Po kalojnë dy dekada, gjatë të cilave në Shqipёri militon prifti famëkeq Anastas Janullatos. Ai u paraqit këtu me rekomandimin e Kostandinopojës dhe të Athinës si Eksark dhe u pranua me firmën e Ramiz Alisë. Në mbledhjen e madhe të kishës, ndonëse me insistimin e Athinës për t’u zgjedhur kryepeshkop, një pjesë e konsiderueshme e besimtarëve nuk e pranuan dhe filluan këngën patriotike “Për Mëmëdhenë”.
Por, mas mospranimit, ai doli jashtë nga një deriçkë e vogël prapa kishës, me gjithë shpurën e ardhur nga Athina dhe me disa prifto-renegatë shqiptarë e u përqendruan apostafat në hotel “Tirana”. Ku meqë duhej pranuar patjetër, se ashtu ishte urdhri nga Greqia, kjo pakicë njerëzish, trokitën gotat dhe uruan Janullatosin, për titullin kryepeshkop që gjoja “iu dha”, në kundërshtim të hapur me statutin e kishës. A nuk kemi këtu të bëjmë me një Sakrileg të madh të Janillatosit?... Por dhe një përulje të neveritshme të Qeveris dhe të Akademisë së Shkencave shqiptare?...
A e mendojnë këta, vallë, se kanë lënë një prift të huaj në karrige, si një guvernator ogurzi për t’i drejtuar drejt humnerës!...
Tani së fundi, në Përmet, Janullaltosi na del edhe kundra Gjykatës Kushtetuese, e cila është organi suprem i shtetit. Në vitin 2004, nga kjo gjykatë u dha vendimi përfundimtar, që pallati i kulturës “Naim Frashëri” do të qëndronte si monument i kombit shqiptar, me emrin e rilindësit të madh “Naim Frashëri”.
Por Janullatosi pretendon, se për çështjet e “Shenjta” nuk vlejnë ligjet e shtetit dhe as kushtetuta. Kështu ai e ktheu shtëpinë e kulturës në kishë pa përfillur asnjeri. Janullatosi shkoi në Përmet bëri meshën greqisht dhe e quajti pallatin e kulturës “Naim Frashëri”, Kishë e Shën Mërisë së Pazarit. Dhe prej vitit 2009, pasi futi përkrahësit e tij fshehtas brenda mureve të pallatit të kulturës, filloi natën të ndërtojë kishën me hov sa më të shpejtë për ta bërë fakt të kryer.
Kështu, prej vitit 2004 deri sot, qeveritarët shqiptarë, Fatos Nano, Sali Berisha Edi Rama kishin heshtur. U zgjuan nga gjumi letargjik, duke hedhur kunja kundra njëri-tjetrit, nga mesi muajit gusht të këtij viti, për të urdhëruar zyrën e përmbarimit, të nxirrte jashtë pallatit të kulturës “Naim Frashëri”, pajisjet e Kishës së Shën Mërisë së Pazarit. Zyra e përmbarimit zbatoi vendimin ligjor të Gjykatës Kushtetuese, për nxjerrjen nga pallati të mjeteve që i përkisnin kishës. Dhe këtu filloi “sherri” sipas parimit të perëndisë greke Aresit: Për grekët lufta dhe shkatërrimi, çmenduria dhe kotësia e njerëzve, që i çojnë në zhdukje reciproke pa ndonjë shkak të vërtetë, përbën një realitet”. (1).
