Eshref Ymeri
Nga kush druhet
zoti Shaban Murati?!
Në faqen e internetit të zotit
FeliksTaho të ditës së sotme (03 shtator 2013), lexova analizën e zotit Shaban
Murati me titull: “Ortodoksizmi
politik i diplomacisë greke”.
Me këtë rast, m’u duk e arsyeshme që zotit
Shaban t’i drejtohem me disa pyetje, sepse në analizën e vet ai e ka
anashkaluar një problem mjaft të mprehtë, pa zgjidhjen e të cilit nuk mund të
ketë qetësi në marrëdhëniet greko-shqiptare.
I nderuar zoti Shaban,
Po pse nuk e thoni troç, ore zotëri i respektuar, se kisha
ortodokse shqiptare është shndërruar përfundimisht në filial të kishës
shoviniste greke që asokohe kur tradhtari i kombit shqiptar Ramiz Alia i dha
fjalën Micotaqisit për uzurpimin e kishës ortodokse shqiptare fanoliane prej
Janullatosit?
Athina ndërhyri me arrogancë pas ngjarjes së Përmetit sepse ajo
kishën shqiptare që ka në krye Janullatosin, e konsideron si pjesë të pandarë
të kishës shoviniste greke.
Ju ku e keni hallin që nuk kërkoni në analizën tuaj
që Tirana zyrtare duhet që Janullatosin ta largojë nga Shqipëria një sahat e më
parë?
Ju nuk e kuptuakeni vallë që pa largimin e Janullatosit nga Shqipëria dhe
pa ripavarësimin e kishës ortodokse të Shqipërisë, nuk mund të çtendosen
marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë?
Nga kush druheni apo nga kush keni
frikë, zoti Shaban, që ju, si analist i mirënjohur, nuk guxuakeni t'i bëni
thirrje Tiranës zyrtare që ta largojë Janullatosin sa më shpejt nga Shqipëria?!
Sarandë, 03 shtator 2013