2016/06/02

"Projekti Zetra", si u shkaktua lufta në Jugosllavi kur shumë ishin kundër

"Projekti Zetra", si u shkaktua lufta në Jugosllavi kur shumë ishin kundër
Në korrik të vitit 1991 jashtë dhe brenda sallës Zetra në Sarajevë mijëra njerëz bashkërisht festuan paqen


Në Sarajevë sot fillojnë xhirimet e fazës së parë të filmit dokumentar "Projekti Zetra" në regji të Danijel Visheviçit që paraqet projektin me të cilin pas një çerek shekulli nga mbajtja e koncertit të paqes në sallën Zetra në Sarajevë, një grup gazetarësh dhe producentësh nga Gjermania dhe Bosnjë e Hercegovina (BeH) bëjnë një udhëtim në të kaluarën në kërkim të përgjigjes: Si ndodhi të ketë luftë në Jugosllavi kur shumë njerëz ishin kundër?.

Në korrik të vitit 1991 jashtë dhe brenda sallës Zetra, dhjetëra mijë njerëz bashkërisht festuan paqen që ishte atomi i fundit i një shteti shumëkombësh dhe rezistencës së fortë të një lëvizjeje paqësore e cila si e tillë sot haset rrallë.

Video-inçizimet mbresëlënëse lart nga skena si dhe nga publiku dëshmojnë se askush nuk ka mundur të paramendojë se disa muaj më vonë popujt e këtyre hapësirave to të luftojnë njëri kundër tjetrit që ka bërë të humbin jetën qindra mijëra njerëz.

Njezët e pesë vite më vonë “Crowdsourcing-Projekt Zetra” është vënë në kërkim të pjesëmarrësve të koncertit të atëhershëm dhe rrëfimit të tyre.

Qëllimi është të tubohen sa më shumë njerëz që është e mundur për të gjetur një përgjigje në pyetjen: Përse fillon një luftë të cilën askush nuk e dëshiron?.

- Gjithçka filloi me inçizimin e koncertit

Danijel Visheviç, një gazetar me çmime të ndryshme të fituara në Gjermani është ideatori i projektit. Në bashkëbisedim për Anadolu Agency (AA) tha se gjithçka filloi disa muaj më parë kur kishte parë në Youtube videon e televizionit Yutel nga koncerti i paqes.

Atëherë kishte vendosur të kërkojë njerëzit pjesëmarrës në eventin në fjalë për të dëgjuar rrëfimet e tyre për lëvizjen për paqe në ish Jugosllavi.

“Kam lindur në Gjermani ku dhe jam rritur. Më herët kam pasur një përshtypje se njerëzit në Ballkan janë të etur për luftë dhe me mepadurim kanë pritur të vdes Tito që të mund të vriten mes vete përsëri. Përmes këtij inçizimi dhe hetimeve të mëvonshme, mësova se e kundërta është e vërteta. Vërtetë njerëzit nuk donin luftë, dhe që ishin të përkushtuar për paqe duke bërë çmos kundër kësaj lufte", tha Visheviç.

Ai vuri në dukje se koncerti në Zetra më 28 korrik 1991 ishte kulmi i lëvizjes paqësore në Jugosllavi: 30 mijë njerëz në sallë dhe 50 mijë jashtë saj. Përveç në Sarajevë, dhjetëra mijëra njerëz u mblodhën në shumë vende të tjera në të gjithë ish-Jugosllavinë për të protestuar kundër luftës e cila besonin se nuk do të shpërthejë.

Hetime nga prokuroria për pajisje përgjuese në zyrën e ministrit të Brendshëm të Shqipërisë,Saimir Tahiri

Nga të dhënat paraprake të prokurorisë mësohet se hetimet kanë nisur edhe pas kallëzimit të bërë nga drejtuesit e kësaj ministrie në lidhje me dyshimet për një pajisje të tillë

Hetime nga prokuroria për pajisje përgjuese në zyrën e ministrit Tahiri

Tahiri reagon pas raportimeve të medieve të huaja për trafikimin e armëve

Prokuroria në Tiranë ka nisur hetimet pas informacioneve dhe pretendimeve për një pajisje përgjuese në zyrën e ministrit të Brendshëm të Shqipërisë, Saimir Tahiri, raporton Anadolu Agency (AA).

Nga të dhënat paraprake të prokurorisë mësohet se hetimet kanë nisur edhe pas kallëzimit të bërë nga drejtuesit e kësaj ministrie në lidhje me dyshimet për një pajisje të tillë.

Ministria e Brendshme përkohësisht është zhvendosur në ambientet e Gardës së Republikës, për shkak të rikonstruksionit të godinës ekzistuese në qendër të Tiranës.

Ndërkohë kujtojmë se disa ditë më parë ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, nëpërmjet një statusi në profilin e tij në Facebook pretendoi për një pajisje të tillë në zyrën e ministrit Tahiri.

Përkujtim dhe falenderim për babain tonë të ndjerë Prof.Maxhun Bruqi(1928-2016)

Sot,më 02.06.2016,u bënë 60 ditë nga vdekja e më të dashurit tonë




Prof.Maxhun Bruqit(1928-2016)


I dashuri baba,sot u bënë 60 ditë që u ndave nga ne fizikisht ,por ne jetojmë me kujtimin dhe krenarinë që të patëm e që na le shumë virtyte e këshilla për rrugëtimin tone jetësor.

