2015/10/03

Pamjet tronditëse: Viktimat në Mekë zhvendosën me bager



meka4-e1443124994443








Keto janë pamjet e para nga katastrofa në Mekë që la të vdekur 717 pelegrinë dhe me shume se 800 të plagpsur.
Incidenti ndodhi në momentin kur pelegrinët po merrnin pjesë në ritualin e fundit të Haxhit duke e gjuajtur djallin me gurë.
Image result for mekah

Personat që po merrnin pjesë në Haxh kanë vdekur si pasojë e tollovisë dhe shtyrjeve të mëdha afër qytetit të shenjtë islamik në Meka, ngjarje kjo që ndodhi pikërisht në ditën e festës së Kurban Bajramit.

Image result for mekah
Në anën tjetër Ministria e Shëndetësisë në Arabinë Saudite ka fajësuar pelegrinët sepse nuk i kanë respektuar instruksionet e autoriteteve. 







Meke
Pas shkaktimit të mbi 717 viktimave në Mina të Mekës, tragjedisë i është shtuar edhe një tjetër skandal.
Image result for mekah
Duke parë numrin e madh të viktimave, për zhvendosjen e tyre autoritetet e Arabisë Saudite kanë vendosur që të përderen fadroma e kamionë.

Image result for mekah
Mënyra e trajtimit të të vdekurve ka ngjallur shumë indinjatë dhe ka sjellë kritika të ashpra ndaj qeverisë saudite.

Bardha Alimeta, poetja, artistja, intelektualja nga Librazhdi që po bën namin!



E dua këtë qyet se jam pjesë e tij …..dua të ve dhe unë një gure për të lene një gjurme sado të vogel por që do të mbahet mend për mirë, shprehet për gazetën tonë poetja, artistja, intelektualja nga Librazhdi, Badha Alimeta


Bardha Alimeta



Ne një qytet të vogel si Librazhdi,ku jeta zhvillohet me të gjitha rrjedhat esaj,ka dhe atje për sonazhe që do të terhiqnin vemendjen e gjithkujt me punen dhe për kushtimin e tyre.

Njera prejt tyre është një grua e cila ka vite që kontribon Në shoqerine civile për të drejtat egrave dhe vajzave të rrethit të Librazhdit.

Kur pyetem qytetare të thjeshte për këtë grua se cmund të Në thonin me shume, ata skishin të mbaruar duke na për cjelle me shume dashuri e respekt të njeten dashuri që kjo grua ju kishte dhene me për kushtimin dhe dashurine e saj.

Pasi degjuam për për pjekjet dhe rrrugën e veshtire që kjo grua kishte Në karriern e saj si grua aktive Në të gjitha drejtimet nuk mund të mos merrnim dhe për shtypjet esaj.

Na erdhi mirë që bashkeqytetaret e saj e cmonin për për pjekjet dhe mundin ,ata e dinin mire se çishte Në gjendja Bardha, si thonin ata të bente ,po të kishte dhe një mbeshtetje me të madhe institucionale…

Për Bardha Alimetën ata n thane s’ka gje që e ndale në gjerat e saj, te cilat i bën me shumë përkushtim e dashuri për të gjithë ata që kaneënevojë për për krahje.



Bardha është një grua e fuqishme në vlera humane

“Ju faleminderit që na moret një mendim, ku të pakten t’i themi një falenderim me ze Në gazeten tuaj” na thanë bashkëvendasit e Bardhës.

Pasi ndahemi nga njerez tendryshem që na dhane mirenjohjen e tyre për këtë artiste, këtë grua që me shpirtin esaj human kerkon të sfidoje veshtiresite që ndeshen Në ate qytet të vogel e me probleme sociale të shumta.

E takojmë këtë zonje duke nxituar me hapat e saj të shpejte si era ,dhe kerkojme të na kushtoje pak nga koha esaj.

Kur e pyesim për mundesite e saj ,se çfare e ben ate që të jete kaq e vullnetshme, kaq e forte, humane dhe e dashur me bashkëvendasit e saj, ajo qesh dhe thote: “Une jam një prej tyre! unë buroj nga një familje e thjeshte dhe i dua njerezit e thjeshte e dua të ndihmoj çdo here kur ata kane nevoje për mua.

Bardha për veç pjesës humane është një gura që ka dhenë ekontributin e saj Në jeten politike, artistike dhe Në zhvillimin e jetes së gruas Në ate qytet.



Jane shume gjera ,ju jeni dhe autore e pese librave, merreni dhe me pikture, nderkohe jeni aktive dhe Në aktivitete jashte vendit ,si ju del koha ,jeni nene e dy femije të mireedukuar nga ju, A mund të dime burimin e kesaj force të brendshme tuajn?

