “Legjenda e asaj që iku”, 1992; “Koha tani, vendi këtu”, 1992; “Qezari niset për në luftë”, 1993; “Rruga e Golgotës”, 1993; “Lirika dhe satira” 1994: “Hijet e shekujve”, 1996; “Ëndrra dhe hije drama”; 1996 etj.
Megjithatë "Stina e stinëve", është vepra më përfaqësuese (e atyre që janë botuar deri më sot) e Kasëm Trebeshinës, e cila ka tërhequr vëmendjen e kritikëve dhe të studiuesve të letërsisë.
Në këtë vëllim janë përfshirë tri novela: "Stina e stinëve", e cila ka dhe një titull të dytë "Këngë fëmijërie", "Odin Mondvalsen" me titull të dytë "Një histori dashurie" dhe "Fshati mbi shtatë kodrina" apo "Kapriçio shqiptare".
Ndërsa novela e parë dhe e tretë bëjnë objekt fëmijërinë në një rrëfim jashtë tabuve që zakonisht identifikohen me këtë moshë (Stina e stinëve) dhe me ngarkesa historiko-filozofike që e tejkalojnë fëmijërinë (Fshati mbi shtatë kodra), novela tjetër, "Odin Mondvalsen" përbën një cilësi të veçantë sa i përket objektit të pasqyrimit, ashtu edhe për nga teknikat e rrëfimit.
Që në vitet `50 ai filloi të shkruajë ndryshe nga veprat që botoheshin aso kohe.
Thellësia filozofike e veprave të tij dhe prekja e temave tabu lidhen me talentin e shkrimtarit që shkruan si i thotë shpirti pa pyetur për pasojat.
Dhe ndonëse persekutimet e herëpashershme e bënë atë të vuajë fizikisht, vepra e Trebeshinës , ndonëse nuk u botua, si ajo vera e vjetër, e shfaqi vlerën e saj pas disa dekadash (në vitet `90).

Novela "Fshati mbi shtatë kodrinat" dallohen për një teknikë të veçantë rrëfimi, ku rrëfimi i përket shkollës kuteliane të prozës, e tejkalon përshtypjen naive në shpjegim të historisë së përzier me legjendën dhe vlerësimin serioz e ndërthur me një ironi befasuese gjithëpërfshirëse, që e intrigon lexuesin. Tregimi i Rrapo Hardhisë për fshatin mbi shtatë kodrina të kujton legjendat e themelimit të Romës, ndërsa rrjedhën e ngjarjeve e pasuron me ngjyrime historike dhe etnografike që përbëjnë koloritin origjinal të narracionit. Autori ndonëse gjithnjë thotë se Rrapua thoshte, është shumë më i pranishëm se personazhi i vet në rrëfim. Fjalët e Rrapos përpunohen në gojën e autorit që rrëfen në kohën e tashme si dhe në kujtimet që nuk kanë mbetur vetëm me shijen e atëhershme, por janë përpunuar nga e tashmja: ... ku nis legienda e formimit të fshatit, ashtu siç e pat treguar Rrapo Hardhia në hijen e gorricës atë vit që ra ai shiu i hollë në arat tona, është ky nëntitulli i kapitullit të dytë.
-Në novelën "Fshati mbi shtatë kodrina", që ka si nëntitull "Kapriçio shqiptare", në kapitullin XV, përmes një dasme fshati ku në formën e kapriçios përzihet rakia dhe kënga, biseda dhe keqkuptimi, reflektohet bukuria dhe shëmtia, historia dhe legjenda, serioziteti dhe ironia e të gjitha moshave.
Përshkrimi i fshatit nëpërmjet kujtimeve të autorit nuk bëhet në një mënyrë tradicionale. Përkundrazi ai të mbërthen me mënyrën originale të të rrëfyerit, pasi autori kujtesën e tij e shfleton si një libër të vjetër, ku shumë fletë janë zverdhur, disa janë grisur përgjysëm e disa të tjera kanë humbur. Tamam si në jetë, ku njeriu nuk mund t`i mbajë mend të gjitha, pasi jo gjithçka lë mbresë në nënvetëdijën e tij. Futja e autorit në këto shtresa të turbullta të mendjes e të shpirtit të vet përbën edhe një nga risitë e të rrëfyerit të tij: Të shtatë kodrinat përbënin të shtatë mëhallët dhe qendra kishte vetëm një kullë të rrëzuar dhe një mekam të shenjtë. Kjo qendër dukej e çuditshme dhe sikur nuk ishte qendër. Mëhallët sikur mbaheshim dora-dore me njëra-tjetrën dbe quheshin...Dreq e gjysëm! ... Si mund të kujtoj emrat e mëhallëve kur nuk më kujtohet as emri i fshatit? Njeriu kur harrokërka, i harrokërka të gjitha! Të gjitha! ... I harrokërka të mirat dhe të ligat, të rëndësishmet dhe të parëndësishmet!
Por jo, kundërshton mendimin e parë të fillimit autori në fund të novelës. Asgjë nuk harrohet në këtë jetë dhe për të lehtësuar shpirtin në moshën e vonët bëj diçka për fëmijërinë tënde dhe kujtimet e saj, bëj diçka për të gjallët dhe të vdekurit e periudhës së jetës tënde. Secili nga ne e ka një vend dhe një kohë dhe s`duhet ta humbasim: Isha dhe unë atje! ... Pastaj ... a ka gjë më të mirë sesa të dalësh nga skena menjëher pas mbarimit të rolit tënd?! Këtu mbaron historia ime.
Mesazhi i autorit është i qartë. Përmbushe detyrën tënde në jetë; ke kohë derisa ke fuqi dhe shpirt.