Kristo Frashëri shkruan: “Trualli i shtëpisë kulturës, prej 600 m2, e cila mori emrin “Naim Frashëri”, përfshiu dhe truallin e kishës rreth 25 m2. Këto 25 m2 janë bërë mollë sherri. Duan të përmbysin shtëpinë e kulturës, për një kishë shumë të vogël, që qëndronte në këmbë me katër mure të rrënuar. Ata kërkojnë të zbojnë nga Përmeti Naim Frashërin për qëllime të errëta. (2)
Ku e gjeti kisha e Përmetit kurajon për të sfiduar Gjykatën Kustetuese? Kjo kuptohet dhe nuk ka dyshim, se prapa Kishës së Përmetit, qëndron Anastas Janullatosi, i cili doli haptazi kundër vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Janullatosi filloi presionet me fjalime proteste së bashku me qeveritarët e Athinës, duke bërë shantazh, sikur Përmeti të ishte brenda kufirit grek. Ndërhyrja e ministrisë së jashtme greke në këtë konflikt, përbën një shkelje të rëndë diskredituese për veten e tyre dhe kundra çdo dispozite ndërkombëtare. Si mund të bëhet shteti grek arbitër në një çështje të brendshme shqiptare?. A mos vallë të gjithë ortodoksit shqiptare i quan grekë, sipas avazin të vjetër “Cilindo ortodoks është grek” ?. Është e turpshme, kur me emigrantët shqiptarë në Greqi përdoret dhuna fetare për t’u kthyer nga myslimanë në ortodoksë për qëllime shoviniste. Ndërsa nga ana tjetër, zbaton ligjin e Metaksait nr. 1363 të vitit1938, që ndëshkon krimin e proseletizmit (konvertimit fetar). Nëse ndërron fëne ortodokse, burgosesh menjëherë. (3
Kristo Frashëri shkruan: “Përmeti është një qytet në të ashtuquajturin “Vorio-Epir”, trevë të cilën Athina e lakmon ta aneksojë. Meqenëse në Përmet nuk ka banorë grekë, nacionalistet e Athinës përpiqen ta helenizojnë me rrugë të ndryshme, nëpërmjet helenizimit të përmetarëve që banojnë në Greqi, me përhapjen e ritualit greqisht në kishat e qytetit , me anën e pensioneve sociale nga ambasada greke, me shkollat greke, që “hirësia” mendon t’i hapë së afërmi dhe me rrugë të tjera. Në këto rrethana, shtëpia e kulturës e cila mban emrin e “Naim Frashërit” nuk mund t’i shërbejë në asnjë çast platformës heleniste të Athinës.
Kjo është arsyeja përse Janullatosi kërkon ta fshijë”. Të vjen keq kur mendon se Përmeti, qyteti i luleve, i kulturës rilindëse, i këngëve dhe i dasmave të kulturuara, i rakisë së dëgjuar dhe i reçelrave të shijshme, qytet i harmonisë fetare, të nëpërkëmbet nga një rrufe greke në qiell të kthjellët. Këtu ka një sakrileg, për ta kërkuar te Janullatosi.
Një veprim tinëzar i rrufeshëm antikombëtar, në këtë shtrirje shqiptare, të quajtur “Vorio-Epir” në qytetin e Korçës, në mëngjesin e 11 gushtit 2012, u gdhi e rrënuar gur mbi gur “Shtëpia Monument Kulture” e Themistokli Gërmenjit dhe e Flamurit që u ngrit më 8-12-1916, e cila u shkatërrua me buldozerë të Korçës të drejtuar nga grekët e Janullatosit. Më 1917 dinakëria greke vrau patriotin Themistokli Gërmenji, sot po kjo dinakëri hodhi në erë shtëpinë monument kulture e ngrehur për nder të tij. Pas 108 vjetëve, kjo na kujton urrejtjen e grekut për të zhdukur rilindësit tanë për helenizimin e Shqipërisë së Jugut .
Prof. Edwin Jacques thotë: “Trupat franceze, dëbuan grekërt nga Korça më 27 tetor 1916. Komandanti francez, kolonel De Skoin propozon që krahina të qeverisej nga autoritetet shqiptare. Kështu më 10 dhjetor 1916 nxori një shpallje publike që njihte pavarësinë e “Provincës Autonome Shqiptare të Korçës” dhe ngriti flamurin shqiptar. Gjithashtu emëroi si prefekt luftëtarin patriot Themistokli Gërrmenjin , heroin e vendit, që do të bëhej protagonist i një drame tragjike. Ai doli një administrator i zoti, formoi një këshill qeveritar dhe krijoj policinë dhe xhandarmërinë. Ngriti një sistem postar dhe nxori pulla dhe bankënota shqiptare.
