2013-09-01

NERMIN VLORA, VAJZA QE U THINJ 24 VJECE

 nga Zenepe Luka

Nermin Vlora, ambasadorja e Kombit, per here te pare ne jeten e saj, pranon te rrefeje per gazeten "Koha Jone" vuajtjet e familjes se saj, dhimbjen qe iu desh te perballonte larg Atdheut, kur regjimi godiste pa meshire gjyshen, qe ishte femija i pare i Ismail Qemalit, nenen e saj dhe femijet e tjere te Ismail Qemalit.

Gruaja e shquar, studiuesja, publicistja e nderuar nga shume vende te botes per kontributet qe ka dhene ne fusha te ndryshme, ambasadorja e Kombit, pikerisht me 18 prill, teksa kaloi pragun e 83 vjeteve, jep mesazhin njerezor se te falesh eshte virtyt, te kerkosh falje per fajet qe ke bere, eshte detyre e secilit. Ajo eshte
shqiptarja e shquar qe ka vuajtur nje jete te tere dhe qe i ka dashur vendin e saj dhe bashkekombesit tere jeten e saj. "Une, - thote ajo, - jam produkt i Shqiperise dhe e kam per nder."
nermin.gif
Nermini i pergjigjet letres

Te falenderoj per shkrimin qe ke programuar mbi jeten time te gjate e plot me ngjarje. Kam vuajtur shume, per ngjarjet qe i kane ndodhur familjes sime ne Shqiperi gjate komunizmit, por i kam kapercyer ato, duke mesuar t'i jap urdher vetes sime, qe te mos urrej kurre gjate jetes sime. Ne te vertete, ia kam arritur qellimit, per fat te mire.
Vertet mua floket m'u zbardhen nga deshperimi dhe nga pamundesia per t'i ndihmuar njerezit e mi te shtrenjte, por nuk duhet harruar fakti qe tragjedi te tilla shume vete nuk i perballuan dhe per pasoje u cmenden ose vrane veten. Une ndihem krenare qe e perballova, qe nuk urreva kurre. Edhe tani qe po i bej publike keto vuajtje, ne Atdheun tim te dashur, une nuk urrej. Ndihem krenare qe jam prodhim i Shqiperise, qe i kam sherbyer dhe i sherbej vendit tim, sidoqe larg tij.
antiche1.jpg
Grabitet gjyshja...

Ne asnje vend tjeter ne bote nuk gjen qe te jete trajtuar kaq mizorisht femija i pare i themeluesit te shtetit. Gjyshja ime jetonte me pensionin qe i jepte shteti, ne shtepi me qira dhe nuk kishte te bente fare me politiken. Te gjitha plackat e shtepise i kishte sjelle nga Stambolli. Nje dite fatkeqe, erdhen disa, disa, disa... Le t'i quajme njerez dhe i thane se ato plackat i perkisnin popullit dhe se ajo, bashke me te bijen, duhet te dilnin menjehere nga shtepia. Ajo i perket popullit dhe i duhet kthyer menjehere atij. Pasi i nxorren jashte dy gra te vetmuara, nene e bije, i futen ne nje drunore, ne rrugen e Elbasanit.

Pas kesaj bastisjeje, u kujtuan se kishte mbetur nji dollap i vogel i bere nga im shoq, Renco, me rastin e njevjetorit te ditelindjes se djalit, kur i kishin sjelle peshqeshe te ndryshme dhe nuk kishte vend ku t'i vendosnim. Gjyshja dhe nena e shiten ate dollap, per kafshaten e gojes. Por, mos o Zot!

Mevedet Vlora, ne gjyq per dollapin

Urrejtja per vajzen eIsmail Qemalit, njeriut qe themeloi shtetin, qe nuk dihej se nga cfare burimi dilte, shkoi deri atje sa te organizohej nje gjyq me akuzen se ka vjedhur popullin. Kryetari i trupit gjykues do t'i drejtohej asaj me ze te larte.