Bardha Alimeta: Atehere të gjitha sa me thate jane e verteta. Po unë jam e për fshire Në të gjitha keto aktivitete, por dhe kam dhe një për gjegjesi sepse jam një grua e martuar me dy femije për fshir dhe nenen e bashkeshortit. Po unë do të thoja se familja ka një rol kryesor Në hapat që bej, për veç vullnetit tim, ata jane mbeshtetesit e mi kryesor të çdo suksesit tim. Pa ata s’do isha ketu. Po nese s’di se ç’fare kerkon nga jeta ,nese ske force të besh asgje ,kurre s’do ja dalesh. Vendosmeria ime, vullneti, qartesia e dashuria për punen ,njerezit, pasioni për artin me bejnë të mos llogaris asgje, po vetem të ndjek endrren time.

Nuk ka qene lehtederi ketu, por nuk ishte as e pamundur. unë ia dola çdo grua mund tja dal kur di se çfare do.

Ju falenderoj që me beni pyetje të tilla, pasi me jep mundesine të për çoj të çdo grua mesazhin e lirise dhe të dashurise ,paqes që Në na karakterizon si nena ,asnjeherë mos të terhiqemi nga të drejtat tona ,nese duam që ato ti fitojme.

Lirinë nuk ta fal askush, ajo vjen me për pjekje epune.





Znj.Bardha ju mmbani titullin AMBASADORE E PAQES ,e me thate që jeni ndjere mire me ketë titull?



Bardha Alimeta: Po ky titull me është dhene Në vitin 2010 dhe jam ndjere e lumtur për këtë vlresim,jo se me rriti Në CV, jo unë nuk kam CV akademike ,por se me çmok për kontributin si qenie humane. Titullin njeri, s’do doja kurrë ta humbisja. Për mua vlera njerezore mbetet ajo me e pakrahasueshmja. Ndaj e çmova këtë titull i cili me vuri Në angazhim dhe me të madh për ta plotesuar ate me një për kushtim me të madh për njerezit Në nevoje. Ky është një vleresim dhe njekohesisht një për gjegjesi edhe me e madhe për mua.

Dua tju tregoj se jeta ime ka qene një lum që ka rrjedhur sipas shirave që kanë rene ,po sot llumi i kohes ka kaluar e ka sjelle kristalizim me të mire tek gjerat që unë dua ,e jam rritur Në të gjitha kerkesat e mia si grua.



Une do të jap kontributin tim për ketë vend pasi është detyra ime si qyetare që ate di, vlere timen ta jap aty ku ka nevoje vendi im që me rritie me deshi ,me vjen mire që kane folur plot fjale të mira për mua. E kjo më motivon të vazhdoj të luftoj bashke me ta për një jetë sa me të mire dhe integruese për vendin tim bashkeqytetaret e mi.



E dua këtë qyet se jam pjese e tij …..dua të ve dhe unë një gure për të lene një gjurmë sado të vogël por që do të mbahet mend për mirë.











Gjermania, 25 vjet pas bashkimit

gjermania


Gjermania shënon sot 25 vjetorin e bashkimit, por dallimet në zhvillimin dhe pasurinë mes ish-Perëndimit kapitalist dhe ish-Lindjes komuniste, ekzistojnë edhe më tutje. Më 3 tetor të vitit 1990, Gjermania edhe zyrtarisht u bashkua, me synimin që dy pjesët e vendit të jenë të zhvilluara në të njëjtën masë në një të ardhme të afërt, por 24 vite më vonë, bilanci duket ndryshe.

Më 3 tetor të vitit 1990, Gjermania edhe zyrtarisht u bashkua, me synimin që dy pjesët e vendit të jenë të zhvilluara në të njëjtën masë në një të ardhme të afërt, por 24 vite më vonë, bilanci duket ndryshe.
Mediet gjermane shkruajnë se në kujtesën e popullit gjerman më shumë është ngulitur data e 9 nëntorit 1989, kur ra Muri i Berlinit, simboli i ndarjes së Gjermanisë dhe i ndarjes së tërë botës në dy blloqe, e që ishte praktikisht edhe fundi i Republikës Demokratike të Gjermanisë.
Dallimet mes lindjes më të varfër dhe perëndimit të pasur janë të dukshme edhe pas dy dekadave të jetës së përbashkët dhe miliarda eurove të investuara nga perëndimi i pasur, pasi që perëndimi edhe më tutje po mbështetë financiarisht rajonet lindore, angazhim ky i cili nuk mbështetet nga pjesa më e madhe e gjermanëve.
Sipas vlerësimeve të institutit IFO, në rindërtimin e rajon eve lindore deri në vitin 2010 janë investuar 1.6 miliardë euro, ndërsa sot, të gjithë gjermanët në Perëndim janë të detyruar që për zhvillimin e lindjes të ndajnë një shumë të caktuar nga pagat e tyre.
Sa i përket eksportit, vlerësohet se ai nga rajonet perëndimore të Gjermanisë është dhjetë herë më i lartë se ai nga rajonet lindore

Transportimi i artikujve ushqimorë me automjete jo adekuate është bërë përditshmëri në Kosovë.

buka



Në këtë fotografi, e cila po qarkullon në rrjetet sociale, shihet një automjet i stërmbushur me bukë.