JETA DHE VEPRA-LASGUSH PORADECI



Lasgush Poradeci u lind më 27 dhjetor 1899 në Pogradec. Në moshën 10-vjeçare vazhdoi studimet në Manastir dhe më vonë në Athinë, ku mbaroi liceun.
Në vitin 1921 ai shkoi në Rumani, për të ndjekur studimet e larta. Duke qenë pa bursë dhe pa asnjë ndihmë, ai u detyrua të punonte dhe njëkohësisht të studionte. Në Bukuresht ai u lidh me lëvizjen atdhetare të kolonisë shqiptare, u miqësua me Asdrenin e atdhetarë të tjerë shqiptarë dhe u zgjodh edhe sekretar i përgjithshëm i Kolonisë. Në verën e vitit 1924 Qeveria e Fan Nolit i dha bursë dhe kështu arriti t`i përfundojë studimet e larta në Grac (Austri) në Fakultetin e Filologjisë Romano-Gjermane. Lasgush Poradeci e jetoi Rilindjen në periudhën e shpërthimit të kryengritjeve të mëdha për liri. Në veprën e këtij romantiku të fundit të letërsisë sonë jetoi shqetësimi atdhetar i mbrojtjes së kombit dhe të traditës së Rilindjes, ashtu sikurse edhe dëshira për triumfin e pikëpamjeve demokratike, shqetësimi për një përparim të përgjithshëm kulturor e shpirtëror të shoqërisë shqiptare. Ai është nga lirikët tanë më të mëdhej, i cili u shqua për ndjeshmërinë dhe ëmbëlsinë poetike më të cilën i këndoi Shqipërisë dhe dashurisë. Me 12 nëntor të vitit 1987, Lasgush Poradeci, vdiq, duke lënë pas një krijimtari të bukur, e cila kishte fituar zemrën e lexuesit dhe kishte tërhequr vëmendjen e disa studiuesve të shquar të kulturës sonë.



Veprat

"Vallja e Yjeve" Poezi
"Ylli i Zemrës" Poezi



Në vend të parathënies është vjersha “Zog i Qiejve” e cila shpalos programin e ti poetik vjersha fillon me vargjet:

Këng’ e lasht’ e vjershërisë më pëlqeu aq fare pak...
Do t’ j-a marr që sot e tutje si bilbil parëverak,
Që nga fund’ i vetëvetes do këndoj një mall të ri:

Që në vargjet e para vërehet se si poeti do të këndoi një këngë të re duke e nxjerrur nga fundi i vetvetes një mall të ri që në këto vargje dalin dy nocione, figura, tema të poezisë së Lasgushit. “Kënga e lashtësisë” dhe “Malli i ri” të cilat kanë një lidhje të ndërmjetme dhe nuk kundërshtojnë njëra tjetrën pasi thirrja që do ta bëjë poeti në lirikën shqipe nuk është shkëputje nga kontinuiteti i poezisë së mëparshme por një kërkim i një lidhje të fortë me burimin me këngën e lashtësisë për t’u ngritur deri tek malli i ri pra kjo është thirrja për origjinalitet dhe vjersha vijon duke shtjelluar programin e poetit.

