2016-06-10

Festivali ndërkombëtar i poezisë shtrihet edhe në Kukës

Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës më 9 dhe 10 qershor 2016  mban Festivalin poetik, i cili do të zhvillohet në Prishtinë, Prizren dhe Kukës.


Sipas një njoftimi të LShK-së, në këtë festival do të marrin pjesë anëtarë të LSHK-së dhe mysafirë nga jashtë.
garapoetike

“Presim të marrin pjesë dashamirët e letërsisë e të artit. Festivali mbahet në shenjë të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit”, thuhet në njoftim.
“Drini poetik” është festivali i poezisë që po nis nga Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës. Për dy ditë rresht Festivali Ndërkombëtar i Poezisë “Drini poetik” do të mbahet në Prishtinë, Prizren dhe Kukës.

Festivali me 9 qershor 2016 në Bibliotekën Kombëtare të Prishtinës, në orën 12:00, me një sesion letrar ku do të diskutohet për veprat e shkrimtarit dhe disidentit kosovar Adem Demaçi si dhe për shkrimtarin e mirënjohur shqiptar Ismail Kadare.
Festivali do të vazhdojë me “Veprën e hapur”, ndërsa në orën 18:00, u mbajt ora e madhe  letrare në Institutin Albanologjik në Prishtinë.
Ndërsa  sonte në Kukës(18;00)  festivali ndërkombtar vazhdoi punimet “Valët e Drinit”.
Në këtë festival u dhanë  edhe 3  çmime letrare, Adem Zaplluzha nga Prishtina   fitoi  çmimin  "Metafora I" Agim Bajrami nga Dursi -   "Metafora II", Flori Bruqi -nga Prishtina  "Metafora III".

Shkruan : Flori Bruqi : Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme e shqiptarëve

Kërko brenda në imazh                     Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme                                     Haki Taha, u lind n...