Hapi shkolla shqip në të gjithë fshatrat e zonës dhe mbylli të gjitha shkollat greke dhe turke. Hapi dyert t Liceut Francez në zhvillimin e arsimit dhe të shkencës. Me intrigat e kurdisura nga grekët, Themistokliu arrestohet pas largimit të kolonelit francez nga Korça, dënohet me vdekje me pushkatim më 29 tetor 1917. Dhe tani gjeneralët francezë, në kujtimet e tyre, thonë se në gjyqin e këtij patrioti shqiptar, janë bërë gabime juridike dhe detyrohemi të kërkojmë falje para historisë. (4).
Një ditë të zakonshme, para tre vjetësh, afërsisht në këtë kohë, disa djem azganë zbresin poshtë me vetura, sikur fluturojnë dhe hynë me plot humor në kafenen e Himarës. Mbasi zunë vend në tavolina, porositën bira të ftohta, dhe pritën, por asnjë nga kamarierët nuk lëvizi nga vendi. Ata prapë i thirrën dhe së fundi u revoltuan:. “U ka mësuar prifti greke që mos të shërbeni kur u bëhet kërkesa shqip!”...
Pra, kjo sjellje vazhdon në disa kafene në bregdetin tonë, ndofta nga kjo polemikë e nxehte gjeti vdekjen A. Guma. Dhe nga polemikat e greqizimit në konflikte të llahtarshme, u vranë në valën më të nxehtë të vitit 1997 mbi 3500 të rinj e të reja dhe 11000 të plagosur. Në këtë zallahi gjeti vdekjen e tejdhimbjes djali i shkëqyer i shokut tim Odisea, “i përjetshëm qoftë kujtimi i tij”. Rrënjët e të gjithë kësaj furtunë në kohë me diell, na çojnë nga Athina, te peshkop Janullatos dhe koha e papolitizuar do ta zgjidhë këtë llahtari.
Kisha Ortodokse do të vazhdojë të protestojë për Përmetin, thotë Janullatosi, në një mesazh në greqisht të publikuar nga Gazeta “Bota sot” . E bëri greqisht se përfaqëson 0,87% minoritarë grekë, në vend ta bënte shqip, që ta dëgjonin, mbi 15 milionë shqiptarë kudo ku ndodhen. Janullatosi shkruan: “Kisha ortodokse do të vazhdojë të protestojë për Përmetin”. Dhe më tej: “E përsëris që problemi ynë nuk bën fjalë për një ndërtesë, por fakti është që kemi të bëjmë me një pëdhosje”.
Janullatos, sikur e keni nxehur shumë karrigen e pamerituar që rrini, që mos të kesh të bësh më me përdhosjen, që thoni, duhet të largoheni nga Shqipëria bashkë me erën e keqe të përdhosjes. Dhe Janullatosi vazhdon: “Nëse kishat tona ortodokse qenkan kundër qendrës kulturore, siç thonë ata, kush e ka kultivuar më shumë se sa ne në arkitekturë, pikturë muzikë, ndihmë reciproke ndaj njëri-tjetrit më shumë se sa kisha jonë. Pra, për çfarë qytetërimi, e kulture këta kanë ndërmend? që të vënë kumar dhe bilardo aty brenda. Këto janë ngjarje të idhta, dhe ne të gjithë e dimë që të gjithë ortodoksët në Shqipëri marrin pjesë në këtë fyerje që na është bërë”. (5).
Ju Janullatos, edini shumë mirë historinë, por e anashkaloni të vërtetën, prandaj po citoj disa pjesë të saj: Janë pellazgo-Ilirët e djeshëm, shqiptarët e sotëm, që i vunë themelet e të dyja kishave të Lindjes dhe të Perëndimit që kultivuan arkitekturën, pikturën, muzikën etj. Ndalimi i Krishtërimit nga Perandori Trajan, si një vepër kriminale kundër shtetit në vitin 111 të e. s., shkaktoi trazira të mprehta në krahina, ku krishterimi kishte ndikim të fuqishëm, siç ishin Azia e Vogël, Afrika e veriut , Galia, Italia dhe Ballkani.