1945... ME KÉ ISHIM NÉ ?

Image result for fritz radovani


Nga Fritz RADOVANI:



1945...  ME  KÉ  ISHIM  NÉ ?

u1_ShqiperiaEntike

Në 70 vjetorin e permbytjes së Shqipnisë...

                        Jo, po: a s’ desht djalli Shqipni?
      Jo, po: a s’ desht hasmi Shqiptarë?
      Qé, pra, sot po ka Shqipni;
      Qé, pra sot po ka Shqiptarë.
      Jo, po: ka Shqipni, per Zotin!
      Ka Shqiptarë, qi n’ qark agzotin (barutin)
      Ata e bajnë për‘i  kurrgjasend.

■Shumë vite perpara kam lexue këte pjesë të një poezisë së At Gjergj Fishtës O.F.M., Poetit tonë Kombtar, me titull: “Shqipnia e lirë”, e shkrueme në vitin 1921...

■Në muejn Shkurt 1945, në Jalta, u zhvillue Konferenca e njohun e “tre të mëdhejve”, ku u vendos “fati” i Botës së “Lirë” mbas Luftës së Dytë Botnore, nga Stalini, Rusvelti dhe Çërçilli, që njiheshin si “fitimtarë” e ndonjeni... edhe “çlirimtarë”!!

Vuna të parin Stalinin, mbasi ky i mori dy titujt të “fitimtarit dhe çlirimtarit” ndersa, per né “shqiptarët” me që na solli me anen e “shokut” Tito edhe Partinë Komuniste, që sot po “ringjallet” edhe njëherë, komunistët e thërrisnin “baba Stalin”, se kështu mësuene nga “nënat e tyre”...Mandej, per ma hollë mund ta lexoni tek libri Enverit “Me Stalinin”!

■Vendimet e Jaltës, Shqiptarët nuk i patne mësue asnjëherë! Jam i sigurtë se shumica e tyne nuk i di as sot. Misionet e anglo – amerikanëve u sollën edhe pak muej në “atë copë Shqipni” të viteve 1913, e pluhnosën me DDT per me mbytë morrat e “çlirimtarëve”, dhe ikën nga kishin ardhë... tue na lanë “të lirë” nen diktaturen sllavokomuniste të Titos.

■Tito ishte shumë i knaqun me marrjen edhe njëherë të Trojeve Shqiptare, që Italia ua pat marrë në vitin 1941...Kështu, në Shqipninë e cungueme të 1913, ai la me qeverisë edhe njëherë si në 1925, si pat veprue Pashiqi me Zogun, anadollakun Enver Hoxha, po këte herë, me aprovimin e rusëve dhe anglo – amerikanëve, që u interesonte një Ballkan i pushtuem nga sllavokomunizmi, i shkëputun perfundimisht nga Europa Perëndimore.

■Edhe Greqia kishte pikpamje komuniste, me të cilat pajtohej Çerçilli... Ndersa, Turqia ishte shumë e knaqun me Xhamijat në qender të Tiranës, Prishtinës e Shkupit.

■Stalini kishte realizue një shtrimje të madhe dhe nuk i mbetej tjeter veç sllavizimi.

Ato pak Xhamija nuk i prishnin punë, mjafton që shpejtë filloi lufta kunder Katolikëve!

■Në Janar të vitit 1945 organizohet pushtimi i Maleve të Veriut, me luften kunder Heroit Kelmendit Prekë Cali, dhe vrasje të 118 Burrave të Atyne krahinave, trupat e të cilëve hudhen nder prroje e lumej... U digjen kullat dhe u plaçkiten bagëtia dhe bereqeti...

Vriten...ish oficerë, intelektualë, ish qeveritarë e malësorë të ngujuem nder shpella.

■Fillojnë arrestimet, torturat, masakrat dhe pushkatimet e Klerikëve Katolik Shqiptar!
Vrasja e Klerikëve Shqiptarë At Leonard Tagaj, Don Lazer Shantojes, Don Ndre Zadejës, Don Mark Gjanit, At Papa Pandi, dhe arrestimet e At Gegë Lumaj, At Dioniz Makaj, At Giakomo Gardin, xhakonit Gjergj Vata, Famullitarit të Shkodres Don Mikel Koliqi, Don Nikoll Kimza... mbrenda vitit 1945, janë shpata stalinjane kunder Katoliçizmit tek né!

