2013-12-30

Në gjurmët e një heroi të satirës së M.E. Saltikov-Shçedrinit


Prof.Dr.sci. Eshref Ymeri

Më 27 dhjetor 2013, në faqet e gazetës “Fjala e Lirë”, unë botova një shkrim me titull: “Eqerem Canaj, një poet-shkrimtar me një individualitet të befasishëm”. Pas botimit të shkrimit në fjalë, në adresë të moderatorit të kësaj gazete, Prof. Fatmir Terziut, një intelektual i shquar ky i diasporës shqiptare në Britaninë e Madhe, një person i panjohur, me adresën elektronike gjerazi@yahoo.com, kishte dërguar mesazhin e mëposhtëm që më drejtohej mua:
“Urime Z. Eshref Ymeraj, nga Shqiperia u nise per ne Rusi, por perfundove ne Kaliforni. Zgjuarsi, shfrytezim i hapjes se Shqiperise me boten. Por edhe gjuha shqipe ka nevoje te dale ne bulevardin e gjuheve te botes, jo te fshihet neper shpellat e Valbones e te Smokthines! Se kur erdhe ti Profesor ne Tirane, ishim vetem 200 mije; tani shpellat jane zbrazur dhe 800 mije nativet ilire kane zbritur ne Tirane, qe po shkon ne 1 milion banore. Ata tani kerkojne konvergjim te shqipes e jo divergjim dhe kerkojne te pasurojne leksikun e tyre primitiv me fjale nga gjuhet e bulevardeve te botes ku po pleqeron zotrote”.
Sapo e lexova këtë mesazh të këtij njeriu skutash të errëta, të këtij burracaku që nuk ka guximin të prezantohet me emër dhe me mbiemër të plotë, më erdhi ndër mend menjëherë një përrallë satirike e shkrimtarit rus M.E. Saltikov-Shçedrin (1826-1889), me titull “Cironka me një barrë mend”. Titulli i kësaj satire, me kalimin e kohës, erdhi e u shndërrua në gjuhën ruse në shprehje frazeologjike, me kuptimin “krijesë frikacake” ose “oportunist frikacak”. Pra, me këtë shprehje nënkuptohet një njeri, i cili, ashtu si puna e cironkës që tërë jetën e kalon në një fole të errët nga frika se mos e gëlltit ndonjë peshk i madh, ka frikë të dalë në sheshin e burrave, prandaj edhe hedh gurin e fsheh dorën.
Ky njeri i paemër, por me lepur në bark, gjykuar nga sa shkruan, qenka në mëri me mua. Kjo bie në sy menjëherë për arsyet që do t’i sqaroj më poshtë:
Së pari, mua më shtrembëron mbiemrin, të cilin, sipas Zyrës së Gjendjes Civile në Njësinë nr. 8 në Tiranë, ashtu si edhe në pasaportë, e kam Ymeri. Por ky, për inat, ma shkruan Ymeraj.
Së dyti, më përmend vajtjen në Rusi. Në Rusi unë pata shkuar si student, ku i vazhdova studimet në Leningrad gjatë viteve akademike 1959-1961 dhe mandej u ktheva në atdhe, pasi Hrushovi i preu marrëdhëniet me Shqipërinë. Atje më pati dërguar shteti, si nxënës që e kisha mbaruar gjinazin “Ali Demi” në Vlorë me rezultate shumë të mira.
Së treti, njeriu anonim bën një fluturim “pindarik” dhe thotë: “nga Shqiperia u nise per ne Rusi, por perfundove ne Kaliforni. Zgjuarsi, shfrytezim i hapjes se Shqiperise me boten”.
Me këto që thotë, ky farë burracaku shpif në një mënyrë cinike, sidomos kur deklaron që unë paskam shfrytëzuar hapjen e Shqipërisë me botën, për të ardhur në Kaliforni. Shqipëria u hap që në dhjetor të vitit 1990, me themelimin e Partisë Demokratike dhe me shpalljen e pluralizmit politik. Unë asokohe isha në punë dhe as që më kishte shkuar ndonjëherë ndër mend të shfrytëzoja hapjen e Shqipërisë dhe të largohesha jashtë vendit. Unë kam vazhduar punën deri sa dola në pension, si pedagog, në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja të Universitetit të Tiranës, më 1 shtator të vitit 2003. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, bashkë me time shoqe, Havanë, të pajisur me vizë në ambasadën amerikane në Tiranë, kemi ardhur për herë të parë për vizitë te fëmijët tanë, në qershor të vitit 2006. Me vizë amerikane kemi ardhur edhe në vitin 2008, edhe në vitin 2009, deri në maj të vitit 2011, kur u bë bashkimi familjar dhe morëm kartonat jeshilë. Edhe fëmijët e mi, Plarenti dhe Kesiana, kanë qenë studentë në Akademinë e Arteve në Tiranë dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ardhur të pajisur me vizë nga ambasada amerikane: Plarenti në gushtë të vitit 1996, kurse Kesiana në gusht të vitit 1998. Këtu kanë përfunduar studimet në universitete amerikane dhe studimet pasuniversitare (master). Pas përfundimit të studimeve me rezultate shumë të mira, janë punësuar menjëherë. Plarenti ka marrë pasaportë amerikane, kurse Kesiana ka marrë kartonin jeshil dhe pret të marrë pasaportën. Pra, gjithçka brenda rregullave të legjislacionit amerikan
