Nga Flori Bruqi
Irani e Siria deklaruan se do të bashkohen në një front kundër kërcënimeve të SHBA-së pas tensionimit të situatës në Lindjen e Mesme. Ndërkohë, Libani ka përcjellë për në banesën e fundit ish-kryeministrin e vrarë të hënën, mes skenave kaotike dhe akuzave kundër Sirisë.
Irani dhe Siria bashkohen në një front kundër SHBA-së. Situata në Lindjen e Mesme është tensionuar tej mase dje kur dy vendet e akuzuara nga Uashingtoni për armë bërthamore e mbështetje të terrorizmit vendosën të përballojnë së bashku kërcënimet nga përtej detit.
Ndërsa Libani ka përcjellë për në banesën e fundit ish-kryeministrin, Rafik al-Hariri, mes skenave kaotike dhe akuzuave kundë Sirisë, Irani nuk ka ngurruar të ofrojë ndihmë për vendin e akuzuar.
"Ne jemi të gatshëm ta ndihmojmë Sirinë nga të gjitha pikëpamjet për t'u përballur me kërcënimet," tha Mohammad Reza Aref, zëvendëspresidenti i Iranit pas një takimi me kryeministrin sirian, Naji al-Otari.
Të dy vendet janë vënë aktualisht nën presionin e madh të SHBA-së. Uashingtoni e akuzon Teheranin se kërkon të prodhojë armë bërthamore.
Ndërsa tensionet mes Amerikës dhe Sirisë janë përshkallëzuar që nga vrasja e ish-kryeministrit libanez.
Opozita si dhe populli libanez ka akuzuar Sirinë për sulmin me autobombë kundër ish-kryeministrit në Bejrut, por qeveria siriane nuk e ka pranuar këtë. Ndërkohë, SHBA ka tërhequr me urgjencë ambasadoren nga Siria në shenjë proteste ndaj sulmit, edhe pse nuk e ka akuzuar Damaskun drejtpërsëdrejti.
Tani Uashingtoni po shqyrton mundësinë e sulmit ushtarka (ajror) ndaj Sirisë për shkak të refuzimit të saj për tërheqjen e rreth 14 mijë trupave nga Libani.
Akuzat e SHBA-së ndaj Sirisë nuk kanë lidhje vetëm me vrasjen e ish-kryeministrit libanez, por edhe me rrezikun që ajo paraqet si një vend që mbështet terrorizmin, sipas Uashingtonit.
Siria nuk është në listën e zezë të SHBA-së, por gjithnjë është konsideruar si "kandidate" për këtë listë për pozitës së saj si vend mysliman sunit dhe "dorës së fortë" që ka në rajonin e Lindjes së Mesme.
Siria akuzohet gjithashtu për mbështetjen e përkrahësve të Sadam Huseinit gjatë luftës së drejtuar nga amerikanët në Irak.
Kombet e Bashkuara thonë se gjatë muajit gusht nga Siria janë larguar 100 mijë persona, numri më i madh i të zhvendosurve që kur atje filloi konflikti në mars të vitit të kaluar.
Zëdhënësja e Agjencisë së OKB-së për Refugjatët, tha sot se rritja e numrit të njerëzve që kërkojnë strehim në vendet fqinjë e çon numrin e përgjithshëm të refugjatëve sirianë të regjistruar, apo që pritet të regjistrohen, në rreth 235 mijë vetë, që nga koha kur qeveria filloi masat shtypëse ndaj kryengritjes.
Zëdhënësja e cilësoi eksodin e gushtit “një shkallëzim të rëndësishëm në lëvizjen e refugjatëve.
” Këto shifra vijnë ndërsa krey i Kryqit të Kuq Ndërkombëtar u takua në Damask me presidentin sirian Bashar al-Assad, gjatë një misioni që synon të krijojë më tepër mundësinë për hyrjen e punonjësve të ndihmave në Siri.
Presidenti Obama ka vendosur se nevojitet një sulm ushtarak kundër Sirisë në përgjigje të përdorimit të armëve kimike, por ai ka thënë se do të kërkojë autorizim nga Kongresi për të forcuar mbështetjen kombëtare për çdo veprim që merret.
Zoti Obama tha se sulmi kimik në Siri kërcënon të vërë në lojë vendimin e komunitetit ndërkombëtar për të mos lejuar përdorimin e armëve kimike, duke kërcënuar aleatët dhe partnerët, dhe mund të çojë në shkallëzimin e përhapjes së këtyre armëve. Ky rrezik, tha ai, kërkon përgjigje:
"Pas një analize të kujdesshme, kam vendosur se Shtetet e Bashkuara duhet të marrin masa ushtarake kundër objektivave të regjimit sirian.
Ky nuk do të jetë një operacion pa afat. Ne nuk do të dërgojmë forca në terren. Veprimet tona do të planifikohen në një mënyrë të kufizuar si nga objektivi ashtu edhe kohëzgjatja.
Por kam besimin se ne mund ta mbajmë përgjegjës regjimin e Asadit për përdorimin e armëve kimike, ta pengojmë këtë veprim në të ardhmen dhe të ulim aftësitë e tyre për akte të tilla”.
Presidenti tha se ushtria amerikane është e përgatitur për sulm dhe ai është i përgatitur për të dhënë urdhërin përfundimtar. Megjithatë Presidenti u shpreh se i ka dëgjuar thirrjet që ai të kërkojë autorizim:
"Prej kohësh kam besuar se fuqia jonë nuk qëndron thjesht në aftësinë e ushtrisë sonë, por në shembullim që ofrojmë ne si qeveri e popullit, e dalë nga populli dhe për popullin.
