Nga Zenepe Luka
Reportazh.
Majëmaleve, në shtëpinë e Dalip Brahjes që jetoi me dy gra, lindi 25 fëmijë dhe ka 100 nipër e mbesa, stërnipër e stërmbesa..
Për gjatë karierës prej katër dekadash, nuk isha ndeshur me një histori, që e mësova rastësisht.Por nuk mbeti thjeshtë një intervistë, kishte gjëra interesante, që nuk ishin thënë kurrë.Historia e familjes, rruga që kalonte nëpër përrenj, ndërtuar nga një frances, që I vuri emrin e gruas Katerinë, makina e “Kforit”, që trasportonte deri në 20 vetë, sidoqë kishte katër vended he deri tek rrëzimi I autoires mbi një gur, duke u kthyer mes dhimbsjesh mbështetur në shkop, I dhanë formën një reportazhi të pazakontë në karierën time.
Një kafe në vendlindje, historia që më nisi drejt fshatit të thellë malor.
Në harkun kohor të një viti, është e pamundur të mos shkosh disa herë në vendlindje.Është një shlodhje më vete. Relaks, cmallje.Rënëdësi të dyfishtë merr, kur shkon me fëmijët, që e njohin pak dhe kanë dëshirë të mësojnë shumë.
Qëndruam disa ditë në hotelin “Bardhoshi” buzë Shkumbinit,u ngjitëm lart në fshatin Dardhë, vendosëm lule tek varret e njerëzve të dashur, babait, nënës, vëllait Beqirit, që prehen në lëndinat e blerta dhe mbrritëm në ditën e kthimit.
Kafja e fundit dhe historia.
Ndërsa po pinim kafen e fundit, një grua, që e kish takuar edhe më parë rrëfen historinë e cuditëshme, të pabesueshme, që nëse nuk do ta dëgjoje me veshët e tu, nuk do ta besoje kurrë.
Historia, që përbënte skup për gazetën..Nisja drejt fshatit të thellë Librazhd-Katund.
Kur ra fjala për gruan e kësaj zone, Havaja rrëfen për vështirësitë që krijon terreni për të jetuar, por nga ana tjetër thekson se largimi I fëmijve në emigracion ka sjellë rritjen e mirqënies dhe mmallin e nënave për djemtë.
-Kemi pasur në fshat një Dalip Brahja, ustai I fshatit, që jetonte me dy gratë e tij dhe lindi 23 fëmijë, ishin të varfër, por ndjeheshin të lumtur, pse shtëpia ishte e mbushur plot-thotë ajo.
Dy gra një person, kanë lindur 25 fëmijë????
Kjo na befasoi dhe vijuam bisedën për të mësuar më shumë.Pikërisht kjo histori, na detyroi që të shtyjmë ikjen dhe të nisemi drejt fshatit të thellë malor për të takuar protoganistet, fëmijët, pasi kryefamiljari kish ndërruar jetë 5 vjet më parë…
Makina e ‘Kforit”4 vendëshe ,që trasportonte deri në 20 vetë.
Për t’u ngjitur lart, vendasit na thanë se vetëm një mjet shkon e vjen dhe shoferi, Bajram Allkja, u përgjigjet kërkesave të bashkëfshatarëve për t’I zbritur e ngjitur në fshat.Kontaktuam në telefon dhe ai u tregua dashamirës.
-Kam rradhën pë të vaditur arën sot, por duhet t’ju ndihmoj, pse vini për herë të parë në këto anë.
60 minuta pritjeje, erdhi mjeti, që kur u futëm Brenda, na befasoi.I përngjante një mjeti të hedhur në një varrezë në pritje për skrap.
-Kjo është makina- e pyesim.Po, ejani , nuk dua të vonohemi.Me fytyra të thartuara, të pushtuar nga ankthu, nisëm të përpjetën nën uturimën e makinës, që gulonte gjithë kohën, ca për shkak të moshës dhe amortizimit, por edhe për shkak të rrugës, pse gjithë kohën shoferi ecte me ridoto.
-Rëndësi ka motorri, jo llamarinat- na thotë ai, pasi konstatoi habinë tonë në pasqyrën që ka përpara.