■Në muejn Shkurt 1945, fillon “idea” e Stalinit, ose ma mirë me thanë mashtrimi per “zgjedhje të lira dhe të drejtën e vetvendosjes në zonat e lirueme”, pra ishte ajo kohë kur ushtria sovjetike i kishte pushtue të gjitha ata shtete dhe Stalini, propozoi edhe “Qeveri Demokratike në të gjithë Europën Lindore, të daluna nga zgjedhjet e Lira!” Pikrisht, kur ushtria sovjetike vazhdonte marrshimin dhe pushtimin e Tokave të tjera drejtë Elbës.  Provë e mashtrimeve të Stalinit për ata “premtime” ishin zgjedhjet që po përgatiteshin në Jugosllavi, dhe në shtetin e varun prej saj në Shqipninë sllavokomuniste.

Stalini zgjodhi dy shtete që nuk ishin çlirue nga ushtritë sovjetike, po influenca e tij ishte vendimtare në zgjedhjen e Titos e Enver Hoxhës, në këto “zgjedhje të lira e bolshevike”!
Stalini, jo vetem, nuk lejoi zgjedhje të lira, po edhe perforcoi poziten e partive komuniste në të gjitha shtetet ku kishte kjoftë edhe vetem një ushtar sovjetik, ndersa, nga pikpamja e tyne “demokratike”, ata ishin dhe mbeten deri diten e fundit “parti staliniste”...

■Eksperimentet e Fuqive të Mëdha gjithmonë zbatohen me shtetet e vogla. Mandej, ata aplikohen nder shtetet ma të mëdha derisa arrihet edhe skllavizimi i Popujve të tyne.

■Shqipnia asht shteti i parë që vetizolohet dhe shkëputet nga Europa Perëndimore.

■Të gjitha ata veprime të vitit 1945 në Tiranë, udhëzohen dhe zbatohen nga konsulentët e kudondodhun të shtetit jugosllav komunist, që drejtohej nga “bolsheviku” Tito.

■Me daten 21 Prill 1945, pabesia e qeverisë komuniste të Tiranës fillon me “marrdhanjet e mira me Vatikanin”. Para se të shkonte në Romë Delegati Apostolik Imzot Leone G.B. De Nigris, qeveria e re shqiptare i njofton se “mardhanjet me Vatikanin do të jenë të mira, dhe se Kisha Katolike në Shqipëri do të ketë liri të plotë.” Në fillim të muejt Maji 1945, Imz. De Nigris vjen në Tiranë, dhe nuk lejohet me shkue në Shkoder. Detyrohet me qendrue në hotel “Dajti” në Tiranë, ku takohet me Don Tomë Lacen dhe Don Mark Hasin, len porositë e veta, ngarkon me detyren e Regjentit të Delegacionit Apostolik në Shqipni Imzot Frano Gjinin, dhe largohet në afatin e caktuem nga qeveria e Tiranës.

■Me 24 Maji 1945, qeveria e Tiranës njofton Vatikanin se Imz. De Nigris nuk mund të vijë në Shqipni, si “persona non grata” dhe se “Delegati duhet të jetë Shqiptar...”

■Kjo sjellje e Enver Hoxhës, ishte një garanci per qeverisje antikatolike per Jugosllavinë.
Mardhanjet me Vatikanin u prenë perfundimisht deri në vitin 1991, kur në Shqipni erdhi At Pietro Maione dhe me 21 Mars 1991, zv. Ministri Imz. Klaudio Çeli, i cili vizitoi edhe Shkodren, po në mënyrë të veçantë Ai më ka shpreh sigurinë fitores tek BSPSh Shkoder.

■Me daten 7 Shtator 1991 Shqipnia dhe Vatikani rivendosin mardhanje diplomatike në nivel Ambasadash. Vizita e Papës Gjon Pali II dhe Nanë Terezës me 25 Prill 1993, ishte një valvitje e Lirë e Flamurit Gjergj Kastriotit, per herë të Parë mbas vitit 1468...

■Veprimet e ngjashme të qeverisë së Edi Ramës në 2015, ngjajnë me “një Parathenje” të persëritjes së shumë veprave antishqiptare dhe antieuropjane të 70 vjetëve perpara!

■Mos të harroj... A e dini si mbyllet ajo poezia naltë:

                                               Por, po ndodhi se vjen dita,
                                               Qi me faj Shqipnin e darni, (e humbni)
                                               Qi e Lirisë u erret drita         
                                               Edhe m’ t’ huejë Atdhéun e mvarni
                                               A per pare a marri tjera,
                                               Si nder kohë, qi shkuen, atëhera,
                                               U marroftë i Madhi Zot!


         Melbourne Tetor 2015.

(Fritz Radovani u lind në Shkodër me 6 janar 1940. Në bombardimin e bamë nga Aleatët me 13 tetor 1943 në Tiranë, ìu vra i ati Kol Radovani, major i policisë shqiptare dhe u rrit me t'ëmën. Në vitin 1956, në Shkodër ka përfunduar shkollën e mesme Pedagogjike.

