Agjencioni floripress.blogspot.com
2013/09/06
Vjen në shqip “Antologjia Ballkanike me poezi - Etos”
Vargjet e thurura prej tyre kanë lundruar ndër tallazet e dhjetëra viteve të trazuara, për të riardhur sërish tek ne me freskinë e atij fillimi. E duket se Naim Frashëri, De Rada, Fan Noli, Gjergj Fishta e Lasgush Poradeci vazhdojnë të jenë përsëri përfaqësuesit më të denjë të poezisë shqiptare. Të qenit “kampion” edhe në një botim të ri ndërballkanik i shton më tepër vlerën artit poetik të vargëzuar nga pena shqiptare.
Poezia e gjuhëve të ndryshme të gadishullit vjen në sallën e kinemasë së Qendrës Ndërkombëtare të Kulturës, ku do të promovohet vëllimi në shqip “Antologjia Ballkanike me poezi - Etos”. Paraqitja e antologjisë do të bëhet nga anëtarët e Komisionit kombëtar të Shqipërisë, professor Alfred Uçi, Ymer Çiraku dhe Andrea Zarballa. Janë pikërisht ata, të cilët do të flasin diçka rreth nismës për këtë antologji pune e cila ka nisur 4-5 vite më parë. Është vendosur pikërisht fjala “Etos” se kështu quhej dikur Ballkani i vjetër. Në këtë antologji janë përzgjedhur poezitë më të mira të poetëve ballkanas nga poezia shqipe mund të përmendim, Naim Frashëri me “Bukuria”, “Anës Lumit”; Fishta me “Një lule vjeshte”; De Rada, Fan Noli me “Rend or Maratonomak”, “Anës lumenjve”; Lasgush Poradeci, Migjeni “Sonet pranverore”. Poezia greke paraqitet me Andrea Kalvos, “Dioniso Solomosetj”. Pozia rumune me Emineskun. Poetë nga Bosnje Hercegovina, Bullgaria, Sllavo-Maqedonas. Ky aktivitet organizohet nga Qendra Ndërkombëtare e Kulturës, Ministria e Kulturëes, Lidhja e Shkrimtarëve dhe revista “Greve Anti”.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
Mbi 47 mijë dokumente, fotografi dhe 175 orë video-incizime janë digjitalizuar dhe dorëzuar nga Këshilli Koordinues i Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës
Shkruan : Flori Bruqi ,Akademik PHD. AAAS. Prishtinë Një dosje gjigante me dëshmi tronditëse për krimet e luftës në Kosovë është dorëzuar...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
http://floart-press.blogspot.com/2010/10/nga-flori-bruqi-panajot-plaku-gjenerali.html Kush ishte Panajot Plaku? Biografi e shkurtër, e pë...
-
Akademik Flori Bruqi, PHD Besim S. Kelmendi u lind më 21.03.1962 në fshatin R...
-
Search inside image Shkruan Akademik prof.dr.Flori Bruqi, PHD Search inside image Pak biografi për t’mos ju ardhtë mërzi…. Search inside ...
-
Shkruan Akademik Flori Bruqi, PHD. Në historinë e popujve të Evropës, vështirë se mund të gjendet ndonjë popull që...
-
Kush është Koço Kokëdhima ? Koço Kokëdhima nga Qeparoi i Himarës është njëri ndër biznesmenët më të pasur dhe të suksesshëm në...
-
-------------------------------------------------------------------------------------------------------- Bekim Fehmiu,aktor ...
-
Shkruan Akademik Prof. Dr. Flori Bruqi, PHD AAAS. Në Arkivin Qendror të Shtetit, Tiranë, në Fondin 144 – Koleksioni i hartav...
-
Alfabeti shqip ka tridhjetë e gjashtë shkronja dhe nga to shtatë zanore: A, E, Ë, I, O, U, Y, dhe 29 bashkëtingëllore: B, C, Ç, D, Dh,...
-
Nga Dan KOSUMI Një ngjarje e madhe e librit dhe studimeve letrare u konsiderua promovimi i librit studimor të poetes, shkrimtar...
No comments:
Post a Comment