Prandaj, fjalinë “Zgjuarsi, shfrytezim i hapjes se Shqiperise me boten”, ky frikacak që trembet nga hija e vet, le ta përdor në adresë të dikujt tjetër. Madje, po të ketë këllqe, le të flasë konkretisht dhe pikërisht për ata persona që e shfrytëzuan hapjen e Shqipërisë dhe, si anëtarë delegacionesh, të pajisur me vizë dhe me biletë me paratë e shtetit, e braktisën vendin dhe kërkuan strehim në Evropë apo në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Së katërti, në figurën e këtij njeriu me lepur në bark, prehet një enverist i kulluar, brenda të cilit zieka urrejtja për të gjithë ata bashkatdhetarë që kanë lënë viset ku banonin dhe janë dyndur drejt qytetit të Tiranës apo në rrethinat e saj. Madje, në qëndrimin ndaj këtyre bashkatdhetarëve, ky pjellë e skutave të errëta, zbulon lakuriq edhe racizmin e vet të papërmbajtur, duke i etiketuar ata si njerëz të shpellave. Me këtë fyerje që u bën bashkatdhetarëve të vet, ky njeri i paemër e zbret veten në nivelin racizmit të shovinistit të tërbuar Vuk Drashkoviç në qëndrimin ndaj popullit shqiptar të Kosovës. Politikani shovinist dhe racist rus, Vladimir Zhirinovski, në një material të botuar në faqet e internetit me titull “Një Kosovë në Rusi (një parashikim për të ardhmen e Rusisë), shkruan:
“Vuk Drashkoviçi, dikur pati shkruar një libër interesant me titull “Konsulli rus”. Në atë libër ai, ndër të tjera, rrëfen se si në fshatin e tij të lindjes që shtrihej në territorin e Kosovës, në vitet ’30 të shek. XX, kishin ardhur dy shqiptarët e parë. Vogëlushi madje nuk e dinte se kush ishin ata dhe linte mendjen që ata hanin me dorë, visheshin me zhele, banonin në një harvallinë të braktisur, bënin punë të çfarëdollojshme, nga më rraskapitëset, sa për të nxjerrë ndonjë kacidhe. Këta “arbanasë”, siç i quante gjyshja e Vukut, vogëlushit i dukeshin si gjysmëkafshë ekzotike interesante.Po e përsëris: pas tridhjetë vjetësh, shqiptarët në Kosovën serbiane përbënin shumicën e popullsisë. Tani të gjithë e dinë se si përfundoi kjo histori pas tridhjetë vjetësh. Ama ajo pati filluar me dy “arbanas” qesharakë” (Citohet sipas faqes së internetit “Сайт Россiу.ru” në gjuhën ruse).
E kuptoj që politikani Zhirinovski dhe sivëllai i tij serb Vuk Drashkoviçi, nuk mund të rrinë dot pa shpifur kundër shqiptarëve. Por edhe shpifja duhet të ketë njëfarë karari. Për dijeninë e shovinistëve Zhirinovski e Drashkoviç dhe të këtij shqiptari të paemër që bashkohet me korin e tyre racist, shqiptarët nuk ia kanë lejuar kurrë vetes të vishen me zhele. Për më tepër, shqiptarët kurrë nuk kanë banuar nëpër harvallina. Ata shqiptarët e Shqipërisë Veriore, prej nga qenkëshin “shpërngulur” ata dy “arbanasët” e gjyshes së Drashkoviçit, nuk ua kanë pasur kurrë idenë harvallinave, se ata kanë pas banuar në kulla prej guri, brenda të cilave ka mjedise për të hedhur valle. Në qoftë se njeriu i paemër nuk e di se ku kanë banuar shqiptarët e Valbonës, le të marrë mundimin dhe të bëjë një udhëtim turistik në ato vise dhe të njihet nga afër me kullat e tyre të bollshme, në mënyrë që të bindet se ata nuk kanë jetuar kurrë nëpër shpella, as në kohët e kahershme. Shqiptarët e Smokthinës, po ashtu, kanë jetuar dhe vazhdojnë të jetojnë në shtëpi prej guri të skalitur, të cilat bien në sy që së largu me bardhësinë e suvasë, të lyer me sherbet gëlqereje.
Në një këngë të vjetër labe, të krijuar në periudhën e kryengritjeve kundër Reformave të Tanzimatit, të udhëhequra nga Zenel Gjoleka, Tafil Buzi dhe Hodo Ali Nivica, thuhet:

Nga do ta shkojmë Tafilë?
Mespërmes Labërinë.
Kur Kaloi nëpër Smokthinë
Pyeti miku për miknë:
Ku e ka Cania shtëpinë?
Te porta me llamarinë,
Kullat e bardha në brinjë,
Për së largu zbardhëllijnë.

Prandaj është e turpshme për këtë njeri të pa emër që i fyen rëndë shqiptarët e Valbonës dhe të Smokthinës, duke i vlerësuar si njerëz shpellash.
Këtij enveristi të thekur, me sa duket, i qan zemra për periudhën e sundimit komunist të Enver Hoxhës, kur banorët e zonave të thella, shteti nuk i lejonte të zbrisnin jo vetëm nëpër qytete, por as të kalonin me banim nga njëri fshat në tjetrin. Ajo ishte periudha e bujkrobërisë komuniste, sepse mbarë populli shqiptar ishte pronë e parisë së lartë sunduese. Kjo është edhe arsyeja kryesore që njeriu i paemër ngrihet kundër parimit të lëvizjes së lirë të njerëzve, parim ky që përbën njërën nga të drejtat themelore të individit në kushtet e pluralizmit politik në një shtet demokratik. Harron ku njeri trulajthitur që në Greqinë fqinje, me një popullsi prej afërsisht 10 milionë banorësh, gati gjysma e banorëve të saj janë të grumbulluar në Athinë dhe në rrethinat e saj?
Së pesti, njeriu i paemër, e kuptuaka hapjen e Shqipërisë me botën, të shoqëruar me ndotjen e gjuhës shqipe me fjalë të huaja të panevojshme. Prandaj edhe vetë i përdor ato në vend të fjalës shqipe: native - në vend të fjalës rrënjës, vendas; divergjim në vend të fjalës largim; konvergjim - në vend të fjalës afrim.
“Respektin” ndaj gjuhës shqipe, ky farë burri e treguaka edhe në drejtshkrimin e saj, çka duket qartë në mesazhin e lartpërmendur, ku shpërfill krejtësisht shkronjën ë. Me siguri që qenka në një mendje me një gup ndërakademikësh që kërkojnë të shkallmojnë themelet e kodit drejtshkrimor të gjuhës shqipe.
Eshtë mirë që njeriu i paemër të heqë dorë nga shpifjet, të cilat i ka renditur kundër meje dhe kundër bashkatdhetarëve të mi në mesazhin që i ka dërguar Prof. Fatmir Terziut. Sepse shpifja, sipas një fjale të urtë, është zeja kryesore e njerëzve frikacakë. Me këtë rast, këtij burracaku të rëndomtë, dëshiroj t’i kujtoj një thënie të artë të politikanit dhe të diplomatit të njohur francez, Talejranit (Charles Maurice de Talleyrand-Périgord - 1754-1838):
“Në këtë botë ka një armë më të tmerrshme sesa shpifja: kjo armë është e vërteta”.