Deri në një farë vendi, rruga dukej normale si të gjitha rrugët rurale, por kur filluam të kalojmë prrenj të tharë e gurë zalli, na zuri frika.Shoferi e konstaton ankthin tonë dhe na drejtohet:
-Mos kini frikë, unë kam 15 vjet me këtë makinë, është nga ato që përdor KFORI, po kaq vite që e bëj këtë rrugë.Nuk më ka ndodhur gjë edhe në dimër kur bora shkon deri 40 cm. Unë ju kam respektuar sot se vini për herë të parë këndej dhe kam marrë aq veta sa vende ka makina, por e dini ju që unë marr deri në 20 veta?
Cfarë?!.
Po rrinë mbi njëri tjetrin, duket e pabesueshme por qëndrojnë edhe jashtë dyerve duke u kapur fort tek ai katrori I hekurt që është sipër.Më vjen keq ti lë bashkëfshatarët e mij këtu, kanë halle.Në këmbë duhet të paktën tre orë të mira që të shkosh deri në shtëpinë e fundit.
Rruga që ndërtoi francezi dhe I vuri emrin e gruas, Katerinë.
IGjatë udhëtimit ne mësuam edhe historinë e kësaj rruge, që për fshatin ishte një ndihmë e madhe.Barjami e di mirë, madje ka qënë pjesë e festës kur u vendos një pllakë dhe ne befasohemi me atë që ai rrëfen.
Kjo rrugë nuk ka ekzistuar deri në majë, por falë humanizmit të një francezi që e solli, kështu si është deri atje.Një djalë nga fshati ynë , Altin Bala quhet,ka ikur prej vitesh emigrant në Francë.Para tre vjetësh në shtëpinë e tij këtu nëfshat vjen pronari I tij dhe u befasua me kushtet e fshatit, mungesa e rrugës.Kur shkoi në Francë mblodhi ndihma mdoshta 50-60 mijë euro, pagoi një firmë nga Elbasani dhe bëri këtë rrugë përmes malesh.Në kryqëzim u vendos një pllakë, ku shkruhej emri I rrugë, “Katerina” bashkëshortja e francezit. Fatkeqësisht ajo është hequr dhe kan mbetur vetëm korniza prej hekuri.Kjo tregon mosmirënjohje, por ndoshta e kanë marrë për ta shitur.
Thonë se Francezi synon të shfrytëzojë një masiv argjili në mal dhe gjënë e parë që do të bëjë është asfaltimi I rrugës.Nëse e bën këtë, portretin e tij do ta derdhim në Bronx, sepse nuk kemi asnjë shpresë nga shteti, gjithë kohën kemi qënë të harruar.
Në këmbë nëpër shkrepa për të takuar 2 gratë e Dalip Brahjes, që lindën 25 fëmijë dhe u gëzohen 100 nipërve e mbesave stërnipërve e stërmbesave..
Historia e familjes së Dalip Brahjes, ka mbetur aty mes malesh, e njohin vetëm bashkëfsharët dhe të afërmit.Ndoshta për shkak të largësisë nuk ka qënë e mundur të shkruhet qoftë edhe disa rrjeshta për rastin, që për të vecantën që ka, mund të futet në librin Gines.
Tani që e dëgjon me vështë e tu nga njëra prej grave të Dalipit, Feridja, e pabesueshmja shndrohet në një të vërtetë.
Feride Brahja është 62 vjece, nusja e dytë e Sadikut.pa asnjë ndroje se kjo histori do të bëhet publike, me vërtetësi dhe humorin që e karakterizon, jep këtë intervistë.
Në cfarë rrethanash je martuar me Sadik Brahjen?
Kam qënë 15 vjece, kam vajzë e bukur, mos më shih sot që jam bërë gjyshe.këtij fshati.Një ditë shkova të prihja një vegël tek ai, Dalipi ka qënë ustai I fshatit dhe në një cast ma bëri me sy.Kur shkova ta marr veglën, më tha se do të më merrte nuse.
Ti je I martuar- I thashë, ke edhe fëmijë.
-Le të jem, ti do të jeshë nusja e vërtetë, shpirti I Dalipit.
Ishte burrë I pashëm, punëtor, por edhe sevdalli I madh.M’u mbush mëndja dhe shkova, u bëra gruaja e tij, nisa një jetë të re, të pazakontë.
Cilat ishin mardhaniet me gruan tjetër, që ishit në një cati?Si moshë e kisha si nënë, por me Qamilen, megjithëse kishim një burrë të përbashkët, shkonim si motra.Shkonim mirë se edhe Dalipi e mbante kandarin drejt, nuk ia hante hakun asnjërës.Kishim një harmoni, që nuk e kish familje tjetër në fshat.