Zog’ i Qiejve

Brenda tufës së junapit që mbleroj me kaq stoli,
Kur po shoh ndaj ryn bilbili e sakaq ze qan nër fletë,
Këng’ e ti më ngjan kulluar posi këng’ e Zotit-Vetë.
E prandaj, dyke filluar, ay Lart i shpije kryet
Dh’ i ngreh sipër-e-më-sipër gjer sa qafa ment i thyet.
Asohere-e ndjej si dridhet më një zë pa shëmbëllim,
Asohere-e ndjej si foli: Tëjam falë,-o Zoti im!
E pastaj i ulet gusha më- përposh-e-më-përposh,
I venitetme-nga-dale syri-i qarë-e bukurosh.
Ay sheh që nëpër fletë me vështrimin e çuditur
Ndaj çkëlqen nër mijë gjyra Vënd’ i ti ku pati zbritur,
E pra ja q’i mbylli sytë, e që gojezën e hapi:
Tungjatjeta! Tungjatjeta! Vënd o Vënd ku çel junapi!

Kjo poezi që është njëra ndër poezitë më të bukura të poetit për shumë arsye është një hyrje për të kuptuar në tërësi poezinë e Lasgushit në të vërtetë është një këngë për mënyrën e këngës së poezisë, sepse ngreh në nivel të poezisë vet procesin e krijimit poetik që shkon nëpër fazat e veta nga frymëzimi deri te krijimi, në fillim Zog’ i Qiejve është bilbili që simbolizon poetin është në tokë ku merr frymëzimin për këngën ky frymëzim rritet duke ndier e njohur vendin ku qel junapi, fushat, liqenet, detet, malet, lulet etj.
Kjo këngë rritet nga zjarri i brendshëm e shkon drejt Diellit e Zotit takon yjet e ndezura përgjithnjë.


Që nga bota njerëzore, ku këndoj me shpirtin plot,
Prit-e, prit! Se po t’afrohet Zog’i Qiejvet, o Zot!
Fal-i Këngëtor-finoshit Gas të Thjeshtë mun në gji:
Posi lot në rreze djalli ndrit-e në Përjetësi!

Katër vargjet e fundit janë lutjet që i drejtohen poetit e Zotit për një bashkim me idealin e tyre poetik, këtu poeti himnizohet si një zog i qiejve, si një këngëtar finok që ndriçon e jeton në përjetësi.
Lasgushi krijimin e vet e mbështetë në katër figura elementare:
Qiellin, Dheun, Ajrin e Zjarrin të cilat bëhen edhe temat e përhershme të poezisë së ti nëpërmjet komunikimit të tyre krijohet lirika e Lasgushit që ka lëvizje poshtë lart e anasjelltas kështu në nivelin e ndjenjës që është e pa dukshme merr formë piramidale ky shkallëzim i ndjenjës përcillet me një shkallëzim të formës poetike kështu bëhet përpjekja për të krijuar formën e përsosur të jashtme të poezisë fillimisht theksohet mundimi i poetit zbulimi i gjuhës së emocionalitetit të lartë që bëhet gjuhë e zjarrtë.

“O gjuhë e shenjtëruar o mall me shpirt plot
o vetetim e qiellit që fërfëllon me flak
o djell e llaftaruar që ndrit si pik lot”

Janë këto vargjet e poezisë “Gjuha e Zjarrtë” kjo gjuhë ky verb i lar në anë ky zjarr që përflaket si yll vetmitar kjo fshehtësi i bëhet poetit gjuhë e poezisë gjuhë e dashurisë.
Në poezinë kënga “Pleqërishte” kemi një identifikim të poetit me vendin e ti tashmë kjo këngë është bërë këngë e re e poetit, është bërë mall psherëtimë lot i zi vaj që buron nga shpirti.
Edhe në poezinë “Poradeci”, “Drenit liqerit”, “Zemra e liqerit”.
Këto poezi me tu parë duken si poezi pejsazhiste në fakt janë poezi ku luhet drama e njohjes dhe e vet njohjes poetike.
Dy vargjet e fundit të poezisë “Poradeci” duke nisur rrugëtimin mes për mes për Shqipërinë:

“Drini plak e i përmallshëm po buron prej shëndoumi”

Janë vargjet që shprehin dhembjen e madhe për ndarjen e vendit


VARGJE DASHURIE

Nuk ka lirikë të madhe pa dashurinë në një rast Lasgushi thotë unë besoi te dashuria më shumë më ka tronditur në jetë dashuria, më shumë më ka gëzuar në jetë dashuria dhe në poezinë e ti “Lirika” dhe “Dashuria” janë mbizotëruese edhe titulli i blenit “Ylli i Zemrës” ishte “Vasha e Trimi”

“Ishe vogëlushe, isha mituri,
ishe vashë e bukur, isha trim i ri"

Ja si e kemi pra një këndim të dashurisë në frymën shqiptare.
Poeti i këndon kësaj ndjenje si një fuqi themelore jetësore dashuria për të është Tokësore dhe Qiellore. E dashura këndohet në nivelin e bukurisë trupore dhe shpirtërore.
Vasha në poezinë e Lasgushit është motër, shoqe, grua.
Te fjala motër poeti i drejtohet së dashurës o motër e ëmbël këtu fjala motër nuk është në kuptimin që ne e kemi sot për të, por motër prej mater që është emërtim i vjetër i vashës si grua, nënë si shoqe pra gjithnjë e më i përafërt është koncepti i lasht shqiptar i këndimit të femrës.