Santa Barbara, Kaliforni
29 dhjetor 2013


2013-12-28

ANXHELA MARTINI ARTISTE E ZHVESHUR

Kur bashkëpunojnë dy shqiptarë rezultati është fantastik! Angela Martini duket e mrekullueshme në setin e fundit fotografik të realizuar nga Fadil Berisha. Këto foto janë shkëputur nga kalendari i ri për vitin 2014 të modeles shqiptare.
Ka qenë vetë fotografi Fadil Berisha, i cili ka postuar fotot e bukuroshes nga Shkodra.



Modelja ka pasur veshur vetëm një fustan vjollcë gjatë pjesëmarrjes në “Cfda Fashion Awards”, duke treguar hapur pjesët intime...

Angela Martini bën skandal, duke dhënë një spektakël vërtet “hot” për sytë e meshkujve. E pranishme në “Cfda Fashion Awards”, modelja shqiptare e shpallur edhe si “Miss Universe Albania”, ka lënë të gjithë më gojën hapur, duke provokuar një ndezje hormonale te meshkujt.


 Fustani vjollcë që mbante veshur kishte një çarje aq të madhe, sa që i linte fare pak vend imagjinatës.


Çarja e fustanit zbulonte plotësisht pjesët e saj intime dhe surpriza më e papritur ishte fakti që Angela nuk mbante as të brendshme.


Praktikisht ka dhënë një spektakël me “drita të kuqe”, që është shikuar me siguri në mbarë botën...

angela martini
Është përfolur disa herë për mar rëdhëniet e modeles së njohur shqiptare, Anxhela Martini me biznesmenë të shumtë, por "Indeksonline" ka siguruar një fotografi ku Martini shihet në shoqëri të serbit Boba Zivojinoviç, i cili njihet njëherësh edhe si burri i këngëtares së famshme serbe Lepa Brena.

Martini në foto shihet me Zivojinoviç dhe një burrë tjetër duke pirë alkool në një lokal e duke biseduar. Nuk dihet nëse mes tyre ka diçka më shumë se shoqëri.

Ndërkaq, Boba Zivojinoviç së bashku me ish-ministrin e Jashtëm të Serbisë, Vuk Jeremicc, lobuan kundër pavarësisë së Kosovës.

Anxhela Martini prezanton familjen
Super modelja shqiptare Anxhela Martini ka publikuar një foto në faqen e saj zyrtare në Facebook, ku shfaqet së bashku me familjarët e saj në qytetin e origjinës në Shkodër.
“Mirëmëngjesi Shkodër! Së bashku me zonjat e mia, mamanë time, gjyshen dhe tezet e mia,”-ka shkruar Martini në faqen e saj në Facebook.
Ndërkohë Martini nuk ka lënë pas dore as aktivitetet e saj sa i përket karrierës.
Kishte pohuar se fotografët e duan të zhveshur. Por ajo si shqiptare që është, zhveshjen ia ka besuar vetëm fotografit të mirënjohur Fadil Berisha.Bukuroshja nga Shkodra Angela Martini këto ditë ka pozuar në një set fotografish tërësisht e zhveshur përballë fotografit Berisha, duke e mbajtur fjalën e dhënë.Siç shkruan Tribuna, marti kohë më parë kishte deklaruar për media se fotografi përballë së cilit do të pozonte lakuriq ishte pikërisht fotografi me famë botërore.Dhe duket se fotot e modeles i kanë pëlqyer edhe Berishës, gjë këtë të cilën e ka thënë edhe përmes një statusi në “Twitter”. “Love this #calendar shoot with @Angela_Martini”, kishte shkruar përballë fotos së zhveshur ai.

Gëzuar 2014!


Të nderuarat bashkatdhetare,
Të nderuarit bashkatdhetarë!

Ua uroj Juve dhe të gjithë shokëve tuaj Festat e Fundvitit dhe ndërrimin e moteve!


Paqja, respekti, dashuria dhe shëndeti mbretëroftë në familjet tuaja! GËZUAR 2014 !...


Shqiptarëve, kudo janë ata dhe çfarëdo besimi që të kenë, mjafton që flasin shqip dhe të kuptohen shqiptarisht. Të gjithëve ua uroj Vitin e Ri, 2014! GËZUAR!...