Të kujtojmë me shumë mall :

Djemtë :Floriu , Blerimi , Lulzimi , Mirëlindi

Vajzat :Burbuqja , Vjollca

 Nipat : Graniti , Diamanti , Pegmatiti , Genti , Erjoni,Rroni

Mbesat : Elsa , Erika , Elisa , Gresa , Anjeza 

Rejat: Kumrija , Nakija , Shqipja , Valeriana

si dhe mbarë familja   Bruqi nga  mbarë Kosova .

2016/06/01

Libra të rinj për shkarkim falas

Adem Zaplluzha "KUR QAJNË PEMËT"
Adem Zaplluzha "MALLI I ETJES"
Adem Zaplluzha "PËRTEJ PORTAVE TË MBYLLURA"
Lediana S. Paja "PAX DEORUM"
Flora Peci "SHTIGJE JETE"
Kasam Shaqirvela "VALS I TINGUJVE TË SHPIRTIT"
Bardhyl Mahmuti "MASHTRIMI I MADH"
Liljana Kristuli - "HESHTJA NUK ËSHTË ZGJIDHJE"
Kasam Shaqirvela - "DIALOG NDJENJASH E ËNDRRASH"
Faik Mustafa - "100 EPIGRAME"
Ilir F. Çabrati - "JETON NË MUA"
Iljasa Salihu - "MËNGJESI I HERSHËM"
Adem Zaplluzha - "MBI FLOKËT E ULLUKËVE"
Drenusha Zajmi Hoxha - "ENGJËJT VDESIN NDRYSHE"
Adem Zaplluzha - "PSALM I HARRUAR"
Adem Zaplluzha - "NJË GRUSHT DASHURI"
Neki Lulaj - "BUKURI E BEKUAR"
Adem Zaplluzha - "DAULLET E NJË NATE"
Dibran Fylli - "LULËKUQET E LIRISË"
Flori Bruqi - "MARSI I PËRFLAKUR"
Bertolt Breht - "JETA E GALILEIT"
Kalosh Çeliku - "LAVDI"
Simpozium ndërkombëtar - "IDENTITETI EVROPIAN I KOSOVËS"
Xhevahir Cirongu & Bedri Neziri - "KOSMOGONIA E NJË POETI KOSOVAR"
Halil Xani & Xheladin Mjeku - "PREKJA E PIKËLLIMIT"
Kalosh Çeliku - "RRUFJANI"
Albatros Rexhaj - "NË KËRKIM TË DALJES"
Elife Luzha - "VDES ME TRËNDAFILIN"
Bujar Plloshtani - "TRAKTATI MBI ARSYEN E MENDIMIT"
Vladimir Marku - "BISEDË ME OSKAR UAJLLDIN"
Alban Guri - ""UN" DHE DASHURIA"
Sazan Guri  - "PSIKOLOGJIA E USHQYERJES"
Abdirahim Idriz - "NDRIÇIMI I MENDJES"
Vlora Banushaj - "IMAGJINATA V"

MODERNITETI NË LETRAT SHQIPE

Shkruan:Flori BRUQI
      
MODERNITETI NË LETRAT SHQIPE


Librin e autorit Flori Bruqi "Moderniteti në letrat shqipe"  mund ta shkarkoni falas në sektorin


(E falënderojmë përzemërsisht autorin)




Cikel poetik  - Arshi Pipa

NEMESIS (MALLKIM)