Për rrjedhojë vdiqën aq shumë të krishterë nga ajo që quhet: (Martirologjia e hershme), sa që autoritetet e kohës, ndërtuan një monument, që mbante fjalët latine “Exticto nomene Cristianorum” (Emri i të krishterëve është shuar). Iliro - shqiptari, Perandori Kostandini i Madh 306-337 e. s. lëshoi një proklamatë që i dha fund persekutimit të kristianëve dhe vuri themelet e supremacisë spirituale në të dy kishat e Perndimit dhe te Lindjes.
Proklamata përmëndet nër histori si “Dekreti i Milanit”. Ky dekret u ktheu nënshtetasve kristianë të parandorisë të gjitha të drejtat civile dhe lirinë e besimit fetar që ua kishin mohuar faltoret si dhe pasurinë që ua kishin konfiskuar. (6).
Në vitin 325 Kostandini thiri të parin këshill të Nikesë. Perfaqërsimi i 318 peshkopëve nga e gjithë perandoria, ishte me rëndësi, sepse dëshmoi për shtrirjen e Bashkësisë Krishtere gjatë shekujve. Kostandini ndërtoi Kostandinopolin nga viti 324 deri ne vitin 334 dhe kryesoi ceremoninë solemne të inagurimit të Kryeqytetit, i cili mori më vonë emrein e tij. Kostandinopoli, grumbulloi gjithë zhvillimin e qytetërimit Përendimor.
Mbas shek V-të (të vitit 476 kur Roma u shkatërrua nga gotët. Ndërsa Kostandinopoli jetoi edhe 1000 vjet më tepër, kur u pushtua nga Turqit më 1453 Shën. im). Roma dhe gjithe Europa Perëndimore u pushtua nga popuj barbarë (gotët) dhe bota e qytetëruar u mbulua nga errësira e mesjetare. Gjatë asaj kohe, Perandoria Romake e Lindjes, mbajti gjallë traditat e kulturës latine dhe greke te vjetër me prejardhje pellazge. Atje shpëtuan thesaret e letërsisë të kulturës antike. Kur Evropa u zgjua prej gjumit të mesjetës, ajo gjeti në bibliotekat bizantine kryeveprat e kulturës klasike që i dhanë frymëzim intelektual fazës së re të qytetërimit që është duke vazhduar edhe sot. (7) Justiniani (527-565), një tjetër shqiptaro-Ilir.
( Përmendet “Kodi i Justinianit”, vepra legjislative, që është një monument historik i pavdekshëm. )Ndërtoi katedralen e Shën Sofisë, një vepër arkitekture që e imagjinoi Justiniani vetë dhe që ka tërhequr admirimin e botës gjatë 14 shekujve. (8).
Është vërtetuar se vendi ynë ka nxjerrë dy papë dhe katër shenjtorë: Papë Inocenti i I-rë, (402-417) Ilir, i 40-ti në radhë. Papa Klementi XI (Xhan Francesko Albani (1700-1721), i 243-ti në radhë. (9).
Shën Martini Ilirjani 316-397. Bazilika ku prehet u bë vend mbrojtje dhe pelegrinazhi, më i nderuar në gjithë Galinë. Kulti i tij u përhap në të gjithë Francën. Më shumë se 500 komuna mbajnë emrin e tij. Shën Jeromini, Ilir, 347-420. Përkthyesi i pare i Biblës në latinisht. (autor i Vulgatës).
Niketë Dardani, 340-414, njihet si autor i “Te Deum” himni bazë dhe simbol i krishtërimit; ky artist nga Dardania është një nga themeluesit të kulturës së krishterimit . Vepra e tij më e njohur është “Te Deum Laudamos”, përhapur në Europë në vitin 525, dhe mbi të cilën kanë shkruar muzikë kompozitorë të tillë si G.B. Lulu, G. F. Haendel, J. S. Bah, Mozart, Shubert, Verdi etj. Jan Kukuzeli 1078-1158, muzikant nga Durrësi, një ndër figurat e kishës bizantine, ka krijuar: hymnet e aniksandrit, këngët e kerubinëve, Psalmi 107, Polilei 117 etj. (10).