Zoti i Madh u dhashtë mirësi, mbarësi, dashuri në më të afërmin dhe u ndihmoftë që ta shpiejmë drejtë zgjidhjes çështjen e madhe shqiptare!...

Ju përgëzon, i juaji,

Flori BRUQI

Editor dhe kryeredaktor

Agjencioni Floripress

Kabineti i Shpend Ahmetit, drejtorët e rinj


Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka prezantuar sot kabinetin e tij me të cilin do të udhëheq në katër vitet e ardhshme me kryeqytetin.

Ahmeti, i cili zyrtarisht ka filluar punën si kryetar i ri i Prishtinës, ka thënë se përzgjedhja e ekipit është bërë e tillë që të arrihet të përmbushen zotimet që janë dhënë gjatë fushatës zgjedhore.
description
“Koncepti ka qenë që ta zgjedhim një ekip i cili mund t`i përmbushë zotimet të cilat i kemi dhënë. Janë njerëzit ndër më të zotët që dimë ne në fushat e tyre. Sot kam nderin që para jush të prezantoj ekipin qeverisës, posaçërisht në fazën e parë të implementimit të programit tonë”, deklaroi Ahmeti.


Drejtorët e rinj të Komunës së Prishtinës:
Dardan Sejdiu-nënkrytar i komunës së Prishtinës.
Liburn Aliu- Drejtor i Urbanizmit
Arben Vitia-Drejtor i Shëndetësisë
Blerta Zeqiri-Drejtoresh e Kulturës
Xhelal Zveca- Drejtor i Inspekcionit
Ardian Gashi- Ushtures detyre i Drejtorisë së Shërbime Publike
Nora Kelmendi- Drejtoria e Kadastres
Besnik Bislimi – Ushtures detyre i Drejtorisë së Financave
Muhedin Nushi- Ushtures detyre i Drejtorisë së Administratës
Dardan Sejdiu – Ushtures detyre i Drejtorisë për Zhvillimi Ekonomik
Fitore Pacolli-Dalipi- Kabineti i Kryetarit të Komunës
Jusuf Thaçi - Drejtor i Arsimit
Hysen Durmishi - Ushtures detyre i Drejtorisë së Infrastrukturës

​Prof.dr.Fatmir Sejdiu i gatshëm të kthehet në krye të LDK-së



Kush është Fatmir Sejdiu?


Fatmir Sejdiu u lind më 23 tetor 1951 në Pakashticë, komuna e Podujevës, Kosovë. Shkollimin fillor dhe të mesëm i ka mbaruar në Podujevë. Ka mbaruar Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Prishtinës, më 1974, ku ka mbaruar edhe studimet pasuniversitare, si dhe ka mbrojtur disertacionin e doktoratës. Ishte mësimdhënës në Fakultetin Juridik dhe në atë të Shkencave Politike të Universitetit të Prishtinës me thirrjen e profesorit ordinar për 33 vjet me radhë. Për studime të thelluara ka qëndruar në Francë (Universiteti “Paris 2”, në vitin 1984, në Seksionin e Historisë së Institucioneve të Ekonomisë, Filozofisë dhe Sociologjisë të së Drejtës) dhe në SHBA (Arizona State University, për 4 muaj), si dhe ka pasur qëndrime më të shkurtra studimore në universitete të tjera. Ka publikuar shumë punime shkencore nga fusha juridike – historike dhe juridike - kushtetuese, si dhe libra të veçantë nga këto fusha.

Më 28 qershor iu dha çmimi “Doctor Honoris Causa” nga Universiteti i Tiranës në Shqipëri.


Fatmir Sejdiu ka qenë pjesëmarrës i Kuvendit themelues të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) më 23 dhjetor 1989. Në Kuvendin e Parë Zgjedhor, në vitin 1991, është zgjedhur anëtar i Këshillit të Përgjithshëm dhe më 1992 anëtar i Kryesisë së LDK-së, ndërsa më 1994 Sekretar i Përgjithshëm i LDK-së. Ka qenë anëtar i Komisionit Qendror për organizimin e Referendumit për pavarësinë e Kosovës të mbajtur më 1991.

