Athina po ndjek me vetëdije të plotë gjurmët e Millosheviçit


Prof.dr. Eshref Ymeri

Athina po ndjek me vetëdije të plotë gjurmët e Millosheviçit

Në faqen internetike ta gazetës së nderuar atdhetare “Dielli” të datës 04 qershor, lexova artikullin e Profesorit Arben Llalla, me titull “Kushtëzimet e rrezikshme të ministri grek Nikos Kotzias(Koxha)”.

Profesori Arben Llalla është një intelektual me formim të lakmueshëm atdhetar, nacionalist, i cili, për vite të tëra, është marrë me studimin e shovinizmit grekokaragjoz dhe çështjen e shqiptarëve të Greqisë. Prandaj informacionet e tij për qëndrimin shovinist të Athinës zyrtare ndaj Çështjes Shqiptare, kanë një bazë të shëndoshë besueshmërie.

 Edhe në rastin e vizitës në Tiranë më 06-07 qershor të ministrit me botëkuptim nazifashist Kotzias, informacioni i Profesorit Arben Llalla për kushtet që Athina do t’i vërë Tiranës zyrtare, patjetër që atij i ka ardhur nga një burim mëse i sigurt.

 Pra, Athina e pabesisë shumëshekullore kërkuaka që Tirana, para se të hapë bisedimet me Bashkimin Evropian, të plotësojëmedoemos disa kushte. Ja cilat na qenkan këto kushte, që i bën publike Profesori Arben Llalla:

“1.Njohja e pavarësisë së Kosovës nga Greqia do të bëhet me anë të një marrëveshjeje të përjetshme ku Shqipëria dhe shqiptarët s’do të kërkojnë kurrë Çamërinë dhe pronat e tyre në tërë Greqinë.

2.Ndërtimi edhe i pesë varrezave të tjera për ushtarët grekë, të vrarë gjatë luftës italo-greke më 1940-1941, ku numri i varreve bosh të jetë 7000.

3.Njohja e Autonomisë së Epirit të Veriut (aneksimi i jugut të Shqipërisë), ku gjuha greke do të jetë zyrtare në jugun shqiptar. Shqipëria të jetë e varur de jure nga Greqia, ku në të ardhmen të bashkohen në një Federatë të përbashkët”.

Në një analizë të dikurshme, të botuar në internet, duke folur për lëshimet që tradhtarët Thaçi dhe Mustafa i bënë Serbisë për krijimin e kushteve të pakicës serbe për autonomi, kam pasë theksuar se edhe Greqia të njëjtën gjë do të kërkojë: shpalljen e autonomisë për Shqipërinë e Jugut.

 Sepse e tillëështë logjika e gjërave: edhe Beogradi, edhe Athina nuk kanë hequr dorë kurrë, respektivisht, nga Naçertania dhe nga Megaliidea e vitit 1844, të cilat kishin për qëllim zhdukjen e etnisë shqiptare nga gadishulli ynë dhe fshirjen e Shqipërisë nga harta e Evropës.

Meqenëse pas vitit 1913(kur shovinizmi evropian, me yshtjen e armikut të tërbuar të kombi shqiptar - shovinizmit rusomadh - na i copëtoi për të dytën herë trojet tona etnike), në Shqipëri kanë qenë në pushtet jo pak tradhtarë, edhe Beogradi, edhe Athina e kanë pasur shumë të lehtë shtypjen dhe robërimin e shqiptarëve të përtejkufirit. Kurse gjatë këtij çerek shekulli të fundit në Shqipëri dhe pas shkëputjes së Kosovës nga Serbia në vitin 1999, edhe Athina, edhe Beogradi i kanë arritur dhe po i arrijnë pak e nga pak objektivat e vitit 1844 me ndihmën e tradhtisë brendashqiptare.

Se sikur Shqipëria Londinezë të kishte pasur zot me kohë e me vakt, ajo duhej të kishte kërkuar me forcë, deri në forumet më të larta ndërkombëtare, hedhjen poshtë nga ana e Athinës dhe e Beogradit të platformave shoviniste antishqiptare të Megaliidesë dhe të Naçertanies.

