Agjencioni floripress.blogspot.com

2013/09/06

Revista "Besa" pasuron diasporën në Suedi



Shqiptarët në Suedi kanë mundësinë për të pasur në duart e tyre për të lexuar revistën “Besa”, një organ i themeluar nga Lidhjes së Shoqatave “Iliria” në Suedi.

Kjo revistë rikthehet në botim pas shumë viteve dhe do të jetë e pasur për të qenë pranë lexuesit në diasporë, gjegjësisht në Skandinavi.
Revista "Besa" pasuron diasporën në Suedi
Stafi i revistës përbëhet nga Shuquri Sejdiu, udhëheqës i seksionit në gjuhën shqipe në Radio Suedia, Muhamet Krasniqi- ish kryeredaktor i Zërit, Astrit Gashi, Murat Koci, i cili është dhe kryeredaktor i revistës.

“Revista “Besa” do jetë sofër e shtruar me bukë, krip e zemër për çdo krijues, gazetar , intelektual, politikan, ëndërrimtar a filozof që për bazë të lakimeve, thurjeve, tundimeve të tij/saj ka mbarëvajtjen e kombit shqiptar, interesin dhe ruajtjen e të qenit shqiptar, të individit dhe komunitetit shqiptar në diasporë edhe pse i shkëputur fizikisht nga trungu”, theksojnë nga stafi i gazetës.

No comments:

Post a Comment

Profesor Dr.sci. Shkodran Cenë Imeraj Familja e Isa Boletinit me origjinë nga Isniqi i Deçanit

                                Historiaani Prof.dr.Shkodran  Cenë Imeraj  Zbritja nga vendbanimi i pjesës kodrinore-malore dhe vendosj...