Është zgjedhur deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës më 1992 dhe më 1998. Po kështu, më 1998 është zgjedhur Sekretar i Përgjithshëm i Kuvendit dhe kryetar i Komisionit për Çështje Kushtetuese. Më 2001, në zgjedhjet e para demokratike të pasluftës, është zgjedhur deputet në Kuvendin e Kosovës dhe anëtar i Kryesisë së Kuvendit, në të cilat cilësi është rizgjedhur sërish më 2004. Ishte, po ashtu, anëtar i Komisionit për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Integrime Euroatlantike dhe i Komisionit për Çështje Gjyqësore, Legjislacion dhe Kornizë Kushtetuese.

Më 10 shkurt 2006, Prof.Dr. Fatmir Sejdiu u zgjodh President i Kosovës. Më 9 janar 2008 u rizgjodh në mandatin e dytë President i Kosovës.

Komunikon në frëngjisht dhe anglisht. Është i martuar dhe ka tre fëmijë. Jeton në Prishtinë.





Parashikimet për zgjedhjet i kanë dal thuajse në të gjitha komunat. Mendon se Isa Mustafa vet ka faj që e humbi kryeqytetin dhe edhe LDK-në nuk po e udhëheqë si duhet. Shprehet i gatshëm të kthehet në krye të kësaj partie dhe flet se kur ky ka kundërshtuar gjashtë pikëshin dhe se ka pasur të tjerë që e kanë pranuar atë. Në një intervistë për KosovaPress, ish Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu e pranon për herë të parë se ka pasur njerëz që janë pajtuar me gjashtëpikëshin dhe asi që janë pajtuar me bisedime paraprake, e kjo po vërehet tani, e që sipas tij, nuk kanë qenë të autorizuar për këtë. Zgjedhjet e fundit i quan të mira dhe mendon se ka pasur këndellje të qytetarëve. Për Kushtetutën e vendit thotë se nuk duhet ndryshohet sipas kërkesave të pakicave dhe nëse bëhet është tejet e rrezikshme. Madje Sejdiu thotë se LDK-ja ende nuk e ka bindur me qëndrimet e saj për bisedimet dhe statusin dhe se mund të kthehet në krye të saj, nëse anëtarësia e LDK-së e kërkon. Për Ligjin për Amnisti thotë se do e ndryshonte dhe se duhet pasur kujdes me të.

Zgjedhjet lokale 2013

Pajtohet se ishte proces më i mirë dhe më i rregullt se të kaluarat dhe, po ashtu, e konsideron si një përgjigje reale për rrethanat dhe vullnetin politik të qytetarëve. Edhe KQZ-ja dhe institucionet e sigurisë mendon se patën ndikim, por, përmend çka ndikoi më së shumit. “Ka shumë faktor që kanë ndikuar, mbase lodhja e qytetarëve me ballafaqimin me rezultat tjetër nga ajo që mund të ketë qenë dhe që ka qenë realisht vullneti i tyre, e dyta mendoj se jemi në një fazë të re të zhvillimit shtetërorë dhe juridik të shtetit të Kosovës në kuptimin e një interesimi më real dhe më praktik të faktorëve të rëndësishëm me peshë që kanë të bëjnë me organizimin e zgjedhjeve, por edhe të subjekteve politike që u është ngushtuar të them atyre që kanë pasur afinitete për të abuzuar me proceset apo partizanët e tyre si dhe e treta, mund të jetë element i rëndësishëm prezenca ndërkombëtarëve që ka qenë më e angazhuar se herët e mëparshme”, thotë ai. Uron që kjo përvojë e mirë e këtij lloji, edhe pse, sipas tij, lë shumëçka për të dëshiruar, që të bëhet më mirë, të jetë uvertyr për proceset e ardhshme zgjedhore në mënyrë që vullneti politik i qytetarëve të vijë në vend.

Humbësit dhe fituesit e zgjedhjeve lokale?