O! Zjarr-e-mall-e-yll-e-emër-pa-emër,
Vashë-edhe-shoqe-e-motër-e-dashurisë,
Nuse-edhe-grua-femër-varr-në-zemër,
Varr-edhe-zjarr-e-flak’-e-perëndisë.

Këto vargje sjellin figurat qendrore të poezisë së Lasgushit.
Zjarri, malli, ylli, varri, flaka. Figura e yllit e cila del në të dy titujt e librave është e lidhur me dashurinë.
Dashuria për të është mall një ndjenjë e larguar ëndërrim, fshehtësi, dëshpërim dashuria për të është varr që për të mbetur gjallë për ditë e donë nga një lëndim të ri.
Më tepër se gjysma e poezive të Lasgushit janë këngë për dashurinë kjo dëshmon që poeti gjatë gjithë shekullit të vet krijues ka shkruar vjersha dashurie që tregon se ky motiv nuk lidhet me moshën e krijuesit por me thellësinë e motivit personal, pra lirisht mund të themi se: “Dashuria nuk njeh vite”


VDEKJA E NOSITIT

Është poezia më e realizuar e Lasgushit kjo poezi është shkruar në vetën e parë si monolog ku subjektiviteti i poetit është transponuar në tekst drejtpërdrejtë ndaj fiton një dramacitet të lartë këtu figura e i gjithë teksti dalin si klithmë e dhembjeve, vet rrëfimi i Nositit nis me fjalët:
“Me zjarr ju flas..., me zjarr”

Në vijim dalin konceptet e figurat e Lasgushit dashuri për lloftari, dëshirë, gjakim për vetëflijim për ushqimin e trashëgimtarëve dhe vdekja vjen me gas vetëm pasi është mbushur ideali njerëzor vetë atëherë ajo është e pa vajtueshme, dhe vjersha fillon me vargjet.

Vdekja e Nositit

Me zjarr ju flas..., me zjarr.
Në gjirin tim kam hapur varr...
Që t’i jap shpresë-edhe t’j-a marr...

Un’ ik liqerit zemërak
Fatlum dh’ i pastër si zëmbak,
Po zemra ime kullon gjak:

Se vijnë-urtuar zogjtë-e mi,
Dh’ u jap ushqim me dashuri-
Një dashuri për llaftari:

Pa nis ah! gjirin t’a godas...
Dh’ e hap ah!-gjirin më një ças...,
Dh’ i nginj ah! zogjtë-e vdes me gas!...




