Agjencioni floripress.blogspot.com

2016/06/02

Hapet në Stamboll ekspozita "Istanbul Photo Awards 2016"

Hapet në Stamboll ekspozita "Istanbul Photo Awards 2016"

Hapet në Stamboll ekspozita e dytë e konkursit "Istanbul Photo Awards 2016" që Anadolu Agency (AA) e zhvilloi këtë vit për herë të dytë, raporton Anadolu Agency (AA).

Në ekspozitë për vizitorët do të prezantohen fotografitë e fituese të çmimeve dhe finaliste në konkursin "Istanbul Photo Awards 2016" si dhe një përmbledhje vizuale të ngjarjeve të cilat kanë bërë jehonë në opinionin publik botëror në vitin 2015.

Ekspozita e cila do të hapet në orën 19.30, sipas kohës lokale, më 2 qershor në qendrën fotografike Istanbul do të jetë e hapur për vizitorët deri më 26 qershor.

- Fotografitë pjesëmarrëse në konkurs dhe ekspozitë-

Në konkursin "Istanbul Photo Awards 2016" fotografia me temë "Britma për ndihmë e fëmijëve sirianë" e fotografit sirian Abd Doumany u përzgjodh nga juria ndërkombëtare për çmimin "fotografia e vitit".

Ndërsa fotografia "Refugjatët" e realizuar nga Sergey Ponomarev për New York Times ka fituar çmimin në kategorinë "lajmi tek", si dhe fotografia e realizuar nga Santi Palacios për Getty Images me temë "Jetët e rrezikuara për të mbërritur në Europë" fituese e vendit të parë në kategorinë e "lajmit seri".

No comments:

Post a Comment

Profesor Dr.sci. Shkodran Cenë Imeraj Familja e Isa Boletinit me origjinë nga Isniqi i Deçanit

                                Historiaani Prof.dr.Shkodran  Cenë Imeraj  Zbritja nga vendbanimi i pjesës kodrinore-malore dhe vendosj...