Presidenti amerikan, Barack Obama ka përsëritur se komuniteti nderkombetar “nuk mund të qëndrojë me i heshtur” përballë asaj që ai e quajti “barbarizmi” i armëve kimike në Siri.
Obama e ka bërë këtë deklaratë në Stokholm, pas konferences se perbashket per mediat me kryeministrin suedez, Frederik Reinfeldt.
Kreu i Shtepise se Bardhe tha se nese nuk nderhyhet per te frenuar regjimin e Asadit, shtohet mundesia per te tjera sulme me arme kimike si ai i 21 gushtit.
Presidenti amerikan u shpreh optimist per mbeshtetjen e kongresit gjate votimit javen e ardhshme te vendimit per nderhyrje ne Siri
“Une besoj se kongresi do te na e jap perkrahjen e tij sepse Amerika tashme po bindet dhe duhet ta pranoje se komuniteti nderkombetar deri deri me sot ka deshtuar ne ruajtjen e normave dhe standardeve te pergjithshme. Njerezit po ndergjegjesohen se kjo bote po behet cdo dite e me pak e sigurt”
Obama u pyet në Stokholm nëse vendimi për të pyetur Kongresin para se të ndërmerrte veprime ushtarake, te cilin nhuk e kishte detyrim kushtetues, e kishte vënë në rrezik besueshmërinë e tij. Shefi I shtepise se bardhe u pergjigje qartë:
"Kredibiliteti ime nuk është në dyshim. Në dyshim është kredibiliteti i bashkësisë ndërkombëtare”
Presidenti amerikan ka deklaruar se reagimi I shpejte ne Siri, eshte I nevosjhem për të vënë në vend drejtësinë, pasi është shkelur një e drejtë ndërkombëtare, janë përdorur armët kimike.
Një komisioni i rëndësishëm i Senatit amerikan votoi në favor të një goditjeje të mundshme ushtarake kundër Sirisë.
Komisioni i Marrëdhënieve me Jashtë votoi me 10 vota pro dhe 7 kundër lidhur me një rezolutë që i jep Presidentit Barak Obama autoritetin për të ndërmarrë veprime ushtarake kundër Sirisë pas përdorimit prej saj të armëve kimike ndaj civilëve.
Rezoluta e Senatit bën thirrje për veprime të kufizuara prej jo më shumë se 90 ditësh dhe thotë se nuk do të ketë dërgim trupash amerikane në terren.
Rezoluta do t'i kalojë tani Senatit në seancë të plotë për miratim. Ajo do të duhet të hidhet në votë edhe në Dhomën e Përfaqësuesve.
Rezoluta do t'i kalojë tani Senatit në seancë të plotë për miratim. Ajo do të duhet të hidhet në votë edhe në Dhomën e Përfaqësuesve.
JOHN KERRY, CHUCH HAGEL DHE MARTIN
DEMPSEY DËSHMOJNË NË KONGRES
Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry, Sekretari i Mbrojtjes Chuch Hagel dhe shefi i shtatmadhorisë Martin Dempsey dëshmuan sot për të dytën ditë në Kongres për të bindur ligjvenësit të miratojnë kërkesën e presidentit Obama për një ndërhyrje të kufizuar, me objektiva të qarta dhe pa trupa tokësore në Siri.
Pas përpjekjeve intensive në Kongres deri tani administrata duket se ka siguruar mbështetje nga ligjvënës të rëndësishëm. Sekretari i Shtetit i paralajmëroi ligjvënësit se mosveprimi do të dërgonte një mesazh shumë të gabuar.
"Nëse Shtetet e Bashkuara dhe aleatët tërhiqen e nuk veprojnë, atëherë cili do të ishte mesazhi për Asadin dhe despotët e atij rajoni? Mesazhi është se ai do të shpëtojë i pandëshkuar.”