Cdoni të thoni që e mbante kandarin drejt, nuk nah ante hakun..?
Megjithëse unë isha shumë e re, me mua kish bërë martesën zyrtare, na trajtonte njësoj.Flinte një natë me njërën, një natë me tjetrën.E denim rradhën dhe I lëshonim vendin njëra tjetrës.Të dya mbeteshim shtatzanë, ka pasur raste që kemi lindur të dya njëherësh, madje kemi bërë edhe një cift binjakësh.
Sa fëmijë keni lindur?
Unë Feridja kam lindur 13 fëmijë, në mos gabohem Qamilja ka lindur 12 fëmijë, pra Dalipi ishte babai I 25 fëmijve.Gjatë jetës më kanë vdekur katër fëmijë dhe sot kam gjallë 9 gjashtë vajza dhe tre djem.Kam një tabor me nipër e mbesa, vetmja pasuri që më ka lënë Dalipi.
Si ushqehej kjo familje e madhe me 25 fëmijë?
Nuk mbetej askush pa ngrënë, Dalipi ishte usta I Zoti dhe ia dilte mbanë.Nuk kishte gjë më të bukur kur shihje fëmijët në sofër që hanin përshesh me qumëht në tepsi dhe më pas kërciste luga kokës.Të krijohej përshtypja se ishte kopështi i fshatit, unë dhe Qamilja edukatoret, ndërsa Dalipi ishte kryetari I familjes.
Jeni grinder ndonjëherë me Qamilen, po fëmijët me njëri tjetrin?
Nuk mund ta besoni, por asnjëherë nuk jemi grinder, ishim pjesë e fmiljes.Ju thashë Dalipi e mbante kandarin drejt, nuk I hynte asnjërës në hak.Po të jetë I zoti I shtëpisë korrekt, nuk kanë problem gratë apo fëmijët.
Fëmijët me njëri tjetrin grindeshin si fëmijë, por kur u rritën ata e donin edhe më shumë njëri tjetrin.Kjo vazhdon edhe sot, ata janë vëllezër e motra dhe bëhen shumë, shkojnë e vijnë, sidoqë janë larguar, vajzat janë martuar dhe djemtë kanë ikur në emigrim.Jo vetëm fëmijët por edhe nipërit e mbesat, stërnipërit dhe stërmbesat, që janë bërë 100, takohen me mall dhe ndihmojnë njëri tjetrin që ka nevojë. Janë fëmijët dhe pasardhësit e Dalip Brahjes, që ishte një copë burrë.
Si ishte e mundur bashkëjetesa me dy gra në kohën e regjimit, si nuk është dënuar burri juaj?
Celebrimin e kishte bërë me mua, pra zyrtarisht një grua kishte, por ju thashë ishte një copë burrë, ustai I fshatit dhe kishte kredi.Pastaj nuk krijonim problem, ishim familje e rregullt.Shteti nuk kish ndonjë të keqe prej nesh, bënim fëmijë, shtonim popullsinë.Dalipi I shërbente koperativës natë e ditë dhe I kishte bërë vend vetes. Sherre nuk kishim, pse mos na linte në hallin tonë.Pastaj Dalipi I kishte shokë ata të partisë, që I rrihnin shpatullat se ai mbante koperativën me vegla.
Cfarë ndodhi në familjen tuaj pas rënies së regjimit?
Qamilja me fëmijët e saj iku nga fshati, është sistemuar në qytetin e Librazhdit, kurse unë me fëmijët e mij dhe Dalipi mbetëm këtu, në shytëpinë tonë , ku ngrysëm një jetë bashkë.Dalipi ndërroi jetë përpara 6 vjetësh dhe në atë ditë të dhimbshme u bashkuam sërish bashkë: Dy gratë, fëmijëtn ,nippër dhe mbesa.
Unë jetoj me djalin e vogël Rudin, kurse Qamlja me djalin e vogël të saj, Dashamirin.Shkojmë e vijmë tek njëra tjetra, më shumë unë se Qamilja është e sëmurë dhe I ka kaluar të tetëdhjetat.Ja kështu vajti jeta jonë, me varfëri, por kishim barkun plot.
Të ndihmojnë fëmijët ekonomikisht?