Mendimi i Kutelit për Lasgushin

Në hierarkinë e elementeve që përbëjnë vlerën e një vepre poetike, forma ose trajta zë vendin e parë. Kuptimi ose përmbajtja nuk vijnë përveç se në radhën e dytë. Kjo gjë shpjegohet e kuptohet lehtë. Sepse, sa e sa nuk mund të kenë mendime të larta e mbase hyjnore, sa e sa nuk mund të kenë ndjenja të thella e të kthjellta, sa e sa nuk mund të ndjejnë e të shijojnë shpirtërisht bukuritë e jetës dhe të natyrës, gazin e ditës, magjinë e mbrëmjes ose fshehtësinë e natës, sa e sa nuk mund të përmbushin vepra të larta, po të gjithë këta duke mos patur mundësinë e brëndshme t’i shprehin këto ndjenja e mendime të veshura me veshjen e poezisë, pra, të formës, nuk janë vjershëtorë. Janë e mbeten, ndoshta mendimtarë, shkencëtarë, shkrimtarë, e mbase heronj, por jo vjershëtorë.
Kjo është arsye, për të cilën në vëzhgimin e veprës poetike të Lasgushit, ne fillojmë me formë, duke përmbledhur në këtë fjalë fjalorin, përfytyrimet, rimën, ritmin, fonologjinë e stilin përgjithërisht.
Fillojmë me fjalorin. Zgjedhja e fjalëve, kalitja dhe radhitja e tyre, pasqyrojnë shkallën e ndjesisë artistike të një shkrimtari. Këtë ndjenjë Lasgush Poradeci e ka të zhvilluar në një shkallë të lartë, ku nuk ka gjetur të tjera gjurmë, përveç gjurmëve anonime të këngëtarëve popullorë që janë gjurmët në histori të kolektivitetit shqiptar. Frymëzimi poetike, i cili zbret si një shkëndijë prej së larti, nga bota "transendentale", Lasgushi e konsideron si një frymëzim të fjalës:
Sbret një yll prej lartësije,
Një të ndritur shkrepëtime
Posi flakë e posi hije
Ajo ryn në zemër t’i me.
E kuptoj me shpirt të sosur
Si kullon dale nga dale
E si fjalës së palosur
M’i hap kindën e një pale...
Naimin e quan Lasgushi Fjalëtor i mallëngjyer dhe gjuhën e vetë e quan "Verb i Perëndisë", sipas vargut të Ungjillit të Shën Joanit “Që përpara herësë ishte Fjala”, duke nënvizuar vëndin që zë fjala si element i parë poetik. Nëpërmjet fjalorit Lasgushi shquhet haptazi nga gjithë poetët e tjerë të shqipes. Lasgushi ka fjalorin e tij, një fjalor të cilit dalngadal do ushtrohemi t’i themi lasgushian. Elementet kryesore, tipike të këtij "glosari" janë fjalët e lashta e të rralla të papërdorura përpara tij në literaturën e kultivuar, fjalët e thurrura dy e tri bashkë sipas shpirtit të gjuhës shqipe dhe fjalët e reja të nxjerra nga fjalët e vjetra pas harmonisë së shqipes. Përmjet kësaj trinije e përmjet mënyrës ose stilit të përdorimit të fjalëve në vargje, Lasgushi ka përtëritur shqipen duke i dhënë ngjyra të reja, ndriçim të ri e gjallëri të re. Radhisim këtu më poshtë disa fjalë të lashta e të rralla të kuptuara nga vepra e Lasgush Poradecit.

Disa lule
M’a cik qipallëzën e fjetur
Me gjishtërinj si prej zëmbaku.
Eja motër
Tungjatjeta! Tungjatjeta! Vënd o vënd ku cel junapi
Zog i qiejve
Disa sende të përdorura si përfytyrime poetike
Në cetele të kujtimit që dhëmkoset pak nga pak
Naim Frashërit
Pikon si sumbull engjervi
Kjo fjala jote ti moj ti
Mbretërija jonë
Sesa nër pah shkëndijash...
Një yll përjetësije
Më vërtitet mëndj’ e shkretë
Posi shaqituar
Syr’ i fshehur
.,
Disa fjalë të tjera
Esht agim tashi moj mike
Dhe ja se ku dolla
Nënë strehë venetike
Syri i fshehur
Dyke ngjitur për së nalti
Fërfëllon një flakë e himët
Rri mbështetem në tryezë
Që prej zallit të përbujshëm
Nisën lundrat levorashe
Zemra e liqerit
Sa i përket burimit, disa nga fjalët e lashta të mësipërme të përdorura në glosarin poetik të Lasgushit, janë marrë prej këngëve popullore dhe të tjerat prej shkrimeve të vjetra të shqipes (Kupitori, Kristoforidhi, etj). Kështu, fjala pikëlore është marrë nga kënga “Moj nëpërka pikëlore”, fjala pah nga kënga poradecare “Plaku dhe djali”; fjala gjeratore është marrë nga Kupitori; fjala qëndresë (që do të thotë qiell me yje) është marrë nga Papa Kristo Negovani.
Përveç fjalëve të lashta të veçuara të përdorura në kuptimin e parë ose në një kuptim metaforik, glosari i Lasgushit përmban edhe disa vargje fjalësh të bashkuara ose të marra nga goja e popullit ose të thurura sipas frymës organike të shqipes. Këto fjalë pasqyrojnë njëmëndësinë edhe mundësitë e shumta të shqipes si edhe artin e thellë të poetit.