Shqipëria s’e ka kërkuar kurrë hedhjen poshtë të atyre dy platformave shoviniste, prandaj edhe grekosllavët po bëjnë ç’është e mundur për zbatimin e tyre: Beogradi, i bindur plotësisht për përkrahjen e Thaçit dhe të Mustafës, dy kryatradhtarëve të popullit shqiptar të Kosovës, ka shtruar si objektiv ngritjen e 15 komunave të tjera në Kosovë dhe popullimin e tyre me kriminelë serbë që u larguan nga Kosova gjatë viteve të luftës, si edhe me kriminelë serbë të Kroacisë, të cilëve Tuxhmani u vuri drunë njëherë e mirë nga Kroacia. Domosdo, se Kroacia ishte dhe vazhdon të jetë vend me zot, prandaj Beogradi nuk kuturis të kërkojë rikthimin e tyre në Kroaci. Pra, Beogradi, me dorën e vetë tradhtarëve Thaçi e Mustafa, po rikthehet përsëri në Kosovë, përmes një rikolonizimi të butë, pa çak e pa bam. Dhe populli shqiptar i Kosovës, dhe opozita, po u mbajnë ison tradhtarëve Thaçi dhe Mustafa.

Edhe Athina, nga ana e saj, po me përkrahjen e tradhtisë së Tiranës zyrtare, po i arrin dalëngadalë objektivat e veta në Shqipërinë e Jugut me ndërtimin e kishave greke, me hapjen e shkollave greke, me ngritjen e varrezave për ushtarët agresorë grekë. Pra, edhe ajo, ashtu si edhe Beogradi në Kosovë, po e kryen çikë e nga një çikë kolonizimin e Shqipërisë së Jugut.

Duke mohuar tërësisht Çështjen Çame, Athina po ndjek me vetëdije të plotë gjurmët e Millosheviçit, i cili dikur pati deklaruar botërisht: “Çështja e Kosovës nuk ekziston”. Me mohimin tërësor që i bëri “Çështjes së Kosovës”, Millosheviçi vetë u bë sebep që në Kosovë të ndizeshin shkëndijat e para të luftës guerile, e cila, pak e nga pak, erdhi e mori formatin e plotë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që u bë një mbështetje e fuqishme e Aleancës së NATO-s gjatë bombardimeve që ajo ndërmori kundër Serbisë.

Athina po ngutet me dërgimin në Tiranë të ministrit Kotzias. Ajo kërkon t’u dalë përpara katër dosjeve të Çështjes Çame, të cilat, më 11 shkurt 2016, Kryetari i Shoqatës “Çamëria”, zotëria Festim Lato, dhe Profesori Koço Danaj, ia dorëzuan Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës për krime kundër njerëzimit. Kësisoj Athina e hileve dhe e pabesive mijëravjeçare, kërkon të sigurojë mbështetjen e Tiranës zyrtare për mohimin, për mosekzistencën e Çështjes Çame, në mënyrë që nesër-pasnesër t’i deklarojë Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës: “Nuk ekziston ndonjë Çështje Çame, se një Çështje të tillë nuk e njeh as Tirana zyrtare”.

Unë e kuptoj se të gjitha këto fatkeqësi të rënda që e kanë pllakosur mbarë kombin shqiptar (me një shtet të vdekur në Prishtinë dhe me një shtet të pavarrosur në Tiranë), e kanë burimin, para së gjithash, te përçarja mbarëshqiptare dhe te tradhtia brendashqiptare. Se diktatura komuniste i zbehu dhe i degradoi deri në leqendisje ndjenjat kombëtare, e plagosi për vdekje nacionalizmin shqiptar, duke i mbyllur në fondin e harresës krimin evropian kundër trojeve tona etnike, Çështjen e Kosovës dhe Çështjen Çame.

 Në gjurmët e tradhtisë komuniste të këtyre interesave madhore të kombit shqiptar, ka vazhduar dhe vazhdon të eci edhe klasa politike shqiptare gjatë këtij çerek shekulli pluralizëm. Athina zyrtare është e bindur në tradhtinë e intereave kombëtare të klasës politike shqiptare, prandaj edhe e mohon kategorikisht Çështjen Çame dhe vazhdon të avancojë drejt kolonizimit të Shqipërisë së Jugut, me Janullatosin si guvernator të vetin në Tiranë. Prandaj ajo ka krijuar bindjen se nacionalizmi shqiptar është varrosur një herë e përgjithmonë.