Arqitekt Mehmet Isai nga Tepelena ndërtoi Taxh Mahalin, në qytetin Agres të Indisë në shek. 17, njër ndër shtatë mrekullitë e botës etj. Shkrova për këta dishepuj ILIRO - SHQIPTARË , jo. Për t’u treguar juve, Janullaos, por për ta lexuar priftërinjtë dhe renegatët shqiptarë që të ndjekin pas, për të njohur paraardhësit e tyre. Gjika nga Parga e Çamërisë, familje princore rumune dhe Elena Gjika “Dora d’ Istria” poete. Historiani Arben Llalla thotë: “Historikisht arvanitasit kanë dhënë një kontribut të madh në gjithë fushat e jetës politike kulturore të Greqisë. Shumë prej tyre përfshihen në listat e emrave më të shndritshëm , që i dhanë lavdi Greqisë së Re.
Këta luftëtarë trima, heronj të kryengritjes së vitit 1821, jo vetëm me armët e tyre luftuan për pavarësinë e Greqisë, por ishin kryetarët e parë të shtetit grek, që drejtuan Greqinë drejt zhvillimit të jetës evropiane. Shumica e kryeministrave të Greqisë ishin arvanitas (shqiptarë) me origjinë nga ishujt që historikisht njihen të banuar që nga koha pellazge. Të banuar dhe që banohen nga popullata arvanitase, si Hidra, Speca, Poros, Salamina etj. ..vetëm nga ishulli i Hidrës kane dalë gjashtë Kryeministra në shtetin grek”.(11).
“Që nga Pjetri i Parë apo Katerina e Dytë të Rusisë, kishin strategjinë për të dalë në Mesdhe në dy pika mbështetëse: a. Në ortodoksinë e banorëve të Ballkanit. b. Në pansllavizmin e territoreve të tyre. Është një fakt historik dërgimi nga Rusia (në atë periudhë që Turqia kishte marrë tatëpjetën), të 17,000 politikanëve dhe priftërinjve ortodoksë në Ballkan, për kundër Ali Pashë Tepelenës dhe për përçarjen e shqiptarëve. Kisha ortodokse futi përçarjen midis shqiptarëve të krishterë dhe myslimanë dhe nxiti vëllavrasjen. (12).
“Kryengritja e 1821, ishte një kryengritje e shqiptarëve të krishterë dhe myslimanë për të çliruar trojet nga Turqia. Të bashkonte trojet shqiptare në një shtet dhe të fuste në të dhe Greqinë, që banohej prej 70% nga shqiptarët. Kleri ortodoks filloi të zhdukte të gjithë udhëheqësit shqiptarë të revolucionit për krijimin e shtetit grek. Kështu heroin kombëtar Kollokotroni u dënua me vdekje, por për mëshirë u fal.
U vranë a po u zhdukën Andrucua, Karaiskaqi, Bubulina etj. Valle a nuk është sakrilegji, në vend të mirënjohjes, që grekut jo vetëm i mungon, por të ngul thikën, si i pabesë që është? (13).
Me urdhër të kishës, në vitet 70 të shek. 18 qarkullonte i quajturi “Çoban Baba”, murgu Kozma. Ai predikonte ungjillin duke u premtuar shqiptarëve se do tu falte mëkatet, nëse do të braktisnin gjuhën shqipe në kishë, shkollë dhe shtëpi. Më 24 gusht 1779 u ekzekutua si agjent politik i kishës greke. Nga Prof. Fedhon Mekshi citojmë: “...shqiptari i kamur panhelenist V. Zhapa, bëri të mundur të çeleshin në Shqipërinë e Jugut 163 shkolla në gjuhën greke vazhduan për 32 vjet 1860-1892”. “Historia e Shqipërisë” Tiranë 1962 f. 105.