Fatmir Sejdiu vlerëson se fitues ishte qytetari dhe se partitë po flasin për shifra që nuk qëndrojnë. Përmend partitë me radhë ku thotë se PDK-ja ka pasur rënie e LDK-ja e ka humbur qendrën që secili do e donte, Prishtinën. Sejdiu vlerëson se qytetarët u janë përgjigjur kryetarëve të deritanishëm dhe se është hapur një mundësi e mirë që qytetarët të votojnë atë që duan. Thotë se Isa Mustafën e ka paralajmëruar duke e parë shkëputjen totale me qytetarët dhe mendon se këta të fundit i dhanë përgjigje për sjelljet që kishte. “Në shifra përfundimtare e shohim se ka ngritje dhe rënie, por ato nuk janë për të nxjerrë një kurajo të fuqishme siç janë tani. Këtë e gjejmë tek secila parti politike, ndonjë prej tyre ka shprehur pakënaqësitë e ndonjë e ka gjetur surprizën e parë se kemi një element të tillë. Shohim se tek PDK-ja nuk është ajo shifër e votuesve që ka pasur më herët, dihet rrethanat se çfarë ajo mund të ketë rezultuar për shkak të përplasjeve të mëdha, dihet edhe një rezultat pak më tjetër tek AAK-ja, po ashtu tek LDK-ja konsiderohet se është shtuar një numër i konsideruar i votuesve që duhet të lidhet edhe me numrin e shtimit të votuesve të përgjithshëm në Kosovë por është humbur kryeqyteti që është një nga qendrat më të rëndësishme që ka dhe ambicie ta mbaj secili subjekt politik dhe e treta që nga kjo të gjejmë një satisfaksion të përgjithshëm që duhet të mobilizohet secili nga subjektet për të plasuar idenë e vet dhe projektin e vet”, thotë ai.

Procesi i njohjeve!

Pranon se asnjëherë nuk ka pritur që të arrihen 100 njohje shumë shpejtë, por beson se vendet më të fuqishme e kanë njohur dhe sfidë kanë mbetur pesë vendet e BE-së. Thotë se zhvillimi ekonomik, sundimi i ligjit dhe diplomacia edhe më aktive do ndikonin shumë në njohje të reja. Këshillon që të lihen lëvdatat e të punohet për njohje të vendit. “Ka edhe çështje që janë të varur nga puna jonë, them se shumë çështje që lidhen me zhvillimin e brendshëm që kanë të bëjnë me aspektet ekonomike, me aspektet e sundimit të ligjit edhe në aspektet e një diplomacie edhe më aktive në sferën ndërkombëtare duhet të punohet më shumë, gjë që ka munguar. Më shumë ka pasur rrahagjyksje sesa punë dhe kjo ka bërë dëme, dëme ka bërë edhe gara se kush po sjellë njohje më shumë. Për ne është e rëndësishme njohja e Kosovës jo për njerëzit trumbetues të takimeve apo garancive”, thotë ai.

Bisedimet!?

Kur flet për bisedimet, për herë të parë deklaron se ka pasur njerëz që kanë përkrahur gjashtë pikëshin dhe të tillë që kanë qenë pajtuar në bisedime paraprake të paautorizuara dhe jo mbi bazën institucionale. “Serbia ka pasur qëllim komprometimin e gjithë kësaj që kemi arritur deri më tani, realisht ka arritur që të bëjë pengesa të shumta, të shkaktojë pasoja të shumta dhe të mbaj pezull ecjen e proceseve tona të përgjithshme. Prandaj, në këtë kuadër unë them se ajo pjesë e trysninë ka qenë edhe më herët. Unë me këmbëngulësi kam qenë kundër asaj politike apo atyre ideve që kanë qenë të shfaqur në gjashtë pikëshin, këtë nuk e them se si i tillë tek disa vende nuk ka qenë ideja apo ndjenja e mirë, por ka pasur edhe në këtë kuadër ndonjë prej vendeve që mund të jetë një diçka që në një formë apo tjetër do të kapërcente këtë rubikon. Ka pasur bisedime, ka pasur të tjerë që janë pajtuar me idenë, e them për herë të parë, ka pasur të tjerë që i shohim tash në komunikimet e vonshme që në një formë apo formë tjetër kanë qenë pajtuar në bisedime paraprake të paautorizuara dhe jo mbi bazën institucionale që mund të ndërtohet edhe ndonjë mekanizëm tjetër që të rehatohen komunitet pakicë”, thotë ai. Nuk flet kush kanë qenë ata, por premton se një ditë do të shpalos edhe emrat e secilit. Kur flet për ndryshimet e Kushtetutës thotë se ajo mund të bëhet vetëm me vullnetin e shumicës së popullit. “Kushtetuat në procese normale mund të ndryshohet me atë që është vullnet i përgjithshëm i qytetarëve të vendit, të studiohet mirë ajo punë, nga të gjithë faktorët politik që e bëjnë vendin dhe në atë situatë të ipet një rezultat, por të bëhet Kushtetuta vetëm pse kemi një ide apo kërkesë të një grupi të caktuar dhe për atë hatër të bëhet dhe të ndryshohet karakteri i asaj që është ndërtuar deri tash, është e rrezikshme”, thotë ai.