Bereqaves, tani një njeri jam dhe kursejnë për nënën e tyre.Jam e lumtur, ja sapo më erdhi mbesa, do të zbres në qytet të marr një mbesë tjetër 4 vjece, e kam të vajzës.Kjo më bën të lumtur.Njeriu një jetë ka.Për Dalip Brahjen, gratë e tij, fëmijët e pasradhësit, nuk flet kush keq.Na kanë nderuar fëmijët edhe në emigracion, punojnë për familjet e tyre, por kurrë nuk harrojnë nënat, fshatin.
Cfarë kushte I janë krijuar gruas sot në fshat, Feride?
Asgjë nuk ka ndryshuar, cfarë ndihmojnë fëmijët. Gruaja ngarkohet si dikur, bën punët në arë, që nga mbjellja, vaditja, korrja.Është fshat I thellë, mungon rruga, ka varfëri..Nuk duhet harruar vetëm një fakt që pas ikjes së fëmijve në emigracion, gratë, nënat, panë lekun me sy, vishen dhe ushqehen më mirë, por edhe shtëpitë janë rregulluar ndryshe.
Shumë familje dhe janë larguar në Librazhd dhe qytete të tjera…
Ndarja me Feriden, rrëzimi në gurë, ecja me shkop.
Kënaqësia e kësaj interviste të vecantë, nuk do të vazhdonte gjatë tek unë.Në rrugën që duhet të përshkoja në këmbë,shkava dhe dëmtova meniskun e gjurit.Ngelur në mes të pyllit, mbështetur në një shkop thane, m’u desh të eci me orë të tëra duke përjetuar dhiimbje të forta deri sat ë mbrrij në kryqëzimin ku vinte makina..
Megjithë mjekimin, kjo dhimbje evitohet vetëm me ndërhyrjen kirigjikale- sikurse u shpreh professor Panajot Boga.
Ishte një shkak më shumë që kjo histori e pazakontë do të linte gjurmë tek unë.Terreni I thyer ishte arësyeja që e kish mbyllur historinë e Dalip Brahjes në këto gryka malesh, që për brezat do të shndrohej në legjendë…
Në telefon me Qamilen.Nuk jam në gjëndje të flas, komuniko me Dashamirin.
Gjëndja shëndetësore më bëri që me gruan tjetër të Dalip Brahjes. Qamilen të komunikoj vetëm në telefon.Kemi kaluar një jetë të mrekullueshme, të p[aharruar me Dalipin, me Feriden, me fëmijët tanë.Kaq di të them, tani jam në një moshë që gjithë kohën rri në krevat, por shyqyr Zotit e kam barkun plot.
Bisedën e vazhdojmë me dashamirin, djalin e fundit të Qamiles, që jeton në qytet prej 20 vitesh.Ai thotë se e di historinë e familjes së tij dhe ndjehen krenarë për babanë e tyre, për motrat dhe vëllezërit, që kanë mbushur një lagje.
Dashamiri ka trashëguar zanatin e të atit dhe I shërben qytetit me dyqanin që ka celur në afërsi të Stacionit të Trenit.
Pengu.Foto që nuke erdhën.
Në këtë reportazh ku zë vënd historia e Dalip Brahjes nga Librazhd-Katundi, padyshim ishin të domosdoshme fotot e Dalipit me gratë, me fëmijët.Dashamiri u shpreh se foto I kishte vëllai I vogël dhe që të shkosh deri atje, përvec vështirësive që ka rruga, duhet të humbasësh edhe kohë..
Sidoqoftë bashkë me këtë histori vijne shumë foto të tjera që ilustrojnë reposrtazhin, përshi edhe atë të autores që ecën me shkop..

Zenepe Luka( Cekrezi), lindi në Librazhd, ku mori edhe arësimin tetëvjecar. Pasi përfundoi shkollën e mesme "Luigj Gurakuqi në Elbasan, kreu stuimet e larta në fakultetin e Shkenvace Politike Juridike në Tiranë dhe në maj të vitit 1973, u diplomua gazetare.
Profesionin e vështirë të gazetares do ta niste në gazetën lokale "Kukësi i Ri", më pas redaktore në revistën "Shqiptarja e Re" për të vijuar në të përditëshmet "Bashkimi",Zëri i Rinisë,etj.
Një kontribut të vecantë Zenepe Luka ka dhënë në qytetin e saj të lindjes, në Librazhd, ku për shumë vite ka punuar si lektore në Muzeun Etnografik, duke ushtruar edhe profesionin e saj si gazetare. Në vitin 1994, u largua nga qyteti i lindjes dhe u vendos në qytetin e Vlorës, ku ka punuar dhe vazhdon të punojë si gazetare.