U emënue nga Ministria e Arsimit në Burrel, në fshatin Macukull. Për arsye shëndetësore u kthye në Shkodër dhe u emënue disenjator në Kabinetin Pedagogjik, ku punoi 4 vjet. Mbas katër vjetësh për arsye të shkurtimit t'organikës kaloi mësues në lagjen Liria po në Shkodër.

Gjatë asaj kohë pra, në vitin 1965 ka përfunduar Liceun artistik me korrespondencë në Tiranë. Nuk ìu dha e drejta me vazhdue shkollë të lartë për arsye biografie. Në vitin 1968 në periudhën e Revolucionit Kultural, mbas arrestimit të dytë të vëllaut të madh, u transferua në fshatin Kosmaç, mësues në klasat fillore.

Në vitin 1969, u largua nga arsimi (po për arsye biografie) dhe u emënue piktor në fabrikën e Tekstilit Shkodër. Aty nuk vazhdoi vetëm dy vjet me titull “Piktor” dhe kaloi në organikën e asaj fabrike si punëtor reparti stampimi deri me daljen në pension të parakohshëm në vitin 1992.

Që nga viti 1967 nuk ka pas të drejtë as me marrë pjesë në ekspozita pikture.

Që nga viti 1945 dhe deri në vitin 1998 (tue përjashtua vitet 1961–1964) ka pas vazhdimisht një njeri të familjes në burgjet e kampet e shfarosjes, prandej edhe ka qenë gjithmonë i përfshimë në “luftën e klasave” të pushtetit komunist. Në vitet 1945 janë arrestuar dy dajat Paulin e Mikel Prennushi.

Paulini ka ba 5 vjet burg e 5 vjet internim. Mikeli ka ba 10 vjet burg. Në vitin 1946 është arrestuar axha i nënës At Mati Prennushi, Provincial i Françeskanëve të Shqipërisë, i cili është pushkatuar me 11 mars 1948. Në vitin 1948 është arrestuar daja tjetër prift Don Kolec Prennushi, i cili mbas hetuesisë ka vdekur në vitin 1950.

Në vitin 1950 është arrestuar vëllau Alfonsi, dhe është dënue 8 vjet burg me grupin e studenteve të Gjimnazit Shkodër. Eshtë arrestuar prapë në vitin 1967 dhe është dënue me grupin e klerikëve të Tiranës, me 10 vjet burg për pikëpamje fetare tue u përfshi në nenin e “Agjitacionit e Propagandës kundër pushtetit”.

Në vitin 1991, në muajin janar u zgjedh Kryetar i Sindikatës së Fabrikës Pëlhurave të Shkodrës, në periudhën e lëvizjes antikomuniste në Shqipëri. Po këtë kohë u zgjedh edhe anëtar i Kryesisë BSPSh (Bashkimi i Sindikatave të Pavaruna Shqiptare) në Shkodër, për sektorin e propagandës dhe marrëdhënieve mes besimeve.

Ka kontribuuar në përmbysjen e qeverisë komuniste të Ramiz Alisë, tue organizuar mbledhje, mitingje, greva dhe në radio “Shkodra” e gazeta, me artikuj kundër komunizmit. Nuk u pajtue asnjëherë me demagogët dhe komunistët e konvertuem në “demokrat” e “socialist”, për këtë arsye edhe nuk kam ba pjesë asnjëherë në asnjë parti politike të djathtë as të majtë.

Kjo e ka shtye që në vitin 1997 me u larguar nga Shqipëria ilegalisht, mbasi u kercnue me vrasje. Në vitin 1998 u kthye në Tiranë dhe në vitin 2000 ka emigruar në Australi. Edhe këtu nuk kanë munguar veprimet kundër tij nga metastazat e Sigurimit famëkeq të komunistëve të Tiranës. Falë Shtetit Australian që i ka siguruar jetën.

Këtu ka përfunduar në vitin 2002 librin “Një monument nën dhe” dhe ka vazhduar punën për një botim të dytë të librit “At Pjetër Meshkalla S.J.”, i botuem për të parën herë në Shqipëri në vitin 1993. Në vitin 1992-1993 është bashkautor i librit “Martirizimi i Kishës Katolike Shqiptare 1944-1990”, libër i cili i është dhurue Papës Gjon Pali II, me rastin e vizitës në Shqipëri me 25 prill 1993. Kam përfundue edhe librin “Gurt’ e Parë” dhe është futë në “labirintet e demokracisë përparimtare”, me mujtë me i dhanë rinisë një punë tjetër modeste nga ana eme. Dy të fundit janë dorëshkrime. Përveç “publicistikës” tashti Radovani po punon mbi një libër të vogël (xhepi) për mësimin e bazave të para të GJUHËS SHQIPE (Gegërishtja e sotme), për nxënësit e rritun në Australi që kanë përfunduar shkollat e ulëta e nuk njohin Gegërishten.

Burimet
^ Melbourne, korrik 2010. Autobiografi nga Fritz Radovani.)