Disa shëmbëlla
Vijnë vashat valle-valle
Gushë e gji stolisura
Një pëllumb, një sy-zorkalle
Vallja e luleve
Kur m’u rite vogëloshe
Vogëlo si flutura,
Mes – hollë-këputura
Kur m’u rite vogëloshe
M’u shti vashëza në gjumë
E-ëmbla –mi shoqe-shumë
Do t’a mar t’a kem për fare
Moj lesh-verdhën – lozonjare.
Vate prilli
Mbledhur shoqet në një qoshe
Dic m’ju flisnje, dic m’ju thoshe,
Gushë-e llërë e gji bardhoshe.
Kush të fali bukurinë
Asnjë nga këto fjalë të thurura në mënyrë analitiko-sintetike nuk mund të përkthehet në një gjuhë të huaj. Ato pasqyrojnë ndjenja e koncepte krejt shqipëtare, të cilat Lasgushi na i shqipëron me një mjeshtëri të pakapërcyeshme.
Po, as zbulimi, as përdorimi e vleftësimi i fjalëve të lashta të shqipes, as thurja quasi –sinthetike e disa prej tyre si pas shpirtit të gjuhës, nuk i mjaftonin Lasgush Poradecit për t’i dhënë veprës së vet harmoninë e tingëllimeve që e ndjente brënda në vetëvetën e për të shprehur mendimet e ndjenjat e tij. I duheshin pra ngjyra të reja, mjete, shprehje të reja, të cilat shqipja si gjuhë e njomë dhe e begatshme dhe e palëruar nuk i kishte. Dy rrugë i mbetëshin Lasgushit për të mbushur këtë bosh organik të shqipes: ruajtja nga gjuhët e tjera më të zhvilluara, ose punimi i shqipes për të nxjerrë mjete e fjalë të reja. Secila prej këtyre dy rrugëve ka rreziqet e saj, sepse përzierjen e shqipes me gjuhë të tjera për të bërë një gjuhë balashe(balash-kafshë shtëpiake), veçanërisht në artin e vjershërimit, nuk e pranon as shpirti, as veshi, sepse fjalët e reja të krijuara prej dikujt mund të rëndojnë kuptimin e shijimin e veprës me artificializmat e tyre. Me këtë mënyrë të dytë u pat përpjekur dikur Papa Kristo Negovani të shprehë mendimet e veta e të begatojë shqipen. Sepse, me disa përjashtime, dëshmori i Negovanit nuk pat ndjekur vragën e shpirtit të shqipes, fjalët e krijuara prej tij nën robërinë filologjike të greqishtes, u shkund si shkunden fletët në vjeshtë. Kjo gjë nuk e ndaloi Lasgushin të zgjedhë edhe ai rrugën e krijimit të fjalëve të reja si mjet të pasurimit të fjalorit shqiptar. Ndryshimi nga të tjerët glosologë që patën ndjekur po atë qëllim, qëndron në faktin se Lasgushi nuk u largua fare nga shpirti i gjuhës shqipe. Fundi i fundit, fjalët e “krijuara” prej Lasgushit rrjedhin prej një shqipe të njohur ose prej bashkimit të dy fjalëve të tjera edhe këto të njohura edhe të gjalla. Shumica e këtyre fjalëve kanë hyrë sot e përgjithmonë në gjuhën shqipe. Të radhitura në vargje vjershash, disa nga fjalët “lasgushiane” tingëllojnë kështu:

E kur pat humbur jet e dherit,
Kur syr’i lodhur m’u përgjum,
Në shkëndijim të kandilerit
M’i cfaq ylberin e një rruaze...
Fatlur, o shpirt, ti je nër gaze,
Dhe nër mjerime je fatlum!
Shpirtit
Tashi dh’agimi llambaritës
Po svagullon në fund liqeri.
Mëngjes
Po nga mërgimi zemërak
Të pres me mardhje të më vish,
Të më rrëfehesh si zëmbak
Nër mijë lule dhemshurish
Të ritë e viteve të mi
Ti det, brohori fshehtësire!
Kuptim i potershmë, ti det!
Dh’aspak nuk më tremb zhurmërija
Ndaj turret me hov e vërtik
Gjeniu i anijes
Mi zall të pyllit vjeshtarak
Dremit liqeri pa kufi,
Ay ndaj fundesh u përflak
Posi me zjarr e me flori.
Dremit liqeri
Në këtë kaptinë të fjalorit është e udhës të shtojmë disa fjalë përmbi përfytyrimet, përmbi metaforat ose përmbi stolitë stilistike të Lasgushit. Një shënim të parë që lypet të bëjmë me këtë çështje është konstatimi se Lasgushi është këtu si edhe në shumë fusha të tjera të veprimit, i cili nxjerr të gjitha metaforat e simbolet vetëm e vetëm prej gjuhës shqipe, prej realiteteve e mundësive shqipëtare, prej etikës shqiptare. As mitologjia greke dhe as mitologjia romake, të cilat zotërojnë kaq breza artistësh të të gjitha cepeve të botës, nuk e shtyjnë Lasgushin të përdorë ndonjë motiv ose simbol të huaj në vjershëri. Lasgushi është i vetëmi poet shqiptar, që mendon, flet e shkruan vetëm shqip. Ay përpiqet të vlerësojë e të zhvillojë potencialin shqiptar në art e në gjithë fletët e jetës.