Nga vitit 1994 deri në vitin 2004, ka qënë gazetare e gazetës " Koha Jonë" për Vlorën, më pas në gazetën "Ballkan" dhe nga vitit 2007 në vijim është gazetare e gazetës "Telegraf".
Krahas profesionit të vështirë të gazetares, Luka i është përkushtuar edhe krijimtarisë artistike, që zë fill që në rininë e herëshme duke botuar vjersha, tregime në shtypin letrar të kohës, por nuk mundi të botojë vëllime me poezi, për shkak të trajtimit të temës së lirikës. Seria e botimeve të librave të Zenepe Luka, nis në vitin 1996, me novelën "Rënkimi i shpirtit" Në vitin 1998, botoi librin publicistik "Vlora,Vlora", që përcjell kronikën e dhimbshme të pranverës së vitit 1997-të në Vlorë.
Libri "Unë gazetarja Rebele" botuar në vitin2001, përcjell tek lexuesi rrugën e vështirë të gazetares shqiptare, që i është dashur të sakrifikojë dhe rriskojë tërë jetën e saj, në emër të profesionit dhe misionit për të përcjellë të vërtetën.
Libri "Një jetë për Kombin" u botua në vitin 2002.Aty pasqyrohet një eveniment shumë i rëndësishëm, Kuvendi i parë i gruas së shquar shqiptare, ku protoganiste, është vetë Zenepe Luka.
"Rrëfej Nermin Vlorën-Ishim Tri", është libri voluminoz, që përcjell figurën e Ambasadores së Kombit , mbesës së Ismail Qemalit, Nermin Vlora, problematikën e madhe që ka gruaja shqiptare.Ky libër që u botua në vitin 2005.
"Violeta Manushi, kryezonja e skenës", që u botua në verën e vitit të 2007, është një tjetër libër me vlera të autores.
Në maj të vitit 2008, doli nga shtypi dhe u promovua libri i saj in shtatë "Al Bano & Albania ", ku mori pjesë edhe vetë këngëtari i shquar Italian Al Bano Carrisi.
Në muajin korrik të vitit 2012 u botua libri në gjuhën italiane “Dashuri shqiptare për Al Bano”.
Në maj të vitit 2013 botoi librin voluminoz “Kjo është Jeta Ime”.
Autorja ka në shtyp librin: "Edi Luarasi, Dramë e Jetës dhe Skenës" si dhe librin "Jabanxheshat e Vlorës".
Përvecse gazetare në profesion, shkrimtare, Zenepe Luka, jep kontributin e saj edhe në shoqërinë civile. Ajo është themeluese dhe Kryetare e shoqatës Kulturore "Al Bano Karrisi', që kryen aktivitet kulturor që nga viti 1996 në Vlorë, si dhe Presidente e Fondacionit Kulturor Mbarëkombëtar "Nermin Vlora Falaschi", Fondacioni, kryen veprimtari të rëndësishme mbarëkombëtare.
Gjatë karierës si gazetare, por edhe ne krijimtarinë letrare, në qëndër të vëmëndjes së saj, ka qënë dhe mbetet problematika e gruas shqiptare.Është e martuar dhe ka dy fëmijë. Evën dhe Redin.
Për kontributin dhe vlerat e saj, Zenepe Luka është vlerësuar me "Mirënjohjen e qytetit të Prizrenit, Mirënjohjen e qytetit të Librazhdit, Mirënjophjen e Bashkisë së Vlorës, Mirënjohje nga Kuvendi i 10-të i gruas së shquar mbajtur në Bruksel, Mirënjohjen nga Shoqata "Iliria" Hajdelberg Gjermani etj.
Në muajin nëntor të vitit 2011 në Forumin botëror të gruas, mbajtur në Pekin Zenepe Lukës I u dorëzua cmimi “Grua e shquar”nga Presidente e Federatës së grave Kineze dhe nënkryetare e Parlamentit të Kinës zonja Chen Zhili.
Në muajin korrik të vitit 2012, u bë qytetare nderi e Celino San Markos, vendlindje e këngëtarit të famshëm Italian Al Bano Karrisi, me rastin e promovimit të librit “Dashuri shqiptare për Al Bano”.
Në maj të vitit 2913, me rastin e 40 vjetorit të diplomimit gazetare dhe fillimit të karierës, Zenepe Luka vlerësohet “Mirënjohja e Labërisë” akorduar nga shoqata Kulturore Atdhetare “Labëria”.