2015/10/02

INTERVISTË ME RESHAT SAHITAJ SHKRIMTAR DHE NJËRI NDËR TRE BASHKËPUNETORË TË ENVER HADRIT


Kam filluar të bindem se e mërkura është ditë që me siguron sukses dhe ndoshta edhe vdekjen. Unë asnjëherë nuk e kam munduar vetën që të shkruaj tema të “mëdha”, siç pretendojnë disa krijues, sepse nuk ekziston temë e madhe dhe e vogël. Assesi!Secila temë është e madhe por varësisht si krijuesi i qaset,si krijuesi e shtjellon, si krijuesi futet ne botën psikologjike të personazhit...
Bota Sot: Nëse kultura, krijimtaria artistike është realitet në vete (dhe jo për vete), nëse tradita është tepruar fatkeqësisht deri në paskajshmëri, se kultura, historia (në kuptimin e të “mbeturës” alias trashëgimisë) dhe “vepra krijuese artistike” është “gllabëruar” nga një art ta quaj kushtimisht të TETI- n apo hermafrodit, është fjala për internetin (@), si e konceptoni nocionin apo raportet mes kulturës për karshi traditës, kritikës dhe teknikës?

RESHAT SAHITAJ: Kjo pyetje e do një përgjigje më të gjerë, por unë do përgjigjëm konciz dhe shkurt. Tradita, historia dhe kultura respektivisht ne rastin konkret krijimtaria letrare, janë të lidhura ngushtë dhe njëra pa tjetrën nuk mund të ekzistojnë. Fatkeqësisht disa nga krijuesit tanë i kanë harruar ose eliminuar traditën dhe historinë duke shpresuar se mund të lënë gjurmë në krijimtari kulturore. Ne fakt çdo krijim artistik me përmasa botërore mbështetet në këto baza dhe mbi këtë bazament krijojnë vepra monumentale siç kemi rastin e Ismail Kadaresë me “Prillin e thyer”. Sa i përket anës tjetër të “gllabërimit” nga interneti @, ky është një problem ndërkombëtar që i ka shqetësuar shtëpitë filmike, shtëpitë botuese etj, dhe ka ndikuar që librit t’ia zvogëlon lexuesit, mirëpo interneti nuk ka të bëjë asgjë me “gllabërim” të kualitetit. Andaj, shtëpitë botuese, filmike, po përpiqen që t’i përshtatën internetit e jo interneti atyre. Interneti nuk dëmton veçse qytetarëve ua lehtëson veprimtarinë kështu që lexuesi nuk ka nevojë të dali për të blerë gazetën,librin por atij i ofrohet në banesë. Edhe ne në Kosovë, internetin nuk duhet shikuar ne prizmin e “gllabërimit” por si një avancim teknologjik i ardhmërisë.
Bota Sot: Burimet dhe materiali prej nga i merrni për shkrimin e veprave fiktive? Fillimet e të shkruarit, frymëzimi, ndikimet, redaktimi, personazhet, “zakonet” tuaja të të shkruarit?
RESHAT SAHITAJ: Unë asnjëherë nuk e kam munduar vetën që të shkruaj tema të “mëdha”, siç pretendojnë disa krijues, sepse nuk ekziston temë e madhe dhe e vogël. Assesi!Secila temë është e madhe por varësisht si krijuesi i qaset,si krijuesi e shtjellon, si krijuesi futet ne botën psikologjike të personazhit...
Tema e romaneve te mia është e thjeshtë por dalë nga dalës ajo lexuesin e tërheq duke e shpie labirinteve herë më pak të ndriçuara e herë të errëta për ta shpie në pjesën ndriçuese të cilën lexuesi e ka pritur ose nuk e ka pritur. Në një prej romaneve të mia ku përshkruhet dashuria e dy të rinjve lexuesi gjatë leximit ka dëshirë që djaloshi ta puth vajzën por krijohen asi kushte që vetëm pas 60 faqeve dy të dashuruarit bashkohen. Tash po rikthehemi të Umberto Eco, i cili thotë se nuk është tregim i mirë nëse e përshkruajmë dashurinë e dy të të rinjve duke u puthur ne një lulishte por ne një vepër artistike pritja/vonesa është ajo që lexuesin e përfiton. Sa i përket ndikimit tim në letërsi disa kritikë kur shkruajnë për romanet e mia thonë se jam i ndikuar nga Paulo Coehlo, disa tjerë thonë nga Tolstoi, ka tjerë që thonë nga Markesi, unë nuk e di ndoshta nga leximi i shumë romaneve secili ka ushtruar ndikim të unë. Gjatë shkrimit nuk kam ndonjë orar të caktuar por fillimin e çdo vepre time e filloj ditën e mërkurë.
