“Freedom or Die” është projekti më i ri i regjisorit Vladimir Blazevski, koproduksion mes Maqedonisë, Kosovës, Sllovenisë dhe Serbisë.
Ky film flet për shimpanzenë Coco i cili ikën nga kopshti zoologjik dhe për rojtarin e këtij kopshti, Cobe, i cili ka mbetur pa punë dhe nis aventurën për kthimin e shimpanzesë në kopsht në mënyrë që të kthehet në punë.
Coco-n njerëzit e adhurojnë dhe mbështesin dëshirën e tij për liri duke organizuar ikjet e tij të suksesshme, por gjërat shumë shpejtë ndryshojnë pasi që Cobe është në kërkim të tij.
Skenaristi dhe regjisori i njohur për filmin “Punk’s Not Dead”, ka filluar sot (e mërkure, 8 qershor) xhirimet e “Freedom or Die” në Manastir të Maqedonisë. Xhirimet vazhdojnë në Shkup e në Mitrovicë dhe pritet të përfundojnë në gusht të këtij viti.
Ndër aktorët që janë të përfshirë në këtë projekt është edhe aktori i njohur Çun Lajçi, aktorja Agnes Nokshiqi si dhe aktori Refet Abazi.
Ky film është i mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës si koproduksion minor dhe ka për koproducent Agon Uka, shtëpia filmike “Infinity Produktion”.
Filmi pritet të ketë premierën vitin e ardhshëm.