"Ti, Mevedet Vlora, e ke vjedhur popullin, duke shitur ate dollap qe i perkiste popullit". Gjyshja skuqej, por nuk fliste, ashtu si nuk foli asnjehere gjate periudhes se gjykimit. Me ne fund i thane: "Mevedet Vlora, a ke dicka per te thene per te mbrojtur veten?" Gjyshja u ngrit ne kembe dhe me shume dinjitet iu pergjigj: "Bijte e mi, juve moret plackat e shtepise qe kisha sjelle nga Stambolli. Me thate se i perkasin popullit shqiptar. Une e pranova kete teori, por dollapi qe shita, meqe kisha nevoje per buke, i perkiste nje italiani. Ai e kishte bere me duart e veta per ditelindjen e pare te djalit, Roberto Ismail. Kam jetuar nje jete te thjeshte ketu ne Shqiperi, meqe, im ate, Ismail Qemali, per ta krijuar kete shtetin tone te dashur, e harxhoi krejt pasurine. Ju falenderoj per miresine tuaj per t'i degjuar keto pak fjalet e mia".

Trupi gjykues i eshte drejtuar perseri, pas ketyre fjaleve.

"Mevedet Vlora, a ke deshmitare qe ate dollap e kishte bere nje italian?" "Kam deshmitare plot, u pergjigj gjyshja, kini miresine t'i degjoni." Dhe erdhen gjithe miqte tane qe e dinin kete histori, per te deshmuar. Kur u binden per te verteten, i thane: "Mjaft, mjaft! E fitove gjyqin dhe do te kesh shperblimin qe meriton".
antiche2.jpg
Shperblimi nuk u mor kurre, sic ma shpjegoi mbas njezet vjetesh nena, kur, me ne fund, u detyruan t'i japin lejen per te ardhur ne Itali, tek e bija. Sa kohe jetoi me ne, nena e gjore, perjetonte panik e frike, qe e kishte zanafillen tek egersia e sjelljes se ketyre "patrioteve" . Jetonte me ankthin se nje dite do ta fusnin ne
burg!

Varferia i detyroi te shisnin gjithcka...

Historia e familjes sime vazhdon me episode tragjike te ndryshme. Mbasi e fitoi gjyqin gjyshja, si me tregoi im ate, mbas njezet vjetesh kur erdhi, me ne fund ne Rome, problemi ishte mbijetesa. Nena, bashke me vajzen e tezes se saj, burrin e se ciles e kishin pushkatuar qe ne fillim dhe qe ishte bija e vajzes se dyte tE Ismail
Qemalit, filluan te dalin neper rruga dhe te shesin ate qe i kishte mbetur. Nena arriti te shese edhe leshin e shiltes se shtratit te saj, vetem per t'u kujdesur per gjyshen, duke e ushqyer sa me mire.
Ajo ishte mjeke ne Stamboll, por pranoi te punoje me kazme per ndertimin e disa banesave ne Tirane. Kur i shikoj sot, me pikon zemra gjak. Per shkak te vuajtjeve, brengave, por edhe moshes, gjyshja u semur rende. Ne vitin 1952 nderroi jete.

Nena mbeti vetem ne ate drurore, ku e shoqeronte vetem nje radio e vogel. Por, nji dite, erdhi dikush dhe i tha:
"Ti nuk mund ta mbash per vete kete radio, se ajo i perket popullit".

Pa shtuar asnje fjale, e mori radion dhe u zhduk. Nena, si me tregoi me vone, e ndjente veten se po cmendej, se nuk mund ta perballonte me jeten ne kete menyre. Me shkroi gjere e gjate mua, dhe u be e mundur qe, me ndermjetesine e nje mikut tim ne ambasaden shqiptare, me te cilin edhe sot vazhdon miqesia jone gjysme shekullore, une i dergova nje radio. Per fat te mire, nuk e konsideruan si prone e popullit!

Ne burg edhe djali i fundit i Ismil Qemalit, Qamili

I dergoj antibiotike nga Italia. Dua te them se nuk vuajti vetem vajza dhe mbesa e njeriut qe themeloi shtetin shqiptar dhe qe e shkriu tere pasurine per ate shtet. Qe ne fillim e burgosen Qamilin, djalin e fundit te Ismail Qemalit. Ai ishte diplomat dhe punonte ne Ministrine e Puneve te Jashme. Ishte njeri me kulture shume te
madhe, fliste 12 gjuhe dhe e njihte historine e botes fare mire. Ky ishte shkaku qe ia kishin nevojen. Kesisoj gjate dites punonte per Qeverine dhe naten flinte ne burg. U semur nga tuberkolozi. I thane nenes sime qe te me kerkoje antibiotike per Qamil Vloren. Me veshtiresira te ndryshme dhe me ndihmen e Drejtorit te Doganes ne Livorno, u be e mundur te dergohen keto penicilina, duke shkrojtur ne kuti se ishin aspirina! Por ishte teper vone: Qamil Daiu nderroi jete ne moshen pesedhjetevjecare!