Gjuha shqipe e arvanitasve, jo që nuk u bë gjuhë zyrtare, por edhe u përndoq nga kleri ortodoks, çmenduria e të cilëve shkonte deri aty sa u thoshte arvanitasve se Zoti nuk kupton shqip . Kërshtu vazhdon edhe me mesazhin e Janullatosit sot në gjuhën greke. A nuk është sakrileg kur nuk përdor gjuhën e kombit shqiptar, duke qëndruar në karrigen e kryepeshkopit në Shqipëri?
“Qendrës Studimore Pellazgjike” dhe Prof. Dr.Mathieu Aref, që iu dha titulli “Doktor për shkencat e historisë së antikitetit (Greqia antike) të Universitetit Paris Sorbonë”, vërtetoi për të nxjerë në dritë figurat e ndritura shqiptare prej lashtësisë Pellazge e në vazhdim, se semito-egyptianët “grekë”kanë manipuluar duke i quajtur për grekë. Një shembull, heroin e Kretës, nga Konispoli, Haxhi Mehmet Dalani, është shkruar në enciklopedinë greke: Haxhi Mihal Dalani i vrarë 1828 në Kretë.
Pse ia ndryshuan emrin nga Mehmet në Mihal?... Po kështu Janullatisi e quan Skënderbeun Jorgo për grek. Ka akoma më keq për të folur për poshtërsitë greke: Shumë durohet Prifti Janullatos, kur arrin të vlerësoj e të ngrejë çështjet e Shenjta mbi ligjet e shtetit. Harron Janullatosi se është në Shqipëri. Kur ne kemi Kombin mbi fenë, “feja e shqiptarit është shqipëria”. Ndal Janullatos dhe mos u futë në konflikt me shqiptarët për Kombin, Naim Frashërrin, Thimistokli Gërmenjin etj.
Po të lexosh dy librat: Jorgos Margaritis, “Bashkëpatriotë të padëshëruar” dhe Robert D’ Kapllan, “Greqia: Dashnoria e Perëndimit, dhe Gruaja e Lindjes”, të ngjethet mishtë dhe të ngrihen flokët e kokës. Në Selenik më 1913 grekët thyen e bastisën 400 dyqane çifutësh, për shkak të një thashethemnaje, se gjoja çifutët kishin helmuar puset e ujit. Me 1916 trupat greke pushtuan Selenikun . Me 1917 ra një zjarr i madh që rrafshoi krejt rajonin çifut të qytetit, përfshirë edhe 34 sinagoga. Numri i të pastrehëve arriti në 75.448, prej të cilëve 53.757 ishin çifutë.
Kur gjermanët pushtuan Selenikun, në prill të vitit 1941, sikur të mos kishte qenë nxitja e agjentëve vendas, as që do t’u kishte shkuar ndonjëherë ndërmend sakrileg i shkatërrimit të nekropolit të lashtë çifut të Selanikut. Selaniku në atë kohë ishte kryeqyteti kulturor i çifutërisë sefardike (spanjolle). Gjermanëve iu deshën dy vjet rresht pune ditë për ditë, për t’i plaçkitur Selanikut çifut thesaret e tij artistike. U deshën 15 trena të mbushur plotpërplot, për 5 muaj me radhë, për të boshatisur Selanikun nga çifutët e tij. I gjithë qyteti u dërgua në kamp përqendrimi të shfarosjes. U shkatërruan 500.000 varre të varrezave çifute. Mbi këto varre është ngritur Universiteti i Selanikut. A nuk është një sakrileg i madh që rëndon Kishen Grek? (14). Çamëria veson gjak. Dinakëria greke triumfoi.
Dy javë përpara masakrës së Çamërisë, u ftuan në një takim Myftinjtë Hasan Abdullai, Sali Hafizi dhe kryeplaku Qazim Rexhepi.