Ligji për Amnisti

Sejdiu shpjegon se çdo ligj që Presidenti nuk e nënshkruan brenda tetë ditësh ai hyn në fuqi, por thotë se duhet pasur kujdes që me Ligjin për Amnisit të mos amnistohet krimi ekonomik, veprat penale të kryera në formën çfarë kanë qenë deri në asgjësimin fizik. “Unë them se jo të gjitha i mundëson kjo, por Gjykata duhet të ketë kujdes me seleksionimin normal dhe nxjerrjen, të themi, të mbështetësve të veprimtarisë së tyre në atë pjesë, e cila do të jetë reale e që është frymë e vet Ligjit... Do të këkroja ndryshime të këtij Ligji?

LDK-ja dhe angazhimi i tij

Presidenti Sejdiu thotë se partia e tij, megjithëse e kanë shpallur kryetar nderi, kjo nuk do të thotë se ai do pensionohet. Shprehet i gatshëm që të kthehet në krye të kësaj partie kurdo që është nevoja dhe vlerëson se kryetari aktual i saj, Isa Mustafa, përveç që ka humbur Prishtinën edhe ka zvogëluar numrin e asambleistëve në këtë komunë. Këshillon që t'i hapin sytë dhe të mos shikojnë statistikat që nuk janë tregues real dhe që LDK-ja të bashkojë gjithë energjitë e saj e të ecë më shpejtë. Ai nuk pajtohet që Ligji Zgjedhor ishte shkaktar për humbjen e Prishtinës, thotë se po me atë Ligj e fituan Gjilanin, Pejën e madje e rikthyen Suharekën. "Po mund të them se është një përgjigje, është një përgjigje, unë kam dhënë mendimin tim edhe në situata të mëhershme se duhet shumëçka të shkojë ndryshe. Nuk jam që të mos ketë të rinj, por jam ithtar i thellë i asaj që të mos jetë Lidhje e Re e Demokratike e Kosovës, që nënkupton në mendjen e ndonjërit që të shkëputet zinxhiri i traditës, i asaj lufte të madhe politike që kemi bërë në ndërtimin e saj dhe realizmin e projektit të përgjithshëm që është esencialisht idea e rugovizmit. Më vjen keq që duhet ta them, por sot nuk kanë guximin të flasin ata që gjithë ditën e lume flasin për rugovizimin po të përballen se cila është idea e vërtetë e rugovizimit. Nganjëherë them se mbase njerëzit mund të lodhen, me një qasje jo racionale dhe me diçka që nuk është esenca e vërtetë që LDK-ja e ka”, thotë Sejdiu. Ai deklaron se në degët e LDK-së nëpër Prishtinë ka debat të thellë dhe se dikush po tenton ta mbyll atë debatdhe po dilet me komunikata që gjithçka po shkon mirë, e kjo, sipas tij, po e dëmton partinë. “LDK-ja fatkeqësisht deri më tani nuk më ka bindur me qëndrimet e veta rreth statusit dhe rreth bisedimeve, cilësimet e tyre me një qëndrim jokonstant, qëndrim që ka lëviz. Nuk është për një parti e nevojshme që të ketë një pozicion sot dhe të lëviz nesër, një pozicion tepër radikal dhe nesër të del plotësisht i kundërt 180 shkallë tjetër, me këtë humbet serioziteti i partisë. Qëndrimet duhet të piqen me kohë”, thotë ai. Thotë se e donë LDK-në dhe e konsideron si shtëpi të tijën, por nuk merret me emrat se kush janë ata që nuk e duan. Por, sipas tij, ka shumë të tillë e që janë aty brenda.

Pas Covid-19, liderët botërorë ranë dakord të punojnë së bashku për të forcuar sistemet globale shëndetësore, por negociatat për një marrëveshje të re kanë ngecur.

Nga Flori Bruqi Është folur shumë në internet se Kina po lufton me një tjetër epidemi pas shumë postimesh në mediat sociale ku supozohet se ...