Arratiset dhe vdes i vetmuar edhe djali tjeter, Qazim Vlora.

Pas ketij persekutimi, djali i parafundit i Ismail Qemalit, Qazimi, u arratis ne Oher. Ndjeu dhimbje qe la vendin e tij dhe nje dite e gjeten te vdekur ne shtratin e vet, duke shtuar tragjedite e familjes Vlora. Edhe gjetja ishte e rastesishme. Fqinjte, duke mos pare gjurme para portes se shtepise, ne deboren qe kishte rene,
lajmeruan policine. Tregojne se vdiq nga deshperimi e brenga.

Ai kishte miqesi me Enver Hozhen, kur ky i fundit kishte nje kioske ku shiste cigare. Daj Qazimi shkonte dhe rrinte me te ne qoske. Por duket se ajo kioske, do te kete qene nje mbulese per intrigat e tij.
Qazim Vlora i hynte ne pune qe askush te mos dyshonte per aktivitetin e tij. Por, kur arriti ne poziten e larte, dhe Qazimi vajti t'i beje urimet, as nuk e pranuan qe t'i afrohej as portes se vendit ku punonte. Tashme, nuk kishte nevoje per mbulese nga nje bej.

Edhe ne Itali, jeta jone ishte e veshtire

Edhe ne Italine e shkaterruar nga bombardimet dhe nga mizeria, jeta ishte e veshtire. Edhe ne na u desh te shesim gjerat e ndryshme, per t'i perballuar veshtiresite. Une shita unazen e bukur te fejeses qe ma kishte dhuruar vjehrra. Ishte me te vertete unaze e bukur. Edhe sot e kesaj dite me dhimbset! Ishim ne Siena, ne Toskeri te Italise dhe Renzo punonte si avokat, por te paditurit qe ai mbronte, ishin ma keq se ne. Ne vend qe t'i kerkoje para, duhet t'i jepje dicka per
mbijetese. Ne vitin 1947, vdiq babai i Rencos dhe e ama vajti ne Skoci tek i vellai. Keshtu, ne vendosem te vime ne Rome dhe Renco te marre pjese ne konkursin diplomatik. Studioi per specializim per dy vjet me profesore te rastit. Midis dyqind vetave qe moren pjese ne kete konkurs shume te veshtire, fituan vetem tete: njeri prej tyre ishte Renxo.

Mevedeti dhe Qamili, femija i pare dhe i nente i Ismail Qemalit.

Qamil Vlora, duke qene femija i fundit i Ismail Qemalit, d.m.th.femija i nente dhe gjyshja Mevedet e para, e donte shume vellane e vogel. Ne nje fare menyre, ndoshta e konsideronte si djalin e vet, meqe midis tij dhe nanes sime Belkis, kishin nje diference moshe, vetem tre vjet. Prandaj, edhe ime me e donte shume
kete daje gati moshatar, me te cilin ishin rritur bashke. Ai vinte dhe hante cdo dreke ne shtepine tone, te "Abllaja" e tij. Askush ne familje nuk e therriste gjyshen me emrin e saj dhe askush nuk i drejtohej me "ti". As vajzat e veta, as une, e as Vera. Gjyshja kishte nje pasuri te brendshme te jashtezakonshme. Kur ajo lini mbas
marteses se Ismail Qemalit me Kleoniqi Syrmeline, ishin dashuruar aq shume me njeri-tjetren, prandaj ia vune emrin Mevedet: dashuri ne osmanishte dhe emrin e dyte Agapi, me te njejten kuptim ne greqishte.

Mevedet Agapia u peshua me flori dhe, ato flori iu shperdane te vobekteve. Kur gjyshja na tregonte keto gjera e shume te tjera, Vera dhe une i thoshim se i kishte pare ne enderr: jeta jone e atehershme nuk mund t'i kuptonte keto gjera! Ajo e dinte fare mire se ne nuk mund t'i kuptonim, prandaj na thoshte: "Jeta eshte e cuditshme: askush nuk te pyet se kush ishe, por kush je sot"!