Ndër gropa burgjesh shkrye për gur e baltë,
mbërthye qelash ndër pranga,
nga gjoksi i shtypun sungullon mâ e naltë
kur del prej s’thelli kanga.
Na shajnë e na poshtnojnë, na plasin gjamën:
anmiq t’adheut! Tradhtarë!
pse duem Shqipnin e plotë, pse urrejmë na namën
e huej, pse jem, shqiptarë.
E ata qi e shitën tue ja lidhun qerit
t’anmikut për trofe,
ata qi flamurin, heu, i’Iskanderit
e zhyen me tjetër fè,
ata qi deri dje mbajshin kapistra,
teneqexhinj, shollarë,
gjysmakë, t’falimentuem, e sot ministra:
ata janë atdhetarë!
Na zhgulin thonjt me danë, ndër plagët krypë
na këllasin, na e shtyjnë
n’gërmaz me grushta, e uj kur bâjmë me lypë
qeshin e na pështyjnë.
Na lagin dimnit qelat, elektrikun
na e venë ndër veshë e n’gojë
e ndër trupa… E qeshin tue fikun
cigaret n’sy për lojë.
Na vene jelekun sa me u thye kërbishtnash,
na lanë me ditë e netë
varun për shpatullash mbi maje gishtash,
pa ngrënë, pa pi, pa fjetë.
Mandej po ngelëm prapseprap na gjallë
me shkelma na mbarojnë,
na hjedhin prej dritores, e veç rrallë
me nji plumb na nderojnë.
Pa gur, pa shenj, ndër gropa plehu hjedhun
si coftina na kallin,
ku grat e foshnjet tona s’vinë me rrjedhun
lotët që zbusin mallin.
Po e fortë asht zemra jonë, ma e fortë, o vllazën,
se tortura qi e sosë.
E zjarrmi i anmikut veç mâ keq na ndezën
urrejtjen qi rroposë.
Heu e tmerrshme ajo ditë tri herë fatore
kur shokët qi nuk ranë,
me shpirtin dalldisur për fitore,
do t’thrrasin gjakun tonë.
Dridhnju tiranë mbi frona e ju xhelatë
qi vegla u bâh’ ni qorre.
E zezë asht nata, por s’ashtë veç një natë.
Dielli i liris, ti shporre!
E n’se lypet durim e besë qi s’vdaret.
aq sa më dhambë me bre
hekurin që kryqzon dyert e dritaret,
qoftë ajo ligjë për né.
Nga gropa burgjesh me njeni-tjetrin rrokë
me besën e dëshmorit,
nga shpirti i bamë thëngjill qyshkur, o shokë,
pa shfrim mbrenda kraharorit,
ushton kanga e kushtrimit. Then çelikun,
shpartallon ledh e strehë,
dhe si shqiponja e flamurit vërtikun
ndër qiellna t’lira zhgrehë.
Përpëlitet Shqipnija nën mizoren
thundër si krymb n’handrak.
Heu, deri kur ma do puthim dorën
qi syt na i plasi gjak?
Kushtrim, o male, o fusha! Qitni bén
ksaj zgjedhe fund me i dhanë!
Ta zhbijmë krajtën qi na e bani atdhen
veç burg e kasaphanë.

Pjesë nga libri "Moderniteti në letrat shqipe"  



MIKU I MIRË NJIHET NË DITË TË VËSHTIRA

Nga Rexhep Shahu


(Intervistë me Rupert Neudeck, president i organizatës gjermane Kap Anamur, realizuar në korrik 1998)


https://soundcloud.com/user-596684995/rupert-nojdeck-humanist-gjerman-mik-i-madh-i-shqiptareve?utm_source=soundcloud&utm_campaign=share&utm_medium=facebook


Image result for rupert neudeck

E kam konsideruar gjithmonë dhe e konsideroj privilegj që e kam njohur dhe intervistuar Humanistin e madh gjerman Rupert Nojdeck, i cili ndërroi jetë. Që kur e kam takuar në korrik 1998 mu krijua përshtypja se takova e fola me Zotin që ishte shndrruar në njeri. Ia pata diktuar vetes për model në sjelljen e aktivitetin tim publik. Shumë rrallë i kam thënë vetes ngjaji këtij apo atij.

Për dashurinë për njeriun, për shqiptarët, për impenjimin e tij ndaj shqiptarëve ai nuk ka shok dhe vështirë të ketë edhe nesër.

Pasi kishte parë me sytë e tij se çfarë po ndodhte në rrethin e Tropojës, pasi ishte njohur me dhimbjën shqiptare dhe ishte "vrarë" aq sa s'kishte provuar kurrë, Rupert Neudeck - mik i Hajnri Belit, president i organizatës qeveritare gjermane Kap Anamur, i shoqëruar nga Kadri Balaj, punonjës në Zyrën e Kosovës në Shqipëri, dhe një djalë prishtinas që shërbente si përkthyes, kishte marrë udhën nga Bajram Curri për në Kukës.

I shtyrë nga misioni i tij, mbase, kërkon të ndalet në Qafë Prush të Hasit për t'i hedhur një sy Gjakovës dhe fshatrave përrreth të mbuluara nga flakët dhe tymi i luftës. Vështron sa vështron me dhe pa dylbi andej nga Kosova, që ish mbuluar në tym, dhe siç s'e kishte zakon, thërret me të madhe : "Çfarë po ndodh atje...". Nuk u mor vesh se kujt i thirri. “Po digjen prej serbëve shtëpitë shqiptare e markat gjermane”, iu përgjigj Kadri Bala flakë per flakë, dhe ai pa pritur më gjatë, instalon një telefon satelitor dhe futet në lidhje të drejtpërdrejtë telefonike nga Qafa e Prushit e Hasit me bosin e ministrisë së jashtme gjermane.

Ndoshta ka qenë biseda telefonike më e nxehta që kanë bërë ndonjëherë nëpunësit e ministrisë së jashtme gjermane. Sepse fliste me gjithë fuqinë e shpirtit, derdhte gjithë emocionet e tij bashkë me informacionet e shumta për t'i bindur nëpunësit e zyrave gjermane për barbarinë serbe ndaj shqiptarëve, humanisti e miku i shqiptarëve Rupert Neudeck.