Maja e Çelur

Lulet lulëzuan
me të parë djellë
kushedi ç`duruan
që kur janë mbjellë:

që kur u përzien
me rër` e me ujë,
dhe u lagn` e u lyen
pa bujë e rrëmujë.

Pa zë psherëtimi,
zë e vaj të kotë,
i ngurroj thellimi
nënë dhen` e ftohtë.

Edhe balt` e ndotur,
edhe llum` i ndyrë
i patnë përlotur
me ngjyrë e mënxyrë.

Ato piperonin
me një sulm i qetë
dhe mbinin e shkonin
që përposh përpjetë.

Që ngaj errësira
brenda në dhè thellë
ndillnin krejt të lira
dritën edhe qelltë.

Sa me rënd` i mbante
rrënj` e balt` e nxirë
dh` i tërhiqte e s`i ndante
për në fundësirë,

dhe sa m`i padukur
edhe sa m`i zjarrtë
ishte sulm` i bukur
për në qiejt` e lartë,

aq më lirë e fshehur,
dh` aq më me ngadalë
rritnin pa pandehur
sulmin e pandalë:

Dhe ja, ndizet era
mbi barishte e bimë!
Ja! qesh pranëvera
nëpër ngashërime!

Ja! sa lul` e qetë
çeli gjinë e sajë,
përmbi degë e fletë
atje lart në majë!

Jeta dhe vepra-Mithat Frashëri




Mithat Frashëri u lind më 25 mars 1880 në Janinë; vdiq më 3 tetor 1949 në Nju-Jork, SHBA.
Ishte i biri i Abdyl Frashërit dhe nipi i Sami Frashërit dhe Naim Frashërit.
Ai e njohu shumë pak babain e tij dhe u rrit nën kujdesin e Samiut dhe Naimit. Edukimin akademik e mbaroi në Stamboll. Pas mbarimit të shkollës, deri në vitin 1905, punoi në administratën turke dhe më pas kaloi në Selanik, në administratën shtetërore.
Më 4 prill 1929, Mithat Frashëri në testamentin e tij i lë shtetit shqiptar pasurinë e tij, të tundshme dhe të patundshme me qëllim krijimin e një Instituti Albanologjik në Tiranë, i cili do të merrej me studime në fushën e historisë së Shqipërisë. Filloi të aktivizohet në politikën shqiptare që në fund të shekullit XIX. Një nga figurat më të spikatura në politikën shqiptare në gjysmën e parë të shekullit XX. Në vitin 1908, ai fillon botimin e gazetës “Liria” në Selanik. Gjatë kësaj periudhe bashkëpunon ngushtë me Kristo Luarasin, i cili drejtonte shtypshkronjën/shtëpinë botuese "Mbrothësia" Më 30 mars 1913, jep dorëheqje nga detyra. Ai mirëpriti ardhjen e Princ Vidit në Shqipëri dhe ndihmon në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Pas largimit të Princ Vidit, Mithat Frashëri largohet nga Shqipëria dhe deri në vitin 1918 jeton në disa shtete të Ballkanit. Në vitin 1916 vendoset në Bukuresht, ku arrestohet nga policia dhe internohet në Moldavi. Në vitin 1918, me mbarimin e Luftës së Parë Botërore, lejohet të largohet dhe vendoset në Lozanë, Zvicër. Aty ai i drejtohet me një promemorie konferencës, në të cilën po përgatitej krijimi i Mbretërisë Serbo-Kroate-Sllovene. Në promemorie ai deklaron: “Pa zgjidhjen e problemit shqiptar, nuk do të ketë as Jugosllavi të re dhe as një zgjidhje përfundimtare të kufijve në Ballkan”. Në vitin 1920 ai vendoset në SHBA. Kthehet në Shqipëri në vitin 1922. Në janar 1923, fillon detyrën e Ministrit Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Athinë. Këtë detyrë e kreu deri në dhjetor 1925. I zhgënjyer nga zhvillimet politike në Shqipëri, ai jep dorëheqjen dhe deklaron largimin e tij nga aktiviteti politik. Në vitin 1939, pas pushtimit të vendit nga Italia fashiste vendos t`i rikthehet aktivitetit politik. Në vitin 1941, ai është ideologu kryesor dhe një nga themeluesit e Partisë Nacionaliste, e njohur më shumë me emrin Partia e Ballit Kombëtar. Kundërshtar i Partisë Komuniste të Shqipërisë, u detyrua në nëntor 1944, të largohet nga Shqipëria dhe të vendoset në Itali. Gjatë një udhëtimi për në Nju-Jork, SHBA, ai vdes si pasojë e një ataku kardiak.