Dhe ne te vertete, kur u padit per "hajdut i popullit", askush nuk pyeti se kush ishte, askujt nuk i erdhi turp ta marre ne gjyq femijen e pare te njeriut, qe, me sakrifica mbinjerezore, fale zgjuarsise dhe diplomacise se tij, arriti te themeloje Shtetin shqiptar, qe edhe ata padites te rrepte po e gezonin dhe, ndoshta po
e gezojne edhe sot!

Kush eshte Nermin Vlora?

Gazetarja, mikja ime e re, do te dije se kush jam une. Duket se do te bej hulumtime mbi jeten time te gjate me pervoja te shumta, ne fusha te ndryshme. Ne veshtrim te pare, per pyetjen se kush jam une, do t'i thoja:

Kush jam une?

Une jam vetem nji cast,

Huazuar nga gjithesia,

Per t'ia dorezuar, mandej,

Misterit te Madh.

Ate dite qe do te kaloj ne permasen tjeter, do te doja te shkruhej:

Kush isha une?

Une isha...

Por vendin e vendosjes ne Vlore te guackes sime, deshiroj qe ta vendose Shoqata Kulturore Mbareshqiptare "Ismail Qemali".

Tashti t'i fillojme hulumtimet: linda shtatanike, me peshe nje kg e gjysme, e zeze, plot rrudha ne mbare trupin dhe mjeket me dhane tri dite jete. Ketu na paraqitet teoria e relativitetit te Ajnshtainit: ne fakt, duket se ato tri dite nuk paskan kaluar ende!
Sidoqofte, une mendoj se jeta ime karakterizohet me ngjyrat e Kombit tone: e kuqja dhe e zeza, meqe kam pesuar vuajtje te forta, ashtu si edhe
satisfaksione te medha. Mund te themi se sapo dola nga cerdhja familjare dhe sapo kisha mbaruar shkollen e mesme, jeta me hodhi pertej Adriatikut, ku u detyrova te rritem shpejt dhe t'i perballoj vuajtjet e shfarosjes se familjes, me ate ulerime te shpirtit qe nuk degjohet ne asnje menyre, por qe te trondit pa mase. Jane ato
periudha kur njeriu mund te behet i keq dhe te jetoje vetem per hakmarrje. Por nuk ndodhi keshtu me mua, per fat te mire. Me erdhen ne ndihme filozofet e vendeve te ndryshme qe, duke ma pasuruar shpirtin, me mesuan se hakmarrja nuk eshte rrugedalje pozitive.
Ndihma me e madhe na vjen nga dashuria, se vetem me ane te dashurise mund te gjendet drejtimi pozitiv dhe ndertues. Pa dyshim, ky u be parim i jetes sime, ashtu si vazhdon te jete edhe sot. Kur ulem dhe mendoj, duket se me dalin perpara keta filozofe dhe personalitetet e ndryshme te kultures, te cilet me japin urdher te shkruaj, meqe vetem kultura e perparon njerezine dhe e ndricon shpirtin. Mund te te marrin gjithcka, vecse ate qe ke ne tru nuk mund ta marre askush.

E kishim fjalen per kulturen. Ajo filloi ne familje, qe ne muajt e para te jetes sime. Gjyshja ime e dashur thoshte: "Mund te te marrin cdo gje, por vetem ate qe ke ne mendje, n` tru, nuk ka mundesi ta marre askush". Fjale te shenjta! Ne te vertete, ajo me ka ndihmuar gjithmone, si ne periudha veshtiresie, ashtu edhe ne ato normale ose gezimi. Me keto parimet ne familje, gjyshja me fliste ne turqisht dhe nena ne frengjisht. Shqipen e mesoja duke lozur me femijet ne Tirane. Ne moshen pesevjecare, ime me me shpuri ne Greqi, ku banonte motra e vogel e gjyshes. Atje kaluam beharin dhe une pata mundesi ta mesoj edhe greqishten. Kur u kthyem nga Athina, une isha pese vjec e gjysme. Vendosen te me dergojne ne Shkollen e motrave Kiriaz.
Shkolla ishte jashtezakonisht e bukur, si nga pikepamja e natyres, ne maj te kodres, plot pyje dhe fusha, ashtu edhe nga ajo e nderteses. Kishte banka te vecanta per cdo nxenese, dhoma gjumi vec e vec per mosha te ndryshme dhe banjo, ne cdo kat, me sherbimet perkatese. Kishte edhe gjenerator autonom per shkollen, ne menyre qe drita nuk mungonte kurre. Me thane te drejten, te gjitha keto te mira vinin si dhurate nga shqiptaret e Amerikes. Ishte periudha kur ne Shqiperi, Mbreti Zog kishte urdheruar qe, per ta emancipuar nje vend, duhet te emancipohet gruaja, meqe nje grua injorante rrit femije injorante.