Image result for rupert neudeck

Mbas dite vonë, hynë në zyrën time në Radio Kukësi. Ai burrë i imtë, me mjekër e shpirt të bardhë, me një vështrim të thellë e zhbirues, përpinte gjithçka flisja për të shpërngulurit. Vazhdonte të ishte i tronditur nga çfarë kishte parë e përjetuar në Bajram Curr. Pasi u takua edhe me gazetarë të tjerë, vizitoi studjot, fonetekën dhe mjediset e radios. Ndersa darkonim dhe diskutonim, i propozova për një bisedë rreth impresioneve të tij. Pranoi. Me magnetofonin e tij profesional, pasi ishte më i mirë se i imi, realizuam aty ku po darkonim, në lulishte të restorantit bisedën e mëposhtme të cilën e filloi ai :
- Unë Rupert Neudeck jam në Gjermani një organizator i një aksioni ndihmash të specializuar për regjionet e krizave, të katastrofave e të luftrave. Kjo organizatë quhet Kap Anamur. Ka të bëjë me një anije, një anije shpëtimi. Kjo anije ka shkuar në vitin 1979 në Kinën Jugore dhe ka shpëtuar një numër shumë të madh kinezësh.
Image result for rupert neudeck
- Mësuam se keni qenë në Tropojë dhe keni parë se ç'po ndodh atje, keni parë me sytë tuaj shqiptarët që kanë ardhur nga Kosova. Çfarë motivesh ju sollën këtu, në Shqipëri ?

- Motivi i parë ishte se, më parë, e kishim ndërmend që të ndërmerrnim një aksion ndihmash në Kosovë. Dhe kjo punë na u bë aq e pamundshme dhe ishim aq shumë të penguar sa që s'kishte fare mundësi që ta ndërmarrim një aksion të tillë, dhe vendosëm që po për këtë popull të zhvillojmë aksionin tonë në Shqipëri. Para 10 ditësh isha pranë ambasadës shqiptare në Bon dhe ja dhashë këtë propozim. Dhe në mesditë dëgjuam lajmin se mbi dy mijë refugjatë shqiptarë nga Kosova kanë kaluar në territorin e Shqipërisë, përkatësisht në Tropojë. Unë e kam ndërprerë një aksion udhëtimi për në Sudanin Jugor, dhe jam nisur menjëherë për në Kosovë.

Kush ju pengonte që të shkonit në Kosovë për të realizuar misionin e planifikuar?

- Shumë qartë : regjimi i Beogradit. Ai regjim, mua, mbi 5 vjet nuk më ka dhënë vizë, që përsonalish unë të shkoj për një vizitë në Kosovë. Deri sot asnjë organizatë humanitare nuk ka status legal në Serbi, dhe kjo do të thotë se ne jemi plotësisht të varur nga regjimi i egër që mbretëron atje.
- Kjo që ndodhi me shqiptarët e Kosovës, që erdhën në Shqipëri, ajo që patë ju vetë në Tropojë, a është e njohur mirë në shtetin tuaj ?
Image result for rupert neudeck
- Për këto ngjarje është raportuar shumë atje, por jo edhe në formë të detajuar për shkak se mungonin reporterët dhe gazetarët përkatës. Për këtë arsye vendosa të vij dhe të shoh me sytë e mi se çfarë po ndodh këtu. Dhe ishte shumë e domosdoshme.

Kam përjetuar dy gjëra shumë të medha atje. Së pari nuk është një ikje në kuptimin klasik. Për këtë arsye ende nuk kanë ndërmarrë ndonjë aksion organizatat për çeshtje të ikursh. Si p.sh. Komisariati i Lartë për Refugjatë i Kombeve të Bashkuara (UNHCR-ja), ende nuk ka një bazë ku do të vepronte me të ikurit, sipas akteve të mëdha që ruhen nëpër sirtare që përcaktojnë të ikurit e rregullt nga një vend. Nuk kam mundur të paramendoj një mjerim kaq të tmerrshëm të grave dhe fëmijëve, të cilin pata rast ta shoh edhe vete. Për mua ishte e kuptueshme, se ne, dhe udhëtimi ynë, ishte shumë i vonuar. Politika europjane ka debatuar dhe bën përralla çdo ditë, se duhet të ndihmohen njërëzit të cilët kanë nevoja urgjente. Por kurrsesi nuk reagohet në momentet përkatëse që janë vërtet urgjente dhe kanë nevojë njerëzit. Në mes të tjerash kemi takuar një grua, që ishte rast shumë rrënqethës. Ende nuk mund ta marr veten. Nuk mund të qetësohem plotësisht. Nuk mund të flej rehat nga pamundësia që t'i ofroj ndonjë ndihmë një gruaje të tillë. Popullata e këtushme në Tropojë dhe Bajram Curri ishte shumë pjesëmarrëse në ndihmën për pranimin e refugjatëve, që tek ne është diçka e pa dëgjuar, e pabesueshme. Mirëpo edhe këta shqiptarë në këtë rajon nuk janë njerëz tepricë. Për këtë arsye ne duhet të përgatitemi sa më shumë për flukse të reja të refugjatëve që mund të ndodhin.
Image result for rupert neudeck
- Si e mendon të ardhmen e këtyre njerëzve që kanë ardhë në Tropojë?