Protestuesit kundër ndërhyrjes amerikane ndërprenë seancën në Senat. Kryetari i Komisionit për Marrëdhëniet me Jashtë, Robert Menendez tha se amerikanët janë të lodhur nga lufta por shtoi:
“Ne, ose do t’i dërgojmë meazh Sirisë, Iranit, Koresë së Veriut, Hezbollahut, al Qaidës dhe të tjerëve se bota nuk do të tolerojë përdorimin e armëve kimike nga kushdo, ose do të zgjedhim heshtjen përballë vuajtjeve të tmerrshme njerëzore.”
Disa senatorë duan kufizime të rrepta për veprimet ushtarake në Siri. Republikani Bob Corker:
“Nuk besoj se ka mes nesh mbështetje rreth mundësisë së dërgimit të trupave në atë vend.”
Zoti Kerry tha se nuk do të ketë ndërhyrje me trupa tokësore në luftën civile në Siri. Ligjvënës të tjerë shtrojnë pyetjen se çfarë mund të arrihet me veprime të kufizuara ushtarake. Senatori republikan James Risch sugjeroi një skenar të turbullt.
“Nëse shkojmë me goditje të kufizuara, dhe pas këtyre veprimeve ushtarake, Asadi del nga vrima e miut dhe thotë....shikoni i qendrova fuqisë më të madhe dhe fitova.”
Sekretari Kerry argumenton se nuk ka mundësi që goditjet amerikane mund të forcojnë presidentin sirian.
Të martën, presidenti Barack Obama u përpoq të tregojë ndryshimin mes përdorimit të forcës në Siri dhe fushatave të gjata pa mbarim amerikane në të kaluarën.
“Nuk është Iraku dhe as Afganistani. Kjo është një përgjigje e kufizuar, proporcionale që do të dërgojë një mesazh të qartë.”
“Nuk është Iraku dhe as Afganistani. Kjo është një përgjigje e kufizuar, proporcionale që do të dërgojë një mesazh të qartë.”
Udhëheqës të rëndësishëm të Kongresit dolën nga takimi në Shtëpinë e Bardhë duke shprehur mbështetje. Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve:
“Do të mbështes thirrjen e presidentit për veprim. Ne kemi armiq në botë që duhet të kuptojnë që ne nuk do të tolerojmë këtë lloj sjelljeje.”
Udhëheqësja e pakicës në Dhomën e Përfaqësuesve Nancy Pelosi:
“Populli amerikan ka nevojë të dëgjojë më shumë rreth të dhënave që mbështesin këtë veprim.”
Një raport i eskpertëve rusë tregon për një armë të improvizuar që është përdorur në një sulm kimik në afërsi të qytetit sirian, Aleppo në muajin mars, armë kjo që është e ngjajshme me atë që është krijuar nga rebelët.
Lajmi është bërë i ditur nga ministria e jashtme ruse, të mërkurën.
Përmes një deklarate, ministria ka sygjeruar se të gjeturat ruse po injorohen dhe në të gjithashtu thuhet se shtetet po e fajësojnë qeverinë siriane për sulm kimik në afërsi të Damaskut ndërsa po i injorojnë dëshmitë që flasin për të kundërtën.
Kryeministri francez, Jean Marc Ayrault, ka paralajmëruar se nëse nuk realizohet asnjë reagim kundër përdorimit të armëve kimike në Siri, kjo do të vë në rrezik paqen dhe sigurnë në të gjithë rajonin.
Duke ju drejtuar parlamentit të mërkurën për të siguruar përkrahje për një intervenim ushtarak në Siri, Ayrault ka thënë se të mos veprosh do të thotë t’iu dërgohs Iranit dhe Koresë së Veriut mesazhin e gabuar për programet e tyre bërthamore.
Presidenti Francois Hollande ka thënë se vendi i tij është i gatshëm për sulm ushtarak kundër regjimit të Bashar al Assadit si përgjigje ndaj dyshimit të përdorimit të armëve kimike.
Të hënën, qeveria e këtij vendi ju ka dorëzuar ligjvënësve atë që i ka quajtur dëshmi se regjimi i Assadit është përgjegjës për sulm kimik “masiv dhe të koordinuar” në zonat që po mbahen nga rebelët në periferi të Damaskut, më 21 gusht.