Megjithatë, unë mendoj se, pavarësisht se rinia shqiptare hesht, pavarësisht se inteligjencia universitare hesht, pavarësisht se mjetet e informimit masiv heshtin, pavarësisht se moderatorët e kanaleve televizive dhe gazetarët heshtin, duke u shndërruar në tellallë të pështirë të politikës antikombëtare të Tiranës zyrtare, pavarësisht se populli shqiptar ka rënë në një gjumë letargjik dhe bën të paditurin për ato që kanë ndodhur në Shqipërinë Jugut, pavarësisht se rinia e Tiranës nuk do të dalë ta presë Kotziasin me domate të ndenjura dhe me vezë të prishura, pavarësisht se përfaqësues të rinisë universitare më 07 qershor do të ulen në auditor dhe do të dëgjojnë fjalën e nazifashistit Kotzias (në vend që ta pëzënë me sokëllima), pra, pavarësisht nga të gjitha këto, nacionalizmi shqiptar nuk është varrosur përfundimisht.

 Bindja ime është se poshtë hirit të tradhtisë kombëtare të Tiranës zyrtare, prehen në qetësi ca thëngjij, ca gaca të shndritshme nacionalizmi, të cilat, duke parë që shovinizmi grekokaragjoz nuk dëshiron që Çështja Çame të zgjidhet me mirëkuptim(çka personalisht e dëshiroj me gjithë zemër, ashtu siç duhet të zgjidhen të gjitha çështjet mes dy vendeve fqinje, me paqe dhe me respekt të ndërsjellë), mund të bashkohen dhe të rrezatojnë me dritë verbuese, fillimisht në formë guerilesh dhe mandej, siç ndodhi në Kosovë, të marrin përmasat e një Ushtrie Çlirimtare të Çamërisë.

A është e sigurt Athina zyrtare (mbrojtëse e tërbuar e krimeve inkuizicioniste të Napolon Zervës) se një gjë e tillë nuk ka gjasa të ndodhë?

Indianapolis, Indiana

04 qershor 201


Subject: Re: Athina po ndjek me vetëdije të plotë gjurmët e Millosheviçit

From: Eshref Ymeri (ymerieshref@gmail.com)
To: ved_shehu@yahoo.com;
Cc: floribruqi@yahoo.com; prien@sunrise.ch; info@albaniapress.com; jjd@aacl.com; anuro@albemigrant.com; fterziu@yahoo.co.uk; qki_fbksh@hotmail.com; info@vetevendosje.org; cenpushkolli@hotmail.com; webmaster@forumishqiptar.comg; rexhep_shahu@yahoo.com; terziu@googlemail.com; haxhirajvilhelme@gmail.com; info@illyriapress.com; info@kosova.com; gazetadielli@gmail.com; opinione@kosova-sot.info; hasan.aliaj@tiskali.it; gazetalajmi@yahoo.com; shqip@voanews.com; nacionalalbania@yahoo.com; info@botapress.info; info@botasot.info; albanian_orientalist@yahoo.com; rasimbebo@att.net;

Date: Sunday, 5 June 2016, 17:31


I dashur Profesor Vedati,

E ndiej veten shumë të nderuar kur gjej përkrahjen e nje shkencëtari erudit si Ju.
Me mirënjohje të thellë.

Eshrefi

2016-06-04 21:37 GMT-07:00 Vedat Shehu :

I dashur dhe i nderuar Profesor Eshref Ymeri,


Keni pasqyruar tamam dy gjera te forta qe ne epoken tone mbrojne masakrat anti shqiptare ne mbeshtetje te politikave agresive shekullore te aleances mes pushtetit ultrashoven Grek dhe atij Serb;


1) Veprimet konseguente te shtetit grek per mbrojtjen e masakraave antishqiptare, e konkretisht e veçanrish masakren e terbuar dhe asgjesuese kunder shqiptareve te besimit myslyman te Camerise.

2) Hipokrizine e shteteve shqiptare ndaj kombit te vete.


Ju lumte


Vedat Shehu

Comments

Popular posts from this blog

Libra të rinj - Shkarkim falas

Ese për Vitin e Ri

Poezi të zgjedhura nga GJERGJ FISHTA (23 tetor 1870 - 30 dhjetor 1940)