- Krejt kjo varet nga zhvillimet e më vonshme në javet e ardhshme se a do të kënë mundësi ata që prapë të kthehen në vendet e tyre. I admiroj tepër shumë të gjithë këta refugjatë, fëmijë e gra, dhe e ndjej vazhdimisht, se nuk kemi mundur, gati asgjë t'ju ndihmojmë në këtë gjendje kaq të vështirë. Varet nga reagimet që do të bëhën e se si do të bëhën nga institucionet e ndryshme ndëkombëtare. Si do të reagojnë ndaj tyre. Varet edhe nga zhvillimet në këto anë, në këto territore ku gjendën refugjatët.

- Sa kemi biseduar sot, dukeni i mirëinformuar për Kosoven dhe për ngjarjet në përgjithsi. Si e mendoni ju zhvillimin e mëtejshëm të ngjarjeve?

- Mund të paramendoj skenarin më të tmerrshëm, më të keq. Dhe kjo do të thotë vdekje masive të shqiptarëve. Sepse deri më sot nuk posedojnë armë në mënyrë të barabartë të dyja palët. Nuk mund të paramendoj se ketu mund të flasim për një luftë frontale mes dy palësh. Për këtë do të duhej që levizja çlirimtarë të jetë më e formuar dhe më e fuqishme në aksionet e saj. Por duhet të kemi parasysh se Kosova ka përfaqësuesit e saj politikë. Në të njëjtën kohë, zhvillohet një levizje ushtarake. Duket sikur nuk kanë kurrëfarë lidhjesh mes tyre përfaqësuesit politikë dhe ata ushtarakë. Gjëja më e mire do të ishte, që vendimi që dëgjuam se ishte marrë sot për ndalim fluturimin mbi Kosovë sa më shumë të rrespektohet. Që vendimet e nëntë marsit që u morën në Londër të rrespektohen dhe të tërhiqen forcat ushtarake - policore nga Kosova. Si dhe referendiumi që është mbajtur të njihet ose të organizohët përseritja e këtij referendumi.
Image result for rupert neudeck
- Ju shprehet simpati për të ardhurit në Tropojë. Për çeshtjën shqiptare a mendon se faktor duhet të jenë vetë shqiptarët apo duhet të shpresojnë ende tek vendet e Grupit të Kontaktit dhe fuqitë e tjera ?
- Shqiptarët e Kosovës do të delnin keq të këshilluar sikur t'ju thuhet të presin nga opinioni ndërkombëtar. Një popull duhet ta çlirojë vehten e tij. Kjo nuk përjashton që miqve shqiptarë ju preferohet një diplomaci e mençur. Unë s’do të doja që të jeni antiamerikanë. Nuk duhet të mbeshteteni tepër shumë në Europë për shkak se ajo vetë është e dobët. Dhe nga miqtë e mi shqiptarë, më është bërë e njohur se fqinjtë nuk mund ti zgjedhësh sipas deshirës. Kam dëgjuar vetë nga njerëz të lëvizjes çlirimtare, se robërit e luftës nuk i kanë keqtrajtuar. Unë kam një simpati të madhe për këtë popull. Është një popull që ka pranuar edhe këshillat. Në këtë mënyrë, unë jam me plot simpati pranë këtij populli.

- Historia njeh pushtues të ndryshëm. Mirëpo ushtria serbe bën masakra mbi popullsinë. Masakrojnë gra, pleq, fëmijë. Ua presin gishtërinjtë fëmijëve, ua presin veshët dhe ua fusin nëpër xhepa. Si do e gjykonit ju ? Pse ndodh kjo,sipas jush ?

- Për këtë mundëm, mjerisht, shumë lehtë të përgjigjem. Nga historia e popullit tim e di se kemi përjetuar faza të ngjashme të tmerreve si nga Auszhvits, Urradur, Lidiçe, Avia, që na kanë sjellë edhe ne tmerre dhe masakra të mëdha të paparashikushme. Kam mësuar nëpër botë nga popuj të ndryshëm se për njerëzit çdo njëri është i shkathët dhe nuk ka rëndësi ngjyra e tij, lëkura apo përkatësia e tij kombëtare. Por as kjo nuk u ndihmon grave që ne i pamë dje në Tropojë. Dhe për këtë arsye e kuptoj çdo shqiptar që ka një prirje njerzore. Ekziston edhe nevoja njerzore e revanshit. Por shpresoj shumë se nuk do të arrijë deri te revanshimet dhe hakmarrjet e tmerrshme.

- Çfarë do tu tregoni njerëzve tuaj, gjermanëve, kur të shkoni në Gjermani ?

- Unë për të gjitha këto kam raportuar nëpërmjet një lidhje telefonike. Sot, po ashtu, edhe nëpërmjet televizionit. Shpresoj se pasi ta dëgjojnë gjermanët do të përpiqen me çdo formë që në aspektin humanitar sa më shumë t'ju ofrojnë ndihmë këtyre njerëzve. Edhe pse nuk i ndihmon në rastin konkret asaj gruas së Kosovës në Tropojë, që burri i saj kishte mbetur në zonat e luftës. Sa i përket aspektit humanitar, ne do të bëjmë të gjitha përpjekjet që sa më shumë t'ju ndihmojmë. Kurse anën tjetër duhet ta bëjnë vetë shqiptarët.
Image result for rupert neudeck
- Sikur thatë më parë se krahu politik dhe ai ushtarak në Kosovë nuk kanë marrëveshje?

