Në korrik të vitit 1991 jashtë dhe brenda sallës Zetra në Sarajevë mijëra njerëz bashkërisht festuan paqen
Në Sarajevë sot fillojnë xhirimet e fazës së parë të filmit dokumentar "Projekti Zetra" në regji të Danijel Visheviçit që paraqet projektin me të cilin pas një çerek shekulli nga mbajtja e koncertit të paqes në sallën Zetra në Sarajevë, një grup gazetarësh dhe producentësh nga Gjermania dhe Bosnjë e Hercegovina (BeH) bëjnë një udhëtim në të kaluarën në kërkim të përgjigjes: Si ndodhi të ketë luftë në Jugosllavi kur shumë njerëz ishin kundër?.
Në korrik të vitit 1991 jashtë dhe brenda sallës Zetra, dhjetëra mijë njerëz bashkërisht festuan paqen që ishte atomi i fundit i një shteti shumëkombësh dhe rezistencës së fortë të një lëvizjeje paqësore e cila si e tillë sot haset rrallë.
Video-inçizimet mbresëlënëse lart nga skena si dhe nga publiku dëshmojnë se askush nuk ka mundur të paramendojë se disa muaj më vonë popujt e këtyre hapësirave to të luftojnë njëri kundër tjetrit që ka bërë të humbin jetën qindra mijëra njerëz.
Njezët e pesë vite më vonë “Crowdsourcing-Projekt Zetra” është vënë në kërkim të pjesëmarrësve të koncertit të atëhershëm dhe rrëfimit të tyre.
Qëllimi është të tubohen sa më shumë njerëz që është e mundur për të gjetur një përgjigje në pyetjen: Përse fillon një luftë të cilën askush nuk e dëshiron?.
- Gjithçka filloi me inçizimin e koncertit
Danijel Visheviç, një gazetar me çmime të ndryshme të fituara në Gjermani është ideatori i projektit. Në bashkëbisedim për Anadolu Agency (AA) tha se gjithçka filloi disa muaj më parë kur kishte parë në Youtube videon e televizionit Yutel nga koncerti i paqes.
Atëherë kishte vendosur të kërkojë njerëzit pjesëmarrës në eventin në fjalë për të dëgjuar rrëfimet e tyre për lëvizjen për paqe në ish Jugosllavi.
“Kam lindur në Gjermani ku dhe jam rritur. Më herët kam pasur një përshtypje se njerëzit në Ballkan janë të etur për luftë dhe me mepadurim kanë pritur të vdes Tito që të mund të vriten mes vete përsëri. Përmes këtij inçizimi dhe hetimeve të mëvonshme, mësova se e kundërta është e vërteta. Vërtetë njerëzit nuk donin luftë, dhe që ishin të përkushtuar për paqe duke bërë çmos kundër kësaj lufte", tha Visheviç.
Ai vuri në dukje se koncerti në Zetra më 28 korrik 1991 ishte kulmi i lëvizjes paqësore në Jugosllavi: 30 mijë njerëz në sallë dhe 50 mijë jashtë saj. Përveç në Sarajevë, dhjetëra mijëra njerëz u mblodhën në shumë vende të tjera në të gjithë ish-Jugosllavinë për të protestuar kundër luftës e cila besonin se nuk do të shpërthejë.