Veprimtaria letrare, socio-kulturore dhe politike e Mithat Frashërit është shumëdimensionale.
Ai është konsideruar si njëri nga intelektualët më të shquar të brezit të vet. Gjatë pesë dekadave të sundimit të oktopodit komunist ai mbeti i hetuar dhe u quajt "reaksionar", "tradhtar" etj. E vetmja tradhti që kishte bërë ishte ajo ndaj ideologjisë komuniste dhe ideologëve të saj.
Ai mori pjesë në Kongresin e Manastirit, i njohur ndryshe edhe me emrin Kongresi i alfabetit, më 14 nëntor- 22 nëntor 1908. Mithat Bej Frashëri u zgjodh kryetar i Kongresit dhe nënkryetar i Komisionit të hartimit të alfabetit (kryetar i Komisionit ishte At Gjergj Fishta). Në moshën 32-vjeçare largohet përfundimisht nga Stambolli dhe udhëton për në Shqipëri, duke kaluar nga Kosova në Shkup dhe pastaj në Elbasan. Në vitin 1912, në qeverinë e pavarësisë të krijuar nga Ismail Qemali ai zgjidhet ministër i Botores.
Mithat Frashëri është marrë me veprimtari publicistike dhe letrare si dhe ka përkthyer disa vepra. Nën drejtimin e tij janë botuar “Kalendari Kombiar”, “Lirija” dhe “Dituria”. Ka shkruar jetëshkrimin për Naim Frashërin, novelat “Hi dhe shpuzë”, studimin mbi shqiptarët dhe të ardhmen e tyre të pagëzuar si “Pritmi i Shqipërisë”, ese socio-politike dhe etnike “Plagët tona” etj. Mit’hat Frashëri ka botuar edhe disa vepra në frëngjisht: “L’affaire de l’Epire (1915), “La population de l’Epire” (1915), “Les Albanais chez eux et a la l’Etranger ” (1919), “Albanis et Slaves” (919). Mit’hat Frashëri ka përkthyer në shqip veprat “Guillaume Tell” të Lamartinit (1898), “Bëje të mirën pa hidhe në det” e Franc Hofmanit (1900), “Robinson Crusoe” e Defosë (1909) dhe “Psikologjia e edukatës” e G. Le Bon (1923).


Veprat

Shqip:
1. “Kalendari Kombiar”
2. “Lirija” dhe “Dituria”
3. "Jetëshkrimin për Naim Frashërin"
4. “Hi dhe shpuzë”, Novelë.
5. “Pritmi i Shqipërisë”
6. “Plagët tona”, Ese

Frëngjisht:
1. “L’affaire de l’Epire (1915)
2. “La population de l’Epire” (1915)
3. “Les Albanais chez eux et a la l’Etranger ” (1919)
4. “Albanis et Slaves” (919)

Të përkthyera në shqip
1. “Guillaume Tell” të Lamartinit (1898)
2. “Bëje të mirën pa hidhe në det” e Franc Hofmanit (1900)
3. “Robinson Crusoe” e Defosë (1909)
4. “Psikologjia e edukatës” e G. Le Bon (1923).


Ah, po bie shi prapë

Eja, mike, se po bie shi.
Më duketë sikur qan qielli, sikur derdh lotë të hollë. Edhe zëmra ime sot po qan. Jam vetëm, lotët e qiellit riedhin jashtë qelqevet dhe po ndjej të ftohtët brënda në zëmër.
E mban mënt, mike, kur ishim bashkë sa shum’ e donim shinë? E mban mënt gazin që ndjenim afrë dritares kur binin pikat e mbëdha të shiut? Ti i prisnje ato ditë, se e dinje që më pëlqenin; i prisnje ato ditë, më prisnje mua.
Ahere, kur bota mbytësh në lot, në ishim të gëzuarë; ahere, kur bota mbulohësh me ujë të ftohtë, ne kishim nxehtë në zëmrët.
Po tani, nga kjo odë gjysm’ e errët, shikoj pikat që po kullojnë, dhe po mbërdhi.



Konfirmohet aktakuza ndaj Naim Murselit dhe të akuzuarve tjerë për vrasjen e Liridona Ademajt

NGA FLORI BRUQI   Gjykata Themelore në Prishtinë ka konfirmuar aktakuzën ndaj Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës, të cilët n...