Kur vajta ne Shkollen e Dakos "keshtu quheje asokohe ajo shkolle), kishte vetem nje nxenese te huaj, e cila ishte italiane, Dinora. Nuk dinte asnje fjale shqip. Rrinte gjithmone me mua, meqe frengjishtja ime bente qe te kuptoheshim. Keshtu ndodhi qe une e mesova edhe italishten. Kur erdhi mesuesja e italishtes, me mori si perkthyese.
Pervec italishtes, duhet te mesonim edhe frengjishten dhe anglishten. Keshtu na detyronin qe te loznim nje jave me radhe me njerin prej ketyre gjuheve. Na kontrollonin dhe na denonin kur e perdornim shqipen gjate javes si nje gjuhe tjeter. Por, kur me ne fund vinte radha e shqipes, atehere shkallmoheshim me ritma neper ato fusha te bukura. Ky ishte, me te vertete sistemi me i mire per t'i mesuar gjuhet e ndryshme. Si e shtrova me pare, shkolla gjendej ne maj te kodres, kurse ne fund gjendeshin dy kampe tenisi. Atje loznin vajzat e rritura. Ne te voglat i binim rrotull, duke kenduar kenge ose vjersha ne gjuhe te ndryshme. Ajo ishte kenaqesi e madhe pee ne. Por, mandej vinte ora e pergatitjes se mesimeve te se nesermes per mbare shkollen ne nje salle te madhe.

Kujtimet e shkolles dhe Nexhmije Hoxha

E kam thene dhe e them, qe me Nexhmije Xhunglinin kam qene shoqe shkolle dhe e respektonim njera-tjetren. Por fatkeqesisht rruget tona ishin te ndryshme. Ajo do te behej gruaja e Enver Hoxhes, qe qeverisi per nje gjysme shekulli Shqiperine. Ndersa une do te merrja arratine dhe familja ime do te ndeshkohej ne menyren me barbare. E kam takuar 2-3 here shkurt, por shtruar me Nexhmijen qendrova dy vjet me pare ne shtepine e saj. Shkova, kur ajo vuante, pse e di se c'eshte vuajtja. Ajo kish boshllekun jo vetem te vdekjes se te shoqit, por edhe te pasojave qe pati pas rrezimit te regjimit, deri edhe ne burgosjen e saj. Nuk di te pergjigjem se cila eshte pergjegjesia e shoqes sime, per cka beri Enver Hoxha mbi familjen time, pjesetare te familjes se Ismail Qemalit, por nuk dua ta besoj qe Nexhmija nuk eshte ne dijeni te kesaj historie te dhimbshme, te mbushur me vuajtje te pafundme.
Ajo qe di sakte, eshte deshira qe realizova per ta takuar kete grua, qe nuk do te doja te vuante. Nje e falur publike e saj do ta clironte, do ta fuste ne rrjedhen e jet-_Kjo eshte keshilla ime si shoqe e rinise se saj. Te falesh eshte virtyt. Te kerkosh te falur, kur ke bere faje, eshte detyre e cilitdo. Te korrigjohesh, eshte ne dobine tende dhe te vendit tend. Zemra ime, i ka falur ata njerez mjerane qe nga padija, apo ligesia, bene tortura tek njerezit, perfshi edhe femijet e Ismail Qemalit, sidoqe me shkaktuan brengen e perjetshme dhe me zbardhen floket ne moshen 22-vjecare. Shqiperise, vendlindjes sime i jam mirenjohese, qe me dha jeten, kulturen, me beri te jem shqiptare dhe kete e kam per nder. Kete mirenjohje, vendit tim ia ka shperblyer me punen e perkushtimin tim, qe eshte ne vazhdim, per te bere aq sa te mundem per te ngritur lart vlerat e Kombit te dashur, Shqiperise se shtrenjte.

Biznismeni dhe investitori Elon Musk parsheh reduktimin e rrezikut të zhdukjeve të njerëzimit duke bërë jetën multi-planetare" duke i vendosur -koloni njerëzore në planetin Mars.

    Kërko brenda në imazh                                                           Nga Flori Bruqi ,PHD Elon Reeve Musk ( 28 qershor, 1971)...