Bota Sot: Pse pikërisht të mërkurën e jo një ditë tjetër?!
RESHAT SAHITAJ: Secili njeri ne botë është supersticioz, por kur gjërat përsëritën pa qenë ti i organizuar dhe pa dijeninë tënde këto shndërrohen ne obsesion ose në bindje. Ne rastin tim kam shumë gjëra që në fillim nuk u kam kushtuar rëndësi por me kalimin e kohës dhe me përsëritjen e fenomenit kam filluar edhe të bindem se e mërkurja është ditë që me siguron sukses dhe ndoshta edhe vdekjen. Në fëmijëri nëna me thoshte se të mërkurën kur kisha lindur ajo ishte gëzuar dhe kjo ishte asgjë për ato kohë. Më vonë në rini pa asnjë përgatitje në një orë letrare që kishte organizuar Frrok Kristaj në Zym me 1973, u takova me Beharen dhe prej asaj kohe jemi bashkë. Prej tre fëmijëve që i kam secili ka lindur ditën e mërkurë dhe këtë gjë unë nuk e kam planifikuar. Ka edhe shumë raste të tjera të lumtura dhe të rëndësishme që më janë realizuar ditëve të mërkure. Kështu që kurrë unë nuk e filloj romanin tim tjetër ditë.
Bota Sot: Filozofia e studimit të letërsisë ka shkuar në një rrjedhë kontinuitive: Shkrimtari, autori, krijuesi- vepra- lexuesi, recepienti, pranuesi. Çast nga ndonjë “përplasje”, mbresa që nuk do t’i harroni kurrë, apo, që mund të shërbej për gjeneratën tonë dhe për të ardhmen? Dhe për lexuesit e gazetës “Bota sot”?
RESHAT SAHITAJ: Ky kontinuitet, qe e thoni ju, është i pashmangshëm. Shkrimtari krijon që vepra e tij të gjej impakt te lexuesi e që ky ta pranojë atë rrëfim të shkrimtarit si një ngjarje që e ka përjetuar ose që do ta përjeton. Në të kundërtën kur lexuesi nuk do e gjen veten shkrimtari dështon. Mbresa që nuk mundem t’i harroj kurrë kam përjetuar kur lexuesit që kurrë më herët nuk i kam parë më kanë ndalur në rrugë, në vetëshërbim, në plazh etj dhe m’i kanë rrëfyer mbresat e tyre gjatë leximit të romanit tim. Kjo është kënaqësi për autorin. Gjer më tani, asnjëherë nuk më ka rënë të kem “përplasje” lidhur me krijimtarinë letrare, por përplasje në veprimtarinë atdhetare po.
Bota Sot: Ju , Gani Azemi dhe Behare Rexhepi jeni ndër bashkëpunëtoret më të ngushtë të Enver Hadrit, si ka mundësi që të keni edhe “përplasje”?!!
RESHAT SAHITAJ: Pikërisht këtu qëndron edhe enigma. Në kohën kur ne kemi vepruar për sensibilizimin e çështjes kosovare, disa janë marrë me gjëra tjera dhe kurrë me ne nuk kanë pasur guximin të pinin një kafe. Njerëzit që kurrë ne jetën e tyre nuk kanë bërë një punë edhe më të vogël kombëtare e biles as nuk janë marrë me shkrime tash shkruajnë libër për biografinë e Enver Hadrit, jo për ta ngritur punën e Enver Hadrit, por për ta zhvlerësuar dëshmorin që Kryetari i Kosovës Ibrahim Rugova e dekori veprimtarinë patriotike të Enver Hadrit. Nuk mund të mblidhen opinione të disa rrugaçëve, të disa të dehurve dhe kategorikisht të shkruhet se Reshat Sahitaj,Gani Azemi dhe Behare Rexhepi nuk ishin bashkëpunëtorë të Enver Hadrit kur opinioni shqiptar i ka parë dhe i ka në dispozicion videokasetat e televizioneve më prestigjioze evropiane si RTL,RTBF etj, gazetat më prestigjioze botërore si “Times”,Le soir” etj fotografi nga agjencitë me të njohura botërore si “Belgapresse” Asochdessprese etj ku shihet Behare Rexhepi, Gani Azemi ne konferenca te shtypit, ne Parlament, ne demonstrata bashkë me Enver Hadrin e këtë duke filluar qe nga 1981 e deri në vrasjen e Enver Hadrit. Ato që shkruhen ne asi libra janë gënjeshtra të thjeshta të ditës. Aty gënjehet kur shkruhet se familja e Vehbi Ibrahimit nuk e ka lejuar Reshat Sahitajn të marri pjesë ne zbulimin e përmendores, kur tërë Kosova e ka parë përmes mjeteve televizive dhe te shtypit se pikërisht familja e Vehbi Ibrahimit me ftuan dhe unë e Musa Hoti e bëmë zbulimin e përmendores se Vehbiut ne prezencën e shumë qytetareve Gjilanas e te personaliteteve