- Unë e quaj të dhimbshëm rastin e Rugovës kur ca njerëz heqin dorë nga ai, por në ndonjë rast edhe e keqtrajtojnë.

Rugova është përpjekur gjatë 7 vjetëve, në forma të ndryshme, në formë paqësore, me gjithë angazhimin e tij, të kërkojë një zgjidhje të drejtë për Kosovën.

 Kjo politikë, sa duket, ka dështuar. Jo për shkak të mos angazhimit të tij. Por për shkak të ndryshimit të rrethanave.

 Tani duhet që të gjitha format e organizimit të bashkohen në një, në shërbim të çeshtjës së tyre kombëtare.

- Rugova konsiderohet si mit në Kosovë. Çfarë i mungon atij që aktualisht të mos jetë në krye të gjithë levizjes në Kosovë.

- Kjo është një pyetje që ndoshta nuk mund t'i pëgjigjem. Unë e kam admiruar shumë këtë njëri. Ibrahim Ruguva ka karizmën e politikës që shumë pak njerëz e kanë në Europë. Ai ka mbetur shumë i thjeshtë. Ka bërë për shqiptarët në botë, atë që shprehimisht mund të bëhej. Nuk mund ta di se pse ai nuk mund të jëtë në krye të gjithë levizjes në Kosovë. Është vështirë ta përcaktoj këtë.

- Për fund të kësaj bisede z. Neudeck, çfarë do të donit të theksonit, a nuk jeni shkëputur ende nga tmerri që keni parë në Tropojë ?

- Po, është e vërtetë. Banesa dhe shtëpi të vogla në të cilat në Gjermani nuk banohet më në të ngjashme me to. Të banuara nga 20 - 30 deri 35 njerëz, të ardhur e vendas bashkë. Aty ushqehen, rrinë e flenë. Është e tepërt. Njerëz, të cilët jetojnë me trauma dhe depresione të mëdha. Fëmijë të cilët nuk mund të flenë mirë për shkak se nuk ju hiqen ankthet dhe tmerret që kanë përjetuar gjatë udhëtimit të tmerrshëm në ikje e sipër. Fëmijë të cilët është dashur të vihën nën përkujdesin e psikiatrit. Pleq e plaka të cilave u dhimbnin edhe këmbet nga udhëtimet e 10 ditëve të fundit që kishin bërë. Të gjitha këto ngjarje, janë të dhëna që tregojnë se ushtarët dhe policët serbë i kanë hedhur refugjatët shqiptarë buzë varrit. Te popullata në Tropojë ekzistonte një gadishmëri e madhe për pranimin e këtyre njerëzve të ikur. Të ardhurit trajtoheshin nga një mjek nga Kosova, i cili pa kurrfarë pagese punonte vetëm për këta të ikur, pa u lodhur fare. Një situatë totalisht paradoksale. Në këtë rast, pushtetin shqiptar s'kisha mundësi ta shoh fare aty pranë. Sikur të mos ekzistonte edhe përfaqësia e Kosovës, dhe organizatat e tjera humanitare e kishtare, atëhere nuk e di se ku e si do të gjendeshin këta njerëz dhe nga kush do të kërkonin ndihmë. Ekzistonte frika e madhe se në ditët e ardhshme, ndoshta edhe 50 mijë njerëz të tjerë do të gjendën si refugjatë po në këtë vend.
Image result for rupert neudeck
 Pastaj kjo popullatë nuk do të jetë në gjëndje të durojë më. Duhet të formohen kampe të ikursh, kampe refugjatësh. Kjo është një nga gjërat më të vështira e më të rënda për situata të tilla.
- Faleminderit z. Neudeck që na u gjëndet në këto ditë të vështira dhe që merrni pjesë në dhimbjen tonë.
Në vitin 1999, kur në Kukës erdhën rreth gjysmë milioni shqiptarë të Kosovës si refugjatë, nën kujdesin e Rupert Neudeckut, në Kukës organizata Kap Anamur ngriti një kamp për refugjatë. Ato kohë kam qenë në spital në Tiranë dhe nuk kam mundur që ta takoj më z. Rupert Neudeck, ndonëse ai ka qëndruar me qera në një apartament një kat sipër apartamentit tim në Kukës.

Pas çlirimit të Kosovës prej serbëve, Rupert Neudeck dhe organizata e tij Kap Anamur kanë qenë ndër më aktivet për të ndihmuar popullin e Kosovës për barna mjekësore dhe riparime banesash të shkatërruara nga lufta.
Image result for rupert neudeck
Në shtypin e kohës së pasluftës për Kosovën, Jusuf Buxhovi duke pasqyruar një konferencë shtypi që Rupert Neudeck mbajti në Bon, mes të tjerave shkruan në të përditshëm "Rilindja Demokratike" të Tiranës : "I pari që u përkujdes për shërimin e të plagosurve, që ia doli të shpërthejë rrethimin serb, Neudek, edhe përkundër pengesave, ia ka dalë të futet edhe në Kosovë.