Takimi u bë në fshatin Popovë. Pala greke (Edesit) kryesohej nga Lefter Shtrungari dhe dy oficerë anglezë dhe kurdoherë i pranishëm Peshkop Dorotheu. Grekët premtuan: “Në Çamëri paqe të plotë! Njerëzia të mos ikin! Ju japim fjalën e nderit se nuk do të preket kush as me një lule”. 27 qershori, rojet mbrojtëse të qyteti dalluan se po afroheshin zervistët nga të tri anët e qytetit.
Dhespot Dorotheu dhe nënprefekt Kanellopulli vrapuan te myfti Sali Hafizi dhe i mbushën mendjen për ndërprerjen e qëndresës , pasi zervistët do të hynin në mënyrë paqësore dhe nuk do të ngacmonin asnjeri. Myfti Saliu e hëngri atë rreng dhe së bashku me despotin u ngjitën në Gallata, ku u bënë thirrje luftëtarëve të ndalonin zjarrin, duke premtuar paqen.
Peshkop Dorotheu dhe major Kranai shkuan në mitropoli dhe njoftuan me tellall: “Urdhërohen tëre ata që kanë armë t’i dorëzojnë menjëherë, se qetësinë do ta mbajë ushtria. Askush të mos ketë frikë! Këdo e quajmë vëlla. Rreth mesditës, kur ende nuk kishte mbaruar dorëzimi i armëve, kur tregtarët sapo kishin hapur dyqanet, zervistët grupe- grupe, të drejtuar nga oficerët, u derdhën egërsisht mbi popullatën çame. Ndër vrasësit ishin: prift Andoni, rrobaqepsja Athina, samarxhiu Cili Coni, Nikoll Rafti etj . Ata qëllonin këdo që shihnin dhe vrisnin këdo që gjenin përpara. Krismat ushtuan me të gjitha llojet e armëve dhe me thika, hanxharë e sopata. O Zot çfarë tmerri!...
Peshkop Dorotheu, i cili kishte qenë garant për mos cënimin e popullsisë myslimane, festonte “fitoren” me komandantët e bandave dhe bekonte krimet e tyre. (15) Të vrarë dhe të humbur ishin 4700 vetë, shtëpi të shkatërruara dhe të djegura 5800, dhe 85 xhami të rrafshuara. U rrëmbye i gjithë produkti ushqimor dhe të gjitha llojet e bagëtive. I nderuar lexues, A ka më të madh sakrileg, se e Peshkop Dorotheut të djeshëm, që masakroi Çamerinë dhe peshkopi i sotëm Janullatos, që kërkon të mos njohë ligjin suprem te kushtetutës?. Vallë, kush vjen pas këtij guximi të Janullatosit? Aka stomak qeveria Shqiptare dhe Akademia e Shkencave ta durojë?...
Referenca: 1.Aristidh Kola, “Gjuha e Perëndive”, F. 239.
2. Prof. Dr. Kristo Frashëri, “Skandali i Kishës...”, 26-8-2013.
3. Prof. Sherif Delvina, “Mbi Epirin”, f. 97, 236.
4. Edwin Jacques, “Shqiptarët”, bot. 1995, f. 401-402; (7) f. 163.
5. Prof. Janullatos. “Kryepeshkopi i rikujtoi...”, Gazeta “Bota sot”, 22-8-2013.
6. Tajar Zavalani, “Historia e Shqipërisë”, bot. 1998, f. 56; (8) f. 68,70.
9. Enciklopedia Britanike Almanak, bot. 2003, f.731.
10. Prof. Ramadan Sokoli, Gazeta “Illyria” 21-3-2008,f. 28.
11. Prof. Arben Llalla, internet, 4 janar 2009.
12, Prof. Albert Kotini, “Çamëria denoncon”, bot. 2002, f. 94,196.
13. Prof. Eleni Kocaqi, “Roli Pellazgo-Ilir”, f. 198.
14. Prof. Dr. Robert D. Kaplan, “Greqia dashnore e ...”, bot. 2002, f. 25.
15. Prof. Beqir Mete, “Tragjedia Çame, bot. 2007, f.71.
Addison Çikago gusht 2013.