politike siç ishte prezent Hidajet Hyseni, Ahmet Isufi dhe Trupat Mbrojtëse të Kosovës. E mos te flasim për gënjeshtra të tjera të paskrupullta të cilat e kanë vetëm një qëllim destruktiv ndaj figurës se Enver Hadrit dhe tre bashkëpunëtorëve më të devotshëm. Ato janë gënjeshtra të përgatitura në Beograd e të serviruara pikërisht në kohën kur Kosova po i numëron ditët e konkretizimit të Pavarësisë. As që dua të flas për sharlatanë të tillë që paguhen nga Beogradi. Një ditë shteti ynë do t’i hap dosjet dhe do të shohim kush ishte shqiponje e kush ishte korb. Me vjen keq për dy recensentët të cilët do të japin përgjegjësi historike.
Bota Sot: Në këtë pyetje (A do të mund ta thyejmë porosinë e Eco-së për autorin dhe krijuesin: “Rrëfimtari nuk duhet të bëj interpretimin e veprës së vet…” apo “Autori ishte mirë të vdiste pasi të shkruante. Që të mos pengonte rrugën tekstit.”) a do të mund të nxirrni intimitete individuale nga laboratori i labirinteve të shkrimtarit, studiuesit të letërsisë, siç jeni ju, që për lexuesin janë pak të njohura?
RESHAT SAHITAJ: Këto thënie të Umberto Eco-s, janë cituar edhe shumë kohë para tij nga teoricientë të njohur të letërsisë dhe akoma qëndrojnë aktuale. Kritikët dhe studiuesit janë ata që një romanit ia bëjnë autopsinë dhe e zbërthejnë në detaje. Në letërsi shpesh ndodh që autori i një vepre as vetë nuk ka qenë i vetëdijshëm se e ka zbuluar një sistem të ri të shkrimit. Gjatë një recensioni të një romani në dorëshkrim që ma solli shkrimtari M.M., bëra analizën time duke e zbërthyer karakterin e personazheve nga ana psikologjike dhe në fund autori u detyruar të ndërronte emrat e personazheve te tij për shkaqe subjektive. Një recension që ia bëra romanit të Gani Gjafollit, autori mbeti i mahnitur sesi kisha bërë studimin e personazhit dhe kisha gjetur elemente të cilat vetë autori i kishte shtresuar ne pjesën e pavetëdijshme të tij por që në një moment ai pavetëdije ua kishte veshur personazheve te tij.
Krijimtaria e Reshat Sahiatj me shifra:
Reshat Sahitaj ka interpretuar në teatër dhe film: në dramën “Sfinga e gjallë”, në regji të Sefo Beta Krasniqit, 1977; “Vdekja e Gjergjezit”-radiodramë për RTP,1978; “Rropullari”- film televiziv i RTP-së, 1978; “Procesi” – autor Jusuf Gërvalla, film televiziv 1984; “Prilli i thyer”- film franko-amerikan, Francë 1986; “AD” –film ne regji të Isa Qosjes, ku luajnë Iliri Shaqiri e Reshat Arbana, 1997; “Zemër e vetmuar”- seri televizive TV21,2004; “Krim pa krisma” –film nga Halil Budakova.
Reshat Sahitaj der më tash ka botuar këto libra:
“Rojtari i Shqipërisë së harruar” –tregime, 1982;
“Rruga pa kthim”-roman ,1983;
“Mali i ndaluar”- roman , 2003;
“Ëndrra e nuses”- tregime, 2004;
“Jeta e dyfishtë”- roman, 2005;
“7 Minutat e fundit”- roman, 2007;
Përktheu nga frëngjishtja “Munuali i luftëtarit te dritës”, nga Paulo Coelho etj
Autor i emisionit letrar “ Labirintet e fjalës” RTK 2006
Autor i filmave dokumentar:
“Atdheu mbi të gjitha”
“Kosova është gjaku ynë që nuk falet”
“Miftar Hasani-legjendë apo realitet...? “ etj
Ka shkruar disa skenarë te filmit dokumentar dhe artistik
“Krim pa krisma” film artistik nga Halil Budakova
“Mësuesi i malit”
“Kosova është gjaku ynë që nuk falet”- dokumentar për jetën dhe vrasjen e Enver Hadrit
Atdheu mbi të gjitha” – dokumentar për jetën dhe vrasjen e Vehbi Ibrahimit RTK
“Miftar Hasani-legjendë apo realitet” dokumentar për jetën dhe pushkatimin
e M.Hasanit- RTK
“Musli Dumoshi” RTK etj.

Bashkëbisedoi: Enver S. Morina

Konfirmohet aktakuza ndaj Naim Murselit dhe të akuzuarve tjerë për vrasjen e Liridona Ademajt

NGA FLORI BRUQI   Gjykata Themelore në Prishtinë ka konfirmuar aktakuzën ndaj Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës, të cilët n...