Dhe përkundër ilaqeve e ndihmës tjetër sanitare, ai ka filluar aksionin për meremetimin e pullazeve të shtëpive nëpër katundet e rrënuara shqiptare të Dukagjinit dhe të Drenicës. Deri tani Rupert Neudeck dhe shoqata e tij ka meremetuar 100 pullaze, ndërkohë që pritet që brenda këtyre 3 javëve të meremetojë edhe 360 shtëpi të tjera. Në një konferencë për shtyp që u mbajt në Bon këto ditë, Neudeck kërkon nga qeveria gjermane, nga opinioni i vendit, nga bashkimi europian, si dhe institucionet e tjera botërore, që në vend të fjalëve të shumta, çdo ditë të meremetojnë nga një shtëpi në Kosovë. Miku i mirë njihet në ditë të vështira, thotë Neudeck dhe shton se shqiptarët kanë shumë nevojë të mbijetojnë".

(Transmetuar në Radio Kukesi, në Radio Tirana, korrik, 1998, botuar ne librat e mi Misioni për Paqe dhe Marsi i Minave).

2016/05/26

Refleksione: Lufta e klasave, dje dhe sot

gjobaebashkise
gjobaebashkise

Nga Edlira Devolli.
Në mjedise të ndryshme shoqërore dëgjojmë shpesh fenomene, të cilat sjellin ndërmend luftën e klasave. Madje, disa ngjarje të këtyre ditëve, është se kanë filluar në masë të transferohen punonjës nga qyteti ku banojnë në qytetin më të skajshëm të mundshëm. Por, cila është arsyeja? Arsyeja është se nuk shfaqin simpati për partinë në pushtet. Dhe duke i larguar në këtë mënyrë, do të dorëhiqen “vullnetarisht”. Madje, disave që nuk janë dorëhequr u është thënë se nuk pritej që ata do të shkonin të punonin aq larg familjes. Këto ngjarje u ngjajnë internimeve të kohës së diktaturës dhe luftës së klasave, e cila u rrënjos në atë kohë dhe ka mbetur e përjetshme ashtu si revolucioni proletar synonte. Por përse, dhe ku ka rifilluar të ndihet lufta e klasave? Së pari, luftë klase politike. Diktatura nuk mund të pranonte diversitetin politik. Të parët që u sulmuan ishin pjesëtarët e Ballit, Legalitetit etj.
Ata nuk i përkisnin bindjes politike të PPSHsë, ndaj pas lufte dhe gjatë diktaturës u persekutuan, u masakruan e u pushkatuan. U përndoqën ata që kishin studiuar jashtë vendit dhe ata kishin shfaqur aftësi në punën që kryenin. Por, situata nuk ka ndryshuar. Sepse të parët që u përndoqën nga puna ishin të djathtët, edhe nëse ndonjë ka mbetur në punë aksidentalisht, (si u shpreha më lartë) përndiqet tani, sepse nuk i përket aleancës së pushtetit. Nuk vlen eksperienca dhe dija e tyre, rëndësi ka kontributi politik. Bindja politike ndikon jetën e përditshme të qytetarit. Kështu që zjarri i luftës së klasave mbahet i ndezur. Së dyti, tregtarët. Ata u konsideruan si klasë sunduese kapitaliste. Dhe PPSH e shpëtoi popullin nga zgjedha e okupatorëve feudale– borgjeze.
U krijua koncepti që çdo tregtar ishte njeri i poshtër. Biznesmenët filluan të shiheshin si e keqja e shoqërisë. Ata më të gjallët, më punëtorët, më të pasurit shpalleshin kulakë, shpronësoheshin, u merrej toka, bagëtia, pa harruar fushatën e mbledhjes së floririt. U vihej tatim i lartë, kush nuk i paguante, futej në burg. Fakt i e turpshëm është se, si atëherë dhe tani, kontribut të rëndësishëm dha spiunimi. Aset funksional i PPSH-së dhe Rilindjes së sotme. Çfarë kemi parë në tri vitet e fundit? Kemi parë të njëjtin sistem. Spiunë të sanksionuar me ligj, të cilët u vërdallosen bizneseve për të parë nëse është prerë kuponi tatimor. Pa marrë parasysh se në vendin tonë njerëzit marrin ushqime me listë. Dhe nuk dihet kuponi duhet prerë kur merret malli, apo kur bëhet pagesa. Tregtarët janë ata të cilët po “pengojnë” rilindjen e ekonomisë. U gjet shkaku, armiku i klasës, ndaj pasoja dihej, e njëjta si në sistemin e diktaturës. Gjoba, sekuestrime, mbyllje, taksa të larta, hekura në duar dhe tregtarët e vegjël pas hekurave. U arrit denigrimi i biznesit privat dhe u venit ajo pak mirëqenie sociale, që ekzistonte.