Prandaj kam marrë vendimin të kërkoj autorizim për përdorimin e forcës nga përfaqësuesit e popullit amerikan në Kongres”.
Zoti Obama tha se udhëheqësit në Kongres kanë rënë dakord të caktojnë një datë për të hedhur në votë autorizimin sapo të kthehen nga pushimet.
Qeveria siriane ka hedhur poshtë akuzat për përfshirjen në sulme me armë kimike dhe thotë se do ta mbrojë vendin kundër çdo mase ushtarake.
Zyrtarë të lartë të administratës thanë se autorizimi i sulmit po hartohet dhe se zoti Obama beson se Kongresi do ta miratojë.
Një dokument i shërbimeve amerikane të zbulimit fajëson direkt regjimin e Asadit për planifikimin dhe kryerjen e sulmit kimik të 21 gushtit dhe thotë se të paktën 1,429 sirianë, përfshirë 426 fëmijë.
Zoti Obama e cilësoi dje sulmin kimik një goditje mbi dinjitetin njerëzor dhe tha se ky akt rrezikon të vërë në lojë politikën ndërkombëtare të ndalimit të armëve kimike.
Në një kohë kur Perëndimi po matet të sulmojë Sirinë për shkak dyshimeve të përdorimit të armëve kimike të shkatërrimit në masë,
“The Guardian” raporton se Shqipëria do të jetë një bazë nga ku do të goditet vendi i Lindjes së Mesme.
“Britania ka katër luftanije, një helikopter mbajtëse dhe dy anije të vogla luftarake”, citojnë mediat e Tiranës gazetën britanike.
Bazat e tjera nga ku mund të sulmohet Siria janë Emiratet e Bashkuara Arabe, ku Franca ka një bazë avionësh si edhe Turqia dhe Qipro ku SHBA-të kanë baza ajrore.
Ndërkohë, gjeneralët e ushtrive të vendeve Perëndimore janë mbledhur në Jordani për të diskutuar opsionet e një ndërhyrjeje ushtarake.
Në Amman janë mbledhur gjeneralët e ushtrisë amerikane, britanike, franceze dhe disa vendeve të tjera. Në këtë takim pritet të marrin pjesë dhe gjeneralët e ushtrisë gjermane, kanadeze, italiane, saudite dhe të Katarit.
Vendimi për një sulm të mundshëm pritet të merret pas inspektimit të ekspertëve të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, të cilët do të vërtetojnë nëse ka pasur përdorim të armëve kimike apo jo.
Vendet kyçe të sulmi të mundshëm konsiderohen SHBA-të, Britani dhe Franca, vende të cilat që tani po tregojnë muskujt në zonën përreth Sirisë.
Distanca ajrore mes Shqipërisë dhe Sirisë është rreth 1792 kilometra. Në luftën civile në Siri është raportuar gjerësisht për pjesëmarrjen e shumë shqiptarëve në radhët e rebelëve.
Madje ka pasur akuza se në Kosovë ka bazë stërvitore për rebelët sirianë.
Shtepia e Bardhë thotë se Presidenti Barak Obama ka vendosur të ketë një përgjigje për përdorimin e mundshëm nga qeveria siriane të armëve kimike dhe po diskuton tani me ekipin e sigurisë kombëtare për të përcaktuar formën e përgjigjes.
Zëdhënësi Jay Carney tha se “nuk ka dyshim”, se në sulmin e 21 gushtit në një lagje të Damaskut është përdorur gaz helmues.
Gjatë konferencës së shtypit të martën, zëdhënësi Carney tha se ka shumë pak dyshim që sulmi kimik nuk është kryer nga regjimi sirian. Sulmi, tha ai, përbën “shkelje flagrante” të ligjve ndërkombëtare.
Zoti Carney po ashtu shtoi se pas disa ditësh Shtetet e Bashkuara do të botojnë të dhëna për sulmin me gaz helmues.
Forcat ushtarake amerikane
Qeveria e Sirisë mohon të ketë përdorur armë kimike dhe fajëson kryengritësit për përdorimin e armëve kimike si pasojë e të cilave gjetën vdekjen qindra civilë javën e kaluar.
Më parë sot, sekretari amerikan i Mbrojtjes Chuck Hagel tha se forcat amerikane janë të gatshme të veprojnë në se Presidenti Obama jep urdhër për ndërhyrje ndaj regjimit të Sirisë për shkak të akuzave për përdorim armësh kimike.
Në një intervistë për BBC-në, Sekretari Hagel tha se ushtria i ka marrë masat dhe është në gjendje të “plotësojë dhe realizojë” çdo alternativë për të cilën vendos presidenti.
Njoftimet e agjencive të lajmeve venë në dukje se Shtetet e Bashkuara dhe disa vende të tjera perëndimore po shqyrtojnë mundësinë e një ndërhyrje të kufizuar me objektiv të qartë për të ndëshkuar presidentin sirian Basshar al-Assad, forcat e të cilit dyshoshet të kenë përdorur armë kimike.
Një ekip i OKB-së ndodhet aktualisht në Siri për të hetuar dyshimet rreth përdorimit të armëve kimike, por të martën misioni u shty për shkak të shqetësimeve rreth sigurisë në zonën ku duhet të kryhej hetimi.
Stephen Zunes, profesor i studimeve për Lindjen e Mesme në Universitetin e San Francisco-s, thotë se ndërsa po shtohet trysnia ndaj Shteteve të Bashkuara për të ndërmarrë veprime ushtarake, goditjet ushtarake nuk mund të arrijnë gjithshka.