Në vitin 1987 Nermin Vlora Falaschi mori pjesë në Seminarin e Kulturës Shqiptare për të Huaj, i cili mbahej në Prishtinë në çdo
vit. Për të marrë pjesë në këtë seminar zonja Nermin Vlora Falaschi u ftua zyrtarisht nga drejtori i Seminarit, akademik Prof. Dr. Idriz Ajeti. Pjesëmarrja e Nermin Vlora Falaschit e zbukuroi Seminarin dhe ia dha një frymë të re. Për ta mbajtur kumtesën kësaj iu caktua salla solemne e Institutit Albanologjik. Salla u mbush plotpërplotë me pjesëmarrës të Seminarit. Të gjithë seminaristët ligjërimin e zonjës Nermin e përcollën me vëmendje të jashtëzakonshme, sepse prej saj dëgjuan informata të reja nga qytetërimet e lashta të të parëve tanë: pellgazëve-ilirë ve-etruskë ve. Bashkëshorti i Nerminës, zotëri Renzo, e inqezonte me kamerë ligjërimin e saj (17.VIII.1987) .
Mirëpo, fatkeqësisht, këtë atmosferë të këndshme, e prishi Idriz Ajeti me asistentin e vet, Rexhep Ismailin.
Këta dy provokatorë synonin të krijonin një incident. Kur zonja Nermin i komentonte mbishkrimet të projektuara me diapovitiv, kohë pas kohe, Idriz Ajeti dhe Rexhep Ismaili, pa kurrfarë padoroni, ndërhynin dhe ia prishnin fjalimin ligjëruesës, duke thënë se kjo fjalë nuk është shqipe, se kjo fjalë është me prejardhje turke, latine e kështu me radhë.
Nermin Vlora Falaschi, përkundrazi, me gjakftohtësi dhe urtësi përgjigjej:"Kjo fjalë, të cilën ju e konsideroni turke, gjendet në
Voltera të Italisë (Toscania) dhe i përket shekullit VI para e.s. A mendoni, vallë, që kishte turq në mesin e etruskëve?!!! "
Pasi që e përfundoi ligjëratën zonja Nermin Vlora Falaschi, Rexhep Ismaili iu drjetua kësaj zonje të rëndë me këto fjalë:"Asnjëra nga këto fjalë që na treguat nuk janë shqipe!"
Në këtë reagim arogant të provokatorit zonja Nermin iu drejtua Rexhep Ismailit me pyetje ironike:"Asnjëra, a?!" Provokatori në
mënyrë kategorike dhe nga së larti u përgjigj:"Asnjëra!"
Pastaj, u dëgjua edhe zëri i Exhhlane Dobruna- Salihut, e cila foli atë që diti:"Kam lexuar një libër grek, ku thuhet se fjala "Iliri"
do të thotë "Gjarpër".
Zonja Nermin Vlora Falaschi me qetësi të madhe iu përgjigj Exhlanës:"Sigurisht, ju keni të drejtë, meqë pa dyshim edhe në
Iliri, si në vende të tjera, do të ketë pasur gjarpërinj, por, në të vërtetë, në Iliri kishte edhe një qytetërim shumë të zhvilluar. Pse, vallë, personalitetet më të shquara të Romës i kryenin studimet e tyre në Iliri e jo në Romë, Athinë a në Marsej, apo në vende të tjera ku aso kohe kishte shkolla të mira? Vetë Jul Kesari (Cesari) i kreu studimet në shkollat e Durrësit dhe nipi i tij Augusti, në Apoloni? Mjafton të lexojmë veprën e Jul Kesarit:"De Bello Civili" për t'u informuar me këto të dhëna. Për më tepër Çiçeroni e quajti Durrësin "Mirabilis URBS", shprehje kjo që aso kohe ishte e madhe, ngase: "URBS" ishte vetëm Roma".
Agjencioni floripress.blogspot.com
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
Profesor Dr.sci. Shkodran Cenë Imeraj Familja e Isa Boletinit me origjinë nga Isniqi i Deçanit
Historiaani Prof.dr.Shkodran Cenë Imeraj Zbritja nga vendbanimi i pjesës kodrinore-malore dhe vendosj...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Search inside image Shkruan Akademik prof.dr.Flori Bruqi, PHD Search inside image Pak biografi për t’mos ju ardhtë mërzi…. Search inside ...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
Kërko brenda në imazh Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme Haki Taha, u lind n...
-
Shkruan Akademik Flori Bruqi, PHD. Në historinë e popujve të Evropës, vështirë se mund të gjendet ndonjë popull që...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...
-
Organizatorët e protestave antiqeveritare në Serbi kërkuan nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, që të paraqesë planin e tij për Kosovën ...
-
Shkruan Akademik Prof. Dr. Flori Bruqi, PHD AAAS. Në Arkivin Qendror të Shtetit, Tiranë, në Fondin 144 – Koleksioni i hartav...
-
Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...
-
Kush është Koço Kokëdhima ? Koço Kokëdhima nga Qeparoi i Himarës është njëri ndër biznesmenët më të pasur dhe të suksesshëm në...
No comments:
Post a Comment