Ajo që tremb është se dhunën duan t’ia ngulisin në mendje popullit si shtetbërje. Por çfarë shohim? Shohim se shoqëria civile nuk funksionon si në vendet europiane, aty ku aspirojmë të shkojmë. Shoqëria në vendin tonë pret nga shteti gjithçka, si në diktaturë. Dhe vetë pushteti nuk lë gjë jashtë kontrollit. Ashtu si në kohën e xhaxhit Enver, edhe shoku Edi merr përsipër punësimin dhe arsimimin e të gjithëve. Më pas zbulon grupet armiqësore, të cilat pengojnë realizimin e planit. Grup armiqësor doli edhe në ndërtim. E goditën. Moratoriumi i ndërtimit, falimentoi ata që ishin më të dobët. U arrestuan disa fshatarë, të cilët po rregullonin tjegullat e çatisë pa leje. Por, moratoriumi ishte selektiv. Ata biznesmenë, të cilët mundën të qëndrojë në heshtje, (si ariu në gjumin letargjik) se kishin mundësi ekonomike ta përballonin situatën, ia dolën. Më të vegjlit falimentuan. Ata të përkëdhelurit e shokut Edi nuk e morën vesh se ç’do të thotë moratorium. Sigurisht, sepse ata i përkasin një klase tjetër. Ndërtimet e tyre lulëzuan në vendet e lulishteve.
Të humburit ishin ata që mbetën pa punë. Me këtë pseudoreformë lanë pa bukë tavolinat e shumë shqiptarëve. Natyrshëm vjen në mendje teoria e qoftëlargut, edhe bar do të hamë. Pra, kemi një qeverisje, që nga njëra anë premton hapjen e vendeve të punës dhe në anën tjetër harton politika, të cilat ulin punësimin. Luftë klasash në arsim. Të kujtojmë pak se kush e kishte të drejtën e arsimimit në kohën kur lufta e klasave po rrënjosej më së miri në kombin tonë. Arsimimin e kishin fëmijët e komunistëve dhe pak nga shtresa e mesme. Arsimi orientohej nga shteti. Ata dinin se sa inxhinierë, mësues, mjekë, agronomë, mekanikë, rrobaqepës, etj. i duhen vendit. Situata nuk ka ndryshuar, sepse sot kryeministri na del përkrah me ministrin e Mirëqenies Sociale, duke thënë se Shqipëria nuk ka nevojë për intelektualë apo individë, të cilët kanë investuar për dijen e tyre. Sot Shqipërisë u duhen kasapë, hidraulikë, mekanikë dhe profesione të tilla.
Ndaj, ai bën thirrje se të rinjtë nuk duhet të synojnë universitetin, por shkollat profesionale. A thua se djemve të tij do t’i jepte profesionin e kasapit apo të mekanikut. Duket qartë se sistemin universitar, mundësisht jashtë vendi duhet ta zotërojnë vetëm pasardhësit bllokmen. Klasa bllokmene nuk mund të bashkëpunojë me individë me prejardhje të thjeshtë. Ja pra që jemi në të njëjtën situatë. Ata dinë se çfarë profesioni i duhet popullit për t’u punësuar. Nuk ka rëndësi prirja e studentit, rëndësi ka çfarë kërkon partia, ajo duhet bërë. Ndaj dhe u shpik një ligj, i cili kushtëzon të drejtën për arsimin e lartë për nivelin mesatar të jetesës në Shqipëri. Se ata të cilët i përkasin nivelit të ulët ekonomik, jo e jo. I rikthehem luftës së klasave edhe për një faktor tjetër të rëndësishëm. Lufta e klasave në diktaturë vrau, internoi, dogji ëndrra dhe jetë. Lufta e klasave penalizonte nëse kishe dajë apo xhaxha të arratisur ose kishte qenë pjesë e Ballit apo Legalitetit.
Çfarë ndodh sot? Sot penalizohesh dhe përndiqesh nga opinioni partiak, sepse familjari yt apo një mik ka bindje politike ndryshe. Po, kjo ndodh sot, pas 25 vitesh demokraci vazhdon lufta e klasave në gjirin e shoqërisë dhe të familjes. Por, edhe sa do të vazhdojë lufta e klasave në Shqipëri? Lufta e klasave dhe diskriminimi politik po e mbajnë shoqërinë nën presion, të cunguar nga e drejta dhe civilizimi. Duket qartë se tik-taku i orës së Rilindjes ka mbetur në rezonancë të plotë në atë që baballarët e tyre realizuan për 50 vite në Shqipëri. Reformat dhe dogmat kanë ndryshuar ngjyrë, por në thelb janë të njëjtat, janë aq identike sa edhe në të shprehur kanë mbetur të njëjta. Duket se fantazma e komunizmit me luftën e klasave na përndjek pafundësisht, përjetësisht, siç diktatura proletare e kërkonte. Duket se ardhja nga sistemi diktatorial cungoi zhvillimin e shoqërisë civile. Siç përmenda dhe më lartë, shteti di, shteti bën, shteti vendos. Shoqërisë sonë ka filluar t’i mungojë liria sërish. Pasi ç’do vendim e merr shteti dhe e imponon duke prekur të drejtën e qytetarit. Kjo është kauza, e cila e thërret shoqërinë civile të reagojë.

‘Takimi i gjeneralit Fatmir Limaj- Kryeministrit Albin Kurti?’- Heshtje totale nga dy kampet politike… Çfarë po ‘zihet’?

Ditën e sotme  më datën 5.4.2025. qarkulluan lajme në media se kryetari i Nisma-s, gjnerali i Ushtrisë çlirimtare të Kosovës , dhe Kr...